• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjermania, thellim bashkëpunimi me Kosovën

November 17, 2016 by dgreca

1-mustafa

-Ministri federal gjerman, Christian Schmidt vizitë në Kosovë dhe Shqipëri/2-takimi-me-gjermanet-Gjermania, kontribut të jashtëzakonshëm për çështjet jetike në Kosovë. Ministri federal gjerman për Ushqim dhe Agrikulturë, Christian Schmidt në vizitën në Kosovë u prit nga kryeministri Isa Mustafa e ministri Memli Krasniqi/3-me-gejrm

-Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Kancelares Federale Gjermane, Angela Merkel, duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë për Kosovën  në shumë drejtime/

-Ministri  gjerman Schmidt ka vlerësuar punën që është bërë deri më tani dhe sipas tij tani prioritet është zhvillimi i Kosovës si një shtet evropian,  i cili dëshiron të integrohet jo vetëm në tregun evropian, por edhe në bashkësinë e vlerave evropiane/

PRISHTINË, 17 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministri federal gjerman për Ushqim dhe Agrikulturë, Christian Schmidt zhvilloi sot një vizitë në Kosovë dhe do vazhdojë me vizitën dhe në Shqipëri. Në Prishtinë, ministri federal Schmidt takoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, si dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi për të zhvilluar biseda politike.Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministri Schmidt kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.Kryeministri Mustafa theksoi progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e qeverisë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.Më tej, kryeministri Mustafa e njoftoi më gjerësisht për zhvillimet në Kosovë në fushën e bujqësisë, energjetikës, arsimit, investimeve, minierave dhe mineraleve, proceseve eurointegruese, luftën kundër korrupsionit, integrimin e pakicave dhe aspekte tjera.Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe të Gjermanisë.“Gjermania ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjet jetike në Kosovë në të gjitha fazat, duke qenë ndër përkrahësit dhe partnerët strategjik të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës edhe në proceset aktuale shtetndërtuese dhe europianizuese”, tha kryeministri Mustafa. Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Kancelares Federale Gjermane, Angela Merkel, duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë për Kosovën  në shumë drejtime.

Ministri Schmidt vlerësoi të arriturat e deritashme si dhe shfaqi interesim për shumë aspekte të zhvillimeve në vend, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën. Ministri Schmidt foli edhe për mundësitë konkrete të zgjerimit të shkëmbimeve dhe ofrimit të përkrahjes në fushën e bujqësisë, arsimit, integrimet evropiane, investimet, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e social në Kosovë.Gjatë vizitës në Kosovë, pas takimit, ministri Schmidt dhe Ministri Krasniqi deklaruan për medie gjatë një konferenceje të përbashkët për shtyp.

KOSOVA DHE GJERMANIA INTENSIFIKOJNË BASHKËPUNIMIN NË BUJQËSI

 Kosova dhe Gjermania do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, duke e zgjeruar këtë bashkëpunim tashmë edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Turizmi rural, vreshtaria dhe verëtaria, konsolidimi i tokave bujqësore, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe praktikave të ndryshme për fermerët dhe ekspertët e Kosovës, por edhe për studentët e bujqësisë, janë fushat ku të dyja vendet do të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm.Kështu u tha sot në takimin mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tw Kosovws, Memli Krasniqi, dhe ministrit të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt.Ministri Krasniqi, tha se gjatë takimit kanë pasur bisedime konkrete për vazhdimin e  bashkëpunimit në fusha të ndryshme të bujqësisë dhe më këtë rast ai ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin e deritanishëm, i cili sipas tij ka qenë shumë konkret përmes Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe GIZ-it gjerman në projekte të ndryshme në fushën e verëtarisë dhe vreshtarisë.

“Po ashtu edhe në kuadër të programeve të BE-së ne kemi përfituar mbështetja nga ekspertiza gjermane për sa i përket sigurisë së ushqimit në projekte të ndryshme në AUV, ndërsa besojmë se hapësira dhe vullneti i dyanshëm ekziston për ta zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në sektor të tjerë të bujqësisë, siç është turizmi rural, avancimi i mëtejmë në fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë, pastaj konsolidimi i tokave bujqësore, që vazhdon të jetë një nga prioritetet tepër të rëndësishme për qeverinë e Kosovës, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe praktikave të ndryshme për fermerët e Kosovës, për ekspertët tanë, por edhe për studentët e bujqësisë dhe fushave të përafërta në Gjermani, për të marrë përvoja nga dora e parë në një vend ku bujqësia është shumë e zhvilluar dhe prej ku Kosova ka çfarë të mësoj”, tha ministri Krasniqi. Ai ka treguar se janë pajtuar me ministrin Schmidt që vazhdojnë bashkërisht jo vetëm komunikimin, por edhe veprime konkrete në realizimin e kësaj agjende të përbashkët.

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, Christian Schmidt, ka vlerësuar punën që është bërë deri më tani dhe sipas tij tani prioritet është zhvillimi i Kosovës si një shtet evropian,  i cili dëshiron të integrohet jo vetëm në tregun evropian, por edhe në bashkësinë e vlerave evropiane. “Fakti që Kosova e ka nënshkruar MSA-në është një hap shumë i rëndësishëm, megjithatë mbetet ende shumë punë për të bërë dhe për këtë unë e kam pranuar me dëshirë ftesën e ministrit të cilin kam pasur rastin ta përshëndes edhe në Berlin dhe me të cilin do të kemi mundësi që të takohemi sërish në janar ku ne do të flasim për çështje tjera të bashkëpunimit bilateral”, tha ministri gjerman.

Ai po ashtu tregoi se për të konkretizuar bashkëpunimin tutje ata janë pajtuar që të organizojnë së bashku edhe një forum, ku do të diskutohen hapat dhe veprimet e bashkëpunimit konkret  në fusha të ndryshme të bujqësisë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, gjermania, me Kosovën, thellim bashkëpunimi

Kosovë-Qeveria miraton nismat për tre marrëveshje ndërkombëtare

November 16, 2016 by dgreca

*“Marrëveshja dypalëshe në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vlefshmërinë e pasaportave të Kosovës për dhënien e vizave jo-emigruese në Shtete e Bashkuara të Amerikës”, “Marrëveshja për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të një misioni diplomatik apo posti konsullor të karrierës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë”,   “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë për tatimet në të ardhurat dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies”/

qeveria-kosove-16-nentor-2016

-Mustafa: Në asnjë rast zgjedhjet nuk mund të lidhen me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, qeveria po bën një punë shumë të mirë/

PRISHTINË, 16 Nëntor 2016-Behlul Jashari/ Qeveria e Kosovës miratoi sot në parim nismat për lidhje të tre marrëveshjeve ndërkombëtare: “Marrëveshjes dypalëshe në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vlefshmërinë e pasaportave të Kosovës për dhënien e vizave jo-emigruese në Shtete e Bashkuara të Amerikës”, “Marrëveshjes për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të një misioni diplomatik apo posti konsullor të karrierës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë” dhe “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë për tatimet në të ardhurat dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies”.Gjatë mbledhjes, qeveria e Kosovës mori edhe vendimin përfundimtar për shpronësimet me interes publik të pronave që preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit me Serbinë në dy vendkalime – Merdare dhe në Bërnjak. U  mor edhe vendimi preliminar i shpronësimit  për interes publik të pronave që prekën nga ndërtimit i autostradës nga Prishtina deri në venkalimin kufitar me Maqedoninë-Hani i Elezit.Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa,  zhvilloi sot mbledhjen e 116-të të rregullt, të 48-ën këtë vit.

Në hapje kryeministri i Kosovës foli për zhvillimet dhe ngjarjet e rëndësishme të një jave më parë. “Ne, së bashku me komisionerin Hahn javën e kaluar kemi lansuar Axhendën e Reformave Evropiane, e cila krijon infrastrukturë të qëndrueshme për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si marrëveshje e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian. Javën e kaluar, po ashtu, kemi marrë Raportin e Progresit ose Raportin e vendit në të cilin në disa fusha të rëndësishme tregon progres të Republikës së Kosovës dhe po ashtu evidenton fusha në të cilat ne duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për të ndryshuar gjendjen”, theksoi kryeministri Mustafa.

Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, pas më pak se një muaji mbushë dy vjet të punës që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Zërave për zgjedhje të reja të parakohëshme parlamentare në Kosovë kryeministri Mustafa u është kundërpërgjigjur edhe nga mbledhja e sotme e kabinetit qeveritar duke u shprehur se, “në asnjë rast zgjedhjet nuk mund të lidhen me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi” dhe se, “qeveria po bën një punë shumë të mirë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, informoi kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, në Indonezi, si dhe për përgatitjet që janë duke u bërë për të aplikuar në këtë organizatë të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Kryeministri Mustafa, në emrin personal dhe të qeverisë uroi Policinë e Kosovës për vlerësimin e lartë të marrë nga raporti i Transparency International. “Kjo flet që kemi një organ i cili është krejtësisht i pavarur, që bënë punën e vet dhe që ka arritë që të ketë një vlerësim shumë të lartë nga një organizatë prestigjioze ndërkombëtare”, u shpreh ai.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 3 marreveshje nderkombetare, Kosovë-Qeveria:, nismat

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë…

November 14, 2016 by dgreca

…Fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë/1-ambasadori-amerik-oda

-Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie: Forumi “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” është një ngjarje e organizuar në kohën më të mirë për Kosovën, pikërisht pas vlerësimit pozitiv të Bankës Botërore mbi Lehtësinë e të Bërit Biznes në indikatorët e fillimit të biznesit/

PRISHTINË, 14 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Qendra e Inovacionit në Kosovë, në kuadër të javës së globale të ndërmarrësisë organizuan forumin “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” ku u diskutura rreth zhvillimit potencial të ndërmarrësisë në Kosovë.

Uranik Begu Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit në Kosovë tha se është e një kënaqësie të veçantë prezenca e përfaqësuesve të qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtare  për t’u informuar rreth mangësive të ekosistemit të ndërmarrësisë dhe si ti përmirësohen kushtet e të bërit biznes në Kosovë.Begu theksoi ndërmarrësit e rinj ballafaqohen me sfida në kuptim të zhvillimit të ideve të tyre dhe sfidës per t’i mbijetuar tregut. Sipas tij, në fokus të veçantë duhet të jetë angazhimi i gruas në biznes dhe i pjesës më të ndjeshme të shoqërisë, rinisë së Kosovës, tek e cila papunësia mbetet në nivel shumë të lartë. Begu shtoi se shenja më pozitive dhe optimiste është se të rinjtë e Kosovës kanë vullnet për të zhvilluar bizneset e tyre dhe për të krijuar vende të reja të punës, një model ky i cili i duhet zhvillimit ekonomik dhe Kosovës në përgjithësi.Arian Zeka Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane tha se është i pashembullt partneriteti ndërmjet organizatave, të cilat përmes aktiviteteve promovojnë vlera në shoqërinë tonë të cilat do të ishin më nxitëse në zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë. Zeka theksoi se të gjithë, përfshirë edhe mediet kanë përgjegjësinë e promovimit të storieve të suksesit të ndërmarrësve të rinj ashtu që të rinjtë e tjerë të cilat janë para dilemës nëse ndërmarrësia është rruga që ata duhen zgjedhur ta kenë më të lehtë vendimmarrjen.

Zeka u bëri thirrje institucioneve arsimore të zhvillojnë dhe promovojnë trajnime specifike të ndërmarrësisë, të nevojshme në këtë epokë të zhvillimit të hovshëm të ekonomisë dixhitale, duke ditur se sipas raportit të zhvillimit njerëzor të UNDP për vitin 2016, papunësia e të rinjve, e posaqërisht e femrave, është më e larta në Evropë. Ai shtoi se institucioneve të shtetit u mbetet ende shumë për të bërë në aspekt të politikave fiskale të cilat do të ishin nxitëse për zgjerimin e bazës së ndërmarrësisë. Kjo ngjarje, sipas Zekës duhet të shërbejë si një platformë e mirë jo vetëm për diskutim por edhe për dhënie të zotimeve për veprimet të cilat secili duhet ndërmarrë për një ekosistem plotësisht funksional të ndërmarrësisë si dhe për zhvillimin e produkteve perkrahëse për ndërmarrjet e reja nga ana e institucioneve financiare.Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie deklaroi se Forumi “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” është një ngjarje e organizuar në kohën më të mirë për Kosovën, pikërisht pas vlerësimit pozitiv të Bankës Botërore mbi Lehtësinë e të Bërit Biznes në indikatorët e fillimit të biznesit. Delawie theksoi se kompanitë inovative në Kosovë janë përkufizim i shkathtësive dhe etikës në punë. Sidoqoftë, sipas tij shkathtësitë nuk janë të mjaftueshme; duhet guxim për të ndërmar riskun e fillimit të një biznesi, duke pasur parasysh që ai biznes do të jetë vend i punës për dikë tjetër.

Ambasadori Delawie inkurajoi të gjithë të vazhdojnë të promovojnë dhe mbrojnë sektorin privat, si dhe të luftojnë korrupsionin. Kosova ka nevojë për ndërmarrës, të cilët krijojnë ambientin më të mirë të të bërit biznes. Kjo, sipas Delawie është mënyra më e mirë për të për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për të krijuar vende të punës.Delawie theksoi se që nga pavarësia, Kosova ka arritur progres në ofrimin e demokracisë së lirë të tregut dhe përmirësimin e pakos fiskale për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr investime të huaja. Ai tha se ndërmarrësia është shprehje e optimizmit dhe njëkohësisht inkurajoi të gjithë të ndërtojnë kompanitë e tyre, duke shtuar se këto përpjekje do të vazhdojnë të mbështeten çdo ditë.Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi theksoi se java globale e ndërmarrësisë është një mundësi posaqërisht për të rinjtë, të cilët duan t’i realizojne idetë e tyre ndërmarrëse. Ai shtoi se qeveria do të angazhohet të gjej forma të përshtatshme për të situmuluar idetë e reja dhe do të vazhdojë të ndërmarrë një sërë masash në këtë drejtim.Poashtu, Kelmendi tha se qeveria po vazhdon të punojë në reformimin e pakos fiskale, e cila do të mbështes edhe më tej investitorët dhe ndërmarrësit e rinjë. Indikatorët e klimës së të bërit biznes janë stimuj shtesë për krijimin e një klime për investiorët e rinjë të cilët do të bëhen pjesë e përmirësimit të ambientit te biznesit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: amerikane, fillon javen Globale, ne Kosove, oda ekonomike

Kosova bëhet me kod shtetëror telefonik

November 14, 2016 by dgreca

-ITU do t’ja alokoj Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016/

1-ministrja_edita_tahiri

PRISHTINË, 13 Nëntor 2016-B.Jashari/.-Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, kryenegociatore në Dialogun e Brukselit ka deklaruar se sot është arritur Marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kosova tashmë do ta ketë  kodin telefonik shtetëror të saj që është 383 i cili do të alokohet nga ITU, dhe ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë, tha ajo.  ITU do t’ja alokoj Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016. Shteti jonë do ta ketë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera dhe do të ketë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash ( 381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi, tha ajo.

Njoftimi i dërguar sonte thekson se, marrëveshja për kodin telefonik është arritur në saje të angazhimeve maksimale të Bashkimit Evropian i cili ka qenë shumë aktiv në procesin e ndërmjetësimit për harmonizimin e konkluzioneve që saktësojnë obligimet zbatuese për Marrëveshjen për kodin telefonik, ka thënë ministrja Tahiri dhe po ashtu ka konfirmuar se këto konkluzione janë në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për Telekomin të vitit 2013 dhe Planin Aksional të dakorduar në vitin 2015.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, siguroi se gjatë gjithë procesit të negociatave për telekomin që kanë zgjatur rreth gjashtë vite, delegacioni i Republikës së Kosovës i ka mbrojtur fuqishëm interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për telekom dhe planin aksional, që janë në pajtim të plotë me Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Republikës së Kosovës do t’i caktohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) kodi shtetëror telefonik +383, i cili do të administrohet nga ARKEP dhe institucionet e Kosovës do të kenë përgjegjësinë për implementimin e tij.

Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshje, Serbia obligohet t’i dërgoj letër ITU-së me të cilën pajtohet që ITU t’ja alokoj kodin telefonik Kosovës, dhe ky obligim duhet të realizohet me datën 3 dhjetor 2016. Kosova obligohet që të jep një lejim të përkohshëm dhe të kufizuar për telefoni mobile për një kompani të re mts.d.o, kompani kjo e regjistruar sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës. Ky lejim i përkohshëm dhe i kufizuar brenda infrastrukturës aktuale të telefonisë mobile është në përputhje me pikën 4 të Marrëveshjes së Telekomunikacionit të vitit 2013. Kësaj kompanie do t’i ndahen resurse të mjaftueshme frekuencore për të mbuluar zonat që aktualisht mbulon në territorin e Kosovës gjatë kohëzgjatjes së licencës së përkohshme dhe të kufizuar.  Për më tepër, operatori në fjalë do të jetë i kufizuar edhe në numrin e përdoruesve (konsumatorëve) që mund t’i ketë gjatë periudhës së autorizimit të përkohshëm. E njëjta kompani,  do të autorizohet edhe për operim në telefoninë fikse bazuar në ligjet e Kosovës. Të gjithë operatorët ilegal që kanë vepruar pa licencim në Kosovë do të shuhen. Do të largohen të gjitha kodet ekzistuese (381,377, 386) dhe do të përdoret vetëm kodi shtetëror i Kosovës 383 për thirrje ndërkombëtare. Ndërsa gjatë një periudhe tranzitore deri në implementim të kodit shtetëror të Kosovës, do të përdoret numeracion i dyfisht.

Marrëveshja për telekomin dhe zbatimi i saj do të mundësoj të vendoset rendi dhe ligji edhe në fushën e telekomit dhe nuk do të ketë më asnjë operim ilegal në sektorin e telekomit në të gjithë territorin e vendit.

Më poshtë janë dhënë përfitimet që do të ketë vendi jonë si rezultat i fillimit të implementimit të kësaj marrëveshje: 
 Republika e Kosovës krijon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve, pasi që do të njihet/identifikohet ndërkombëtarisht me kodin e saj unik shtetëror +383;

  1. Me implementimin e kodit të ri, ai do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse, të cilët veprojnë në Republikën e Kosovës;
  2. Me implementimin e kodit të ri unik, do të eliminohen pengesat e krijuara nga mungesa e tij, respektivisht përdorimi i tri kodeve të ndryshme (aktualisht +377, + 386, dhe +381), të cilat e kanë bërë të pamundshëm implementimin e disa mekanizmave të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës (si p.sh. Portabiliteti/bartshmëria i/e numrave në telefoninë mobile). Po ashtu do të eliminohen pengesat në orientimin e trafikut si në shkuarje ashtu edhe në ardhje, si dhe menaxhim më adekuat të resurseve të kufizuara numerike;
  3. Republika e Kosovës është pronare e kodit telefonik 383 dhe është sovrane për qeverisjen e kodit të vet telefonik. ARKEP do të bëjë implementimin dhe administrimin e kodit telefonik të Kosovës si dhe do të koordinoj aktivitetet direkt me ITU.
  4. Me këtë marrëveshje për telekomin vendoset kufiri frekuencor mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, dhe hapet rruga që Kosova ta realizoj programin shtetëror të digjitalizimit sipas standardeve të ITU
  5. Përfitimet ekonomike janë të mëdha marrë parasysh kostot e larta të shkaktuara nga mungesa e kodit, pasi që operatorët në radhë të parë nuk do të jenë të detyruar që të paguajnë kosto të larta financiare për përdorimin e kodeve të huaja, e që reflektohen edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të lira ndaj qytetarëve të vendit.
  6. Ndërpriten operimet ilegale (aktualisht 3 operatorë të telefonisë mobile)të operatorëve në veri të vendit;
  7. Eliminohen interferencat e krijuara nga operatoret ilegal, përmes përdorimit të një pjesë të brezeve frekuencore të operatorëve të autorizuar nga ARKEP;
  8. Krijohen kushtet për eliminimin e vështirësive, të cilat i kanë operatorët e licencuar/autorizuar të telefonisë mobile në shtrirjen e aktiviteteve të tyre në pjesën veriore të vendit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosova bëhet me kod, shtetëror telefonik

Kristalet e Trepçës në Kuvendin e Kosovës

November 1, 2016 by dgreca

ne-kuvend-u-hap-ekspozita-kristalet-e-trepces-3– Në ambientet e Kuvendit të Kosovës sot pasdite u hap ekspozita “Kristalet e Trepçës”/

kristal-trepca-kosove-1kristal-trepca-kosove-4-1

-Veseli: Nga nesër hyn në fuqi Ligji për Trepçën, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafella/

ne-kuvend-u-hap-ekspozita-kristalet-e-trepces-8

 

-Numri i kristaleve të nxjerruar nga minierat e gjigandit metalurgjik Trepça është i madh dhe nuk dihet saktë sa është/

ne-kuvend-u-hap-ekspozita-kristalet-e-trepces-9PRISHTINË, 1 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në ambientet e Kuvendit të Kosovës sot pasdite u hap ekspozita “Kristalet e Trepçës”.

ne-kuvend-u-hap-ekspozita-kristalet-e-trepces-7

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në hollin e Kuvendit, bëri hapjen e ekspozitës “Kristalet e Trepçës”, në të cilën janë ekspozuar minerale të ndryshëm të nxjerrë nga nëntoka e Kosovës. Në ceremoni morën pjesë edhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.Ditën e sotme, kryetari Veseli e konsideroi të jashtëzakonshme. Ai tha se tani të gjithë ndihen të lehtësuar, pasi që një gjigant ekonomik dhe krenari e Kosovës, siç është Trepça, tanimë e ka të sigurtë rrugëtimin dhe transformimit e vet, duke u vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.Kreu i Kuvendit tha se që nga dita e nesërme, kur hyn në fuqi Ligji për Trepçën, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafella, por do të jetë pjesë e të mirave materiale, në shfrytëzim të qytetarëve tanë.
“Kosova është jashtëzakonisht e pasur. ne-kuvend-u-hap-ekspozita-kristalet-e-trepces-5Pasurinë më të madhe e ka rininë, resursin human të saj. Rinia është ari dhe diamanti i Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, Kosova ka resurse të pasura natyrale, të cilat, me forcën e mendjes, duhet të vihen në zhvillim të vendit tonë. Pikërisht ky është edhe mesazhi i kësaj ekspozite në mjediset e Kuvendit”, theksoi kryetari Veseli.Muzeu i Kristaleve të Trepçës në Stantërg, ku është miniera më e madhe, është themeluar në vitin 1964.Në qershorin e vitit 2012 në Stantërg është përuruar ndërtesa e re  e Muzeut të Kristaleve të Kosovës  “Trepça”, për të cilën u investuan 560 mijë euro.Në fondin e Muzeut të Kristaleve të Kosovës janë të ekspozuara mëse 1560 eksponante  të zgjedhura.Numri i kristaleve të nxjerruar nga minierat e gjigandit metalurgjik Trepça është i madh dhe nuk dihet saktë sa është.Për zhvillimin e xehetarisë në territorin ku gjenden minierat e Trepçës dihet që nga koha ilire e romake, sipas historikut të publikuar nga ndërmarrja.Trepça është pasuri e madhe shumëmiliardëshe e Kosovës, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari. Kuvendi i Kosovës në muajin tetor ka miratuar Ligjin për Trepçën, i cili është nënshkruar dje nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese shpalli se “është kushtetues përnga përmbajtja dhe përnga procedura e ndjekur për miratim”.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, e kosoves, Kristalet e Trepçës, NË KUVENDIN

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 201
  • 202
  • 203
  • 204
  • 205
  • …
  • 232
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926
  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT