• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRSE HESHT KOMUNITETI SHQIPTAR NË SHBA?

July 11, 2018 by dgreca

APATIA DHE HESHTJA E SHOQATAVE NË SHBA KARSHI PROVOKIMEVE TË FUNDIT NË SHAS !/

1 Perleshje-ne-shas1 kisha-shen-merise-shas

 Nga Esad GJONBALAJ/

Ka kohë që shoqatat shqiptaro-amerikane me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal te Zi dhe me veprimtari në SHBA i ka zënë një gjumë i thellë letargjik  dhe i ka rrok apatia në aspektin e veprimtarisë për çështjen kombëtare. Shumëkush mund të pyet dhe habitet : pse valle heshtin dhe nga çka ose nga kush frikësohen apo a e din misionin e tyre shoqatat tona:Vite më herët shoqatat tona përmes Këshillit Koordinues të Shoqatave  bashkërëndonin dhe bashkëvepronin aktivitetet kombëtare dhe ishin shembull i rrallë i një përafrimi të pa parë deri atëherë në aspektin kombëtar.  Ishte kohë kur për çdo cenim të te drejtave  të shqiptarëve nën Mal te Zi reagohej dhe veprohej menjëherë . Reagohej ashpër me denoncime publike, por shtrohej edhe ndikim në shtetet tona si në Shqipëri dhe në Kosovë, që të ndërhyjnë me ndikimin e tyre për cenimin e të drejtave te vëllezërve tanë nga autoritet malaziase, qoftë ne nivel të pushtetit lokal dhe apo të atij qëndror.

 Ditëve të fundit ishim dëshmitar të provokimeve të klerit ultranacionalist  të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ndaj shqiptarëve autokton në lokalitetin  Shas afër Ulqinit, me pretekst të kinse mbajtjes së një liturgjie fetare. Për të penguar këtë veprimtari ilegale në themelet e kishës mesjetare shqiptare të Shën Gjonit në Shas kishin dal disa dhjetra shqiptarë (katolikë e myslimanë) me vetëorganizim dhe kanë merituar  çdo lavdatë për veprimet e tyre atdhetare aq më tepër kur dihet se klerikët qëllimkëqinj kishin ardhur me mbrojtje policore.

 Mosreagimi dhe heshtja e diasporës lidhur me këtë provokim është e pajustifikueshme sepse diaspora e në veçanti shoqatat mision kryesor të tyre kanë dhe duhet ta kenë atdhetarinë.Ne anën tjetër të medaljës, për herë te parë Këshilli Nacional  i Shqiptarëve në Mal të Zi ishte në krye të detyrës duke reaguar lidhur me rastin konkret dhe duke qenë në krye të  misionit të cilin e ka obligim  dhe duhet ta ketë.

  Edhe pjesa dërmuese të partive tona politike  ishin të vonuara dhe të mangëta në reagimet e tyre.

 Shoqatat, gjegjësisht kryesitë e tyre duhet të zgjohen nga gjumi dimëror dhe mos të gjejnë vetëkënaqësinë e tyre vetëm në projekte të natyrës financiare por të veprojnë me mentalitet pragmatik dhe vizionar në aspektin kombëtar, respektivisht të mbrojtjes së kombit dhe të trashëgimisë tonë kulturore.

 Mosreagimi i shoqatave nuk është në interesin e komunitetit sepse dihet se historikisht shoqatat dhe organizatat e tjera  shqiptare ne mërgim gjithnjë preambulë të aktiviteteve të tyre e kanë pasur  dhe duhet  kanë realizimin e qëllimeve  për kauzën  kombëtare.

 Fotot përshkrimi:  1. themelet e kishës mesjetare shqiptare të Shën Gjonit në Shas

  1. Pamje gjate ballafaqimeve te shqiptarëve me klerikët serb ne Shas dhe policia malaziase

Filed Under: Emigracion Tagged With: Esad Gjonbalaj, komuniteti shqiptar, serbet, Shasi

NJË FALENDERIM PËR QENDRËN KULTURORE”MIGJENI” NË BORAS

July 9, 2018 by dgreca

1 Demaku1FALMNDERIT QKSH MIGJENI, ËSHTË KËNAQËSI KUR NJERIU NDJEN SE VLERSOHET PUNA DHE REZULTATI I PUNËS KULTURORE NË MËRGATË /

2 Demaku

Nga Sokol Demaku/

Qërshor muaj i realizimit të proejkteve të mëdha të Ansamblit të valleve të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë. Këtë vit si asnjë here më parë anëtarët e kësaj Shoqate kulturore të mërgatës sonë ishin nder më aktivet në prezentimin e kulturës shqiptare në mërgatë dhe ate përmes prezentimit të gjuhës, këngës dhe valles shqiptare.Mund të thuhet në këtë shenim gazetaresk se sot për sot këta djem dhe vajza shqiptarë janë edhe ambasador të mirëfillt të prezentimit të kulturës sonë në Skandinavi dhe më gjerë.

Sot do flasim për një vepër të vogël por madheshtore të Krysisë së kësaj Shoqate kulturore, e që të jep të kuptosh se këtu me të vërtetë bëhet punë dhe puna e secilit anëtar vlersohet dhe çmohet për atë të arritur të vet QKSH Migjeni. Gjatë sezonit pranverror në Krysin e kësaj Qendre na thanë se kanë transmetua diku mbi 1500 minuta program në valët e Radio dituria, program i sajuar nga anëtaret e redaksisë së radios, cka të jep me kultua se me të vertetë bëhet një punë e madhe dhe me vlerë ne redaksinë e kësaj Radio. Në redaksi na thanë se tani janë më komod pasi që numri i atyre qe sajojnë programin e radios është shtuar me njerëz profesionist si gazetar, teknik në studio për çka thonë se ka kohë që e kanë ndje këtë nevojë. Thonë se janë të kënaqur edhe me degjueshmerinë e radios e cila është një ndër radiot në gjuhë të huaj që transemton program në rrjetin Radio difuziv suedez dhe në internet.

Kur është fjala të revista janë botuar pesë numra të revistës Dituria, me informacione nga kultura, gjuha dhe puna e mërgmkitarëve në mërgatë.

Është mbajtë me sukses Festivali i shatë i poezisë ”Sofra poetike Borås 2018” ku janë prezentua poetë me poezitë e tyre në shtaë gjuhë e nga viti i ardhm besohet se ku do jetë një Festiva ndërkombëtar ku do involvohet edhe qyteti Borås.

Por ajo çka është për tu lavdruar këtë vit është themelimi i Ansamblit të valleve në kuadër të QKSH Migjeni i cili ansambël për dy muaj pati dy paraqitje madhështore praa publikut suedez dhe ku u vlerësua për punën dhe kontributin në prezentimin e vallës dhe veshjes tradicionale shqiptare.

Duke u mbeshteturë në rezultatet e arritura dhe në kontributin e dhënë të anëtarëve të Ansamblit të valleve, Kryesia e QKSH Migjeni vendosi që për këta djem dhe vasha shumë të vyera dhe të cilët prezentojnë në mënyrë të denjë kulturën tonë në mërgatë tu bëjë një surprizë të vogël për të gjithë në regji të QKSH Migjeni dhe ate me një vizitë një ditore në ”Botën e Asatrid Lindgren” në Vimmerby.

Gjatë viztës në Vimmerby ne morëm opinonet e disa prej anëtarëve të kësaj shoqate edhe pse nuk ishin të gjithë, pasi që disa prej tyre veq më kohë kishin fillua pushimet verore në vendlindje, por na thanë se kjo ka vlerë dhe është një impuls që na shtynë që në të ardhmen të jemi edhe më aktiv në aktivitet e QKSH Migjeni dhe të bëjmë atë më të mirën për ruajten dhe prezentimit të kulturës sonë në mërgatë.

Udhëhqja e Ansamblit të vallëve Anxhela Ziso na tha me rastin e kësaj vizite në ”Botën e Asatrid Lindgren” në Vimmerby ” se ishte dicka e vecantë, sepse ja ku u kthyem serish në atë botën e fantazisë, në botën e fëmijëve. Falmnderit QKSH Migjeni, falmnderit të gjithë atyrë anëtareve që kan kontribua në këtë drejtim.

Edhe redaktori i Radio Diturisë Bahtir Latifi ishte shumë pozitiv në këtë gjest të Krysisë së QKSH Migjeni, i cili u shpreh se po edhe ne kemi nevojë të njihemi me kulturën dhe traditën e vendit ku jetojmë dhe punojmë, sepse një ditë do ua prezentojmë bashkëkombasëve tanë sepse ja vlen të marrim mësim nga këta njerëz me një kulturë të gjërë. Faalmnderit të gjithë atyrë që na kanë mbeshtet, ndihmue dhe kanë kontribua në punën e QKSH MIgjeni që të jemi në këtë nivel të lart kulturor e artistik.

Të gjithë anëtarëve të QKSH Migjeni u uroj pushime të këndshme dhe cmallje në gjirin famiuljar!

Filed Under: Emigracion Tagged With: Boras, Migjeni, Qendra Kulturore, Sokol Demaku

Kosova, lehtësira kufitare për mërgimtarët

July 7, 2018 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës, rezolutë që lehtëson procedurat e kontrollit të mërgimtarëve në vendkalimet kufitare të vendit/

 

1 Kuvendi

-Zgjedhen tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari /

PRISHTINË, 6 Korrik 2018/ Kuvendi i Kosovës miratoi sot një rezolutë që lehtëson procedurat e kontrollit të mërgimtarëve në vendkalimet kufitare të vendit.

Me rezolutën e harmonizuar mes grupeve parlamentare kërkohet që heqja e procedurave të rregullta të aplikohet nga 15 korriku deri më 15 shtator 2018 dhe gjatë kësaj kohe të dyfishohen kapacitetet e punës në të gjitha pikat kufitare.

Gjatë punimeve sot, Kuvendi i Kosovës  zgjodhi me votim të fshehtë tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Remzie Istrefin-Pecin, Safet Hoxhën dhe Nexhmi Rexhepin, të cilët ia propozoi presidentit për emërim.

“Kjo merr rëndësi të veçantë, nga fakti se, nga sot, Gjykata Kushtetues e Kosovës është një institucion tërësisht i kosovarizuar, meqë më nuk do të ketë anëtarë ndërkombëtarë në përbërjen e saj”, është shprehur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kuvendi i Kosovës  në fillimin e punimeve sot shtyu votimin e një rezolute, në pritje të harmonizimit mes grupeve parlamentare,  pas interpelancës së zhvilluar dje të kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës nga opozita, VV-së e LDK-së, në lidhje me vendimin e qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel&Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Më pas, që në fillim seanca shkoi në pushim 15 minutësh, zgjati më shumë, pasi në një votim pjesëmarrja ishte më pak se gjysma dhe nuk mund të kalonte mocioni nga maxhoranca që si pikë e parë sot të renditet ajo që ishte e 14-ta – Propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Mocioni kaloi pas pushumit në një votim të përsëritur.

Kuvendi i Kosovëa miratoi një rezolutën për kontrollin e mërgimtarëve në kufi, që lehtëson procedurat, e harmonizuar në mes të grupeve parlamentare.

Me këtë rezolutë kërkohet heqja e procedurave të rregullta të aplikohet nga 15 korriku 2018 deri më 15 shtator dhe gjatë kësaj kohe të dyfishohen kapacitetet e punës në të gjitha pikat kufitare.

Kuvendi i Kosovës u rimblodh sot në seancën plenare të nisur dje me 20 pika në axhendë, mes të cilave shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME) 2014-2020”.

“Me këtë ligj hapet rruga që Kosova dhe bizneset në Kosovë të përfitojnë nga ky program zhvillimor i Bashkimit Evropian”, ka theksuar qeveria në mbledhjen e miratimit në 29 maj 2018.

Në axhendë janë edhe 8 projektligje: Për efiçiencë të energjisë;  për mbrojtjen e të dhënave personale; për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete; për shërbime postare; për masat mbrojtëse në importe;  për trajtimin e ndërtimeve pa leje; për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Seanca e Kuvendit vijon me shqyrtimin e raportve për vitin 2017 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale.

Një pikë tjetër e axhendës, është shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni.

Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, janë poashtu në axhendën e seancës së sotme të Kuvendit, që përfundon me propozimin e grupit parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Behlul Jashari, Emigrantet Lehtesira, Kuvendi

ME SHQIPTARET E SUEDISE

July 1, 2018 by dgreca

3 Suedi 1LE TË JEHOJ VALLJA TROPOJANE EDHE KËTU NË VERIUN E LARGËT SE JA KA ANËN/1 suedi 1

Nga Sokol DEMAKU/ SUEDI/4 suedi 1

Është sfiduese por edhe shumë më tepër se magjike që të organizosh në event në bashkëpunim me shoqatat si motra suedeze ”Të Dielat Verore ne Ramnaspark-Sommarsöndag i Ramnas Park”.

2 suedi 2

Përmenda fjalën sfiduese e këtu dua të them dhe kam për qëllim faktin se të arrish të jeshë në mesin e vendësve me një manifestim të tillë është një e arritur e madhe e një shoqate kulturore me një traditë dhe kulturë tjetër nga vëndësit, por që paraqet dhe informon atë mes për një kultur mijëvjeqasre të një populli të vjetër nga i cili ne burojmë dhe kemi prejardhjen. Por kjo është edhe magjike kur ti arrin të bashkosh njerëz nga vise të ndryshme të botës në at event dhe të ndertosh relacione mes popujve, gjuhëve dhe kulturave e kjo është ajo e arritura dhe satisfaksioni më i madh i një shoqate kulturore në një vend të huaj.

Të jesh pjesë e ”Të Dielat Verore ne Ramnaspark-Sommarsöndag i Ramnas Park”është një privilegj i madh dhe me siguir një eksperiencë e vecnatë për cdo shoqatë kulturore në këtë vend skandinav me një kultur të gjerë dhe respekt për të ardhurit. Aty do krijosh ato lidhje të cilat do kenë efekte pozitive në prezentimin e kulturës dhe traditës shqiptare tek vendësit dhe kombet tjera me të cilat bashkëjeton.

Sot për sot një ndër motorët më të fuqishëm në mërgatë për promovimin dhe prezentimin e  klulturës shqiptare është dhe do mbetet Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin e vogël suedez Borås me mbi 100.000 banor e në të cili jetojnë dhe punojnë mbi 2500 shqiptar, e ne duhet tu themi ”Ju lumt dhe vëtem vazhdoni përpara” por në anën tjetër do ishte me interes që edhe shoqata tjera kulturore të bejnë punë të tilla e jo punë të pa puna.

Në mesin e mbi gjashtë shoqatave kulturore suedeze si ”Mogna män”, ”Goda vänner”, ”Pelle och Conny”, ”De fenders”, ”Internationell kör”, ”Notfritt” dhe ”Hometwon Mojo” ishte edhe Ansambli i valleve i Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni i cili në mënyrë të denjë prezentoi së pari duhet të themi Gjuhen shqipe në prezentimine progarmit të saj, pastaj kulturën dhe traditen tonë shekullore e cila ka vend dhe respekt edhe tek miqt tanë në mërgatë.

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në bashkepunim me shoatën suedeze po nga Borås ”De sju Häradernas Kulturhistoriska Förening” që ka një bashkëpunim të mirë dhe të kahmotshëm ishin koorganizator të këtij eventi kulturor ne datë 2 korrik 2018 ”Të Dielat Verore ne Ramnaspark-Sommarsöndag i Ramnas Park”.

Një publikë e denjë, moshash të ndryshme, e interesuar për atë gjuhë të panjohur për ta, por edhe për ato valle dhe veshje të anëtarev të ansambli që ishin të panjohura për atë publik Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni ishte kujdesur dhe kishte shtypurë një broshurë në gjuhën suedeze me informacione të bolshme për gjuhën, kulturën, historin e popullit shqiptar por edhe të dy vendev nga shqiptaret kanë prejardhjen, informacione për Shqipërin dhe Kosovën. Të pranishmit ishin aq të interesuar për këtë borshurë dhe inforamcione për Shqipërin dhe Kosovën sa organizatorit iu desh që të sjellë edhe borshura pas atyre të 50 që kishte shpërnda.

Mendojme se punë të tilla dhe broshura té tilla me infomata të bolshme për vendlindjen ne kemi nevojë të japim dhe shpërndajm në botë sot. Pra ewdhe shoqtatë kulturore mudn të jenë ambasadore të jashtëzakonshëm të vendit tonë në vendet ku ato veprojnë.

Vallja shqiptare ka vlera, vallja shqiptare është ajo të cilën e adhurojnë të gjithë, por edhe kanë dëshirë ta luajnë të gjitha. Vallja e tropojës ka bërë zë dhe buj në veriune  largët, edhe sot ishte aktuale dhe vallëtarev të ansamblit Migjeni me shumë dëshire iu bashkangjitën edhe suedez adhurues të vallës shqipe.

E degjuam edhe këte thënje ”Le të jehoj Vallja Tropojane se ja ka anën”

Ju lumtë djem e vajza trë Ansdamblit të vallevet ë Qendres Kulturoire Shqiptare Migjen i nga Borås i Suedisë së largët që nuk harroni vendlindjen, djepin e të parëve përmes këngës e valles shqipe.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Me shqiptaret e Suedise, Sokol Demaku, Vallja Tropojane

Përmbyllet Shkolla e Diasporës në Prizren

June 26, 2018 by dgreca

Ka përfunduar edicioni i parë i Shkollës së Diasporës në Kosovë, i cili ka përfshirë rreth 730 përfitues direkt dhe ka krijuar mundësi punësimi sezonal për rreth 30 persona/1 shkolla7

Më datë 25 qershor, 2018 në Prizren është mbajtur ceremonia përmbyllëse e Shkollës së Diasporës në Kosovë (SHDK), e cila kishte për qëllim prezantimin e rezultateve, arritjeve dhe sfidave të këtij programi gjatë implementimit të edicionit të parë.

Ceremonia përmbyllëse e Shkolls së Diasporës në Kosovë ka sjell për herë të parë në prani të më shumë se 70 pjesëmarrësve në Kino Lumbardh, filmin dokumentar Ndryshimtarët, film ky i realizuar në kuadër të Shkollës së Diasporës në Kosovë. SHDK për herë të parë ka mbledhur profesionistë të rinj nga Diaspora, Kosova dhe Rajoni në një model unik dhe multidiciplinar në adresim të sfidave lokale deri te ofrimi i zgjidhjeve kreative. Qëllimi kryesor i këtij programi inovativ është që të krijohen iniciativa të cilat bazohen në nevojat lokale të komunitetit, dhe të ofrohen zgjidhje sa më efektive për komunitetin. Idea bazë e këtij programi ka qenë dhe vazhdon të mbetet që kjo iniciativë të shërbejë si model për të avancuar më mirë bashkëpunimin që projektet dhe idetë e ardhshme të shfrytëzojnë potencialin e diasporës, investimet dhe nismat e mundshme me partnerët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Gjatë implemenetimit të këtij programi i cili ka filluar në tetor të vitit 2018, sipas rezultateve të prezantuara janë përfshirë rreth 730 përfitues direkt në aktivitetet e ndryshme, janë realizuar rreth 26 ngjarje duke përfshirë: trajnime, punëtori, marsh vetëdijësues, konferenca dhe fokus grupe, janë mbajtur rreth 24 takime virtuale punuese mes pjesëmarrësve të diasporës, rajonit dhe Kosovës, si dhe mbi 200 takime koordinuese mes organizatës Germin, bashkëpunëtorëve institucional, iniciativave fituese, mediave dhe shoqërisë civile. Gjithashtu janë krijuar mundësi për punësim dhe internship sezonal për rreth 30 të rinj.

Programi është implementuar nga Germin dhe është mbështetetur financiarisht nga programi Youth, Emlpyment and Skills-YES, në kuadër të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: e diasporës, ne Kosove, Përmbyllet Shkolla

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • 123
  • …
  • 178
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT