• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HUMANIZMI, NJË ËNDËR RINORE QË U BË REALITET NË JETË

March 29, 2017 by dgreca

  • thotë humanistja shqiptare nga Gostivari Mimoza Halili Lumani se: ”Urrejtja është punë e djallit, ndaj gjithmonë preferoj të dua”.

mim

Nga Sokol Demaku/

Një tjetër Nenë Terez nga Gostivari, Mimoza Halili Lumani u lindë dhe rritë në Fushë Krujë ku aty mbaroi shkollën fillore dhe të mesme dhe vazhdoi në Tiranë studimet universitare në degën e Psikologjisë. Jeta nuk është e lehtë për tu jetuar thotë krutanja e cila ka vite qe ka lenë vendlindjen dhe është martua në qytetin pitoresk maqedonas por të banuar me shqiptar mjaft pitoresk Gostivar.

Ajo vet thotë se Gostivari është muza e saj, apo më mirë te themi shipirti që asaj i jep vullnet për punë të palodhshme në ndihmë njerzve me nevojë dhe në nevojë.

Punën prej profesioni psikologe nuk e ka shijua por i është një një pune që shumë femra shqiptare e kanë virtytë të tyre të jetës, ndihmes së njerëzve me nevoje dhe familjeve nevojtare për nidhmë. Edhe sot ajo vazhdon te jete aktive në punën e saj të pandalur si kryetare e Shoqatës ”Dora e ngrohtë” më qendër në Gostivar ku në ketë qytet jeton qe plot 24 vite si nuse ne nje familje qytetare nga Gostivari.

Endrra e saj që në rini ka qenë që të arrij të ndihmoj ata të cilët kanë dhe janë në nevojë. T`u dal në ndihmë nevojtarëve, atyre të cilëve jeta nuk u ka pri, atyre të cilëve u mungon shumë cka në familje. E reja nga Fushë Kruja por me banim në qytetin turistik shqiptar Gostivar thotë se kjo për mua është dhuratë nga Zoti që unë kam mundësin tu ndal në ndihmë njerëzve të mi, atyre që kanë nevojë.

Humanistja shqiptare Mimoza Halili Lumani thotë se: ”Urrejtja është punë e djallit, ndaj gjithmonë preferoj të dua”.

Shoqata humanitare ”Dora e ngrohtë”me seli në Gostivar u formua nga një grup intelektualësh në vitin 2014. Ajo ka realizuar disa projekte më rendësi jetike për popullatën e këtij qyteti por pohtujase edhe të regjionit si vizita dhe egzaminimin e kancerit te gjirit tek gratësi kategori me e prekur nga kjo sëmundje e cial sot është shume aktuale në trevat toan thot Mimoza. Por ajo cka është më kryesore në aktivitetin dhe punën e ksaj shoqate humanitare është fakti se ata jnë fokusuar më shumë në zonat rurale ku sigurisht edhe gratë janë te prekura më shume dhe për ketë ne kemi arritur që të angazhojmë mjek specialist në kontrollin e grave dhe krejt këtë me ndihmen e shoqates papagesë. Cdo gjë është berë në mënyrë humanitare pra falas apo me ndihmen e shoqatës. Projkt tjetër shumë i rendësishëm është edhe synetija e 456 femijeve në Maqedonin lindore kryesisht ne Veles e Kocani dhe në Maqedonin përendimire në Prilep dhe rrethinë e krejt kjo është arritur në bashkëpunim me komunën e Burses së Turqisë me ndihmen e  mjekut specialist nga Bursa e Turqisë.

Këto janë aktivitete që ”Dora e ngrohtë” ka relaizua në ndihmë qytetarëve të këtushëm, por duhet theksuar se aktiviteti i shoqatës është zgjeruarë dhe ka marrë përmasa ndërkombëtare kur është qeshtja e refugjatëve të cilët morën rrugë tranzite vendin tonë për në Europën përendimore. Duke parë kushtet dhe rrethanat në të cilat e gjenden njerëz të pafajshëm të cilët për të shpëtuar jetën e fmailjarëve të tyrë kishin marrë këtërrugë sa të rrezikshme ne në shoqatë jemi mobilizuar për refugjatët e ardhur Sirian duke ju ofruar ushqim dhe veshmbathje.

Shoqata ”Dora e artë” do të jetë në aksion te vazhdueshëm derisa të jetë e nevojshme për tu ardhur në  ndihmë  fëmijëve nga vendet e lindjes te ikur nga lufta. Për ne fëmijët jan qeniet më  të  pafajshme të kësaj bote prandaj ata duhet ti ndihmojmë dhe ti mbrojm dhe të kujdesemi me dashuri për ta.

Unë si humaniste dhe njeri që ndjej dhembje në shpirt për njeirun parashtrojë këtë pyetje: ”A mund të flejm të qetë para këtij realiteti që na dhemb ne shpirt.  Tu ndihmojmë këtyre fëmijëve të  ikur nga vendet e tyre që të  gjejnë pak ushqim e ngrohtësi.

Êshtë shumë e rëndësishme ajop që anëtarët eshqoatës kanë ndërmarrë për të ndihmuar në Shqipëri dhe Maqedoni fëmijët me aftësi të kufizuara në sigurimin dhe në shpërndarjen e karrocave për invalidët.

Por duhet të ndalem pak më tepërtek projektet madhore të Shoqatës e që  është ndërtimi i shtepisë së familjes së Xhevat Ibrahimit nga Toplica e Gostivarit nga themeli e deri ne mobilimin e saj. Shpërndarja e ndihmave ushqimore në muajn e shejntë të Ramazanit si dhe në vazhdimsi kujdesi për 200 familje skamnore që cdo muaj u sigurojmë ushqimet dhe gjërat e nevojshme për jetesë.

Shoqata e ceka më lartë është shumë aktive dhe për punën dhe angazhimine anëtareve të saj e ka mbi 500 aktivist kryesisht intelekatual dhe studnetë të cilët ndihmojnë në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Humanistja Mimoza Halili Lumani ka marrë cmimin ”Qytetare nderi” nga qyteti i Shkodrës për punën dhe akvitetin e saj të palodhshëm në këtë drejtim e ajo premton se me angazhimin e  saj dhe aktivistëve të shoqatës se shpejti mendojnë të shtrihen në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë sepse kjo ka vlerë.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: humanizmi, Mimoza Halili, Sokol Demaku

KONKURSI për çmimin “Shkrimi, emisioni më i mirë për diasporën”

March 29, 2017 by dgreca

Njoftim/                                                                                  

 Ministria e Diasporës shpall konkurs për çmimin  “Shkrimi/emisioni më i mirë  për diasporën” /

Ministria e Diasporës, në bazë të planit të veprimit për vitin 2017,  do ta ndajë çmimin tashmë tradicional  për shkrimin, përkatësisht kronikën ose reportazhin  më të mirë televiziv  për diasporën. Dhënia e këtij çmimi ka për qëllim promovimin e iniciativave, aktiviteteve dhe vlerave të diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.Shkrimet, përkatësisht kronikat ose emisionet televizive dhe ato në radio duhet të kenë për temë çështje që lidhen me diasporën në fusha të ndryshme, qoftë në arsim, kulturë, ekonomi apo sociale.Ministria  e Diasporës i fton gazetarët e të gjitha trevave shqiptare që të bëhen pjesë e këtij konkursi.Konkursin mund ta gjeni në vebfaqen e Ministrisë së Diasporës: http://med.rks-gov.net/

Konkursi  do të jetë i hapur deri më 30 qershor 2017.

Me respekt,

Divizioni i Komunikimit me Publikun

Prishtine, 29.3.2017

Filed Under: Emigracion Tagged With: cmimin, emisioni më i mirë, per diasporen, shkrimi

Tryezë rreth mësimit të gjuhës shqipe në Austri

March 24, 2017 by dgreca

Vetëm 2500 nxënës vijojnë mësimin shqip nga 13 mijë nxënës shqiptarë në Austri. Prindërit vendimmarrësit për regjistrim. Shqiptarët të tretët me përqindje në shkolla, injorohet gjuha amtare. Të nevojshme aksione konkrete nga shoqatat, klubet dhe veprimtarët në evidentim dhe regjistrim./

Nga Takimi

 Nga  Hazir MEHMETI / Vjenë/

Pas Tryezës diskutuese, 18 mars VjenëNën organizimin e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, Ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Austri u mbajt tryezë diskutimi me temë: “Mësimi në gjuhën shqipe, rëndësia, organizimi, vijueshmëria. Si në të ardhmen?”.  Studiuesi Lutfi Emini e ftoi nikoqirin në të dy gjuhët për ta hapur takimin. Fillimisht u dha një minutë heshtje në nderim të të ndjerit Arif Demolli, shkrimtar, autor i teksteve mësimore dhe mik i Shkollës Shqipe në Mërgatë.
Në emër të nikoqirit takimin e hapi Imer Lladrovci, konsull duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve. “Ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve dhe ju dëshiroj sukses në Tryezën Diskutuese. Ishte kjo në nismë e kryetarit të Shoqatës e cila u përkrah prej nesh dhe është hera e parë një bashkim i të gjithë komunitetit rreth një teme aq më rëndësi siç është mësimi shqip”.

Roland Bimo, ambasador Të pranishmit i përshëndeti Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Roland Bimo:  ”Tema për të cilën jemi mbledhur sot, e iniciuar nga kryetari i Shoqatës është e një rëndësie të veçantë dhe do dëshiroja që sot të dilet nga ky takim me detyra konkrete. Ne ambasadat; e Kosovës dhe e Shqipërisë, e vlerësojnë shumë punën e bërë deri më tani për mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Jemi të ndërgjegjshëm se mbetet shumë për të bërë dhe do doja që sot të dalim me plane veprimi konkret. Në parim kjo temë bartë një rëndësi shumë të madhe lidhur me ekzistencën e komunitetit shqiptar në Austri dhe më gjerë. I falënderoj të gjitha shoqatat pa marr parasysh objektivet qe kanë, Këshillin Koordinues të Shoqatave, pasi mësimi i gjuhës shqipe është me rëndësi kulturore e  letrare të ngritjes së gjuhës shqipe në nivelin e kërkuar. Për të arriturat duhet të jemi krenar dhe të punojmë më tutje në ngritje të aktiviteteve në të ardhmen” Ilir Ismaili, nga Ambasada e Maqedonisë përshëndeti Tryezën e Diskutimit duke shtuar: “Mësuesit shqiptarë ishin më patriotët në historinë tonë kombëtare. Ky projekt i juaj rreth gjuhës shqipe në Austri, ne si shqiptar duhet treguar unitetin tonë veprues”  Nuhi Gashi MASHT së Kosovës: “Kjo tryezë është edhe një pikënisje veprimi në sensibilizimin rreth mësimit shqip dhe për një komunikim më dinamik. Është shqetësuese numri i ulët i nxënësve këtu në Austri, diku rreth 2 mijë nga numri dhjetëra mijërave që vijojnë shkollën në gjuhën e shkollës, kur dihen gjithë ato favore që ofron shteti nikoqir për të çka e falënderojmë. Ne po mundohemi të bëjmë disa punë të dobishme, si bie fjala kuizi i diturisë, dhe do donim të kemi sukses shtimin e fëmijëve që vijojnë mësimin amtar”
Ymer Avdiu, nga Ministria e Diasporës: “Për Ministrinë e Diasporës janë të gjithë nxënësit të barabartë pa marr parasysh prej cilave rajone nga vendlindja vijnë. Tubimin e përshëndeti edhe Anel Bajra nga Ministria e Diasporës. Në takim mori pjesë edhe zj. Ermira Zhuri, kryetare e bizneseve në Itali dhe shoqatës “Iliria” në Trevizo të Italisë. “Ndihem e lumtur që jam në mesin tuaj. Kosova ka bërë hapa të mbarë përmes ministrive në përkrahjen e diasporës… Nuk është e lehtë ta formosh e mbash një shoqatë sikurse kjo e mësuesve të cilët punojnë tërë kohën e lirë pa pagesë. Kjo është për çdo respekt. Suksese”.Morën pjesë edhe Abdullah Abdullahu, Dr.Sabri Osmani, Halil Jashari,
Tezat për diskutim nga rendi i ditës i paraqiti shkurt kryetari i Shoqatës së Mësuesve, Hazir Mehmeti. Ndër to më e rëndësishmja vijueshmëria e nxënësve, shkaqet, çka duhet ndërmarr, ku janë detyrat e shoqatave dhe komunitetit.
Kumtesat

Imer Lladrovci mbajti kumtesën me titull: “Shkolla shqipe ka qenë, është dhe do të  mbetët institucioni ynë më i rëndësishëm kombëtar“.  Nuhi Gashi mbajti kumtesën: “Fenomeni ‘shacat’ shikuar nga perspektiva të shumta dhe në raport me mësimin e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare. Nismë për një hulumtim ndërdisiplinor”. Dr.Xhevat Hasani kryetar i Këshillit Koordinues për Mësimin Shqip në Austri” në vitet 1993/95 paraqiti kumtesën “Mësimi shqip në Austri “, e cila u lexua nga studiuesja Albia Shala. Anton Marku nga Lidhja e Shkrimtarëve e Krijuesve “Aleksadër Moisiu” në Austri:  “Roli i Shoqatave në Promovimin e Mësimit Shqip në Austri” . Osman Ademi:  “Mësimi Shqip në Austri”. Bukurije Limani, nënkryetare e Shoqatës së Mësuesve dhe  mësuese në Graz, u paraqit me kumtesën: “Shqetësime e dilema për të nesërmen e nxënësve të Shkollës Shqipe në diasporë”.  Ismet Sinani, mësues në Linc, mbajti kumtesën: “Zhvillimi i procesit mësimor në gjuhën shqipe në Landin e Austrisë së Epërme-OÖ”.  Ndërsa për ta shpejtuar hapjen e debatit lidhur me temën dorëzuan kumtesat me shkrim: Hazir Mehmeti, ““Mësimi në gjuhën shqipe, sfidë kohe”, Miradije Berisha, Mark Demaj etj. Nga mësues tjerë në Tryezë ishin të pranishëm: Rafete Kosumi nga Austria e Epërme; Ina Arapi nga Vjena; Ibrahim Hasani mësues në Austrinë e Ulët.   Në diskutim u cekë vijueshmëria e ulët e nxënësve shqiptarë kur dihet se numri i fëmijëve shqiptarë në Austri është i madh. Që nga fillimet e mësimit shqip në vitet e themelimit 1987 e më herët,  dhe viteve 1993,  është shtuar vijueshmëria. Në vitin shkollor 2005/06 kishte 1346  nxënës dhe 17 mësues, në vitin shkollor 2013/14 janë 2438 nxënës me të cilët mbajnë mësim 23 mësues në 417 orë mësimore. Ky numër nga ky vit shkollor  i shënuar nuk ka ndryshuar shumë deri në vitin e tanishëm shkollor, me rreth 19 për qind vijueshmëri. Mësimi i 25 gjuhëve amtare në Austri është i garantuar brenda sistemi publik dhe financohet sikurse gjithë procesi mësimor. Prindërit duhet vetëm ta lajmërojnë fëmijën e tyre përmes nënshkrimit. Në Regjistrin e teksteve shkollore tani e disa vite mund të porositen falas: A-B-C –Fibel (Abetare e parë shqip në Austri); Fjalori për ciklin e ulët dhe fjalori për ciklin e lartë. Mësimi përkrahet nga organet vendore në projekte të ndryshme dhe aktivitete tjera.  Aktivitet e organizuara nga Ministria e Arsimit të Kosovë siç është Kuizi i Diturisë, nga Ministria e Diasporës e Kosovës, ekskursionet në atdhe, seminaret, furnizimi me tekstet, harta, mjete të caktuara mësimore, financimet e botimeve të veprave të veçanta etj, e kanë ngritur interesimin për mësimin shqip. Përkundër kësaj, vijueshmëria akoma është më e ulët krahasuar me përkrahjen nga organet vendore austriake   Në diskutim  u tha se Shoqatat shqiptare kanë rol më të rëndësishëm në organizimin e takimeve me prindër për t’i bindur se mësimi i gjuhës amtare e ndihmon nxënësin në mësimin e shkollës.
Projektet madhore në hartimin dhe botimin e teksteve nga MASHT e Kosovës dhe IPE e Zürich-ut të programuara dhe drejtuara nga Prof. Dr. Dr. Basil Schader me  grupin e koordinatorëve e autorëve e kanë pasuruar gamën e teksteve mësimore për mësimdhënësit në diasporë. Rreth teksteve pati  kërkesa në përmirësimin e tyre të vazhdueshëm gjatë ribotimeve. Përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit, z.Nuhi Gashi, dha informata të duhura rreth mundësive të shfrytëzimit të tyre përmes faqes elektronike, si të vetmet tekste që mund të shkarkohen direkt nga kërkuesi bashkë me doracakët e tyre. Nga pak individ pati edhe mendime paushallë lidhur me standardet e hartimit të teksteve , pa dhënë argumente e duhura profesionale edhe pse nuk i shfrytëzojnë ato por tekste tjera.   Koha e dhënë prej disa minutave për paraqitjen e kumtesave e pastaj dorëzimi i tyre nga organizatori, nuk u respektua, kjo shkaktoj stërzgjatje duke marr kohë nga faza e debatit.
Tryeza pati sukses në sensibilizimin e mësimit shqip si baza e qenies sonë identitetet kombëtar për të ardhmen. Mësuesit janë shembull i sakrificës së kohës dhe mundit të tyre të vazhdueshme në të mirën e nxënësit dhe shkollës shqipe. Kështu ishte dhe sot. Shpresojmë se zëri i ngritur për veprim në shtimin e numrit të nxënësve, respektivisht mësimit shqip do jetë pjesë e shoqatave, forumeve, unioneve, klubeve e veprimtarëve në Austri.

Vjenë, 18 mars 2017       

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti, Mesimi i gjuhes shqipe, në Austri, Tryezë

SHARE THE LOVE

March 20, 2017 by dgreca

aleks nilaj

Pelham Parkway Neighborhood Association & Albanian American Open Hand Association

ASKS YOU TO

‘SHARE THE LOVE’

for Passover and Easter with those in need in our county

The Food Drive Collection starts on March 7 through to April 7, 2017

FOOD DRIVE DAY

Aprile 8, 2017 @ 1pm

2141 Holalnd Ave, Bronx, NY 10462

+ 917-826-4410      718-913-2151

Edith Blltzer              Alex Nilaj    

Filed Under: Emigracion Tagged With: Alexander Nilaj, Edith Blltzer, SHARE THE LOVE

SHKOLLA SHQIPE NE ARIZONA

March 17, 2017 by dgreca

SHKOLLA SHQIPE NE ARIZONA,NE MISION TE RUAJTJES SE IDENTITETIT KOMBETAR/

Attachment-11 Hymni1 Mesuesja2 mesusja nx3 mesuesja dhe nxenesit

NGA:LULZIM MULLIQI/SHBA/Shkolla shqipe ne diaspore eshte nje institucion i rendesishem,te cilin duhet ta ruajme dhe ta bejme te tille qe te jete sa me joshese per gjeneratat e reja te cilat kane lindur dhe jane rritur ne mergaten shqiptare te Amerikes.Shkolla shqipe sot duhet te jete ne funksion dhe mision te ruajtjes se gjuhes,tradites dhe identitetit tone kombetar.Keshtu, duke mesuar gjuhen shqipe e respekton veten tende,e respekton dhe e nderon kulturen dhe historine tone kombetare.Lufta per ruajtjen e gjuhes shqipe neper shekuj permes shkolles shqipe ishte lufta dhe rezistenca  me madhe e kombit tone per ta pasur gjuhen e tij.Ne historine e popullit shqiptar ka ngjarje jo vetem te rendesishme,per kohen kur kane ndodhur,por qe jane rrezatuese edhe ne ditet tona.Njera nga keto ngjarje qe ka lene gjurme te thella pergjithesisht,ishte edhe dita kur eshte hapur shkolla e pare shqipe.Pikerisht sipas

deshmive qe ne i njohin me,7 mars 1887, u hap shkolla e pare shqipe ne qytetin e Korces.Duke hedhur veshtrimin tone para 130 viteve,Duke kujtuar ate dite te shkolles se pare shqipe,natyrshem ne I kujtojme edhe atdhetaret e shquar,mesuesit e devotshem,luftetaret e lirise dhe te arsimit shqip,te cilet me zgjuarsine dhe largpamesine e tyre tani shikonin me zhvillimin e arsimit shqip ne trojet shqiptare.Te tille ishin mesuesit dhe atdhetaret e shquar te kombit si: Pandeli Sotiri,Petro Nini- Luarasi dhe te tjere.Rrezatimi qe shperndante shkolla e Korces,shume shpejt dha rezultate te ndjeshme ne gjithe hapesirat shqiptare.
Keto shkolla hapeshin sipas konceptit te Rilindjes sone Kombetare per perhapjen
e dijeve dhe perfshirjen e te gjitha viseve shqiptare ne organizimet arsimore te kohes.Poashtu hapja e shkollave shqipe filloi te ndjehet kudo ne viset shqiptare dhe me pas edhe ne mergate,pasi qe shume shqiptare gjate fundshekullit te kaluar kishin migruar ne vende te ndryshme te botes.Nje rendesi te vecante kishte edhe hapja e shkollave shqipe ne mergaten e Amerikes.Keshtu shkollat per mesimin e gjuhes shqipe per femijet e bashkeatdhetareve tane qe punojne dhe jetojne ne shtetin e Arizones u perjkrahen ne menyre masive nga Shoqata e grave ne Arizona.Ky eshte viti i nente,kur Shoqata e grave ne shtetin e Arizones,ka hapur dyert e saj per mesimin e gjuhes shqipe per femijet e Komunitetit shqiptar,u shpreh aktivistja dhe humanistja e dalluar e kesaj Shoqate,dr.Elonia Lasku,e cila se bashku me bashkeshortin e saj,prof.dr.Arben Lasku,Jane sponsor te  dhomes se mbajtjes se mesimit dhe mjeteve,si dhe  paisjeve te tjera mesimore,per zhvillimin e mesimit ne gjuhen shqipe per femijet e bashkeatdhetareve tane.Kronologjikisht shkolla shqipe ne shtetin e Arizones,ka funksionuar ne etapa te ndryshme qe kishte batica dhe zbatica ne rrugetimin e saj.Keshtu per here te pare shkolla shqipe ne shtetin e Arizones filloi ne vitin 2008,ku ne fillim mesimet i vijuan vetem kater nxenes me mesuesen,Marinela Konomi.Ndersa, pas 6 muajsh kjo shkolle funksionoi ne Aviano community center,PhX,Arizona me vetem 8 nxenes me mesueset e dalluara Marinela Konomi dhe Fiqerete Zela,Kjo shkolla vazhdoi deri ne vitin 2013.Poashtu vlene te permendet se gjate ketij viti nje grup nxenesish te grupmoshave te ndryshme i vijonin mesimin e gjuhes shqipe ne lokalet e Televizionit Iliria,ku nga stafi i ketij Televizioni te gjithe nxenesve qe vijuan mesimet,i’u dhuruan abetaret gratis.Nje pune te palodhshme kane bere edhe mesueset,Pranvera Cabej e Zejnepe Shehu.
Me pas shkolla shqipe ne shtetin e Arizones ka rifilluar ne gusht, te vitit 2016, ne
Qendren,Horizon park community center,Scottsdale,Arizona e cila vazhdon edhe sot,ku mesimet i vijojne nje numer simbolik i nxenesve me mesuesen e dalluar dhe te palodhshme,Fiqerete Zela.Nderkaq sponsor i dhomes dhe mjeteve materiale jane,bashkeatdhetaret tane:  Dr.Elonia Lasku dhe prof.dr.Arben Lasku.
Ne kete vater arsimore mesimi zhvillohet dy here ne muaj,ku ne fillim te cdo ore mesimore kendohet himni i Flamurit tone kombetar,pastaj fillon mesimi i Abetares dhe mbahen lendet e historise dhe gjeografise se trojeve shqiptare.
Mbas mesimit,nxenesit mbajne edhe nje ore artistike dhe praktike te quajtura Pune dore artistike te udhehequra nga Doriana Pellumbi ( dy here per nje semester).Poashtu pas lojrave te ndryshme sportive,femijet ushqehen ne picerite
e aferta,ku sponsore jane ne te shumten e rasteve aktivistet,dr.Arben dhe dr.Elonia
Lasku.Keshtu perpjekjet qe permes shkolles shqipe dhe mesimit shqip te ruhen traditat dhe gjuha jone e bukur,jane ne mision te ruajtjes se identitetit kombetar.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Lulzim Mulliqi, Ne Arizona, Shkolla shqipe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 154
  • 155
  • 156
  • 157
  • 158
  • …
  • 179
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT