• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIFE (1939) / FOTO-INTERVISTA E PARË E LEKA ZOGUT I

November 12, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Nëntor 2021

“Life” ka botuar, me 9 tetor 1939, në faqen n°79, fotografinë e veçantë (bashkangjitur me një shkrim) të Mbretëreshës Geraldinë me djalin e saj Leka Zogun I në Versajë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

“Skënderi (Leka Zogu I), i lindur si Princi i Kurorës së Shqipërisë më 5 prill, tre ditë para se Musolini të merrte mbretërinë e babait të tij, dha foto-intervistën e tij të parë për kameramanët francezë disa javë më parë.

Nëna e tij, mbretëresha Geraldinë (që mban Skënderin) qëndroi e sëmurë në Greqi disa ditë pas lindjes së tij.

Në qershor, Zogu dhe Geraldina morën me qira një vilë në Versajë.

Thuhet se ata mund të vijnë në SHBA.”

Filed Under: Emigracion Tagged With: Aurenc Bebja

Kryeministri Kurti: Bllokimi i hapjes së negociatave për liberalizim të vizave, i padrejtë dhe dritëshkurtër

November 5, 2021 by s p

Prishtinë, 4 në​ntor 2021

“Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli, është veprim i padrejtë dhe dritëshkurtër”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të intensifikuar zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për integrim. Po ashtu, tha se Qeveria ka filluar reforma rrënjësore që do të forcojnë shtetin e së drejtës, do ta rrisin barazinë dhe do të ngrisin mirëqenien sociale.

Është e rëndësishme që kriteret për progres dhe avancim të Kosovës në procesin e integrimit duhet të jenë të drejta dhe të bazuara në merita, e aty ku ka kushte ndërshtetërore të jenë kushte të barabarta për të gjitha palët, pa e diskriminuar e mbikushtëzuar Kosovën, tha kryeministri Kurti.

Para eurodeputetëve, kryeministri tha që përmbushja e reformave nga Kosova duhet të rezultojë me përmbushje të obligimeve nga Bashkimi Evropian.

Filed Under: Emigracion

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e fushatës së Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Blloko urrejtjen. Fal Dashni”

October 29, 2021 by s p

Prishtinë, 28 tetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së fushatës së përbashkët vetëdijësuese të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Blloko urrejtjen. Fal Dashni.” (“Block the Hatred. Share the Love!”)

“Me Programin tonë qeverisës jemi zotuar të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje dhe me mundësi për të gjithë. Këtë do ta arrijmë duke promovuar dhe respektuar diversitetin dhe barazinë, si dhe duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut,” tha kryeministri.

Ai veçoi vendimin nga mbledhja e djeshme e Qeverisë, për miratimin e programit pesë vjeçar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

“Vendimet që marrim në jetë janë vërtetë zgjedhje dhe përgjegjësi individuale, por askush nuk duhet të vuaj për to për shkak të mungesës së lirive e të drejtave, por edhe mundësive,” tha kryeministri Kurti, duke theksuar se mundësitë e barabarta nuk vijnë vetëm nga garantimi i lirive dhe të drejtave, por edhe nga krijimi i parakushteve për rezultate dhe sukses.

Në këtë ceremoni të mbajtur në sallën e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me fjalë rasti ju drejtuan të pranishmëve edhe z. Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ambasadori Tomáš Szunyog, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian / Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës si dhe z. Naim Qelaj,  Avokati i Popullit.

Fushata e nisur sot në Prishtinë “Blloko urrejtjen. Fal Dashni.” synon të informojë dhe edukojë shoqërinë dhe veçanërisht rininë, për rolin që secili ka në luftën kundër formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve dhe individëve të veçantë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Albin Kurti

Një lutje tepër e sinqertë, për Ministrinë e Shëndetësisë, kolegët e mi, dhe rrjetin Farmaceutik Shqiptar

October 28, 2021 by s p

Dr. Zekri Palushi (MD)

Kam rreth 25 vjet që jetoj, dhe punoj në Australi, -një vend me nivel mjekësorë, -nga më të lartët në botë. Kuptohet se pas shumë provimesh, trajnimesh, dhe intervistash mjekësore, -mu dha mundësia që të ushtroj profesionin e mjekut, -një profesion nga më të privilegjuarit, -që në të vërtetë, nderohet dhe vlerësohet prej të gjithë njerëzimit. Me këtë rast, dua të them se: gërshetimi i eksperiences s’ime Shqiptaro-Australiane, -së bashku me rrezultatet e punës, dhe përkushtimin që kam ndaj pacjentëve, -më dalluan, dhe atribuan një rreputacion të admirueshem, -e mbi të gjitha, më dhanë një epitet tepër të rrespektuar, – “The Albanian doctor.” E vetmja arsye, që e hapa këtë shkrim, me një prezantim të shkurt vetjak, -është tërheqja e vemendjes suaj, -për t’ju ngjallë besim, -për  c’far do të them, më poshtë, –krejtësisht të bazuar në observime praktiko- llogjike, fakte, dhe konkluzione konkrete. 

E gjitha kjo, -që t’mundohemi së bashku, t’bëjme diçka,- për të shpëtuar jetë njerëzish.

 Kam rreth dy vjet që ndjek me një vemendje të madhe, -e dhimbje të thellë, -gjendjen shëndetësore, panikun, ankthin, konfuzionin, kufizimin e lirive civile, -e mbi të gjitha, -vdekshmërinë e lartë, që COVID-19, dhe masat kundër tijë, -i kanë sjellë Shqiprise. 

Nga kjo fatkeqësi katastrofike, -humbën jetën, (ne shumicen e rasteve, krejt të pa-nevojshëm), mbi 2.880 Shqiptar (sipas Worldometer, të dates 26 Tetor 2021), -ndërto, ishin edhe 56, nga kolegë tone, -mjek të nderuar, -e n’mes tyre, ishte edhe shoku im, më i ngushtë, i rinisë së herëshme, –Dr. Shaqir Shehu.

Veçova 56 doktorrët, -jo se jeta e tyre ishte më e rëndësishme se e 2.880 t’jerëve, -por për të treguar një shifër të pa-precedent, në botë, për një popullsi aq të vogel, -si ajo e Shqipërisë. Australia, me rreth 26 milion popullsi, s’ka rraportuar asnjë të vdekur, -doktorr!     

Më duhet që edhe njëherë, -ti kthehem me shumë dhimbje e rrespekt, Dr. Shaqir Shehut, -këtij njeriu të mire, e doktor, -të cilit, gjatë kohës që ishte i shtruar në spital, -me rrekomandimin tim, -dhe në bashkpunim me specialistët kryesorë, të atij spitali, –  përherë të pare, (në Shqipëri, e ndoshta edhe në Europë), ju dha IVERMECTIN-a, -e sjellur urgjentisht nga Gjermania, -prej një shoku të tij, -Kosovar fisnik.

Fatkeqësisht, (për disa arsye që tashmë, s’ja vlen t’përmenden), -shoku, -dhe kolegu ynë i dashur, e i shumë-rrespektuar, nga të gjithë ata që e njoftën, -nuk jeton ma. 

Me shpresë se “nga pësimet kemi nxjerrë mesime,” -dhe se, do të dimë t’lëmë me një anë, politiken e ktij virusi, -duke u përqëndruar  thjeshtë, në anën shëndetësore të tij, -une, me një përulësi të madhe, i bëj lutje, -Ministrisë së Shëndetësise, -që të aprovojë me urgjenci, -të vejë në dispozicion, dhe të autorizojë doktorrët Shqiptar, -(si në klinikat e tyre, dhe spitale),- të përshkruajn në rrecetat e tyre,-pa asnjë frikë, – IVERMECTIN-ën, dhe Hydroxychloroquine-n, -për të gjithë pacjentët, me shenja sado të lehta, apo të rënda, të një infeksioni viral, -pamvarësisht bërjes, -apo jo, të testit PCR, dhe rrezultateve të tijë. 

Kjo tashma bëhet edhe më imperative, -kur të gjithë e dime se COVID-19, po fiton “qytetarinë” e përbotëshme, -(gjë që unë e kam parashikuar që në shkrimet e para, të 2020s,- të botuara në gazeten Dielli). Pra ky virus, -do t’qëndroj me ne, – e n’mes nesh, -si t’gjjithë viruset e tjera.

Por ama, –kur dimë se ka një mjekim kundra tijë, efektivë, e tepër të lirë, -nuk na falet që ta lejojmë, t’na dëmtojë më tepër shëndetin tonë, -apo t’vazhdoje t’marrë, edhe jetë njerëzish!

 Për këtë arsyje, -pa humbur kohë, po jap PAKETEN e ILAÇEVE, – të rrekomanduara nga personalitete botërore,- (independente), -me një experience të pa-mohushme, në fusha të ndryshme mjekësore, -përfshi atë të mjekimit dhe profilaksisë së COVID-19. 

Këtë mjekim, unë, pak-a-shumë, e kam diskutuar edhe ma heret, në artikujt e mijë, t’më parshëm, -por kësaj here, po i referohem  “Portokollit Tyson/Fareed”, -që është më i detajuar, dhe më i përmbledhur, – ai konsiston në:

*HCQ (Hydroxychloroquine/Plaquenil), 200mg, -ditën e parë, -2 tableta, ç’do 12 orë, -nga dita e dytë, deri në ditë e pestë, -merret një tablet 200mg, dy herë në ditë, -dhe pas 5 ditësh, -vazhdohet të merren 200mg, -një tablet, -një herë në javë, -(psh., -ç’do të djelë), deri sa të zhduket pandemia. 

*Ivermectin (IVM), 3mg, – 5-6 tableta, -për 5 ditë, minimum.

*Doxycycline 100mg, -1tab. -dy herë ne ditë, (gjatë ushqimit), për 5 ditë. OSE,

*Azithromycin (AZM), 250, ose 500mg, -një tablet në ditë, -për 5 ditë.

*Zinc sulfat 220mg në ditë, (ose Zinc Elemental, 50mg në ditë).

*Vitamin D3 5000 IU, -një capsul në ditë.

*Vitamin C 1000 mg, -dy here në ditë.

*Aspirin 325mg, -një tablet në ditë.

*Famotidine, (Pepcid) 20mg, -një tablet, dy here në ditë.

*Atorvastatin (Lipitor), 40mg, -një tablet në ditë.

Ndërsa, -nëse i sëmuri është hypoxic, -(pra saturimi i oxigjenit është më pak se 94%),- shtohet edhe DEXAMETHASONE tablet,- 6mg në ditë, -për 10 ditë.

*Punonjësit shëndetësor, të t’gjitha niveleve, duhet të marrin, -HCQ 200mg, -2 tableta në javë, -ose Ivermectin 3mg, -3 tableta, (15mg), -Psh., ç’do të djele, -si profilaksi, si dhe Vitamin D3, 2000 IU, në ditë.

Ku mbështetet suksesi i këtij mjekimi:

Së pari, -mbështetet në observimet llogjike që vinë nga ata vende ku p.sh MALARJA është endemike. Për tu mbrojtur nga një infeksion malarik, -popullsisë së atyre vendeve u jepet si profilaksi e përherëshme, –HCQ 200mg, një tablet në javë. Pra, në këto vende, është vu re, se rastet me Covid-19, janë shumë të rralla.

E njejta gjë, është vu re, edhe në disa vende Afrikane, -ku sëmundja onchoceriasis, (apo river blindness/qorrimi lumenjëve, –që shkaktohet nga një parazit, i quajtur, -onchocerca volvulus), -është endemike, -prandaj, popullit i jepet një profilaksi e përherëshme me Ivermectin, -si rrezultat, në këto vende, pothujse s’ka fare COVID-19. 

Po kështu, -e njejta gjë provohet edhe nga India, -psh., -në shtetet Indiane si, provinca e Delhi, Uttar Pradesh, Uttarakhand dhe Goa, -ku IVERMECTIN-a është përdorur gjërësisht si profilaksi kundra COVID-19, -rastet kanë ra në shifrat përkatëse,- 98%, 97%, 94% dhe 86%.

Ndërsa, nga koha e përdorimit të Ivermectin-ës, në Peru, -(sipas studimit Chamie-Quintero), -numri i vdekjeve filloj të bjerë rreth ditës së 11, -dhe pas një muaj, (nga dita e fillimit të dhënjes së ivermectin-ës), -numri i vdekjeve, ra rreth 75%.

Pra, Ivermectina është një ilaç, mjaft i përdorshëm dhe shumë i efektshem, -gjatë 30 vjetve të fundit, janë dhëne më se 3.7 miliard doza, -dhe është aq i pa-dëmshëm, sa që u jepet edhe fëmijëve të vegjel. Mbi të gjitha, -ne vitin 2015, -punonjesit shkencore të këtij ilaçi, kanë fituar çmimin Nobel. 

Nga ana tjetër, çmimi i Ivermektin-ës, është shumë i ulët, -ai varion,-psh në vendet e botës së tretë, ështe rreth 15 cent për një tablet. (Shumë më lirë se sa anti-viralët, -çmimi i të cilëve kap shifra të larta, e t’pa përballueshme, për njerëzit në përgjithësi. 

Të njejtat gjëra mund të themi edhe për HYDROXYCHLOROQUINE-n, HCQ, -një ilaç që ka qenë në përdorim constant, për më shumë se 65 vjet, -pa ndonjë efekt ansorë të rëndësishem, -për të cilen, Dr. Didier Raoult, -në vitin 2005, ka publikuar një studim në ‘The Journal of Virology’, -ku tregon se Chlorquine, ishte nje bllokues/inhibitor potent i  infeksionit dhe perhapjes së SARS Coronavirus. 

Të dhënat më të reja për këtë ilaç i gjejmë në studimin ‘Henry Ford’,- publikuar në Korrik, 2020. Në këtë studim muarën pjesë 2.500 pacjent.  Ky studim ndjeku dy grupe, -një që mori HCQ, brenda dy ditëve të hospitalizimit, -dhe nje që s’ju dha HCQ. 

Ne përfundim të studimit, -grupi i HCQ, e pati vdekshmërinë 13%, -ndërsa grupi pa HCQ, -e pati vdekshmërinë 26%, -pra gjysë-për-gjysë.

Ndërsa nje studim i tanishem, -publikuar nga Sholtz, Derwand, dhe Zelenko, -tregon se HCQ ju dha pacjentve brenda 3-4 diteve, të shfaqjes së symptomave, –pra, -para hospitalizimit. Në këtë rast, ata rraportojnë se grupi që mori HCQ, -e pati 80% më të ulët shansin e hospitalizimit, dhe 84%, më të ulët rriskun e vdekjeve. 

Një studim tjetër, (The Chatterjee Study),-në Indi,- krahasoj: punonjësit shëndetësor që morën si PROFILAKSI, -HCQ 200mg, -2 tableta, (një herë në javë), -me punonjësit shëndetësor, që s’ju dha kjo profilaksi. 

Pas 6 javësh, (dhe 6 dozave), – punonjesit shëndetësor që morën HCQ, e paten 80% më të ulet marrjen e infeksionit covidjan.

Vlen të përmendim edhe eksperiencen personale të Dr. Harvey Risch, dhe Dr. George Fareed, -që kanë trajtuar me HCQ, mbi 1.000 pacjent të infektuar me COVID-19, -pa pasur as edhe një vdekje. 

Që t’mos e zgjas, dhe ta bëj më të t’bezdisëshëm këtë shkrim, po citoj deklaratën që, Dr. Pierre Kory, -(specialist i mirë-njohur në fushën e Pneumologjisë, dhe Kujdesit Kritik/Intensivë), -dhe Dr. James B Skaturd, -(fitues i çmimit Outstanding Teaching Award), -bënë para një komosioni të Senatit Amerikan me datën 8 Dhjetor, 2020:  “If you take it (IVERMECTIN), you will not get sick. It has immense and potent anti-viral activity”. (Nqs ju merrni Ivermectin, ju nuk do t’sëmureni. Ivrmectin-a, ka një aktivitet shumë të madh dhe potent anti-viral).

Mbështetur në kto fakte të pa-diskutueshme, –do të ishte jo vetëm e pa-nderëshme, por edhe e qellimshme, -nga ana e Autoriteteve Mjekësore, -pengesa e dhënjes së këtyre ilaçeve, -të etiketuara, si “t’pa sigurta, e t’pa provuara,”-kur në t’vërtetë, -në shumë vende të botës, jepen edhe pa-rrecetë! 

Ndër kohë, – shumë-paradoksale është fakti se, -asnjë nga kto autoritete, (që për arsye jo-shkencore, urrejnë Ivermectin-ën, dhe HCQ), -nuk kujtohen, apo nuk i shqetëson aspak fakti që, -shumë ilaçe të ndryshme, -përfshij edhe Viagrën, -përdoren (me dijeninë e tyre të plotë), -më së shumti,- për efektet e tyre ansore. 

Unë besoj se shumë shpejt, -llogjika do të triumfojë, dhe IVERMECTIN-a, sëbashku me HCQ, -do të jenë një mjekimi standard për sëmundjen e (COVID-19), –sigurisht, dhe fatkeqësisht,  kjo do të ndodhë, -mbasi shumica e popullit të jenë vaksinuar, -dhe Kompanit Farmaceutike t’kenë nxjerrë përfitimet, me anti-viralët e prodhuar prej tyre. 

Megjithatë, -(me sa jamë në dijeni), -Ivermectin-a, tashmë është e aprovuar në disa vende të botës, -(si në disa vende të Amerikës së Jugut, Zimbabwe, Slovakia, Bulgaria dhe Macedonia), -për trajtimin e covid-19. Shpresoj se edhe Shqipëria, – së shpejti, do të ndjekë rrugën e tyre.

Nëse dikush nga Ministria, apo koleget e mijë, -deshirojnë të dhëna më të detajuara, -si në lidhje më të dhënat e vërteta shkencore, dhe farmakollogjinë e “Paketës së Mjekimit”, -ju inkurajoj që të më kontaktoni nëpermjet Redaksisë së kësaj Gazete.

Nga ana tjetër, -ju siguroj të gjithëve se s’kam as edhe më të voglin interes personal, në këto ilaçe, apo në botimet e shkrimeve të mija.

Motivimi im, frymzohet thjeshtë nga pergjegjesia dhe etika profesionale, -si dhe thënja e Dr. Albert Schweitzer,- (1875-1965): “Qëllimi i jetës së njeriut është që t’sherbejë, dhe të tregojë dhembshuri, -e vullnet, me ndihmue të tjerët” 

Me shumë rrespekt, për të gjithë,

Dr. Zekri Palushi (MD)

Bashkpunëtor i gazetës Dielli, për Rubriken, “Këshilla Mjekësore”

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dr. Zekri Palushi

LE PETIT TROYEN (1913) / SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA GREKËT DHE SERBËT – MEMORANDUMI I KOMITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR

October 23, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Tetor 2021

“Le Petit Troyen” ka botuar, të martën e 11 shkurtit 1913, në ballinë, memorandumin e Komitetit kombëtar shqiptar drejtuar asokohe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër në lidhje me shpërnguljen e bashkëatdhetarëve tanë nga grekët dhe serbët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Romë, 10 shkurt. — Na shkruajnë nga Durrësi :

Komiteti kombëtar shqiptar sapo u ka dërguar një memorandum ambasadorëve të Fuqive në Londër për të tërhequr vëmendjen e tyre ndaj veprimeve të grekëve dhe serbëve; këta dëbojnë manu militari të gjithë popullsinë shqiptare të zonave të përziera për të qenë në gjendje t’i kërkojnë ato, gjatë përcaktimit të kufijve të Shqipërisë. Kështu në Kosovë, në Gjakovë, Prilep, nuk ka më një shqiptar të vetëm; në Manastir, kanë mbetur vetëm disa familje të pasura. Kudo tjetër, shqiptarët janë dëbuar në masë.

 Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-troyen-1913-shperngulja-e-shqiptareve-nga-greket-dhe-serbet-memorandumi-i-komitetit-kombetar-shqiptar/.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Aurenc Bebja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 93
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • …
  • 183
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE
  • ALBANIAN HERITAGE BOOKSHELF INITIATIVE
  • Stuhitë “Bomb Cyclone”: Kur natyra teston kufijtë e shoqërisë moderne
  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT