• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një prej atij brezi…

May 19, 2022 by s p

Merita B. Mccormack/


Keshtu e quajtëm Gjon Buçaj-n, ish kryetarin e VATRES qe nderroi jete me 14 Maj 2022 ne Virxhinia, SHBA. Gjon Lekë Buçaj shumekush e ka njohur e thirrur me emrin Doktor. Ai ishte ai djali i ri nga Arsi i Pukes, qe emigroi ne Itali e me pas i martuar arriti ne SHBA dhe krijoi familjen duke u trasheguar nga dy djem e dy vajza. E kam njohur Doktorin para shume vitesh, kur jetoja ne Nju Jork dhe kur me ftoi i ndjeri Agim Karagjozi te integrohesha ne VATER.Mbaj mend Agim (Karagjozin) syperlotur per “Diellin” fleteverdhe, dhe Gjonin më optimist e më me shprese. Gjoni ne çdo feste vinte veshur me kostumin e papijonin e zi mbi kemishen e bardhe . Kur mblidheshin benin biseda koke me koke mes tyre e me Z. Agim Rexha, Kryetarin e Nderit te Vatres sot, e te tjere krere ne VATER e pastaj mblidhnin Kryesine, krijonin komisione e vendosnin per gjera madhore ne VATER.Kishin stil te kohes e shkolles se tyre, ishin kolegjiale mes vetesh dhe mua ngahere me pelqente shume qe te gjithe keta burra, kolosa ne VATER, asnjehere nuk i nxitonin punet. Me teknologjine moderne gjithshka ishte e mundur te pershpejtohej , por jo per ta.Agimi (Karagjozi) punonte vetem me takime ne person , e kur donte dicka te shkruar, e shkruante dhe ta dergonte me postë. Kam shume letra prej tij . Me nje shkrim me gërma si ruaza! Agimi favorizonte edhe faks-in por jo te gjithe kishim makina faksi!. Keshtu qe shpesh here ne qeshnim thonim, do te flasesh me Agimin (K), rri zgjuar gje nga mesnata(per ti telefonuar kur ai punonte) ose dergo nje email tek doktori-e dhe e ke te zgjidhur!
Gjoni , u integrua ne bashkekomunikimin elektronik dhe nese nje dite do hap arkivat e komunikimit me te ndoshta ka material qe mund te mbushe faqe te tera libri. Ai te pergjigjej ne kohe, e njihte mire emailin dhe e perdorte shume efektivisht. Shqipen e perdorte rallë ne emaile, por ne komunikimet ne person fliste me shume shqip se Anglisht.
Punët e mira për Vattën , bisedat me te kane qene te shumta, kujtimet nga me te ndryshmet, dhembshuria e madhe. E kam thene edhe privatisht edhe publikisht qe e kam dashur si nje babe te dyte. Edhe ai me ka dashur e respektuar si vajze te tijen, me ka ndihmuar ne aktivitetin si VATRANE ne DC dhe asnjehere nuk kemi pasur perplasje personale.
Doktori kishte familjaret e tij ne lagjen ku une jetoja deri ne vitin 2017 dhe shiheshim dendur. Ai ishte i kujdesshem ne menyren se si percohej mesazhi, kujt i shkonte mesazhi dhe ishte i vemendshem qe mos linte asnje detaj te rendesishme jashte komunikimit. Ishte i mireorganizuar e mirefokusuar.
Pershembull ne 100 vjetorin e VATRES ai u perkujdes qe cdo figure kombetare jashte e brenda vendit te njoftohej e te vinte ne feste. Mbaj mend se si me thoshte mos harro ti dërgosh ftese ketij apo atij personi ne DC. Dhe i mblodhem! E ndoqi punen deri ne fund megjithese mosha bente te veten. Ajo feste do mbahet mend nder vite dhe kujdesi personal i Doktorit nuk do harrohet.
Doktori ishte edhe poet. Shpesh kur udhetonim per te bere vizita te perbashketa ne Institucionet Amerikane në DC , ai me tregonte se si kishte shkruar poezi qe kur ishte i vogel, para se te largohej nga Shqiperia si adoleshent. Dhe i mbante mend te gjitha vargjet. I recitonte me pathos. Pastaj kur hynim ne zyrat e mbledhjeve, rikthehej ne Doktorin patriot e Vatranin e devotshem. Ai ishte unapologjetik kur vinte puna per ceshtje kombetare, ishte demokrat i vendosur , antikomunist dhe sypatrembur.
E kishte shume te qarte cka kerkonte, si e kerkonte dhe ishte patriot i shquar.
Vdekja e tij ka shkaktuar trishtim nder familjaret dhe te afermit , por edhe nder Vatranet dhe ju shpreh ngushellimet e mia te gjithe te afermeve te tij dhe kolegeve ne VATER. Me Doktorin nuk isha takuar prej problemeve qe shkaktoi Virusi Kovid se fundi , por mbaj mend që takimi i fundit ka qene në festën e ditlindjes së mbeses se tij , Gjozefineku ai personalisjt më ftoi.Do ta mbaj mend ashtu te qeshur , të gezuar e te lumtur per trashegimtaret e tij familjarë.
Lutjet e mia jane per paqe shpirterore per doktorin në mbreterine e Hyjit, Zoti i dhente ngushellim gruas dhe femijeve te tij, ngushellime dhe Vatraneve kudo ku jane. Vatra ka trasheguar shumë prej doktorit dhe sot e nderojme e respektojme vepren e tij sa ishte si anetar, nenkryetar e Kryetar. Pushofsh në paqe Doktor!

Filed Under: ESSE Tagged With: Merita bajraktari

IKU DUKE SHKRUAR

May 18, 2022 by s p

Ruben Avxhiu/

Me Dalip Grecën kam punuar së pari në redaksinë e gazetës “Republika”, në Tiranë, në vitet 1998-1999. Me ftesë të botuesit të atëhershëm Ekrem Bardha, iu bashkuam gazetës “Illyria”, në New York, në korrikun e largët të vitit 1999. Që të dy, për arsye të ndryshme, nuk menduam se po vendoseshim përgjithmonë në SHBA. Mirëpo, Shqipëria kishte kaluar vitet më të rënda të tranzicionit, gati luftë civile dhe shembje totale e shtetit në 1997, prag luftë civile pas vrasjes së Azem Hajdarit në 1998, potencial për konflikt të ri edhe në Shqipëri, nëse NATO nuk ndërhynte në Kosovë, në 1999.Dy muaj pas mbërritjes në New York, morëm vendimin që të qendrojmë aty. Kam jetuar me Dalipin në një apartament për gati një vit në periudhën 1999-2000, përpara se të na vinin familjet përkatëse. Në gazetën “Illyria”, kemi punuar me zyrat apo tavolinat ngjitur filimisht në Bronx e pastaj në Manhattan, me ndonjë shkëputje nga 1999 në 2009.Edhe kur kaloi në gazetën “Dielli” kemi punuar bashkë sepse unë bëja faqosjen e “Diellit” që prej vitit 2004, me Anton Çefën dhe Agim Karagjozin.Dalipi ishte shumë punëtor dhe i pasionuar për gazetat ku punonte. Ishte pjesë e suksesit te “Republika”, “Illyria”, dhe sidomos te “Dielli”, ku punoi deri sa doli në pension.Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë në mërgim, solli familjen në SHBA dhe u dha një jetë të re. Për ta kjo humbje e parakohshme do të jetë veçanërisht e rëndë. Po ashtu do të jetë për miqtë e shumtë që bëri në atdhe dhe në komunitet.Ndoshta do të shkruaj në të ardhmen më shumë për aventurën tonë amerikane, nëse do të jetë mundësia. Ikja e Dalipit është nga ato ngjarje që na kujtojnë se sa i paparashikueshëm është fati i njeriut. Me prindër jetëgjatë, kujdesin për shëndetin, me praninë e tij të përhershme me shkrime e komente, Dalipi dukej shumë më i ri sesa mosha që kishte dhe të bënte të besoje se do të kishte një jetë të gjatë si ajo e prindërve të tij.Mirëpo, fundi vjen për këdo dhe shpesh jo atëhere kur e pret. Disa punë vijnë me më shumë stres se disa të tjera. Disa ngatyra njerëzore përfshihen më shumë emocionalisht se të tjerë e askush nuk e di se sa gjurmë lënë kthesat e jetës te secili prej nesh.Nuk ka dyshim se Dalipi kishte ende shumë për të dhënë, si e dëshmon edhe frekuenca në rritje e shkrimeve të javëve të fundit. Në një farë mënyre, iku duke shkruar. Tani do të pushojë i qetë.

Filed Under: ESSE Tagged With: dalip greca, Ruben Avxhiu

TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT

May 14, 2022 by s p

Columbia University’s Program on Peacebuilding and Human Rights has made available a news release based on its report on Turkey’s mixed response to Russian aggression.

With research support from the Turkish Democracy Project, the report documents the double play by President Erdoğan who undermines NATO’s unified response to Moscow’s invasion of Ukraine. On one hand, Erdoğan has positioned himself as a primary mediator and broker of peace between Russia and Ukraine, and on the other, Turkey has consistently refused to join NATO allies in sanctioning Russian oligarchs, companies and banks. 

The report provides information on efforts by Russian oligarchs to protect their assets by harboring their super yachts in Turkey, buying high-end Turkish real estate, and setting up bank accounts in Turkey to shield their assets from foreclosure. 

In addition to their economic relations, the report asserts that Turkey and Russia constitute an “axis of autocracy”, with both governments seeking to consolidate ever more executive power while fostering rampant corruption and committing widespread human rights abuses. 

Commenting on the report, David L. Phillips of Columbia University and advisor to the Turkish Democracy Project said: “Erdogan is having it both ways. He pays lip service to peace, while at the same time deepening his country’s ties with Putin’s pariah regime. Turkey’s ties to Russia puts it in a position of peril. Turkish private and state banks face the possibility of severe penalties that could include Turkey’s ability to borrow from international markets.”

Turkey’s cooperation with Russia must not be rewarded by allowing its purchase of seventy F-16 fighter jets and modernization kits from Lockheed Martin,” adds Phillips. “The Biden administration should be more astute differentiating friend from foe.”

Madeleine Joelson, Executive Director of the Turkish Democracy Project commented: “Inflation in Turkey, which recently hit a 20-year high, is compounded by the rising cost of energy, wheat and fertilizer resulting from the Ukraine war. Erdogan gains from maintaining close ties with Russia while appearing to be on NATO’s side. Turkey’s collusion with Russia must be confronted.” 

To view Columbia University’s Program on Peacebuilding and Human Rights’ report, click here.

Filed Under: ESSE

Kryeministri Kurti takoi investitorët në Këshillin për Çështje Botërore të Dallasit

May 13, 2022 by s p

Dallas, 12 maj 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me investitorë, akademikë e profesionistë në Këshillin për Çështje Botërore të Dallasit (World Affairs Council of Dallas) /Fort Worth.

Fuqia punëtore profesionale e Kosovës, kosto e ulët operative për kompanitë e Teknologjisë së Informacionit, zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik u veçuan nga kryeministri Kurti si arsye pse Kosova ofron një mundësi të artë për investime të reja.

Ai theksoi klimën tërheqëse për investime në Kosovë, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit. Mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE, tregojnë potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori në Kosovë.

Duke marrë parasysh këto cilësi të veçanta të sektorit të TI-së në Kosovë, kryeministri ftoi investitorët e fokusuar në këtë sektor, që ta përfshijnë vendin tonë në planet e tyre për kontraktimin e shërbimeve.

Duke përmendur ndihmën, që mërgata jonë ka dhënë në financimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor para dhe gjatë luftës, pasuar me luftën çlirimtare të vitit 1999 dhe me përpjekjet për rindërtim të pasluftës, ai veçoi potencialin e mërgatës sonë në ShBA për investime të përbashkëta në Kosovë.

Kryeministri Kurti potencoi gatishmërinë e Qeverisë sonë për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja.

Duke theksuar besimin e lartë te qeveria, kryeministri veçoi përmirësimin vjetor rekord për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të raportit të Transparency International.

Miratimi i ligjit për Gjykatën Komerciale, që do të shërbejë për rritjen e efikasitetit të trajtimit të kontesteve ekonomike, dhe rishikimi i ligjeve ekzistuese kanë për qëllim ofrimin e kushteve sa më të favorshme dhe të përshtatshme të të bërit biznes, tha kryeministri.

Filed Under: ESSE

KUR  LUFTONIN  KUNDËR TURKUT GJELOSH  NIKA E BACA GJEKA E FALTE GJAKUN E VËLLAUT NIKË LEKA

May 12, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

Që kur isha i vogël dëgjoja babën tim që “këndonte” vargjet  popullore kushtuar trimave të Hotit Gjelosh Nika e Baca Gjeka. Babi im ishte Kastratas , por  duke qënë nip Hotit (nip i vojvodës së njohur Nikollë Mirash Hasanajt, firmetarit të dhjetra memorandumeve , peticioneve  e kërkesave, por  dhe luftëtarit me pushkë kundër pushtuesve truko-osman e shovenve serbo-malazez), i konsdideronte këta trima  si dajat e tij. Njëkohësisht së bashku me këngën dhe trimninë e këtyre dy hotjaneve  luaj malesh më tregonte edhe për  besën e burrnin e pashoqe  të  kastratasit  Nikë Leka , që i kishte falë gjakun e vëllaut trimit  Gjelosh Nika  Dedvukajt, pasi i kishte ra  në derë e në besë një natë pa  ditur gja se ku kishte trokitur , pasi  kishte thyer hapsanën  e turkut në Shkodër. Kur unë i kisha dëgjuar këto prej babet , unë isha i ri , e siç thonë “i riu si veriu”, dhe pas kaq viteve thuajse kisha harruar edhe këngën dhe ngjarjen, por ja që vjen një ditë dhe kujtesa zgjohet… Kur unë për të plotesuar një studim të filluar prej kohësh, për kalanë  e Samaborrit dhe Qytezen e Hotit , vizitova këto troje historike e heroike me një  mikun tim, ai ndalet e më tregon: “Këtu afër rreth vitit “1905”  kanë  fillua pushken me asqer të turkut trimat e Hotit, Gjelosh Nika e Baca Gjeka. Afër kronit të Helmit  në  atë kohë kishte qënë një postë  turke, ku ushtarët dhe oficerët e kësaj poste silleshin shpesh herë keq me hotjanët e malsorët, që në të vertet nuk donin me i pa me sy këta turq , siç  u thonin atëherë”. Mua sapo dëgjova emrat e trimave mu kujtua disi historia  që më kishte treguar babai ime para shumë vitesh. Por mu kujtua se para disa viteve kisha lexuar diçka edhe te “Ditari i një Zemres së Lendueme.. ” të intelektualit e patriotit  Prekë Gruda për këta trima , ndaj duke u “konsultuar” me këtë ditar mendova të kujtoj këtë histori e trimat shqiptar që e shkruan me gjakun e besen e tyre… 

“HISTORIA”:

Ishte diku viti “1905” , ku kishte filluar të rindizet zjarri i luftrave  per liri kundër Turkut , këtij pushtuesi mbi katër shekullor.. Hotjanët kanë qënë gjithmonë pushkë e ngrehur kundër turkut e shkjaut.   Në një ditë të vështirë Gjelosh  Nika e Baca Gjeka  kishin ngritë  pushkën kundër asqerve të  postës  afër Kronit të Helmit. si trima të njohur kishin bërë kerdinë mbi turqit , sa që hyqameti turk i kishte ndjekur këta dy trima , ku për disa kohë  ishin strehua në Rranza të Vulajve. Por duket se hafijet kishin bërë “punen” e vet, dhe një natë  Gjeloshin e Bacin i rrethojnë me tre taborre  nizam. Në nadje tuj dalë drita u bajnë thirrje me u dorzua..  Por siç e kanë pasur zakon malësorët shqiptar  Gjelosh Nika e Baca Gjeka, thirrjes së turqeve  për dorzim ju përgjigjen me pushkë, ku me këtë raste lufta ishte e rreptë dhe zgjati disa orë. Turqit thuhet se kishin lanë të vdekur  rreth  gjashtëdhjetë ushtarë e officer , ndërsa  Gjeloshi e Baci plagosen rëndë dhe u mbarohen edhe fishekët , ku pas kësaj  turqit i kapin e i çojnë  në burgun e kalasë së Shkodrës. Baca  Gjeka vdes atje nga plagët e marruna, ndërsa Gjeloshi  shërohet , por ishte i dënuar për jetë. Pasi disa viteve Gjelosh  Nika  arrinë të thejnë burgun e rëndë të kalasë (thonë e ka thye me një daltë çeliku që ja kanë shti të afermit e tij në një bukë kollomoqi të gatueme trashë). Gjelosh Nika  ikën natën rrugë e pa rrugë dhe kur mbërrinë në Kastrat  troket pa ditur gja  në një derë  duke  thirrë: “O i  zoti i shtëpisë  n’dorë të Zotit e tanden , çilma derën se kam ikë prej burgut”. Nikë Leka i  Kastratit si burr fisnik çohet e hapë derën dhe e merrë n’ndore (në besë) , por  sa hynë në shëpi në dritë të  konilit, Nika  e shikon se në besë kishte marrë gjaksin, atë që i kishte pas vra vëllan para disa viteve për do ngaterresa të vjetra  që kishin pasur me Dedvukajt e Traboinit. Në këto kushte Gjelosh Nika e kupton ku kishte ra dhe “ligëshgtohet”,  por Nikë Leka, burri i Kastratit e djal oxhaku e malesh kreshnike me besë e kanun e qetëson Gjeloshin me veprime  vëllazerore e miqësore duke i dhanë  me  hangër e me pi , duke e veshë e mbathë, dhe kur niset me e percjellë i jep edhe një armë  dhe  strajcen me bukë.. Nike Leka  duke e percjellë Gjeloshin naten deri sa e çon në  kufi të Kastratit me Hot, gjatë gjithë rrugës kishte mendua me vedin (por pa u tundur asnjëherë), se gjaksi i vëllaut që më ra në derë pa dijtë gja as ai , as unë, e ka çua vet Zoti  te unë per ta falur  këtë trim dhe gjakun e vëllaut tim , se  ne jemi vëllazen malësor e shqiptar dhe kemi një  gjakës e armik të perbashkët që na ka zapua  trojet tona , lirinë tonë, dhe  për të luftuar  këtë armik të perbashkët duhet të  falim njeri tjetrin , e të mos falim kurrë armikun turk dhe anmiqët e tjerë. Nikë  Leka pasi e kishte  peshuar mirë këtë mendim , ai sapo desht të ndahet me Gjelosh Nikën , e merr grykë e perqafon dhe i thotë: “ Gjelosh  Nika të kjoftë falë gjaku i vëlluat tem”. Ata perqafohen përsëri dhe jo shumë kohë më vonë ata së bashku  do të  luftonin e merrnin  një gjakë të perbashkët , duke  luftuar  kundër gjakësit të vertetë  , armikut  të shqiptareve  pushtuesit turko-osman… Duke i ardhur fundi kësaj   kujtese sado të vogël , për trimat e mëdhenjë hotjanë, kastratas e malësorë, mendova ta mbylli me vargjet e këngës që u kushtohet  Gjelosh  Nikës e Baca Gjekës:

”Kush  Lufton  n’ata  shkrepa ?

Gjelosh Nika e Baca Gjeka ,

Me gajret po vinte deka.

Ma gajret tue u hallaktë ,

More turq na paçi  n’qafë ,

Se na desim për erz e besë ,

Se na shkrihemi për jetesë ,

Se na desim per token e t’parëve ,

Si gjithmonë  kombi i shqiptarëve ,

Që nuk u shtrohet anadollakëve ,

Shqipnin prej kthetrave tueja ,

Na vetë do ta shlirojmë ,

Edhe atdheun e  t’parëve ,

Na bijt  e tij do  t’a gëzojmë ,

Dhe djal mbas djalit  në lumni ,

Do ta trashigojmë ket’Shqipni .”

(Kënga është citim i imi nga Ditari i një Zemrës së Lendueme-1- ,fq.214 të Prekë Grudës). 

Nderim të pakufishem për këta burra  trima, të besës dhe atdhetarisë,  shembull i trashigimisë e virtyteve më të vlefshme të Malësisë e Shqiptarisë dje, sot dhe nesër…  

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 175
  • 176
  • 177
  • 178
  • 179
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT