• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shën Tereza dhe Prof. Gëzim Alpion në Vatër

May 1, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në selinë e Federatës Pan Shqiptare Vatra u organizua një takim mbresëlënës midis komunitetit shqiptar dhe Prof.Gëzim Alpion. 

Prof.Gezim Alpion mbajti leksionin “Mother Teresa and the Illyrian Foundations of Western Civilization”.

Tubimin e hapi z.Elmi Berisha kryetar i Vatrës i cili i përshëndeti plot përzemërsi pjesëmarrësit dhe iu uroi mirëseardhjen Prof.Gëzim Alpion.  Editori i Diellit z.Sokol Paja moderoi këtë aktivitet të rëndësishëm.  

Prof. Alpion gjatë studimit të tij shpjegon me fakte historike se Iliria i hapi dhe ndriti rrugën qytetërimeve greke dhe romake, ashtu si vitet e formimit të Nënë Terezës qe janë jetike për të kuptuar figurën e jashtëzakonshme fetare.  

Në leksionin e tij ai pohoi se figura e madhe e planetit Shën Tereza kërkon midis studiuesve shqiptarë dhe te huaj një bashkëpunim për të arritur në përfundime të sakta shkencore.

Me një elekuencë në të folur dhe tejet bindëse ai foli për rrugëtimin dhe punën e tij studimore për 20 vjet rreth Nënë Terezës.  E dhimbshme ishte kur solli tragjedinë që kishte pësuar Nënë Tereza kur ishte fëmijë e cila ngeli që në moshën nëntë vjece pa baba.  Babai i saj Kolë Bojaxhiu ishte nje figurë e njohur dhe me emër në Shkup, ai e donte arsimimin shqip të fëmijëve, ishte një burrë i ditur, dhe pikërisht atdhetarizmi i tij ishte vënë në shënjestër të sllavëve ndaj dhe ata e helmuan derisa sa vdiq.  Aq shumë helm i kishin hedhur në trup saqë kur e varrosën, arkivolin ia ndërtuan me alumin me qëllim që të mos infektonte të tjerë përreth.  Duke e spjeguar në anën psikologjike, sociologjike ai tha se babai i saj pati një ndikim të fuqishëm ne jetën dhe në formimin e saj.  

Ai solli portretin shpirtëror të Nënë Terezës në Shkup ku jetoi fëmijërinë, plus vdekjes së babait ajo ndjeu dhimbjen nga afër të gjashtë personave të familjes.  Ai argumentoi se dhimbja që ndjeu bëri të dëgjojë thirrjen e Zotit si babai hyjnor i saj.  Me krenari tha se Shën Tereza ka frymëzuar njerëzimin se cfarë është mirësia, shpirtgjerësia, shërbimi dhe dashuria për njeri tjetrin.  

Prof.Albion ishte i ftuar nga Universiteti “Georgetown” dhe Universiteti i Harvardit universitete shumë të mirënjohura në botë.   

 Prof.Alpion është një nga autorët më autoritare në botë dhe të besueshëm të studimit rreth veprës së Nënë Terezës. Ai me fakte shkencore, historike, ka ditur ta sjellë shenjtoren shqiptare dhe të gjithë botës si një nga humanistet më të mëdha dhe më të përkushtuara në botë.

Profesor Gëzim Alpion punon në Universitetin “Birmingham” të Anglisë, si dhe që nga viti 2002 është anëtar i Departamentit të Sociologjisë.  

Nënë Tereza është perëndeshë e frymëzimit, bamiresise, ndihmës së tejskajshme të të braktisurve, të sëmurëve, është sinteza e një popullit të lashtë sa vetë njerëzimi.

E shtuna e fundit e prillit në New York u bë dhe më pranverore ngase midis nesh ishte Shën Tereza, prof. Alpion dhe Vatra e Nolit dhe e Konicës.

30 Prill, 2022

Bronx, New York

Filed Under: ESSE Tagged With: Kozeta Zylo

PARADOKSET E JETËS

April 29, 2022 by s p

SONILA PACOLLI /

A jeni ndalur ndonjëherë vetëm për një çast dhe keni pyetur vetën se cili është realiteti i jetës sonë? A po cili është paradoksi i vërtetë i saj? A është ajo një provë apo thjesht një veprimtari e caktuar jetësore? A je i/e ri/e në moshë dhe jeta jote sapo ka filluar, apo një i/e moshuar ku kanë kaluar shumë vite dhe je përpjekur vazhdimisht ta bindësh vetën se e mira s’ka ardhur ende. Kur në realitet e mira ka ardhur por ti nuk e ke parë. Ke takuar me qindra  njerëz por askush nuk të ka prekur të vërtetën deri në çastin kur jeta jote ndryshon dhe merr kah tjetër përgjithmonë. Ke hedhur një shikim dhe ke parë se ditët, javët, muajt, vitet kanë kaluar pa të lajmëruar. Për të gjitha këto unë kam një përgjigje, të lutem më dëgjo me vëmendje, ashtu sikur ti, edhe unë ekzistojë në një kohë moderne por nëse jemi të sinqertë dhe të drejtë me njëri-tjetrin ne jetojmë në një periudhë historike ku ndryshimi jo gjithmonë është pozitiv dhe ndodh aq shpejtë saqë fillojmë të mendojmë për të tashmen kur në të vërtetë ajo tashmë largohet. Por tani me mendjen tënde do të jesh konfuz apo jo? Dhe do të më pyesësh mua, pse ndodh e gjitha kjo? Më lejo të tregoj. E gjitha kjo ndodh sepse jetojmë në kohën kur luajmë me piano por nuk vlerësojmë gishtat, e ruajmë frymën nga vjedhësit kur vjedhësit jemi vetë ne. Përpiqemi ta shumëfishojmë pasurinë tonë por zvogëlojmë vlerën tonë e ndoshta edhe të tjerëve. Sot gjithmonë e më shumë zbulojmë krijesa të reja por jo krijesën brenda nesh. Hukasim duart nga i ftohti dhe injorojmë dorezat e ngrohtësisë e të cila janë të mykura nga petku i krenarisë. Ne kohët e sotme që jemi nën ndikimin e internetit kemi krijuar shume mure ndarëse dhe jemi ftohur shumë. Saqë edhe kur të mundohemi të krijojmë një urë edhe e vogël të jetë është shumë e vështirë ta gjesh sepse kemi ndërtuar porta të larta. Dhe vazhdojmë e ndajmë pajisje teknologjike por jo komunikim real, kalojmë gjysmën e kohës në zyre por takohemi me  njëri-tjetrin shumë rrallë, ndajmë atome por nuk eliminojmë paragjykimet, ndërtojmë ndërtesa të larta kur kemi pikëpamje të ngushtë dhe më e keqja, investojmë në vulgaritet por jo në fitimin e njohjes dhe dijes koncize. Sot ne shkruajmë shumë por flasim rrallë. Kemi mësuar si të jemi të shpejtë por jo si të presim. Është koha e udhëtimeve të gjata, e pelenave që hidhen, e dinjitetit që hidhet, e marrëdhënieve një ditore. Jemi në kohën e ushqyerjes së shpejtë por tretjes së ngadaltë, kur ena e përçmon përbërësin, është koha kur ke gjithçka në vitrinë por jo edhe disa minuta. Shëndetësia jonë sot çdo ditë zhvillohet por shëndeti jonë dobësohet, përpiqemi ta pastrojmë ajrin por kemi ndotur shpirtin.Ne urrejmë shpesh dhe dashurojmë rrallë, të gjithë sot jemi të mbi shkolluar por të nën kualifikuar është koha kur ka më shumë rëndësi pamja e jo personaliteti më shumë veshja e jo intelektualiteti, në kohën kur arkivoli ka më shumë rëndësi sesa i vdekuri. Por a jemi të varura nga të gjitha këto ? Mmm…Prit të mendoj. Të gjitha këto ndodhin para syrit tënd e timit, dhe ne veprojmë sikur kemi kohë, sikur kemi gjithçka, e sikur dimë gjithçka. Ti arrite të më dëgjosh mua deri këtu, ma do mendja se nuk e dëshiron një gjë të tillë. Nëse nuk e do, atëherë përpiqu sado pak ta ndryshosh për të mirë.  Kurrë mos harro se një ndryshim sado i vogël i yti mund të sjell një ndryshim të madh për dikë tjetër. Ke parasysh bukuria e vërtetë e diellit vërehet më së miri në agim edhe pse audienca është ende në gjumë.

Filed Under: ESSE Tagged With: sonila pacolli

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright

April 28, 2022 by s p

Washington DC, 27 prill 2022/


Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, znj. Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.Në kuadër të ceremonisë, Kryeministri dhe Presidentja patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, z. Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, z.Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, znj. Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, z. Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel.

Filed Under: ESSE

Znj.Donika Gërvalla ZV/Kryeministre e Kosovës, ministre e jashtme dhe e Diasporës midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” NY

April 25, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Atdhe, Zoti im,Edhe pse larg, vetëm tek ty përkundem me ninulla,Në të vetmin djep me shqiponjë gdhendur,Me emrin Kosovë, me emrin Shqipëri!Në mjediset e Qendrës “Illyria” në Bronx siguruar nga z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit’, mësuesit, nxënësit dhe prindërit e Shkollave Shqipe “Alba Life” në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online mirëpritën me plot respekt dhe dashuri ZV/Kryeministren, Ministren e Jashtme dhe të Diasporës, znj.Donika Gërvalla e cila kishte shprehur dëshirën për t’u takuar në Shkollën Shqipe në Bronx.Zonja Gërvalla është e bija e Jusuf Gërvallës, poet, muzikant dhe gazetar kulturor, si dhe disident i regjimit të Titos. Në vitin 1980, u detyrua të arratisej në Gjermani, pas dy vjetesh në janar 1982, shërbimi i fshehtë jugosllav do t’i vriste të atin, xhaxhain, Bardhosh Gërvalla, si dhe shokun e tyre, Kadri Zekën.Znj.Gërvalla ishte e shoqëruar nga znj.Liza Gashi zv/ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shefi i kabinetit z. Sharr Jakupi si dhe nga anëtaret e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York si z.Lulzim Krasniqi dhe znj.Teuta Hyseni.Në hyrje të qendrës “Illyria” Zonjës Donika Gërvalla iu dhura një buqetë me lule nga nxënësja e talentuar e shkollës Simelba Xhaferri. Zonja Gërvalla u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit në klasë. Më duhet të shtoj këtu, ndonëse të gjitha shkollat Shqipe “Alba Life” në New York ishin në javën e pushimeve të pranverës, përsëri ata që kishin mundësi dhe nuk kishin ikur me pushim jashtë Nju Jorkut morën pjesë në nderim dhe respekt të Kosovës sonë martire. Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i shkollave Shqipe “Alba Life” në emër të bordit dhe të stafit të mësuesëve i uroi mirëseardhjen znj.Donika Gërvalla dhe përshëndeti gjithë të pranishmit. Ai bëri një paraqitje të shkurtër të themelimit të shkollave shqipe, punës së mësuesëve, prindërve dhe nxënësve. Puna me shkollat shqipe në Diasporë nuk ka qenë e lehtë, pasi mësimi i gjuhës shqipe bëhet pas programit të mësimit në shkollat amerkane, por në bashkëpunim të ngushtë me koordinatorët, mësuesit dhe gjithë prindërit kemi qenë të suksesshëm. Mësuesit punojnë profesionalisht dhe kanë ditur të sjellin përvojën e tyre të mësimdhënies duke e ushtruar me metodat bashkëkohore dhe frytdhënëse. Shkolla Shqipe “Alba Life” nuk e ndërpreu asnjëherë mësimin gjatë dy vjetëve të pandemisë, por ishte e para që hapi klasa në Online, program që iu bashkuan shkollat në Chicago, Halifax në Kanada si dhe nxënës nga vende të ndryshme të botës. ZV/Kryeministrja, Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës znj.Gërvalla ipërshëndeti të gjithë të pranishmit plot përzemërsi dhe i falënderoi për mikpritjen. Ajo falënderoi themeluesit dhe drejtuesin Zylo, gjithë mësuesit, koordinatorët, prindërit dhe nxënësit që vinin në shkollë për të mësuar Gjuhën Shqipe, që aq shumë sakrifikuan të parët tanë për ta ruajtur Gjuhën tonë të shenjtë. Zonja Gërvalla e njihte mirë Diasporën, problemet e ndryshme që ajo has gjatë rrugës, shkollat shqipe etj. duke sjellë shembull vecanërisht me Gjermaninë në të cilën ka jetuar. Prindërit në radhë të parë duhet t’ju mësojnë fëmijëve gjuhën e nënës, t’i edukojnë me dashurinë për Atdheun në bashkëpunim me mësuesit dhe shkollat. Zonja Gërvalla solli shembull me bijën e saj Nora dhe kujdesin që duhet të kemi si mësues në ushtrimin e metodave të mësimdhënies sa më efikase, sa më të kuptueshme për nxënësit, pasi dihet që fëmijët e lindur dhe rritur jashtë trojeve e kanë më të vështirë mësimin e Gjuhës Shqipe. Duke bashkërenduar punët, doemos që rezultatet do të jenë më të dukshme. Me thjeshtësinë që e karakterizon ajo tha se pres propozime konkrete nga ju dhe si ta përmirësojmë punën me shkollat shqipe në Diasporë. Diskutuan dhe dhanë mendime të vyera si Dr.Manjola Duli, mësuese Majlinda Tafaj dhe z.Jojo Luncaj, prind. Në këtë takim disktuoi znj.Liza Gashi zv/ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Zonja Gashi foli për lidhjet e ngushta që duhet të krijohen midis shkollave shqipe në Diasporë dhe programet unike që duhet të kenë në dispozicion mësuesit. Pas diskutimeve nxënësit dhanë një program të shkurtër artistik ku kori këndoi këngën: Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë, nxënësi excellent Jozef Juncaj intepretoi himnin e Flamurit Kombëtar, Arelt Xhaferri një nxënës që premton shumë për të ardhmen intepretoi poezi për Kosovën. Programi u mbyll me valltarët e shkollës të cilët intepretuan vallen e famshme të Tropojes nën kujdesin e mësuese Tafaj. Ishte një ditë e bukur, e këndshme më thanë plot kënaqësi nxënësit, prindërit, koordinatoret mësuesit si Xhaferri, Duli, Tafaj, Hasanaj, Topollaj, duke folur fjalë miradie për ministren dhe ekipin e saj që e shoqëronte, ata shprehën mirënjohjen dhe shpresuan se do të realizohen disa projekte në lidhje me shkollën Shqipe “Alba Life”, New York.U ndamë duke i uruar punë të mbarë në Kosovë dhe mirë ardhshi përsëri. Së shpejti do të sjellim kronikën e përgatitur nga TV “Alba Life” filmuar nga Elton Xhaferri bashkëpunëtor. 23 Prill, 2022Staten Island, New York+40People reached0EngagementsBoost postLikeCommentShare

Filed Under: ESSE

BURGJET RUSE (DHE TURKE) TË STËRMBUSHURA

April 22, 2022 by s p

Nga GIAN ANTONIO STELLA/

A I keni parasysh tmerret e burgjeve ruse të denoncuara nga Amnesty international, nga OJQ të ndryshme e më shumë nga sito gulagu.net? Rrahjet, shtazëritë, të burgosurit të hedhur nga dritaret, poshtërimet, përdhunimet në burgun e Saratovit e burgje të tjera të dokumentuara nga filmime rrënqethëse, të mbledhura nga ish i burgosuri Sergej Saveljev dhe të postuara on-line në mijra siti, gazeta e televizione të gjithë botës (I frikshëm shërbimi i Le Iene) me një të tillë ndikim sa të detyrojë Moskën të premtojë korigjime?

Ndoshta nuk do të jenë të gjithë kështu, burgjet e Shën Petërsburgut e të Petropavlovskit, por trullos  njohja e faktit se sa janë njerëzit e burgosur në Rusi: gati gjysëm milioni. Një e treta e 1.414. 172 burrave e grave që në janarin 2021, e dhëna më e vonë, figuronin të burgosur në 49 administratat burgosëse të Shteteve antarë të Këshillit t’Evropës. Janë numëra të nxjerra nga dosia  Prisons and Prisoners in Europe 2021 nën kujdesin e Marcelo F. Aebi, Edoardo Cocco, Lorena Molnar&Mélanie M. Tiago e sapo botuar nga Universiteti i Lozanës, në të cilën lexohet pikërisht se në vitin 2021 të burgosurit ishin 53.329 n’Itali, 59.045 në Gjermani, 62. 673 në Francë, 87.035 në Britaninë e Madhe kundrejt 275.115 në Turqi dhe 478.714 në Rusi. Nëntë herë më shumë se tek ne.

Ndërsa në raport me popullsinë, në çdo 100.000 banorë (pak a shumë ata të Andrias) ishin 90 të burgosur në Itali, 162 në Shqipëri, 176 në Estoni, 179 në Poloni, 180 në Republikën Çeke, 190 në Lituani, 192 në Sllovaki, 215 në Azerbaixhan, 231 në Gjeorgji, 325 në Turqi (i vetmi Vënd pa një të shkuar komuniste) dhe 328 në Federatën Ruse. Një e dhënë, me gjasë e rritur me rrjetatat e fundit të atyre që i janë kundërvënë mësymjes së Ukrainës.

Të kërshërishme, nëse nuk do të fusnin të dridhurat, fjalët e thëna nga Matteo Salvini  në marsin 2017, mbas njërit nga arrestimet e Aleksei Navalnit, i paracaktuar të humbiste pjesërisht pamjen sepse i goditur në sy nga hedhja e zeljonkës, për t’u helmuar më pas me gazin nervin e së fundi i kthyer në Moskë, për t’u përplasur në burg për nëntë vite: “Më duket e tepruar të krijohen heroj të rinj. Është e sata sajesë mediatike. Un jam për lirinë e mendimit. Dhe jam gjithmonë për manifestimet e autorizuara. Por nuk më duket se kjo ishte e autorizuar”. Akoma më e rëndë do t’i duket, në kohën e Covidit përdorimi i pompave të ujit mbi neofashistët e Forcës së Re….

“Corriere della Sera”, 12 prill 2022    Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: ESSE Tagged With: Eugjen Merlika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 178
  • 179
  • 180
  • 181
  • 182
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT