• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Poezi nga Ismail Gashi Sllovia PSE TE KERKOJ…?

March 31, 2022 by s p

PSE TE KERKOJ…?!!!

Çdo ditë

Të kërkoj

I shtyer nga ndjenja

Instikti më shtyjnë

Të çmallem

Me ty.

Brenga me pushton

Të vij tek Ti

Të gjej aty

Të mbetur

Pafajësisht

Në udhëkryq

Tash e sa kohë.

Gjyshi është

Me ty

Gjithherë

Në rrugë të jetës.

Nuk mbetësh

Kurrë në udhëkryq

Pa kahje

Adresë e vendbanim

Nga nisesh në rrugëtimin

Ku kthehesh

Në banim.

TOKA E RE

Me Faustin                      

Do të krijojmë

Tokë të re.

T’i zbrazim

Ujërat e Kënetës

Së Maliqit

E ujërat

E detit.

Do të bëjmë

Toka të reja

Pa matje gjeodezike

Pa kontest pronash

Të gjitha

Do të jenë

Toka

Në pronësi tona.

RASTETISJA

 Rastisi edhe sot

Data ters.

U takuam shkurt

Rrënzë një shtëpie

Afër shtëpisë sonë.

Biseduam shkurt

Ti mbyllur në veturë

Une jashte saj.

Folëm me frigë

E gjestikulacion

Dronim urrejtjes.

Ne u çmallem

Nga malli i vjetër

Dhe brega e rënd

Qe ndalon takimet

Tona të përmallshme

Për inat kanunit

Ia thyem noçkën.

Filed Under: ESSE

HISTORITË E NJË FERRI TË NJË PYELLI NË TOKË

March 30, 2022 by s p

“Den konstiga skogan”-” Pylli i çuditshëm”

Një tregim marrë nga lirbi me titull ”Den konstiga skogan”-” Pylli i çuditshëm”, në gjuhën suedeze botuar nga autori Sokol Demaku, libri është botua në vitin 2019, ku paraqet Luftën e  lavdishme të popullit shqiptar kunder okupatorit slav në Kosovë 1998–1999. Libri ka bërë jehon tek lexuesi suedez deri me tani.

Ky tregim i dedikohet një martiri nga fshati Rezallë vrarë nga fallanga serbe në fsahtin Rezallë e re sot 23 vite më parë, emnri i personit është ndryshua nga autori, ndersa ngjarja është e përjetuar.

Një varr pa emër

Ishte pasdite. Të gjithë refugjatët ishin mbledhur në malin e madh afër lumit Klina. Të gjithë donin të dinin më shumë për situatën, çfarë do të ndodhte dhe ku do të shkonim. Ne ishim të shqetësuar për jetën tonë, por askush nuk mund të na ndihmonte. Se humbëm gjithçka, askujt nuk i interesonte. 

     Feka, njëri nga burrat, ai u nisë i vetëm në rrugë. Ai ndjehej i shqetësuar, nuk mund të qëndronte ulur dhe të zinte ven diku. Kishte diçka në trupin e tij që e detyroi të largohej te merrë rrugë për të parë se si ishte situata në fshat. 

     Ishte udhëtimi i tij i fundit. Askush nuk e dinte atëherë, por ne e morëm vesh më pas. 

     Feka përfundoi në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Ai u rrethua dhe u rrëmbye nga falanga. Gjuha që flisnin ishte e huaj për Fekën, kishte vetëm pak fjalë që kuptonte. Ata që e kapën ate menduan se ai nuk donte të fliste gjuhën e tyre, nuk e kuptonin se nuk e njihte atë gjuhë. Ata mendonin se Feka ishte një person i rëndësishëm, një kundërshtar që kishte një detyrë me rëndësi për të kryer, siç ishte spiunimi. 

     E lidhën Fekën me fije teli, e lidhën rreth një peme që ndidhej pranë çadrave ku flinin. 

    Ai shtrihej aty, si një qen pa pronar. 

    Çdo ditë bëhej gjithnjë e më keq. Ai torturohej dhe merrej në pyetje çdo ditë. Çfarë po bënte ai atje? Ishte vetëm ai? 

     Netët ishin të ftohta. Më në fund, trupi nuk i përballoi dot torturat. Pas katër ditësh, Feka ishte i pa jetë. Ai humbi jetën nga torturatë e gjakpirësve i lidhur me fije teli në duar, këmbë dhe qafë. 

     Askush nuk kujdesej për të, ushtarët kalonin pranë trupit të pajetë sikur të kalonin një kufomë. Vetëm dy ditë më vonë e mbështollën trupin e tij me batanije dhe e varrosën. Asnjëri prej tyre nuk e dinte se kush ishte ai dhe nga vinte. 

     Ata festuan vdekjen e Fekës duke qëlluar me armë. 

     Disa të rinj i kishin parë të gjitha. Tre ditë pas varrimit, morën guximin dhe shkuan te varri. Ata e morën trupin për ta varrosur në një vend tjetër. 

     Të rinjtë bënë më të mirën e mundshme në varrim, por nuk e dinin se kush ishte Feka, nuk e njihnin. 

     – Do ta varrosim njeriun, por nuk e dimë se kush është. Dhe si do ta dinë të dashurit e tij që ai është varrosur këtu? 

     – Shiko, ai ka të mbathura këpuca të reja. Mund t’ia heqim dhe t’i vendosim mbi varr. Kush e di, ndoshta lufta do të përfundojë së shpejti dhe njerëzit do të fillojnë të kërkojnë të zhdukurit e tyre. 

     Feka kishte gjashtë fëmijë, tre djem dhe tre vajza. Më i madhi jetonte prej kohësh në Gjermani dhe kishte një punë atje. Kur filloi lufta, ai kishte vizituar familjen e tij dhe kishte blerë rroba dhe këpucë për të gjithë. Këpucët që Fekës i bleu djali i tij që i kishte të mbathura kur u vra nga falanga. Kështu u gjet trupi i tij. Nëpërmjet një palë këpucësh që qëndronin në një vend të sapogërmuar mbi një varr. 

     Nuk ishte vetëm Feka që u varros pa emër, ishin qindra shqiptarë. Shumë kohë më pas, kishte familje që nuk kishin gjetur familjarë të vdekur gjatë luftës. 

En grav utan namn

Det var eftermiddag. Alla flyktingar hade samlats vid det stora berget nära floden Klina. Alla ville veta mer om läget, vad som skulle hända och var vi skulle ta vägen. Vi var oroliga för våra liv, men ingen kunde hjälpa oss. Att vi förlorat allt, ingen brydde sig om det.

Feka, en av männen, gick ensam iväg. Han kände sig orolig, kunde inte sitta i lugn och ro. Det fanns något i hans kropp som tvingade honom att gå iväg för att se hur läget var i byn.

Det blev hans sista resa. Ingen visste det då, men vi fick veta det efteråt.

Feka hamnade på fel plats under fel tidpunkt. Han omringades och blev kidnappad av falangen. Språket de talade var främmande för Feka, det var ett fåtal ord han förstod. De som fångade honom trodde att han inte ville prata deras språk, de förstod inte att han inte kunde det. De trodde att Feka var en viktig person, en motståndare som hade en uppgift att utföra, som att spionera.

De band Feka med tråd, fäste honom runt ett träd som låg nära tälten där de sov.

Han låg där, som en hund utan ägare.

Varje dag blev det värre och värre. Dagligen blev han torterad och utfrågad. Vad gjorde han där? Var han ensam?

Nätterna var kalla. Till slut klarade kroppen inte av dem. Efter fyra dagar var Feka utan liv. Han förlorade sitt liv bunden med tråd om händer, fötter och hals.

Ingen brydde sig om honom, soldaterna gick förbi den döda kroppen som om de passerade ett kadaver. Inte förrän efter två dagar lindade de hans kropp med filtar och begravde honom. Ingen av dem visste vem han var eller varifrån han kom.

De firade Fekas död genom att skjuta med vapen.

Några ungdomar hade sett allt. Tre dagar efter begravningen tog de mod till sig och gick till graven. De hämtade kroppen för att begrava på en annan plats.

Ungdomarna gjorde sitt bästa vid begravningen, men de visste inte vem Feka var, kände inte honom.

– Vi ska begrava mannen, men vi vet inte vem han är. Och hur ska hans nära och kära veta att han är begravd här?

– Titta, han har nya skor på sig. Vi kan ta av dem och lägga på graven. Vem vet, kanske det snart blir slut på kriget och folk börjar leta efter sina saknade.

Feka hade sex barn, tre pojkar och tre flickor. Den äldsta var sedan länge bosatt i Tyskland och hade arbete där. När kriget började hade han besökt sin familj och köpt kläder och skor till alla. De skor Feka fått av sin son hade han haft på sig när han dödats av falangen. Det var så hans kropp blev funnen. Genom ett par skor som stod på en nygrävd plats.

Det var inte bara Feka som var begravd utan namn, det hände hundratals albaner. Långt efteråt fanns det familjer som inte hade hittat familjemedlemmar som dött under kriget.   

Filed Under: ESSE

HINDIANI DHE ANGLEZI, MËSIMI I TOLSTOIT

March 30, 2022 by s p

Nga GIAN ANTONIO STELLA/

“Gjatë luftës hindianët kishin zënë rob një të ri anglez: e lidhën në një pemë me synim që t’a vrisnin. Një plak hindian u avit dhe tha: “Mos e vrisni, nëmani mua”. Shokët e tij i a dhanë. Hindiani plak e zgjidhi anglezin, e çoi në kasollen e tij, i dha për të ngrënë dhe i përgatiti një dyshek për natën. Të nesërmen në mëngjes, hindiani e urdhëroi anglezin t’a ndiqte. Ecën për një copë here e kur qenë pranë fushimit anglez, hindiani tha: “Shokët e tu kanë vrarë tim bir dhe un të shpëtova jetën: ti kthehu tek të tutë, e vazhdo të vrasësh”. Anglezi u mrekullua dhe tha: “Përse tallesh me mua? E di se shokët e mij kanë vrarë birin tënd. Çfarë pret të më vrasësh?”. Atëherë hindiani tha “Kur po të vrisnin, m’u kujtua im bir, e pata mëshirë për ty. Nuk po tallem me ty: kthehu tek të tutë, e madje vazhdo të vrasësh, nëse është kjo ajo që dëshiron!”. Dhe hindiani e la të lirë anglezin.”

Kurrë si në këto ditë apokalipsi , bombardimesh, kufomash të shtrira nëpër rrugë, grash të masakruara me fëmijën e vogël në bark, ikje biblike nga ferri dhe urrejtje, urrejtje, urrejtje, i a vlen të rilexohet ky tregim shumë i shkurtër i Lev Tolstoit, i titulluar Hindiani dhe anglezi i marrë nga Katër librat e leximit të shkruar nga autori i pamatshëm i Lufta e Paqja. Një përmbledhje, shpjegon Ermanno Olmi në parathënien e një botimi të ri, “Shkruar nga shumë duar, në bashkëpunim ndërmjet një gjeniu universal të letërsisë”, kontit Lev Nikollajeviç Tolstoi, pikërisht, që kishte ngritur në çiflikun e tij në Jasnaja Poliana, të parën nga dy shkollat, “dhe nxënësve të vegjël bij të muzhikëve, fshatarëve rusë, gjithmonë analfabetë e që, ende n’atë kohë ndërmjet !870 e !875, i përkisnin me trup e me shpirt zotërisë, në të njëjtën mënyrë të kafshëve”.

Një përzjerje e përgjithëshme e dëshëruar nga shkrimtari i shtyrë nga një ide: “Kush duhet të mësojë të shkruajë: djemtë e fshatit nga ne, apo ne nga djemt e fshatit?”. Një shkollë që, duke rilexuar ngazëllimin e regjizorit, ishte “karakterizuar nga një metodologji pedagogjike që do të kishte gjetur kundërshtinë e sistemit shkollor rus, sepse ishte bazuar mbi lirinë e nxënësve dhe pjesëmarrjen e tyre aktive gjatë mësimeve”. Sillu e përsillu, gjithmonë aty kthehemi: ka rusë e rusë…

“Corriere della Sera”, 15 mars 2022     Përktheu Eugjen Merlika   

Filed Under: ESSE

Sfidat e sigurisë përballë një bote në ndryshim

March 29, 2022 by s p

Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ

Zv/Presidënt i Shoqatës “Skëndërbej”

Në vazhdim të shkrimit të javë së kaluar, po sjell diçka për sfidat e sigurisë përballë një bote në ndryshim.

Nga kohërat e lashta e deri më sot, krizat politike dhe konfliktet, ngelen  një dukuri dhe veprimtari që edhe për shumë kohë,  do të jetë komponent dhe pjesë e historisë së njerëzimit. Në qoftë se bota e djeshme  e polarizuar aq shumë për shkak të Luftës së Ftohtë, pati uljet dhe ngritjet e saj, evidentoi më se një herë momente të ballafaqimit bërthamor që vetëm frika e shfarosjes, i detyroi politik bërsitë dhe vendim marrësit në çështjet globale, të  jenë shumë të matur.  Kur në sfond bëhet fjalë për luftën e tretë botërore të radhës, të gjithë ndalen dhe mendohen. Duke pare atë që po ndodh në Ukrainë, shtetet demokratike dhe udheheqëse të demokracisë në botë po mundohen që të gjejnë shkaqet kryesore, çka mund të jenë kërcënime për fillimin e konflikteve të reja dhe të ndermarrin veprimet e nevojshme për të parandaluar konfliktet si ato etnike apo civile. 

Zhvillimet e situatave të sigurisë gjatë dekadave të fundit, evokuan një mesazh të fortë se përmbysja e sistemit komunist në Evropën Lindore dhe mbarimi i Luftës së Ftohtë në vitet ’90 të shekullit 20-të, nuk sollën eleminimin e kërcënimeve dhe rreziqeve kryesore në Europë dhe në botë, por i ridimensionoi dhe i rriti më shumë ato. Ndryshimet social-politike përveç progresit sollën dhe paradokse të tilla si: U rrëzuan muret e larta, por ndodhën eksode “biblike” nga vendet e lindjes drejt perëndimit; muret e betonit u zëvendesuan me barrierat e vizave. U hapen kufijtë për lëvizjen e lirë, por shpejt ato u shfrytëzuan nga  grupet e krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terroristët. Futja e teknologjisë së sofistikuar solli progres, por njëkohësisht sofistikoi operacionet e paligjshme të grupeve të krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit, etj. 

Problemi i shtetit është ndërtimi i një strategjie të qëndrueshme dhe efektive përballë një bote politike në ndryshim dhe të trazuar. Pavarësisht nga vështirësitë për të kuptuar ndërveprimin e entiteteve politike, shteti dhe institucionet përkatëse duhet të përpiqen të kuptojnë natyrën e problemit, të parashikojnë rrjedhojat e mundshme dhe të përcaktojnë një kurs strategjik që të mund të arrijnë objektivin e dëshiruar. Në të njëjtën kohë, ata duhet të kuptojnë natyrën komplekse të  mjedisit të sigurisë në tërësi dhe të mjedisit strategjik të sigurisë në veçanti dhe të jenë të përgatitur për pengesat e papritura dhe mundësitë e paparashikuara që mund të rrjedhin prej tyre.U krijuan ose rikrijuan  shumë shtete të reja territoriale, por nuk pati një mekanizëm të njohur për rregullimin e kufijve midis tyre. Dizintegrimi i disa vendeve të Lindjes (vendet e  ish Bashkimit Sovjetik) dhe Ballkanit, përveç krijimit të shteteve të reja, degjeneroi në konflikte të armatosura dhe pastrime etnike, si në Bosnje, Kosovë dhe tani lufta në Ukrainë.

Pas Luftës së Ftohtë  hierarkia e fuqisë botërore ishte e tillë: SHBA, superfuqi e vetme, por me një Kinë konkurente për të vendosur diktatin, sidomos atë ekonomikë; Rusia e papërfillshme njësoj si në shekullin e XVII në kohën e Pjetrit, por tani me përpjekje për të vendosur një status të ri, pasi  si furnizues energjie tendenca e saj për ta përdorur atë si instrument për presion politik do të vazhdojë të rritet më shumë; Franca dhe Anglia fuqi rajonale; Gjermania dhe Japonia fuqi të mëdha ekonomike por pa një forcë mbrojtëse të vetën ushtarake, me përpjekje tani për tu fuqizuar edhe në këtë aspekt. Statusi i BE, e paaftë për të hartuar një platformë të përbashkët  politike, e prirur të merret më tepër me hallet dhe problemet e veta të brëndëshme.Kjo situatë e brëndëshme e BE u shfrytëzua nga Rusia dhe sulmojë pa asnjë shkakë Ukrainën.

Shekulli i kaluar, është përkufizuar si shekulli i luftrave të nxehta dhe të ftohta të zhvilluar nga fuqitë e mëdha derisa arriti ne holokaustin bërthamor të superfuqive, fatmirësisht të shmangur. 

Pas viteve 90-të, luftrat globale nuk u zhdukën por ato vetëm se ndryshuan trajtë. Luftra në Azi, në Afrikë,  në Ballkan dhe së fundmi në Ukrainë, tregon se paqja botërore ështe e kërcënuar. Me shuarjen e Luftës së Ftohtë u shuajt edhe frika për një konfrontim të mundshëm bërthamor midis superfuqive, por në horizont u shfaqën luftra të reja. Rreziku bërthamor u bë evident, sepse pas shpërbërjes së BS arsenali bërthamor u përpjestua në ish-Repuplikat e tij: Ukrainë, Bjellorusi, Kazakistan. Kështu shantazhi bërthamor mori tjetër dimension gjeopolitik. 

Po ç’po bëhet me organizatat ndërkombëtare që kontribuojnë për sigurinë dhe stabilitetin në zonën Euro-Atlantike, në veçanti OKB, NATO, BE, OSBE ashtu si dhe organizata të veçanta rajonale të sigurisë euro-aziatike. Këto institucione, disa të krijuara menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, iu është dashur të adaptohen me ambjentin mjaft të ndryshëm të sigurisë që u krijua pas Luftës së Ftohtë dhe më pas me ndryshimet që erdhën pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.  Po kush është roli i organizmave të sigurisë dhe veçanërisht i NATO-s. Ajo si në vitin 1950 ndjente nevojë për një aleancë me të madhe për shkak të pasigurisë në rritje. Ishte edhe një frikë tjetër: ringritja e rregjimeve autoritare, bile dhe diktatoriale. Përdorimi i forcës ushtarake ruse për të shtypur popullin çeçen dhe së fundmi përpjekjet për pushtimin e Ukrainës, tregon se edhe Rusia vetë nuk është e qëndrueshme në rrugën e demokracisë. Nëse dëshironim që paqja të ruhej në botë duhej që NATO-s t’i jepej një rol politik më i rëndsishëm dhe se kjo do të ishte një mënyrë që amerikanët të zhvillonin dialogun dhe komunikimin me partnerët e tyre në Evropë.

Pas Luftës së Ftohtë edhe fenomeni i shpërbërjes së Jugosllavisë prodhoi kriza në Ballkan. Dhe kjo vinte për shkak se, Jugosllavia ishte ngritur pas Luftës së Parë Botërore, si një sajesë diplomatike dhe jo me vullnetin e popujve që e formuan. 

Kjo krizë pati efekte globale sepse solli edhe njëherë përplasjet e reja midis armiqësive të vjetera të Rusisë, si mbrojtëse historike e sllavëve dhe SHBA-ve e  Evropës nga ana tjetër. Por tashmë që pas viteve 90-të konflikti ideologjik ka ndryshuar natyrë duke marrë profil etnik dhe ekonomik. Kina komuniste sot nuk e ka për gjë që të bëjë lidhje me të gjithë shtetet e perëndimit. Konflikti midis komunizmit dhe kapitalizmit tashmë po lind probleme dhe fërkime për shkak të rivalitetit ekonomik. Ajo që ka ndodhur midis SHBA-së dhe Japonisë do të ndodhë në të gjithë botën.

Marrëdhëniet SHBA- Evropë pas shndërrimit në BE kanë ndryshuar. BE pas traktatit të Mastrihtit është e vendosur vetëm në mbrojtjen e interesave të veta. Kjo shprehet me faktin se politika e jashtme dhe ajo e sigurisë hartohen vetëm brenda kuadrit të BE-së. Deviza e tyre ështe se BE mund të qëndrojë vetëm mbi vende që janë të pavarur. 

Me daljen e një Evrope Perëndimore të unifikuar dhe një Kine të zhvilluar bota është duke u ndarë në tre fuqi të mëdha. Me rënien e Perdes së Hekurt, ndarja e dikurshme ideologjike është duke ia lënë vendin një ndarje tjetër që është më e thellë, më e vjetër, më komplekse, më e mprehtë, që përfshin shumë aspekte të jetës, ekonomike, politike, psikologjike, kulturore, fetare, ndarja veri –jug. Veriu i pasur dhe Jugu i varfër, krahas luftës që duhet ndalur me çdo kushtë dhe mjetë,  kjo është sfida më e madhe sot në përmasa Globale.

Në trajketoren e këtyre lëvizjeve, ndryshimeve, konflikteve dhe implikimeve që ndodhin sot në pikat e ndryshme të globit tokësor, ajo që preket më shumë se kushdo është siguria. Dihet se situata e përgjithshme e sigurisë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Ndërsa janë fashitur kërcënimet e vjetra, vendin e tyre e kanë zënë sfida të reja dhe shumë me të frikshme. Disa segmente të krimit të organizuar si: terrorizimi, trafiqet e paligjshme, shfrytëzimi i qënieve njerëzore, korrupsioni i zyrtarëve të lartë etj, kanë sjellë pasoja të rënda jo vetëm në jetët njerëzore, por edhe në pastabilitetin ekonomik e politik dhe sigurinë e vendeve me demokraci të brishtë. Përveç progreseve në disa vende të Evropës Lindore ka patur edhe regrese e sfida të vështra si: tronditje sociale, anarki, dhunë, cënime kushtetuese dhe deri në rrezikim të sigurisë e integritetit të vendit dhe rajonit, si në Ukrainë. Pra, siguria e trazuar është produkt i  një bote të trazuar.   

Postulati kryesor që del nga sa më sipër është tepër lakonik; siguria që ndryshon në një botë në ndryshim. Ky ekuacion është i thjeshtë në dukje, por cilësia e produktit (siguria e qëndrueshme) kërkon gjenerim idesh, parashikim skenarësh, mjete paqësore, ndërmjetësim e zgjidhje konfliktesh, forcimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, ndergjegjësim, përfshirjen e të gjithë aktorëve faktorëve të tjerë të shoqërisë. Prandaj, preokupimi i madh njerëzor për paqen dhe sigurinë në botë ka nxitur mendimin e ri, për vetë idetë, sensibilitetet, projektet dhe vizionet tona për të përballuar sfidat e së nesërmes, të cilat qëndrojnë në themel të sigurisë, konfliktit dhe paqes. 

New York Mars 2022

Filed Under: ESSE

Një pyetje për spiunët (apo patronazhistët!): Sa vota sjellin 20,000 vende pune në administrate?

March 28, 2022 by s p

Albanian Economist/

Ajo që shihet në grafikët më poshtë duhet të jetë alarmante për të gjithë ne. Administrata sot duhet të ishte me e vogël se asnjëherë më parë të paktën për dy arsye:1. Popullsia sot është më e ulëta e 30 viteve të fundit.2. Ne duhet të kishim përmërisuar efiçencën e administrates dhe si rrjedhojë për të njëjtat shërbime duhet të kishim më pak të punësuar.Mirpo ajo që ka ndodhur duke filluar nga 2017 është që administrata ka pësuar një rritje të shpejtë nga rreth 165,000 në 185,000 në vitin 2021. Edhe pse është e vështirë të vërtetohet dyshimet janë të forta që kjo është bërë për qëllime elektorale. Këtij dyshimi i shtohet edhe fakti që para zgjedhjeve të fundit administrata u rrit me rreth 12,000 vende pune në vetëm pak muaj. Disa u punësuan vetëm ditë para zgjedhjeve.Nëse punësimi në administrate është përdour për të blerë vota atëhere PSja mund të ketë marrë 40,000 – 80,000 vota më shumë vetëm nga kjo shtesë e administrates (kjo nëse marrim që një i punësuar në administrate sjell 2 – 4 vota).Ajo që vihet re është se administrata si përqindje e popullsisë është më e larta që nga viti 2001. Po ashtu ne kemi një nga administratat më të mëdha në Europe duke u rënditur në vendin e katërt. Në fakt kjo ishte në vitin 2016 dhe duke parë rritjen nga viti 2017 me gjasa mund tja kemi kaluar edhe Danimarkës.Administrata në vitin 2020 ishte sektori i tretë si përqindje e PBBsë dhe sipas Revistës Monitor “në disa qarqe, administrata publike është punëdhënësi më i madh dhe sektori me peshën më të lartë në ekonomi.”E fundit, për ata që mund të thonë se kjo nuk prish punë sepse rrit punësimin në vend, mund tju them vetëm që gjatë komunizmit ne nuk kishim papunësi dhe përsëri ishim shumë të varfër. Prandaj, rritja e punësimit nuk është qëllim në vetvete, ne duam më shumë të punësuar sepse kjo nënkupton më shumë prodhim dhe mirqënie dhe kjo është e vështirë të thuhet për të gjithë administratën që ne kemi sot.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 182
  • 183
  • 184
  • 185
  • 186
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT