• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAKING A DIFFERENCE: “WOMEN ROLE MODELS”

March 25, 2025 by s p

Dr. Iris Halili

Twenty years ago, in Paris, I was invited by UNESCO as one of six women worldwide to deliver a speech titled: MAKING A DIFFERENCE: ‘WOMEN ROLE MODELS.

Distinguished Mr. D’Orville,
Distinguished Madams,

One of the reasons I gladly accepted this invitation is the compelling theme of this gathering — encouraging women to share their experiences and successes. This alone is something special, as the history of women openly narrating or confessing their personal and professional journeys has always been distinct from that of men.

Throughout history, we encounter countless instances where men have narrated, proclaimed, and even boasted of their achievements. In contrast, women’s voices, in this regard, have been fewer and far between.

There are many reasons for this, one of which lies in the biological nature of womanhood itself, which often positions us “in waiting,” encouraging a more reserved demeanor. However, the deeper roots lie in the societal structures established over centuries, where male-dominated models shaped civilizations, conditioning women to withhold expression and limit self-assertion. We are reminded of the prevailing Latin phrase, Tota mulier in utero — “The woman is nothing but a womb,” a sentiment that underscored patriarchal norms for generations.

Economic developments that confined women to domestic roles, educational systems that differentiated between genders, cultural processes, sexual identities, and reproductive expectations — all contributed to reinforcing a patriarchal framework.

In my lectures on feminist literature at the University of Tirana, I often stress this historical imbalance. When Virginia Woolf, one of the leading figures of global feminism, emerged (1882–1941) and began publishing her works, readers were still accustomed to perceiving women only through the narratives written by men. From the time the poetess Sappho wrote about the feminine soul — herself being a woman — two and a half millennia passed in which women rarely wrote about themselves or others in the realms of philosophy, poetry, prose, or academic discourse.

This long-standing male interpretative lens has shaped our position in society. Whether or not men realized that their standards were subjective, defined solely from a masculine point of view, is now a matter for historical debate. However, the past cannot be undone.

What is encouraging, though, is that today women increasingly define their own standards. In less than a century, stagnant energies and hidden potentials are being reawakened and re-dimensioned.

Returning to the heart of this meeting, I am optimistic that this gathering serves as a celebration of women’s self-proclamation of their values and accomplishments — in a world where men have traditionally held the privilege of self-promotion without inhibition.

If I were to briefly encapsulate my own journey, I would simply call it “the challenge of change.” I say this as someone who made a daring career shift after investing many years in academia.

It has now been three years since I accepted the role of Chief of Cabinet to the President of Albania.

When the President first invited me to his office and offered me this position, I was stunned. I stood between two conflicting emotions. The first was hesitation: I had never worked in this field, let alone in politics, and at just thirty-one years old, stepping into such a significant leadership role meant leaving behind my daily academic work with students to lead an office among highly experienced colleagues.

The second emotion was excitement — the desire to embark on a new professional journey, one that marked a significant step in my career, albeit in an entirely different direction.

In the end, the excitement prevailed, and I accepted the challenge.

Looking back now, I can confidently say I made the right decision. I discovered that the female spirit, when paired with determination, is capable of adapting and excelling in vastly different domains. This drastic shift allowed me to realize that I could not only manage an office but lead the highest office of the Head of State.

By embracing change, after nearly a decade immersed in literary studies and feminist literature, I unearthed a hidden passion, a new dimension of myself, and a will to exercise leadership beyond the academic sphere. I accepted change with the belief that women possess an abundance of energy, intuition, and determination to achieve excellence.

What I reflect on now is that we must demonstrate, both to ourselves and to society, that beyond our foremost vocation — motherhood — we are fully capable of excelling in any field, provided we are entrusted with the opportunity, but more importantly, provided we have faith in ourselves.

When my former academic colleagues ask me why I made such a bold shift in my career, I always give them a short and honest answer: because I wanted to prove my potential — to myself. Could I lead beyond a lecture hall? Could I manage complex situations and teams?

Yes, I took a risk, but I believed in the power of transformation and the extraordinary richness of the feminine experience.

I firmly believe that in this era of boundless choices, we should explore every opportunity that allows us to manifest our identity, intellect, and inherent humanism.

As I wrote this speech, I kept thinking of the renowned French feminist Simone de Beauvoir. Perhaps it is because I am here, in her beloved Paris, speaking on topics she championed. In her seminal work The Second Sex, I am often drawn to her incisive words: “When a woman seeks to be defined, she begins to say: ‘I am a woman!’” And indeed, de Beauvoir was right — we women are deeply aware of what we represent, of our values, and the power of our boundless potential.

Allow me to conclude on this note of optimism — one that reflects the transformation I embraced in both life and career, fueled by the confidence instilled by our feminine consciousness and our innate pursuit of excellence.

So, rather than giving this speech a title, I will leave you with a simple epilogue, a call to action for all women here today — and beyond:

“Remind yourself that you are capable of excelling in any profession, believe in your potential, and never shy away from testing new challenges. You never know — what you choose to pursue tomorrow may become even greater than what you are doing today.”

Thank you!

Një nga arsyet pse pranova me kënaqësi këtë ftesë është tema frymëzuese e këtij takimi — të inkurajojmë gratë të ndajnë përvojat dhe sukseset e tyre. Vetë kjo përbën diçka të veçantë, pasi historia e grave që rrëfejnë hapur udhëtimin e tyre personal dhe profesional ka qenë gjithmonë ndryshe nga ajo e burrave.

Në historinë e njerëzimit hasim me qindra e mijëra raste kur burrat kanë rrëfyer, shpallur dhe ndonjëherë edhe mburrur me arritjet e tyre. Ndërkohë, zëri i grave në këtë drejtim ka qenë më i rrallë.

Arsyet janë të shumta, njëra prej të cilave qëndron edhe te natyra biologjike e gruas, e cila shpesh e vendos “në pritje,” duke e shtyrë drejt një sjelljeje më të tërhequr. Por rrënjët më të thella qëndrojnë te strukturat shoqërore të ndërtuara ndër shekuj, ku modelet e civilizimeve me dominim mashkullor kushtëzuan gratë të mos shprehnin lirshëm mendimet dhe potencialin e tyre. Kujtojmë shprehjen latine që për shekuj me radhë shënjoi këtë mentalitet: Tota mulier in utero – “Gruaja nuk është gjë tjetër veçse një mitër.”

Zhvillimet ekonomike që i lanë gratë për shekuj të tërë brenda shtëpisë, sistemet arsimore që dalluan gjinorët, proceset kulturore, ndërtimi i identiteteve seksuale dhe roli i riprodhimit biologjik – të gjitha këto kontribuan në krijimin dhe forcimin e një shoqërie patriarkale.

Në ligjëratat e mia për letërsinë feministe në Universitetin e Tiranës, shpesh theksoj këtë pabarazi historike. Kur Virginia Woolf, një nga figurat më të rëndësishme të feminizmit botëror (1882–1941), nisi të botojë veprat e saj, lexuesit ishin ende mësuar të shihnin gruan vetëm përmes rrëfimit që burrat kishin shkruar për të. Nga koha e poeteshës Safo, e cila shkroi për shpirtin e gruas, e deri në kohët moderne, kanë kaluar dy mijë e pesëqind vjet ku gratë nuk shkruan as për veten e as për të tjerët (kur them shkruan, kam parasysh filozofinë, poezinë, prozën, librat edukativë etj.).

Pikërisht për këtë arsye, për dy mijë e pesëqind vjet, gratë janë lexuar dhe interpretuar sipas shijes dhe perceptimit mashkullor. Standardet e përcaktuara prej tyre kanë ndikuar pozicionin tonë në shoqëri. Nëse burrat e kanë kuptuar apo jo që këto standarde ishin subjektive, kjo mbetet një çështje që sot mund ta diskutojmë, por nuk mund ta ndryshojmë atë që historia ka përcaktuar tashmë.

Fatmirësisht, sot, gruaja po shfaqet gjithnjë e më shumë si përcaktuese e standardeve të veta dhe duket se, brenda më pak se një shekulli, energjitë e saj të fjetura dhe potencialet e saj po rizbulohen dhe po riformësohen.

Kjo është arsyeja pse rikthehem te mesazhi i fillimit dhe shpreh optimizmin tim që ky takim është një festë e vetëpohimit të vlerave të grave, në një shoqëri ku burrat kanë pasur gjithmonë traditën e vetëpromovimit të pakushtëzuar.

Nëse do të duhej të përmbledh shkurt rrugëtimin tim, do ta quaja thjesht “sfida e ndryshimit.” E them këtë si një njeri që bëri një kthesë të guximshme në karrierë, pasi kisha investuar shumë vite në botën akademike.

Kanë kaluar tashmë tre vjet që nga dita kur pranova postin e Shefes së Kabinetit të Presidentit të Shqipërisë.

Kur Presidenti më ftoi në zyrën e tij dhe më komunikoi dëshirën për të më besuar këtë detyrë, u ndjeva e befasuar. Dilema ime qëndroi mes dy ndjenjave të kundërta. E para, hezitimi, sepse nuk kisha punuar kurrë më parë në këtë fushë, aq më tepër në sektorin politik, dhe në moshën tridhjetë e një vjeçare pranimi i kësaj detyre nënkuptonte të lija pas punën e përditshme me studentët dhe të drejtoja një zyrë të rëndësishme mes kolegësh me përvojë të gjatë.

Ndjenja e dytë ishte dëshira për të përjetuar një eksperiencë të re pune, e cila do të shënonte një hap të madh në karrierën time, edhe pse në një drejtim krejtësisht të ndryshëm.

Në fund, dëshira për sfidën e re triumfoi dhe e pranova këtë përgjegjësi.

Sot, kur kthehem pas, mund të them me bindje që mora vendimin e duhur. Zbulova se shpirti i gruas, i pajisur me një vullnet të veçantë, është i aftë të përshtatet dhe të shkëlqejë në fusha të ndryshme. Kjo kthesë e thellë më dha mundësinë të kuptoj se mund të drejtoj jo vetëm një auditor, por edhe zyrën më të lartë të Shtetit.

Duke pranuar ndryshimin, pas gati një dekade të lidhur me studimet letrare dhe letërsinë feministe, zbulova një prirje tjetër, një pasion të fshehur dhe një dëshirë për të provuar veten përtej botës akademike. Pranova ndryshimin me bindjen se ne, gratë, jemi të mbushura me energji, intuitë dhe vullnet për të arritur përsosmërinë.

Ajo që shpesh mendoj sot është se duhet t’i tregojmë vetes dhe shoqërisë që përveç “profesionit të parë” – atij të mëmësisë – ne dimë të realizohemi në çdo fushë, mjafton të na besohet dhe, mbi të gjitha, të kemi besim tek vetja.

Kur ish-kolegët e mi akademikë më pyesin pse bëra këtë kthesë të guximshme në karrierë, gjithmonë u përgjigjem shkurt dhe sinqerisht: sepse doja të provoja potencialin tim — për veten time. A mund të drejtoja përtej një leksioni? A isha në gjendje të menaxhoja situata komplekse dhe ekipe pune?

Po, rrezikova, por besova në fuqinë e transformimit dhe në pasurinë e jashtëzakonshme të përvojës femërore.

Jam e bindur se sot, në një epokë me zgjedhje të pafundme, duhet të eksplorojmë sa më shumë mundësi që na lejojnë të shfaqim identitetin tonë, intelektin tonë dhe humanizmin tonë të lindur.

Ndërsa shkruaja këtë fjalim, nuk di pse më vinte ndër mend vazhdimisht feminisja e njohur franceze, Simone de Beauvoir. Ndoshta sepse ndodhem këtu, në Parisin e saj të dashur, dhe flas për tema të cilat ajo i mbrojti me pasion. Në veprën e saj monumentale Seksi i Dytë, më ka mbetur në mendje një shprehje e saj shumë e goditur: “Kur një grua kërkon të vetëpërcaktohet, ajo fillon të thotë: ‘Jam grua!’” Dhe de Beauvoir ka të drejtë — ne, gratë, e dimë fare mirë çfarë përfaqësojmë, njohim vlerat tona dhe fuqinë e potencialeve tona të pashtershme.

Më lejoni ta përmbyll këtë fjalim me një notë optimizmi — një pasqyrim të transformimit që pranova në jetën dhe karrierën time, të ushqyer nga besimi që më jep ndërgjegjja femërore dhe dëshira për të arritur përsosmërinë.

Prandaj, në vend që të vendos një titull për këtë fjalim, po e përmbyll me një epilog të thjeshtë, një thirrje për të gjitha gratë këtu sot — dhe përtej këtij paneli:

“Thuaji vetes që mund të bësh çdo profesion më mirë se një burrë, beso tek potencialet e tua dhe mos ndalo kurrë së provuari sfida të reja! Nuk i dihet kurrë — ajo që zgjedh të bësh nesër mund të jetë edhe më e sukseshme se ajo që ke zgjedhur të bësh sot!”

Faleminderit!

Filed Under: ESSE

Votimi është irracional, emocionet fitojnë gjithmonë…

March 24, 2025 by s p

Artan Nati/

Shumica prej nesh e kanë pak idenë se sa shumë ndjenjat tona i japin formë politikës sonë. Kur flasim për politikë, ne priremi të pretendojmë se votimi është në fund të fundit një zgjedhje racionale. Megjithatë, vitet e fundit, një numër në rritje i provave ka treguar se sjellja jonë politike drejtohet më shumë nga emocionet dhe më pak nga racionaliteti. Vendimi për të dalë dhe për të votuar është në vetvete një vendim irracional. Shkencëtarët politikë e quajnë atë si “paradoksi i votimit”. Votimi përfshin përpjekje të konsiderueshme, të cilat duhet të kompensohen nga një përfitim i konsiderueshëm nëse vendimi do të jetë racional. Por secili prej nesh veç e veç ka pothuajse zero ndikim në rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë gjithë historisë së demokracisë nuk ka pasur asnjë zgjedhje kombëtare askund në botë që të përcaktohej me një votë të vetme.

Pse votojmë megjithatë? Arsyeja është se votimi është një aktivitet emocional dhe deri diku argëtues. Nëse vota jonë nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve, atëhere ne do të kishim rënë dakord me shumë të tjerë që të qëndronim në shtëpi. Por jo. Ne dëshirojmë të jeni aty për të votuar, sepse votimi ka të bëjë më shumë me shprehjen e emocioneve sesa me pasojat.

Ideologjia gjithashtu ka të bëjë kryesisht me emocione dhe pothuajse fare me racionalitet. Imagjinoni një botë në të cilën ideologjia sundohej nga racionaliteti pa asnjë paragjykim. Në një botë të tillë do të kishte pak vend për debat politik mes njerëzve inteligjentë. Nëse të gjithë do të ekspozoheshim ndaj të njëjtave fakte, do të përfundonim në të njëjtat përfundime. Do të na duheshin ende parti dhe zgjedhje pasi interesat tona nuk janë identike. Por ne kurrë nuk do të qëndronim të ndarë për çështje të tilla si se cila politikë ekonomike do të përfitonte shumica e shqiptarëve, ose cila politikë do të ishte më efektive për trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si të thuash ujku dhe qengji do të hanin bashkë në mbretërinë e paqes. 

Fakti që ne vazhdojmë t’i debatojmë këto çështje pafundësisht, dhe megjithatë duket se nuk pajtohemi kurrë, sugjeron se ka diçka në ideologji shumë larg racionalitetit. Kjo gjë tjetër është shija subjektive, e cila, në një masë të madhe, formësohet nga qenia jonë emocionale. De gustibus non est disputandum (Për çështjet e shijes, nuk mund të ketë mosmarrëveshje), siç thotë shprhja latine dhe, në të vërtetë, mosmarrëveshjet nuk ndihmojnë kurrë për të kapërcyer ideologjitë kundërshtare.

Në rrethanat kur arsyeja është në kundërshtim me shijen subjektive, është subjektiviteti që vendos dhe racionaliteti bëhet skllav i subjektivitetit. Në shumicën e rasteve, ne priremi t’i kushtojmë vëmendje në mënyrë selektive provave që konfirmojnë orientimin tonë politik, ndërsa pretendojmë se konflikti midis arsyes dhe shijes nuk ekziston. Sa nga miqtë tanë që e konsiderojnë veten si të majtë do të pranonin se ndërsa ishin të neveritur nga ideja e bashkëpunimit dhe shpesh e nënshtrimit ndaj oligarkëve, totalsht në kundështim me filozfinë e të majtës, mundohen ta justifikojnë dhe shpesh mohojnë atë. Gjithashtu sa prej të majtëve në Shqipëri ndihen mirë me faktin se Edi Rama, një nga nismëtarët e lëvizjes demokratike, është në krye të PS dhe pas fitores së Trampit në USA i hedh poshtë idealet e të majtës. Sa nga miqtë tanë që e konsiderojnë veten si të djathtë janë komod me faktin se lideri i PD-së ishte komunist dhe sekretar partie, totalisht në kundështim me filozfinë e të djathtës. Sa nga të djathtët, disidentët dhe ish-persekutuarit e regjimit komunist, ndjejnë paqe kur dalin kundër Amerikës dhe pro liderit të tyre, kur ky i fundit shpallet non grata. Sa nga të majtët dhe të djathtët tanë ndihen komod kur dy liderët e partive të mëdha bien dakort që të ruajnë statuskuonë me listat e mbyllura, e gjitha kjo në kurriz të meritokracisë dhe interesave të vendit. Ku janë këta dashnor të demokracisë dhe disident të komunizmit, por heshtin për interesa të vogla racionale, por aspak parimore.

Ideologjia mund të na largojë nga sensi i përbashkët. “Ne edhe bar do të hamë, por kurrë nuk do të shkelim parimet” thoshte diktatori i komunizmit. Ata shkaktuan një ferr për popullin dhe një parajsë dhe pushtet të pakufizuar për vete. Po kështu socialistja nga Berati u drejtohej drejtuesve të PS-së se vetëm ata të mos përçaheshin, por socialistët do t’u jepnin atyre gjithçka. Po ashtu PD-ja do të shkaktonte përleshjen e vëllavrasëse për të marrë selinë e PD-së në 2022,e gjitha kjo në emër të besnikërisë ndaj liderit shpirtëror dhe jo ndaj racionalitetit

Dëshira jonë për ideologji do të thotë gjithashtu se ne duam që politikanët tanë të jenë ideologë. Psikologu Vittorio Caprara dhe bashkëpunëtorët e tij në Universitetin Sapienza të Romës treguan se votuesit kërkojnë të votojnë për politikanë që kanë një personalitet të ngjashëm me veten e tyre. Ideologjia është shpesh mjeti me të cilin politikanët na përcjellin personalitetin e tyre. Politikanët që nënvlerësojnë ideologjinë janë etiketuar gabimisht nga ne si oportunistë që janë në politikë për veten e tyre dhe jo për publikun. Kështu ndodhi me Shkëlqim Canin, kur doli kundër aferave korruptive të Ramës. Kur primaret u hodhën poshtë nga lideri i opozitës, askush nuk ngriti zërin e racionalitetit. Duke kuptuar dëshirën tonë për ideologji dhe natyrën tonë njerëzore mëkatare dhe të brishtë, ndoshta një ditë mund të heqim dorë nga ajo.

Por dëshira jonë për ideologë ka një çmim, sepse krijon stimuj të gabuar për politikëbërësit tanë. Politikanët janë shumë më racionalë se ne votuesit. Ata udhëhiqen kryesisht nga instinkti i tyre për mbijetesë politike. Nevoja jonë që ata të ndjekin një ideologji do të thotë se ata do t’i binden asaj për të na qetësuar. Ata madje besojnë në ideologjinë e tyre për të na bindur se do ta bëjnë këtë. Por kjo është pikërisht kundër interesave të publikut. Nuk mund të ketë ideologji që është superiore në të gjitha çështjet dhe në të gjitha rrethanat, përveç ideologjisë së zgjedhjes së politikës më të mirë për secilën çështje veç e veç dhe pavarësisht nga orientimi politik. Ne kemi nevojë që politikanët tanë të marrin vendime të zgjuara politike që janë në përputhje me interesin publik. Ndonjëherë një vendim i tillë i zgjuar është i majtë, në raste të tjera, konservator ose i djathtë. Ne nuk kemi nevojë që ata të na imponojnë ndjenjat e tyre morale subjektive ose të përdorin politikat si një mjet shprehjeje emocionale.

E lindur në fund të shekullit të 19-të me premtime të mëdha për një shoqëri më të mirë, ideologjia në fund të shekullit të 20-të nuk ka asgjë për të treguar në vetvete, përveç qindra miliona të vdekurve, të vrarë nga tre ideologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave: Hitleri, Stalini dhe duhet shtuar këtu edhe diktatori ynë. Duke kuptuar dëshirën tonë për ideologji, ekziston mundësia që një ditë të jemi në gjendje ta heqim dorë nga ajo. Kur kjo të ndodhë, të gjithë do të jemi më mirë

Filed Under: ESSE

Afrim Serbi-Hungari, mbi linja nacionaliste dhe euro-skeptike, tendencë për një bllok pro-rus në Evropë

March 21, 2025 by s p

Hisen Berisha/

Formimi i një aleance ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiq pretendon se një iniciativë e tillë shkel Marrëveshjen e Armëve të Firences të vitit 1996. Kjo marrëveshje, e nënshkruar mes Kroacisë, RFJ-së dhe Bosnje-Hercegovinës, synonte të rregullonte balancën ushtarake pas luftërave të viteve ‘90. Po t’i referohemi investimeve në armatosje të Serbisë, atëherë ajo marrëveshje është tejkaluar, ngase e para nuk ekziston më RFJ-ja dhe e dyta, Serbia është shndërruar në hegjemon ushtarak në rajon dhe faktor destabiliteti e rreziku për shtetet fqinje.

Megjithatë, sot, Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s dhe Kosova aspiron të bëhet pjesë e aleancës, prandaj çdo bashkëpunim mes tyre është i natyrshëm dhe legjitim. Pretendimet e Vuçiqit janë një përpjekje për të manipuluar opinionin publik, duke e paraqitur Serbinë si viktimë të një rrethimi të supozuar nga fqinjët.

Në realitet, bashkëpunimi mes tre shteteve synon forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, duke u integruar në strukturat euro-atlantike. Kjo nuk është një aleancë për kërcënim ndaj ndonjë vendi, por një hap për të siguruar paqen dhe mbrojtjen ndaj sfidave të sigurisë që paraqiten nga aktorë destabilizues. Në këtë drejtim, Serbia, në vend që të kërkojë të minojë këtë bashkëpunim, duhet të rishqyrtojë politikën e saj dhe të përafrohet me Perëndimin, nëse synon paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Për të kundërshtuar këtë zhvillim, Vuçiq po promovon idenë e një aleance me Hungarinë e Viktor Orbanit, një lëvizje që duket më shumë një manovër politike sesa një projekt real ushtarak. Hungaria është anëtare e NATO-s dhe çdo marrëveshje e saj me Serbinë duhet të respektojë detyrimet e saj ndaj aleancës veri-atlantike. Megjithatë, një afrim i tillë Serbi-Hungari, i bazuar mbi linja nacionaliste dhe euro-skeptike, mund të sinjalizojë një rritje të tendencave për ndarje brenda BE-së dhe përforcimin e një blloku pro-rus në Evropë.

Në këtë situatë, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe NATO-n, duke mos rënë në provokime dhe duke vazhduar të konsolidojë partneritetet strategjike që garantojnë sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të vendit dhe rajonit.

Filed Under: ESSE

Nonat kanë një bukuri mahnitëse!

March 20, 2025 by s p

Agim Baçi/

Damarët aq pranë lëkurës, janë fjalë pa mure,

fjalë aq të forta dashurie,

sa të duket se gjithnjë është hera e parë që i flet, dhe dridheshin i tëri.

Por Nona është e kujdesshme, dhe dridhjet e tua, ja faturon dorës së saj,

dhe ti bindesh, se Nona, mjafton të hapë gojën dhe gjithçka është kaq e fortë,

sa vetë dashuria.

Unë dridhem dhe shoh dorën e saj.

Më pëlqen roli i ri që merr përpara meje,

sikur është plakur pak.

O Zot sa e bukur bëhet kur ka sigurinë se po luan më mua,

edhe kur do të më bindë se është plakur.

Dhe unë, fëmijë i përhershëm, i bindem fjalëve të saja,

ashtu si aktori do spektatorin që ndjek gjithçka.

Nona dirigjon përkëdheljet e saj me damarë të dukshëm,

e unë mahnitem, sa bukur i luan të gjitha rolet,

edhe sikur është plakur pak.

Si fëmijë i vogël përpara saj

nuk kam fuqi të them asgjë,

thjesht e pranoj rolin e saj.

Pastaj mërmëris pranë veshit të saj-

“Je u bukur Nona,

më pëlqen se si merr rolet

që të më kënaqësh mua gjithmonë”.

Ajo vijon të luajë me këmbëngulje rolin e një gruaje të moshuar,

duke besuar se unë vijoj të jem i biri me të cilën ajo kënaqet sa herë beson që e ka arritur qëllimin, të marrë çdo rol.

…Nonat nuk plaken kurrë,

ato bëjnë vetëm lojë

dhe e shfaqin gjithçka në lëkurë,

duke treguar rrugët drejt zemrës,

pa u lodhur kurrë të tregojnë sa na duan,

dhe zgjedhin të dridhen për ne…

Filed Under: ESSE

BIBLIOTEKA KOMBËTARE E SHQIPËRISË JU FTON NË ÇELJEN E EKSPOZITËS ME DORËSHKRIMET PERSONALE DHE PREMIERËN E DOKUMENTARIT “POROSIA E FUNDIT” E NAUM PRIFTIT

March 19, 2025 by s p

BIBLIOTEKA KOMBËTARE E SHQIPËRISË JU FTON NË ÇELJEN E EKSPOZITËS ME DORËSHKRIMET PERSONALE DHE PREMIERËN E DOKUMENTARIT “POROSIA E FUNDIT” E NAUM PRIFTIT.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT