• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Arsimi është puna e jetës time

April 27, 2016 by dgreca

Nga  Dr. Jill Biden. {Zonja Biden}/

Përktheu për “Diellin”, Herion Kërcelli/

Kur presidenti dhe zëvendës presidenti ishin zgjedhur për herë të parë drejt Shtëpisë së Bardhë më 2008, unë i thashë burrit tim Joe se, dëshiroja të vazhdoja  që të jepja mësim. Afërsisht tetë vjet më vonë, ja ku kam, – ende jap mësim Anglisht me kohë të plotë tek një kolegj professional,  në veri të Virgjinias.  Si një arsimtare për gjithë jetën, unë jam krenare që jam pjesë e një administrate që u zotua të investojë tek studentat tanë dhe të kthejë premtimin e sistemit Amerikan të edukimit. Nga dita e pare , ne e kemi bërë arsimin një prioritet. Kjo  nga investimi në arsimin e fëmijërisë te hershme deri tek shtimi i studentëve që diplomohen nga shkolla e mesme. Gjithashtu nga bërja e universiteteve më të përballueshëm për qytetarët  drejt forcimit të partneriteve mes kolegjeve profesionalë dhe nënpunësve, meqëllimqë të krijojë brezin tjetër të punëtorëve te aftë. Por ne nuk ndalojmë këtu.  Në javët e ardhëshme, ne do të nxjerrim në pah studentët e kombit tonë, arsimtarët- dhe progresin që  kemi bërë  këta shtatë vite.  Dje, Joe{Biden} dhe unë vizituam Kolegjin Profesional të Philadelphias si pjesë e #HeadsUpAmerica . Një ditë e vecantë për të  nxjerrë në pah progresin që kemi bërë me programet falas të kolegjit profesional në shkallë vendi  dhe të lajmërojmë ndihmat financiare  që do përdoren për arësimimin pa pagesë  në kolegjet profesionale. Të paktën 27 programe falas të kolegjit profesional janë lancuar në shtete, komunitete, dhe kolegje profesionale individuale gjatë vitit 2015, prej adresës Bashkimi i Shtetit  të Presidentit. Dhe 17 shtete të tjera kanë prezantuar legjislacionin për ta bërë  falas kolegjin profesional në gjithë shtetet. Këto programe do të ndihmojnë  miliona studentë të përgjegjshëm  për tu bërë pjesë  e  arsimit të lartë dhe mundësisë për një jetë më të begatë. Ne gjithashtu do të festojmë hapat e mëdhenj  që kemi bërë së bashku për të rritur numrin e të diplomuarve  në universitete,  duke i bërë ata më të përballueshëm për të gjithë studentat. Nesër, si pjesë e iniciativës të saj “Shko Më Lart”, Zonja e Parë do të festojë Ditën e Firmosjes së Universitetit ne Qytetin e New Yorkut, duke i bashkuar në Diten e Firmosjes së Universitetit  dhe shumë të tjerë rreth vendit. Të flasësh rreth progresit që kemi bërë së bashku që ti bëjmë kreditë studentore më të përballueshme, si  të ndihmojmë më shumë Amerikanë të mbulojnë pagesat mujore të kredisë, apo nëpërmjet planeve e projekteve të vecanta të mbështetura nga Shtëpia e Bardhë. Për këtë në mbarë vendin do krijohen zyra të vecanta informacioni. Të premten, si pjesë e iniciativës të Forcave Bashkuese, unë do të vizitoj një shkollë të mesme në Florida. ku do njoftoj përfundimin  e zotimit për të mbështetur fëmijët  me familje ushtarake dhe për të përmirësuar arsimin STEM në shkollat e lidhura ushtarake.  Dhe javën tjetër, presidenti do të presë s Mësuesin më të mirë të Vitit dhe arsimtarët  më të mirë nga klasat  në shkallë vendi.  Ne do ti falenderojmë ata për punën e madhe, kontributin dhe përkushtimin e tyre drejt progresit që kemi bërë në përmirësimin e arsimit shtatë vitet e fundit. Unë gjithashtu kam ftuar Mësuesit e Vitit 2016 drejt residencës së Zëvendës presidentit në Observatorin Detar, për të nderuar punën e arritjet e mësuesve. Si një mësuese e vjetër, unë besoj se arsimi është baza për të ndërtuar një jetë më të mirë. Ndërkohë administrata jonë ka bërë hapa të mëdha  për ta bërë arsimin një realitet për më shumë Amerikanë. Dhe në të ardhmen ne do të mbajmë punën (dhe mësimin) që tu sigurojmë të gjithë Amerikanëve  mundësinë për të mësuar. Që cdokush  të ketë  aftësitë për të arritur suksesin, të ecë në karrierë dhe të sigurojë një të ardhme më të ndritur për veten e familjet e tyre.

Falemnderit,

Dr. Jill Biden

Education is my life’s work.

When the President and Vice President were first elected to the White House in 2008, I told my husband Joe that I wanted to continue teaching. Nearly eight years later, here I am – still teaching English full-time at a community college in northern Virginia. As a lifelong educator, I am proud to be part of an administration that is committed to investing in our students and restoring the promise of the American education system. From day one, we have made education a priority – from investing in early childhood education to ensuring that more students graduate high school, and from making college more affordable to strengthening partnerships between community colleges and employers to create the next generation of skilled workers.But we’re not stopping there. In the coming weeks, we’re going to be highlighting our nation’s students, educators — and the progress we’ve made over the past seven years. Today, Joe and I are visiting the Community College of Philadelphia as part of the#HeadsUpAmerica day of action to highlight the progress we’ve made on free community college programs nationwide and to announce new grants to create and expand tuition-free training at community colleges. At least 27 new free community college programs have launched in states, communities, and individual community colleges since the President’s 2015 State of the Union address. And 17 other states have introduced legislation to make community college free statewide. These programs will help to provide millions of responsible students with access to higher education and the opportunity for a more prosperous life. We’ll also celebrate the strides we’ve made together to increase the number of college graduates, make college more affordable, and expand college opportunities for all students. Tomorrow, as part of her Reach Higher initiative, the First Lady will be celebrating College Signing Day in New York City, joining in the 1,000 College Signing Day events happening around the country. To talk about the progress we’ve made together to make student loans more affordable, like helping more Americans cap monthly loan payments through plans like the President’s Pay As You Earn plan, we’ll host student reporters from around the nation for our first-ever White House College Reporter Day. On Friday, as part of my Joining Forces initiative, I’ll visit a high school in Florida to announce the completion of a commitment to support military-connected children and improve STEM education in military-connected schools. And next week, the President will host the National Teacher of the Year and great educators from classrooms across the country to thank them for their hard work and dedication and celebrate their contributions to the progress we’ve made in improving education over the last seven years. I’ve also invited the 2016 State Teachers of the Year to the Vice President’s Residence at the Naval Observatory for a reception in honor of this accomplished group of teachers. As a teacher, I believe education is the foundation for building a better life. While our administration has made strides to make education a reality for more Americans, we’re going to keep working (and teaching) to make sure all Americans have the opportunity to learn the skills they need to succeed, grow into careers they love, and provide a brighter future for their families.

Thanks,

Jill

Dr. Jill Biden
@DrBiden

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Arsimi, Dr. Jill Biden, e jetës time, është puna, Herion Kercelli

Dhe Rruga e Arbërit duhet bërë…

April 26, 2016 by dgreca

Nga Shpëtim Idrizi/

Miku im Përparim Spahiu, deputet i Dibrës, nisur nga takimi i PDIU-së me anëtarësinë e saj në Peshkopi, bëri një reagim që sipas meje kishte shënjestrën e gabuar. Ai kujtoi premtimet e pambajtura të politikës shqiptare e të deputetëve të Dibrës për ndërtimin e Rrugës së Arbërit në këto 20 vjet. Madje, përfshihu dhe veten, meqë dikur e kishte premtuar këtë rrugë.

I nderuar koleg, unë kam përshtypjen se je nisur nga fakti që ke parë dibranët e shumtë që ishin në Pallatin e Sportit dhe nuk je përqendruar tek ajo që unë deklarova për Rrugën e Arbërit.

Po si ty kritikova ata që e kanë premtuar në çdo fushatë në 20 vjet e akoma nuk dimë, kur do bëhet. Ajo që unë premtova është që duhet të bëjmë gjithçka për ndërtimin e asaj rruge, ndaj paralajmërova një interpelancë së shpejti me qeverinë shqiptare për të kuptuar më mirë se ku ka mbetur premtimi i dy dhjetë vjeçarëve të politikës shqiptare dhe se si mund të lobojmë më mirë për të bërë të mundur ndërtimin e kësaj rruge, sepse ti e di mirë që tash e shtatë vjet PDIU nuk ka qenë kurrë në poste qeveritare apo të ketë mundësi numrash t’i imponohet qeverisë. Por, kjo s’na pendon të bëjmë gjithsa mundemi për të lobuar, ngritur zërin, ushtruar presion që kjo rrugë të bëhet.

Ajo që ka më shumë rëndësi koleg është fakti që premtimet elektorale s’kanë më vlerë në Dibër, por gjithsesi ajo rrugë do bërë jo thjesht për të mbajtur një premtim elektoral e ca vota më shumë, por si një rrugë e rëndësishme në strategjinë tonë kombëtare për fuqizimin ekonomik të Shqipërisë për bashkimin e asaj zone si gjymtyrë e rëndësishme që do të bashkonte çerekun e vendit tonë me pjesën tjetër të saj. Nga Tirana ku rrinë dhe deputetët e Dibrës e ku stigmatizohen me shprehjen “O sa mirë me qenë Dibranë” duhen katër orë me arrit në Peshkopi në një udhë shumë të vështirë për mileniumin e ri. Megjithatë është një zonë e pasur me njerëz punëtor e ku me krenari të thonin se në këtë stinë të vitit të tërë njerëzit janë në punë e s’ka asnjë ngastër të pa punuar e të pa mbjellë. Ata janë totalisht jashtë tregjeve tona bujqësorë e prodhimet e tyre si fushës si të pemëve frutorë kalben, sepse nuk arrijnë dot të grumbullohen apo të mbërrijnë në Tiranë a Portin e Durrësit për eksport, prandaj ajo rrugë duhet ndërtuar me patjetër për ta lidhur zonën e Dibrës me pjesën tjetër të vendit.

Ndaj, kur fola për strategji kombëtare ne kemi detyrim kushtetues të kujdesemi për bashkëkombasit tanë kudo që janë. Kjo rrugë do të lidhte me aktivitet ekonomik Dibrën e Shqipërinë me të gjithë zonat shqiptare në Maqedoni, pasi edhe ata si ne kanë nevojë për integrim e tregje për produktet e tyre. Prandaj, ajo rrugë duhet ndërtuar patjetër.

Ajo është e rëndësishme si rrugë strategjike e zhvillimit kombëtar dhe më gjerë dhe si e tillë duhet bërë. Ajo nuk është rruga e dibranëve dhe atyre që kanë marrë votat për 20 vjet. Ajo është rruga e gjithë shqiptarëve, të cilët duan një atdhe më të integruar e me ekonomi të zhvilluar.

Prandaj, dhe një herë koleg duhet hequr dorë nga premtimet boshe e për vota, megjithë respektin që nuk ju shmange as përgjegjësisë personale. Por, nuk duhet hequr dorë kurrsesi nga gjetja e udhëve, mundësive e formave për ndërtimin e Rrugës së Arbërit me rëndësi kombëtare dhe më gjerë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Dhe Rruga e Arbërit, duhet bërë…, Shpetim Idrizi

Fluturimi është “atdheu“i çudirave…!

April 23, 2016 by dgreca

Fluturimi-nëse  fjala guxim do ta kishte një kulm, ky është kulmi i guximit!/

 Nga Zaim Kuçi/

 Thuhet shpesh se hapësira ajrore është e pafund dhe nuk ka pengesa. Në ajër nuk ka njerëz që të ngatërrojnë rrugën edhe pa trotuare, as semaforë e kufizues të tjerë, e, për rrjedhojë mund të lëvizësh si e nga të duash. Por realisht nuk është kështu, ajri ka barriera më të forta për t’u zbatuar, aty aplikohen ligjet më të ashpra, më moderne, më të rrezikshme; aty vlerësohet sekondi dhe minuti nuk ka vlerë. Aty rreziku është pasagjeri më i frekuentuar, i ulur fare pranë sediljes të fluturimit, të pranuar dhe miratuar nga vet ti, për më tepër t’i e bën rrezikun me shumë pasion – profesion të jetës.Të fluturuarit nuk është një fushë e gjërë e aplikueshme nga të gjithë. Ai kërkon të tjera sjellje, ndryshe kthehet në një rrezik për atë që e bën dhe për të tjerët që ndodhen në rrezen e veprimit të tij. Fluturimi është një mori sjelljesh të kujdesshme ku përqëndrimi dhe shpërndarja e vëmendjes janë së bashku. Ai është një enigmë dhe kapriçioz si i tillë ai nuk mund të jetë objekt njohje i të gjithëve, aq më keq të trajtohet dhe të sillet i zgjidhur nga të gjithë. Ai i përket specialistëve dhe vetëm atyre. Mbi këto të fshehta që të afron fluturimi, me/pa dashje ne gabojme duke nxituar. Aq më e papranueshme eshte kur kërkohen situata për përftime interesi apo politike. Ndaj shpesh në raste aksidenti kur nuk njihet “Fenomeni” shpesh sillet për të vlerësuar “Misteri”, kjo është e dëmshme për të shkuar tek ndodhia.

Specialistët e ajrit vlerësojnë se, çdo ngritje per Fluturim është fillimi i një beteje, që konsiderohet “Luftë” …ndaj kërkesat për një fluturues janë përtej çdo profesioni, qoftë ai në fushën ushtarake apo shkencore. Për pilotin dhe teknikun aftësia për të fluturuar dhe përballuar problemet që vijnë nga teknologjia moderne janë evidente. Asnjeherë nuk mund të themi se teknologjia e mjeteve për fluturim,  edhe pse është zhvilluar me ritme të mëdha,  mund të sigurojë garanci absolute të mjetit fluturues. Duhet të pranojmë se, së bashku me perfeksionin teknologjik  lindin dhe fenomene që çballancojnë punën normale të pilotit në ajër duke sjell të papritura në mjetin ajror. Zotësia për të përballuar këtë teknologji varet nga një mori faktorësh, kështu nuk mendohet se rrisku në fluturim është “O” sidomos ne avionet luftarake. Teknologjia moderne kerkon sherbime speciale në tokë dhe perdorim në ajër perfekt, në të kundert ajo kthehet  prag aksidenti.

Fluturimi kryhet në trusni gjithformash, ndaj është vlerësuar, “fluturim = ndreqje gabimesh”. Misioni për forcat ajrore është kryerja e fluturimeve në terrene të vështira dhe në lartësi të vogla, kjo është detyrë e kohës, piloti përgatitet për luftë. Ngritja nga toka dhe kthimi drejt saj, sado rutinë qoftë, mbetet një detyrë për ta konsideruar të vështirë. Avionin në fluturim konsiderojeni si një fëmijë i sapo lindur, thuhej shpesh nga instruktori P. Naze; kohë kur ne filluam të merrnim rrugët e qiellit. në të kundërt ai është aksident. Duke anashkaluar përgatitjen e fluturuesit, të cilat janë procedura strike, rrisku vleresohet dhe parashikohet në çdo element të fluturimit. Piloti përgatitet për ta parandaluar atë por avioni ndodhet i ekspozuar në ajër dhe nga fenomene të krijuara të natyrës si, turbullenca, pështjellime dhe ndryshime të vrullshme të rrymave ajrore. Të pranueshme dhe rrezik janë në fluturim dhe rënia në iluzion e pilotit, fobia dhe vetmia që të krijon hapësira ajrore. Kështu, fluturimi është një lojë ku përzihen të gjitha këto, një fushëbeteje në hapësirën e pafund qiellore; një dyel me lojtarë: rreziku dhe jeta! Në botën e fluturimit luftarak, në fluturime akrobatike, natën, në re, në lartësi të vogla dhe terrene të vështira ka patur shume aksidente të shkaktuar nga gjendja e pilotit, teknologjia dhe faktorë të tjerë, ai nuk u beson instrumentave të pilotimit, fenomen i pranuar si “pjesë “ e profesionit.

Vendimtare për të siguruar fluturimin është përgatitja  e teknikës per fluturim. Mjeti fluturues, sa më i sofistikuar qoftë ai, po aq kapriçios bëhet për mirëmbajtje dhe shërbime. Mjeti fluturues kërkon një respektim  dhe regjim të fort në furnizimin me karburant, vajra etj. Neglizhimi dhe abuzimi mbi to për afatet dhe parametrat limit të tyre, përbën aksident ajror. Avioni (reaktive/supersonik) aq sa i zhurmëshëm dhe përbindësh  duket po dhe aq delikat është. Piloti sillet me kulturë dhe delikatesë me të; do të thoja si një pianist në kërkim të melodisë së tij, ai luan po aq lehtësisht me gishtat e tij në tastierën e kabinës së instrumentave, të zbukuruar me butona të kuq me nënshkrimin “rrezik”.

Rrisku i kryerjes së fluturimeve konsiderohet maksimal, ndaj normat ndërkombëtare të fluturimit kërkojnë trajtimin e fluturuesve duke u bazuar në standardin “ Dëmshmëri të Shëndetit”, « Risk i Menjehershem », Rrezik maksimal i pranuar. Ky standard aplikohet në vendet anëtare të Nato-s. Aksidentet ajrore në avionët e forcave të armatosura janë prezente gjatë stërvitjeve, qofshin dhe ata më moderne të kohës, të pilotuar nga pilotat « as » të botës.  Informacioni si më lartë është shkolloresk (fluturimi në avionët luftarak) dhe nuk sjell diçka të re për ata që i sherbejnë mjetit fluturues por nisur nga interprentimet mediatike të gabuara e solla si një kujtesë për fluturuesit, por dhe për të treguar se sa gabojmë kur marrrim rolin e specialistit.

Fluturimi ka të papriturat e tij, aq sa shkenca moderne duket si e pafuqishme.  Në gjadër, mars 1982 u vra në ngritje nga një pulë bardhë, me mig 21 piloti më i talentuar i regjimentit. Shume fikje motorrash ka ndodhur në botë nga ky fenomen. Në një aerodrom në Angli u rrëzuan disa avionë që detyruan anglezët që të mbyllnin aerodromin. Nuk mund të besohet që hunda e këtij avioni të kompanisë Turkish Airlines është deformuar nga një grup zogjësh, pa le si do të shkruante media jonë…

Atij i shtohet si fenomen dhe disiplina e pilotit në ajër. Adrenalina që të afron fluturimi shpesh ka sjellë aksident ajror, rastet nuk kanë munguar. Edhe njeriu “gjigand” i viteve 60-te i botes, Y. Gagarin, ka qene pilot ne avionin Mig-15.  Edhe pse ai çuditi boten me fluturimin e tij jashte planetit toke, ai u kthye pas ketij misioni per te fluturuar me avionin reaktiv Mig 15. Do te ishte ky avion që i mori jetën atij qe kaloi tro/stratosferen mars 1968 në një fluturim rutine per forcat ajrore Ruse. Gjatë pilotimit avioni ra ne tyrjele vertikale dhe mori flake. Avioni u doq dhe piloti nuk mundi te shpetonte edhe pse pilotohej nga ai, kozmanauti qe perloti boten me suksesin e tij. Sjell si kuriozitet se për t’u diplomuar pilotë, studentët shqiptarë kanë bërë më shumë se 500 fluturime po në këtë tip avioni Mig 15 duke bërë akrobaci ajrore nga më të vështira por aksidente ajrore me marrje jete nuk kemi patur….

Historisë së aviacionit nuk i kanë munguar dhe raste krenarie të bujshme si kalimi ne harkun e monumentit «Arc de Triomphe» qe ndodhet ne Champs Elysées të Parisit me date 7 Gusht 1919. Ishte ora 7-30 kur piloti francez Charles Godefroy do të bënte aventurën më të papritur të kohës duke pilotuar avionin «Nieuport» në brendësi të monumentit. Kalimi i avionit ishte një shënjë pakënaqësie duke protestuar për mos marrjen pjesë te aviacionit në paradën e festës Kombëtare të Francës që u zhvillua më 14 Korrik 1919. Ky fluturim spektakolare i këtij piloti u fotografua dhe u filmua nga ata që e organizuan këtë fluturim, ose dhe nga ata që u ndodhen në këtë shesh, por fotot dhe vidio u ndaluan të shikohen për shumë vite. Ndodh dhe kështu, si ulja ne “sheshin e kuq” Moske, e shumë të tjera si kjo aventurë të sajuar a të stiruar. Ato bëhen pjesë të profesionit për një situate të sjelle…..enigmë!

Edhe terroristët kanë gjetur mjetin më efikas “fluturimin” si target sulmi për të terrorizuar botën, si show për të treguar forcën dhe për të mbjellë panik. Ata detyruan njerëzimin që para se te ngrihen në ajër të “falen” para portave të kontrollit si kujtesë, ne jemi pranë jush në fluturim. “Zoqtë e ajrit” goditën fortesën e sigurisë, Pentagonin dhe bënë të shkërmoqen kullat Binjake të mbrojtura nga flota ajrore më e fuqishme e botës. Ngjarje shkaktoi jo aq në ushtri, sesa në politikën e sigurisë të vendit dhe rajonale një «avion Piper» në Divjakë apo një «drone» në Beograd. Moria e problemeve që lindin nga “fluturimi” tregojnë se sa shumë liberal dhe i ndërlikuar është sistemi i rregullave të fluturimeve. Ndaj sjell informacionin tashmë i përforcuar në të gjitha rrethet e instituteve “think tank” se e ardhmja e zhvillimeve, qofshin këto krize (emergjence) apo luftarake, parashikon angazhimin rreth 80% me mjete fluturuese dhe vetëm 20 % me mjete tokësore e  detare.

Përtej çfarë analizuam si të mundshme dhe ndodhi, të bujshme në fluturim, nevoja për mjetin fluturues për njerëzimin është madhore. Ashtu siç pranojmë që fluturimi është “atdheu“i çudirave, statistikisht fluturimi është “atdheu” i sigurisë. Propabiliteti i sigurisë në ajër (avionët pasagjerë) është disa herë më i madh se ai tokësore. Aksidentet ajrore kanë gjerësi të bujshme mediatike, ndaj, në dukje ato sjellin panik për fluturimin.

* Përsa i përket Helikopterit EC 145 është një nga më modern helikopter të kohës. Kompania eurocopter me kooperim shumë shtetesh si Franca, Gjermania, Anglia etj. ka prodhuar mjete fluturuese konkuruese, luftarak dhe civil të besueshme për pilotim. Testet në ajër kryhen nga instruktorët pilotë kolauditor të uzinës. Në rastin tone ka vijuar përgatitja e pilotave në territorin tonë po me instruktore francezë. Ajo qe duhet patur ne vemendje eshte fakti se ky helikopter modern kerkon mirembajtje dhe teknike pilotimi –perfekt, preçis.  Ne i kemi kapacitetet për ta pilotuar dhe mirëmbajtur atë.

Duke mos marrë përsipër të analizojë se çfarë është thënë në lidhje me aksidentin, pasi asgjë nuk mund të thuhet kur nuk ka prova dhe fakte për të, do doja thjesht të komentoja debatin mbi aftësinë e pilotave, trajnimin e tyre për t’u përshtatur me teknikën e re dhe fluturimi në hapësirën ujore (liqen). Sipas meje, çdo pilot që çertifikohet si i tillë, lehtësisht ambientohet me tabelën e instrumentave. Piloti është një nxënës i përhershëm. Të ambjentohesh me kabinën e avionit dhe të fluturosh mbi liqen, këto janë elementë fillestare, pa vlerë diskutimi. Zbatimi rigoroz i instruksionit te fluturimit mbetet madhor. Pilotët nuk veçohen i mirë apo jo i mirë siç ndodh me profesionet e tjera, të gjithë ata që janë lidhur në sediljen e avionit me rrypat e parashutës ata janë të barabartë dhe të gjithë janë heronj në raste aksidentesh. Pilotët shqiptare kane fluturuar ne avione supersonik te pergatitur nga pilotët shqiptare me 10-20 ore fluturimi ne vit duke kryer detyra shume here me te veshtira se sa misione ne avionët civile dhe  helikoptere. Nuk kemi patur fatin te trajnohemi as me instruktore amerikane, franceze dhe gjermane por me ata shqiptarë. Ne kemi instruktorë të mirë pilot, ata janë konkurues edhe me homologët e tyre.

Zgjidhje deri diku e sukseshme për botën aeronautike, në konfuzitetin që të sjell fluturimi,  është kutia e zeze si një “spiune” për punën e motorrit, pozicionin e mjetit ajror ne ajer (komandat drejtuese per pilotim) dhe komunikiminn pilot-pilot dhe pilot- toke. Kamera vezhguese ne kabinen e helikopterit nuk mund të zëvendësojë kutine e zezë.

Për aksidentin në proçes vlerësimi, le të presim fjalën e ekspertizës,  media dhe politika u nxituan. Në se do të ishin në bordin e helikopterit oficerë: nga  nentoger deri në general këmbësor/marinar si dhe fizikantë, matematicienë apo inxhinierë, as njeri prej tyre nuk mund të jap informacionin e duhur se çfarë ka ndodhur realisht por një informacion rutinë. Ndaj shpesh thuhet : në aksidentet ajrore, edhe në shtetet me aviacion  elitare ku pilotët kanë humbur jetën, ka vlerësime apo konkluzione edhe relative, “gabim njerëzor”. Shpresoj që ekspertiza të nxjerrë të vërtetën.

Në këtë përvjetor të aviacionit, përshëndes shokët e mi, ata të cilët morën rrugën drejt qiellit, të detyruar nga varfëria e asaj kohe, të kryenin  detyrat po në atë standard me homologët e botës së “F-ve, dhe Mirage-ve”  me 10-20 orë fluturimi në vit. Të huajt janë befasuar me përkushtimin e pilotave tanë duke i vlerësuar këto fluturime “fluturim- arkivol”.  Ky është fluturimi… mall dhe respekt për ju të ajrit, për thinjat tuaja të arta.      

 Zaim Kuçi,   Ish pilot /

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: “atdheu“i çudirave, është, fluturimi, Zaim Kuci

TË SHKRUAJ TY EVA

April 23, 2016 by dgreca

TË TJERËT PËR NE/
NGA  JAN KWESTARZ/
ESE/  TË SHKRUAJ TY EVA/
Mazllum Saneja: ‘Letra Evës’, Edicioni ‘Komograf’- Varshavë 2015./
Mazllum Sanejën, poetin dhe përkthyesin e njohur emigrant mund ta krahasojmë me shkëmbin e vetmuar në oqeanin njerëzor. Dallgët e shqetësuara
përplasen pareshtur duke përshkuar brigjet. Po ato vazhdojnë të jenë të pamposhtura, dhe asgjë nuk mund t’i mposht. Duken se ato janë larg, shumë larg
nga njerëzia, të vetmuara. Megjithatë, kjo nuk është kështu. Sepse nuk ka  shkëputur krejtësisht kontaktin me botën. Brenda botës ekziston një femër  si një engjëll-mbrojtës , ku i drejtohet poeti dhe, i shkruan letra, ndonëse nuk dimë se a thua i dërgon këto letra?  Po, si do t’i dërgoj nga shkëmbi i vetmuar?
Në çdo rast, dikush që mund t’i besoj krejtësisht, të ia thotë sekretin e fjalëve, të cilat nuk mund t’i thotë në kontakt me të tjerë, fjalët e dashurisë. Kjo femër quhet
Eva. Emri i Evës gjendet në Bibël, fuqimisht e pranishme në letërsi, në art, në kulturë.Vlen të kujtojmë, kur lexojmë vëllimin poetik  të Mazllum Sanejës ‘Letra Evës’.
Çdo letër fillon me fjalët  “Të shkruaj Ty” , ky refren i veçantë dhe i rëndësishëm  për poetin, të cilën aq shumë herë e përsërit me ngulm.
Të shkruaj Ty : i kredhur  në pikëllim; nga larg / nga viset e mia; për lutjen; për mëngjesin; që çdo ditë le të përshëndetet me ty… Nuk do t’i citoj të gjitha.
Lexuesi i vëmendshëm ka para vetvetes lirika subtile të një cilësie të lartë. Zatën, lirikat e Mazllum Sanejës na përkujtojnë sonetët e Petrarkes, ‘Letrat e Elzës’
të Aragonit deri te rrëfimet  e Paul Eluard-it, deri te frazat subtile të Federico Garcia  Lorces. Lirikat e Mazllum Sanejës  janë krijime më sublime të një sprove më të lartë. Është kjo një poezi, ku nderi është nder, dinjiteti – dinjitet dhe guximi – guxim, ai guximi  krijues i poetit të paepur. Këto vlera , Mazllumi me siguri i mësoi qysh në fëmijëri, dhe   këto vlera askurrë nuk i harroi deri më sot dhe, gjithnjë provon dhe përpiqet që botës të ia përkujtoj, ndonëse kjo botë marramendëse nuk e dëgjon zërin e tij, klithmën e tij të mbytur diku në një skaj të botës, sepse kjo botë, bota e sotme ka kohë që është  duke e ndërtuar të ardhmen në gënjeshtër dhe tradhti, urrejtje dhe përbuzje, duke u kredhur gjithnjë në luftra, vrasje, përsekutime, indiferencë. Sikur të kërkoja ndonjë krahasim poetin do ta shihja si pasardhës  të poeteshës sonë  Anna Swiersycyznska të cilën lart e vlerësoi nobelisti ynë Czeslaw Milosz.
Poezitë më të dhembshme dhe më të çiltërta  dhe të privuara nga sentimentalizmi mbase janë ato ku poeti Saneja kthehet në vitet e fëmijërisë ‘në kohë zie të bukës/nga skamja’, atëbotë    kur ‘fotografinë e Jeseninit/e mbante në gji’/, e jo më pak janë poezitë prekëse dhe emociononjëse që i referohën prejardhjes së poetit, bredhëritjet e tij nëpër botë udhëve të mërgimit përplot vuajtje dhe vetmi, shtegtimet e tij në mes të Kosovës dhe Polonisë, dhe ato përejtimet e tij në netët  pagjumë, ato letrat e poetit qe ia adreson mikes së tij, letra që të therin në zemër.
Shumë tema të rëndësishme që i referohën gjendjes fizike dhe shpirtërore të njeriut bashkëkohës, fateve të tij në botë, gjejmë në këtë poezi, shumë fjalë të tilla për t’ i mbajtur mend dhe dendur përsëritur.Veçanërisht sot, kur shtegtimi kah Evropa Perëndimore i qindra e mijëra refugjatëve të përsekutuar  dhe të dëbuar nga vendlindja, që braktisin vatrat e tyre nga luftrat dhe uria.
Së këtejmi, ia vlen t’i lexojme poezitë tronditëse të Mazllum Sanejës, i cili vetveten e quajti ‘poet pa atdhe’.
Sikur të kthehesha një çikë prapa atje thellë në antikitet do ta shihja poetin në rolin e Odiseut, atëherë Eva – mikja e poetit Penelopa, ndonëse nuk di  se a thua Odiseu ishte në gjendje për të shkruar.
Në çdo rast, lirika e poetit Saneja vete ndonjëherë rangut  të Ankesave të Jeremeut, e kjo nuk është një lavdërim  i vogël.
Në këtë vëllim poetik fjalë kyqe çfarë janë : dhembja, trishtimi, dëshpërimi, ethet, vuajtja, uria,mërgimi, bredhëritjet, frika, vetmia, shqetësimi, brenga diktojnë imazhe të vijëzuara,  të cilat nuk mund t’i
fshehish për një ditë pune, të cilat i gjejmë nëpër gazetat dhe mediat e përditshme brenda të ashtuquajturës politikë e madhe. Sot  kur fjala dhe zëri i poetit po humbet në një skaj të botës  si një klithmë e mbytur, kur vendin e tij  e ka zëvendësuar bota virtuale dhe e pandjeshme e internetit , që gjithnje e më teper po e fundos dhe gremis vlerat më humane dhe më sublime njerëzore. Gjithnjë para nesh shtrohet pyetja: a thua në botën apokaliptik jo të krijuar përmes poetit, që ndodh realisht pa pjesëmarrjen e tij, vallë a ka ndonjë shpresë për ne, atëherë ku mund ta kërkojmë? Në vëllimin poetik të Mazllum Sanejës  – shpresa është vetë dashuria, sepse kjo të trimëron dhe të mban gjallë megjithë sëkëllditë dhe vuajtjet e përditshme, gjejmë edhe elementin poetik të të kërkuarit – të kërkuarit e shpresës, ringjalljes së jetës, besimit dhe ngritjes të sistemit  të vlerave njerëzore.
Poeti Saneja me gjakim i kthehet botës së fëmijërisëm, sepse aty gjen prehjen e ëndërrimeve të veta, te ai djep i parajsës. Le të dëgjojmë poetin:
2.
Të shkruaj Ty
që të përshkruaj
një fotografi
nga fëmijëria

vendlndja
para luftërave

pylli me pisha
dhe vendverimi

babai fle
në bankën e lulishtes
nën drurin e blertë

nëna
shikon nga fshehtësira

unë
në verandë
shikoj botën përreth

im vëlla
sjell me vete
shportën me dredhëza

dhe kjo është
e gjitha

JAN  KWESTARZ

( Ese i botuar ne revisten letrare LITERATURA  nr.2 Varshavë 2016)

Filed Under: ESSE Tagged With: JAN KWESTARZ, Mazllum Saneja, TË SHKRUAJ TY EVA

Rapsodët e dritës

April 23, 2016 by dgreca

Disa të pathëna nga mediumet  e huaja për Marubin/
Nga Gëzim Llojdia/
 Ata sollën përherë të parë një përfaqësim pamor në historinë tonë të fotografisë. Një imazh i dukshëm, një përshkrim i gjallë apo realist i jetës,traditës,zakonit ,feve,quhej Marubbi Pietro dhe më tej dinastia e krijuar  ruajti këtë emër si mbiemër të tyre ndër brezni: Marubi.Ata ishin : Rapsodët e dritës.Ashtu si poetët e fjalës,si piktorët me penelë,ata u bënë :Rapsodët e dritës. Ata zotëruan mirë dhe bukur një fushë të shkencës ,artin dhe praktiken   e krijimit të imazheve , siç thoshin grekët “vizatim me dritë”.Ata ishin realisht dhe mbetën deri në fund,  poetët e imazhit.
1.
Shqipëria nuk është e njohur për kontributin e saj në historinë e artit të  fotografisë, shkruante në 1 shtator 2011, Agjencia Media Art në Paris, përzierjen  në kulturën evropiane me ndikimet orientale,të fotografisë shqiptare filloi me Pietro Marubin, emigrant italian, ikur nga represioni politik i vendi të tij.
 Ai hapi studion e parë fotografike në Shqipëri, në vitin 1858. Tre breza në  familjen Marubi, do të ndjekin hapat e tij. Për rreth një shekulli, familja Marubi ka grumbulluar më shumë se 120,000 negative. Disa dhjetëra fotografi gjithashtu ka  punuar në Shqipëri, gjatë fundit të shekujve 19 dhe 20. Përzgjedhja e fotografive zbulon diversitetin politik, social, kulturor dhe fetar të vendit.
Shqipëria, një nga regjimet më të vështira totalitare për gati gjysmë shekulli, është edhe “shtëpia historik” ku enden tregimtarët me kujtime të pashtershme nga origjina e të cilëve shkon prapa në kohët e Homerit. Pasardhësit e denjë të këtyre poetëve, shqiptarë fotografë, rapsodët e dritës,të cilët  përdornin foto për të treguar historinë e një bote ku historia shtyhej deri në legjendë
2.
Silvia Trani ka  redaktuar duke publikuar rreth 8 vite më parë regjistrimin e burimeve të ruajtura në arkivat publike dhe private të Romës  nga viti 1939-45 ,këto të dhëna tregojnë kohën e pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi. Ndërmjet të tjera  materiale të mbledhura  të dhënat flasin edhe për arkivin e realizuar  me fotografi si dhe bëjnë fjalë edhe për  dinastinë Marubi duke shenjëzuar, shkurtazi historinë e saj.
“Ka ekzistuar një fond i pasur fotografish,ato  i  përkasin pikërisht kësaj periudhe kohore  ,janë mbledhur rreth  (rreth 9000)fotografi dhe kartolina (1.800) përbën bërthamën  e saj kryesore. Është përbërë nga   koleksionet :Muzeu italian Etnografik dhe imazheve që shoqërojnë  të destinuar për  etnografinë  italiane të  vitit 1911 si dhe Fondi  Ugo Blasi (1,600 pozitiv), Fondi  Emma Calderoni (popullor në veshje),Marubi dhe disa koleksione dhe fotografitë e objekteve magjike-devocionale,të  arkitekturës rurale dhe tableta kushtimore.
3.
Fondi Marubi, printime dhe diapozitiv 103 (Koha nga fundi i shekullit XIX.).Dinastia Marubi  thuhet aty ,ka ndikuar në historinë e fotografisë ë Shqipëri nga vitet 1858 në 1950. Ajo paraqet lidhjet speciale me vendin tonë. Në fakt, anëtari i parë i familjes
i cili iu përkushtua fotografisë,ishte Pjetër Marubi, (Marubbi Pietro), një italian
nga Piacenza ikur në vitin 1850 për shkak të veprimtarisë së tij patriotike kundër Perandorisë Austro-Hungareze. Ka gjetur azil në Shkodër,ku  hapi studion e tij të parë të fotografisë në vend .Ai ndryshoi emrin e tij. Fotografët që e pasuan atë në studim, Kel dhe Gege Marubi,ishin shqiptarë që, në homazh të zotit të tyre, ata e braktisën mbiemrin origjinal,Kodheli dhe duke miratuar atë të Marubit. Në vitin 1972 Gege Marubi në Shqipëri kishte një arkiv fotografike,që ruhet sot, pothuajse në të gjitha, nivelet në muzeun  fotografik të Shkodrës.(Sot  Muzeu Historik dhe “Fototeka Marubi “Shkodër).
4.
Erminio M. Ferrucci  te një “pasion Ballkanik kushtuar seksionit të fondit Baldaci në
Archiginnasio, Biblioteka e Bolonjës shkruan:Një seksion interesante është formuar nga mbledhja e materialit fotografik: 1,566 fotografi, nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë deri në 1950. Shumica janë marrë nga i njëjti Baldacci në rrjedhën e udhëtimeve të tij në Mal të Zi dhe Shqipëri, (në mes të  viteve 1900 dhe 1902), dhe Italia jugore (në vitin 1906), të tjerët janë blerë në vend. Materiali i mbledhur dëshmon për interesin etnografike dhe antropologjike të kërkimeve.
 36 prej këtyre fotografive u janë atribuar një prej studimeve më të rëndësishme fotografike të Ballkanit, e themeluar nga italiani Pietro Marubi në Shkodër (Shqipëri). Fondi i Baldacci është, pra, jo vetëm grup i studimeve të rëndësishme në botanikë, gjeografia, antropologjia, ekonomi, por edhe të historisë në lidhje me territoret që kishin në ato vite  kur ishte në prag  shpërbërja e Perandorisë Osmane, dhe  lindja  e  një realiteti të ri territorial, përhapja e interesave ekonomike dhe koloniale italiane atje ishte prezent  .

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, mediumet e huaja per Marubin, Rapsodët e dritës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 376
  • 377
  • 378
  • 379
  • 380
  • …
  • 618
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT