• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Doktor Oreste E. Dilo që shëroi pacientët amerikanë dhe u sëmur nga “pacientët” shqiptarë

March 21, 2015 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/
Për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në mjekësi ai u emërua Drejtor i përgjithshëm i spitaleve publike në New York.Pas shumë vitesh me përvojë hapi klinikën e vet private në Alpha New Jersey, ku punoi për 30 vjet si doktor në atë zonë.
Një muzeum bamirësie i ngritur në zemrat e njerëzve sidomos tek pacientët amerikanë qëndron si këmbë mali përtej Shqipërisë, buzë Adriatikut në New York dhe Nju Xhersi. Ndonëse muzeumi nuk ka godinë, por ka mijëra pacientë ciceron që flasin nga zemra për doktorin shqiptar nga Sheperi i Zagorisë që shëroi pacientët e tij me shpirtin e bardhë si bora e Çajupit dhe profesionin e mjekut.
Ishte djalosh me ëndrra të bukura kur u largua nga dera e madhe e Dilejve, nga Shqipëria, ku sundonte dhuna dhe arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm dhe të krijojë një folezë si skulpturë Mikelanxheloje në zemër të botës në Amerikë. Mjerisht miliona shqiptarë janë larguar nga Mëmëdheu në periudha të ndryshme, si në kohën e komunizmit dhe pas viteve 90 të për të gjetur një jetë më të mirë jashtë kufijve, por duhet veçuar se nën sistemin diktatorial enverist u ndaluan me ligj të ktheheshin në Atdhe Pëllumbat e Paqes, e një ndër ta ishte Dr.Oreste E.Dilo.
Lindur në vitin 1915 në Sheperin piktoresk, në vendlindjen e Çajupit shkrimtarit te madh rilindas, i cili u magjeps duke shkruar poezitë e tij ku me duhet te shtoj se Çajupi ishte fis me Dilot. Në dasmën e babait të Dr.Dilos, Gjuhëtarit dhe burrit të ndritur të Kombit Ilia Dilo Shperit “Nderi i Kombit” çmim pas rënies së komunizmit, Ksenofon Dilo, nipi i tij, do të shkruajë se Çajupi këndoi këngën për Savën, gjyshen e Dr.Dilos, motrën e Aristidh Rucit, delegatit të Tepelenës, firmëtarit të Pavarësisë, Nderi i Kombit si: “Dil moj dil, apo s’të lenë, sos je yll, sos je Hënë”…
Dr.Dilo është një nga dhjetë fëmijët e Ilia Dilo Sheperit dhe Sava Rucit. Edhe pse babai ishte nëpunës dhe i siguronte të ardhurat nëna e tyre, kur ishin të vegjël i merrte me vehte në mal për të mbledhur bar në Dhëmbel dhe për t’i edukuar me punë. Ata si fëmijë shijonin nga afër natyrën dhe pemët rreth e rrotull si kumbullat e egra që i mblidhnin dhe i hanin me bukë. Kur erdhi në Tiranë në vitet 90-të, i pyeti nipërit dhe mbesat se a ishte akoma ajo kumbull në Dhëmbel?
Shkollimin e hershëm e mori nga vëllai i tij Qirjakoja i cili ishte mësues qysh në moshën 15 vjeç. Ndërkohë dhe Pano Xhamballo i rënë për Atdhe i cili pati ndihmën e madhe të prof.Ilia Dilo Sheperit luajti një rol të çmuar në formimin intelektual të nipit të tij Dr.Orestit. Ai iu tha nipërve tregon Eduard Dilo pinjoll i familjes së Dilejve, i cili kur erdhi në Atdhe pas 50 vjetësh kujtonte se me Panon duheshin si dy vëllezër. Prof. Diloja iu bënte mësime në gjuhë të huaja për të përvehtësuar italishten dhe frëngjishten. Pas fillores në Sheper vazhdoi Liceun e Gjirokastrës dhe Liceun e Korçës (vinte kudo pas Babait të tij Ilia Dilo Sheperi, atje ku transferohej Ai), si në gjimnazin e Shkodrës dhe ne gjimnazin e Tiranës. Kur Ilia Dilo Sheperi doli në pension e mori me vehte i vëllai
Dr. Jani Dilo. Të gjitha universitetet që mbaruan fëmijët e Ilia Dilo Sheperit u bënë me ndihmën e njeri-tjetrit, jo me bursa nga shteti i asaj kohe.

Atdheu e kishte dënuar me burgje dhe vdekje familjen e Tij

Ëndërronte e ëndërronte pakufi doktori shqiptar, Pëllumbi i Paqes për t’i shërbyer Kombit të Tij, por vrastarët nuk e njihnin medicinën njihnin vetëm kokrrën e plumbit, plumbin ballit, mjeranët nuk e linin të kthehej. Në gazetën “Bashkimi” ku ishin publikuar shumë emra patriotësh të ikur dhe të dënuar me vdekje nga sistem komunist midis tye ai pa dhe emrin e vëllait të tij Dr.Jani Dilon një eksponent i Ballit Kombëtar dënuar me vdekje, ndaj nuk u kthye në Shqipëri për 50 vjet rresht.
Vëllai tjetër që ngeli në Shqipëri Margariti kishte mbaruar shkollën e Fullcit dhe universitetin për matematikë në Athinë, por ai vuajti dënimin si i burgosur politik në kalanë e Gjirokastrës dhe në kënetën e Maliqit. Edhe vëllai tjetër, Koco I. Dilo provoi burgun e Spaçit. Diskretitohet para popullit të Zagorisë xhaxhai tjetër doktor veterinar Mihali të cilin e shpallin “armik të popullit” më vonë vritet dhe masakrohet duke i nxjerrë sytë dhe prerë kokën tek pragu i shtëpisë nënë Kaliopit, bashkëshortes së doktor Mihalit.
Si shumë emigrantë të tjerë politikë që nuk i hodhën një dorë dhé prindërve të tyre, edhe Dr.Oresti pati të njejtin fat. Ja si shkruante për nënën e tij kur mbylli sytë përgjithmonë:
“E dashura Dede, Të thërrasim, ashtu si na kërkove dhe nuk na gjete. I mbylle syt’ e tua të bukura me të njejtën buzëqeshje që na pritnje ngahera. U largove dalëngadalë ashtu si Dielli që perëndon dhe na le në errësirë. Do të kthehemi dhe nuk do të të gjejmë o Dede e dashur, o Deda jonë e mire! Biri yt, Oreste”.
Kalvari i vuajtjeve si të Krishtit për familjen e Ilia Dilo Sheperit ja kishin coptuar zemrën Doktorit, birit dhe vëllait të tyre. Edhe pse vetë ishte në këtë profesion aq të çmuar, edhe pse po shëronte qindra pacientë amerikanë, ai nuk mundi të shëronte vëllain e Tij Margaritin që po vdiste nga torturat e barbarëve. Nuk e linin t’i ndodhej pranë. Ja si i shkruan letër, më 15 Gusht 1965 dhe i kërkon ndihmë kolegut të tij Dr.Theodhosit për vëllain që po lëngonte në shtratin e vdekjes: “I dashur Dr Theodhos, kam marrë këto ditë letrën t’uaj skjaruese dhe shumë informative rreth gjendjes së vellait t’im Margaritit dhe ju falënderoj nga zemra për gjthçka që jeni duke bërë për të. Në lidhje me diagnozën t’uaj ” …” … dhe nga pershkrimi i gjendjes që më bën vetë vëllai, ka mundësi që ai të vuajë nga… Natyrisht e mira e të gjithave do t’ishte dalja jashtë shtetit e vëllait t’im duke e drejtuar atë në një institut të jashtëm me të cilin Shqipëria është në relata. Vëllai im na dha rastin e mirë që të njihemi me anë letrash, sido që kam qenë në dijeni se ju jeni mjeku i familjarëve të mij aty. U them sinqerisht se çmoj shumë kujdesin dhe shërbimet t’uaja për ‘ta dhe ju jam borxhlli për jetë. Përfitoj nga rasti t’u siguroj se jam gjithnjë në dispozicjonin t’uaj për çdo gjë që do të kishit nevojë t’u dërgoj këtejazi për veten ose familjen t’uaj. Me përshëndetje miqësore Juaji, Oreste”.
Në New York ai kishte dhe vëllain e Tij Dr.Jani Dilon një figurë e shquar intelektuale dhe që i dha aq shumë Kombit. Duke lexuar biografitë e gjithë familjes Dilo të këtyre djemve që i dhanë dritë Shqipërisë, ndjej se si barbarët donin t’i shfarrosnin, t’i zhduknin, të shuanin dritën. Ndjej se në se do të kishja fuqi financiare që mjerisht i kanë zhvatësit dhe kriminelët me siguri do të ngrija një Muzeum për këtë familje ku do ta ndaja në pavione të ndryshme gjithë historinë e tyre plot kulturë, por dhe tepër të dhimbshme, sidomos do të ekspozoja mjetet e torturës si kanxhat e burgut, torturat. Një pavion do të ishte krejtësisht i veçantë ku do të shkruaja: Femijet nën moshën 18 vjeç ndalohen të hyjnë: pasi jepen skena të dhunshme ku nga goja e një të burgosuri do te dali vetëm gjak, gjak, gjak, dhe mund të ndodh që qe t’ju zërë sëmundja e gjakut, te humbisni ndjenjat. Fundja vetëm me këto muzeume shqiptarët mund të kuptojnë dhe mos të lejojnë kurrë të perseritet historia makabre per intelektualët më të zëshëm shqiptarë.
Muzeumin tjetër do ta ngrija në New York për të gjithë intelektualët e ndritur të Diasporës që mjerisht shteti amë dhe kultura vazhdon të mos i ketë në vëmendje. Dr.Jani Dilo ishte një patriot i madh. Sipas intervistës që kam realizuar me Eduard Dilon ai thotë se në shtëpinë e Dr.Jani Dilos në Manhattan, tregojnë bashkëkohësit e tij si Prof. Motrat Juka, Ing.Agim Karagjozi, Prof. Sami Repishti, Dr. Nihat Bakalli, Dr. Fuat Myftia, Idriz Lamaj, Prof. Luan Gashi, Sefer Mujo Luarasi, Kadri Bajrami kur në vitet 80 filluan demostratat në Kosovë dhe u përgjakën rrugët e Prishtinës, u bënë mbledhjet e para. Gjithashtu ka mbajtur fjalimin në OKB për Kosovën, dhe po nga foltorja e OKB-s, Dr. Jani Dilo, iu drejtua qeverisë së kuqe të Tiranës që: “Në Shqipëri veç burgimeve, internimeve e dënimeve me ose pa gjyq, qeveria grabit e sekuestron dhe gjithë reliket që ruajnë familjarët si gjë të shenjtë nga të parët e tyre”.
Dr.Oresti i perjetoi nën dhimbje të papërshkrueshme largimin nga vendi dhe ndalimin që i bënë, por njëkohësisht dhe ikjen para kohe të vëllait të vetëm që e kishte në Amerikë. Ja letra e ngushëllimit te Dr.Orestit drejtuar familjarëve për Dr.Jani Dilon, një tjetër intelektual erudit:
“E dashur Ifi, Hriso, Male, Koço, Henrik dhe Edi. Kam mbetur vetëm i mjeruar dhe i pa ngushëlluar; Janaqi im, Janaqi ynë, Janaqi i të gjithëve, i dashur, i urtë, i mirë, i shenjtë u nda prej neve. Ngado që të kthehem, nga do ku shkoj nuk gjej pushim, nuk gjej shpëtim. Punuam gjithë jetën, bëmë sa nuk bëmë, u hodhëm nga të gjitha anët dhe kur erdhi koha të gëzonim dhe të shfrytëzonim djersën e kaq kohe, ti Janaqi im, Janaq i pa fat u largove: le pas djalin, vëllezërit, motrat nipret dhe mbesat. Neve të thërrasim, neve të kërkojmë, neve bërtasim; pa Janaqin neve nuk mund të rrojmë. Ike prej neve pa pritur… Vdekje e papritur kjo e Jotja por,… 14 Janari, dita e zisë, ditë e shkatërrimit dhe e mjerimit. Janaq të lutem ktheu te djali, ktheu tek unë.
Te thërret Oresti që aq e dashuroje, të thërret vllai që për ‘të betoheshe.
Oreste Alpha, N.Y”.
Respekti dhe mirënjohja për punën e tyre plot sqimë intelektuale është shprehur dhe nga Shefki Miraku botuar në gazetën “Dielli”, më 31 dhjetor, 1973. Ja si shkruhet nga autori: “Ilia Dilo Sheperi “Dy dhuratat e tija shoqnis shqiptare”. …Unë deshiroj të ve në dukje dhuratën tjetër të këtij edukatori atë që e pashë, njojta, dhe i ndejta pranë. Dy djemtë e tij Jani dhe Oresti. Te dy ata në bisedime në sjellje dhe për ma tepër në vepra, lenë gjurmët e dy njerëzve të brumuem nëpërmjet të ditunive dhe civilizimit. Vetëm një shoqni e pa zhvillueme dhe e mbrapambetem nuk i kupton dhe nuk i di me i vleftësue këta dy djem, që janë burrënue dhe janë brumue drejt qëllimit për me i shërbye me urtësi dhe me bujari shoqnisë shqiptare. Ata, kudo, ndër bankat e shkollave, ndër detyra, në miqësina dhe në përkrahje, i kan zgjatë duert e tyre edhe kur i kanë pasë të shkurtueme nga rrethanat dhe të papritmet e jetës, i kanë zgjatë me zemër, drejt gjithë atyne që mbajnë emëna shqitparësh”.

Amerika humane dhe e demokracisë e priti krahëhapur birin shqiptar Dr.Dilon

Dr.Diloja mbaroi studimet për medicinë në Torino të Italisë. U burgos si antifashist në burgjet e Italisë dhe diplomën e mori pasi doli nga burgu. Në vitet e universitetit pati miqësi me Pano Xhamballon, Theme Vasin, Qemal Stafën, Asim Zenelin, Ajet Xhindollin etj,… Kishte miqësi dhe me studentë italianë si motrat Ravizza të cilat i ndihmoi dhe i vizitoi kur ai kishte bërë karierë si në jetë dhe në boten e shkencës dhe pasuri. Ëndërronte të kthehej në Atdhe për shërimin e malarjes që ishte kudo, por dëshira ngeli vetëm ëndërr ai erdhi vetëm pas viteve 90-të. S’kishte ku të kthehej, e priste skëterra, tortura dhe vdekja e zezë në vendin e tij, ndërsa Amerika e kishte marrë në mbrojtje Pëllumbin e Paqes, e kishte pritur krahë hapur doktorin shqiptar.
Ai kishte bërë betimin e Hipokratit dhe e zbatoi atë deri në frymën e mbrame të jetës siç thuhet në paragrafin e fundit të Hipokratit se: “Nëse e respektoj këtë betim dhe nuk e dhunoj atë, le të mundem ta gëzoj jetën dhe profesionin tim, i nderuar prej të gjithëve e në të gjitha kohërat; por nëse e thyej dhe e dhunoj këtë betim, le të jetë fati im i ndryshëm”.
Dr.Oresti vazhdoi kualifikimet e mëtejshme për mjekësi në Amerikë dhe ia arriti qëllimit të tij të lartë intelektual duke marrë titullin “Doktor i shkencave mjekësore”. Për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në mjekësi ai u emërua Drejtor i përgjithshëm i spitaleve publike në New York. Pas shumë vitesh me përvojë hapi klinikën e vet private në Alpha New Jersey, ku punoi për 30 vjet si doktor në atë zonë. Shumë pacientë të tij flasin me një simpati të jashtëzakonshme gati gati e çmojnë doktor me shpirt Zoti. Kur shikoja ndonjë pacient të varfër në klinikën time i tha nipit të tij në Tiranë Yllit e thërrisja në veçanti dhe i jepja 100 dollar, kurse vizita ishte 50.
Në vizitën e parë dhe të fundit në Shqipëri ai i la kujtim nipit të tij Etjenit një intelektual tepër i çmuar, një radio së bashku me një orë. Kjo është ora që më ka zgjuar gjithë jetën, e kam fituar në një konferencë ndërkombëtare në New York. Ai e vizitoi vendlindjen në moshën e pleqërisë duke sjellë valixhe të mëdha me medikamente që i dhuroi për të sëmurët dhe disa pajisje mjekësore në Universitetin e Tiranës.
Gjithë kohën që ndenji në Tiranë, vizitoi pa asnjë shpërblim cilindo që iu paraqit. Vendosi lule dhe në vorrezat e dëshmorëve tek shokët e tij. Menjëherë dërgoi ekspertë për të vënë në shërbim pasurinë e akumuluar në vite në mërgim, por vdekja e menjëhershme pasi u kthye në New York ia la të parealizuara.
Tronditja nga vuajtjet e mëdha, mosgjetja e asnjë prej vëllezërve në Shqipëri të cilët ikën nga kjo botë të torturuar nga regjimi diktatorial, që kishte vënë në sherbim ushtarë besnikë të etur për gjak, me siguri që ja shpejtuan pushimin e zemrës përgjithmonë doktorit, në moshën 75 vjeç.
Duke lexuar dhe studjuar për birin shqiptar Dr.Oreste E. Dilon i cili iu shërbeu me aq zell, përkushtim dhe dashuri pacientëve amerikanë, ndjen se ndërsa i kuroi mijëra pacientë amerikanë, u sëmur nga “pacientet” shqiptarë, skllav të sistemit të egër diktatorial.

21 Mars, 2015
Staten Island, New York

Filed Under: ESSE Tagged With: Dr. Orest Dilo, Keze Zylo

E, Ç’I DUHET SHQIPJA?!…

March 21, 2015 by dgreca

Nga Albert Z. ZHOLI/
Atë të dielë kopështi zoologjik i Athinës kishte më shumë vizitorë. Unë kisha vendosur që të shlodhesha pranë kafshëve të rralla, duke menduar se do e kapërcerja dot ankthin e mos lirisë së tyre. Kafshët, që do të shihja, ishin nëpër kafaze, larg pyjeve, kopeve, familjeve, e shqyrjeve ulërimave. Larg të gjitha atyre që i bëjnë ato kafshë. Shikoja me radhë dhe mendimet më shkonin tek origjina e jetës…Edhe kafsha nuk është më kafshë, mendova. Njeriun, për para e për qejf jo vetëm jetën e njerëzve, s’di c’ta bëjë, por edhe të kafshëve. Njeriu jeton sic do paraja, edhe kafshët jetojnë sic do paraja e njeriut” Mendoja kot duke shikuar kafshët .
Nga ajo botë mendimesh më nxorri përballja me një shokun tim, i fola sa e pashë, sikur doja të shpëtoja nga ato mendime, që më rëndonin në tru. Agimi mezi reagonte dhe më zgjati dorën si me përtesë. Me dorën tjetër mbante një fëmijë 6-7 vjecare, të bukur e të shëndetshëm.
E justifikova ftohtësinë e tij. Kanë halle njerëzit mendova.Në këtë kohë nuk gjen njeri pa halle. Vetë jeta prej refugjati është hall. Agimi kishte mbaruar shkollën për inxhinier ndërtimi dhe qe i zoti në zanatin e tij. Ishte edhe i zoti i fjalës. Më kishte rënë rasti ta dëgjoja në zbore ushtarake, kur fliste pr Luftën Nacionalclirimtare, për mbrojtjen e atdheut e patriotizmin…Nga më të dalluarit e komisarëve ishte…Për të dalë nga ajo gjendje zymtësie apo për t’i dhënë pak dritë takimit tonë, në këtë takim të pas kaq shumë vitesh, në vends tjetër e në rrethana të tjera, përkëdhela fëmijën e tij dhe e pyeta ëmbël: “ Si të quajnë”?- vogëlushi më shikoi si i habitur pastaj hodhi sytë nga i ati.
– Shkon në shkollë?- pyeta përsëri unë, duke e kapur lehtë nga faqet, për t’i zhveshur ndrojtjen e mospërgjigjes.
-Andon, xhaxhi të pyet se si e ke emrin dhe a shkon në shkollë- foli baba Agimi në gjuhën greke. Fëmija u cel në fytyrë dhe u përgjigj në gjuhën që e pyeti i jati:
-Më quajnë Andon dhe jam në klasë të parë.
Djali, I kënaqur nga përgjigja që dha, buzëqeshi dhe bëri disa lëvizje të pëpaërcaktuara me duart e vogla.
– Si? Nuk di të flasë shqip?- pyeta unë i cuditur, më tepër nga ajo që babai i tij ishte Agimi, inxhinier Agimi, fjalëshumë Agimi, që bënte be për gjuhën shqipe e për Atdheun, pastaj për kokën e nënës së tij …
– E, c’i duhet shqipja?!- foli Agimi me aq lehtësi, sikur të thoshte “ c’pe do duhanin ?! Të bën dëm po ta pish” Pastaj si për t’i dhënë më bindje fjalëve që tha vazhdoi: – Apo t’i thonë shokët “ alvanos”.
– Eh, Berti i dashur, kanë ndryshuar kohët…Fëmijët duhet t’i përshtaten sa më mirë ambjentit ku jetojnë …Pastaj nocioni Atdhe apo Komb ka ndryshuar. I kanë humbur vlerat fillestare, arkaike.
Ai vazhdoi të fliste, me të njëjtën pasion sic fliste të kundërtat para disa vjetësh, por unë nuk mund ta dëgjoja dot më. Veshët vetëm më thithnin copa fjalësh pa kuptim. Hodha sytë nga kafazi përballë, por edhe kafsha ,muze përveshi buzët, sikur donte të më përqeshte mua njeriun…

Filed Under: ESSE Tagged With: Alber Z. Xholi, Ç’I DUHET SHQIPJA?!..., E

Nuk ka neutralitet moral ndërmjet të qenit viktimë dhe të qenit agresor

March 21, 2015 by dgreca

(Me rastin e promovimit të librit të Dr. Nusret Pllanës, “Terror i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, në Regent’s University)/
Shkruan: Akademik, James Pettifer/
Unë do të flas në anglisht meqenëse shqipja ime nuk është e nivelit të duhur, por mund të lexoj atë në të shkruar. Dëshiroj të falënderoj Ambasadën e Kosovës dhe shoqatën shqiptare që më është dhënë mundësia të flas me ju sonte. Është privilegj i madh të shoh këtë ngjarje të mrekullueshme të kulturës kosovare këtu në Londër, sot, pasi që këtu ka shumë njerëz të cilët kanë ardhur për ta parë punën e Dr. Nusret Pllanës. Ky tubim është diçka për të cilën duhet ta përgëzojmë Ambasadorin dhe Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e tyre diplomatike të viteve të fundit në Londër.
Jam i përkushtuar për Dr. Nusret Pllanën, punën e tij dhe historinë e gjatë të luftës në Kosovë, kohën e tij në burg, kohën kur ai ishte në UÇK si dhe për periudhën e tashme ku ai shkruan tema të rëndësishme të historisë së Kosovës. Unë jam poashtu autor i librit mbi historinë e UÇK-së siç e dini tashmë shumica nga ju, dhe kjo histori mendoj se është thelbësore për të kuptuar jo vetëm të kaluarën e Kosovës por edhe të ardhmen e saj, sepse një nga çështjet dëshpëruese mendoj nga këndvështrimi profesional i të mësuarit të këtij tregimi për 10 vitet e fundit është të shihet një lloj i ri i kushteve që bën përpjekje të demolojë fuqinë e madhe politike të lirisë. Nuk ka asgje të gabueshme për luftën e bërë për liri dhe kundër reprezaljeve të llojeve të ndryshme, të cilat Dr. Nusret Pllana i ka shkruar dhe i ka paraqitur saktë për neve. Kjo është e drejtë njerëzore e madhërishme dhe disa nga tregimet të cilat ai i tregon si dhe fotografitë në librin e tij, do të jetë shumë e vështirë për disa t’i shohin. Ato janë të vërteta, pra, ky libër nuk është libër propagandistik, është punë historike e cila kontribuon në shqyrtime historike. Dhe për arsye të tregimit të dëshpërimit, më vjen mirë që sonte qëndroj në këtë podium, kurse jemi me fat që kemi Dr. Nusret Pllanën me ne për të na treguar nocionet e tij. Çështja e të gjitha krimeve të kryera është shumë me rëndësi për shumë shtete në historinë e Ballkanit. Ne kemi parë lidershipin politik të vendosur nga drejtësia ndërkombëtare në shtete të ndryshme.
Në një ngjarje si kjo, unë sigurisht nuk dëshiroj të komentoj për detajet, përveç të them se duket qartë që ne të gjithë jemi kundër krimeve ngado që vijnë ato dhe nga kushdo që kryhen. Mirëpo, poashtu duhet të dihet për hapësirën dhe kontekstin në të cilin ato kanë ndodhur. Siç e ka treguar Dr. Nusret Pllana si dhe unë poashtu jam përpjekur të tregoj se UÇK-ja është lëvizje legjitime e rezistencës në rrethana të tmerrshme, kur alternativat e paqes kishin dështuar. Pra, ky është konteksti në të cilin lufta sipas këndvështrimit tim është parë vetëm si luftë dhe e them si i krishterë, se, pikërisht kjo teori e luftës bie ndesh me sjelljen e njerëzve. Për këtë arsye mendoj që duhet të kuptojmë historinë më mirë dhe siç kam nënvizuar tashmë ky problem ekziston dhe se është e rëndësishme të ri-shkruhet për relacionet historike të shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre, e në veçanti të Serbisë si dhe për mënyrën që ato prodhojnë një neutralitet moral lidhur me atë që ka ndodhur. Unë mendoj se nuk ka neutralitet moral ndërmjet të qenit viktimë dhe të qenit agresor, e kjo duhet të bëhet e qartë. Prandaj, jam shumë i kënaqur të mbështesë librin e Dr. Nusret Pllanës dhe të rekomandojë atë për secilin në këtë audiencë.
Ju faleminderit!

Filed Under: ESSE Tagged With: James Pettifer, Pllana, viktima dhe agresori

NOBELISTJA SHQIPTARE

March 20, 2015 by dgreca

NGA ENGLANTINA MANDIA /
“Për mua Nene Tereza, ka qenë dhe është një shënjtore në zemrat e të varfërve në botë. Mua nuk më nevojitet nënshkrimi i ndonjë kleriku në ndonjë dokument për të vendosur që ajo është shenjtore.”-
Dominique Lapierre- Shkrimtar francez/
TEREZINA/
Terezina e para me ka folur per Nene Terezen.Familja e saj a e ka patur shtepine prane Marije Krajes
Me Terezinen jemi njohur shume heret. Ishim ne nje klase ne shkollen Luigj Gurakuqi,fare prane Kishes Katolike.
Marija kishte shume miqesi me nenen e Gonxhe Bojaxhiut Dranen e te bijen Agen .Ishin si nje familje qysh nga vitet 40, i njihnin te gjithe dhe i respektonin pa mase per njerzillekun dhe bujarine.
Nder njerezit e rrethit familjar te besuar ,ish edhe familja e Terezines. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte edhe një vëlla Lazër Bojaxhiun qe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali.
Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja lindi në Shkup më datë 26 gusht 1910. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe e vdiq në 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë.
Emrin „Tereza“ e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Nënë Tereza duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit “Eja, të jesh drita ime!”, u bë Misionare e bamirësisë, “Nënë e të varfërve”, simbol i mëshirës për mbarë botën
Vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, erdhen, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. „Nënë Tereza e Kalkutës“ u quajt kur themeloi urdhërin „Misionaret e Dashurisë“ (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.
Në çastin e marrjes së Çmimit, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte.
Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin….
.Edhe pse paguhej me burg e internime,ato familje katolike,ishin nje rreth i mbyllur,qe mbanin mend se si jetuan fare prane,Marie Krajes,Dranja dhe Age Bojaxhiu.Sado qe dukej se paskesh ndodhur ne nje tjeter jete,besimi dhe dashuria per Zotin i ruajti ata njerez
.E kur lajmi se po vinte ne shqiperi nobelistja,gruaja me e njohur ne bote,misionarja dhe ambasadorja e te varferve oborri rreth e rrotull shtepise se Marije Krajes u mbush plot me njerez qe donin ta shihnin.
Ishte dita më e bukur e jetës së Nënë Terezës, kur per here te pare, pas 50 vjetësh, vizitoi Shqipërinë, në vitin 1989.
Fqinjët e shtëpisë së nenes Tereze, miq besnike te familjes se Gonxhe Bojaxhiut, çuditeshin kur shihnin gruan imcake, me famë të madhe, të shkelte në rrugicën e tyre me këmbët e zbathura.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit.
Mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës“, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT“.
Terezina,m’ i rrefente te gjitha keto me nje fytyre enderruese dhe si ne jerm.
Recitonte shume bukur qysh kur qeme ne shkolle, po tashme vargjet e mesuara permendesh te nene Terezes , i quante nje ngushellim i madh,se u mbanin gjalle durimin dhe shpresen
Jep më të mirën e vetes…


Njerëzia shpesh janë të paarsyeshëm,
të palogjikshëm, egocentrik
Fali ata në çdo rast

Në qoftë se je i përzemert,njerzia mund të akuzojnë për egoizëm
Dhe motive të dobëta
Ji i përzemërt në çfardo mënyre
Në qoftë se je i suksesshëm, do të fitosh ca miq të pabesë
Dhe ca armiq të çiltër
Ji i suksesshëm në çdo rast
Në qoftë se je i ndershëm dhe i sinqertë
Njerzia mund të të mashtrojnë
Ji i ndershëm dhe i sinqertë kurdoherë.
Atë çke krijuar ndër vite
Të tjerët mund të ta shkatërojnë brenda natës
Krijo në çdo rrethanë
Në qofte se do te gjesh qetesine dhe lumturine
Ca do te behen ziliqare
Ji i lumtur perhere
Te miren qe bere sot,shpesh do ta harrojne
Bej mire pa u ndalur
Jep me te miren e vetvehtes
Dhe kjo kurre s’do te jete mjaft
Jep me te miren,kurdohere
Ne analizen finale,kjo eshte midis teje dhe Zotit Kurre s’ka qene midis teje dhe te tjereve ndonjehere
Ky pra eshte ballaqimi final.Esenca e jetes njerezore,porosi te shenjta,shtyllat te larta shpirterore, lufte e perhereshme ne vetepersosmeri , nje udhe e gjate, shume e gjate!
Prej vitit 1989 dhe deri sa mbylli sytë Nënë Tereza nuk i ndërpreu vizitat në Shqipëri.

Para se të vizitonte Shqipërinë në vitin 1991, kur diktatura kishte rënë, Nënë Tereza i shkruan një letër Ministrit të Punëve të Jashtme ku i kërkonte që, ta ndihmonte për çeljen në Shqipëri të një Urdhëri të Bamirësisë.

Prej atij viti, dhjetëra murgesha “motra të Nënë Terezës”, të veshura me një mantel në ngjyrë të bardhë, në konturet e të cilit dallohen qartë dy shirita të kaltër (veshja e më të varfërve të Indisë), filluan një veprimtari të gjerë në ndihmë të të varfërve dhe të vobektëve në Shqipër
.Ndersa,Nënë Tereza theksonte:
“fund-shekulli ynë (i XX-të), karakterizohet nga zbulime të mëdha të shkencës dhe teknologjisë, por asnjë prej tyre, nuk mund të zëvendësojë dashurinë dhe dhimbjen njerëzore”.

 Kjo ishte dhe periudha kur u instalua kongregata e parë në Shqipëri. 
Dy shtëpitë e para bamirëse të Nënë Terezës u krijuan në Tiranë që në atë vit. Shtëpia e quajtur “Tirana 1” në rrugën e Kavajës dhe një shtëpi tjetër, ku Nënë Tereza vendosi të moshuarat.

Në korrikun e 1991, Nënë Tereza u kthye përsëri në Shqipëri me një grup mjekësh amerikanë dhe pasi vizitoi zonat e ndryshme të vendit krijoi shtëpinë e Misionareve të Dashurisë në Durrës.
E më pas u çelën shtëpitë e tjera në Elbasan, Pukë dhe Korçë.
Gjate vizites se tij ne Shqiperi me 25 Prill 1993, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II do te shprehej keshtu per Nene Terezen:
“E si mos ta kujtojme,me kete rast,kete te zgjedhur vajze te popullit shqiptar, Nene Tereza e Kalkutes, nena e shume te varferve midis me te varferve te botes ? Me ngrohtesine e besimit kjo grua imcake ,e madhe dergon nga brenda saj tek te tjeret zemergjeresine shqiptare”.

Filozofia e jetes se vajzes se zgjedhur shqiptare ishte shume e thjeshte po aq sa edhe e madherishme :

Duaje jeten…

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.

Duaje në lumturi të plotë
apo në vetmine absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndjehesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë, 
apo kur ke një mal guximi.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri.

Ky eshte me teper se nje hymn per Jeten dhe dashurine .
Dhe une do i mbetem mirenjohese, gjithe jeten e jetes,qukses sime ,Terezine, qe me foli e para per shenjtoren,NENEN E BOTES,Nobelisten e vetme shqiptare.
NJE HEROINE POZITIVE
” J.S eshte nje grua e mencur,e pashme dhe me nje personalitet te spikatur,nga ato qe une i quaj,heroina poziteve, me nje shtyse perseri pozitive me karriere te sukseseshme,nje familjare e persosur,nje nene e dashur,nje bashkeshorte shembullore,pra nje shtylle e familjes per te cilen Ismail Qemali ka thene:
“Në asnjë vend të botës gruaja nuk gëzon atë nderim që ka në vendin tim”. “qenia e saj është e lidhur ngushtë pas fuqisë së burrit, megjithëse në veprimet e hapëta publike ajo nuk del në shesh. Në çështjet e brendshme familjare dhe që kanë të bëjnë me vendin, ajo merr pjesë dhe mendimi i saj peshon. “
Keto cilesi ajo i merr me vehte kudo qe shkon,dhe ketu ne komunitetin tone te Windsorit, ka plot gra te tilla,inxhiniere, ,juriste, ekonomiste, doktoresha ,infermiere ,mesuese,dentiste,laborante,punetore te kualifikuara.
Nje plejate e tere .i ka vene shpatullat jetes, krahas bashkeshorteve.
Pjesa me e madhe e kane ruajtur familjen ,e konsoliduar virtytet me te bukura te dashurise e respektit ,ndaj i a dalin mbane ne cdo gje.
Po J. S. ka edhe dicka me teper, se nje simbol perfaqesues.
Eshte bekuar direkt nga ,nobelistja jone!Keto jane mbresat e saj nga ajo ngjarje e paharruar:
“Gjate periudhes se viteve te demokracise 1991-1993 Nene Tereza erdhi disa here ne Shqiperi.
Kontributi i saj humanitar dhe aktiviteti si missionare e krishtere ne ato vite ishte bere pjese e kultures shqipetare.Jeta dhe vepra e nene Terezes ishte nje inkurajim dhe frymezim per shume shqiptare.
Une me familjen time banonin ne rrugen Budi shume prane me Rezidencen e Misionit të bamirësisë se Nene Terezes qe ishte transferuar tashme ne rrugën e Elbasanit.
Ishte nje ndërtesa dy katëshe dhe nje vile e mobiluar thjesht me tavolina e karrige dhe një pastërti e rregull shembullor, ku punonin pa pushim motrat e ardhura nga të gjitha vendet e botes.
Motrat (sisters) punonin pa pushim dhe filluan te aktivizonin femijet e bllokut (lagjes sone) ne kurset e katekizmit pothuajse cdo dite. Ne fillim te vitit 1993 u finalizua pagezimi i pare i femijeve te lagjes ne Kishen e Shen Ndout. Qe nje ceremoni shume prekese,
Kam pasur fatin e madh ta takoj personalisht Nene Terezen bashke me te dyja vajzat e mija, njera 12 dhe tjetra 9 vjece. Nje nga ditet Nene Tereza kishte dale ne oborrin e Residences se Bamiresise dhe ne te gjithe u vume ne rradhe per ta takuar. Ishte nje rresht i gjate,qe nuk i dukej fundi.
Me një vështrim të butë e magjepsës, Nene Tereza na bekoi te dyja vajzat dhe mua duke na prekur ne koke , dhe une tepër e emocionuar kur ma dha dorën ia putha dhe thashe me vehte : “Jam e lumtur, se kam përqafuar Nënën e mbarë botes”.
Ajo dite e takimit me Nene Terezen do te mbetet nje kujtim i paharruar ne zemrat tona.
NJEREZIT E SHEKULLIT

QENDRA E PADMINI RAJU,

135 Erie St.E.WINDSOR,ONTARIO

MISIONI:TE ASISTOJE PER GJENERATEN E PARE TE EMIGRANTEVE DHE FAMILJET E TYRE TE BEHEN ANTARE PRODUKTIVE TE SHOQERISE KANADEZE

Mbreme ka qene nje nate e bardhe.Une e ndjej gjithemone boren qe bie jashte,dhe krijon ate bardhesi te jashtezakoneshme heshtjeje , shpesh te ngateruar midis endrres e zhgjendrres,qe nuk di si t’i shpjegosh.
Rastesisht ne nje lajmerim te gazetes lokale,Windsorstar,morra vesh se ne Qendren e Padminit,po hapej nje klase kompjuteri.
U lidha ne telefon dhe u regjistrova megjithese eshte piku i dimrit.
E tani po rrotullohem gjysem e zgjuar e gjysem ne gjume,nga nje fare meraku,qe te behet ferra Ibrahim, si do e ndiqja ate klase shko e hajde me autobuzin e linjes nje C,qe ishte me shpejta se te tjerat,po prape se prape si te qe Tirane-Durres?(Jo te gjithe kane lluksin e makinave personale)
Po mire thone,se mengjezi eshte keshilltari me i mire
Me te zbardhur dita erdhi edhe gezimi e ndjenja, qe kam perhere kur shkoj drejt se panjohures,dhe vecanerisht kur lidhet me mesimin.
Ne fund te fundit ajo shkolle ne Erie St. ishte aty,qe te me mesonte mua,qe gjithe jeten kam qene mesuese.
Jashte bardhesia e bores se paprekur te vriste syt.
Njerezia kishin vene gjyslyqe dielli.Une me xhupin tim te trashe, isha ngjeshur si topi me dhjame,se do te ecja nja 10 minuta deri te stacioni me i afert i autobuzit. Rrugen e bera gati me vrap.Kur hyra brenda,njerezit prisnin ne heshtje me padurim sa te nisej urbani.Xhamat ishin veshur krejt nga kontrasti i ngrohtesise brenda dhe te ftohtit perjashta.Hoqa xhupin , gjeta nje vend ngjitur me dritaren,se ciles i fshiva avullin.
”Hajt me hajer-i thashe vetes ne kete aventure te re.”
Autobuzi u nis menjehere,po meqenese bora, ish pastruar pjeserisht,dhe anet e rruges dukeshin si tunele,ecte me me ngadale se zakonisht edhe per shkak te ndalesave dhe stacioneve te mbushura me njerez, qe shkonin ne pune
Gjithe kohen shihja nga dritarja dhe kontrolloja oren,qe vraponte,Meqenese ishte dita e pare desha te arrija ne kohe.I rashe ziles ne stacionin tim te ndaleses perballe “Mersy Hospital,”eca me ngut, hyra ne Erie St. Menjehere pas parkingut te spitalit, doli catia e shkolles, nje ndertese teper modeste njekateshe,qe duhej te kish qene nje grumbull dyqanesh te vjetra,midis Pallatit Italian,dhe komunitetit,qe jetonte prej kohesh ne ate lagje ,” Italia a vogel.” i thone
Nuk na ndahet shpirti nga fqinjet tane pertej Adriatikut,qe ne lashtesi , here miq e here armiq,po me teper miq ,per shkak te gjakut , temperamentit mesdhetar dhe mbeshtetjes se vecante qe gjenin, shqipteret,qe sigurisht italishten e dinin me mire se anglishten.
Shume prej tyre ishin punesuar ne ate rruge,e jetonin me vite derisa ngjisnin shkallet e karrieres apo shtepive te bukura, qe blinin.
Sapo hyra ne deren e qendres mbeta krejtesisht e shokuar nga fotografia e zmadhuar e Nene Terezes,duke u lutur dhe nje thenie e Indira Gandit shkruar si me germa te arta
:PARA NENE TEREZES.E NDJEJME VETEN TE TURPERUAR DHETE VEGJEL
E me poshte fjalet e H.PERES DE KUELAR:
NENE TEREZA ESHTE OKB-JA.
U hutova edhe u emocinova aq shume,sikur nje dore e ngrohte nene preku zemren time e me mbushi me krenari per njeriun e shekullit, bashkepatrioten time.
“Pasketaj cdo gje do te shkoje mire –it hashe vetes.Ece perpara e mos u ndal.”
Edhe qendra dukej si nje OKB- e vogel.Gra nga te gjitha kontinenteve ishin mbledhur aty per te mesuar e thyer barierat –sic na shpjegoi Padmini dhe Indergjid.Hindjanet =kanadeze, e dinin fare mire c’po benin.Padmini ishte nje grua mbi te 50-tat me nje trup shulak dhe sy inteligjent e shume te vendosur,ajo e kish themeluar vete ate Qender- shkolle e gazeten”REACH OUT” te cilin e drejtonte Indergjid,nje bukuroshe elegante rreth te 30-tave,qe ndiqte edhe vete kurse ne Universitetin e Detroidit,per master.
Mesueset e klasave te letersise,gjuhes,dhe kompjuterit, bashkebisedimit, thirren emrat e nxenseve dhe ne u futem neper klasa.megjithese jashte dukej si nje gunge e vjeter,brenda shkolla qe e ngrohte e plot miresi.
Klasa jone kishte nja tete veta.Ne cdo tavoline ,kompjuter. Mesuesja u prezantua.E quanin Larisa,po me shume donte t’a therrisnim Lara.Nje grua e gjate me floke te kuqeremte,inxhiniere kompjuteri,me origjine te larget gjermane disi e rrepte po ne te vertete shume e drejte ,punetore dhe korekte.Mua nuk m’u durua dhe pyeta-Si edhte e mundur te keni nje emer rus?
· -Per shkak te doktor Zhivagos,mamaja ime e kishte librin e zemres dhe dashurine e doktorit me Laren e quante me tragjike se Zhulieta dhe Romeo,qeshi me dhembet jashtezakonisht te bardhe e te ndritshem mesuesja e mencur.-Mos e merni me frike,do te punojme shume,po do i a dalim mbane-tha
· Ne fund kur te certfikoheni mund te kerkoni pune kudo me njohurit, qe do merrni hap pas hapi.
· Dhe vertet ashtu ndodhi.Kur na caktuan te merremi edhe me faqosjen e gazetes,dhe Indergjid u be nje pjestare e grupit tone,qe zgjodhen ngjyren e kalter te letres.
· Tema e asaj gazete ishte nene Tereza e Kalkutes,nje nder njerezit me te medhenj te shekullit XX
Ne fillim te ketij Libri,kam shruar se popullin tim te vogel e gati te braktisur nen nje diktature te eger e te pashoqe,ne vitet 1990,e vizituan,Nje aristokrate,Nje Pape dhe Nobelistja shenjtore shqiptare Nene Tereza.
,Zeri I popullit tim u perfaqesua nga shkrimtari shqiptar me fame boterore, Ismail Kadare ,i cili ka shkruar:
· Te popujt ku për fatin e tyre të keq vendoset tirania, gjërat e pabesueshme fillojnë e zënë një vend përherë e më të madh. Në krye të tyre, vetvetiu vendin kryesor e zë ëndërrimi për lirinë. Udhëtimi i një pape në Shqipëri hynte në gjerat e pabesueshme. Kishte qenë i pabesueshëm ky udhëtim, ashtu si për gjithë popujt e Ballkanit, gjatë pesë shekujve të pushtimit otoman, por u bë edhe me i pabesueshëm, gjatë sundimit komunist. Historia na tregon se besimet fetare shumë herë janë gjetur midis kacafytjeve mizore të njerëzimit. Kështu ka ndodhur me krishtërimin, e po kështu ka ndodhur me judaizmin e myslimanizmin. Ne e mbajmë mend të gjithë atë kohe, sepse shumica jonë e ka jetuar aktin e fundit të saj. Ne i mbajmë mend shumë mirë plumbat në sheshin e Shën Pjetrit. Ato plumba që plagosen Papa Gjon Pali e Dytë. Për Lindjen komuniste, një papë i dalë pikërisht nga trevat e saj, me fjalë të tjera nga dhimbja e saj, ishte po aq i rrezikshëm sa mesazhi i lirisë. Dhe do të ishte pikërisht ky papë i madh, Papa Gjon Pali i dytë, ai që do të kryente të pabesueshmen, udhëtimin në Shqipëri.
Ky ishte një udhëtim i madh për ne shqiptarët, por ai ishte po aq i madh për të gjithë. Duke e puthur tokën shqiptare, Papa Gjon Pali i dytë, puthi tokën e martirëve të kishës që ai kryesonte e, bashkë me të, tokën e harmonise midis tre besimeve. Në pamje të parë do të dukej e habitshme se si në vendin e ashpër komunist, atje ku me egërsisht se kudo liria fetare ishte shtypur, pikërisht atje harmonia fetare do të lulëzonte. Por në një pamje tjetër, e sipas një logjike më të thellë, kjo ngjante e natyrshme.
Papa Gjon Pali i Dytë u prit në Shqipëri me të njëjtin ngazëllim nga gjithë populli shqiptar, katolike, ortodokse e myslimane bashkë. Dhimbja njerëzore, ëndrra për lirinë i kishte afruar më shumë se cdo gjë tjetër, të tre besimet. Me udhëtimin e tij në Shqipëri, Papa Gjon Pali i dytë, kreu udhëtimin e ndërprerë të një pape tjetër në shekullin e 15-të.
Liria e shqiptarëve ishte në kërcënim përballë ushtrisë otomane,dhe papa Kaliksit do të vinte për t’u dhënë zemër shqiptarëve, në aktin e fundit të qëndresës së tyre.
· Papa Gjon Pali i dytë erdhi bashkë me fillimet e lirisë.
Ndërkaq ai nuk e harroi pjesën e popullit shqiptar që ende lirinë nuk e kishte. Ka kohë që qarkullon një rrëfim gjysmëlegjendar midis njerëzve. Rrëfimi se si një mëngjes herët, Papa Gjon Pali i dytë, i tronditur nga pamjet që jepnin ekranet e TV -së për Kosovën, mori në telefon presidentin amerikan Klinton e i tha: biri im, bëj diçka për shqiptarët.
Se sa e saktë tekstualisht është kjo, s’ka shumë rëndësi: thelbi i saj është kryekrejet i saktë: Papa Gjon Pali i dytë , bashkë me Nënë Terezën, gjatë atij kalvari, kanë qenë si rrallëkush pranë popullit shqiptar. Ndaj edhe ky popull nuk do t’i harrojë kurrë..”
Larisa dhe Indergjiti mbeten te befasuara.Ne fakt vetem sa e kishin degjuar rreshqitas emrin e tij.Ato thane se do te qe nje nder shume i madh per gazeten e qendres ky mesazh qe vjen nga nje vend i vogel me halle te medha.
Ne fakt pas luftes ne Kosove , genocidit serb, dhe eksodit biblik,qe e pasoi ,ne qender kishin vershuar vajzat dhe nuset kosovare ne klasen e gjuhes angleze, qe e drejtonte gjithashtu nje mesuese shqiptare, shume e zonja dhe kualifikuar,L.B.
Me 5 shtator 1997 Nënë Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas, vetem dashuri .
Si vjen paqa?pyet Nene Tereza:
Nëpërmjet punës që e bëjmë me dashuri.
Ku fillon? Në shtëpi.
Si fillon? Duke u lutur së bashku.
Një familje që lutet së bashku jeton së bashku. Dhe në qoftë se jetoni bashkë, do ta doni njëri-tjetrin, ashtu siç e do Zoti secilin prej jush. Lutjet e bëjnë zemrën e pastër dhe zemra e pastër e sheh Zotin te njëri-tjetri dhe në qoftë se e shohim Zotin te njëri-tjetri, atëherë do ta duam njëri-tjetrin. Dhe t’i shmangim ndarjet raciale, fetare ose etnike. Jemi të gjithë njësoj fëmijët e të njëjtës dorë të dashur të Zotit, të krijuar për gjëra më të mëdha. Të përjetojmë kënaqësinë e dashurisë.
Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë.
Bill Klinton ka thënë :
“Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.”

Në gurin e varrit të saj në Kalkutë u vendos një pllakë fare e thjeshtë në të cilën ka një varg nga Bibla e librit të Xhonit, ku thuhet:
“Ky është parimi im, duajeni njëri-tjetrin. “
Po të kihet parasysh jeta dhe puna e saj, unë do të thosha se ajo është një mësuese e madhe dhe mishërim i dashurisë. Nënë Tereza me misionin e saj bënte gjëra të thjeshta: ushqente të uriturin, kujdesej për të sëmurin dhe shprehte dashuri për të braktisurin, pikërisht atë dashuri që ajo ndjente se i vinte nga shpirti.Kete Dashuri ajo ia transmetonte njerëzve më të varfër dhe më në nevojë të botës. Ajo bënte gjëra të vogla me dashuri të madhe. Nënë Tereza është jo vetëm një njeri i admirueshëm, por nga ajo ne mund të mësojmë. Ajo fliste gjithnjë rreth kënaqësisë për t’i dashur njerëzit e tjerë. Nënë Tereza është një shembull i mrekullueshëm se çfarë është dashuria dhe si të jemi të gëzuar në botën e sotme. Ajo ngriti te gjitha urat e dashurise midis njerezve,dhe porosite lapidare te respektit te jetes

JETA”

Jeta eshte nje shans, perfito prej saj!
Jeta eshte e bukur, admiroje!
Jeta eshte lumturi, shijoje!
Jeta eshte nje enderr, realizoje!
Jeta eshte nje sfide, takoje!
Jeta eshte nje detyre, perfundoje!
Jeta eshte nje loje, luaje!
Jeta eshte e kushtueshme, kujdesu per te!
Jeta eshte pasuri, mbaje!
Jeta eshte dashuri, shijoje!
Jeta eshte mister, njihe!
Jeta eshte nje premtim, plotesoje!
Jeta eshte deshperim, kaloje!
Jeta eshte nje kenge, kendoje!
Jeta eshte nje perleshje, pranoje!
Jeta eshte tragjedi, konfrontoje!
Jeta eshte nje aventure, guxoje!
Jeta eshte fat, beje!
Jeta eshte teper e cmuar, mos e shkaterro!
Jeta eshte jete, lufto per te!
Desha ta mbyllja kete shkrim me fjalet e Papa Gjon Palit ,per Nobelisten tone,shenjtoren dhe humanisten me te madhe te shekullit
“Një grua që i dha formë historisë së këtij shekulli. Një shembull i shkëlqyer i asaj, se si dashuria për Zotin shndërrohet në dashuri për të afërmin. Ajo zgjodhi të ishte jo vetëm e fundmja, por shërbëtorja e të fundmëve, duke e quajtur veten gjithashtu një ikonë të gjallë të dhembshurisë…

Filed Under: ESSE Tagged With: Englantina Mandia, Nene Tereza, Nobelistja Shqiptare

Treni nga Vlora nuk niset më në orën pesë

March 20, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
Parathënie/
Kur arkitekti Arben Meksi dhe grupi projektuesve hodhën firmat për objektin:stacioni i trenit, vendodhja Vlorë,rruga “Adriatiku”,projektuar dhe zbatuar nga vetë arkitekti i objektit në vitet 1983-1985 me konstruktor ing. P. Adhami, rrjeti hekurudhor në Shqipëri kishte përshkruar dhjetëra km.Ç’praj asaj kohe dhe tri herë në kufirin e një dite,treni dhe vargu lidhës i dhjetë vagonëve,bujte në këtë stacion, në qytetin e Flamurit.Mirëpo për kureshtje çfarë përmbante objekti,që priste dhe përcillte trenat?Objekti ishte konceptuar me një vëllim të plotë horizontal,me dy kate pa thyerje të tepërta,me linja te drejta ku funksioni reflektohet ne forme me një theksim n pjesën e hyrjes kryesore. Në hollin kryesor, shpjegon arkitekti Arben Meksi,ndodhen shërbimet për udhëtarë,e cila ka lartësinë e dy kateve (më e madhja e stacioneve në vendin tonë) është orientuar me gjerësi nga ana e personit. Për zgjidhjen funksionale është patur parasysh që rruga shesh-stacion-person të jete sa më e shkurtër dhe pa pengesa. Dalja e pasagjereve,që vijnë me tren bëhet përmes një nënkalimi në pjesën veriore të godinës. Në katin e dytë ndodhet restoranti me kuzhinën dhe një bar i hapur. Të dy këto mjedise shikojnë nga salla e udhëtarëve. Interieret janë zbukuruar me vepra arti, mozaik, pllaka të derdhura gipsi. Mirëpo çfarë ndodh sot pas 25 vjetësh dhe kujt mund ti hyjë në punë kjo godinë? Treni nuk do të vijë më deri tek ky stacion. Stacioni i ri gjendet më larg qytetit dhe ky objekt në të ardhmen mund të transformohet në qendër polifunksionale dhe argëtimi për të rinjtë, thotë arkitekti i njohur i këtij qyteti,njëhershëm edhe karikaturist i shquar.
Po ku është treni?
Të gjithë duhet të pyesim. Po ku është treni?Treni ynë ka ngecur në stacion. Udhëtarët me bagazhe do të shkojnë më larg . Pyetja e tyre mundonjëse ka qenë prej vitesh: kur niset treni tjetër , aty sot s’gjen as faturino me fener në dorë,as përgjegjës stacioni që të të japi një shpjegim. Të gjithë ngrenë supet,rrudhin buzët,psherëtijnë e lënë punën në duart e Perëndisë:
-Do Zoti, mërmërijnë. Tani, që të merrni vesh shkoqur:Duam të niset treni për në qytetet të tjera të këtij trualli dhe pyesim:çfarë orari ka,ku ndalon në ç’stacion,kur mërin në kryeqytetet etj, etj,mirëpo përpara të gjithë këtyre pyetjeve e gjej një gjysmë përgjigje,të një sentencë e folklorit:Në të vërtetë :A ka tren, që niset apo jo?Në fakt, binari që në është caktuar për të qëndruar treni ynë ka vite që ekziston , dhe treni vjen në këtë qytet duke tërhequr branë një mballomë të vjetër, që quhet lokomotivë. Ngase edhe vet trasenë e trenit e kanë mbuluar shkurret. Të gjithë sytë i hedhin veç nga treni,po binari ynë që rri e pret dhe ne kaq vite në pritje,për të shkuar si qytetarë evropianë më shpejt dhe më komod, nuk po arrihet një ditë.
Udhët tona të hekurta
Meqë përmendën trenat ,këto mjete të lëvizshme me shina, vendi ynë ka një përvojë të hidhur. Trenat në këtë vend filluan të lëvizin vetëm atëherë në keto vite‘:7nëntor 1947 : Durrës – Peqin23 shkurt 1949 : Shkozet – Tirana22 dhjetor 1950 : Peqin – Elbasan – Krasta / – Cërrik7 maj 1963 : Vora – Laç13 tetor 1968 : Rrogozhina – Fier20 mars 1972 : Krasta – Librazhd10 mars 1974 : Librazhd – Prenjas9 mars 1975 : Fier – BallshJuli 1979 : Prenjas – Pogradecprill 1981 : Laç – Lezha25 janar 1982 : Lezha – Shkodra (Trafiku i mallrave që me 11 nëntor 1981)11 janar 1985 : Shkodra – Han i Hotit.14 tetor 1985 : Fier – Vlora (Trafiku i mallrave deri Narta që me janar 1985)Fundi i viteve 1980 : Milot – Rrëshen, pasi,rinia e këtij vendi ndërtoi më parë udhët e këtyre trenave .Evropa plakë kishte vite, që mbante të instaluar jo vetëm trenat, por edhe tramvajet,vetëm këtu për çudi në këtë truall të lashtë ,trenat erdhën vonë dhe punuan vetëm për një sistem ekonomik të caktuar.
Treni(dekovili) Vlorë Selenicë
Kanë ekzistuar udhët e hekurta në Vlorë.Treni –dekovil bënte udhën e hekurt nga qyteti i Selenica drejt qytetit të Vlorës duke përshkruar edhe rrugë malorë. Ky lloj treni quhej dekovil dhe kujtohet mirë ndër banorë të qytetit. Dekovili i Selenicës është shfrytëzuar relativisht deri vonë. Ai sillte nga Selenica në Skelë rrotullat e asfaltit. Si e përshkruan një studiues lokomotivat më avull tërhiqnin duke u ngjitur në rrëpirën e kodrës mbas fabrikës së çimentos vagonët e vegjël .Një detaj të vogël kujtojnë banorët ishte së treni kishte edhe vend për drejtuesin .Makinisti e ndalonte dhe hipte drejtori .Deri në vitin ‘91 dekovili Vlorë-Selenicë funksiononte, por duke mos e përshkruar tunelin e qafës në Babicë. Ai qëndronte tek fshati i sotëm Alikokë-Babicë. Aty shkarkonte serën në rrotulla të mëdha të zeza. Qëndroi dhe disa kohë dhe më vonë ai dekovil heshti përgjithnjë. Ndërsa udha e hekurt nuk ka më gjurmë. Ku humbi gjithë kjo udhë e hekurt më gjatësi kilometrikë? Italianët ndërtuan, për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë. Ky dekovil fillonte nga Vlora. Ndahej në dy vija të ndryshme. Vetëm dekovili Selenicë – Skelë bëri një përjashtim. Më 1926 qeveria shqiptarë ia dha koncesion shoqërisë së Selenicës riparimin dhe shfrytëzimin e këtij dekovili. Për këtë koncesion shoqëria pagoi menjëherë 100.000 lireta.
Linjat Vlorë-Selenicë dhe Vlorë-Kotë, u ndërtuan për nevojat strategjike të ushtrisë italiane të pushtimit, por edhe për të shfrytëzuar resurset e mëdha ekonomike në zonat që përshkonin. “Në Selenicë funksiononte miniera e bitumit, ndër të rrallat në botë, produkti i të cilës eksportohej në Itali, përmes portit të Vlorës, ndërkohë që në Kotë, ishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha të ushtrisë italiane”.
Studiuesit vlonjatë pohojnë se, ushtria italiane, gjatë periudhës që qëndroi në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Jugut(1914-1920), ndërtoi për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve, italianët ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë që fillonte nga Vlora dhe kishte dy vija te ndryshme; një vijë shkonte në Vlorë – Qafë e Koçiut (Babicë) dhe zbriste në luginën e lumit Shushicë, që e kapërcente me urën e Penkovës. Këtu dekovili ndahej: një degë kalonte pas përroit të Vllahinës deri në afërsi të fshatit Gërnec, 30 km në lindje të Vlorës. Në zonën e Kotës, ushtria italiane kishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha në Shqipërinë e asaj kohe .Gjurmët e dekovilit, që fillojnë te ura e Peshkëpisë(15 km në lindje të Vlorës), shfaqen vetëm në disa segmente traseje dhe në një urë betoni e njohur si “Ura e trenit”, që gjendej në afërsi të vendit të quajtur Shkallë Mavrovë. Traseja zgjatej duke depërtuar nëpër luginën e Shushicës, për të mbërritur në anë të fushës së emërtuar “Ahmete”, në kuotën 115 m mbi nivelin e detit. Madje, këtu e ka edhe origjinën e vet emërtimi i fshatit Kotë, qendër e komunës. “Duke komunikuar në terminologjinë gjeodezike, italianët përsërisnin shpesh fjalën kuota, kuota deri sa u shqiptarizua në Kota”.Linja e hekur e këtij dekovili nuk është pasqyruar në dokumenta. Por, elementë të tillë si “Ura e Skrapit” ku shfaqen ende këmbët prej betoni, që lidhte dy brigje te përroit dhe të vërshimeve të tjera që zbrisnin nga kodrinat e kësaj zone në raste reshjesh, shfaqen qartësisht. Traseja prej betoni me një gjatësi prej 1.5 km, i ka rezistuar kohës. Po ashtu edhe Ura e Shkallë së Mavrovës, që njihet me emrin “Ura e trenit”, me 5 këmbë prej betoni në një lartësi maksimale prej 6 metrash, është mjaft e dukshme. Por, ushtria italiane ndërtoi një rrjet të madh dekovili që shtrihej nga qyteti deri në fshatrat e zonës Topallti(Fusha e Llakatundit) e më tej në luginë të Shushicës. Por, për këtë rrjet ka shumë pak të dhëna, që kufizohen tek tregimet e të moshuarve. Linja e dekovilit Vlorë-Kotë, ka funksionuar deri në vitet 1950-1960-të, ndërkohë që deri në fund të viteve 1980-të, funksiononte dekovili Vlorë-Selenicë, që stacionohej në një pikë në afërsi të portit të Vlorës, në Skelë dhe që hynte në qytet përmes një tuneli në Qafën e Babicës.
Ku është stacioni i ri i trenit?
Sapo hyri “krimbi” dhe shfryu llafi se udhët e Evropës plakë u hapën edhe për banorët e këtij trualli, trenat patën punë ,mirëpo më pas udhët e tyre dhe punesat e tyre mbetën aq larg botës dhe zhvillimit sa mund të thuhen se gjithë ky investim i rinisë shqiptare shkoi dëm. Trenat shqiptarë janë trenat më të lodhur të botës. Binarët ku nisen dhe stacionet ku ata qëndrojnë janë kandisur në ca sheshe plotë ferra. Trenat nuk janë më në modë, në këtë vend. Në Perëndim trenat, janë një alternativë e mirë transporti,veç në këtë vend jo. Shpejtësia e tyre është lemeritëse dhe mundonjëse. Dikur trenat fundit qëndronin edhe nëpër ca fshatra të vegjël ku kishte stacione të vegjël, që sot nuk ekzistojnë më.
Ka edhe një shkak tjetër. Përse trenat nuk nisen nga Tirana, për në qytetet të tjera? Mirë do të qe,por ka një pengesë të vogël :në Tiranë nuk kë më as tren dhe as stacion .Në qytetin tonë sikurse nëpër disa qytete të tjerë treni niset e soset i trembur, se mos i thyejnë xhamet,se mos këputet ndonjë binarë, se mos i pret udhën ndonjë maqinë, se mos i zënë udhën me ndonjë ndërtim.
Nëse nuk investohet në këto udhë të hekurta gjendja ashtu si 20 vjet ,kjo do të jetë.
Një ditë të jeni të sigurt, do jetë afishuar orari i trenave, që nisen nga lindja drejt perëndimit, ai orar do të gjendet në çdo stacion treni të Evropës plakë dhe uturima e tij do na zgjojë çdo mëngjes edhe në qytetin tonë. Deri atëherë nëpër dhëmbë do të mërmërisim duke kujtuar shprehjen me titullin e një filmi të kinostudios:Treni nuk niset më në shtatë pa pesë…

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, në orën pesë, nuk niset më, Treni nga Vlora

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 480
  • 481
  • 482
  • 483
  • 484
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT