• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NOBELISTJA SHQIPTARE

March 20, 2015 by dgreca

NGA ENGLANTINA MANDIA /
“Për mua Nene Tereza, ka qenë dhe është një shënjtore në zemrat e të varfërve në botë. Mua nuk më nevojitet nënshkrimi i ndonjë kleriku në ndonjë dokument për të vendosur që ajo është shenjtore.”-
Dominique Lapierre- Shkrimtar francez/
TEREZINA/
Terezina e para me ka folur per Nene Terezen.Familja e saj a e ka patur shtepine prane Marije Krajes
Me Terezinen jemi njohur shume heret. Ishim ne nje klase ne shkollen Luigj Gurakuqi,fare prane Kishes Katolike.
Marija kishte shume miqesi me nenen e Gonxhe Bojaxhiut Dranen e te bijen Agen .Ishin si nje familje qysh nga vitet 40, i njihnin te gjithe dhe i respektonin pa mase per njerzillekun dhe bujarine.
Nder njerezit e rrethit familjar te besuar ,ish edhe familja e Terezines. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte edhe një vëlla Lazër Bojaxhiun qe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali.
Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja lindi në Shkup më datë 26 gusht 1910. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe e vdiq në 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë.
Emrin „Tereza“ e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Nënë Tereza duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit “Eja, të jesh drita ime!”, u bë Misionare e bamirësisë, “Nënë e të varfërve”, simbol i mëshirës për mbarë botën
Vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, erdhen, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. „Nënë Tereza e Kalkutës“ u quajt kur themeloi urdhërin „Misionaret e Dashurisë“ (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.
Në çastin e marrjes së Çmimit, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte.
Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin….
.Edhe pse paguhej me burg e internime,ato familje katolike,ishin nje rreth i mbyllur,qe mbanin mend se si jetuan fare prane,Marie Krajes,Dranja dhe Age Bojaxhiu.Sado qe dukej se paskesh ndodhur ne nje tjeter jete,besimi dhe dashuria per Zotin i ruajti ata njerez
.E kur lajmi se po vinte ne shqiperi nobelistja,gruaja me e njohur ne bote,misionarja dhe ambasadorja e te varferve oborri rreth e rrotull shtepise se Marije Krajes u mbush plot me njerez qe donin ta shihnin.
Ishte dita më e bukur e jetës së Nënë Terezës, kur per here te pare, pas 50 vjetësh, vizitoi Shqipërinë, në vitin 1989.
Fqinjët e shtëpisë së nenes Tereze, miq besnike te familjes se Gonxhe Bojaxhiut, çuditeshin kur shihnin gruan imcake, me famë të madhe, të shkelte në rrugicën e tyre me këmbët e zbathura.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit.
Mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës“, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT“.
Terezina,m’ i rrefente te gjitha keto me nje fytyre enderruese dhe si ne jerm.
Recitonte shume bukur qysh kur qeme ne shkolle, po tashme vargjet e mesuara permendesh te nene Terezes , i quante nje ngushellim i madh,se u mbanin gjalle durimin dhe shpresen
Jep më të mirën e vetes…


Njerëzia shpesh janë të paarsyeshëm,
të palogjikshëm, egocentrik
Fali ata në çdo rast

Në qoftë se je i përzemert,njerzia mund të akuzojnë për egoizëm
Dhe motive të dobëta
Ji i përzemërt në çfardo mënyre
Në qoftë se je i suksesshëm, do të fitosh ca miq të pabesë
Dhe ca armiq të çiltër
Ji i suksesshëm në çdo rast
Në qoftë se je i ndershëm dhe i sinqertë
Njerzia mund të të mashtrojnë
Ji i ndershëm dhe i sinqertë kurdoherë.
Atë çke krijuar ndër vite
Të tjerët mund të ta shkatërojnë brenda natës
Krijo në çdo rrethanë
Në qofte se do te gjesh qetesine dhe lumturine
Ca do te behen ziliqare
Ji i lumtur perhere
Te miren qe bere sot,shpesh do ta harrojne
Bej mire pa u ndalur
Jep me te miren e vetvehtes
Dhe kjo kurre s’do te jete mjaft
Jep me te miren,kurdohere
Ne analizen finale,kjo eshte midis teje dhe Zotit Kurre s’ka qene midis teje dhe te tjereve ndonjehere
Ky pra eshte ballaqimi final.Esenca e jetes njerezore,porosi te shenjta,shtyllat te larta shpirterore, lufte e perhereshme ne vetepersosmeri , nje udhe e gjate, shume e gjate!
Prej vitit 1989 dhe deri sa mbylli sytë Nënë Tereza nuk i ndërpreu vizitat në Shqipëri.

Para se të vizitonte Shqipërinë në vitin 1991, kur diktatura kishte rënë, Nënë Tereza i shkruan një letër Ministrit të Punëve të Jashtme ku i kërkonte që, ta ndihmonte për çeljen në Shqipëri të një Urdhëri të Bamirësisë.

Prej atij viti, dhjetëra murgesha “motra të Nënë Terezës”, të veshura me një mantel në ngjyrë të bardhë, në konturet e të cilit dallohen qartë dy shirita të kaltër (veshja e më të varfërve të Indisë), filluan një veprimtari të gjerë në ndihmë të të varfërve dhe të vobektëve në Shqipër
.Ndersa,Nënë Tereza theksonte:
“fund-shekulli ynë (i XX-të), karakterizohet nga zbulime të mëdha të shkencës dhe teknologjisë, por asnjë prej tyre, nuk mund të zëvendësojë dashurinë dhe dhimbjen njerëzore”.

 Kjo ishte dhe periudha kur u instalua kongregata e parë në Shqipëri. 
Dy shtëpitë e para bamirëse të Nënë Terezës u krijuan në Tiranë që në atë vit. Shtëpia e quajtur “Tirana 1” në rrugën e Kavajës dhe një shtëpi tjetër, ku Nënë Tereza vendosi të moshuarat.

Në korrikun e 1991, Nënë Tereza u kthye përsëri në Shqipëri me një grup mjekësh amerikanë dhe pasi vizitoi zonat e ndryshme të vendit krijoi shtëpinë e Misionareve të Dashurisë në Durrës.
E më pas u çelën shtëpitë e tjera në Elbasan, Pukë dhe Korçë.
Gjate vizites se tij ne Shqiperi me 25 Prill 1993, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II do te shprehej keshtu per Nene Terezen:
“E si mos ta kujtojme,me kete rast,kete te zgjedhur vajze te popullit shqiptar, Nene Tereza e Kalkutes, nena e shume te varferve midis me te varferve te botes ? Me ngrohtesine e besimit kjo grua imcake ,e madhe dergon nga brenda saj tek te tjeret zemergjeresine shqiptare”.

Filozofia e jetes se vajzes se zgjedhur shqiptare ishte shume e thjeshte po aq sa edhe e madherishme :

Duaje jeten…

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.

Duaje në lumturi të plotë
apo në vetmine absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndjehesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë, 
apo kur ke një mal guximi.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri.

Ky eshte me teper se nje hymn per Jeten dhe dashurine .
Dhe une do i mbetem mirenjohese, gjithe jeten e jetes,qukses sime ,Terezine, qe me foli e para per shenjtoren,NENEN E BOTES,Nobelisten e vetme shqiptare.
NJE HEROINE POZITIVE
” J.S eshte nje grua e mencur,e pashme dhe me nje personalitet te spikatur,nga ato qe une i quaj,heroina poziteve, me nje shtyse perseri pozitive me karriere te sukseseshme,nje familjare e persosur,nje nene e dashur,nje bashkeshorte shembullore,pra nje shtylle e familjes per te cilen Ismail Qemali ka thene:
“Në asnjë vend të botës gruaja nuk gëzon atë nderim që ka në vendin tim”. “qenia e saj është e lidhur ngushtë pas fuqisë së burrit, megjithëse në veprimet e hapëta publike ajo nuk del në shesh. Në çështjet e brendshme familjare dhe që kanë të bëjnë me vendin, ajo merr pjesë dhe mendimi i saj peshon. “
Keto cilesi ajo i merr me vehte kudo qe shkon,dhe ketu ne komunitetin tone te Windsorit, ka plot gra te tilla,inxhiniere, ,juriste, ekonomiste, doktoresha ,infermiere ,mesuese,dentiste,laborante,punetore te kualifikuara.
Nje plejate e tere .i ka vene shpatullat jetes, krahas bashkeshorteve.
Pjesa me e madhe e kane ruajtur familjen ,e konsoliduar virtytet me te bukura te dashurise e respektit ,ndaj i a dalin mbane ne cdo gje.
Po J. S. ka edhe dicka me teper, se nje simbol perfaqesues.
Eshte bekuar direkt nga ,nobelistja jone!Keto jane mbresat e saj nga ajo ngjarje e paharruar:
“Gjate periudhes se viteve te demokracise 1991-1993 Nene Tereza erdhi disa here ne Shqiperi.
Kontributi i saj humanitar dhe aktiviteti si missionare e krishtere ne ato vite ishte bere pjese e kultures shqipetare.Jeta dhe vepra e nene Terezes ishte nje inkurajim dhe frymezim per shume shqiptare.
Une me familjen time banonin ne rrugen Budi shume prane me Rezidencen e Misionit të bamirësisë se Nene Terezes qe ishte transferuar tashme ne rrugën e Elbasanit.
Ishte nje ndërtesa dy katëshe dhe nje vile e mobiluar thjesht me tavolina e karrige dhe një pastërti e rregull shembullor, ku punonin pa pushim motrat e ardhura nga të gjitha vendet e botes.
Motrat (sisters) punonin pa pushim dhe filluan te aktivizonin femijet e bllokut (lagjes sone) ne kurset e katekizmit pothuajse cdo dite. Ne fillim te vitit 1993 u finalizua pagezimi i pare i femijeve te lagjes ne Kishen e Shen Ndout. Qe nje ceremoni shume prekese,
Kam pasur fatin e madh ta takoj personalisht Nene Terezen bashke me te dyja vajzat e mija, njera 12 dhe tjetra 9 vjece. Nje nga ditet Nene Tereza kishte dale ne oborrin e Residences se Bamiresise dhe ne te gjithe u vume ne rradhe per ta takuar. Ishte nje rresht i gjate,qe nuk i dukej fundi.
Me një vështrim të butë e magjepsës, Nene Tereza na bekoi te dyja vajzat dhe mua duke na prekur ne koke , dhe une tepër e emocionuar kur ma dha dorën ia putha dhe thashe me vehte : “Jam e lumtur, se kam përqafuar Nënën e mbarë botes”.
Ajo dite e takimit me Nene Terezen do te mbetet nje kujtim i paharruar ne zemrat tona.
NJEREZIT E SHEKULLIT

QENDRA E PADMINI RAJU,

135 Erie St.E.WINDSOR,ONTARIO

MISIONI:TE ASISTOJE PER GJENERATEN E PARE TE EMIGRANTEVE DHE FAMILJET E TYRE TE BEHEN ANTARE PRODUKTIVE TE SHOQERISE KANADEZE

Mbreme ka qene nje nate e bardhe.Une e ndjej gjithemone boren qe bie jashte,dhe krijon ate bardhesi te jashtezakoneshme heshtjeje , shpesh te ngateruar midis endrres e zhgjendrres,qe nuk di si t’i shpjegosh.
Rastesisht ne nje lajmerim te gazetes lokale,Windsorstar,morra vesh se ne Qendren e Padminit,po hapej nje klase kompjuteri.
U lidha ne telefon dhe u regjistrova megjithese eshte piku i dimrit.
E tani po rrotullohem gjysem e zgjuar e gjysem ne gjume,nga nje fare meraku,qe te behet ferra Ibrahim, si do e ndiqja ate klase shko e hajde me autobuzin e linjes nje C,qe ishte me shpejta se te tjerat,po prape se prape si te qe Tirane-Durres?(Jo te gjithe kane lluksin e makinave personale)
Po mire thone,se mengjezi eshte keshilltari me i mire
Me te zbardhur dita erdhi edhe gezimi e ndjenja, qe kam perhere kur shkoj drejt se panjohures,dhe vecanerisht kur lidhet me mesimin.
Ne fund te fundit ajo shkolle ne Erie St. ishte aty,qe te me mesonte mua,qe gjithe jeten kam qene mesuese.
Jashte bardhesia e bores se paprekur te vriste syt.
Njerezia kishin vene gjyslyqe dielli.Une me xhupin tim te trashe, isha ngjeshur si topi me dhjame,se do te ecja nja 10 minuta deri te stacioni me i afert i autobuzit. Rrugen e bera gati me vrap.Kur hyra brenda,njerezit prisnin ne heshtje me padurim sa te nisej urbani.Xhamat ishin veshur krejt nga kontrasti i ngrohtesise brenda dhe te ftohtit perjashta.Hoqa xhupin , gjeta nje vend ngjitur me dritaren,se ciles i fshiva avullin.
”Hajt me hajer-i thashe vetes ne kete aventure te re.”
Autobuzi u nis menjehere,po meqenese bora, ish pastruar pjeserisht,dhe anet e rruges dukeshin si tunele,ecte me me ngadale se zakonisht edhe per shkak te ndalesave dhe stacioneve te mbushura me njerez, qe shkonin ne pune
Gjithe kohen shihja nga dritarja dhe kontrolloja oren,qe vraponte,Meqenese ishte dita e pare desha te arrija ne kohe.I rashe ziles ne stacionin tim te ndaleses perballe “Mersy Hospital,”eca me ngut, hyra ne Erie St. Menjehere pas parkingut te spitalit, doli catia e shkolles, nje ndertese teper modeste njekateshe,qe duhej te kish qene nje grumbull dyqanesh te vjetra,midis Pallatit Italian,dhe komunitetit,qe jetonte prej kohesh ne ate lagje ,” Italia a vogel.” i thone
Nuk na ndahet shpirti nga fqinjet tane pertej Adriatikut,qe ne lashtesi , here miq e here armiq,po me teper miq ,per shkak te gjakut , temperamentit mesdhetar dhe mbeshtetjes se vecante qe gjenin, shqipteret,qe sigurisht italishten e dinin me mire se anglishten.
Shume prej tyre ishin punesuar ne ate rruge,e jetonin me vite derisa ngjisnin shkallet e karrieres apo shtepive te bukura, qe blinin.
Sapo hyra ne deren e qendres mbeta krejtesisht e shokuar nga fotografia e zmadhuar e Nene Terezes,duke u lutur dhe nje thenie e Indira Gandit shkruar si me germa te arta
:PARA NENE TEREZES.E NDJEJME VETEN TE TURPERUAR DHETE VEGJEL
E me poshte fjalet e H.PERES DE KUELAR:
NENE TEREZA ESHTE OKB-JA.
U hutova edhe u emocinova aq shume,sikur nje dore e ngrohte nene preku zemren time e me mbushi me krenari per njeriun e shekullit, bashkepatrioten time.
“Pasketaj cdo gje do te shkoje mire –it hashe vetes.Ece perpara e mos u ndal.”
Edhe qendra dukej si nje OKB- e vogel.Gra nga te gjitha kontinenteve ishin mbledhur aty per te mesuar e thyer barierat –sic na shpjegoi Padmini dhe Indergjid.Hindjanet =kanadeze, e dinin fare mire c’po benin.Padmini ishte nje grua mbi te 50-tat me nje trup shulak dhe sy inteligjent e shume te vendosur,ajo e kish themeluar vete ate Qender- shkolle e gazeten”REACH OUT” te cilin e drejtonte Indergjid,nje bukuroshe elegante rreth te 30-tave,qe ndiqte edhe vete kurse ne Universitetin e Detroidit,per master.
Mesueset e klasave te letersise,gjuhes,dhe kompjuterit, bashkebisedimit, thirren emrat e nxenseve dhe ne u futem neper klasa.megjithese jashte dukej si nje gunge e vjeter,brenda shkolla qe e ngrohte e plot miresi.
Klasa jone kishte nja tete veta.Ne cdo tavoline ,kompjuter. Mesuesja u prezantua.E quanin Larisa,po me shume donte t’a therrisnim Lara.Nje grua e gjate me floke te kuqeremte,inxhiniere kompjuteri,me origjine te larget gjermane disi e rrepte po ne te vertete shume e drejte ,punetore dhe korekte.Mua nuk m’u durua dhe pyeta-Si edhte e mundur te keni nje emer rus?
· -Per shkak te doktor Zhivagos,mamaja ime e kishte librin e zemres dhe dashurine e doktorit me Laren e quante me tragjike se Zhulieta dhe Romeo,qeshi me dhembet jashtezakonisht te bardhe e te ndritshem mesuesja e mencur.-Mos e merni me frike,do te punojme shume,po do i a dalim mbane-tha
· Ne fund kur te certfikoheni mund te kerkoni pune kudo me njohurit, qe do merrni hap pas hapi.
· Dhe vertet ashtu ndodhi.Kur na caktuan te merremi edhe me faqosjen e gazetes,dhe Indergjid u be nje pjestare e grupit tone,qe zgjodhen ngjyren e kalter te letres.
· Tema e asaj gazete ishte nene Tereza e Kalkutes,nje nder njerezit me te medhenj te shekullit XX
Ne fillim te ketij Libri,kam shruar se popullin tim te vogel e gati te braktisur nen nje diktature te eger e te pashoqe,ne vitet 1990,e vizituan,Nje aristokrate,Nje Pape dhe Nobelistja shenjtore shqiptare Nene Tereza.
,Zeri I popullit tim u perfaqesua nga shkrimtari shqiptar me fame boterore, Ismail Kadare ,i cili ka shkruar:
· Te popujt ku për fatin e tyre të keq vendoset tirania, gjërat e pabesueshme fillojnë e zënë një vend përherë e më të madh. Në krye të tyre, vetvetiu vendin kryesor e zë ëndërrimi për lirinë. Udhëtimi i një pape në Shqipëri hynte në gjerat e pabesueshme. Kishte qenë i pabesueshëm ky udhëtim, ashtu si për gjithë popujt e Ballkanit, gjatë pesë shekujve të pushtimit otoman, por u bë edhe me i pabesueshëm, gjatë sundimit komunist. Historia na tregon se besimet fetare shumë herë janë gjetur midis kacafytjeve mizore të njerëzimit. Kështu ka ndodhur me krishtërimin, e po kështu ka ndodhur me judaizmin e myslimanizmin. Ne e mbajmë mend të gjithë atë kohe, sepse shumica jonë e ka jetuar aktin e fundit të saj. Ne i mbajmë mend shumë mirë plumbat në sheshin e Shën Pjetrit. Ato plumba që plagosen Papa Gjon Pali e Dytë. Për Lindjen komuniste, një papë i dalë pikërisht nga trevat e saj, me fjalë të tjera nga dhimbja e saj, ishte po aq i rrezikshëm sa mesazhi i lirisë. Dhe do të ishte pikërisht ky papë i madh, Papa Gjon Pali i dytë, ai që do të kryente të pabesueshmen, udhëtimin në Shqipëri.
Ky ishte një udhëtim i madh për ne shqiptarët, por ai ishte po aq i madh për të gjithë. Duke e puthur tokën shqiptare, Papa Gjon Pali i dytë, puthi tokën e martirëve të kishës që ai kryesonte e, bashkë me të, tokën e harmonise midis tre besimeve. Në pamje të parë do të dukej e habitshme se si në vendin e ashpër komunist, atje ku me egërsisht se kudo liria fetare ishte shtypur, pikërisht atje harmonia fetare do të lulëzonte. Por në një pamje tjetër, e sipas një logjike më të thellë, kjo ngjante e natyrshme.
Papa Gjon Pali i Dytë u prit në Shqipëri me të njëjtin ngazëllim nga gjithë populli shqiptar, katolike, ortodokse e myslimane bashkë. Dhimbja njerëzore, ëndrra për lirinë i kishte afruar më shumë se cdo gjë tjetër, të tre besimet. Me udhëtimin e tij në Shqipëri, Papa Gjon Pali i dytë, kreu udhëtimin e ndërprerë të një pape tjetër në shekullin e 15-të.
Liria e shqiptarëve ishte në kërcënim përballë ushtrisë otomane,dhe papa Kaliksit do të vinte për t’u dhënë zemër shqiptarëve, në aktin e fundit të qëndresës së tyre.
· Papa Gjon Pali i dytë erdhi bashkë me fillimet e lirisë.
Ndërkaq ai nuk e harroi pjesën e popullit shqiptar që ende lirinë nuk e kishte. Ka kohë që qarkullon një rrëfim gjysmëlegjendar midis njerëzve. Rrëfimi se si një mëngjes herët, Papa Gjon Pali i dytë, i tronditur nga pamjet që jepnin ekranet e TV -së për Kosovën, mori në telefon presidentin amerikan Klinton e i tha: biri im, bëj diçka për shqiptarët.
Se sa e saktë tekstualisht është kjo, s’ka shumë rëndësi: thelbi i saj është kryekrejet i saktë: Papa Gjon Pali i dytë , bashkë me Nënë Terezën, gjatë atij kalvari, kanë qenë si rrallëkush pranë popullit shqiptar. Ndaj edhe ky popull nuk do t’i harrojë kurrë..”
Larisa dhe Indergjiti mbeten te befasuara.Ne fakt vetem sa e kishin degjuar rreshqitas emrin e tij.Ato thane se do te qe nje nder shume i madh per gazeten e qendres ky mesazh qe vjen nga nje vend i vogel me halle te medha.
Ne fakt pas luftes ne Kosove , genocidit serb, dhe eksodit biblik,qe e pasoi ,ne qender kishin vershuar vajzat dhe nuset kosovare ne klasen e gjuhes angleze, qe e drejtonte gjithashtu nje mesuese shqiptare, shume e zonja dhe kualifikuar,L.B.
Me 5 shtator 1997 Nënë Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas, vetem dashuri .
Si vjen paqa?pyet Nene Tereza:
Nëpërmjet punës që e bëjmë me dashuri.
Ku fillon? Në shtëpi.
Si fillon? Duke u lutur së bashku.
Një familje që lutet së bashku jeton së bashku. Dhe në qoftë se jetoni bashkë, do ta doni njëri-tjetrin, ashtu siç e do Zoti secilin prej jush. Lutjet e bëjnë zemrën e pastër dhe zemra e pastër e sheh Zotin te njëri-tjetri dhe në qoftë se e shohim Zotin te njëri-tjetri, atëherë do ta duam njëri-tjetrin. Dhe t’i shmangim ndarjet raciale, fetare ose etnike. Jemi të gjithë njësoj fëmijët e të njëjtës dorë të dashur të Zotit, të krijuar për gjëra më të mëdha. Të përjetojmë kënaqësinë e dashurisë.
Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë.
Bill Klinton ka thënë :
“Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.”

Në gurin e varrit të saj në Kalkutë u vendos një pllakë fare e thjeshtë në të cilën ka një varg nga Bibla e librit të Xhonit, ku thuhet:
“Ky është parimi im, duajeni njëri-tjetrin. “
Po të kihet parasysh jeta dhe puna e saj, unë do të thosha se ajo është një mësuese e madhe dhe mishërim i dashurisë. Nënë Tereza me misionin e saj bënte gjëra të thjeshta: ushqente të uriturin, kujdesej për të sëmurin dhe shprehte dashuri për të braktisurin, pikërisht atë dashuri që ajo ndjente se i vinte nga shpirti.Kete Dashuri ajo ia transmetonte njerëzve më të varfër dhe më në nevojë të botës. Ajo bënte gjëra të vogla me dashuri të madhe. Nënë Tereza është jo vetëm një njeri i admirueshëm, por nga ajo ne mund të mësojmë. Ajo fliste gjithnjë rreth kënaqësisë për t’i dashur njerëzit e tjerë. Nënë Tereza është një shembull i mrekullueshëm se çfarë është dashuria dhe si të jemi të gëzuar në botën e sotme. Ajo ngriti te gjitha urat e dashurise midis njerezve,dhe porosite lapidare te respektit te jetes

JETA”

Jeta eshte nje shans, perfito prej saj!
Jeta eshte e bukur, admiroje!
Jeta eshte lumturi, shijoje!
Jeta eshte nje enderr, realizoje!
Jeta eshte nje sfide, takoje!
Jeta eshte nje detyre, perfundoje!
Jeta eshte nje loje, luaje!
Jeta eshte e kushtueshme, kujdesu per te!
Jeta eshte pasuri, mbaje!
Jeta eshte dashuri, shijoje!
Jeta eshte mister, njihe!
Jeta eshte nje premtim, plotesoje!
Jeta eshte deshperim, kaloje!
Jeta eshte nje kenge, kendoje!
Jeta eshte nje perleshje, pranoje!
Jeta eshte tragjedi, konfrontoje!
Jeta eshte nje aventure, guxoje!
Jeta eshte fat, beje!
Jeta eshte teper e cmuar, mos e shkaterro!
Jeta eshte jete, lufto per te!
Desha ta mbyllja kete shkrim me fjalet e Papa Gjon Palit ,per Nobelisten tone,shenjtoren dhe humanisten me te madhe te shekullit
“Një grua që i dha formë historisë së këtij shekulli. Një shembull i shkëlqyer i asaj, se si dashuria për Zotin shndërrohet në dashuri për të afërmin. Ajo zgjodhi të ishte jo vetëm e fundmja, por shërbëtorja e të fundmëve, duke e quajtur veten gjithashtu një ikonë të gjallë të dhembshurisë…

Filed Under: ESSE Tagged With: Englantina Mandia, Nene Tereza, Nobelistja Shqiptare

Treni nga Vlora nuk niset më në orën pesë

March 20, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
Parathënie/
Kur arkitekti Arben Meksi dhe grupi projektuesve hodhën firmat për objektin:stacioni i trenit, vendodhja Vlorë,rruga “Adriatiku”,projektuar dhe zbatuar nga vetë arkitekti i objektit në vitet 1983-1985 me konstruktor ing. P. Adhami, rrjeti hekurudhor në Shqipëri kishte përshkruar dhjetëra km.Ç’praj asaj kohe dhe tri herë në kufirin e një dite,treni dhe vargu lidhës i dhjetë vagonëve,bujte në këtë stacion, në qytetin e Flamurit.Mirëpo për kureshtje çfarë përmbante objekti,që priste dhe përcillte trenat?Objekti ishte konceptuar me një vëllim të plotë horizontal,me dy kate pa thyerje të tepërta,me linja te drejta ku funksioni reflektohet ne forme me një theksim n pjesën e hyrjes kryesore. Në hollin kryesor, shpjegon arkitekti Arben Meksi,ndodhen shërbimet për udhëtarë,e cila ka lartësinë e dy kateve (më e madhja e stacioneve në vendin tonë) është orientuar me gjerësi nga ana e personit. Për zgjidhjen funksionale është patur parasysh që rruga shesh-stacion-person të jete sa më e shkurtër dhe pa pengesa. Dalja e pasagjereve,që vijnë me tren bëhet përmes një nënkalimi në pjesën veriore të godinës. Në katin e dytë ndodhet restoranti me kuzhinën dhe një bar i hapur. Të dy këto mjedise shikojnë nga salla e udhëtarëve. Interieret janë zbukuruar me vepra arti, mozaik, pllaka të derdhura gipsi. Mirëpo çfarë ndodh sot pas 25 vjetësh dhe kujt mund ti hyjë në punë kjo godinë? Treni nuk do të vijë më deri tek ky stacion. Stacioni i ri gjendet më larg qytetit dhe ky objekt në të ardhmen mund të transformohet në qendër polifunksionale dhe argëtimi për të rinjtë, thotë arkitekti i njohur i këtij qyteti,njëhershëm edhe karikaturist i shquar.
Po ku është treni?
Të gjithë duhet të pyesim. Po ku është treni?Treni ynë ka ngecur në stacion. Udhëtarët me bagazhe do të shkojnë më larg . Pyetja e tyre mundonjëse ka qenë prej vitesh: kur niset treni tjetër , aty sot s’gjen as faturino me fener në dorë,as përgjegjës stacioni që të të japi një shpjegim. Të gjithë ngrenë supet,rrudhin buzët,psherëtijnë e lënë punën në duart e Perëndisë:
-Do Zoti, mërmërijnë. Tani, që të merrni vesh shkoqur:Duam të niset treni për në qytetet të tjera të këtij trualli dhe pyesim:çfarë orari ka,ku ndalon në ç’stacion,kur mërin në kryeqytetet etj, etj,mirëpo përpara të gjithë këtyre pyetjeve e gjej një gjysmë përgjigje,të një sentencë e folklorit:Në të vërtetë :A ka tren, që niset apo jo?Në fakt, binari që në është caktuar për të qëndruar treni ynë ka vite që ekziston , dhe treni vjen në këtë qytet duke tërhequr branë një mballomë të vjetër, që quhet lokomotivë. Ngase edhe vet trasenë e trenit e kanë mbuluar shkurret. Të gjithë sytë i hedhin veç nga treni,po binari ynë që rri e pret dhe ne kaq vite në pritje,për të shkuar si qytetarë evropianë më shpejt dhe më komod, nuk po arrihet një ditë.
Udhët tona të hekurta
Meqë përmendën trenat ,këto mjete të lëvizshme me shina, vendi ynë ka një përvojë të hidhur. Trenat në këtë vend filluan të lëvizin vetëm atëherë në keto vite‘:7nëntor 1947 : Durrës – Peqin23 shkurt 1949 : Shkozet – Tirana22 dhjetor 1950 : Peqin – Elbasan – Krasta / – Cërrik7 maj 1963 : Vora – Laç13 tetor 1968 : Rrogozhina – Fier20 mars 1972 : Krasta – Librazhd10 mars 1974 : Librazhd – Prenjas9 mars 1975 : Fier – BallshJuli 1979 : Prenjas – Pogradecprill 1981 : Laç – Lezha25 janar 1982 : Lezha – Shkodra (Trafiku i mallrave që me 11 nëntor 1981)11 janar 1985 : Shkodra – Han i Hotit.14 tetor 1985 : Fier – Vlora (Trafiku i mallrave deri Narta që me janar 1985)Fundi i viteve 1980 : Milot – Rrëshen, pasi,rinia e këtij vendi ndërtoi më parë udhët e këtyre trenave .Evropa plakë kishte vite, që mbante të instaluar jo vetëm trenat, por edhe tramvajet,vetëm këtu për çudi në këtë truall të lashtë ,trenat erdhën vonë dhe punuan vetëm për një sistem ekonomik të caktuar.
Treni(dekovili) Vlorë Selenicë
Kanë ekzistuar udhët e hekurta në Vlorë.Treni –dekovil bënte udhën e hekurt nga qyteti i Selenica drejt qytetit të Vlorës duke përshkruar edhe rrugë malorë. Ky lloj treni quhej dekovil dhe kujtohet mirë ndër banorë të qytetit. Dekovili i Selenicës është shfrytëzuar relativisht deri vonë. Ai sillte nga Selenica në Skelë rrotullat e asfaltit. Si e përshkruan një studiues lokomotivat më avull tërhiqnin duke u ngjitur në rrëpirën e kodrës mbas fabrikës së çimentos vagonët e vegjël .Një detaj të vogël kujtojnë banorët ishte së treni kishte edhe vend për drejtuesin .Makinisti e ndalonte dhe hipte drejtori .Deri në vitin ‘91 dekovili Vlorë-Selenicë funksiononte, por duke mos e përshkruar tunelin e qafës në Babicë. Ai qëndronte tek fshati i sotëm Alikokë-Babicë. Aty shkarkonte serën në rrotulla të mëdha të zeza. Qëndroi dhe disa kohë dhe më vonë ai dekovil heshti përgjithnjë. Ndërsa udha e hekurt nuk ka më gjurmë. Ku humbi gjithë kjo udhë e hekurt më gjatësi kilometrikë? Italianët ndërtuan, për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë. Ky dekovil fillonte nga Vlora. Ndahej në dy vija të ndryshme. Vetëm dekovili Selenicë – Skelë bëri një përjashtim. Më 1926 qeveria shqiptarë ia dha koncesion shoqërisë së Selenicës riparimin dhe shfrytëzimin e këtij dekovili. Për këtë koncesion shoqëria pagoi menjëherë 100.000 lireta.
Linjat Vlorë-Selenicë dhe Vlorë-Kotë, u ndërtuan për nevojat strategjike të ushtrisë italiane të pushtimit, por edhe për të shfrytëzuar resurset e mëdha ekonomike në zonat që përshkonin. “Në Selenicë funksiononte miniera e bitumit, ndër të rrallat në botë, produkti i të cilës eksportohej në Itali, përmes portit të Vlorës, ndërkohë që në Kotë, ishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha të ushtrisë italiane”.
Studiuesit vlonjatë pohojnë se, ushtria italiane, gjatë periudhës që qëndroi në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Jugut(1914-1920), ndërtoi për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve, italianët ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë që fillonte nga Vlora dhe kishte dy vija te ndryshme; një vijë shkonte në Vlorë – Qafë e Koçiut (Babicë) dhe zbriste në luginën e lumit Shushicë, që e kapërcente me urën e Penkovës. Këtu dekovili ndahej: një degë kalonte pas përroit të Vllahinës deri në afërsi të fshatit Gërnec, 30 km në lindje të Vlorës. Në zonën e Kotës, ushtria italiane kishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha në Shqipërinë e asaj kohe .Gjurmët e dekovilit, që fillojnë te ura e Peshkëpisë(15 km në lindje të Vlorës), shfaqen vetëm në disa segmente traseje dhe në një urë betoni e njohur si “Ura e trenit”, që gjendej në afërsi të vendit të quajtur Shkallë Mavrovë. Traseja zgjatej duke depërtuar nëpër luginën e Shushicës, për të mbërritur në anë të fushës së emërtuar “Ahmete”, në kuotën 115 m mbi nivelin e detit. Madje, këtu e ka edhe origjinën e vet emërtimi i fshatit Kotë, qendër e komunës. “Duke komunikuar në terminologjinë gjeodezike, italianët përsërisnin shpesh fjalën kuota, kuota deri sa u shqiptarizua në Kota”.Linja e hekur e këtij dekovili nuk është pasqyruar në dokumenta. Por, elementë të tillë si “Ura e Skrapit” ku shfaqen ende këmbët prej betoni, që lidhte dy brigje te përroit dhe të vërshimeve të tjera që zbrisnin nga kodrinat e kësaj zone në raste reshjesh, shfaqen qartësisht. Traseja prej betoni me një gjatësi prej 1.5 km, i ka rezistuar kohës. Po ashtu edhe Ura e Shkallë së Mavrovës, që njihet me emrin “Ura e trenit”, me 5 këmbë prej betoni në një lartësi maksimale prej 6 metrash, është mjaft e dukshme. Por, ushtria italiane ndërtoi një rrjet të madh dekovili që shtrihej nga qyteti deri në fshatrat e zonës Topallti(Fusha e Llakatundit) e më tej në luginë të Shushicës. Por, për këtë rrjet ka shumë pak të dhëna, që kufizohen tek tregimet e të moshuarve. Linja e dekovilit Vlorë-Kotë, ka funksionuar deri në vitet 1950-1960-të, ndërkohë që deri në fund të viteve 1980-të, funksiononte dekovili Vlorë-Selenicë, që stacionohej në një pikë në afërsi të portit të Vlorës, në Skelë dhe që hynte në qytet përmes një tuneli në Qafën e Babicës.
Ku është stacioni i ri i trenit?
Sapo hyri “krimbi” dhe shfryu llafi se udhët e Evropës plakë u hapën edhe për banorët e këtij trualli, trenat patën punë ,mirëpo më pas udhët e tyre dhe punesat e tyre mbetën aq larg botës dhe zhvillimit sa mund të thuhen se gjithë ky investim i rinisë shqiptare shkoi dëm. Trenat shqiptarë janë trenat më të lodhur të botës. Binarët ku nisen dhe stacionet ku ata qëndrojnë janë kandisur në ca sheshe plotë ferra. Trenat nuk janë më në modë, në këtë vend. Në Perëndim trenat, janë një alternativë e mirë transporti,veç në këtë vend jo. Shpejtësia e tyre është lemeritëse dhe mundonjëse. Dikur trenat fundit qëndronin edhe nëpër ca fshatra të vegjël ku kishte stacione të vegjël, që sot nuk ekzistojnë më.
Ka edhe një shkak tjetër. Përse trenat nuk nisen nga Tirana, për në qytetet të tjera? Mirë do të qe,por ka një pengesë të vogël :në Tiranë nuk kë më as tren dhe as stacion .Në qytetin tonë sikurse nëpër disa qytete të tjerë treni niset e soset i trembur, se mos i thyejnë xhamet,se mos këputet ndonjë binarë, se mos i pret udhën ndonjë maqinë, se mos i zënë udhën me ndonjë ndërtim.
Nëse nuk investohet në këto udhë të hekurta gjendja ashtu si 20 vjet ,kjo do të jetë.
Një ditë të jeni të sigurt, do jetë afishuar orari i trenave, që nisen nga lindja drejt perëndimit, ai orar do të gjendet në çdo stacion treni të Evropës plakë dhe uturima e tij do na zgjojë çdo mëngjes edhe në qytetin tonë. Deri atëherë nëpër dhëmbë do të mërmërisim duke kujtuar shprehjen me titullin e një filmi të kinostudios:Treni nuk niset më në shtatë pa pesë…

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, në orën pesë, nuk niset më, Treni nga Vlora

Jakov Xoxa si artist i fjalës dhe stilist i letërsisë

March 20, 2015 by dgreca

Esse nga Aristotel Mici/Massachusetts/
Stili nuk është gjë tjetër, veçse fytyra e shpirtit të autorit./Seneka/
Hapësira e paanë e fushës së Myzeqesë, psikologjia e qetë e njerzëve myzeqarë, ligjërimi popullor, humori i lehtë i kësaj treve, si dhe shpirt i butë dhe zemra e gjërë e Jakov Xoxës janë tretur në veprën e tij përmes frymëzimit të vetë në një stil original dhe tërheqës. Për stilin e këtij shkrimtari gjen shprehjen thënia e lashtë e filozofit romak, Seneka, se “Stili nuk është gjë tjetër veçse fytyra e shpirtit të autorit.”
Sa herë diskutohet për një vepër letrare, krahas problemeve të përmbajtjes, flitet edhe për formën e saj, që e shpreh atë përmbajtje, ku në radhë të parë merren dy koncepte, “gjuha e autorit” dhe “stili”. Sado që kemi të bëjmë me dy nocione të përafërta, ata nuk janë e njëjta gjë. Në këtë çështje të teorisë së letërsisë, studiuesja Sh. Islamaj, tek analizon me një libër të vetë gjuhën e veprës së Xoxës, thekson se “termi gjuhë nënkupton tërësinë e mjeteve shprehëse, që kemi në disponim, kur formësojmë një shprehje, ndërsa termi “stil”- aspektin dhe çilësinë e kesaj shprehjeje , pra nivelin e mjeshtërisë gjatë ligjërimit artistik. Dhe në këtë aspekt, të harmonizimit të gjuhës letrare dhe të stilit, Jakov Xoxa është mjeshtër në veprën e tij letrare. Xoxa jetoi dhe bëri letërsi gjatë kohës së diktaturës komuniste, kur sundonte metoda e realizmit socialist me normat e saj të ngurta. Po me talentin e tij, me sa mundej në ato rrethana, Xoxa përpiqej t’i shkiste skematizmit të asaj metode, duke krijuar tablo realiste me stil origjinal. Me veprën e tij Xoxa pasuroi dhe më shumë traditën e narracionit shqiptar. “Kjo është rrjedhojë e kulturës së gjërë teorike, e punës këmbëngulësë dhe pasionante, si edhe e dashurisë që kishte ai per njeriun e tokës së tij, për atdheun dhe kombin e vetë dhe ,si i tillë, ai është pjesë e ndërgjegjes së popullit, është shprehës i saj”. Talenti i Xoxës duket sikur merr frymë nga goja e popullit.
Prirja e tij, për të vjelë bukurinë dhe spontaneitetin e ligjërimit popullor, dallohet qysh në novelat e para të botuara më 1949. Në këto novela gjejmë shprehje plot me idioma karakteristike, që i japin stilit të tij letrar një ngjyrim të veçantë, siç mund ta shikojmë edhe në këto fjali të pakta, që po shenojmë, sa për konkretësi:
Frosina e ndjeu veten pendë…….. Ajo e bëri zemrën gur.
Më të mirë se xha Lipi, për punë druri, nuk gjeje të rrihje dhenë.
Plaku ndehu veshët big dhe hapi sytë katër.
Ata, mallakastëriotët, nisën t’ia hiqnin fillin.
Shkrime të tilla me një gjuhë të rrjedhshme, si tek novelat e para të Xoxës, do t’i tërhiqnin vemendjen Prof. K. Cipos, i cili në librin e tij të gramatikës për shkollat unike në vitin 1949, do të vendoste një paragraf për ilustrim titulluar “Kallci i ri”, marrë nga novella “Kurorat e Masar Beut të J. Xoxës. Natyrisht, një libër gramatike nuk është antologji, ku vihen pjesët më të bukura, po sidoqoftë, për një shkrimtar të ri ky rast është inkurajues, aq më tepër të ndodhesh midis teksteve të tilla si “Kasollja” e V.B.Ibanez, e përkthyer nga F. Noli; “Kënga e Skifterit”, e M. Gorkit, e përrkthyer nga Lame Kodra; “Janari”, fragment nga Shollohovi, përkthyer nga S.Caci. E thënë shkurt, Prof. Cipo, që ish një personalitet i gjuhësisë shqiptare, lajmëronte me gramtikën e tij , më 1949, se letrave shqiptare po u vinte një talenti ri original.
Po në qoftë se në novelat e para, të vitit 1949, Xoxa kish nisur të shquhej për një stil të vetin, me romanin “Lumi i Vdekur” talenti i tij do të shenonte kulmin e arritjes artistike. Ky roman qe një ngritje e re në rrugën e zhvillimit të prozës së gjatë në letërsinë sonë. Siç shkruhet edhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, romani “Lumi i Vdekur” nëpërmjet subjektit, që shtillet në vitet 1938-39, rreth kalvarit jetësor të familjeve myzeqare dhe kosovare të shpërngulura, ndriçon me një realizëm tronditës dramën e fshatarësisë shqitare të asaj kohe…J.Xoxa synoi të japë artistikisht të tërën e shoqërisë shqiptare nëpërmjet përqendrimit në vendoren përmes mënyrës dhe stilit të tij.
Konsekuent me stilin e vetë, Xoxa do të shkruante edhe dy romane të tjerë shumë planësh, “Juga e Bardhë” dhe “Lulja e Kripës”, po tek “Lumi i Vdekur” stili i tij shenon formën më të përsosur dhe prandaj, për të evidentuar vlerat stilistikore të Xoxës, në këtë trajtesë jemi përqendruar kryesisht tek ky roman. Fakti, që “Lumi i Vdekur” deri tani ështër ribotuar trembëdhjetë herë, tregon më së mirë për vlerat e qendrueshme të kësaj vepre. Studiesi Robet Elsie, do të shkruante për të: Jakov Xoxa nga Fieri, në fushën dikur me këneta dhe mushkonja të M yzeqesë, dënoi shfrytëzimin e fshatarësisë së varfër nga bejlerët mizorë në veprën “Lumi i Vdekur”. Ky roman është një nga veprat e rralla të kohës me merita artistike.
Ajo që bie në sy me një herë në rrëfimin romanesk të veprave të Xoxës është të treguarit realist e me detaje, po edhe me një gjuhë të pasur. Kurdoherë duket kujdesi i mjeshtrit të stilit, për të gjetur veçantinë e fjalës dhe të shprehjes. Çdo personazh flet e arsyton me nivelin e tij në përshtatje me moshën, synimet, ndjenjat, punën, po edhe ambicjen. Pra, në çdo faqe të veprave të Xoxës, po në mënyrë të veçantë tek “Lumi i Vdekur”, hasim tablo të besueshme, pa sajime artificiale, me një fjalë kudo vërehet stili realist i autorit.
Xoxa i ndjek ngjarjet në vepër natyrëshëm, duke ruajtur gjithnjë unitetin e stilit, të kompozicionit, dhe të mënyrës së të folurit midis personazheve. Sjellim në mendje një episode nga “Lumi i Vdekur”, dhe konkretisht, bisedën midis Kozma Ndrekës, një djali qytetar të pispillosur, dhe Vita Shpiragut:

Ajo (Vita) u ndal në mes të dhënëve të trembura, dhe i tha:
– Çdo që më ndjek?
– Ja, dua të të bëj manare.
– Sa për manaren që kërkon, shiko se mos e gjen në ndonjë kope tjetër.
Duke ia paguar hakun me të njëjtën monedhë tingëlluese, ajo e ndjeu veten më të larë ndaj tij dhe i erdhi të mbahej paskëtaj edhe më të madh.
Pra, në këtë episode, si fjala manare e thënë nga djali,që gjurmon një bareshë midis deleve, si dhe fjala “kope” e përdorur nga ajo, në batutën kundërshtues, që të dyja, kompletojnë bukur skenën pastorale të romanit, duke e bërë stilin, ashtu, aq realist.

Natyra është tjetër tipar dallues i stilit të Xoxës në gërshetimin e ngjarjeve në vepër. Qoftë në situata tragjike, a po në episode lirike, peisazhi natyror jepet i ngjallë dhe si pjesë përberëse e ralitetit konkret. Për këtë le të kujtojmë kohën e frikëshme, kur u ngjall Lumi i Vdekur, që shkaktoi përmbytjen e madhe të Trokthit dhe gjithë fushave përqark. Atëherë, shkruan autori:
“Njerëzit me sytë përedhe, prisnin të shihej toka, po toka ishte kthyer në një kupë të dytë qiellore, nemitur si gjithë bota për rreth dhe pikuar me yje si qielli që pasqyrohej në të.
Siç shihet edhe natyra e ka ndjerë mjerimin njerëzor. Edhe qielli me yje sikur merr pjesë në këtë fatkeqësi të njerzëve të varfër të Trokthit, ku sintetizohen tërë vuajtjet e fshatarësisë shqiptare të kohës .
Kurse në skenat lirike dhe të gëzuara, ku janë vendosur të të dy të dashuruarit e romanit, Vita Shpiragut dhe Adili, natyra jepet si reflektim i pasionit të dashurisë. Duket qartë në roman paralelizmi midis natyrës dhe idilit rinor. Me një realizëm të hollë psikologjik autori përshkruan gjendjen shpirtërore të çiftit të ri, që ka marrë arratinë dhe kërkon ta gjejë lumturinë në mes të natyrës magjepsëse të Pyllit të Madh, me pisha dhe vererinj. Dhe në mes atij pylli me një atmosferë romantike, që të tundon, Xoxa realizon një skenë erotike të denjë me përmasa filmike.
Shpirti pasionant i Xoxës ndaj natyrës endet si eter në roman përmes stilit të tij me anë detajesh aq të shumtë, që i gjen vetiu nga jeta e përditshme e njerzëve, a po nga fauna dhe bota bimore. Kështu mund të përmendim së pari marinat, që janë shkurre të zonave bregdetare, bimë me gjethe të holla, të tulta e për herë të gjelbërta, të cilat ai i kishte aq për zemër dhe do t’i quaj në vepër “jargavanët e Myzeqesë”.
Midis shumë bimëve, një kaçube tjetër që i ka tërhequr vemendjen shkrimtarit është jamruku, të cilin ai e përshkruan me një animizim mbresëlënës: ”fletët kërxyell të jamrukut, të ngjallur e të rrumbullakosur si gishtrinj të fryrë, të djersitur nga vesa e njelmët e detit, kërcisnin nën nofullat mokër të qeve”
Në çdo vepër të Xoxës gjen detaje të ndryshme që tregojnë praninë e natyrës përzjerë me jetën e përditshme të personazheve në dimër dhe në verë, anës lumit, anës detit, në këneta, në ara a po në kullotë.
Humori i hollë ka qënë armë e myzeqarit kundër të keqes sociale, kundër padrejtësive dhe veseve njerëzore. Duke qënë se humori i lehtë është cilësi e dukshme në ligjërimin myzeqar, ai natyrshëm vërehet edhe në stilin letrar të Xoxës. Po këtë humor e shikojmë edhe në çështje të jetës intime të personazheve. Siç kemi rastin ta gjejmë në konfliktin midis Llaz Shpiragut dhe Kozma Ndrekës për shkak se ky i fundit i vinte anës Vitës. Dhe, kur Kozmai iu shmang pyetjes së Llazit lidhur me të motrën, së cilës, nga gojët e liga, i kishin dalë fjalë për lidhje me të, ai iu drejtua atij me fshikullimë humori:
Ti mos u hidh e u përdridh si plesht nëpër lesht…po përgjigju këtu, do ta kërkosh motrën time si ta do e si na do nderja, a po ç’ thua?

Po Kozmai i kundërvihet më hapur: “Pse flet kështu, o Llazi?… Pse bën sikur s’e di se me kë e ka pleksur jot motër.?
-Unë s’ dua të di se me cilë e ka pleksur, unë di me kë i kanë dalë fjalë e kush i vjen rrotull. Fjalët i kanë dalë me ty dhe ti duhet t’ia mbulosh..
Kur dëgjoi këtë kërkesë të Llazit, Kozma Ndreka e gjeti të udhës t’ia kthente edhe ai me humor:
-Ti thua që tjetri të hajë kumbullat e mua të më pihen dhëmbët.

Gjuha, si tipari më dallues i stilit shprehës të Xoxës, ka qartësi logjike dhe thellësi emocionale, që të prek në mendime dhe në zemër. Gjithë struktura e njesive frazeologjike në ligjërimin letrar të veprës së tij , si nga ana semantike dhe shumëkuptueshmëria e fjalëve, pra nga ana e polisemisë, merr në vazhdimësi nga ngjyrimi krahinor i psikologjisë dhe filozofisë myzeqare.
Po ndërkohe duhet theksuar se, krahas përfitimit që pati shkrimtari nga ligjërimi i të folmes popullore, edhe ligjërimi krahinor përfitoi nga pena e tij. Pra edhe e folmja myzeqare u bë më shprehëse. Për këtë rast poeti dhe studiuesi , Nuri Plaku, do të
shprehej më vonë: “Jakov Xoxa i dha bukurinë e përveçme kësaj të folme, duke e gjallëruar atë edhe nëpërmjet figuracionit artistik. Një nga perlat e këtij sistemi figurativ është padyshim metafora, me të cilën ai e quan Myzeqenë “Magje e Perëndisë”.
I mbrujtur në këtë magje të ligjërimit dhe psikologjisë myzeqare, Xoxa do të end në kapitujt e romanit “Lumi i Vdekur” shumë tablo romantike dhe skena realiste, nëpër të cilat ndrijnë fjali dhe fraza brilante me nëntekste lirike dhe filozofike, siç janë edhe shprehjet:

Edhe në fjetësha, zemrën s’ ma ve dot njeri në gjumë. Gurin e rëndë të varrit të vdekurit ia vënë, po i gjalli e mban.
U ngjall Lumi i Vdekur, mjerë të gjallët.
Dhembja qënka si retë e shiut. Sa më shumë zbrazen, aq më fort lehtësohen.
Dashuria është si grëmi, lidhet e shtohet më shumë nën dhe.
Mos ngit atje tek s’ të përket, se do ta gjesh nga nuk e prêt.

Vlerat gjuhësore të veprave të Xoxës kanë tërhequr vemendjen e mjaft linguistëve. Me këtë rast më kujtohet se në një vizitë familjare në shtëpinë e akademikut Jani Thomai, kur ra fjala për shkrimtarin Jakov Xoxa, ai në bisedë e sipër më theksoi : “Vepra e Jakov Xoxës është një minierë në fushën e kërkimeve të mia për leksikologjinë”.
Xoxa si stilist i hollë në veprën e vetë u dha jetë shumë fjalëve të rralla e gati të harruara, si : maja, majoke, gropëçele, brrylak, pllashtirë, dorak. Në veprat e tij mund të bëjmë një listë të gjatë fjalësh karakteristike, të cilat janë future e po futen vetvetiu në fondin e gjallë të gjuhës së përditëshme, sidomos në pasqyrimin e motiveve të ndryshme të fshatit, siç janë edhe këto fjalë:
ushtre (me theks fundor) era ushtre,ngëqez, gjoçinar, ovrat, mehu ( mehu kënga), shqekëza e buzës, rurëz, gllomkë, halimuca, pethiti, gjetkëz, truska, çartesh nga mendtë, upje të ëmbla, kopërmaçe, jamruku, vringthi, bësat ( ose bëset) e detit.
Ky leksik i pasur i Xoxës është një thesar në duart e leksikologëve tanë për studimin dhe pasurimin e vazhdueshëm të gjuhës sonë.

Për këto lloj falësh dhe shumë të tjera si këto, të vendosura mjeshtërisht në veprën e J. Xoxës, Prof. R.Qosja do të shruante se “tek Jakovi gjen një fond të pasur leksikor, po lexuesit nuk do t’i duhet fjalori që të kuptojë edhe ato fjalë që s’i ka dëgjuar, meqë shkrimtari i sqaron në lidhjet e tyre figurative. Ai nuk kërkonte fjalë që ta komplikojnë gjuhën , ta thajë atë e ta lëri pa lëng.”
Në stilin gjuhësor të Xoxës vihet re synim i tij për të mbajtur gjallë përdorimin e disa formave të herëshme ligjërmi siç mund të përmendim rastet e mbiemrave të substantivuar në vend të emrave abstarkt:
“Me të parë të syve”.
“Pilos iu err të parët”.
Këtu, në këto shprehje, mbiemri i substantivuar “të parët” ka kuptimin e emrit abstrakt “shikimi-n ”. Siç dihet kjo dukuri gjuhësore, pra dalja e emrave abstrakt, që zëvendëson mbiemrin e subtantivuar nga ana kohore është më e vonshëme si fenomen, dhe që nga ana emocionale nuk e zëvendëson plotësisht gjithnjë të parin, mbiemrin e substantivuar. Kjo është arsyeja që në veprën e Xoxës i gjejmë të dyja këto lloj variantesh të shprehuri gramatikisht natyrshëm.

Një veçanti tjetër në stilin gjuhësor të Xoxes është të shprehurit e superlativit me fjali mungesore:
“Gjithë Myzeqeja është e dëgjuar për kallamat e saj, po hiq Grizën”
Pra fjalët e fjalisë mungesore “…., po hiq Grizën” kanë kuptimin se Griza është mbi të gjitha vendet për cilësinë e kallamit.
Kështu duket gjithandej në vepër intuita gjuhësore e shkrimtarit për të thithur nga ligjërimi popullor thënie karakteristike dhe mënyra të shprehuri të veçanta, që pasurojne vetiu stilin e autorit.

Përmendim, gjithashtu, dhe përdorimi i pjesores mbiemrore për mbiemrin:
“Lumi Vjosa ushqyer nga ujërat e maleve.”
“Pilua pa bijën veshur nuse”.

Kur është puna për individualizimin gjuhësor të personazheve, Xoxa përpiqet të gjejë jo vetëm fjalët më të përshtatshme, po edhe modalitetin foljor përkatës në të shprehur. Me këtë rast kujtojmë mënyrën e vjetër foljes, mënyrën Lidhoro-habitore të foljeve të gjuhës shqipe, siç e hasim tek e folmja e Pilo Shpiragut:

“T’ i paskësha vënë gishtin kokës që aheraj kur më thatë dhe ju……”

Nga ky modalitet foljor, pra nga kjo lidhoro-habitore: “T’i paskësha vënë, ose “Të paskësha vënë”, që del nga e folmja e Pilo Shpiragut, kuptojmë së pari synimin e autorit për të dhënë, edhe nga ana gjuhësore e të folurit, një karakter konkret dhe të besueshëm në roman; po nga ana tjetër kuptojmë edhe dëshirën e tij për ruajtjen e disa formave të herëshme të ligjërimit popullor, që kanë qënë një pasuri me vlerë e gjuhës sonë. Këtë dukuri gramatikore të modalitetit të gjuhës shqipe e shikojme edhe ne kohën e Rilindjes Kombëtare, sidomos ne poezinë e Naim Frashërit:

“Të paskësha vrapn’ e veriout, të kisha krahë pëllumbi,…….”
(Varg i marrë nga poema”Bagëti’ e Bujqësija”)

Po kështu e hasim këtë lidhoro-habitore edhe tek poema “Histori e Skënderbeut” të Naim Frshërit:

“A më sheh ti mua plakn’
Të qënkësha si ti djalë”

Edhe në fushën e sintaksës stili gjuhësor i Xoxës ka origjinalitetin e tij, sidomos në ndërtimin e fjalive kohore të pashtjelluara. Ky origjinalitet në lëmin e sintaksës në të gjithë veprën e tij, theksohet edhe më tepër kur hasim perdorimin e dy plotësve te ligjërimit popullor, që Prof. Cipo i quante emërore predikative dhe kallëzore predikative:
“Qielli atë mëngjes kishte marrë të kulluar qelq”
“Zjarri i ndezur hamull”
“Ua ka prerë pajën mëndafsh gjallë”
“Buronin puse me ujin brisk të ftohtë”

Një veçori tjetër që e thekson origjinalitetin e stilit të Xoxës është përdorimi i idiomave në gojën e personazheve, gjë që shton freskin e të kallëzuarit, duke e bërë naracionin edhe më tërheqës :

Të gjitha shtigjet m’i zunë me drizë…..
Mos e zgjat dorën, tek s’të arrin krahu….
I zuri dhëmbi bukë…
Fshati ju paska marrë kaq për cep…..
Do ulim kokën nën naxhake (sopatë)….
Nënë Konxhja kyçi gojën.
Duke pritur me veshët big.
Ishin me një vështrim majë e brisk
Vazhdoi të shihte pil.
Iu pre fjala në buzë e iu këput koka
Pra, gjithë shembujt që sollëm konfirmojnë të vërtetën se vepra letrare e Xoxës, e dhënë me një stil origjinal, qe një arritje e ligjërimit tregimtar në letërsinë tonë.

Pasuria e jashtëzakonshme leksikore me disa nuanca kuptimore, mendimet dhe sentencat filozofike, që përcjellin jehonën e mënçurisë popullore, tablot e gjëra tipike si dhe lirizmi ndjenjavbe, i japin stilit të Jakov Xoxës një ngjyrimi të theksuar individual.
Kohë më vonë, krahas kritikëve e studjuesve, edhe shkrimtari Naum Prifti do të shkruajë për veprën e Xoxës, kur vë re se “tek romani “Lumi i Vdekur” shkrihet harmonishëm raporti ndërmjet anës cerebrale dhe intuitive të krijuesit. Xoxa ka portretizuar në mënyrë të shkëlqyer Myzeqenë e viteve tridhjetë, me bukuri e vërtetësi që nuk e gjen te asnjë autor tjetër. Romani ka diapason të gjërë, duke përfshirë shtresat shoqërore më të rëndësishme të kohës, ka personazhe të skalitur me psikologji shqiptare. Përshkrimet e natyrës kanë freski, poezi, njomështi e bukuri mahnitëse. Karakteret janë plazmuar aq mirë, sa lexuesit i krijohet mbresa se edhe ai diku i ka njohur ata tipa….Në asnjë vepër tjetër nuk jepet aq pikëllueshëm drama e fshatarit pa tokë, vuajtjet e emigrantëve kosovarë, mashtrimet e tregëtarëve, arroganca e bejlerëve sa te kryevepra e Jakov Xoxës “Lumi i Vdekur” . Nga gjithë sa kemi shkruar dhe paraqitur në këtë trajtesë, si edhe nga vlerësimet e mjaftë studjues të Jakov Xoxës, parë nga ana estetike, merret vesh se vepra e tij është një pasuri vlerash letrare- artistike, që e lartësoi narracionin e romanit shqiptar. Kështu me veprën e tij Jakov Xoxa mbetet një mjeshtër i fjalës artistike dhe stilist i shquar i letërsisë.
Massachusetts, Mars, 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: Aristotel Mici, dhe stilist i letërsisë, Jakov Xoxa, si artist i fjalës

ËNDËRR DIMËRORE

March 19, 2015 by dgreca

NGA EGLANTINA MANDIA/
MBARIM VJESHTE/
O! sa hir që kishte shtergu,aq fisnik me shtat të gjorë/
Kur bariste dalngadalë,posi dhëndër me kurorë!/
E kur pranë i vinte krilla,që shëndrij në kraharuar/
Me sy lart,me hap të matur-posi vash’ e nusëruar!… /
Mitrush Kutelit/
….Pa m’i prit edhe këtona,/
Iskëra të zemrës sonë/
Prit-m’i shok n’ato mergime/
Fjalëzat me regëtime,/
Nga buçim’ i zemrës s’ime
Zemra im buçim-shkretë
Zjen e bren e s’gjen të qetë
Plaset e përplaset vetë.
Vdes përkohë-e lind përjetë.

Lasgush Poradeci

PËRKUSHTIM
Ky shkrim është një nderim i thellë, për miqtë e mi,dramaturgë:
Minush Jero,Hamza Minarolli,Riza Hyso,dhe aktorët e talentuar:Dhorkë Orgocka e Stavri Shkurti.
Ai ishte një ndër të shumtët fatkeq që u muar me gjininë e përbuzur të dramës.Mos kujtoni se po e zmadhoj zezonën.Kjo ishte më se e vërtetë,megjithëse vite të shkuara pati bashkëpunim,madje me dy teatrot më në zë të provincës.Dhe pikerisht atehere i ndodhi edhe përvoja e tretë tronditëse.I a pezulluan dramën në provën gjenerale.
Mledhja për dënimin e asaj drame qe me të vërtet absurde.
Ishte koha e fletërrufeve dhe kontrolleve punëtore,koha kur buçsnin fjalimet, që të kritikoje pa frikë cilindo e kudo që kishte mbeturina borgjeze e lakra në kokë.
Drama zhvillohej në një kamp nazist.
Shokët e kontrollit punëtor thanë se qënkësh deformuar realiteti,se në Shqipëri,nuk ka pasur asnjëherë kampe përqëndrimi.
“Ka qene nje kamp ne Prishtine ku u vrane 124 djem nga Shqiperia,nga nazistet gjermane ne te ikur e siper-tha dramaturgu.
-Prishtina eshte Jugosllavi,tha kontrolli punetor dhe kjo eshte nje shpikje,pranoje me mire si shtremberim e pike.
-Dhe ti, shoku Stavri, sekretar i organizates baze, luan rol nazisti?Ky eshte kulmi hodh nje tjeter
-Po jo bre shoke, C’thoni keshtu? une jam aktor, AKTOR e merrni vesh?
-Kjo eshte e palejueshme.kjo e njollos emrin tuaj u cor nje femer,pse naziste jane sekretaret tane ?
Une nuk jam sekretari,ketu moj shoqe?mos eshte hera e pare qe po na nderoni ketu ne Teater?
-Turp te kesh uleriti ajo,ti i pari duhej te lajmeroje c’behet ketu!
Dhorke Orgocka qe kishte rolin kryesor ne kete drame,dhe qe i erdhi pas rolit te saj brilant tek Zonja nga Qyteti,po cakeriste syte e nuk po u besonte vesheve c’po thoshin keshtu keta njerez te marre?
Dramaturgu nuk dinte ku te futej,.Po i vinte nje ulerime e cmendur mu ne gryke.Shterngoi duart deri ne gjakosje dhe i tha vetes te dale ku te dale.Asnje fjale me shume sa te kaloje kjo marrezi.Po marrezia nuk kaloi aq lehte,drama nuk u pa me kurre,dhe ai per nje kohe bukur te gjate shikonte.te njejten enderr fikse.
Sikur e humbi fare gjuhen,ndersa e sulmonin ca njerez qe ulerinin bertisnin,e tregonin me gisht ai s’mund te thosh me asnje fjale,
Njerezit po u ngjanin me teper majmuneve,dhe ai mundohej te thosh dicka qe as vete nuk e dinte c’qe.e pastaj binte nje heshtje e tejvarreshme,nje vuveri , shurdhimplote. Gruaja me te birin e kerkonin e nuk e gjenin dot se ai ishte bere hije, vetem nje hije e asgje me shume.Zgjohej i teri i mbytur ne djerse,nga ky makth e nuk e zinte me gjumi ,apo thjeshte kishte frike ta zinte gjumi.U rregjua e u mpak sa nuk po e njihte me veten me atë kostum tepër të përdorur dhe me dhimbjen e njeriut të marrë nëpër këmbë, vulosur njëherë e përgjithmonë në tiparet e tij.Dashamirët e këshillonin të hiqte dorë nga drama.Ndersa ai nuk u lodh aspak,po u be avukat mbrojtes e punes se tij,e kjo qe nje lufte titanike per t’ju mbushur mendjen lloj lloj injorantesh,duke mbajtur ne goje ndiesine e shijes se hidhur te Don Kishotit, qe luftonte me mullinjte e eres.
E shoqja thuajse i pergjerohej.”mjaft ore njeri ,do na marrësh në qafë!.Po ku ke fuqi ti. të përballosh edhe nje tjeter rrebesh?
“Furtuna rreh majat e larta e s’behet merak për kerpudhat”-pergjigjej dramaturgu me buzëqeshjen e hidhur që i a helmonte tiparet imcake. S’ të mjaftoi si përfundoi shoku ynë, i fakultetit Minushi?I dhanë njëherë flamurin,pastaj ti e di ku përfundoi
-E di e di i pergjigjej si mund ta harroj kur ti e ke ndermend cdo dite ,edhe ne se nuk e thua?
Ai e kish me të vertet peng fatin i mikut të tij.Në thellësi të shpirtit mendonte se nuk do të hiqte dorë, ndoshta pikërisht për Minushin.Ai e dinte fare mirë se kjo ishte më vërtetë se të gjitha të vërtetat së bashku,Zot,të cilit i falej dhe i stërfalej.Edhe pse Minushi po kalbej burgjeve, e arriti majën e malit magjik.Mali magjik,ish tejmase i thepisur,në çdo përpjekje për arritur majën,mund të rrëzohesh, të gjakosësh këmbë e duar,e sytë mund të verbohen,po kurrën e kurrës mos u dorezo.Ai e dinte gjithashtu,se nuk ishte as trim i çartur,as frikacak i frikacakeve,ishte një njeri që desh ta jetonte jetën,si mijra e mijra të tjerë.Qëndresa i vinte vetëvetiu,ndoshta thjeshtë për shkak të vendlindjes.Fati e desh të lindej buzë liqerit,në qytetin e korifejve të letërsisë .
Ata të dy, njëri poet dhe tjetri prozatori i gurës se kulluar shqipe, i a kishin rritur vizionin , qytetit të vogël, i kishin dhënë hapësirë dhe përkushtim shpirtëror , e kishin bërë tepër krenar ,e kishin mësuar të mos zvaritej, mos thyhej,edhe kur rrota e mullirit mund të të shtrojë nën vete. Ishte një thirrje gjigandësh prej moteve të herëshme për mbijetesë.Sa më i padukshëm bëhej mundi i tij,sa më tallëse fytyrat e ca barkmenjve te vetkenaqur e kokeboshe,ai bindej se e kish kapërxyer tashmë pjesën tragjike të jetës dhe po i afrohej komedisë apo kllounatës,siç e quante ai me vehte.
Ai e adhuronte poetin e përzishem ndaj kur ishin në fakultet i shkruante mikes se tij letra të drojtura,me pseudonimin : ”shtergu madhështor,me shpirt të gjore”
Dhe ajo i a kthente po me shaka:”Kur bariste dal-nga—dale-posi dhëndër me kurorë!..
Ose:
”U patmë nisur un’ e ti
Un’hijemrejturi-në-zi
Dhe ikm’t e ikmë përsëri
Largë e më- larg n’arrati..”

Ajo,çupëz e mirë e qytetit të tij, i a priste me shpoti:

“Dhe në një vënd një bukuri,
Dhe me një ças një shenjtëri,
Na zu një mall,një dashuri.”
Ky, qe kodi i dashurise se tyre.

Dhe tani ajo i lutej me zemer ne dore”mjaft ore njeri”
-O,Shprese,Shpresa ime, ku te iku shpresa? – pyeste me dhimbje
-Po c’te beje njeriu i shkrete? pergjigjej ajo me sy te perlotur.Nuk e sheh si jetojne njerezia rreth e rrotull?
Dhe ai e dinte se mund te jetohej per bukuri .po ja qe na paskesh qelluar kokengjeshur si mushke.E gruaja si te gjitha grate do te kish deshire per nje jete te qete,komode pa ankthe,pa shqetesime,pa belbezime e delire.Dihej vendi i drames ne letersine e letrave te realizmit socialist tashme,si qytetare e shkalles se trete,do te botohej,neper almanaket e shtepive te kultures,teatrot amatore te uziave dhe kooperativave bujqesore,qe konkuronin gjallerisht ne javen e lulezuar te jetes kulturore artistike,po asnje botues serioz nuk do te rrezikonte te botonte kete gjini dramatiko-komike-tragjike.
Zot i madh thosh me vehte,shyqyr qe trurin nuk na e fotografojne dot dhe mund fluturoje ne te gjithe rruzullin pa e bere qefin qeder.
E i a krisi nje te qeshure me te madhe,si asnjehere tjeter kohet e fundit.
-C’tu kujtua keshtu?- pyeti gruaja e habitur
-Po te mos ma kish thene vete S. nuk do e besoja-tha me mendjen gjetiu.
-Cili?-pyeti perseri ajo
-Nje miku im qe thua ti dergoi nje drame ne Teater,dhe u nis me nje sherbim jashte shtetit ,si perkethyes i gjuhes angleze.Kur u kthye e gezua shume se i thane qe drama ishte vene dhe pati sukses te madh.E ai turavrap i hipi autobuzit te linjes,dhe u gjend ne Teater.Por i a paten transformuar aq shume dramen sa as ai vete nuk po e njihte.
Kish derguar nje drame e po gjente nje komedi banale estrade.
Njerezia u gajasen se qeshuri dhe atij te gjorit si mbeti gje tjeter vec te duartrokiste me te tjeret dhe te bente nje betim per ta thyer penen.
E keshtu heshti pergjithemone.
-Ai, paskaqene me te vertet gjeni-Kush i a beri kete nder?
-Artruajtesit-tha dramaturgu,kur e pashe edhe vete me syte e mij kam qeshur me lot.
-Ti nuk di te qeshesh,tha ajo,prej vitesh e ke humbur kete veti te rralle,pastaj ke edhe dhembe shume te bukur,qe une ti kam zili..
Ah Shpesa Shpresa ime e mire,ti e di qe une nuk leviz asnje cipirok nga Teatri ku me vene nje drame
.-E di si nuk e di,nuk leviz kollaj nga istikami ti!
-Sigurisht,me vjen keq per kritiket dhe estetet qe japin aq receta si te shkruhen dramat,apo tragjedite qe kane lindur qe ne kohen e Greqise se lashte.Po c’te bejne?Rrahin uje ne havan dite e nate per hir te artit te ri,qe e kane shpikur vete.
Te nesermen ai u ngrit qe menate te merrte qumeshtin.Pastaj piu nje kafe apo e rrufiti,pastaj Shpresa beri shakane e zakoneshme;Ngeu kont se te presin punera te medha.!Pastaj ai qe afruar aq shume prane aromes te sapunit te se shoqes,fytyres se bukur,me sy te cilter femije,dhe pat mberthyer nje mallengjim i thelle,e nje ndjenje e lehte i a pat pushtuar shpirtin kur pa koken e mbuluar te te birit me floket bjonde si te saj ,tek flinte qetesisht.
Dhe e pyeti veten,cdo te bente po t’ju kercenohej ketyre krijesave te shtrenjta ndoshta me teper se vete jeta e tij .qofte edhe nje rrezik imagjinar si ai i qumeshtit te cernobilit,kur ai kishte vrapuar si i shkalluar te shpetonte jeten e te birit?
Jo .i tha vetes,s’duam te heshtim po vec te themi te verteten me ne fund,jo gjysem te verteta te gjymtuara nga censura,autocensura dhe censura familjare.Nuk je vetem zot,ke familje,e cdo veprim yt,pra nje mendim kundershtues do te godase tre breza,do te kete kunderveprim mbi te tjeret,mbi te ardhmen e djalit te vetem.
Po c’te drejte paska njeriu te beje fatkeq krijesat me te dashura e te pafajeshme?Mirepo ai ne te vertete po vdiste nga marazi t’ja u perplaste ne fytyre cave qe u puthnin kembet aristokracise se re qe po etikonin njerezine me perbuzje olimpike,po i ndanin percanin spiunonin,vetem e vetem te sundonin perjetesisht!
Dhe njerezeve po u humbiste fjala.Po plakoste pak e nga pak mbreteria e Heshtjes.Ja kjo ishte DRAMA.
Cfardo qe te ndodhte ai nuk do hiqte kurre dore prej saj

2
Teatri ku Minushi u ngjit fluturim si Ikari dhe u rrezua,nuk qe shume larg qytetit te tij.
Dhe nje Regjisor,teper energjik u gjend nje dite tek dera e shtepise se tij ne lagjen Toplec,pikerisht ne castin kur Poeti i perzishem po kalonte me pallton e tij te gjate,kapelen e zeze,borsaline dhe konen per dore.Ai beri nje levizje te hijeshme zoterinjsh duke hequr kapelen ,pershendeti nusen e bukur,dhe regjisorin
Gruas sa nuk i ra pika ne koke.
Megjitheate heshti.Kafshoi gjuhen dhe mbylli gojen.
E ftoi mikun brenda,dhe beri te gjitha zakonet e anvisave te shquara te asaj trevave.
Regjisori ishte entuziazmuar nga drama “MAGJEPSJA” e botuar ne Revisten Nentori.Dramaturgu qendronte i heshtur dhe vetem degjonte.
Shpreses po i dridheshin legjet e kembeve.
Qysh kur doli ajo drame i kishte filluar pagjumesia.Djalin e kishin ne mature dhe me nota te shkelqyera,nuk qe koha te mendonin per lavdi e male magjike per te kaperxyer,Duhet te ecnin me shume kujdes ne token qe dridhej thelle thelle nga nje llave e nxehte.
Po nuk qe e thene,as ajo nuk do e pranonte,qe i shoqi te hiqte dore nga pasioni i jetes,e te mbetej thjeshte nje mesues i mire province,aq me teper qe edhe ajo e quante nje kryeveper te tij kete drame.
Kjo qe Dilema.
Ndoshta fakti qe u botua ne nje reviste te nderuar letrare te kryeqytetit mund te kish me siguri e mbeshtetje sido qe te vinte puna
.Shpresa i dha kuraje vetes,dhe u perpoq te merrte pjese me ndonje replike,sidomos kur degjoi se vendosen qe skenografine do u bente Nikua,qe njiheshin prej vitesh se ajo ishte shoqe fakulteti me Rozin. Keshtu ndodhi,qe u gjenden ,dashur pa dashur, ne vorbullen e ciklonit.
Puna filloi me nje vrull te pa pare.Dramaturgu qe i kish grumbulluar oret e mesimit ne kater dite,sapo mbaronte nisej me vrap me autobuzin e linjes per ne Teater, ku kishte nje dhome ne Turizmin e qytetit fqinje.Edhe aktoret duke ndjere pergjegjesine dhe pasionin e punes
U mobilizuar krejtesisht per te dhene maksimumin e tyre megjithe pengesat artificiale te zboreve ushtarake. qe paskeshin qene grumbulluar te gjitha ne ate mbarim te praruar vjeshte. Here pas here ne prova vinin edhe dy intelektuale te njohur te kryeqytetit,nje skulptor dhe nje ish gazetare e radio Tiranes,me nje buzeqeshje disi te shtirur.
Dramaturgu kish nje respekt te thelle per Skulptorin qe po punonte per nje monument te Rilinjes kombetare,ndersa gazetarja i dukej nje tip amebe nga ato qe kishin mbire kudo aso kohe.Po dihet fare mire se i gjori,njeri s’mund te hahet kurresesi me kohen e tij ,ashtu sikurse askush nuk mund t ‘a ktheje kohen e marre neper kembe.Ai ishte me te vertet i ngazellyer nga besimi i pa tundur i Regjisorit se do te paraqiteshin ne festivalin e teatrove ate vit ,pikerisht me dramen e tij,sepse kjo klime aq e e domosdoshme per trupen ishte edhe kyci i artit skenik,sado qe kish provuar mbi shpatullat e brishta talljen e nepunesve te pangopur barkmedhenj gjysem te alkolozuar,zoter te jetes dhe te vdekjes,shkeles te luleve dhe artit,ai u kuturis e guxoi perseri, te zhytej koke e kembe ne kete vorbull enderrimtaresh.
E cdo gje do kish shkuar per bukuri sikur nje Patriark i larte nga Kryeqyteti te mos qe shfaqur nje llozhen e rezervuar,se bashku me Sklulptorin dhe Ameben.
Ata kishin pare Skenen e te cmendures.
Ndoshta qe,nga rolet kulminamte, luajtur nga Dhorke Orgocka

-E CMENDURA-
O Zot,oZot
C’qenka kjo bote
Dhe sa urrejtje
Sa dashuri
Kish ate cast
Ne syte e tij

O Zoti im
Ishte njeri
I bukur shume
Si Perendi
I bukur shume
per syte e mij
I ziu,I ziu ai,
I mbylli syte
Me lemeri

O Zot,oZot
C’baderdi,
Koka kerciti
Si mbi tepsi
Trupi zvarrisej
Mbi zhur te ri

O Zoti im,
merre ne gji
Engjel I qiellit
Te jete ai
Q’aq I ftohte
I ngrire rri
I shkreti i vogel
Ishte njeri

Zgjohu moj nene,
Qaj djalin ti
I a preu koken
Eses i zi
I ziu ai
I ziu ai
I mbylli syte
Me lemeri
Oi,oi,oi

Ata u larguan me ngut.Ne ikje e siper Patriarku leshoi anatemen: ’KUJDES, SHOKE! .VIGJILENCE”
Ajo fjali kishte ngrire ballin e djersitur te disave,kishte hakerryer syte e ca te tjereve,kishte vene ne levizje gjuhet,qe kocka s’kane po kocka thyejne.Te gjitha keto po luheshin prapa kraheve,ndersa gedhinin nete per te lidhur pjeset e shkeputura e te pasigurta,ndersa donin te arrinin nje unitet te gjithe komponenteve,muzikes,skenografise,fjales se aktoreve dhe ne shpirt po rritej shpresa dhe mirazhi qe po krijonin dicka sublime per artin.
Po ku se,ai qe me te vertet nje qytet i nemur,qe i hangri koken nje sekretar partie liberal,[qe marrshonte ne nje rradhe me Minushin],dhe u zevendesua nga nje tjeter sekretar ish gjeneral i ministrise se puneve te brendeshme.
Dhe me ne fund PREMIERA
Artistet plot emocione e ngazellim,prisnin verdiktin e ish gjeneralit Sapo mbaroi drama,,te gjithe syte e te ftuarve prisnin cdo te ndodhte, sepse Magjepsja. i kish tronditur te gjithe .
Gjenerali iku me shpuren e tij,
Populli u ngrit ne kembe dhe duartroki me furi per hesap te vet! Dramaturgut e Regjisorit i ra hija e vdekjes.
Spektatoret as qe e cane me koken, rrebeshi i pandalur i duartrokitjeve dhe aktoret qe pershendetnin me lot ne sy nga skena i rrembyen me vrullin e tyre!Megjithese te gjithe e dinin ,se ajo s’qe gje tjeter vec nje cope enderr dimerore, me floket e bores, qe binin,e binin pa pushim dhe e thinjen krejt qytetin jugor.

Filed Under: ESSE Tagged With: ËNDËRR DIMËRORE, Englantina Mandia

Amaneti i Faik Konicës

March 18, 2015 by dgreca

Nga Anton Çefa*/
Kishte jetuar vëtëm për Shqipërinë, i ishte kushtuar asaj dhe nuk kërkonte gjë tjetër veç të prehej në dheun e saj. “Nuk do të më tresë dheu nëse ti Imzot Noli, ti Lamja i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë vehten shqiptarë, nuk do të çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë.”, kishte shkruar me dorën që po i ftohej nga vdekja.
“Amanetin s’e tret dheu” ka thënë fjala e popullit, dhe urtia e fjalës së tij është e rëndë si guri e më e rëndë se ai. Këtë e dinte shumë mirë Konica, kur i shkruante testamentin Nolit dhe Lames së Vogël. (Selfulla Maleshevës, që shkruante nën pseudonimin Male Kodra). Po ku ta dinte ai se Shqipëria do të mbyllej nga herezia e kuqe, dhe jo vetëm që nuk do të pranonte eshtra bijsh, por do të nxirte jashtë edhe sa e sa bij të tjerë të devotshëm e vullnetmirë!
Dhe Noli që gjatë gjithë jetës vajtoi e lëshoi kushtrimin për shokët e tij të luftës të mbetur “syrgjyn vdekur” jetoi dhe vdiq jo vetëm me mallin e Atdheut dhe brengën për fatin e tij, por edhe me pengun në shpirt që nuk arriti t’i plotësonte dëshirën e fundi mikut të tij, “njërit prej bijve më të shkëlqyer të Shqipërisë, njërit nga çampionët më të mëdhenj të indipendencës kombëtare, pa dyshim ustajt më të madh të shkrimit të gjuhës sonë”, siç e kishte përkufizuar ai vetë.
E ku ta dinte Noli se Shqipëria, të cilën ai vetë e kishte lidhur me gjithë botën, duke i vënë cakun me fjalën e tij të zjarrtë në Lidhjen e Kombeve, do të mbyllej hermetikisht e mizorisht sa të mos pranonte as eshtra bijsh!
Mandej, ku do ta dinte Lamja, poeti me atë zemër të madhe, që e donte Shqipërinë “si bari dhe si fshhatar”, ku do ta merrte me mend se vitet e fundit të jetës së tij do t’i ngryste i internuar dhe se në një ditë ogurzezë, kur agjentët e sigurimit do t’i vinin zjarrin shtëpisë së tij, ai do të bërtiste në prak të dëshpërimit e të çmendurisë: “Librat, shpëtoni librat!”
Në ato flakë ku do të digjej edhe letra e Nolit me porosinë e Faikut, atë porosi obsesive për kufomën, që e kishtë tunduar tërë jetën, atij po i dritësohej edhe më e më tragjedia e kombit. Ata agjentë kishin urdhër të digjnin pikërisht librat e dorëshkrimet e tij, të digjnin akte e dokumente të historisë sonë, të digjninë dëshmin kujtesën e kombit. Sa më shumë të zhduknin, aq më mirë do të ishte, sepse historinë do ta bënin komunistët me Enver Hoxhën në krye.
Historia zyrtare dhe kritika letrare e realizmit socialist, të nënshtruara qorrazi ndaj diktaturës, do ta mohonin Konicën – si Fishtën, Mithat Frashërin, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Arshi Pipën e sa e sa të tjerë. Me synimin e krijimit të një imazhi të errët për personalitetet e shquara të kulturës, historisë, gjuhës, letërsisë, etj. Do ta mbulonin arin me baltë!
Atdhetarin e madh Faik Konica do ta quanin “diversionist të lëvizjes kombëtare”, “politikan të paskrupull”, “demagog dhe disfatist” dhe “mbrojtës të oxhakësisë” (anipse kishte edhe Islam Bej, Abdyl Bej, Naim Bej, etj.). “Albaninë” e tij, këtë enciklopedi të mendimit shqiptar të periudhës së Pavarësisë dhe një nga monumentet më me vlerë të publicistikës sonë, do ta etiketonin si “tribunë të mendimit frenues dhe regresiv politik e shoqëror, zëdhënëse e synimeve imperialiste”, etj. Dhe më përtej, atë që krijoi kritikën tonë letrare do ta emërtonin “estetizant zemërgdhu”, etj.
Por ja që kohët kalojnë. Dhe ndryshojnë. I vjen fundi tiranëve dhe Atdheu merr frymë i lirë. Dhe, edhe pse ka një mijë halle me të gjallët, ai nuk harron të vdekurit, bijtë që i deshën të mirën dhe punuan pa u kursyer për të, dhe i pret me dashuri e nderim mbetjet e tyre në gjirin e vet. Në akullsinë e pajetësinë e atyre eshtrave, ai e ndjen vetem me të ngrohtë e më të gjallë. Kështu, Atdheu plotësoi amanetin e Konicës dhe i priti me nderimet më të mëdha mbetjet e tij në gjirin e vet. Me gëzim të papërshkruar e pritën këtë eveniment të madh historik të gjithë shqiptarët e Amerikës , dhe në mënyrë të veçantë vatranët. Dhe me të drejtë. Qëkur vuri këmbë së pari në Amerikë në vitin 1909, Konica bashkë me Fan Nolin, Kristo Floqin , Kristo Kirkën, e atdhetarë të tjerë të shquar filloi t’u mësonte abecenë e atdhesisë mërgimtarëve shqiptarë të shpërndarë andej – këndej, dhe qe njëri nga ideologët kryesorë që i grumbulluan dhe i bashkuan ata në të famshmën Federatë Panshqiptare Vatra, e cila do t’i sillte aq e aq të mira Atdheut. Ai qe disa herë kryetar i Vatrës dhe editor i Diellit, duke e ushqyer atë me shkrimet e tij, që ngërthenin gjerësisht të gjitha problemet e jetës shqiptare.
Gjithhashtu, në shtypin e Amerikës, deri ditën që vdiq, Konica ngriti me forcë problemin e Shqipërisë, prezentoi profilin shpirtëror të popullit tonë, fatet e tij historike, padrejtësitë që i qenë bërë prej Fuqive të mëdha dhe fqinjëve shovinistë, dhe i siguroi Atdheut shumë miq, dashamirë e përkrahës amerikanë.
*(ribotim i redaktuar)
Ne Foto:Portret origjinal i Faik Konices realizuar me 1934, ruhet ne arkivin e Vatres

Filed Under: ESSE Tagged With: Amaneti i Faik Konices, Anton Cefa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 491
  • 492
  • 493
  • 494
  • 495
  • …
  • 617
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT