• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rikthimi i Eqrem bej Vlores në Kanine?

March 28, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/

1.Eqrem bej Vlora   vjen në vendlindje. Udhëtimi i tij nga vendvarrimi  një varrezë në Neustift am Ëalde të kryeqendrës  austriake, drejt tokës ku erdhi në dritë.Që kur frymëmarrja e fundit e 25 maj, 1964 rrëzoi sytë e trupi i  beut u ftoh.I but shpirti i tij.I lehtë si ajri,shtegtoi në prerin qiellor.U zhduk në hapësirën kozmike,nëpër tunelin e frikshëm,përmes ngjyrave të hatashme rreth 50 vjet më parë. . Ç’praj aso kohe trupi i beut të fundit kur u kall në ftohtësinë e baltës së huaj, prehej jashtë vendit dhe shumë larg vendlindjes. “Fluturoi dhe shtërgu i fundit madhështor,me shpirt të gjorë..“

2.Eqrem beu kthehet ,në fshatin e njohur Kaninë të Vlorës. Vetëm 50 vite të zeza,qëndroi në errësirën pus,mes të ftohtit të madh, të varrezës së Neustift am Ëalde të kryeqendrës  austriake. Shqiptarët mbasi mbaruan punë me luftrat e gjithhershme të mbijetesës,mbasi krijuan shtetin e tyre,që gjithsesi pësoi një çarje ,prerje,kafshime  ujqëror nga fqinjët tinzar, bashkombasit nuk haruan që disa prej figurave,që dergjeshin  në dheun e ftohtë .Kësisoj,aty nga marsi i ftohtë i 2014 varri i Beut në Neustift am Ëalde të kryeqendrës  austriake ,mbeti pa trupin e tij. Trupi  i beut u tërhoq nga shteti i shqiptarëve,ndërkaq ai rrugëtonte, përtej mjegullës, brenda  një arkëmoti, për të mbajtur një premtim të rrallë,që koha  kaq mizore u tregua,sa qe gjallë dot nuk e përmbushi.

3.Eqrem beu rikthehet në Kaninë. Pranë kalasë që nga koha kur aty u varros Sinan Pasha themeluesi i familjes Vlora, thonë historianët pjesëtarët e tjerë të Vlorajve u varrosën gjithmonë aty duke u kthyer në një varrezë madhështore familjare. Në këtë tokë ka ekzistuar aty  varri i një tjetër veziri të Perandorisë, Ferid Pasha Vlora. Rreth viteve 77-78 dërguan në Kaninë 4 inxhinierë dhe  1 historianë Shkuan në Kaninë për të marrë mermerin e varrit që gjendej në tyrben e Kalasë së Kaninës. Ku ishte varrosur veziri. Në këtë tokë u varros edhe krye-engjëlli i familjes Vlora dhe i gjithë shqiptarëve Ismail bej Vlora.

4.Eqrem bej Vlora  një figurë komplekse me shumë dritë hije .Zbardhimi i kësaj figure mund të jetë atribut i ndonjë komisioni historianësh vendas por dhe të huaj.

5.Koleksionet e familjes Vlora kanë qenë ndër më të pasurat. Eqrem bej Vlora  ky pinjoll i Vlorajve dorëzoi në muzeun arkeologjik të Vlorës në kohën që në atë institucion, drejtor ishte D. Yzeir Ismaili ,dhjetëra objekte të cilat u mblodhën  nga banorët ose ishin gjetje arkeologjike të gjetura dhe të mbledhura  nga studimet dhe kërkimet e tyre.Koleksioni arkeologjik Vlora . Ugolini u strehua gjate revolucionit të qershorit 1924 ne shtepine e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit. “…te cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri te madhe objekte arkeologjike, te cilat dalin here pa shere nga toka shqiptare. Kështu, ne pallatin e tyre ne Vlore kanw krijuar një koleksion te mire arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:” (fig. 111: armatimet dhe siper vazot). Komiku i Bylisit- Koke e Dionisit-mermer. Statuje e një muze, prej mermeri, 80 cm -Koke e Zeusit, mermer, 13 cm.-Koke burri, mermer, 11 cm -Koke gruaje, mermer, 9 cm -Hekata trikokeshe, mermer, 34 cm -Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm. Skopas. Busti i nje gruaje ilire-Finteia, nga Berati. Gur, 48 cm. Me veshje si vajza e Vlores.Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi -Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike -Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.Në kopshtin e kazermes, perballe xhamisë, ishin ekspozuar objekte te gjetura gjate ndërtimit: Diana, kapitele,

– Ne kopshtin e Bashkise ishte ekspozuar një stele prej guri me relieve ne dy faqe- shek V p. Kr. si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka.Vajza e Vlores, gur, 87 cm. Stele e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut shkruan Dr.Pr N.Ceka.

Një koleksion tjetër i pasur ishin librat. Biblioteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora. Kjo pasuri kulturore ishte mbledhur me durim ,ishte  gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.Mes pasurive të Eqrem Bej Vlorës studiues dhe i mjaft momenteve të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, ishte biblioteka e famshme, e cila u grabit dhe u shkatërrua menjëherë pas ardhjes në fuqi të regjimit te ri. Biblioteka e vendosur në sarajet e familjes Vlora, e njohur ndryshe me emrin “Shtëpia e Beut”.Studiuesi F.Sh thotë se, biblioteka ishte ndër më të mëdhatë në Ballkan, në dekadat e para të shekullit XX, por, pavarësisht,regjimi i shkatërroi vlerat e saj.“Prej saj u zhdukën vlera të jashtëzakonshme”,sipas të cilit, përveç një numri të jashtëzakonshëm titujsh, në këtë bibliotekë përfshiheshin dokumente të rralla. Mes tyre, një ditar të shënimeve të Hoxhës të fshatit Armen, Sali Efendiut e vitit 1757; shënimet e Hafës Zenel Efendiut nga Armeni, që përkojnë me vitin 1768; përmbledhje e kopjeve të letërkëmbimit të Ismail Pashë Velebishtit me njerëzit më të shquar të Vlorës; letërkëmbimin e Çelo Picarit me Ismail Beun,shënimet historike “Mbi “oxhaqet” e Shqipërisë e Azem Bej Janinës e vitit 1889; dy libra të shtypura në shtypshkronjën e Voskopojës, në vitet 1720-1769, korrespondencë e pinjollëve të kësaj familjeje me shkrimtarin Dyma etj. Në vitin 1914 në bibliotekën e Eqrem Bej Vlorës ndodhej një fond prej 14.640 vëllime në gjuhët arabisht, turqisht, gjermanisht, italisht, greqisht, shqip, mes të cilave, edhe dorëshkrime të rralla arabe, libra fetarë si Kurani, Bibla etj. Ato u vendosën në këtë bibliotekë në 22 gusht 1946, datë që shënon themelimin zyrtar të saj. Duke filluar nga viti 1974, gjatë 10 vjetëve, banesa e Eqrem Bej Vlorës, shërbeu edhe si bibliotekë duke krijuar kështu një lidhje simbolike mes dy periudhave të ndryshme, në fakt, të pangjashme me njëra-tjetrën.

*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Rikthimi i Eqrem Vlores

IKJA E NOBELISTES POLAKE WISLAWA SZYMBORSKA

March 27, 2014 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/ Disa vite më parë, disa miq të mi italianë më sollën një përmbledhje me poezi të poetes polake që dilte me njërën prej gazetave më të mëdha. Në kopertinën e librit, e thjeshtë dhe me disa ngjyra të bukura që të japin imazhet e natyrës, emri i saj të duket i vështirë për t’u shqiptuar, por kur shikon se është nobeliste, atëherë hyn e depërton thellë në botën e saj të pasur dhe tepër jetësore. Kam përshtypjen se hyra një pasdite në shtëpi dhe dola pas disa orësh, i befasuar nga vargjet e saj që më pas disa prej poezive edhe i përktheva, edhe pse të përkthera në gjuhën italiane. Të duken imazhe që vetë i kishe jetuar dhe po i jetoje tek i lexoje më një endje të madhe. Por sot lajmi se ndëroi jetë poetja që dhimbjen e ngriti në lavdi, sikur më shtun që t’i rikthehem librit të saj me poezi, vendosur diku në morinë e librave të shumtë që janë në pritje të shfletimeve. Kush do që i lexon, befasohet dhe sikur bien në një flirt dehës, ëndërr që do të të vinte keq që të mbaronte. Ëndrra e jetës së saj sot mopri fund, por jo ëndrrat e vargjeve të saj. Wislawa Szymborska, u nda nga jeta në moshën 88 vjeçe, është fituese e Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1996. Lindi në vitin 1923 në Kornik, pranë Pozanit. Fati i buqëqeshi jashtë shtetit, kur filloi të botohen për herë të parë në vitin 1960 me përkthimet e poezive të saj në Gjermani, Angli, Rusi, Suedi. Në kujtimet e përkthyesit të saj në gjuhën italiane, Pietro Marchesani, shohim se çfarë natyre merr miti i saj i poetes KULT.

Si e takuat Nobelisten?

E njihja poezinë e saj prej vitesh, duke qënë një studiues i letërsisë polake dhe ajo një prej figurave më të rëndësishme në Poloninë e pasluftës. E takova vetëm 4 vjet më parë në Krakovia, në shtëpinë e saj.

Szymoborska ia del mbanë me një stil të thjeshtë dhe të thatë të na befasojë me poezitë që e çajnë sipërfaqen, në dukje banale të realitetit, duke e lënë të shihet sythi i pafundësisë që fshihet në çdo gjë të krijuar? A nuk është kështu?

Po kështu është, një figurë jashtë së zakonshmes, e jashtëzakonshme në poezinë e saj. Bën atë që të tjerët nuk e bëjnë dot. Sigurisht është pas ideologjive, gjuhëve të përgjithësuara dhe aderon tek realiteti në një mënyrë të jashtëzakonshme. Realiteti i kapur në të veçantën e vet. Në poezinë e saj çdo fjalë është thellësisht me kuptim, në atë që thotë dhe që e lidh thjeshtësinë e gjuhës me kompleksitetin e jashtëzakonshëm të mendimit. Unë besoj se suksesi i saj në të gjitha vendet perëndimore dhe Amerikë qëndron në faktin se aderon shumë mirë me realitetin dhe flet një gjuhë moderne që  është komplekse.

Poetja brumos imazhe konkrete me një përzjerrje ironie që e lehtëson poezinë nga çdo pretendim pikërisht kur qendra e vargjeve të saj duket se janë pyetjet e mëdha dhe kuptimi. Si e gjykoni këtë përafrim të temave të mëdha dhe të buzëqeshjeve?

Ironia është një komponent thelbësor jo vetëm i poezisë së saj, por edhe i personalitetit. Kjo i bën të lehta poezitë e saj dhe që e transformon pathosin në një buzëqeshje, por gjithmonë inteligjente.

Cilat janë vështirësitë kryesore të përkthimit me të cilat u ndeshët?

Szymborska prapa kësaj thjeshtësie fsheh një dituri gjuhësore dhe letrare të jashtëzakonshme. E përdor shumë gjuhën e bisedës që në dukje duket e lehtë dhe e thjeshtë, por është rezultat i një ndërtimi krejt kompleks : frazeologjizma, struktura sintaksore të një lloji, ndonjëherë edhe neologjizma, përdorim të proverbave, nga të cilat merr njjë pjesë apo elementë, ose merr dy dhe i përzjen bashkë, i jep një kuptim të ri, duke i ruajtur të dy segmentet bashkë, një kalim tek kuptimet origjinale. Një poezi me një kompleksitet ekstrem për përkthyesin. Është e vësjtirë të përkthehet, si gjithë poezia e saj.

Sa e rëndësishme është tek Szymoborska aftësia e mrekullisë, e çudisë, ta shohë çdo ditë botën, siç deklaroi me rastin e dhënies së çmimit Nobel? Nga lind ky vizion?

Duke e marrë në konsideratë se bëhet fjalë për një person që i ka kaluar 80 vjet, është e pabesueshme që ka të njëjtën habi, mrekulli që kanë fëmijët 3-4 vjeçarë, që siç thoshte Emile Zola, në saj të kësaj habie, arrijnë ta shohin universin në brendësinë e vet. Ky është një komponent shumë thelbësor tek poezia e saj.

Ndonjëherë tek tekstet e saj duket pak melankoni që si hija e një gjysëmdrite, duket se i jep kontrast më të madh shikimit drejt piksës së fundit të historisë së njeriut. Nga lind kjo melankoni?

Sigurisht nga përvojat historike. Është një shkrimtare që jetoi përvojën e totalitarizmit nazist, komunist, humbjet, vuajtjet, edhe ato që të jep jeta, por brenda saj ka një pranim të jetës… ka një varg të bukur në një poezi : E kap jetën nga një gjethe, u ndal? E vure re? A u ndal të paktën një herë? Jeta siç thotë ajo është e vetmja gjë që kemi dhe ia njeh asaj vlerën e madhe.

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Arjan Kallco, IKJA E NOBELISTES POLAKE, WISLAWA SZYMBORSKA

Një kartolinë për të festuar ditëlindjen e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve

March 26, 2014 by dgreca

Nga BEQIR SINA, New York/Me kalimin e çdo viti , NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, Trashëgimtari mbart një ngjashmëri të fortë me gjyshin e Tij, Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogun dhe babanë e Tij Leka Zogun, si dhe kurrë më shumë se në këtë fotografi ku ai paraqitet qysh fëmijë me tiparet, karakteristika dhe fizonominë e një prijësi të ardhëshëm të gjithë shqiptarëve 

BENSONHURST BROOKLYN NY :  Mbretëria shqiptare është një pasuri e very kombëtare, e themeluar nga Mbreti i të gjithë Shqiptarëve Zogu i Parë, si shenjë e dashurisë dhe krenarisë së lart tonë kombëtare. Ashtu si Britania e Madhe, Hollanda, Japonia, Monako, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Luksenburgu, Austria, dhe shumë shtete, të tjera kryq e tërthor globit, edhe ne shqiptarët e Bardhylit dhe të Teutës, kemi një mbretëri, që të krenohemi me historinë dhe kulturën e tonë kombëtare. Duke i dhënë asaj vendin që i takon gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë dhe kulturës së kombëtare, jo vetem në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, por edhe për të na prezantuar edhe jashtë. Mbasi, familja mbretërore shqiptare, sot meriton më shumë se çdo politikan në Shqipëri të nderohet me të gjitha atributet që i takojnë, prej kombit shqiptar. E jo të flitet ende si gjysmë shekulli më parë gjatë sundimit komunistë – kur foli propaganda komuniste e Enver Hoxhës, dhe baballarët e tyre. Dhe, më keq, është se kur një njeri Kryeministri  i një vendi (Edi Rama)  Kryeministri i Shqipërisë, flet akoma ashtu si ja ka konfigurar Enveri, atë pak tru që ka, flet me të njëjtën “urrejtje” ndaj figurës së Mbretit Zogu i Parë.Duke kërkuar qetësisht në foto-albume , do të gjesh fotografinë e bukur të Naltësis së Tij Mbretërore Leka II, kur ai ishte fëmijë, i veshur me një kostum popullor të Kosovës, në tirqe, jelek dhe plisin e bardhë mbi krye, ndërsa mban në prehër një pushkë antike.

NTM Leka i dytë duket se e ka paraqitur këtë portret të veçantë, në mesin e një numëri fotografishë për të festuar ditëlindjen e Tij – sa herë të vijë 26 Marsi i cili shënon ditëlindjen e Mbretit Leka i Dytë me betimin që ka bër trashëgimtari – kur ndrroi jetë babai i tij .

“Unë (emri), Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretërore, betohem para Zotit Fuqimadh se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore; gjithashtu, do të ruaj Statutin e do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi, duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë”. Ky është betimi i plotë që parashikon Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare në vitin 1928. Me kalimin e çdo viti , NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, Trashëgimtari mbart një ngjashmëri të fortë me gjyshin e Tij, Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogun dhe babanë e Tij Leka Zogun, si dhe kurrë më shumë se në këtë fotografi ku ai paraqitet qysh fëmijë me tiparet, karakteristika dhe fizonominë e një prijësi të ardhëshëm të gjithë shqiptarëve .Imazhi soditës që vjen nga ajo fotografi, është në kontrast me një foto shqiptare dritë – zemre, shenja burrënie, dhe tiparet më të bukura të rracës së kulluar dardane, të cilat janë si një kartolinë, edhe sot për ditëlindjen e 32të, të  NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.Për të plotësuar foto-albumin e Tij me fotografi , Oborri Mbretëror, gjithashtu, ka lëshuar në biografinë e Tij – edhe imazhet e tjera, që lidhen me jetën e Familjes Mbretërore Shqiptare, fatin e Tyre – prej nga  Mbretit Zogu i Parë, Mbretëreshës Geraldinë, babait të tij të ndjerë Leka Zogu dhe nënës së tij të ndjerë Susan – kur ata ishin së bashku, në kohën e Mbretërisë, emigrimin në gjitha vitet e egzilit, dhe kur ata u rikthyen në Shqipëri.

NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”. Dhe kjo është ditëlindja e Tij e 32të. Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut në atë ditë, si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve.Ai është djali i Mbretit Leka Zogu i Parë, i cili ndërroi jetë në Tiranë, më 30 nëntor 2011 –  dhe i biri i nënshtetases Australiane Princeshes Susan Cullen-Ward . Ai erdhi, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri, pas 20 vjetësh në qershor të vitit 2002.Prindërit e Tij – Mbretit Zogu i Parë, Mbretëreshës Geraldinë, babai Leka Zogu, nëna Susan – i kan lën mjaft Atij mjafton që ka një trashëgimëni për të qenë pasardhësi, i një Mbreti si gjyshi i Tij Ahmet Zogu, në atë kohë jashtëzakonisht popullor, i cili i ishte njeriu që mblodhi fiset dhe i bëri shtet(bëri Shtet, drejtoi me Republikë Parlamentare.(Pluralizëm). Garantoi monedhën shqiptare në rang ndërkombëtar. Lejoi lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa vizë në Amerikë, dhe nëpër botë.)

NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve,  feston sot ditëlindjen e Tij të 32të me të fejuarën Elia Zaharia, miqtë e shumtë në të gjitha trojet shqiptare

Kurse, Kalendari Mbretëror Botëror, kujton 26 Marsin 2014, me Ditëlindjen e 65-të, të Princeshës së Kurorës Margarita e Rumanisë, e cila ka lindur më 26 Mars 1949. Ditëlindjen e 32-të, Crown Prince Leka II i Shqipërisë i lindur më 26 Mars 1982.  26 Marsin kur Hollanda feston Ditëlindjen e 9-të, të konteshës, Emma Luana e Orange-Nassau, Jonkvrouwe van Amsberg e lindur më 26 Mars 2005. Më 26 Mars Luksemburgu  dhe Austria, kremtuan Ditëlindjen e 20-të, të Archduchess Gabriella së Austrisë, Princesësh Imperiale e Austrisë, Princess Royal së Hungarisë,

Princi Leka

Ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”. Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve.

Titulli:

Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Anwar, Zog, Reza, Baudoin, Msiziwe, Princ i Shqiptarëve

Edukimi 

Vitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese privat, para se të vijonte shkollimin në Johanesburg, në Afrikën e Jugut.

St Stithian’s Collage
St Peter’s Preparatory School
ST Peter Collage

Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore”Royal Military Academy of Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: “The King Hussein Price” dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si “The Sovereign’s Platoon”.
Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.

Kurset:

Në vitin 2002, mësime private në letërsinë shqipe.
Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në akademinë ushtarake “Skënderbeu” në Tiranë.
Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në Bacons Field, “PreSandhurst Course”
Në verën e vitit 2006, vijoi kursin e gjuhës italiane në Peruxha, pranë “Universitta di Stranieri”.
Në vitin 2010 Akademia e Mbrojtjes, SCSDS
pallati 8
President Nderi:President i Federatës Shqiptare të Golfit. http://fshgolf.org/

Kryetar Nderi i qytetit Baton Rouge dhe President Nderi i Kishës së Baton Rouge lindor.
President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”.
Nën Patronazh: “The International Comission and Association on Royalty and Nobility” http://www.nobility-association.com/patronsofficers.htm
Antar  Nderi i SOS Jetimët e Shqipërisë (SOS Avenir Orphelins d’Albanie – France) http://albania.dyndns.org/
Antar Nderit i Komunitetit Olimpik Shqiptar 2011

Udhrat:

Kordoni I madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro

Kordoni I madh të Urdhërit Besa & Skenderbeu
Celsi i Qytetit të “New Orleans” nga Krytari i Bashkise Z.Landrieu
Titulli “Qytetar Nderi” i qytetit te Burrelit
Titulli “Qytetar Nderi” i Komunes se Berdices, Shkoder

Gjuhët: 

Shqip – Anglisht

Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar:

Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.

Historia e Emrit të NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve:

NTM u pagëzua me emrin Leka nga MSM Susan, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anëar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.

Detyrat:

Princ Leka ka punuar pranë Ministrisë së Jashtme si Këshilltar i Ministrit në vitin 2006-2009 për çeshtjet e Mardhenieve dypaleshe. Ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme si Këshilltar i Ministrit nga viti 2009 deri në 2012.

Nga data 27 Korrik 2012 ka qenë Këshilltar Politik pranë Presidentit të Republikës, detyrë që e lëshoi për shkak të angazhimeve të Tij .

Princi Leka nuk do të jetë më këshilltari politik i presidentit Bujar Nishani. Trashëgimtari i fronit mbretëror është tërhequr ngy ky post për t’ju përkushtuar tërësisht rolit të tij si kreu i familjes mbretërore. “Duke pasur parasysh kontekstin gjithëpërfshirës dhe megjithëse ruaj një konsideratë dhe një mirënjohje të thellë për emërimin tim në postin e këshilltarit pranë kreut të shtetit, funksioni i cili kulmoi rrugëtimin tim personal dhe profesional në njohjen e administratës dhe shtetit, e gjej të volitshëm momentin për t’u tërhequr nga kjo detyrë dhe për t’iu kushtuar tashmë vetëm rolit tim krejt të veçantë të kreut të familjes mbretërore shqiptare. Ky rol paraqet për Shqipërinë një avantazh. Ai i shërben gati ekskluzivisht imazhit, prestigjit dhe dinjitetit të një vendi me histori dhe tradita si i yni. Në këtë kuadër, familja mbretërore shqiptare, megjithëse me mjete të pakta, ka zhvilluar aktivitete të shumta, duke u ofruar miqve tanë në të gjithë botën një vitrinë sa më reale, por edhe sa më tërheqëse të një Shqipërie që meriton të njihet më mirë”, shprehet princi Leka në “Facebook”.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Beqir Sina, Nje kartoline, Princ Leka

ÇERÇIZ TOPULLI,KAPEDAN I JUGUT QË U VRA NË VERI TË SHQIPËRISË

March 25, 2014 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

   “MILAZIM LARGO TABORRE/

 SE TË KUQ,TË BËJ ME BOJË/

ÇERÇIZ TOPULLI MË THONË » /

 Në një lagje të qytetit të Gjirokastrës,ende sot qëndron si një kështjellë krenare,shtëpia e Topullarëve.Ago Topulli,ai burrë i mençur e trim i cili pat bashkëpunuar me Abdyl Frashërin,pati plot 18 fëmijë,të cilët i edukoi me dashurinë për Gjirokastrën dhe krejt  tokën arbërore.Me pasurinë e vet,Ago Topulli,do t’i vinte në ndihmë sidomos mikut të ngushtë të tij,Koto Hoxhit i cili ishte shndrruar në pishtar të çeljes së shkollave shqipe në gjithë jugun e Shqipërisë.  Çerçiz Topulli lindi në vjeshtën e vitit 1880,në ate shtëpi të madhe që ushtonte nga zërat e shumtë të fëmijëve,të miqve dhe dashamirësve të Ago Topullit.Ai që në fëmijëri u shqua si djalosh guximtar dhe ndonëse vazhdonte shkollën osmane të qytetit,do të ishte përkrah punëve të vështira të atit të tij.Natyrisht ai do të kishte një model ku mund të mbështetej,një dasiuri të shenjtë ku mund të guxonte të hynte,ky ishte vëllai i tij më i madh Bajo Topulli,i cili asaj kohe mësonte e jetonte në Stamboll.Ndër ditët më të lumtura të fëmijërisë së Çerçizit,ishin pikërisht ato,kur në shtëpinë e madhe në Gjirokastër,vinte Bajo i cili i fliste sidomos për takimet e tij me Naim Frashërin dhe Koto Hoxhin.Duke dëgjuar fjalët e ngrohta të Bajos,për ato burra të shquar të Shqipërisë,Çerçizi ndjente t’i rritej në shpirt,flaka e shqiptarizmës.Dalëngadalë,ndonëse larg,Bajo, përpiqej të mbante lidhje me vëllanë e vet i cili po i lutej ta merrte me vete në Stamboll.Por qëndrimi i Bajos në Stamboll,në vitet 1901-1903,ishte tejet i rrezikshëm.Ai ishte lidhur ndërkaq me Shahin Kolonjën,Gjergj Qiriazin,Grigor Cirkën,Mid’hat Frashërin,Ibrahim Temon e patriotë të tjerë shqiptarë të cilët parashihnin në fundin e Perandorisë osmane,një lëvizje të domosdoshme autonomiste për shqiptarët.Vetëm kështu mund të përballej rreziku i madh që i vinte Shqipërisë pothuaj nga të katër anët.Ngase ka rënë në sy të spiunëve të Stambollit,Bajo,merr rrugën për në Manastir dhe fillon punë aty si mësues.Më pas në vitin 1905,Bajon do ta shohim në krye të atdhetarëve shqiptarë për krijimin e Klubit të fshehtë të Manastirit.Ngase reputacioni i tij ishte i madh sidomos në Kolonjë,Korçë dhe Gjirokastër,ai dërgohet atje për të formuar degët e klubit Qendror të Manastirit.Ka qenë pikërisht ky mision i cili ka bërë të mundur bashkimin e dy vëllezërve Topulli,me ç’rast vetëm vdekja mund t’i ndante.Bajo,shkon në Gjirokastër dhe bisedon me të vëllanë,Çerçizin,tashmë 25 vjeçar,trupgjatë, syshqiponje,me një mjekër që i kishte hije,Çerçizi nga ana e tij i tregon se pas tij mund të shkonin 40-50 djem trima të jugut,të gatshëm për të luftuar e për të dhënë jetën për atdheun.

“Pas disa ditësh,Bajua largohet fshehurazi nga Gjirokastra,sepse mytezarifi po dergonte aty forca ushtarake,Bajua duke kaluar në Korçë së bashku me Çerçizin dhe luftëtarë të tjerë,ndalet në Humelicë të Gjirokastrës në familjen e Papa Kristo Negovanit ku i thonë familjarëve se çeta e tyre do të merrte hakën e patriotëve të vrarë”.(J.Dilo”Çerçiz Topulli me shokë”Tiranë 1961,faqe 14).

Papa Kristo Negovani,ky dëshmor i shkronjave shqipe,pat rënë i mbuluar prej gjaku,nga dora vrastare e dhespotit të Korçës,grekomanit Foti.Dhe shpagimi nuk vonoi,Vetëm shtatë ditë,pasi u përshëndetën me familjen e mësuesit Papa Kristo Negovanit,dhespoti i Korçës,Foti,u shtri si qen përdhe,nga plumbat e luftëtarëve.Shtypi i asaj kohe,duke dashur të intrigojë për vrasjen e dhespotit,shkruajti për ndikime vllehe apo bullgare në çetat shqiptare.Por përgjigjja që ua dha Çerçizi,në fshatin Starje të Kolonjës,në prani të dhjetra trimave,ishte se plumbi që pat shtrirë në tokë dhespotin e Korçës,kishte dalë prej pushke shqiptare dhe ajo pushkë nuk do të pushonte,deri në çlirimin e plotë të gjithë trevave shqiptare.Ndërsa në vjeshtën e vitit 1906,Çerçizi dhe Bajo Topulli shkojnë në Gjirokastër,për të organizuar aty në fshehtësi,çetat e jugut.Por bëmat e tyre kanë alarmuar Stambollin dhe katër vëllazërit Basriun,Dautin,Banushin dhe Halilin nuk i gjejnë në shtëpi.Me urdhër të mytezarifit të qytetit,ata ishin lidhur me pranga dhe ishin dërguar në burgun famkeq të Janinës.Arrestimet nuk i trembin dy vëllezërit,dy trimat ndaj ata porositin vëllezërit e tjerë të bëjnë kujdes dhe vetë nisen sërish në fshehtësi për në Manastir.Gjatë udhëtimit çeta e Çerçiz Topullit bie disa herë në prita nga ushtritë osmane duke luftuar trimërisht.Por turqit i ndjekin trimat këmba-këmbës,edhe në trevat e Manastirit,Strugës e Resnjës, Tetovës e Shkupit dhe falë komiteteve të këtyre trevave,Çerçiz Topulli mbëriti në Sofje,ku i pritën me madhështi nga shqiptarët e shumtë që jetonin aty,me ç’rast u mblodhën për të përshëndetur trimat.E vërteta është se për mbrritjen aty të vëllezërve Topulli,shkruajti edhe shtypi i kohës,duke bërë me dije krejt Evropën se Shqipëria do ti dalë zot fateve të saj me komitat e vet trima dhe të mençur.Natyrisht se Bajo dhe Çerçizi,do të ishin atje,më së shumti,në shoqërinë e Shahin Kolonjës.Ata do të diskutonin me te jo vetëm fatet e Shqipërisë por edhe rrugët e mundshme të organizimit të lëvizjes kombëtare shqiptare.Çerçizi pos të tjerave do të ndikonte në këtë lëvizje edhe me idetë e tij përparimtare.Në faqet e gazetës “Drita” protesta e tij kundër Portës së Lartë do të ishte e fuqishme.Në një prej artikujve të shumtë pos të tjerave Çerçiz Topulli do të shkruante : “E fëlliqura Turqi,shqiptarët i ka rrjepur dhe i ka varfëruar kaqë shumë,sa mund të themi se carfëri si e shqiptarëve nuk gjendet gjëkundi.Pa shtëpi pa bagëti,pa mësim e pa më të voglën shpresë kanë mbetur.Dhe prap pagesatë brenda i paguajnë Turqisë e cila i merr ushtarrë që të venë e të vdesin nga klima dhe nga shigjetat e Mahmut Jahjait,ndë Arabi”.

( Gazeta “Drita “ Nr. 86 , dhjetor 1906 ). Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare,shkruan tekstualisht ; “Duhet të bëjmë kurban,sakrifice e gjdo gjë që kemi,që të shpetojmë nga Turqia.Dua prap të them,se vdes per nji shqiptar të krishterë,se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona,ndersa me turqit ndryshojmë si dita nga errësira,si jeta nga vdekja !”.

  Në janarin e vitit 1907,me porosi të Shahin Kolonjës dhe Bajo Topullit,Çerçizi shkon në Bukuresht.Edhe aty një grup shqiptarësh i mblidhen rreth kapedanit të Gjirokastrës duke e respektuar.Aty Çerçizi takohet edhe me atdhetarin tjetër shqiptar,Mihal Gramenon,me të cilin do të ndanin paskëtej gëzimet,shpresat dhe zhgënjimet e çetës së tyre.Në fillimin e shkurtit të vitit 1907, Çerçiz Topulli e Mihal Grameno,hartojnë së bashku një thirrje drejtuar popullit shqiptar ku flitet për njëmijë e një të zezat e nga sundimi osman.Thirrja përfundon me fjalët ; “Rroftë kryengritja e Shqipërisë së robëruar e cila do t’i sjelle asaj lirinë dhe mirëqenien”.

Në marsin e po këtij viti,Grameno së bashku me Çerçizin,marrin rrugën për në Itali,pse vetëm nëpërmjet detit,do të kishin më të lehtë të hynin në atdhe.Në Beograd,arrestohen dhe serbët duan t’i nisin për në Stamboll.Ka qenë sigurisht ndërhyrja e dy-tri patriotëve shqiptarë,me ç’rast trimat u lanë të lirë.Pas kësaj me nxitim udhëtuan për në Itali dhe prej aty,më 1 maj 1907 mundën të shkonin në Shqipëri,të malluar sa s’ka më për trojet ku patën lindur.Prej majit të vitit 1907 e deri në dhejtor,Çerçiz Topulli  i ndejkur këmba këmbës nga hafijet dhe çetat osmane,do të luftonte sa në Vlorë aq në Delvinë,sa në Gjirokastër aq në Kolonjë,sa në Përmet aq në Tepelenë.Pas trimit të madh,ishin me dhjetra djem të jugut,të cilët mundën të zhvillojnë luftime të mëdha,ndonëse nuk kishin armë moderne e fishekë të shumtë.Në librin me kujtime të Mihal Gramenos,i cili gjatë kësaj kohe ndiqte në çdo hap çetën e Çerçiz Topullit,dëshmohen dhjetra episode trimërie e guximi ku bijtë e shqipes dhanë edhe pranverat e tyre të njoma për lirinë e Shqipërisë.Çeta e Çerçiz Topullit, pos luftimeve kundër ushtrisë osmane,do të mbronte edhe shkollat shqipe të sapoçelura që u ngjanin luleve të pranverës.Çerçizi do të ishte mik e vëlla me Sevastinë,Parashqevin e Gjergj Qiriazin,në përpjekjet madhore të tyre për mbajtjen çelur të shkollave së vashave në Korçë e cila rrezikohej të mbyllej prej shovenëve grek.Madje edhe Katerina Cilka,bashkëshortja e Gligor Cilkës,do të bashkohej me çetën e Çerçiz Topullit,kundër synimeve të mbrapshta greke.Në kujtimet e veta Grameno pos të tjerave shkruan ; “Kjo interesohet për luftëtarët tanë.U qep këtyre nga një qese të madhe për të vënë bukën dhe u thotë që thërrimet t’i mbledhin me kujdes,se mund t’u duhen kur të jenë ngushtë”. ( Mihail Grameno “Kryengritja Shqiptare “ faqe 71 ).

   Nga kujtesa e luftëtarëve,nuk do të mund të harrohet lehtë,trimëria e Çerçiz Topullit në qytetin e Përmetit.E vërteta është se për shumë ditë çeta e tij qendroi në teqenë e famshme të Frashërit,vetë Lidhja shqiptare e Prizërenit.Në këtë faqe Çerçizin e bëjnë me dije se në Përmet ka mbërritur peshkopi i Korçës i cili kërkon të përçajë shqiptarët në ortodoksë e mysliman duke dashur në fakt të përçajë vet lëvizjen kombëtare shqiptare.Natyrisht të hyje në qytetin e Përmetit për të luftuar ishte e vështirë pse garnizoni rruhej nga forca të konsiderueshme.Çerçiz Topulli ndërkaq vishet me uniformën e kapidenit të ushtrisë osmane,dhe fill vetëm futet në Mitropolinë e qytetit.Kur gjendet përballë peshkopit,i thotë këtij se është vetë Çerçiz Topulli dhe kësaj radhe “vetëm sa të këshilloj të heqësh dore nga punët e liga,ndërsa radhën tjetër ju e kuptoni si do t’ju flas”.Me këtë rast,konsulli austriak njoftonte Vjenën se “komitat si Çerçiz Topulli bëjnë gjëra që nuk rrëfehen”.(Arkivi i Institutit të Historisë Tiranë.Sipas dokumentave të Vjenës,shkresa dt.4 dhjetor 1907 ).

Në shtëpinë e Çerçiz e Bajo Topullit,në Gjirokastër,turqit arrestuan të gjithë burrat,ndërsa për kapjen e Çerçizit,Mytezarifi i Gjirokastrës dhe ai i Janinës patën dërguar mjaftë ushtarë.Në kushte të disa luftimeve të ashpra që çeta e Çerçizit zhvilloi në Përmet e Kolonjë (ku mbetën të vrarë edhe disa trima) kapedani i Gjirokastrës i dërgon një korier,mikut të vet,atdhetarit të Çamërisë, Musa Demi,që ky t’i gjnete ndonjë vend për të strehuar çetën disa kohë.Është interesante përgjigjja që Musa Demi i dërgon,me anën e një letre,ku pos të tjerave i shkruan Çerçiz Topullit :

“I turpëruar të shkruaj se sot për sot,s’është koha që të vish këtu,nga shkaku që ka një muaj që kanë ardhur dy koshadhe turke,të cilat janë vetëm për komita,nuk vështrojnë gjë tjetër.Nuk është puna se mos pësojmë ne,ndonjë të ligë,por Zoti mos dhëntë,pëson zotëria juaj ndonjë të ligë,pastaj s’na mbetet sy e faqe të dalim në sy të shqiptarëve”. ( Arkivi Qendror i shettit – Tiranë. Fondi 101, dosja 27,fleta 3).

Pikërisht në këto kushte binbashi turk,Musa Beu,urdhëronte repartet e tij që të gjurmojnë se kush e fsheh dhe mbron Çerçizin,madje burgos disa prej tyre në kalanë e Gjirokastrës.Me këtë akt ai do të mjell terror,dhe siguron Portën e Lartë për qetsinë e vendosur.Madje ai mban të lidhur me zinxhirë edhe të vëllanë e Hajredini Tremishtit,bashkëluftëtarit të Çerçizit duke dashur të shtjerë në dorë,këtë të fundit.Futja e Çerçizit në qytet ishte e pamundur pasi tashmë ai njihej prej të gjithëve.Për këtë vendoset që në Gjirokastër,të hyjnë të veshur si fshatarë dy prej trimave më të afërt të Çerçizit, ndërsa çeta do të mbronte tërheqjen e tyre në disa gurë e shëkëmbij,poshtë teqesë së famshme të qytetit.Trimat janë përqafuar (mund të mos shiheshin më) dhe kanë pritur bimbashin turk të dalë prej shtëpie sa hap e mbyllë sytë,në çastin kur bimbashi dhe rojet e tij,kanë dalë nga shtëpia ai ishte qëlluar drejt e në zemër nga plumbat e trimave.Xhandarmët,të lebetitur janë vënë në ndjekje të trimave por në gurët poshtë teqesë ka shpërthyer beteja e madhe.Pas kësaj trimat e udhëhequr nga Çerçizi i janë drejtuar fshatit Mashkullore.Në javët që erdhën më pas,kundër çetës së Çerçiz Topullit,Porta e Lartë mobilizoi gati dy batalione me ushtarë dhe oficerë.Por trimi i Gjirokastrës, linte dy-tri shokë të tij të shkrepnin ndonjë batare maleve dhe së bashku me trimat e tjerë ndërmerrte inkursione të tjera luftarake,pikërisht në rrethina të qytetit duke dëshmuar edhe një herë guximin e madh të tij.Ndonëse këta trima e dinin se qeveria turke kish paguar florinj për kokën e tyre,ata nuk trembeshin.Është me vend të sjellësh këtu,një letër të Çerçiz Topullit,shkruar enkas për Shahin Kolonjën,por që ky i fundit,me disa shkurtime e boton në Sofje,në gazetën e tij.Pos të tjerave,Çerçizi aty shkruan : “Kishin ndërmend që këtë dimër ta shkonim jashtë Shqipërisë,po muarrëm vesh se Islam Bej Këlcyra i është zotuar Hilmi Pashës,se dotë zëre të gjallë,ose të vrarë dhe se Maliq bej Vila përpiqet të na bënjë varrë.Nga ky shkak nuk do të dalim jasht Shqipërisë,le të bëjnë ata ç’të duan”.( Gazeta “Drita” – Sofje më 15 shkurt 1908 ). Ndërsa vetë Shahini në numërin tjetër të “Dritës”,dy javë më pas,duke analizuar ngjarjen në fjalë shkruante : “Ta zëmë se këta shqiptarë ia arritën qëllimit t’i vrasim këta djem që ndodhen në mes të zjarrit,për lirinë e Shqipërisë… Une nga ana ime u jap një këshillë : hiqni dorë nga tradhëtia e poshtër,mblidhni mendjen e rrini urtë,përndryshe nuk u shpëton dotë as sulltani dhe as pengameri,sikur edhe në brinjët e buallit të futeni”.

Merret me mend që në letrën e Çerçizit,dërguar Shahin Kolonjës,është folur edhe për shumë halle që kalonte çeta e trimave,në male të Labërisë.Me ushqime bëhej si bëhej sepse shqiptarët e ndanin kafshatën e fundit me djemtë e tyre,por mungonin veshjet,armët,municionet.Disa shpresa të pakta kishin pasur prej shqiptarëve që jetonin në Rumani,(miq të dikurshëm të Mihal Gramenos) sa vinin e shiheshin.Ndonëse aty formalisht kishte edhe një komitet që merrte porosi nga komiteti Qendror i Manastirit,por ndihma e tij,për çetën e Çerçizit,ishte shumë e vogël,krahasuar me hallet që kalonin luftëtarët.Me të drejtë patriotët shqiptarë,lidhur me këtë shkruanin:”Një komitet i tillë nuk duhej askujt”(Arkivi Qendror i shtetit,Tiranë fondi 9 , dosja 30 fleta 302 ).

Megjithatë çeta e udhëhequr nga Çerçiz Topulli nuk e ndërprehu aktivitetin luftarak të saj.Lufta e Mashkullores mbetet ende sot,një epope e ndritur e guximit dhe trimërisë shqiptare,ku 300 burra me fishekë të numërruar luftuan për 32 orë rresht kundër 2000 e ca ushtarëve dhe oficerëve turq.Po ashtu,vlen të përmenden edhe luftimet e ashpra të zhvilluara në Frashër,Delvinë dhe fshatin Labove.Të udhëhequr prej kapedan Çerçizit,trimat e jugut,ndofta se patën menduar se do të hynin qysh herët në këngët e popullit të tyre.Kështu pas betejës në Delvinë,kur Çerçiz Topulli pat paralajmëruar komandantin turk të mos i zinte pritë,në fund të betejës ku numëroheshin dhjetra turq të vrarë,populli ngriti këngën ;

                                                     “ Milazim largo taborre

                                                       Leri djemt e mij të shkojnë

                                                       Se të shkuq të bej me bojë

                                                       Çerçiz Topulli më thonë “

Korriku i vitit 1908,do të sillte ngjarje të reja për krejt lëvizjen kombëtare shqiptare.Turqit e rinj,duke qenë të interesuar për të marrë pushtetin në duart e tyre,nuk munguan të deklarojnë disa liri aq shumë të kërkuara prej shqiptarëve.Në këto kushte,nga  atdhetarët shqiptarë të Manastirit,u parapa si domosdoshmëri një organizim i çetave të komitëve të cilat ishin vënë plotësisht në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.Nga Komiteti i Manastirit,dërgohet urdhëri që Çerçiz Topulli duhet të takohet patjetër me Nijazi Resnjën,edhe ky një tjetër patriot në trevën e Maqedonisë shqiptare.Të dy çetat e komitëve,takohen në pyllin e Pirgut,pranë Pogradecit,më 20 korrik 1908.Takimi ka qenë i ngrohtë dhe dy burrat kanë mundur të bisedojnë gjatë mbi fatet e Shqipërisë.Në fund të këtij takimi,pos të tjerave u ra dakord që : “të luftohet bashkarisht për rrëzimin e regjimit autokratik”.(Mihal Grameno “Kryengritja Shqiptare” faqe 106). Pas takimit me Nijazi Resnjën,Çerçiz Topulli ndihmon të formohen çeta të reja të luftëtarëve shqiptarë,sidomos në trevat e Korçës dhe Kolonjës.

Prania e Çerçizit në Kongresin e Manastirit,do të ishte një ngazëllim i madh për te.E vërteta është se ka qenë Bajo Topulli,si përfaqsues i Gjirokastrës në këtë kuvend,por kjo nuk ka penguar patriotët e mbledhur aty,të përfaqsohen dhe njihen nga afër me trimëritë e Çerçizit.Gjatë ditëve të zhvillimit të Kongresit të Manastirit,fjala e Çerçiz Topullit do të dëgjohej me respekt,sidomos në pikëpamje të organizimit të çetave të luftëtarëve.Edhe në vitet që rrodhën më pas,1909-1912,çeta e bijve të Gjirokastrës,do të jetonte në hallet e popullit të vet,do të luftonte për t’i shuar ato halle.

Ndërsa në ngjarjet pas ngritjes së flamurit në Vlorë,më 28 nëndorë 1912,Çerçiz Topulli dhe trimat e tij,i shohim në beteja të mëdha,në ruajtje të kufijve jugorë të Shqipërisë.Nëse furitë e andartëve greke,u ndaluan me dhjetra e dhjetra herë në Tepelenë,Vlorë,Korçë e Kolonjë,kjo nuk e harroi askurrë vendin e vet në male të Shqipërisë , në krye të trimave të vet.Këtu do ta kishte gjithmonë vendin,ky bir i Gjirokastrës edhe kur rrëmbeu armët dhe vrapoi në Shkodër,të luftonte kundër forcave malazeze që pushtuan qytetin.Në fushë të Shtoit,më 15 korrik të vitit 1915,binte nga dora vrastare kapedani i jugut,trimi i paepur Çerçiz Topulli.Ai binte,por populli i Shkodrës,duke e përcjellë për në varr,me mijëra ,betohenin se do të ecnin në rrugën e ndriçuar prej tij,për liri e bashkim kombëtar,nga jugu në veri,nga lindja në perëndim,një komb e një shtet.

Bern-Zvicër

Filed Under: ESSE Tagged With: Cerciz Topulli, Eugen Shehu

LARGOHET NGA FERRI ELENI LEKA

March 25, 2014 by dgreca

Nga Bedri Blloshmi/Eleni Rrodhe e bija e deputetit dhe tregtarit më të madh të qytetit të Korçës, vatranit të orëve të para, (Kol Rrodhe, i cili dha shpirt në burgun e Burrelit) pushoi së rënkuari. Zhuli do mbaronte për mësuesi dhe fati e hodhi në shkretëtirat e Librazhdit, si mësuese. Në atë shkollë u njoh me një djalë nga Bërzeshta, Genc Bardhi Leka edhe ky mësues. Njohja dhe biografia bëri që këta dy të rinj të krijojnë familje. Forcimi dhe egërsia e luftës së klasave, që zhvillohej ndaj klasës sonë të përmbysur nga orteku i kohës, bëri që të dy të pushohen nga arsimi, në vitin 1967. Të heshtur e kokë ulur, duke iu bindur fatit të zi dhe të pafuqishëm për ta ndryshuar, bënë çdo punë të rëndomtë për një intelektual. Grykësia komuniste bashkë me sigurimin gjakatar, ju vunë këmba – këmbës Gencit që nga viti 1959 deri ditën që e arrestuan më 31gusht 1976.  Eleni lindi dy fëmijë, Petrikën dhe Eglantinën. “Kuajt” e Komitetit Qëndor vendosën që Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, do i pushkatonin duke u lënë të parit dy fëmijë dhe të dytit një fëmijë jetim. Mbas 17 korrikut 1977 ditën që Zhulit ia copëtuan, shkatërruan jetën duke pushkatuar Gencin, iku nga sytë këmbët duke marrë nën sqetull fëmijët jetimë si klloçka që merr zogjtë. Duke qarë dhe ulëritur e duke shkulur flokët për hatanë që e gjeti, vendoset në qytetin e lindjes në një kthinë pa  çati. Aty jetoi si gjarpri nën gurë pa ia dhënë dorën askush. Ashtu nën brengën, nën dhimbjen e vuajtjet që i shtoheshin përditë, shpesh kjo grua me një shall dhe shami të zezë e me dy fëmijë kapur përdore, merr rrugën për tek varrezat e Librazhdit. Aty nga mesi i parcelës të binin në sy dy varre gati të përbashkët dhe mbi pllakën e ftohtë të mermertë janë dy fotografi me emrat e tyre. Genc Leka lindur më 23 mars 1941 dhe pushkatur  më 17 korrik 1977. Krahë kësaj fotografie është dhe fotografia tjetër Vilson Blloshmi, lindur më 18 mars 1948 dhe pushkatur më 17 korrik 1977, pra kanë të përbashkët fundin e tyre. Zhuli mbasi i përkëdhel të dy fotografitë me dorë, u pastron pluhurin, ulet përballë tyre e vazhdon të fshijë lotët që i bien mbi buzët e thara e i dridhen vazhdimisht. Qëndron e heshtur dhe pa iu përgjigjur pyetjeve që i bëjnë fëmijët, sepse nuk ka dëshirë, mbasi ata janë akoma të vegjël për të mësuar tragjedira të tilla, që janë vënë në skenë në regjimin diktatorial. Për t`ju shmangur, ngrihet me fëmijët për dore e largohet me shikimin nga mbrapa, derisa shikimin ja zë një kodër e zhveshur dhe e rrjepur nga erozioni i viteve. Para më shumë se një vit kjo zonjë e plakur nga pesha e halleve, nuk e merr më rrugën për të ardhur më e ta shohë apo të bisedojë me njeriun që lidhi jetën dhe krijoi familjen dhe komunistët e dërguan në dhe para kohe, sepse i vuri shpatullat shtratit, për të mos u ngritur më. Lëngoi e lëngoi, ashtu zvarrë – zvarrë vjen me shpirt ndër dhëmbë, për të fundit herë me disa tufa me lule, i vendos dhe i mbulon me lule. Në krah të varrit të bashkëshortit të saj, është dhe një varr tjetër me fotografinë e një zonje, mbuluar gjysmën e ballit me një sharp të zi. Shikimi i kësaj hallëmadheje, tretet e tretet me një vëmendje që duket se pret një përgjigje. Ky shikim është drejt njeriut të saj të dashur, bashkëshortit Bardho Leka, i cili ka ndërruar jetë në korrikun e vitit 1968 dhe prehet në varrezat e Prizrenit, nën krahët e pishave shekullore. Ja pra se si e pësuan familjet atdhetare, që deshën dhe luftuan për vendin e tyre, shumë nga këta atdhetarë patriotë shqipëtarë të zhuritur për mallin dhe dhimbjen e familjeve të tyre, treten në largësi marramendëse, larg deteve e oqeaneve dhe me sigurinë që kurrë nuk do të kthehen më në vendlindje. Eh histori? Si thua, do i shkruash, do i thuash ndonjëherë këto të vërteta? Ngrije zërin dhe thuaje të vërtetën, e mos i lër më nën pluhurin e harresës.

Bedri: “Mbrëmë më vdiq nëna. E tretur, e rrudhosur nën rënkimin e sëmundjes, na thirri pranë krevatit e me ballë të djersitur na shikonte me rradhë, mua, Tinën dhe dy fëmijët e mi. I përqafoi. i puthi, më bëri shenjë me vetullat e lodhura. Me sa kuptova unë duhet ta ngrija nga pozicioni që ishte. E ngritëm, i vendosëm një jastëk tek koka e krevatit, mbas shpine. Mbasi e rregulluam, duke menduar se do gjenta rehat në atë pozicion, e pyeta: hë mama, je mirë kështu?  Ajo nuk po rënkonte më dhe nuk ktheu asnjë përgjigje… . e përqafova përsëri kur vura buzët tek faqet e rrudhosura,ato kishin filluar të ftoheshin. Të gjithë sa ishin filluan të qanin”.

Po, Zhuli ishte larguar nga kjo botë e zhgënjyer . . .

Filed Under: ESSE Tagged With: Bedri Blloshmi, ELENI LEKA, LARGOHET NGA FERRI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 615
  • 616
  • 617
  • 618
  • 619
  • …
  • 637
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PJETËR MESHKALLA, NJË JETË QË NUK U PËRKUL
  • Kursi i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Sevasti Qiriazi” në Katerini, gjuhë dhe identitet kombëtar te shqiptarët në Greqi
  • Kristo Dako, një jetë në shërbim të kombit (1876–1941)
  • Shqipëria në faqet e historisë: Kryengritja e vitit 1911 në pasqyrën e “The New York Times”
  • AMERIKA DHE SHQIPTARËT – NJË MIQËSI QË NUK NJEH KOHË
  • “Historia e operas Rozafa”
  • UÇK dhe trashëgimia institucionale
  • VEPËR MONUMENTALE KUSHTUAR MBRETËRESHËS TEUTË
  • TEODOR LAÇO, RREFIMTARI E PROTAGONISTI I LETRAVE E POLITIKES SHQIPTARE
  • Dy pashallarë dhe njё president në Konferencën e Parisit
  • Mjeshtri i skicimit të identitetit shqiptar – In Memoriam Mjeshtri i Madh Sali Shijaku
  • Koha për debat serioz, reflektim dhe zgjidhje
  • MJEKU KURON, NATYRA SHËRON…
  • Vitet parisiane të Hasan Tahsinit…
  • KONSULLATA SHQIPTARE NË MICHIGAN – NJË KËRKESË E VJETËR E DIASPORËS QË TANI PRET TË BËHET REALITET

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT