• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË SHKËNDIZË JETE

May 11, 2014 by dgreca

Nga ROZI THEOHARI/Boston/
Ende ishte errët kur morëm përpjetë shpatit dhe lamë mbrapa spitalin dhe anekset e tij, të cilët ishin bërë njësh me mjedisin e bardhë përqark. Dëbora, që këto ditë s’ishte kursyer së treguari pasurinë e saj të bardhë, duhej t’i kishte kaluar dy metrat.
Arifi ishte infermieri i spitalit dhe, sa herë dilja fshatrave, e merrja me vete. Ai ishte vendës dhe i dinte symbyllur të gjitha monopatet, shurigat, rrëpirat e shkurnajat. Kishte shtat të lartë, dy këmbë të drejta si lëndë pylli, dy sy të kaltër, një hundë shqiponje dhe një buzëqeshje dashamirëse: “si ke nje doktor!”…
Që tej, filloi të dukej qafa e ortekëve me tërë madhështinë e bukurinë e saj. Ajo fillonte poshtë, me të kapërcyer lumin dhe mbaronte lart në majën e një shkëmbi thepa-thepa, në zgavrat e të cilit malësorët kanë ndërtuar shtëpitë e tyre prej guri.
Mbërritëm aty nga drekëhera të këputur nga lodhja, uria e të ftohtit. Pyetjeve tona të shpeshta njerëzit e fshatit u përgjigjeshin qetë e kuptueshëm. Asnjë lloj gripi nuk kishte shkelur në portat e tyre dhe qeshjet plot jetë të vocërrakëve na çlodhën e na bënë t’i binim edhe një herë rrotull qafës së ortekëve. Gjithë mbasditen shpërndamë nëpër shtëpi vitamina e vaj peshku dhe vonë, shumë vonë, u plasëm të këputur në shiltet e leshta pranë vatrës që bubullonte nga flakët e nga prushi.
Dikush po tundte supin tim të majtë. U hodha në këmbë dhe pashë se i zoti i shtëpisë po jepte e merrte me duar për të më thënë diçka që unë s’po e kuptoja. Sidoqoftë, u vesha shpejt e dola në korridor. Aty po me priste një vajzë shtatimët, e mbështjellë me një pallto të trashë dhe me një shall të bardhë të leshtë. Ishte mamia e fshatit, e cila, nga nxitimi dhe emocioni, mezi më shpjegoi se ndodhej para një lindjeje të parakohshme dhe se kërkonte ndihmën time. Zgjova Arifin dhe u nisëm që të tre nëpër një rrugicë të ngushtë e të bardhë dëborë që ndriçohej nga drita e zbehtë e hënës.
Dhoma ku u futëm, ndodhej në katin e parë të një shtëpie ndërtuar mbi një copë shkëmbi. Nga lindja kishte dy dritare të vogla dhe përballe tyre, në një vatër me gur të gdhendur, digjeshin dy trungje të trasha lisi. Afër vatrës, mbi një krevat prej dru arre të skalisur prehej një grua e re. Ajo kishte sy
bojëqielli, ashtu sikundër i ka Arifi dhe gjithë njerëzit që banojnë në këto vise. Duket, meqë janë larg detit, dëshirojnë t’i vështrojnë nuancat e ngjyrave të tij në sytë e njëri-tjetrit.
Duke vizituar gruan, psherëtiva sepse duhej patjetër gjak e
oksigjen. “Njetash!” – u dëgjua zëri i Arifit. Unë e pashë i
habitur. “Po nisem, pra, doktor i dashtun”, – tha ai dhe, pasi
mbërtheu pallton, me firoi nga sytë, thua se i kërkonin një
gotë me ujë e jo një udhëtim plot me rreziqe dhjetëra kilometra
mes tufanit, ortekëve dhe errësirës.
Ai u zhduk duke u kthyer në një pikë të zezë në sfondin e
bardhë të dëborës, herë duke u hedhur, herë duke rrëshqitur,
herë duke më humbur nga sytë e herë duke më dalë përsëri.
Tek e vështroja këtë njeri nga sofati i shtëpisë, më shkoi mendja
te detyra ime e vështirë për të shpëtuar shtatzënën dhe
ferishten e saj. Nusja e re kishte humbur shumë gjak, fëmijës
nuk i dëgjoheshin mirë rrahjet e zemrës. Një avull i nxehtë ma
solli mendjen qark dhe u ula tek një gur i madh i rrumbullakët
që ndodhej para portës së shtëpisë. Mbështeta pëllëmbët në
tëmtha dhe ia mbërtheva vështrimin peizazhit bardhë e zi. Tani
mamia po përgatiste shtatzënën, ndërsa Arif shtetgtari, Arif
hapamadhi, kishte marrë tatëpjetën e qafës. E merrja me mend
se si do të paraqitej në spital, do të informonte e do të kërkonte
gjakun e grupit “B”, pastaj do të ngarkohej me ilaçe, me shishen
e gjakut, kacekun e oksigjenit… Gjakun, me siguri, do ta
vendoste nën sqetull që të mos ngrinte. Edhe të ngrinte, ne do
ta fusnim në sqetullat tona deri sa të merrte temperaturën e
trupit… Papritur, në prehrin tim u gjend një kuti alumini, mbi
kapakun e së cilës ishte gdhendur një çibuk. Ktheva sytë e
pashë një plak qeleshebardhë, i cili dukej se kishte qëndruar
gjatë pranë meje.

Isha ulur në një fron të vogël te koka e krevatit të gruas së
re. Ajo dukej krejt e hutuar, e trembur, gati e ngrirë në vend.
Sapo më kishte treguar për aksidentin (kishte shkarë në akull)
dhe sytë i ishin mbuluar nga një cipë llahtari tek parandiente
se fëmija nuk do t’i rronte. E pyeta se kur e kishte ndier fëmijën
gjallë e ajo m’u përgjigj “rreth ditëve kur kishte rënë bora e
parë”. Sipas llogarisë, duhej të ishte aty nga fillimi i të shtatave
dhe jetës së fëmijës i vihej një pikëpyetje e madhe. Këtë dyshim
ajo e pikasi menjëherë në sytë e mi dhe bebëzat e syrit iu
zmadhuan çuditërisht. Me një lëvizje të dorës së majtë afroi
jorganin deri të hunda, pastaj mbuloi krejt kokën… “Mos, – i
thashë, – ke nevojë për ajër!” – dhe ia zbulova fytyrën. E dija.
Po qante. Ia shtrëngova, pa folur, pëllëmbën e dorës së djathtë,
mbi damarin e se cilës pikonte ngadalë-ngadalë lëngu sintetik
e pa ngjyrë, i cili do të luftonte të nxirrte jashtë frutin e saj të
dhembshuruar. “Shpëtomëni!”, – luteshin sytë e saj. “Do të të
shpëtoj!”- përgjigjeshin sytë e mi… “Jo mua, të voglin!” …”Edhe
të voglin!”…Do të jetojë?”… “Do të jetojë!”… “Të faleminderit…,
të keqen motra!” … “Rri qetë tani!”
Kur s’kisha më ç’të bisedoja me sytë e saj, ngrita kokën
lart dhe e rrotullova në të katër muret. Kudo vareshin qëndisma
dhe fotografi prerë nga revistat. Në njërën, një nënë i qeshej
një fëmije, në një tjetër një mace lëpinte dy mace të vogla, në të
tretën një rosë notonte me të vegjlit e saj. Përfytyrime të denja
dhe të ligjshme të nënës së ardhme, të nënës!… Kur mbaroi
injeksioni, ia hoqa gjilpërën nga damari dhe u largova me
hapa të lehtë. Gruaja e re kishte rënë në një dremitje të qetë.
Dola jashtë ne oborr, u ula te guri i rrumbullakët, nga ku me
erdhi përsëri në prehër kutia e alumintë me çibukun e
gdhendur mbi të. Megjithëse nuk e pija duhanin, ia pranova,
për herë të dytë. Sytë e mi u mbështetën mbi vështrimin e
qullët të plakut, i cili foli me një zë që s’kishte ngjyrën e zërit të
malësorit: “Shpëtomani nusen, doktor, sa për kërthinin e dimë
që nuk rron, por nusen shpëtomani, e kena të mirë fort!”. Ky
plak kishte qenë i vjehrri i saj. “Kërthini s’rron e ty s’të vëmë
faj!”, – përsëriti plaku duke thithur çibukun. “Do të përpiqemi
të rrojë!”, – i dhashë zemër atij… “Nuk bëhet ihsan ai, doktor”…
Ndërkaq plaka e tij m’u afrua me hapa të druajtur. Në duar
mbante një tas me maz. Mazen këtej e gatuajnë me ajkë
qumështi, miell misri e djathë taze. Për ta jam bërë njeriu i
shtëpisë.

– Doktor, ajo po lind! – thirri mamia me një fytyrë më të
bardhë se çarçafi.
Vesha shpejt dorezat prej llastiku dhe vura maskën në
hundë. “Arifin! – bërtita, – shkoni e prisni Arifin!” Një turmë
grash, që deri atëherë s’i kisha parë, u sulën në drejtim të qafës
së ortekëve… Rënkimet e shtatzënës po bëheshin të dendura e
rrëqethëse. Iu afrova dritares. Barku i rrudhosur i qiellit pillte
pa pushim flokë të mëdha dëbore, të cilat herë-herë vinin e
përplaseshin te xhami i dritares sikur diç donin të vështronin
aty brenda. Duke ndjekur i përhumbur vallen e tyre, një rënkim
fatal më bëri të dridhesha ashtu siç dridhet peshkatari kur i
kap grepin peshku…
Në dy pëllëmbët e mia prehej një qenie e vogël njerëzore.
Frika nëse do të jetonte kjo qenie, ishte ideja e parë që më
pushtoi trupin në formën e një avulli të kuq e të nxehtë dhe
gati ma mori frymën. Vërtitesha nëpër dhomë si i çmendur
me këtë qenie të brishtë, pa guxuar ta lëshoja gjëkund, mbasi
më dukej sikur jetën e merrte prej pëllëmbëve të mia. Nuk
ishte më e madhe se një grusht dhe nuk peshonte më shumë
se 1500 gramë. Një kilogram e gjysmë mish njeriu! “Doktor, –
më përmendi mamia, – po ajo nuk po qan! Mos vallë…” Ajo
kishte të drejtë dhe me mëdyshje e lëshova çikën e vogël mbi
një grumbull leshi që e kishim përgatitur më parë. Më duhej
një tub llastiku dhe m’u kujtua se pak më parë me një të tillë
kisha bërë injeksionin intravenoz. E gjeta në grumbullin e
shiringave, e zhyta disa herë në ujin e valuar të kusisë dhe ia
futa njërën anë fëmijës në gojë. Anën tjetër e futa midis buzëve
të mia. Fillova të thithja sekrecionet që kishin zënë vend në
organet e frymëmarrjes së fëmijës. Të gjitha këto veprime u
kryen në disa sekonda dhe duke thithur vazhdimisht, së fundi
vura re se ngjyra blu e fëmijës po tërhiqej në panik e ndjekur
nga ngjyra roze trëndafili, e cila po mbulonte me shpejtësi
trupin e flashkët. Mbas frymëmarrjes gojë me gojë dhe lëvizjeve
të lehta të kraharorit u duk sheshit se ajo filloi të merrte frymë.
Jetonte! Ngrita ballin e djersitur dhe lart mbi kokën time pashë
sytë e butë e të dashur të Arifit, i cili shtrëngonte në dorë
kacekun e oksigjenit… “Ke ardhur në kohë,” – i pëshpërita, –
filloni menjëherë transfuzionin e gjakut!”, – thashë dhe i lirova
vendin. Ndjehesha i këputur, ndaj dola jashtë dhe u ula mbi
gur duke numëruar me mend lindjet që kisha asistuar në dy
vitet e para të profesionit tim si mjek i përgjithshëm dhe e
lashë veten të rrëmbehesha nga harresa.

“- Doktor, kërthini po vdes! “ Ky ishte zëri i pazakontë i
Arifit. U gjenda në dekik tek qoshja ku e kishim vendosur
fëmijën. Kjo vogëlushe malësore, pa dalë mirë në jetë, u ndodh
papritur në përleshje fytafyt me vdekjen, ajo, e brishta, sfidon
mizoren… Tani, edhe profesori po të ishte në vendin tim, do të
shqetësohej. Duke mbajtur fëmijën nën maskën e oksigjenit,
lëkura po i merrte ngjyrë trëndafili, por, me keqardhje, pashë
se jastëku i oksigjenit po boshatisej; edhe disa minuta e ai do
të mbaronte plotësisht. Tani e tutje vogëlushja duhej të luftonte
pa ndihmën e shkencës. Vallë, do të gjente forca të tilla? Arifi
dhe mamia u panë në sy të alarmuar. Akoma më keq u
shqetësua lehona kur ndjeu heshtjen tonë. Asnjë kraharor nuk
merrte fryme lirisht… Jastëku ishte boshatisur, me duar të
dridhura hoqa maskën e oksigjenit nga fytyra e fëmijës.
Atëherë ndodhi e papritura… mrekullia vetë: vogëlushja në
fillim mori frymë thellë dhe me gulçe, pastaj frymëmarrja iu
bë më e qetë. Ne të tre përgjonim të përqendruar këtë
frymëmarrje, thua se për herë të parë përgjonim një qenie të
gjallë që merr ajër… Ajo thërmizë jete, që e trembur, pak më
parë kishte lënë trupin e brishtë, tani po rikthehej e druajtur
dhe po hynte ngadalë në folenë e saj, tamam si bletët e roitura
që mblidhen në zgjoin e ri. E përgjoja tek merrte frymë vetë
edhe për disa çaste. Kur u binda për një frymëmarrje ritmike,
kërkova të më sillnin një kanistër tjetër të mbushur me lesh të
pastër, brenda së cilës vendosa me kujdes vajzën dhe e
mbështolla duke i lënë vetëm kokën jashtë. Lehona i vështronte
të gjitha këto lëvizje me shqetësimin e shqiponjës kur ia trazojnë
folenë dhe, kur e vendosa kanistrën afër vatrës, ajo ngriti me
mundim kokën duke rrezikuar të nxirrte nga krahu gjilpërën
nëpër të cilën rridhte gjaku. U mbështeta mbi një shilte pranë
vatrës dhe njërën dorë ia qarkova kanistrës. Me dorën tjetër
kontrolloja pulsin, ndërsa sytë ia kisha mbërthyer krijesës duke
i përgjuar frymëmarrjen. Tek e shihja vajzën aty afër vatrës,
m’u kujtua pjesa në prozë e Migjenit “Bukuria që vret” dhe
m’u rrëqeth trupi nga krahasimi… Aty… një lopë që shtyp në
gjumë një fëmijë pranë vatrës dhe, këtu… një mjek që përgjon
pranë vatrës frymëmarrjen e një vajzë kërthi.
Në atë pozë të palëvizshme, gati si statuje, duhet të kisha
qëndruar shumë orë dhe aty nga mesnata, me sy gati të
përgjumur, pashë një hije të zezë që po afrohej në drejtimin
tonë. Arifi, që ishte mbështetur pranë meje, më tundi krahun,
ndërsa mamia ngriti kokën nga pozicioni gjysmë shtrirë në
krevatin e lehonës. Hapat qëndruan diku, pranë vatrës dhe, si
zogu që mbron folenë, zgjata instinktivisht krahun mbi
kanistër. Kur i hapa sytë mirë, vura re nën dritën e zbehtë të
vatrës një plak të përkulur përgjysmë mbi fëmijën. Plaku u
çua dhe gjithë sa ishim atje, pamë një lot të madh të rrëkëllehej
në faqen e tij e të ndalej në majë të mjekrës si një gur kristali.

Filed Under: ESSE Tagged With: NJË SHKËNDIZË JETE, Rozi Theohari

Familje e shëndoshë- Atdhe i shëndoshë

May 11, 2014 by dgreca

Nga Bardhyl SELIMI/
Të nderuar bashkëqytetarë fisnikë të Shqipërisë,
Ju që jeni gjyshër, prindër, motra e vëllezër;
Ju që jeni miq, shokë e kolegë të ndershëm;
Ju që jeni edukatorë të mendjes e të shpirtit;
Ju që ushqeni me djersën, gjakun, drejtësinë dhe moralin tuaj të lartë, më të shenjtën – familjen, shoqërinë dhe atdheun;
Ju që me këmbënguljen dhe përvojën tuaj ngrini në këmbë fëmijët, i mësoni të hedhin hapat e parë, i përgatitni për jetën e ndershme me zemër të madhe, me dhimbsurinë, dashurinë, besimin e sakrificën për idealet e familjes, shoqërisë dhe atdheut;
Ju që luftoni sa keni frymë për harmoninë e vatrës sonë, për mirësinë dhe respektin, për vlerat njerëzore e qytetare që trashëguam nga brezi në brez dhe i bëheni kështu barrierë tendencave të çarjes, shkatërrimit, shfytyrimit dhe perversionit, që mëton të çajë udhë në gjirin tonë;
Për të gjitha këto dhe të tjera forma, që nën maskën absurde të “të drejtave legjitime” kërkojnë revanshin të na imponojnë një moral të importuar, dhe për më tepër, të marrin bekimin tonë për modelet e shthurjes dhe devijimit të shëndetit të familjes dhe shoqërisë, të ngremë zërin tonë të bashkuar e të fuqishëm, për të dhënë një përgjigje të prerë:
– Jo shkatërrimit të familjes shqiptare!
– Jo gjesteve që inkurajojnë cenimin e unitetit të familjes dhe shoqërisë!
– Jo përkrahje publike modeleve që e shndërrojnë shoqërinë tonë në Sodomë dhe Gomorrë!

Sepse familja është embrioni i çdo shoqërie dhe i çdo qytetërimi. Familja është shoqëria në miniaturë. Familja fillon me fëmijët. Familja është mjedisi i parë, ku njeriu duhet të mësohet të krijojë mirësi. Paprekshmëria e familjes garanton sigurinë e shoqërisë së madhe njerëzore. Çdo doktrinë sociale, që përpiqet të rrënojë familjen është e papranueshme dhe përveç kësaj, e pazbatueshme. Të rritesh në një familje vërtet të shëndetshme – ky është suksesi i sukseseve. Varësia e jetës familjare e bën më të moralshëm njeriun. Një popull që nuk duron padrejtësitë në jetën familjare, nuk mund t’i kryejë ato në jetën shoqërore. Sepse familja është kristali i një shoqërie.
Populli shqiptar ka përjetuar mjaft mjerime, luftera, fatkeqësi e pushtime të huaja. Por të gjitha plagët ne i kemi shëruar dhe të gjitha fatkeqësitë i kemi kaluar, duke u mbështetur gjithnjë në moralin e lartë të një familje të bashkuar. Vlerat tona të familjes kanë qenë gjithnjë ato që na kanë mbajtur të qëndrojmë në këmbë me krenari e dinjitet. Ky ka qenë sekreti i qëndresës sonë në përballimin e vështirësive që s’na i kurseu fati dhe kështu ka për të qenë në jetë të jetëve. Familja shqiptare është vlerë e shenjtë, e paprekshme!
Mbrojtja e këtyre vlerave është mbrojtja e nderit dhe dinjitetit tonë shoqëror e kombëtar. Ata që kanosen t’i shkallmojnë këto vlera, ta denatyrojnë familjen dhe shoqërinë tonë përkundër trashëgimisë dhe identitetit të saj, përkundër vullnetit të Zotit dhe ligjeve të natyrës, le të ndeshen me kundërshtimin tonë kategorik: familja shqiptare është e paprekshme! Ajo është projektimi ynë i bashkuar në të ardhmen e kësaj shoqërie dhe do të vazhdojë ta riprodhojë vetveten në akord me vullnetin e Zotit dhe ligjet e natyrës. Ata që që kanë marrë revanshin të na diktojnë modelet e tyre jashtë këtij vullneti e jashtë këtyre ligjeve, janë pjesë e keqardhjes së identitetit tonë familjar e shoqëror, por kurrsesi vlerë e tij. Sepse kush proklamon, se modeli i “mjerimit të natyrës” është vlerë universale, ata jetojnë në keqkuptim dramatik me vlerat e qytetërimit të sotëm. Ata kanë një përfytyrim karikaturesk mbi vlerat etike e shpirtërore të bazës së qytetërimit europian.
Prandaj le të bashkojmë zërin tonë në një JO të përbashkët:
– Jo shkatërrimit të familjes!
– Jo shthurjes së shoqërisë!
– Jo shfytyrimit të atdheut!

Filed Under: ESSE Tagged With: Bardhyl Selimi, Familje e shëndoshë- Atdhe i shëndoshë

“Edhe yjet lindin dhe vdesin”

May 11, 2014 by dgreca

Analizë psikologjike/
Nga Azbi Shehu/
Shprehja “Edhe yjet lindin dhe vdesin” përdoret nga poetët, kineastët, etj., për t’i dhenë shpirtin artistik dhe bukurinë natyrore yjeve të Universit. Këtë thenie e dëgjojmë, jo vetëm gjatë bisedave midis njerëzëve të zakonshëm, shkrimtarëve poetëve etj., por e lexojmë dhe në veprat e shkencëtarëve astronomë.
Sa qendron dhe sa i afrohet realitetit nje mendim i tillë?
Shkencëtarët astronomë duke u bazuar në studimet e kryera me mjetet më moderne japin disa hipoteza për Universin. Ata e paraqesin ate me përmasa të paimagjinueshme dhe me nje forcë të mahnitshme. Megjithëse mendimi shkencor i gjithë njerëzimit e shpreh Universin të mahnitshëm; ai në fakt është shumë herë më i mahnitshëm nga sa ne e supozojmë?
Astronomët kanë zbuluar se biliona yje; si Dielli i sistemit tonë digjen dhe lëshojnë energji termonukleare. Shumë prej tyre shkatërrohen, copëtohen si rrjedhojë i eksplozioneve dhe hedhin në hapësirë pjesë të tyre, thërrmija, pluhur, gaz etj. nga të cilat formohen yje, planete, etj.
Disa shkencëtarë astronom kanë formuluar teorinë apo hipotezën e origjinës së Universit të emëruar “Big -Bang”. Kjo teori niset nga nje pikë dhe përhapet në vazhdim të biliona vjetë për formimin e yjeve. Fillimisht ndoshta 20 bilion vjetë më parë e gjithë masa dhe energjia kanë qenë nën nje presion ose shtypje të jashtëzakonshme me densitet infinit dhe me nxehtësi triliona gradë. Nje eksplozion i madhe kozmik shkaktoi, që masat të përhapen me shpejtësi në formë të nje topi të zjarrtë dhe që me kalimin e kohës pëson fohje.
Në fillim Universi paraqitej në formë të nje mjergullnaje të padepërtushme. Gjatë miliona vjetësh ai lëshoi nxehtësi të vazhdueshme deri në 3000 gradë kelium. Elektronet nukleare copëtohen dhe prodhojnë atome, që formojnë nje gaz turbulent të hidrogjenit dhe pak helium. Universi paraqitet i ndezur me dritë. Zonat me pluhur e gaz dhe me dendësi të lartë bashkohen si rrjedhojë i veprimit të forcës së gravitacionit, duke formuar yje në bashkësi dhe quhen Galaktita. Ata mendojnë se dhe sot universi vazhdon të zgjerohet. Po del pyetja “Ç’farë ka ndodhur para “Big-Bang” dhe ç’farë do të ndodhi në mbarim të tij?”
Nëse Universi do të mbyllet atëherë del e nevojshme të supozohet për një “Big-Bang” tjetër? Universi do të fillojë” i qeshur” dhe të mbaroj “duke qarë”? Ne, yjet na duken sikur qëndrojnë kostant vazhdimisht, por ç’ndodh me ta në të vërtetë?
Në fakt yjet kanë zhvillimin e tyre; në kohë dhe hapësirë. Nje yll gjigand i ndodhur nën veprimin e proçeseve të brëndshme të tij dhe të atyre të veprimit goditës e tërheqës të yjeve dhe planetëve të tjerë pëson eksplozion. Si rrjedhojë, ylli copëtohet në thërrmija, pluhur, gaz, lëng, etj. Këto të gjitha bashkohen dhe formojnë planete. Përbërja e këtyre planeteve është e njejtë me yllin “nenë” gjigand nga i cili u formuan. Ylli gjigand u copëtua, por nuk u zhduk; nga ai u prodhuan planete të tjerë me përmbajtje të njejtë. Pra materia nuk zhduket; vetëm transformohet duke kaluar nga nje forme në nje tjetër.
Nga studimet dhe zbulimet e kryera nga astronomët arrihet në përfundim: se yjet e nxehtë paraqiten të shnndritshëm natën, ndërsa yjet e ftohtë kanë ngjyrë të kuqerremtë. Kur një yll transformon të gjithë hidrogjenin në helium; në qendrën e tij fryhet, ftohet dhe bëhet i kuq. Më vonë, ai mund të formojë një aurelë të bukur. Ajo paraqitet ose përfaqëson një unazë gazi në fomë të një xhuxhi.
Yjet jo vetëm gatuajnë hidrogjenin me heliumin duke formuar masivisht elemente si hekuri, etj., por gjithashtu gjatë eksplozionit të yjeve të rinj, ata formojnë dhe të gjithë elementët e rendë. Këto elemente të hedhura dhe shpërndara në hapësirë bashkohen me hidrogjenin dhe heliumin, gjatë formimit të yjeve të tjerë. Të gjithë elementët e rendë, që ndodhen në planetin tonë, madje dhe në trupat e qenieve të gjalla e kanë origjinën ose prejardhjen e tyre nga vatrat e nxehta të yjeve. Brenda këtij horizonti ngjarjesh jashtë kontaktit me mbetjet e Universit disa shkencëtarë supozojnë ” vrima të zeza”.Ky supozim duket shumë fantastik i papreceptueshëm dhe ,jo i pranueshëm as si supozim?! . Teorikisht forca e gravitacionit vepron kryesisht në tërheqje mbi pjesët e yllit të copëtuar deri sa të vendoset nje pozicion ekuilibri i përshtatshëm. Forcës të gravitacionit nuk i shpëton as drita. Këto vrima të zeza paraqiten si pjesë e nje sistemi yjor binjak dhe gazi shoqërues i tyre mund të futet në ngjarjet e horizontit të yjeve. Yjet e padukshëm kanë masa të jashtëzakonshme dhe si rrjedhojë duhet të pëmbajnë vrima të zeza, supozojnë shkencëtarët astronomë.Vrimat e zeza shprehin taman të zezën;të paqartën nga këta shkencëtarë astronom.?!
Mirë shprehja “vdekja e yjeve” shpjegohet me shkatërrimin e yjeve në copa, pluhur, gaz, etj., dhe materia e tyre nuk zhduket, por transformohet duke kaluar në nje formë tjetër të ekzistencës së materies d.m.th. yjet nuk vdesin as zhduken.Po lindja e yjeve? Del pyetja si “lindi” apo u formua ylli gjigand? Yjet qofshin dhe gjigandë janë formuar si rrjedhojë i eksplozioneve të yjeve të tjerë? Pra ky është një proçes zinxhir, i vazhdueshëm i zhvillimit të materies në hapësirë. Zhvillimi i materies ka ekzistuar ekziston dhe do të ekzistoi vazhdimisht në pafundësi.
Pra, materia as krijohet dhe as nuk zhduket,por vetëm transformohet nga nje formë në një formë tjetër. Kështu shprehja “Edhe yjet lindin dhe vdesin” do të ngelet nje frazë fiktive dhe artistike në librat dhe shkrimet e poetëve.
Thenia”Lindje dhe vdekje”,që përdor populli ;për qeniet e gjalla duket më shprehëse, më e bukur dhe më afër realitetit se sa tek yjet.?!
Po edhe tek qeniet e gjalla ndodhe i njejti proçes si tek yjet?!vetëm se koha e zgjatjes dhe e kryerjes së proçesit ndryshon me miliona ose biliona vjetë?!
Bashkëveprimi i proçeseve të brendëshme[dëshirat e zjarrta të faktorit femër] dhe i proçeseve të jashtëm [ me dëshirë të njejtë të faktorit mashkull] shkaktojnë fryerjen e femrës dhe si pasoj shpërthimin, që shprehet me “lindjen” e foshnjes. Duhet theksuar se periudha nga fillimi i eksplozionit e deri tek formimi i planeteve asteroideve,etj., shprehet ose kërkon miliona dhe biliona vjetë ;ndërsa tek qeniet e gjalla[njeriu], kjo periudhë është shumë e shkurtër dhe shkon ose kërkon rrethe 9 muaj.Gjatë shpërthimit të yllit gjigand është forca e gravitacionit ajo, që i tërheq dhe i bashkon copat,thërmijat,pluhurin, gazet ,etj. të hedhura dhe të shpërndara në hapsirë. Tek qeniet e gjalla rolin e forcës të gravitacionit e luajnë prindërit e foshnjes . Gruaja dhe burri kujdesen për rritjen e fëmijës së tyre.
Copat,thërmijat,puhuri,gazet ,etj të shpërndara në hapsirë pas eksplozionit [shpërthimit] kanë të njejtën përberje si nena e tyre ,ylli gjigand. Edhe foshnja e lindur nga qeniet e gjalla[njerëz,kafshë,zogj, etj.]ka të njejtën përberje,formë, lëvizje, etj., si ato të prindërve të saj. Pra dhe tek qeniet e gjalla nuk lind asgje e re veçse vazhdon trashëgimria e njeriut ,e kafshës,e zogut, e tj.
Deri në ditët, që po jetojmë në asnjë libër; qoftë ky dhe i shenjtë nuk është shprehur ndonje e dhenë ose fakt për lindjen e nje njeriu të ri ose kafshe apo zogu etj., të rinjë ,që të jenë të ndryshëm nga ata, që ekzistojnë në planetin tonë.?!
Detyra e prindërve është ta rrisin,ta edukojnë dhe ta zhvillojnë foshnjen e lindur me dashuri të jashtëzakonshme; ashtu siç vepron forca e pamëshirshme e gravitacionit,që kujdeset dhe i bashkon copat,thërmijat,pluhurin,gazet ,etj ,që ndodhen në hapsirë si rrjedhoj i eksplozionit[shpërthimit] të yllit gjigand.
Kur foshnja del në dritë vetëm lëviz ,por nuk është në gjendje të mendoi dhe të gjykoi. Ajo nuk di pse lindi; është thjeshtë nje substancë mishi,që e drejtojnë të tjerët[prindërit,etj.]Me kalimin e kohës nën kujdesin e prindërve dhe të shoqëris ajo merr gradualisht edukimin përkatës. Janë ngacmimet e jashtëme ato ,që i japin forcë dhe ide trurit të mendoi ,të gjykoi dhe të veproi. Nëse foshnjen e porsa lindur e izolon nga njerëzit; ajo nuk do të jetë në gjendje as të flas dhe as të shkruaj,etj.Ç’do veprim i njeriut është i lidhur me trurin.Në saj të trurit njeriu, lëviz,mendon, drejton dhe kryen ç’do veprim në jetë. Në se i heqim trurin njeriut ,ai ngelet nje copë mish,që dhe po të lëvizi nuk di ku shkon?!.Pra truri e zbukuron njeriun, aq shumë sa, që nganjeher arrin të mendoi fantazira deri sa i duket vehtja dhe mbret i Universit?!
Foshnja që lind është kopje e prindërve në të gjitha drejtimet:në formë, përmbajtje,lëvizje ,e tj. Pra, si rrjedhoj është nje vazhdim i natyrshëm i prindërve të tij.Atëhere pse e quajmë “lindje” dhe jo trashëgimëri?!Lindja e fëmijës tek prindërit dhe të afërmit shpreh gëzimin dhe shpresën e tyre për të ardhmen?!Truri i njeriut është nje substancë mishi special,që krijon idetë; drejton dhe orienton gjithë materien e ngurtë dhe të gjallë.?Dikush mendon se truri d. m. th. materia lind ose krijon idetë?! Sa qendron nje thenie e tillë?!
Njeriu ka krijuar robote duke i vëndosur nje lloi mekanizmi brenda tij dhe ai punon,lëviz bile drejton dhe orienton njerëzit; si të punojnë dhe të veprojnë. Atëhere ne duhet të themi se ky mjet apo mekanizëm ,që shpreh materien krijon apo lind idetë.?! D.m.th. po të vendosim nje copë mishi, apo diçka tjetër brenda guackës ku ndodhet truri injeriut atëhere, kjo materie do të kryej veprimet e trurit; do te mendoi, gjykoi dhe të zëvendësoi trurin.?!
Pra ,mbi bazën e këtij arsyetimi jemi të detyruar të pranojmë se truri është nje substancë me nje përberje speciale të jashtëzakonshme, që dikush jasht njeriut e ka zgjedhur dhe vendosur tek guacka në kokën e njeriut për të drejtuar botën?!
Njeriu me anë trurit ka zbuluar,po zbulon dhe do të zbuloi sekretet e universit. Në saj të aftësive të jashtëzakonshme të kësaj substance speciale; ai ka arritur të kuroi pjesët e dëmtuara të trurit tij.Njeriu e kupton se truri i tij; ka zgjuarsi të paperceptueshme edhe nga vet njeriu. Truri i tij po prodhon dhe do të prodhoi çudira në këtë jetë,por ai kurr nuk do të zbuloi vetvehten , nuk do të arrij të përcaktoi përberjen e tij ;brumin nga i cili është gatuar.?!njeriu kurr nuk do të arrij të përcaktoi fillimin e jetës të qenieve të gjalla ,por as fundin e tyre?!Sepse nuk ka pasur fillim as do të ketë fund?! materia në terësi duke përfshirë dhe qeniet e gjalla ka ekzistuar dhe do të ekzistoi përgjithmon, sepse asgje nuk lind dhe as krijohet dhe asgje nuk vdes ose zhduket.
Sapo njeriu lind ;?! lëviz, qanë dhe kërkon instiktivisht ushqim. Nën veprimin edukues të prindërve ,të mësuesve,etj. instikti i njeriut të porsa lindur detyrohet të veproi siç kërkojnë faktorët e jashtëm?! Në kopësht, në shkollën fillore etj., ai mëson ,por pa e kuptuar jetën ,sepse vepron me anë të instiktit të brendëshëm dhe pa ndërgjegje?!.Nga mezi i shkollës mesme; atij i fillon nje ndërgjegje e dobët dhe nisë të kuptoi se duhet të mësoi për vehte,për të ardhmen e tij dhe, jo pse i thonë të tjerët?!Në fillim të shkollës lartë; ndërgjegja forcohet dhe njeriu fillon të mendoi seriozisht për të ardhmen e tij. Kur ai fillon punën; ndërgjegja rritet dhe në shumicën e rasteve veprimet i kryen me ndërgjegje. Duhet theksuar se krahas zhvillimit të ndërgjegjes vepron dhe instikti i brendëshëm dhe në disa raste, ai paraqitet aq i fortë sa që njeriu mund të kryej veprime jo të mira,që e çojnë në përplasje me të tjerët dhe merr dënimin përkatës.Ndërgjegjia forcohet me rritjen e moshës.Në rastet kur njeriu përdor ndërgjegjen, llogjikën dhe arsyen në përgjithësi i zgjidh drejt problemet e jetës dhe si rrjedhoj mund ta lëjë në hije dhe egoizmin.?!
Jeta ka vërtetuar se instikti është i përhershëm dhe vepron në ç’do rast tek foshnja njeri,tek kafshët dhe ka vepruar gjithmon tek njeriu primitivë.?!
Njeriu me vullnet të spikatur arrin të mësoi,edukoi,jo vetëm fëmijët e tij,por dhe kafshët ,etj.,gjithmon duke orientuar instiktin e tyre në kryerjen veprave dhe shfaqjeve të mira. Nje ditë të bukur me Diell dhe të freskët, me disa shokë shkuam për vizitë në kopshtin zoollogjikë të New Yorkut. Atje na lajmëruan se në ora tre mbas dite do të jepej shfaqje në pishinë.Kështu ne mbas vizitës shumë interesante dhe eksituese zumë vende në llozhat përballë pishinës;ku do të zhvillohej shfaqja.Në pishinë brenda në ujë luanin dhe kërcenin delfinat.Nuk kishin kaluar më shumë se 15 minuta, kur para pishinës u shfaq nje vajzë me përparëse dhe me nje qeskë. Ajo nxorri nga qeska nje llojë ushqimi dhe e hodhi në drejtim të delfinës. Delfina u hodh për të kapur ushqimin dhe filloi të kërcei dhe të vallxonte rreth vajzës instruktore.Lëvizjet e delfinës ishin tërheqëse të bukura dhe fantastike. Ishte instikti i brendëshëm ,nevoja e organizmit për ushqim, që e detyronte delfinën të hidhej dhe të vallzonte për të plotësuar dëshirën e instruktores. Instruktorja kishte punuar shumë dhe në mënyrë të palodhur për ta mësuar dhe edukuar delfinën[kafshën].Pra delfina nuk përdorte ndërgjegjen,llogjikën dhe arsyetimin se duhej të jepte shfqaqje para publikut ,të cilët kishin paguar biletat;mbasi tek ajo vepronte vetëm instikti për të siguruar ushqimin dhe jo ndërgjegja, që tek delfina]kafsha] nuk ekziston. Kafsha duke mos patur ndërgjegje mund të shkaktoi deme, jo vetëm materiale ,por dhe vrasje të qenieve të gjalla;si rrjedhoi i veprimit vetëm të instiktit të brendëshëm të saj?!Ne njerëzit i duam kafshët sepse ato janë punëtore të durueshme dhe besnike[Kali gomari,qeni,et.,],megjithëate ,kur ne grindemi me njeri tjetrin për ta ofenduar ose dhe poshtëruar kundërshtarin shprehemi : je nje kafshë?!.
Diku në nje nga parlamentet Europiane ndodhi nje ngjarje jo e zakonshme: dikush goditi [ndofta dhe padashur]njerin nga personalitetet kryesore .Ai u kthye në drejtim të personit, që e goditi dhe u shpreh:Kafshë. Tjetri uli kokën dhe u largua. Në pushim të seancës parlamentare nje miku i ngushtë i personalitetit, që u godit ju afrua dhe i tha: I dashur ne kafshët i duam se jo vetëm që punojnë ,por janë të durueshme dhe besnike;përveç kësaj ,kur duam të nderojmë, të lavdërojmë nje njeri të fuqishëm e personafikojmë me shprehjen:Luani i maleve.Në ç’do televizor para se të filloi nje film jepet figura e luanit; e tj.dhe e pyeti :si e shpjegoni ju epitetin, që i vure njeriut, që të goditi?!
I dashur mik!Kafshët përdorin instiktin, sepse nuk kanë ndërgjegje dhe kur ky instikt i tyre del mbi ujë; ato të godasin ,të shqelmojnë.Njeriu zotëron si ndërgjegjen dhe instiktin. Njeriu me ndërgjegje shrytëzon llogjikën dhe përgjigjet me arsye.Njeriu, që më goditi mua shrytëzoi dhe përdori instiktin dhe meqenë se instiktin e përdorin vetëm kafshët unë i dhashë ate, që meritonte. Kjo nuk do të thotë se unë i përbuz kafshët;përkundrazi siç jeni dhe ju në dijeni unë jam kryetar i shoqatës për mbrojtjen e kafshëve, prandaj besoj se mbas këtyre sqarimeve duhet ta largosh mendimin, jo të mirë, që krijove për mua nga ngjarja që ndodhi në parlament?!Këtë ta kërkoj si njeri me ndërgjegje dhe jo si miku im?!
Instikti ka vepruar vazhdimisht tek njerëzit primitivë.Ata për të siguruar ushqimin,që ja kërkonte organizmi ,jo vetëm,që nuk kishin mëshirë për viktimën,por shpesh rezikonin dhe vehten e tyre.
Instikti vepron plotësisht tek foshnja njeri.Dhe fëmija e nxitur nga instikti nuk njeh dhe nuk pranon tjetër përveç ushqimit dhe në veçanti kur ja jep mamaja që e ushqen.?!
Me zhvillimin e njeriut fillon dhe formohet ndërgjegjia. Ajo i kundërvihet instiktit ,që të mos kryej bëma dhe të futet në telashe njeriu.
Njeriu kalon tre faza gjatë zhvillimit dhe formimit të tij si njeri. Faza e parë i përket fëmirisë dhe është e lidhur me veprimin vetëm të instiktit.Në Fazën e dytë fillon ndërgjegja ,e cila bashkëvepron me instiktin. Në fazën e tretë ndërgjegja predominon mbi instiktin.
Instikti është i lidhur me egoizmin . Sa herë, që egoizmi del mbi ujë si rrjedhoj shpërthen instikti dhe ndodhin kontradikta; sjellje jo të mira shoqërore, sepse në këto raste njeriu e humbet llogjikën dhe arsyen dhe krijon probleme serioze në shoqëri.Në moshë të pjekur kur ndërgjegja predominon mbi instiktin njeriu në përgjithësi kryen veprime dhe vepra të mira; për vehte dhe shoqërinë.Kur ndërgjegja arrin nivelin më të lartë të saj; njeriu fillon të punoi për shoqërinë dhe vëllazërimin midis njerëzve.Shembuj tipik të ndërgjegjes së lartë njerëzore mund të pranohen veprimet e Europës për tu bashkuar ;ose Sh.B. A. .Në vende të ndryshme të botës, ndërgjegja paraqitet e diferencuar.
Njeriu krijohet ose” lind” si foshnje e trashëgimërisë; jeton për nje periudhë të caktuar dhe në mbarim të jetës tij,ai transformohet duke kaluar në nje formë tjetër të materies[pluhur,gaz,etj.].
Të gjitha qeniet e gjalla kanë pasur,kanë dhe dotë kenë të njejtin fat ose kanë ndjekur të njetën rrugë të krijimit dhe zhvillimit si tek njeriu ,por të diferencuar sipas përberjes dhe aftësis trunore.
Kanë kaluar mijra vjetë dhe nuk ka asnje të dhenë nga institucionet shkencore shtetërore ose private, që të shpreh dhe vërtetoi kalimin nga një lloj e qenieve të gjalla në nje lloi tjetër dhe konkretisht nga krimbi të jetë formuar zogu ose majmuni të kthehej në njeri ose gjysëm njeri, etj.Nuk është shkruar as diskutuar transformimi brenda të njejtës lloj;konkretisht zogjtë nuk kanë ndryshuar as përberjen dhe as formën gjatë gjithë historis së tyre.Po kështu ndodh me kafshët, njeriun dhe të gjithë llojët e qenieve të gjalla.?! Foshnja e” lindur”është trashëgimëri e prindërve;në thelb ajo nuk sjellë asgje e re si trup ,formë dhe si tru. Vetëm se truri është zhvilluar por në saj të veprimit dhe ngacmimit të faktorit të jashtëm[njeri,ambjent,etj.]
Edhe tek yjet ndodh e njejta gje;kështu; ylli gjigand copëtohet në pjesë më të vogla,në thërmija,pluhur, gaz,etj.,të cilat kanë të njejtën përberje me yllin “nenë” dhe nuk përfaqësojnë asgje të re.Pra si tek yjet dhe qeniet e gjalla ka vetëm trashëgimëri dhe jo lindje apo krijim. Gjithashtu tek yjet dhe qeniet e gjalla ka vetëm transformin të materies d.m.th. kalim të saj nga nje formë në nje tjetër dhe jo zhdukje apo”vdekje”.
Disa pyesin :si lindi njeriu i parë; si lindën për herë të parë ose si u krijuan qeniet e para në planetin tonë?!Si u krijua apo “lindi” materia?!
Ti përgjigjesh kësaj pyetje duhet bërë më parë nje pyetje tjetër më e avancuar dhe më e bukur:Si lindi ? si u krijua apo u formua Universi?! dhe si do të mbaroi ai ose ç’far do të ndodh me te në vazhdim?!
Materia me të gjitha format e saj nga e ngurtë e deri tek qeniet e gjalla ka ekzistuar,ekziston dhe do të ekzistoi përgjithmon ; ajo nuk “lind” as nuk “vdes” vetëm transformohet gjatë zhvillimit në univers. Materia është në lëvizje të përhershme dhe të përjetëshme.
Pra nuk ka pasur fillim as do të ketë mbarim të Universit dhe të materies së ngurtë dhe qenieve të gjalla, që ndodhen dhe jetojnë në te.
Forca e gravitacionit të tokës është e faktuar.Ajo vepron mbi materien .Njerëzit e ndjejnë veprimin e saj mbi trupat e tyre,por me nivelin e zgjuarsis ,që kanë akoma nuk e njohin origjinën e saj.?!
Për deri sa ekziston faktikisht forca e gravitacionit në nje planet si i yni ;a nuk do të qe e arsyeshme të pranojmë dhe ekzistencën e nje force të mbinatyrshme, që të vepron mbi Universin?!

Prof. dr. Hazbi Shehu

Literatyra:
1]Atlas of the world
Richard J. Darley
John F. Shupe
Ted Dachtera,
Etc.
Washington D.C. 1981.
2]The basics of Earth
Robert E. Krebs
2001
3]Astronomy[third Edition]
Christopher De Pree.Ph.D.
Alan Axelrow,Ph.D.
2004
5]Encyclopedia of space.
Heather Couper
Nigel Henbest
2009
6]Astronomy[sixth edition]
Dinah L. Moche
2001′

Filed Under: ESSE Tagged With: Azbi Shehu, edhe yjet, lindin, vdesin

Princesha Dora d’Istria dhe vajzat Shkodrane

May 10, 2014 by dgreca

Një Zonjë e rrallë për zemrat e Shqiptarëve, u ngrit në piedestal nga personalitete më në zë të Evropës dhe Amerikës./
Dora d ‘Istria/
Shkruan: Pertefe Leka/
Lë të jetë,100-vjetori i Ditës së Nënave,proklamuar me 9 Maj 1914,nga presidenti Willson,një përkujtimore për të nderuar princeshen e gjithvirtytshme me origjinë shqiptare,Elena Gjika, e cila rrezatoi dituri në disa kontinente. Ajo qe nënë për një kohë të shkurtër por për një kohë të gjate nuk rreshti së shkruari për mbrojtjen dhe emancipimin e grave në Shqipëri dhe në botë. Shkrimtari i madh amerikan Longfellow,me krenari kishte shkruar me 1880:”Dora d’Istria energjikisht mbron të drejtat e grave” (“ I believe she strenuously maintains the Rights of Women”Nahant July 22,H.W.L.)
Ajo ,edhe për gratë Amerikane duhet të jetë një shembull I shkelqyer ,”Një yll brilant”
(To the women of America she must ever be a shining example,”a brilliant star”)
Ajo,në të vërtetë ishte bërë e njohur në rrethe të larta akademike, por fama e saj arriti deri tek njerëzit më të thjeshtë.
Për këte, mora shkas nga letra që vajzat shkodrane i drejtohen me admirim,mbretëreshës shpirtërore të tyre,Elena Gjikës.
Nderim
“Thone se je e ambël,e mirë,se zemren e ke të madhe po si të hollë ke menden ,bijë kreshnikësh,por edhe motra jonë;
Thonë se natyra yte asht e denjë per SKEPTER ,Prej njerit pol te tjetri,gjithkush kështu shprehet.E në zemrat arbnore tashma ke nji mbretni;Por na ,qi nuk kemi nji skepter ari,nji Fron…Nji Pende argjendi ,dhunti ta japim.Asht dhunti e vogël,nji mend;por difton sa të don e të nderon secili Arbnor!
Shkodër e Arbnisë”
2 Prill 1881
Vajzat shkodrane,me mirënjohje të thellë,ia dërgojnë shkrimtares së ndritshme, Princeshës Dora d’Istria,Nji Pendë Argjendi, me anë të A.Leonardo De Martino(1830-1923) prej Greci,M.O.
Kush janë vajzat shkodrane që e nderojnë me shumë respekt e admirim,motrën e tyre, Elena Gjikën.
Ato janë nxënëset e shkollës femërore që u themelue nga motrat stigmatine në vitin 1878,në Shkodër.
Këto institute u bënë një burim frymëzimi dhe emancipimi kulturor,por edhe një qendër për gjallërimin atdhetar të vajzave shqiptare.
Në ato shkolla pranoheshin vajzat e të gjitha religjioneve (myslimane e ortodokse dhe nga të gjitha viset shqiptare).Aty përfitonin jo vetëm një zhvillim kulturor por edhe pajiseshin me dije që të bëheshin të zojat me drejtue familjen dhe si rrjedhim të ishin të dobishme edhe për Atdheun.
Motrat Stigmatine,në Shkodër, nuk vepruan në një terren të zbrazët,Ato gjetën një qytet që kishte akumuluar dituri që nga lashtësia,kështu misioni i tyre si ndërlidhëse të kulturave,pavarësisht detyrave fetare, qe efektiv.
Me të drejtë është thënë se Shkodra është djepi i kulturës dhe i dijes dhe nuk është për t’u habitur se aty kanë filluar studimet shumë personalitete të shquara të kombit tonë,dijetarë,shkencëtarë,filozofë,poetë,arkitektë,fotografë shkrimtarë,piktor,kompozitorë etj.Disa prej tyre vinin nga ekstremi jugor i Shqipërisë,me religjione të ndryshme
Në Medresetë dhe bibliotekat e Bushatlinjeve, mori dijet e shkollës së mesme(pas mësimeve të para në Prevezë) eruditi nga Çamëria, Hoxha Hasan Tahsin(1812-1881), dijetar i shkallës botërore,pararojë i Rilindjes Kombëtare.
Po në Shkodër mori edukimin e parë në Kolegjin Jezuit Saverian,dhe në biblioteken e tyre shumë të pasur,Faik Konica,(1875-1942) një ndër figurat më të mëdha të kulturës shqiptare.
Pa lënë në harresë edhe numrin e madh të personaliteteve
shkodrane që janë të kalibrit botëror,si At Gjergj Fishta, promotor i edukimit femëror në shkollat stigmatine.
At Fishta,si drejtori i parë shqiptar i shkollës françeskane, zëvendësoi italishten me gjuhën shqipe në të gjitha lëndet mësimore.Me një zell të madh, At Fishta, i njohur si Homeri Shqiptar,përveç të tjerave shkruante edhe drama posaçërisht për vajzat e shkollës stigmatine.
Vetëm një të përmendësh,në mes të shumë e shumë dramave shqipe ose të përkthyera në shqip, melodramen “Shqyptarja e Qytetnueme”.Ishte krijim i Atë Fishtës, me pseudononimin Gegë Toska(vetëm nga ky pseudonim mund të njohësh Shqiptarin e Madh) .Pa hy në përmbajtje e në detaje,drama ka një domethënie të veçantë,emancipimin e vajzës shqiptare, edukimin dhe qytetërimin e saj nepërmjet shkollimit.
Për këte Fishta pohonte:”…Grueja do të jetë zojë e jo robneshë në shpinë e vet ……gruaja asht po njaj diell qe tue shndritë me urti e njerezi,shpinë robit do t’a kthiell…Shpirti i saj asht i njemendtë,bartës i dinjitetit dhe përgjegjësisë njerëzore,me fjalë të tjera ,shpirti për të cilin flasin të gjithë religjionet,profetët e poetët.
Në këto shkolla,përveç mësimeve fetare, merreshin njohuri nga kultura evropiane pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria.E veçanta ishte se aty mësonin për historinë e popullit tonë,për personalitetet e shquara të mbarë kombit shqiptar.

Nga kjo njohje vajzat shkodrane ia drejtojnë falenderimet dhe mirënjohjen, atdhetares më të ditur me origjinë shqiptare, Dora d’Istrias.
Këte prejardhje e paraqet më mirë ,poetesha vjeneze, Jozefina Knorr:”Elena jo vetëm rridhte nga një gurrë fort e kulluar shqiptare që ishte e shtrenjtë për shqiptarët, por edhe se ajo iu kushtua terësisht çështjeve te tyre”
Elena Gjika ishte e lindur princeshë (1828-1888,në Rumani,) e edukuar me pedagogë më në zë të Europës dhe e klasifikuar si enciklopedi e gjallë.
Ajo ishte një humaniste e pashoqe,një studiuse me visione të qarta politike në shërbim të popujve të shtypur të ballkanit e veçanërisht të Shqipërisë.Ajo ishte publiciste e shkrimtare përparimtare në lëvizjen kulturore të Evropës,me mendime progresive për emancipimin e gruas dhe barazinë gjinore.Pozita e gruas në shoqëri ka qenë pjesë e kërkimit të saj shkencor.
Mjafton të përmendim vetëm një prej shumë veprave të tjera, “Gratë e Orientit”, në të cilën, thekson edhe vlerat e gruas gege,gruas toske ,e veçanërisht të gruas çame nga ku kishte edhe prejardhjen nga nëna.
Ajo popullarizoi çështjen shqiptare në qarqet evropiane,përkrahu Rilindjen Kombëtare,duke mbajtur lidhje me veprimtarë të shquar si De Rada (109 letra)..etj
Ajo dha mendime të vyera për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Kur poetesha shkoi në Amerikë,me 1880,ndermjet shume personaliteteve amerikane takoi poetin Henri Longfellou(1807-1882),i cili e kishte shkruar poemën për Skenderbeun që në vitin 1873.
Në pritjen që shkrimtari i madh rezervoi për princeshën ishte shumë entuziast që po e nderonte Zonjën në fjalë në mes shumë të ftuarve (”We have a house full of people; and today a wallachian Princess, Dora d’Istria,is coming to dinner”)
Princesha me origjinë shqiptare,ishte shumë entuziaste për poemën “Scanderbeg” të Longfellou –t, të cilën me aqë mjeshtëri e përktheu,gjeniu i letrave Fan Noli në Boston me 1916
Ndër të tjera Princesha i foli me pasion shkrimtarit amerikan edhe për Shqipërinë e shqiptarët.Plaku i urtë Longfellou,pas shumë vlerësimesh, për Zonjën e mençur, për karakterin,për sjelljen,për paraqitjen dhe për gjithë formimin e saj, mbivlerësoi tek ajo, Thjeshtësinë,( the supreme excellence is simplicity) sepse aty lartësohej madhështia e saj.
Kur Princesha rumune me origjinë shqiptare u bë qytetare nderi e Athinës,ajo vizitoi në Miselengj,varrin e Boçarit duke thënë”U luta që të shoh një ditë të valojë mbi varrin e Kastriotit të Madh flamuri që ai e ka mbajtur me lavdi në njëqind beteja.Na u realizoftë kjo aspiratë”.
Ndërsa për Epirin ajo shkruante:”Grekët duhet të mësohen ta konsiderojnë Epirin për ate që është në realitet, domethënë të shohin në të Toskërinë dhe cilido që do të orvatet të vendosë mbi fatin e shqiptarëve pa pëlqimin e tyre, shpejt ka për t’u ndeshur me vështirësitë e pakapërcyeshme që është në kundërshtim me idetë e kohës sonë.”
Ajo ishte edhe piktore e shquar dhe alpiniste e guximshme.
Jo me kot Garibaldi e quan Elena Gjikën “Motra ime Trime”
E për këte kontribut mbarë kombëtar, vajzat shkodrane të edukuara në një institucion fetar,ku koncepti i mirënjohjes zinte pjesën më të madhe të kulturës së tyre,i kanë kaluar caqet e mirënjohjes individuale në mirënjohje kolektive.Ata kanë bashkuar firmat e 300 vajzave të varfra,por shumë të pasura në virtyte të larta,që ditën të vlerësojnë mendjen,punën,sjelljen,sakrificën e një atdhetareje shqiptare.

Kjo dashamirësi e tyre ka shërbyer si mjet ndërlidhes për të ofruar raportet njerëzore.Ato ishin shumë larg fizikisht nga Elena Gjika, por xhesti i tyre, sa njerëzor dhe fisnik u bë parim, u bë institucional,duke marrë vlerë universale të dobishme për njerëzimin.
Ky veprim njerëzor i vajzave në fjalë ka prodhuar shumë energji pozitive që vijnë të shumëfishuara deri sot tek ne.Ato i bënë një nderim jo vetëm institucionit të tyre,kulturës qytetare shkodrane por mbarë Shqipërisë duke lartësuar një zë të fuqishëm të kulturës evropiane dhe botërore.Ato së bashku shprehen mirënjohjen e tyre duke e ngritur princeshën në fronin e mbretërisë së diturisë, të fituar prej saj, si nga të rrallat gra që qëndrojnë në krye të inteligjencës,shqiptare,evropiane e botërore.
Ato e kishin mirëmenduar rolin e skeptrit mbretëror, duke I dhuruar, motrës së tyre vetëm një pendë,pa xhevahire dhe flori,por që simbolika e asaj pende ishte sa modeste aqë dhe e madhërishme.Parafytyroje Statujën e Elena Gjikes, me pendën në dorë si statuja e Jupiterit që mbante në dorë një skeptër.
E me të drejtë mbretëresha shpirtërore e vajzave shkodrane u përgjigjet denjësisht:
“E mora me mend pendën e bukur të shqiptareve të mia të dashura,të cilat do të kisha deshirë t’i përqafoja një ditë.Uroj që kjo pendë më e fortë se një skepter të përdoret gjer në fund të jetës sime për mbrojtjen e nderit dhe të drejtave të Shqipërisë,atdheut tim të nderuar”
Për ta pasur në qendër të kujteses,Dora d’Istrian, duhet të perjetësohet në vepra Arti siç bëri piktori arkitekt,Kolë Idromeno,i quajtur” Mikelanxhelo i Shqipërisë”,me portretin e Motres Tone.
Shqipërisë sot nuk i mungojnë artistët për ta përjetësuar bukurinë fizike dhe shpirtërore të mbretëreshës së grave shqiptare,Elena Gjika, në një statujë me pendën në dorë, duke firmosur aktin e bashkimit siç e kishte në mendje,kur ajo shkruante:”Uroj që bashkimi,zgjuarsia dhe veprimtaria e shqiptarëve të mos lejojnë që vëmendja e paqëndrueshme e Evropës të përqëndrohet gjetiu! Sot vitet vlejnë shekuj, historia ecën me hapa të shpejtë para syve tanë, kjo nuk duhet harruar kurrsesi”
E kjo ditë do të vijë, siç shkruante Dora d’Istria “Të mos ketë më gegë,as toskë,as lebër as çam,por vetëm bij të devotshëm që të marshojnë si një trup i vetëm, nën flamurin e Aleksandrit të Madh,të Pirros,dhe të Skenderbeut”
Është një dëshirë e madhe që ta shohim Statujen e saj,si shembëlltyrë të gjallë, në qytetin që ajo dëshironte të përqafonte motrat e saj, për t’ju rrëfyer atyre,fjalët e urta për të ardhmen.
Shqiptarët,janë të nderuar sot, ta festojnë ditën botërore të Nënave,sepse i dhuruan njerëzimit, Nobelisten,Nënë Tereza dhe mbretëreshën shpirtërore të grave,Dora d’Istria.
Prandaj sot më shumë se kurrë, na duhet ta forcojmë institucionin e mirënjohjes që bota të na mbështesi më mirë për vlerat tona pozitive.
Poeti shkodran Zefi I Ndokë Illis prej Jubanit i cili e kishte njohur personalisht Dora d’Istrian i ka kushtuar këte poezi:
Ti je nji yll e n’a shndrit Arbnin/Me dije ,me t’mira e me bukuri/ Me dashtni tande je tui n’a pertrin /Nji gazmend të math e nji lumni/
Drita e mendes s’ate asht tui lulzue /Si drita e syve asht sjellë për mbi ne /Perendija për t’mirë t’on t’ka krijue,e me sjelle marë dhen t’onë ti ke le/
Ndër hyj ti pra je regjinesha,/Që “Dora d’Istria t’emnojnë,/
Për Shqypni ti je begtaresha,/Që gjithkund e ktu të nderojnë./Po!Shpnesa e ambel je për ne,/
Pse zemra jote asht fort e mirë/
Sjelli sytë e t’e mos harro këte dhe,/
Të kesh edhe për ne mall e deshirë./

Filed Under: ESSE Tagged With: dhe vajzat shkodrane, Pertefe Leka, Princesha Dora d'Istria

SHKAMBI I PATHYESHËM I SELCËS

May 10, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/
Nga Fritz RADOVANI/
55 VJET…/
E pabesueshme! Vetë Dora e Zotit mbasi e kishte daltue në një prej Shkambijve të Maleve të Selcës, i kishte dhurue Pathyeshmeninë per Idealin “Atdhé e Fé”…
Ky ishte Don Dedë Malaj… (16 Nandor 1917 – 10 Maji 1959)
E pashë me sy dhe e ndigjova, tue percaktue shka domethanë “komunizëm”!
“E premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi”. (Në gjyqin e Tij, në kinema “Republika” Prill, 1959)
Ka lé në Selcë të Vermoshit, nga prindët Keq e Lula Malaj me 16 Nandor 1917.
Prindët i kanë zbritë nga Selca e Alpeve në Mal të Kolaj, pranë Velipojës, ku nen kujdesin e Don Alfons Trackit, misionar gjermanë në Shqipni, u përgatit per me vazhdue studimet e nalta per Meshtar, të cilat, i perfundoi Romë dhe në vitin 1941, u shugurue Meshtar në Gjenacan, para fugures Zojës së Shkodres. Ishte famullitar në Velipojë, Mal të Jushit e së fundi në Dajç të Bregut të Bunës. Dy vëllazën i vdiqën të rijë, Nikollën e patën pushkatue në ditët e para të marrjes pushtetit komunistët, ndërsa Frani vdiq në 1948, kur Don Deda ishte i arrestuem herën e parë me shumë klerikë të tjerë. Frani la një vajzë të vogël që quhet Drande, të cilën mbas vdekjes së gjyshes Lulë e mori Don Deda në qelen e Tij. Mbas vitit 1959, Drandja mbet pa asnjë njeri të afërt të vetin…
Asht shumë e varfen aftësia ime letrare per me dashtë me pershkrue Madhështinë e Këtij Vigani, që Selca ynë i dhuroi Atdheut, edhe pse në fundin e muejt Prill të 1959, ndigjova me veshtë e mij, tue predikue ma shumë se tue folë një prej Atyne Klerikëve që historia do ta daltojnë me shkronjat e arta ndër fletët e prarueme të Herojve të saj.
Hymja në sallën e gjyqit e gjeneralit kriminel Hilmi Seiti bashkë me ambasadorin jugosllav u përshëndet nga të pranishmit si ngjarje me randësi të madhe, për mardhanjet “e mira” mes dy vendëve tona. Altoparlantët në kater anët e Shkodres, ushtonin me zanin e tyne të kobshem bash sikur mbas dy javësh, kur në Shkoder erdhi “miku ynë” sovjetik Nikita Hrushovi…i rrethuem nga xhelatët Enver Hoxha e Mehmet Shehu.
Prokurori Rrapi Mina, porsa filloi gjyqi e pyeti: Që kur je armik i komunizmit?
Don Deda tha: “Unë jam anmik i komunizmit që në moshën 9 vjeçare, kur kam shkue nxanës tek Don Alfons Tracki, aty mora vesh këte emen dhe nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma, sëpse jam brumosë me ato ide…”
“Kam vazhdue me kenë anmik deri ditën e arrestimit, mbas asaj ditë nuk jam ma asgja. Nuk kam pasë si me iu dashtë unë ju, se në ditët e para që keni hy në Velipojë, më keni vra vëllanë!…” Dhe gjyqi vazhdoi…
Prokurori Rrapi Mina, e pyet: “Po, ku, kemi hy né?”, Don Deda përgjegjet:
– Ju keni hy, se kështu thotë Populli për të gjithë ata si ju, që nuk i ka dashtë.
– Ju kërkoni me më pushkatue edhe mue vetëm e vetëm se jam Prift Katolik!
– Kam pritë me shumë andje një Revolucion si até të 1956 në Hungari, dhe më ka ardhë keq për disfatën e Popullit hungarez, të pësueme nga tanket sovjetike…
– Bashkimi Sovjetik ka shfrytzue të gjitha demokracitë popullore të Lindjes, mbasi prej tyne ka marrë të gjitha prodhimet tue përfshi edhe metale e minerale, ndërsa, ai atyne edhe né na çon disa hekura të ndryshkuna, që ba me ia hjekë ngjyrën del se çfarë vjetërsinash na çon edhe sot këtu, tue fillue me traktora, fabrika e kombinate.
– Bashkimi Sovjetik jo vetëm që nuk na ka falë gja, por na ia kemi pague disa fish vlerën e atyne vjetërsinave…e hekurishtave të pavlerë.
– Përsa i përket dyshimeve të mija për Statutin e Kishës, unë i kam dërgue një letër Vatikanit nëpërmjet të Don Ivo Bozhiq në Jugosllavi, po kje se, atë letër ai ia ka dhanë UDB – së jugosllave asht puna e tij, unë nuk i kam shkrue kurrë atyne që thoni ju, po Vatikanit, Papës në Romë, se dojshe me dijtë se kush i ka aprovue Ipeshkvijtë që po shuguroheshin në Shqipni, për mos me ra në gabim fetar unë përvete.
Kur prokurori e pyeti se çfarë i ke thënë fshatarëve për hyrjen në kooperativë?
Ai tha: – I kam thanë hyni e mos kundërshtoni! I kam thanë kështu, se, e dijshe mirë sësa miljon fshatarë ka zhdukë Stalini nga ata që i kanë kundërshtue atij me hy në kolkoze. I kam thanë hyni se këta ju qesin fare, se Enver Hoxha nuk ndryshon aspak prej Stalinit, por shifni punën e mos bani za edhe pse nuk ju paguejnë mundin tuej.
– Fshatarit ju nuk i pagueni as një të dhjetën e mundit tij. Ai merr aq pak sa nuk siguron as bukën e fëmijve të vet. Sikur të shpërblehej për djersën e derdhun në punë të kooperativës, ai do të ndërtonte pallate disa katesh e jo, kasolla, aty ku jeton sot.
– Ai nuk ha mish kurr vetëm njëherë në vit…edhe nuk di a e ka njëherë në vit!
Prokurori e pyeti nëse ti i ke lejuar për të ngrenë mish edhe ditë premte, pse e bëre këte gjë, përderisa ditën e premte juve ua ndalon feja?
– Sëpse nuk dojshe me i lanë pa hangër mish pergjithnjë, mbasi në Shqipni asht përditë e “premte”, madje, jo e premte, por e Premtja e Zezë…
…E, e Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue me 29 Nandor 1944 dhe, ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi!.”.(Dosja 2199. Arkivi M.P.M Tiranë).
Kryetari i gjyqit, krimineli i njohun Mustafa Qilimi, me 27 Prill 1959, në darkë dha vëndimin për Don Dedë Malaj, me vdekje me pushkatim…
Kujtoj si tashti që kur doli nga kinema “Republika” dhe e hypën në një kamjoni, kujtoj dy sytë e Tij të skuqun, madje të gjakosun, ku nuk dallohej as bebja e synit të kaltërt! Një Martir i vertetë, i rrethuem nder bajoneta vetem pse ishte Klerik Katolik!
Merrej me mend gjithshka tue mendue kalimin nder duer të terroristëve nder ma kriminelët e Popullit Shqiptar, Hilmi Seiti, Xheudet Miloti e sa të tjerë anadollakë. Per hetimet e bame ndaj klerikëve Don Ejëll Kovaçi dhe Don Dedë Malaj, xhelati Hilmi Seiti, me 7 korrik 1959 u gradue gjeneral major i sigurimit shtetit, gradë të cilen partia, ia shperblej me një plumb ballit (në anen e djathtë) me 26 prill 1960, ashtusi e meritonte!
I vetmi njëri që interesohej për Té, ishte mbesa e vogël jetime Drandja. Vetëm Drandja 13 vjeçare, do të përpiqej “me i shpëtue jetën axhës së vet”. Drandën e ndihmuen dy priftën në këte fatkeqësi, Don Marin Shkurti, ish nxanës i Don Dedës, që në vitin 1969, dhjetë vjet mbas Mesuesit të vet u pushkatue edhe Ai, si edhe Don Pjetër Gruda, mik besnik i Don Dedës, që edhe Ky vdiq në burg në vitin 1989, plot 30 vjet mbas Don Dedës, pak muej pa plotsue dënimin…pra, të tre Këta Klerikë, pësuen një jetë… edhe me një mbyllje të saj tragjike.

***
Me datën 11 maji 1959, Don Dedë Malaj në moshën 42 vjeçare u pushkatue!…
Plot 55 vjet ma parë!.. U ngrit edhe Një Monument !
Pse u punue kaq shumë vite nga diktatori Enver Hoxha, kundër Don Dedës e At Konrradit? Ku fillon mënia e tij dhe e sigurimit të shtetit kundër Don Dedës?
Urrejtja e diktatorit mizor dhe e vegles së tij, Sigurimit të Shtetit fillon në vitin 1950, me qëndrimin e tyne të vëndosun dhe kundërshtar ndaj kërkesës së vjetër të shtetit, për nënshkrimin e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare. Aty ishte ngerrçi i Enver Hoxhës dhe i pushtetit tij diktatorial: “Shkëputja e Kishës Katolike Shqiptare nga Vatikani…”.
Lidhja e Don Dedë Malaj, At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit, At Zef Saraçit, At Marin Sirdanit etj. me Don Kolec Prennushin, për mos me aprovue nënshkrimin e këtij Statuti dhe mënyra sësi këta e kanë kundërshtue haptas atë, ka hapë menjëherë dosjen konsultative të Sigurimit: “Çfarë dhe si duhët të veprojmë për ti zhdukur këta klerikë?”
Ata, jo vetem, mbetën të pavdekëshëm në historinë e salvimit dhe të martirizimit të KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE, Po, Don Dedë Malaj, perjetësisht do të qendroj si Shkamb i Pathyeshëm i Alpeve Kreshnike dhe i Selcës Heroike, në Token Shqiptare!
Don Dedë MALAJ asht shkamb, që ka lé prej shkambit!..
Melbourne, Maji 2014.

Filed Under: ESSE Tagged With: Don Ded Malaj, Fritz Radovami

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 572
  • 573
  • 574
  • 575
  • 576
  • …
  • 605
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT