• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MJEKU SHQIPTAR NË SINGAPOR VIZITOI VATRËN

June 9, 2021 by dgreca

– Dr. Dashi gjendet në New York në një specializim në Rockefeller University mbi hulumtimin e qelizave të lëkurës së njeriut….

Dr. Albert Dashi, ekspert i bio-mjeksisë në Singapor vizitoi të mërkurën, 9 Qershor 2021, Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA “ në New York. Ai u prit nga anëtari I Kryesisë, njëkohësisht arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, anëtari i kryesisë së Vatrës Mark Mrnaçaj, ish nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, anëtarët e këshillit të Vatrës: Mëhill Gjuraj, Paulin Mrnaçaj, Drita Vushaj, gazetari i Diellit Sokol Paja dhe antikomunisti Palok Vushaj. Në fillim të vizitës vëllazërore në Vatër, Dr. Dashi u njoh nga gazetari i Diellit Paja mbi kontributin e Vatrës dhe të gazetës Dielli në dobi të kombit e shtetit shqiptar që nga koha e Pavarësisë e deri në ditët e sotme. Dr. Dashi u shpreh shumë i lumtur për vizitën në Vatër dhe falënderoi me mirënjohje të veçantë kontributin e Vatrës e vatranëve për kombin shqiptar dhe punën e shkëlqyer të shqiptarëve të Amerikës në mërgatën shqiptare në SHBA. Dr. Dashi gjendet në New York në një specializim në Rockefeller University mbi hulumtimin e qelizave të lëkurës së njeriut. Ai foli rreth rëndësisë së shkencës së diagnostikës së lëkurës në ditët sotme. Sipas Dr. Dashit Sequential Skin përdor teknologji të përparuar të sekuencave gjenetike për të kuptuar se si gjenet e njeriut, mikrobioma e lëkurës sonë dhe si ndërvepron mjedisi jonë, për t’i dhënë lëkurës së njeriut karakteristikat që ajo ka. Dr. Dashi në përfundim të takimit vëllazëror premtoi se do ta vizitojë Vatrën sa herë të vijë në New York dhe u bëri thirrje dhe të rinjve të tjerë profesionistë shqiptarë kudo në SHBA dhe në botë që të bashkohen me Vatrën për të kontribuar në interes të kombit shqiptar.(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: Dr.Albert Dashi, vizite ne Vater

Kosova në Kanë me filmin Luaneshat e Kodrës

June 9, 2021 by dgreca

Diku në një fshat të vogël në Kosovë, tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po u mbyten. Kërkimin e tyre për pavarësi asgjë nuk mund ndalojë: ka ardhur koha për luaneshat të ulërojnë. Ky është rrugëtimi që na e sjellë Luàna Bajrami përmes filmit të parë të saj. ‘Luaneshat e Kodrës’, do të jetë filmi i parë i gjatë kosovar që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës. 

“Unë jam rritur me kombësi të dyfishtë franceze-kosovare, kështu që është një nder për mua ta sjell këtë film kosovar në Festivalin e Kanës në Francë.

Jam shumë e gëzuar për njohjen dhe entuziazmin që veç i është dhënë filmit. Sidomos pasi që është filmi im i parë me metrazh të gjatë që merret me tema që janë shumë të rëndësishme për mua: rinia dhe dëshira e rinisë për liri.” u shpreh Luana, regjisorja e filmit.

‘Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz. 

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë).

Në rrolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora, dhe Luàna Bajrami. Premiera do të shfaqet në kuadër të programit Director’s Fortnight të Festivalit të Kanës.

Filed Under: Featured Tagged With: Filmi "Luaneshat", ne KANE

PRESIDENTI META DEKORON ANSAMBLIN”DIBRA”, PARLAMENTI I RAMES E SHKARKON…

June 9, 2021 by dgreca

Presidenti Meta dekoron Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu” me Titullin “Naim Frashëri”: Rol të pazëvendësueshëm për transmetimin e vlerave dhe traditave kulturore kombëtare tek brezat e rinj/

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri” Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”, me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar në mbartjen, ruajtjen dhe përsosjen e traditave, folklorit dhe trashëgimisë së çmuar etnokulturore të trevës së Dibrës. Me mirënjohje për përkushtimin, shpirtin artistik dhe talentin që ka shpalosur në skenat shqiptare dhe të huaja këngët dhe vallet tradicionale, veshjet koreografike si dhe meloditë e pasura burimore të shumë brezave dibranë.”.

Po ashtu, Kreu i Shtetit dekoroi presidentin e Ansamblit dibran me Titullin “Mjeshtër i Madh”, zotin Muharrem Gjoka, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë dhe mbështetjes së shumanshme në lartësimin kulturës kombëtare, vlerave atdhetare, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare, veçanërisht asaj dibrane, si dhe të kontributit të veçantë në zhvillimin dhe përparimin e vendit.”;

si dhe koreografin e shquar Avni Ndreu “Me mirënjohje për kontributin e spikatur në krijimin dhe drejtimin artistik të ansamblit ‘Hazis Ndreu’. Në vlerësim të talentit krijues e interpretues si dhe veprimtarisë së shumanshme organizative, me të cilat i ka shërbyer lartësimit të folklorit, etnografisë, valleve dhe kulturës popullore shqiptare dhe veçanërisht, asaj dibrane.”

Në fjalën e Tij përshëndetëse Presidenti Meta u shpreh:

“Po bëhet gati një vit, që nga festa e bukur e Kuvendit në Zall-Dardhë të Dibrës, në atë atmosferë të jashtëzakonshme që përjetuam, ku pata kënaqësinë të shikoja më nga afër, talentin e jashtëzakonshëm, por edhe masivitetin e pabesueshëm të gjithë atyre vajzave dhe djemve, burrave dhe grave të talentuar, në atë amfiteatër natyror, buzë lumit Drin.

Edhe pse vlerësuam shumë figura dhe personalitete të shquara të artit dibran, ende i mbetemi shumë borxh kësaj treve që prodhon art të jashtëzakonshëm dhe e promovon atë me shumë pasion kudo, në skenat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Të nderosh artin dhe njerëzit, që e krijojnë atë, që kontribuojnë kaq shumë, është jo vetëm një detyrë, por edhe një kënaqësi e veçantë. Folklorin, këngën dhe vallen, Dibra i ka në genet e saj, siç ka patriotizmin dhe besnikërinë ndaj Atdheut.

I ka ato si një pasuri të patundshme, ku dallon tradita e një vendi, djep të artit, siç është Zall-Dardha, që ka nxjerrë plejada të shumta artistësh.

Në Dardhë dhe në Dibër, mbetet i papërsëritshmi ‘Nderi i Kombit’, Hazis Ndreu, emri i të cilit është gdhendur edhe sot, jo vetëm në kujtesën e secilit prej nesh, por edhe në ansamblin artistik që mban emrin e tij të madh dhe që drejtohet nga i biri, një krijues shumë i talentuar dhe koreograf i përmasave kombëtare, si Avni Ndreu.

Avni Ndreu është nderi i kulturës dibrane dhe qytetar nderi i Dibrës prej shumë dekadash në krye të këtij ansambli, duke mbajtur gjallë dhe duke transmetuar sidomos tek brezat më të rinj, cilësi dhe vlera artistike të shumta.

Talenti i tij si koreograf, valltar e poet si dhe aftësitë e tij artistike organizuese i kanë dhënë ansamblit ‘Hazis Ndreu’ një emër të madh në botën e kulturës shqiptare dhe përtej saj, duke përfaqësuar denjësisht vendin tonë.

Të nderuar miq, prej vitesh pranë këtij grupimi artistik, si një dorë e ngrohtë, inkurajuese dhe mbështetëse, është një tjetër emër, i cili e nisi jetën e tij artistike si një talent i skenës dhe i valles dibrane dhe sot është president i këtij ansambli, ish-valltari virtuoz, një burrë Dardhe dhe Dibre, i vlerësuar edhe me Titullin ‘Nderi i Qarkut Dibër’, zoti Muharrem Gjoka.

Roli i tij është i padiskutueshëm si artist dhe si njeri me zemër të madhe, me një kontribut më shumë se 50-vjeçar, duke gëzuar respektin e merituar në shoqëri, edhe si një humanist.

Sot ne dekorojmë edhe vetë ansamblin me emrin e pavdekshëm ‘Hazis Ndreu’, këtë grupim artistësh të talentuar, që ka lënë kaq shumë gjurmë dhe ka fituar kaq shumë çmime brenda dhe jashtë vendit.

Më lejoni t’ju uroj për këtë ditë të veçantë në jetën tuaj, por edhe t’ju përgëzoj për atë rol të pazëvendësueshëm që keni luajtur dhe vazhdoni ta bëni, si përçues dhe frymëzues për brezat e sotëm dhe për ata që do të vijnë!

Arti mbi të gjitha është pasion dhe mision, të cilin ju e keni kryer me shumë përkushtim dhe me shumë atdhedashuri!

Ju uroj krijimtari të pafundme dhe përfaqësim sa më dinjitoz, kudo si gjithmonë!”

***

Dekorimi ndodhi sot, e Merkure 9 qershor 2021, kur Parlamenti me opozite te emeruar nga mazhoranca e shkarkoi Presidentin me 104 vota pro, 7 kunder, 3 abstenime.

Reagimi I Presidentit ishte me nje vidio ironizuese, ku deputeti i pensionisteve.

Teksti shoqerues per vidion nga presidenti ishte i shkurter :Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!

VIDEO/ U shpreh pro shkarkimit të Presidentit, gafa e deputetit të opozitës, Jenishehri: Do i dalim zot nipërve dhe mbesave tonë pensionistëShpesh herë deputeti i opozitës, Selami Jenishehri është komentuar për deklaratat e tij, të cilat kanë bërë xhiro në rrjetin social. I tillë është dhe fjalimi i sotëm që deputeti ka bërë në foltoren e Kuvendit, ku po votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Jenishehri teksa…

Filed Under: Featured Tagged With: ansambli Dibra, dekorimi, Presidenti Meta

International Virtual Conference – Latest Trends in Digital Health

June 8, 2021 by dgreca

by Rafaela Prifti/

As “healthcare to all” pushes innovations to build new partnerships and collaborations around the world,  Albanian Americans here and in diaspora recognize the immense opportunities and are making strides in Telehealth sectors.  

The posting of International Virtual Conference – Latest Trends in Digital Health described it as “an outstanding opportunity to learn more from world leaders in Digital Health about the latest developments that are shaping health systems.” The agenda listed: opening remarks by Tory Cenaj, founder and publisher of Partners in Digital Health, keynote speaker Charles Nahabedian, recipient of a national award of outstanding contributions for pioneering work in wireless, followed by two Roundtable discussions with experts in medical and health-related areas, and a Plenary Session with presentations by Dr. Marsela Ceno, President of the Society of Albanian doctors in Germany and Dr. Sulejman Mani Çelaj, Co-Founder of Albanian American Medical Society. 

Co-hosts, Tory Cenaj of Partners in Digital Health Institute and Dr. Neshad Asllani, Head of Executive Board at Klinika Digjitale, underlined the vast opportunities presented by tech advances in building new partnerships and collaborations to provide healthcare services to all. Against the backdrop of the coronavirus pandemic, which laid bare the extreme health disparities in the US and around the world, the innovations are evolving fast but that is only part of the story. Behind the stunning undertaking in technology, there needs to be a well-coordinated effort of innovators, health care advocates, lawmakers, medical community, providers all the way to the patients. “Through technology advances, policy makers, the medical community and health citizens can work toward the best health outcomes at affordable rates for all,” Tory Cenaj told Dielli. As it happens, she remembers being featured in Dielli as a young promising high school graduate the year of her college acceptance. Yes, her mother has saved the paper clipping. Although it was before my time at Dielli as English Editor, it is a point worth-visiting in the future. 

“The pandemic has catapulted digital health adoption and solutions to the forefront of patient care. Through technology advances, policy makers, the medical community and health citizens can work toward the best health outcomes at affordable rates for all. Kosovo and all those in the Balkan region, stand to gain through advancing partnership, collaboration and education. The Telehealth and Medicine Today Kosovo Chapter plans to impact the market with future education and policy events. With family in both Albania and Kosovo, healthcare remains a priority for me in the region,” was Ms. Cenaj’s comment for Dielli.

To get to “the best health outcomes at affordable rates for all” as Tory Cenaj put it, one has to have “the product” that’s up to the task. Behind that innovation is Charles Nahabedian, CEO of VideoKall Inc. The company has invented the first known, face-to-face guided service, in a medical enclosure. In 2018 VideoKall was prototyping an unmanned health clinic in Baltimore. The creators at VideoKall believe that ‘micro clinic’ cabins will change a routine doctor’s visit. In terms of a possible launching date of the product for markets like Kosova, Albania and the Balkans, Mr. Nahabedian, response to Dielli was: “The date depends upon the level and type of local support for small trials; defining the business appropriate for any country; and finding the appropriate financial, operational and medical partners to make it happen.” 

At the Virtual Conference, the keynote speaker, Charles Nahabedian, related a personal experience from his childhood to make a point that then as now Healthcare begins with access. His company’s product brings healthcare to where people are which benefits remote communities as well as senior and assisted living communities. “Covid led to a boom in Telehealth,” he said in his presentation. Adding that “the pandemic accelerated the decline in healthcare, it did not cause it,” VideoKall founder proceeded to make a strong case for better solutions in healthcare. ClinicStop cabin is designed to hold medical instruments to take the medical readings like a stethoscope, thermometer blood pressure cuff, glucose monitor with accuracy. It is operated remotely, and the nurse practitioner appears on a screen via satellite video.  

On the point of access to medical services supported by data, I contacted Dr. Neshad Asllani, Head of Executive Board of Klinika Digjitale.  He said that its online service “has seen an increase of 800% in the course of the pandemic.” On its platform, patients can access from 45 providers and specialists from USA, EU countries, Africa and Asia making their services available in 14 languages in the US, EU, UK and around the globe.  “The service is almost completely automated. On it, two relevant features are the Second Opinion program and treatment abroad in cases when it is not available domestically,” said Dr. Neshad Asllani of Klinika Digjitale, co-host of the Virtual Conference on June 2.  Touching on the issue of hemorrhaging of Albanian medical graduates, he said: “Klinika Digjitale offers its services to the Albanian diaspora all around the world, and at the same time integrates the medical community of the diaspora in Europe and USA (out of about 3,000 Albanian doctors, 1,800 of them are in Germany). ‘While they are away from the homeland, this helps to “fill the gap back home” as well as serve the Albanian diaspora.” 

In terms of goals, he said that Klinika Digjitale aims to increase its presence in the US. “We are in negotiations with a number of online American companies. The opportunities are bountiful, the possibilities are real, and the will is limitless. We have the medical staff and a solid experience, as we are leaders of digital health in Europe,” Dr. Neshad Asllani, Head of Executive Board at Klinika Digjitale told Dielli.

With regard to issues of security and privacy, growing concerns with groups of population who believe in conspiracy theories, and questions on the cost to patients, I directed my questions by email to Charles Nahabedian.  Here is our Q&A: 


Q. In the age of a growing number of cyber attacks, do you have concerns about security in the digital health? 

A. Simple answer is yes, now and for a long time. Vendors of computer and telecom-based systems must use all the technology and techniques to make it impossible to hack, and if they do get hacked, the effort for the hacker is more than the reward. Our base system is inherently secure because of the privacy and the architecture. The greatest points of vulnerability have special protections on our side of the interoperability points. 


Q. When dealing with groups of populations that are prone to conspiracy theories, or resist vaccinations or wearing masks, do you anticipate to encounter hesitations or misgivings with your product? 

A. Based upon primary research, we expect that at least 60% of the population will want to use our product. From the perspective of realizing that acceptance, we will be educating potential users prior to actual service in their geographical area. 

Q. Do you have a launching date in mind for markets like Kosova and Albania or the Balkan region? 

A. The date depends upon the level and type of local support for small trials; defining the business appropriate for any country; and finding the appropriate financial, operational and medical partners to make it happen. 


Q. While you said that your product comes at no fee for the patients, Nana Frimpong MD, Vice President, Africa at Vezeeta.com, raised the issue of “providers charging premiums for convenience”. How do you square that? 

A. Our platform is offered on the premise that a medical provider is servicing the patient from a medical and financial perspective. We “white label” our products, so that the name of the provider is on the patient device. In a free market, the provider can charge whatever they deem appropriate – higher in some areas where they can afford it, perhaps because of convenience, and lower in areas that are economically challenged. My statement is that in the US, the patient should not have to pay more than in mini clinics. What i did not say, is that there are organizations that can subsidize the patient equipment, such that the provider can charge less because there is little or no capital recovery of the patient equipment. In a country where there is a government plan, the pricing would be up to the government administering healthcare and these access points (e.g., visits could be free or low-cost to unload physicians and clinics, or the access could be on a subscription basis). 

As a final observation, the International Virtual Conference did present the latest developments and digital trends that are shaping health systems. Innovations in technology backed by new partnerships and collaborations around the world present opportunities for all to bring the “next generation stuff” within sight of this one.

Filed Under: Featured Tagged With: - Latest Trends, Conference, in Digital Health, International Virtual, Rafaela Prifti.

BERISHA ”NON GRATA”, KONGRESMENI REPUBLIKAN LEE ZELDIN I KERKON ARSYET SEKRETARIT BLINKEN

June 8, 2021 by dgreca

Shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha është bërë pjesë e diskutimeve të mbledhjes virtuale të Komisionit të Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

Kongresmeni republikan Lee Zeldin i ka kërkuar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken informacione specifike për vendimin ndaj Berishës duke theksuar se ai vetë ka bërë hulumtime, por s’ka gjetur asgjë për përfshirje korruptive të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shqiptar.

Në përgjigje të tij, Blinken u shpreh se  momentalisht nuk mund të ndajë asgjë me kongresmenin për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.

Sipas Blinken edhe procedurat për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Sali Berishës kanë qenë standarde si për gjitha rastet e tjera, ndërkohë thekson se SHBA vijon të shohë përtej kufijve për ata që sfidojnë parimet e demokracisë.

Lee Zeldin: Kohët e fundit ju keni njoftuar sanksione kundër ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne, kjo erdhi si e papritur. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA-të, ai ka qënë një mysafir dhe aleat i ish-presidentëve Bush, gjithashtu një kundërshtar agresiv i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

Antony Blinken: Ne vijojmë të shohim përtej kufijve, rreth atyre të cilët janë të përfshirë në aktivitete korruptive, ata që nënvlerësojnë të drejtat e njeriut apo që paraqesin sfidë për demokracinë apo parimet demokratike. Në rastin e tij ne patëm një çështje të cilën e zhvilluam nëpërmjet procesit normal, përfshirë avokatët tani. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.

Lee Zeldin: Po, a ka ndonjë informacion specifik që ju mund të ndani me komitetin në këto çaste?

Antony Blinken: Nuk kam asgjë për të ndarë në këto çaste me komitetin, por do të isha i lumtur të komentoja, të sigurohesha që ta ndaja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

Lee Zeldin: Po përpiqesha të bëja disa hulumtime për të gjetur se në çfarë afere korrupsioni është i përfshirë ai dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon informacione? Aktualisht ka disa ecejake mes Departamentit të Shtetit, vendimit tuaj mbi sanksionet kundrejt tij dhe familjes së tij, përfshirë palës mbrojtëse të zotit Berisha. Pra ku duhet të shkojë një gazetar për të marrë informacione mbi korrupsionin që ju i referoheni?

Antony Blinken: Para se të kalojmë tek media, anëtarët janë të lutur të vijnë në zyrën tonë të çështjeve legjislative dhe ne do të sigurohemi që ju merrni informacione. E dyta, sa i takon medias i’u lutem të vini tek zyra e zëdhënësit të punëve të jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, atë informacion ta ndajmë me ju.

Lee Zeldin: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë z.Berisha?

Antony Blinken: Jam i sigurtë që çdo kush nga gazetarët mund t’a bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në departamentin e shtetit për të marrë çdo informacion që ne kemi në dispozicion për publikun.

Lee Zeldin: Për të qartësuar diçka që ka lidhje me mbrojtjen e z. Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. A keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me z. Soros? Thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo!

Antony Blinken: Unë jo, por nuk mund të flas në emër të të gjithë Departamentit të Shtetit, por unë jo!

Filed Under: Featured Tagged With: Blinken, Lee Zeldin, Sali berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • 120
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT