• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VISAR ZHITI: “Vatra” do ta mbajë ndezur “zjarrin” prometean…

January 23, 2020 by dgreca

– Vatra, një copëz Shqipërie në Amerikë, që nderohet dhe i nderon kryetarët e saj të përkushtuar, vazhdon më të mirën, zgjodhi kryetarin e ri, për herë të parë nga Kosova, duke prirë kështu dhe duke dhënë shembullin përbashkues….

– Mesazh i shkrimtarit Visar Zhiti, dërguar editorit të gazetës “Dielli”, pas Kuvendit të Vatrës dhe zgjedhjes të Kryetarit të ri-

Pershendetje, Mik!
“Kuvendi i Vatres”. – janë fjalë që ngrohin, edhe vatër, edhe kuvend, përfytyrohen njerëz pranë zjarrit, bisedat e urta, me mençuri, zëra nga gjithandej, meraku për punët, bashkimi per më mirë…

Këshillat e të vjetërve, përvoja e tyre dhe zelli i të rinjëve, forca për të vazhduar…      Shqiptarët kanë shekullin e Vatrës së tyre dhe ku? – në SHBA, vendi i lirisë dhe begative, mbrojtës i kombit tonë dhe i kombeve… shqiptarët kanë dhe zjarrin e atdhedashurisë në atë Vatër, që e ndezën burrat e lartë si Faik Konica dhe Noli dhe e mbajtën gjallë bijtë…
              Vatra, një copëz Shqipërie në Amerikë, që nderohet dhe i nderon kryetarët e saj të përkushtuar, vazhdon më të mirën, zgjodhi kryetarin e ri, për herë të parë nga Kosova, duke prirë kështu dhe duke dhënë shembullin përbashkues….
       Besojmë që duke patur mbeshtetjen tradicionale të të gjithëve, frymëzimin e bekimin nga demokracia e SHBA-së dhe amanetet e dheut amë, nga Shqiperia e Kosova, -besnikë dhe aleatë historikë të SHBA, -urimet e çdo shqiptari edhe në Mal të Zi e Maqedoni e nga diaspora kudo, “Vatra” do ta mbajë ndezur “zjarrin” prometean, do të bëjë më shumë dhe më bukur për kulturën dhe gjuhën, për historine dhe kujtesën, për shkencat, për Kombin dhe ardhmërinë, duke e forcuar miqesinë jetike mes dy popujve tanë, atij shqiptar dhe amerikan.
“Vatra” shqiptaro-amerikane, me anëtarët e saj amerikano-shqiptarë, ka dhe “Diellin” e saj metaforik që i përhap rrezet për më shumë dritë dhe ngrohtesi së bashku, si dikur dhe në “motet moderne”.
Mes jush,
Visar Zhiti
Shkrimtar

Filed Under: Featured Tagged With: Visar Zhiti-Vatar-Zjarri Prometian

Kuvendi zgjodhi z. Elmi Berisha Kryetar të Vatrës dhe z. Agim Rexhaj President Nderi

January 19, 2020 by dgreca

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berish-Kryetar i Vatres-Agim rexhaj President

PUNIME TË MBARA KUVENDIT TË VATRËS!

January 18, 2020 by dgreca

VATRANËT BËHEN BASHKË NË KUVENDIN NË DETROIT/

Gjatë ditës së Shtunë,18 Janar 2020, delegatët e Kuvendit të Vatrës udhëtuan drejt Detroitit, ne kushte te veshtira te motit me borë. Në varësi të shtetit nga vijnë disa prej tyre kanë përshkruar distanca kilometrike dhe disa kanë udhëtuar 12-15 orë. Të fundit që mbërritën në hotelin Wingate të bashkatdhetarit vatran Mynyr Nazifi ishin delegatët e Hartfordit-CT. Në mbrëmje u bënë të gjithë bashkë, përfshirë edhe dy kandidatët konkurues për postin e kryetarit Agim Rexhaj dhe Elmi Berisha.

Mikpritsit e degës së Michiganit: Mondi Rakaj, Alfons Grishaj, Valentin Lumaj e të tjerë, si zotër të shtëpisë prisnin delegatët në aeroport, dhe i përgjegjeshin gjithckaje sipas programit. Vatranët përfaqësohen nga delegatët e zgjedhur në mënyrë demokratike degët në: Nju Jork-Qendër, Queens NY, Hudson Valley-NY, North Florida, South Florida, Tampa-Clearwater, Stamford-CT, Toronto-Kanada etj. 

Pasdite në sallën e Teqesë “Baba Rexhebi”, një pjesë e delegatëve të Kuvendit të Vatrës dhe organizatori Valentin Lumaj u priten nga Dervish Elidon Pashai. Nën kujdesjen e tij u bënë përgaitjet e fundit të sallës ku do mbahet Kuvendit, të Dielën më 19 Janar. Programi i punuar nga Ervin Dine dhe i miratuar nga Vatra, nis në orën 9 të mëngjesit me regjistrimin e delegatëve. Në vijim paraqitet Komisioni parapërgatitor. Janë rreth 110 delegatë që në seancën e fundit do të zgjedhin njërin prej dy kandidatëve.

Bashkëngjitur gjeni programin sipas të cilit do të zhvillojë punimet Kuvendi.

  ****

A few hours away from the start of the Vatra Convention of January 19, 2020 in Detroit, the hosts of Branch Michigan have been tending to the delegates, arriving in groups at different hours. On Saturday the Albanian TV of America Michigan was set up for interviews. Reporter Rafael Floqi was doing interviews with some of the delegates in anticipation of the Convention Day. Groups of Vatra members from Florida to Toronto have converged to carry out their duties as prescribed in the Constitution and By-Laws of the Organization. Dielli will provide full coverage of the event. Please check for updates on our media platforms  .

  ***

KUVENDI

E dielë 19 Janar 2020

Teqeja Bektashiane Baba Rexhebi

Taylor, Michigan

P R O G R A M I

9:00 AM Regjistrimi i delegateve dhe Zgjedhja e Komisionit prje tre vetësh, për

verifikimin e kredencialeve të delegatëve.

10:00 Hapja e Kuvendit

Z. Julian Çefa, me i vjetri ne sale, pershendet dhe propozon Kryetarin e

Kuvendit me ndihmesit, nenkryetarin dhe Sekretaren.

10:05 Hymnet Kombëtare

10:15 1 Minut Heshtje për Deshmorët e Kombit

10:16 Paraqitja e mysafirëve : Dervishi i Teqese, Elidon Pashai, Imzot Ndue

Gjergji i Kishes katolike”Zoja Pajtore” dhe Imam Shuaip Gurguri i Xhamise

ne Detroit.

10:20 Përshëndetje të shkurta nga disa prej mysafirëve.

11:40 Raporti i kryetarit dorëheqës, Z. Dritan Mishto

10:40 Paraqitja e Kryetarëve të Degëve të Vatrës: Dega Michigan, z. Mondi Rakaj;

Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega Dega South Florida, z. Kolec

Ndoja; Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Tampa,

Clearwater, z. Tasim Ruko; Dega Queens, NY, Dr Skender Myrtezani; Dega

Toronto, z. Toni Sufaj; Dega Hartford, CT, z. Milaim Tahiri.

11:20 Leximi i mesazheve përshëndetëse

12:05 PM Raport mbi gjëndjen financiare nga Arkëtari i deritanishëm, z. Marjan Cubi

12:10 Raporti i Kryetarit të Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, Dr. N. Kalici

12:15 Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foudation” Z. Mit’hat

Gashi

12:20 Raporti i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca. (Mbaron Seanca e

parë).

12:35 Dreka

SEANCA E PUNES

1:35 Raporti i Kryetarit te garancive Statuore z. Bashkim Musabelliu.

1:40 Pyetje, spjegime dhe rekomandime mbi raportet dhe aprovimi i tyre.

1:45 Propozime dhe diskutime për ndryshime/shtesa në Kanunore, që kanë të

bëjnë me rregullimin administrativ të Federatës.

2:00 Zgjedhjet: Paraqiten kandidatët për kryetar.Kandidatet paraqisin

platformat. Pas paraqitjes se platformave dhe pytjete e kandidateve ndaj

njeri tjetrit, delegatet kane mundesine te bejne pyetje.

Komisioni u jep Fletet e Votimit me emrat e Kandidateve delegatëve dhe i

fton te votojne. Vota eshte e fshehte. Cdo delegat vë një shënjë tek emëri i

kandidatit për të cilin voton dhe e fut letrën e palosur ne Kutine e votimit.

Komisioni i numron votat dhe shpall rezultatin.

2:40 Përshëndetje nga Kryetari i posazgjedhur, i cili kërkon 20 minuta pushim

për konsultime mbi përbërjen e udhëheqësisë së re.

3:00 Paraqitja e listës së udhëheqësisë së re para delegatëve për aprovim.

4:00 Mbyllja e Kuvendit.

D A R K A

7:00PM Darka s në Kishen Zoja Pajtore – 29350 Lahser RD, Southfiel , MI 48034    

Filed Under: Featured Tagged With: Kuvendin I Vatres-Detroit-Punime te Mbara

KOMISIONI PO PËRGATIT NJË KUVEND MODEL NË TË GJITHË HISTORINË E VATRËS

January 16, 2020 by dgreca

Komisioni i përgatitjes së Kuvendit të 19 Janarit, që do të organizohet në Teqenë “Baba Rexhebi” në Tylor, Michigan, vazhdon pergatitjet intensive. Ndryshe nga Kuvendet e shkuara, maetrialet e ketij Kuvendi, janë përgatitur dhe sekretuar , vulosur e firmosur:- Mandatat e delegatëve, (nuk kanë egzistuar në të shkuarën) si dhe Fletët e Votimit, po ashtu të firmosura dhe të vulosura. Gjatë mbrëmjes te se Merkures 15 Janar, Komisioni bëri sondazhe me telefonata kontakti me delegatët e zgjedhur nga degët dhe skualifikoi disa nga delegatët që nuk plotësonin 2 vjet anëtarësim në Vatër.

          Po ashtu skualifikoi edhe delegatë që nuk i përgjigjen anëtarësisë reale të degës, por kryetaret i kane derguar mbi numrin qe u takon.Komisioni do të vazhdojë të punoje edhe sot, e enjte në oret e vona per verifikimi e Listave te anetaresive, delegateve te Kuvendit, plotesimin e Fleteve te votimit, dhe mandateve te delegateve, qe firmosen e vulosen, dhe u vendoset, nr. i rekordeve të protokolluara.

     KUJDES: Per ata qe jane delegat te votuar ne dege, por qe nuk vijne dot ne Kuvend, Mandatet e deleguar jepen nga komisioni konform autorizimit te firmosur nga delegati qe e delegon voten. Nje delegat, perveç votes se tij, nuk mund te perfaqesoje me shume se nje vote te deleguar.Në fletën e votimit janë shkruar dy kandidatët konkurues, Agim Rexhaj dhe Elmi Berisha. Nëse do të ketë kandidate të rinj Komisioni do të shtojë emrat e kandidatëve. Ervin Dine, Agustin Mirakaj, Mark Mrnacaj, Nazo Veliu che Editori i Dielli kane punuar deri ne oret e vona per te pergatitur te gjithe dokumentacionin.

Suksese Kuvendit te VATRES!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip Greca-Kuvendi- Materialet e Votimit

MASAKRA QË NDRYSHOI HISTORINË E KOSOVËS

January 15, 2020 by dgreca

-SPECIALE EVROPA E LIRE-

Ethnic Albanians carry forty coffins draped in Albanian flags February 11, 1999 during a burial procession for the 40 ethnic Albanian civilians allegedly massacred by Serbian forces in Racak on January 15. More than 10,000 people attended the funeral. KM

Njëzetenjë vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunë së Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.

Atë ditë në këtë fshat, që është rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. 

Ngjarja që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

*Kujdes, materiali përmban imazhe të rënda.

FORCAT POLICORE E USHTARAKE SERBE VRASIN 45 CIVILË SHQIPTARË

Më e 15 janar të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Reçak u dëgjuan të shtënat e para nga armët e zjarrit. Të frikësuar, banorët u grumbulluan nëpër shtëpi dhe bodrume në përpjekje për të shpëtuar veten dhe familjarët e tyre. Forcat policore dhe ushtarake serbe u futën në fshat, ku pas disa orësh të zhvillimit të operacionit, vranë 45 civilë shqiptarë. 16 JANAR 1999

WILLIAM WALKER VIZITON VENDIN KU NDODHI MASAKRA

Trupat e të vrarëve kishin mbetur në këtë luginë deri në mëngjesin e 16 shkurtit të vitit 1999. Më 16 shkurt, në mëngjes, në Reçak shkoi William Walker, asokohe shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Ky mision ishte vendosur në Kosovë rreth tre muaj para masakrës së Reçakut. Kur Walker pa trupat e të vrarëve në prononcimin e tij të parë para mediave tha: “Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.16 JANAR 1999

FORCAT POLICORE E USHTARAKE NUK LEJOJNË VARRIMIN E TË VRARËVE 

Pas largimit të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së nga Reçaku, banorët i mblodhën trupat e pajetë dhe i vendosën në xhaminë e fshatit, ku pritej që të kryhej varrimi. Forcat serbe nuk lejuan varrosjen e trupave dhe filluan luftimet në mes të forcave ushtarake dhe policore si dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi gati dy ditë luftimesh, forcat policore e ushtarake serbe me forcë i morën të gjithë trupat e të vrarëve dhe i dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me arsyetimin se duhej bërë obduksioni për shkak se autoritetet serbe mohonin të kenë vrarë e masakruar civilë. Në deklaratat e zyrtare të institucioneve serbe thuhej se ngjarja ishte inskenim dhe se të varët ishin pjesëtarë të UÇK-së që ishin vrarë në luftime. Presidenti amerikan, Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje “ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës”.6 SHKURT 1999

FILLON KONFERENCA NË RAMBUJE TË FRANCËS

Pamjet e masakrës së Reçakut tronditën botën. Nga ajo kohë filloi rritja e presionit ndërkombëtarë mbi qeverinë serbe dhe liderin e atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Për disa javë rresht, forcat serbe mbajtën trupat e të vrarëve në Prishtinë. Në kohën sa trupat e të vrarëve ende nuk u ishin dorëzuar familjarëve, në Prishtinë u krijua delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Bisedimet u organizuan në Rambuje të Francës. Kjo ishte konferenca e parë ndërkombëtare që mbahej ndonjëherë për Kosovën.8 SHKURT 1999

FAMILJARËT FILLOJNË KTHIMIN E TRUPAVE NGA PRISHTINA NË REÇAK

Familjarët u lejuan që të shkonin për t’i marrë trupat e të vrarëve. Kthimi i trupave në fshat zgjati disa ditë pasi administrata serbe e asaj kohe, nuk ua dorëzonte familjarëve përnjëherë trupat e të vrarëve.11 SHKURT 1999

ORGANIZOHET VARRIMI I CIVILËVE TË VRARË

Pas gati një muaji, më 11 shkurt 1999 në Reçak u organizua ceremonia e varrimit të 45 trupave të civilëve të vrarë.24 MARS 1999

DËSHTON KONFERENCA NË RAMBUJE, NATO FILLON BOMBARDIMET

Pas dështimit të konferencës së Rambujesë, NATO filloi bombardimin e caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë. Në arsyetimin e NATO-s u tha se operacioni po zhvillohej për të ndaluar abuzimin me të drejtat e njeriut në Kosovë.10 QERSHOR 1999

TËRHIQEN TRUPAT USHTARAKE DHE POLICORE SERBE NGA KOSOVA 

Fushata e bombardimeve zgjati 78 ditë dhe në fund, më 10 qershor 1999, Kosova u çlirua.20 TETOR 2003

TRIBUNALI I HAGËS NGRE AKTAKUZË NDAJ EPRORËVE TË LARTË SERBË

Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në territorin e ish- Jugosllavisë, publikoi një aktakuzë kundër disa eprorëve të lartë serbë për krimet e bëra kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999. Në këtë aktakuzë u përfshin ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq, komandanti i Korpusit të Prishtinës Vlladimir Llazareviq, shefi i Policisë Serbe për Kosovën Sreten Llukiq dhe ndihmësi i Ministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjeviq, mirëpo asnjëri nuk u dënua drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në Reçak.18 QERSHOR 2010

PUBLIKOHET MONOGRAFIA QË DËSHMON KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) publikoi monografinë për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Përfaqësues të KMDLNJ-së dhe Qeverisë së Kosovës thanë se monografia pasqyron faktet për krimet e bëra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Pjesë e kësaj monografie u tha se janë edhe krimet që u kryen ndaj popullatës civile në fshatin Reçak të Shtimes.15 JANAR 2019

SHËNOHET 20 VJETORI I MASAKRËS SË REÇAKUT

Shënohet 20 vjetori i masakrës së Reçakut. Në shënimin e përvjetorit të kësaj masakre, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ngjarjen e Reçakut e ka cilësuar moment historik. Haradinaj u shpreh kritik ndaj Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar sa i takon hetimit të vrasjes së shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë. “Kurrkush Kosovës nuk ja ka dhënë asnjë certifikatë të tregojë se si kanë vdekur ata njerëz. Së pasi si u morën nga Krusha, nga Meja nga Berishët në Suharekë nga Abria nga Studimja, si u morën? Kush i mori? Kush i çoi? Çfarë i gjeti ata para se të vdesin? A ua morën ndonjë organ? Ai i vranë apo i dhunuan? Asnjë të dhënë nuk ia ka dhënë këtij vendi dikush. Nuk na ka dhënë askush një shpjegim, një certifikatë të thjeshtë”, ka deklaruar Haradinaj.5 DHJETOR 2019

TODOSIJEVIQ DËNOHET ME DY VJET BURGIM PËR NXITJE TË URREJTJES

Gjykata në Prishtinë e shpalli fajtor ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq. Ai u gjet fajtor për një deklaratë që e kishte bërë më 2018, kur e quajti trillim masakrën e Reçakut. Todosijeviq u dënua me dy vjet burg. 5 DHJETOR 2019

ALEKSANDAR VUÇIQ E QUAN “TRILLIM” MASAKRËN E REÇAKUT 

Edhe pas më shumë se dy dekadave, Serbia vazhdon të mos i pranojë ngjarjet që ndodhën në fshatin Reçak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 5 dhjetor, 2019, tha se masakra e Reçakut ishte “trillim”. Deklarata e presidentit serbe Vuçiq nxiti reagime. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tha se deklaratat nxitëse “janë të papranueshme”, ndërsa Bashkimi Evropian tha se ngjarjet në Reçak janë “të pamohueshme”.10 DHJETOR 2019

THAÇI: SERBIA VAZHDON T’I MOHOJË KRIMET 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi viziton Reçakun ku thotë se masakra që ndodhi në këtë fshat “ishte pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer ndaj popullatës civile në Kosovë”.

“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë”, tha Thaçi.15 JANAR 2020

21 VJET NGA MASAKRA E REÇAKUT

Bëhen 21 vjet nga dita kur ndodhi masakra e 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes.

Filed Under: Featured Tagged With: Recaku-Masakra-ndryshoi Historine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 280
  • 281
  • 282
  • 283
  • 284
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT