• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PUNIME TË MBARA KUVENDIT TË VATRËS!

January 18, 2020 by dgreca

VATRANËT BËHEN BASHKË NË KUVENDIN NË DETROIT/

Gjatë ditës së Shtunë,18 Janar 2020, delegatët e Kuvendit të Vatrës udhëtuan drejt Detroitit, ne kushte te veshtira te motit me borë. Në varësi të shtetit nga vijnë disa prej tyre kanë përshkruar distanca kilometrike dhe disa kanë udhëtuar 12-15 orë. Të fundit që mbërritën në hotelin Wingate të bashkatdhetarit vatran Mynyr Nazifi ishin delegatët e Hartfordit-CT. Në mbrëmje u bënë të gjithë bashkë, përfshirë edhe dy kandidatët konkurues për postin e kryetarit Agim Rexhaj dhe Elmi Berisha.

Mikpritsit e degës së Michiganit: Mondi Rakaj, Alfons Grishaj, Valentin Lumaj e të tjerë, si zotër të shtëpisë prisnin delegatët në aeroport, dhe i përgjegjeshin gjithckaje sipas programit. Vatranët përfaqësohen nga delegatët e zgjedhur në mënyrë demokratike degët në: Nju Jork-Qendër, Queens NY, Hudson Valley-NY, North Florida, South Florida, Tampa-Clearwater, Stamford-CT, Toronto-Kanada etj. 

Pasdite në sallën e Teqesë “Baba Rexhebi”, një pjesë e delegatëve të Kuvendit të Vatrës dhe organizatori Valentin Lumaj u priten nga Dervish Elidon Pashai. Nën kujdesjen e tij u bënë përgaitjet e fundit të sallës ku do mbahet Kuvendit, të Dielën më 19 Janar. Programi i punuar nga Ervin Dine dhe i miratuar nga Vatra, nis në orën 9 të mëngjesit me regjistrimin e delegatëve. Në vijim paraqitet Komisioni parapërgatitor. Janë rreth 110 delegatë që në seancën e fundit do të zgjedhin njërin prej dy kandidatëve.

Bashkëngjitur gjeni programin sipas të cilit do të zhvillojë punimet Kuvendi.

  ****

A few hours away from the start of the Vatra Convention of January 19, 2020 in Detroit, the hosts of Branch Michigan have been tending to the delegates, arriving in groups at different hours. On Saturday the Albanian TV of America Michigan was set up for interviews. Reporter Rafael Floqi was doing interviews with some of the delegates in anticipation of the Convention Day. Groups of Vatra members from Florida to Toronto have converged to carry out their duties as prescribed in the Constitution and By-Laws of the Organization. Dielli will provide full coverage of the event. Please check for updates on our media platforms  .

  ***

KUVENDI

E dielë 19 Janar 2020

Teqeja Bektashiane Baba Rexhebi

Taylor, Michigan

P R O G R A M I

9:00 AM Regjistrimi i delegateve dhe Zgjedhja e Komisionit prje tre vetësh, për

verifikimin e kredencialeve të delegatëve.

10:00 Hapja e Kuvendit

Z. Julian Çefa, me i vjetri ne sale, pershendet dhe propozon Kryetarin e

Kuvendit me ndihmesit, nenkryetarin dhe Sekretaren.

10:05 Hymnet Kombëtare

10:15 1 Minut Heshtje për Deshmorët e Kombit

10:16 Paraqitja e mysafirëve : Dervishi i Teqese, Elidon Pashai, Imzot Ndue

Gjergji i Kishes katolike”Zoja Pajtore” dhe Imam Shuaip Gurguri i Xhamise

ne Detroit.

10:20 Përshëndetje të shkurta nga disa prej mysafirëve.

11:40 Raporti i kryetarit dorëheqës, Z. Dritan Mishto

10:40 Paraqitja e Kryetarëve të Degëve të Vatrës: Dega Michigan, z. Mondi Rakaj;

Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega Dega South Florida, z. Kolec

Ndoja; Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Tampa,

Clearwater, z. Tasim Ruko; Dega Queens, NY, Dr Skender Myrtezani; Dega

Toronto, z. Toni Sufaj; Dega Hartford, CT, z. Milaim Tahiri.

11:20 Leximi i mesazheve përshëndetëse

12:05 PM Raport mbi gjëndjen financiare nga Arkëtari i deritanishëm, z. Marjan Cubi

12:10 Raporti i Kryetarit të Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, Dr. N. Kalici

12:15 Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foudation” Z. Mit’hat

Gashi

12:20 Raporti i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca. (Mbaron Seanca e

parë).

12:35 Dreka

SEANCA E PUNES

1:35 Raporti i Kryetarit te garancive Statuore z. Bashkim Musabelliu.

1:40 Pyetje, spjegime dhe rekomandime mbi raportet dhe aprovimi i tyre.

1:45 Propozime dhe diskutime për ndryshime/shtesa në Kanunore, që kanë të

bëjnë me rregullimin administrativ të Federatës.

2:00 Zgjedhjet: Paraqiten kandidatët për kryetar.Kandidatet paraqisin

platformat. Pas paraqitjes se platformave dhe pytjete e kandidateve ndaj

njeri tjetrit, delegatet kane mundesine te bejne pyetje.

Komisioni u jep Fletet e Votimit me emrat e Kandidateve delegatëve dhe i

fton te votojne. Vota eshte e fshehte. Cdo delegat vë një shënjë tek emëri i

kandidatit për të cilin voton dhe e fut letrën e palosur ne Kutine e votimit.

Komisioni i numron votat dhe shpall rezultatin.

2:40 Përshëndetje nga Kryetari i posazgjedhur, i cili kërkon 20 minuta pushim

për konsultime mbi përbërjen e udhëheqësisë së re.

3:00 Paraqitja e listës së udhëheqësisë së re para delegatëve për aprovim.

4:00 Mbyllja e Kuvendit.

D A R K A

7:00PM Darka s në Kishen Zoja Pajtore – 29350 Lahser RD, Southfiel , MI 48034    

Filed Under: Featured Tagged With: Kuvendin I Vatres-Detroit-Punime te Mbara

KOMISIONI PO PËRGATIT NJË KUVEND MODEL NË TË GJITHË HISTORINË E VATRËS

January 16, 2020 by dgreca

Komisioni i përgatitjes së Kuvendit të 19 Janarit, që do të organizohet në Teqenë “Baba Rexhebi” në Tylor, Michigan, vazhdon pergatitjet intensive. Ndryshe nga Kuvendet e shkuara, maetrialet e ketij Kuvendi, janë përgatitur dhe sekretuar , vulosur e firmosur:- Mandatat e delegatëve, (nuk kanë egzistuar në të shkuarën) si dhe Fletët e Votimit, po ashtu të firmosura dhe të vulosura. Gjatë mbrëmjes te se Merkures 15 Janar, Komisioni bëri sondazhe me telefonata kontakti me delegatët e zgjedhur nga degët dhe skualifikoi disa nga delegatët që nuk plotësonin 2 vjet anëtarësim në Vatër.

          Po ashtu skualifikoi edhe delegatë që nuk i përgjigjen anëtarësisë reale të degës, por kryetaret i kane derguar mbi numrin qe u takon.Komisioni do të vazhdojë të punoje edhe sot, e enjte në oret e vona per verifikimi e Listave te anetaresive, delegateve te Kuvendit, plotesimin e Fleteve te votimit, dhe mandateve te delegateve, qe firmosen e vulosen, dhe u vendoset, nr. i rekordeve të protokolluara.

     KUJDES: Per ata qe jane delegat te votuar ne dege, por qe nuk vijne dot ne Kuvend, Mandatet e deleguar jepen nga komisioni konform autorizimit te firmosur nga delegati qe e delegon voten. Nje delegat, perveç votes se tij, nuk mund te perfaqesoje me shume se nje vote te deleguar.Në fletën e votimit janë shkruar dy kandidatët konkurues, Agim Rexhaj dhe Elmi Berisha. Nëse do të ketë kandidate të rinj Komisioni do të shtojë emrat e kandidatëve. Ervin Dine, Agustin Mirakaj, Mark Mrnacaj, Nazo Veliu che Editori i Dielli kane punuar deri ne oret e vona per te pergatitur te gjithe dokumentacionin.

Suksese Kuvendit te VATRES!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip Greca-Kuvendi- Materialet e Votimit

MASAKRA QË NDRYSHOI HISTORINË E KOSOVËS

January 15, 2020 by dgreca

-SPECIALE EVROPA E LIRE-

Ethnic Albanians carry forty coffins draped in Albanian flags February 11, 1999 during a burial procession for the 40 ethnic Albanian civilians allegedly massacred by Serbian forces in Racak on January 15. More than 10,000 people attended the funeral. KM

Njëzetenjë vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunë së Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.

Atë ditë në këtë fshat, që është rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. 

Ngjarja që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

*Kujdes, materiali përmban imazhe të rënda.

FORCAT POLICORE E USHTARAKE SERBE VRASIN 45 CIVILË SHQIPTARË

Më e 15 janar të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Reçak u dëgjuan të shtënat e para nga armët e zjarrit. Të frikësuar, banorët u grumbulluan nëpër shtëpi dhe bodrume në përpjekje për të shpëtuar veten dhe familjarët e tyre. Forcat policore dhe ushtarake serbe u futën në fshat, ku pas disa orësh të zhvillimit të operacionit, vranë 45 civilë shqiptarë. 16 JANAR 1999

WILLIAM WALKER VIZITON VENDIN KU NDODHI MASAKRA

Trupat e të vrarëve kishin mbetur në këtë luginë deri në mëngjesin e 16 shkurtit të vitit 1999. Më 16 shkurt, në mëngjes, në Reçak shkoi William Walker, asokohe shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Ky mision ishte vendosur në Kosovë rreth tre muaj para masakrës së Reçakut. Kur Walker pa trupat e të vrarëve në prononcimin e tij të parë para mediave tha: “Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.16 JANAR 1999

FORCAT POLICORE E USHTARAKE NUK LEJOJNË VARRIMIN E TË VRARËVE 

Pas largimit të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së nga Reçaku, banorët i mblodhën trupat e pajetë dhe i vendosën në xhaminë e fshatit, ku pritej që të kryhej varrimi. Forcat serbe nuk lejuan varrosjen e trupave dhe filluan luftimet në mes të forcave ushtarake dhe policore si dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi gati dy ditë luftimesh, forcat policore e ushtarake serbe me forcë i morën të gjithë trupat e të vrarëve dhe i dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me arsyetimin se duhej bërë obduksioni për shkak se autoritetet serbe mohonin të kenë vrarë e masakruar civilë. Në deklaratat e zyrtare të institucioneve serbe thuhej se ngjarja ishte inskenim dhe se të varët ishin pjesëtarë të UÇK-së që ishin vrarë në luftime. Presidenti amerikan, Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje “ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës”.6 SHKURT 1999

FILLON KONFERENCA NË RAMBUJE TË FRANCËS

Pamjet e masakrës së Reçakut tronditën botën. Nga ajo kohë filloi rritja e presionit ndërkombëtarë mbi qeverinë serbe dhe liderin e atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Për disa javë rresht, forcat serbe mbajtën trupat e të vrarëve në Prishtinë. Në kohën sa trupat e të vrarëve ende nuk u ishin dorëzuar familjarëve, në Prishtinë u krijua delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Bisedimet u organizuan në Rambuje të Francës. Kjo ishte konferenca e parë ndërkombëtare që mbahej ndonjëherë për Kosovën.8 SHKURT 1999

FAMILJARËT FILLOJNË KTHIMIN E TRUPAVE NGA PRISHTINA NË REÇAK

Familjarët u lejuan që të shkonin për t’i marrë trupat e të vrarëve. Kthimi i trupave në fshat zgjati disa ditë pasi administrata serbe e asaj kohe, nuk ua dorëzonte familjarëve përnjëherë trupat e të vrarëve.11 SHKURT 1999

ORGANIZOHET VARRIMI I CIVILËVE TË VRARË

Pas gati një muaji, më 11 shkurt 1999 në Reçak u organizua ceremonia e varrimit të 45 trupave të civilëve të vrarë.24 MARS 1999

DËSHTON KONFERENCA NË RAMBUJE, NATO FILLON BOMBARDIMET

Pas dështimit të konferencës së Rambujesë, NATO filloi bombardimin e caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë. Në arsyetimin e NATO-s u tha se operacioni po zhvillohej për të ndaluar abuzimin me të drejtat e njeriut në Kosovë.10 QERSHOR 1999

TËRHIQEN TRUPAT USHTARAKE DHE POLICORE SERBE NGA KOSOVA 

Fushata e bombardimeve zgjati 78 ditë dhe në fund, më 10 qershor 1999, Kosova u çlirua.20 TETOR 2003

TRIBUNALI I HAGËS NGRE AKTAKUZË NDAJ EPRORËVE TË LARTË SERBË

Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në territorin e ish- Jugosllavisë, publikoi një aktakuzë kundër disa eprorëve të lartë serbë për krimet e bëra kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999. Në këtë aktakuzë u përfshin ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq, komandanti i Korpusit të Prishtinës Vlladimir Llazareviq, shefi i Policisë Serbe për Kosovën Sreten Llukiq dhe ndihmësi i Ministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjeviq, mirëpo asnjëri nuk u dënua drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në Reçak.18 QERSHOR 2010

PUBLIKOHET MONOGRAFIA QË DËSHMON KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) publikoi monografinë për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Përfaqësues të KMDLNJ-së dhe Qeverisë së Kosovës thanë se monografia pasqyron faktet për krimet e bëra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Pjesë e kësaj monografie u tha se janë edhe krimet që u kryen ndaj popullatës civile në fshatin Reçak të Shtimes.15 JANAR 2019

SHËNOHET 20 VJETORI I MASAKRËS SË REÇAKUT

Shënohet 20 vjetori i masakrës së Reçakut. Në shënimin e përvjetorit të kësaj masakre, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ngjarjen e Reçakut e ka cilësuar moment historik. Haradinaj u shpreh kritik ndaj Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar sa i takon hetimit të vrasjes së shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë. “Kurrkush Kosovës nuk ja ka dhënë asnjë certifikatë të tregojë se si kanë vdekur ata njerëz. Së pasi si u morën nga Krusha, nga Meja nga Berishët në Suharekë nga Abria nga Studimja, si u morën? Kush i mori? Kush i çoi? Çfarë i gjeti ata para se të vdesin? A ua morën ndonjë organ? Ai i vranë apo i dhunuan? Asnjë të dhënë nuk ia ka dhënë këtij vendi dikush. Nuk na ka dhënë askush një shpjegim, një certifikatë të thjeshtë”, ka deklaruar Haradinaj.5 DHJETOR 2019

TODOSIJEVIQ DËNOHET ME DY VJET BURGIM PËR NXITJE TË URREJTJES

Gjykata në Prishtinë e shpalli fajtor ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq. Ai u gjet fajtor për një deklaratë që e kishte bërë më 2018, kur e quajti trillim masakrën e Reçakut. Todosijeviq u dënua me dy vjet burg. 5 DHJETOR 2019

ALEKSANDAR VUÇIQ E QUAN “TRILLIM” MASAKRËN E REÇAKUT 

Edhe pas më shumë se dy dekadave, Serbia vazhdon të mos i pranojë ngjarjet që ndodhën në fshatin Reçak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 5 dhjetor, 2019, tha se masakra e Reçakut ishte “trillim”. Deklarata e presidentit serbe Vuçiq nxiti reagime. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tha se deklaratat nxitëse “janë të papranueshme”, ndërsa Bashkimi Evropian tha se ngjarjet në Reçak janë “të pamohueshme”.10 DHJETOR 2019

THAÇI: SERBIA VAZHDON T’I MOHOJË KRIMET 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi viziton Reçakun ku thotë se masakra që ndodhi në këtë fshat “ishte pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer ndaj popullatës civile në Kosovë”.

“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë”, tha Thaçi.15 JANAR 2020

21 VJET NGA MASAKRA E REÇAKUT

Bëhen 21 vjet nga dita kur ndodhi masakra e 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes.

Filed Under: Featured Tagged With: Recaku-Masakra-ndryshoi Historine

Kosovë-Masakra e Reçakut përkujtohet në 21 vjetor

January 14, 2020 by dgreca

–Deklaratë e Ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë/

– Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e përfunduar në qershorin e para 21 viteve në Kosovë, gjatë së cilës forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë e mëse 6 mijë rezultonin të zhdukur, derisa në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë/
-Disa nga raportimet para 21 viteve…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 14 Janar 2020/ Ambasadorët në Kosovë të shteteve të Quint-it në një deklaratë përkujtojnë se njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofe humanitare.

 “Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më parë, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm”, shprehen në deklaratë ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e dërguar mbrëmjen e sotme nga Ambasada e SHBA në Prishtinë thekson se, qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre. 

“Qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend ‘i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë.’ Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë”, përfundon deklarata e ambasadave të shteteve të Quint-it në Prishtinë.

Me homazhet në Kompleksin Përkujtimor dhe me një akademi kujtohet nesër në 21 vjetor masakra në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, ku në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë shqiptarë. Ambasadori amerikan William Walker, në atë kohë shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit.

Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.

Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e përfunduar në qershorin e para 21 viteve në Kosovë, gjatë së cilës forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë e mëse 6 mijë rezultonin të zhdukur, derisa në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

Po para 21 viteve, pas masakrës së Reçakut, pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 shkurt 1999 filloi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak. Konferenca u ndërpre në 23 shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 mars në Paris.

Në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën.  Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për Kosovën.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.

Në 24 mars filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mengjesi i 12 qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë.

***

Statement by the Ambassadors of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States

Twenty-one years ago, the massacre that occurred in Recak eventually prompted NATO allies to intervene and end a humanitarian catastrophe.

We honor the memory of those who were lost in Recak and all the other massacres in Kosovo two decades ago by working together to build a future of peace, justice, and prosperity for the next generations. The governments of Kosovo and Serbia need to ensure victims and their families have full access to justice, and to information about the fate of their loved ones. Citizens of all ethnicities should feel at home and free to live and work in peace with their neighbors. As the Declaration of Independence of this country says, Kosovo is a country “committed to confronting the painful legacy of the recent past in a spirit of reconciliation and forgiveness. Dedicated to protecting, promoting and honoring the diversity of our people.” Our shared aim is to continuously support Kosovo on this path.

***

ARKIV- MASAKRA E REÇAKUT, DISA NGA RAPORTIMET PARA 21 VITEVE: 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-15.ata.html

[05] Serb forces attack Shtimje areas

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb police and army forces had started early on Friday an offensive against Recak village, Shtimje area.

Sources of the Council for the Human Rights said that heavy artillery was bombing the village while Serb infantry was attacking Albanian villages.

There are no reports on the consequences of the attack but the population is fleeing the area. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[12] Rugova urges deployment of NATO forces to calm situation

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the situation in Kosova was worse, dangerous and tragic and deployment of NATO troops would calm it.

Rugova condemned the attempted assassination of the chief of the Kosova Information Office Enver Maloku calling it an attempt against the independent institutions of Kosova. He added that a “new climate of violence with unclear killings” was created in Kosova.

He called “dramatic” the presence of the Serbian army in Prishtina and blocking of access to Prishtina by Serb armed groups.

Rugova hailed the intervention of the OSCE chairman -in-office Knut Vollebaek and chief of the OSCE mission there William Walker and his staff in calming the worse situation created during the week.

But “the deployment of NATO troops in Kosova will calm the situation and guarantee safety for citizens and that part of Europe and world,” Rugova said. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-16.ata.html

[22] 80 Albanians killed, massacred in Shtimje

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that some 60 to 80 Albanians were killed and massacred by Serb forces in Recak village, according to sources of the Kosova Democratic League in Shtimje.

Most of them were women, old men and children. They were killed while trying to flee the attack and found dead out of the village. Killed and massacred people were also found in houses with 24 persons killed in a room.

Eight out of all killed and massacred in Recak are KLA members. LDK sources in Shtimje said that there were no reports on casualties in Mollopolc and Petrove villages, which were the targets of the attack of large Serb military, police and paramilitary forces.

Sources said that identification of those killed and massacred was continuing. /lh/ak/

[24] Kosova leader urges NATO immediate intervention

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the president of Kosova Ibrahim Rugova urged on Saturday an urgent intervention of NATO forces in compliance with the decision on immediate activation of the alliance.

Rugova said that an energetic and decisive international intervention could stop the Serb military and police machine and create preliminaries for a political solution to the Kosova issue. Rugova made the statement after yesterday’s massacres of Serb forces in Shtimje region.

He strongly denounced the massacre of the Albanian population and said that the heavy attack of Serb forces against the Shtimje region was undertaken while the international factors were engaged in finding a political solution to the Kosova issue.

The attack against the civilian population was a flagrant opposition to these efforts, Rugova said in his statement.

He urged international energetic intervention in Kosova in today’s meetings with an extensive delegation of the Foreign commission of the Norwegian parliament and Swiss ambassador to Belgrade Pol Vilfi.

Many political parties and organisations condemned the massive execution of Albanians in villages of Shtimje and asked for urgent deployment of NATO forces in Kosova. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[26] Kosova president declares mourning day

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Kosova president Ibrahim Rugova declared Sunday a day of mourning in Kosova.

Sources of the presidency said that “following the massacres of dozens of Albanians in the commune of Shtimje by Serb military and police forces, the president of the Republic of Kosova declares Sunday, January 17, 1998 a mourning day in Kosova to honour the victims.” lh/ak/

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-17.ata.html

[01] Massacres in Recak – monstrous crime against innocent people

TIRANA, Jan 16 (ATA) – Albanian Foreign Ministry condemned on Saturday the latest massacre in Recak, Shtimje, of Kosova, with over 40 innocent Albanians mostly women, children old men, executed by the Serb military forces.

The Ministry said in its statement that this new act of fascist type committed by the grand Serb chauvinism units represented not only a monstrous crime against innocent people who were asking for their freedom and rights but it also was a crime against humanity as well as a worse challenge against the international community.

Massacres in Recak showed once again that Belgrade regime was increasingly engulfing in a deep crisis. It was committing the most monstrous crimes and was experimenting fascist methods of massive extermination against Albanians in Kosova, the statement said.

The new crime of the Serb chauvinism was at the same time a great challenge against international organisations which were engaged in finding a peaceful solution to the conflict in Kosova.

The statement said that this act showed that the regime of Milosevic (Slobodan, president Yugoslavia) had never been and would not be for a peaceful solution to conflicts and that this regime was a product of the most aggressive nationalism which lived in mid of continuous generation of conflicts.

The Albanian Foreign Ministry urged the international community, international institutions, government of the United States and those of the European Union to immediately intervene to stop the massive exterminating campaign against Albanians in Kosova and find a right solution as soon as possible to this bloody conflict. /dast/ak/

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari-21 Vjet-Masakra e Recakut-ambasadoret

HEROIZMI KUNDËR KOMUNIST

January 14, 2020 by dgreca

(Kujtesë për demostratën e 14 janarit 1990 në Shkodër)/

            “ Pjesa më e madhe e heronjve janë si disa piktura: për t’i vlerësuar nuk duhen parë shumë pranë”/

Francois LAROCHEFOUCAULD (1613 – 1680), shkrimtar francez/

Shkruan Eugjen MELIKA/

Ka ditë në historinë e popujve që hyjnë pa zhurmë, që me ngjarje, në dukje të thjeshta e të parëndësishme, por që bartin në vetvete farën e ndodhive të jashtzakonshme, marrin rëndësinë e tyre me kalimin e kohës. Ato janë si fara e një druri të stërmadh që don kohën e tij për të mbirë e për t’u rritur, por kur të ketë kryer proçesin e tij biologjik, lartësohet me të gjithë madhështinë e tij e kthehet në një objekt kulti, ku brezat, njëri pas tjetrit, gjejnë frymëzimin për të shkuar përpara dhe kyçin për të shpjeguar ndryshimin e epokave.

            Një ditë e tillë ka qënë 14 janari 1990, në Shqipërinë “trup e shpirt të sakatosur”, në kryeqendrën e lashtë të Labeatëve, në qytetin e Shkodrës, ledhi më I fuqishëm I qëndresës morale ndaj komunizmit, që pushtoi Shqipërinë n’atë fund nëndori 1944. Ishte kohë ndryshimesh rrënjësore në Evropën e Lindjes. Në nëndorin e sapo kaluar, gjermanët, populli i mundur I luftës së Dytë botërore, kishte shkallmuar Murin e famshëm të Berlinit, simbolin e ndarjes në dy pjesë t’Evropës, ndërsa rumunët kishin asgjësuar me një revoltw mbarë popullore çiftin tiran të Vendit të tyre. Në të gjithë Vendet e tjera komunizmi pranonte hapur dështimin e tij historik, sepse simbas drejtuesit të fundit të kampit socialist, Mihail Gorbaçovit, “nuk mund t’u mohoheshin popujve fqinjë të drejtat e lirisë e demokracisë, polakëve, çekëve, hungarezëve, gjermanëve të Lindjes.”. Epoka e re pas komuniste kishte fytyrat e Vaclav Havelit dhe Lech Walesës, kundërshtarë të regjimeve, si simbole të saj.

            Në këtë furtunë të fuqishme që shkallmonte regjimet diktatoriale e sillte në qiejtë e Evropës ajrin e pastër të lirisë, Shqipëria përpëlitej në mjerimin e saj proverbial, e drejtuar nga Jagoja i diktaturës që vazhdonte të belbëzonte përçart refrenin dritëshkurtër e kobzi të “vazhdimësisë”. Në Shqipëri, Vendi i fundit i perandorisë së kuqe n’Evropë, vazhdonin të qëndronin në këmbë, si relike të marrëzisë gjysëm shekullore shtetërore, bustet e Stalinit, që në atdheun e tij kishin përfunduar në furrat e shkrirjes më shumë se tridhjetepesë vite të shkuara.

            Dikush në botën e madhe hodhi idenë se ky Vend meritonte të ruhej në gjëndjen që ishte “si një muze”, në të cilin turistët nga gjithë bota do të shihnin me sytë e tyre se çfarë fuqie shkatërruese kishte pushteti i idhtarëve të Stalinit për të kthyer njëmijë vjet mbrapa një Vend t’Evropës. N’atë fillim viti të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit dukej se Shqipëria kllapitej në gjumin e vdekjes, e trallisur nga përrallat nanuritëse të demagogëve të kuq në veshjen e të gjithë lakejve të diktaturës, që nga piramida drejtuese deri tek armata e ushtarakëve apo sigurimsave, e intelektualëve që luhateshin mes bindjeve të verbëra dhe erës që frynte nga Vendet e tjera simotra.

            Pikërisht n’ata çaste kllapitjeje disa shqiptarë të thjeshtë, bij të denjë të Shkodrës, puntorë në qendra të ndryshme pune, patën idenë të thirrnin popullin e qytetit të tyre në një tubim të pazakontë për gjysëm shekullin e shkuar, nëpërmjet të cilit t’i përcillnin kastës në pushtet vullnetin e tyre për të ndryshuar kursin, për t’u vënë në një rrjedhë me Vendet e tjera të Lindjes, duke e filluar këtë rrugëtim të domosdoshëm me heqjen forcërisht të bustit të Stalinit nga sheshi kryesor i qytetit të tyre. Emrat e Rin Monajkës, Dedë Kasnecit, Nikolin Margjinit, Gjergj Livadhit, Kolec Hublinës, flamur Elbasanit, Aldo Perrizit, Flamur begut, Klaudio Dakës, Nikolin Thanës, Tonin Demës e të tremijë shkodranëve që atë ditë të ftohtë të 14 janarit mbushën sheshin dhe rrugët e Shkodrës, duke i dhënë jetë së parës demostrate masive kundër komuniste meritojnë vende nderi në kujtesën historike të kombit. Ai tubim qe shprehja e vetëdijes kritike të kombit, qe dëshmia më bindëse se Shqipëria e trallisur nuk ishte e vdekur, se në gjirin e saj kishte bij besnikë të përparimit të saj që ishin gati, me çmimin e jetës së tyre, të thirrnin në beleg e të trondisnin nga themelet një ngrehinë të shëmtuar e kriminale që nuk përfaqësonte aspak traditën shqiptare.

            Ai tubim shkonte në hullinë e luftëtarëve kundër komunistëve, që qëndruan për nëntë vite në malet e Shqipërisë të mbajtur nga populli i tyre, n’atë të burgosurve politikë të revoltave të Spaçit e Qafë Barit. Pjestarët më në dukje t’atij tubimi u ballafaquan menjëherë me terrorin e Sigurimit dhe të Gjykatave, u rrahën egërsisht, u sakatuan. Rini Monajka është shëmbulli më flagrant i dhunës policore, pasojat e së cilës i pagoi me jetën e tij pak vite më vonë. Ata u bënë pionierët e parë të Rilindjes shqiptare të vonë, i hapën rrugën një qëndrese të fuqishme që u pasua me të tjerë tubime, si ai i 28 janarit në Kryeqytet e të tjerë me rradhë në Kavajë në Universitet,  e qytete të tjera. Ata i vunë gurët e parë Shqipërisë demokratike me guximin e tyre, me vetmohimin, me besimin se “kalaja e socializmit” ishte pa themele e si e tillë, nuk do të mund t’i qëndronte erës së lirisë. Ata ishin të ndërgjegjshëm se liria kërkonte sakrifica të fitohej e të mbahej. Ata djem të Shkodrës i pranuan sakrificat, u bënë si yjet ndriçues në qiellin e zi të diktaturës së Vendit të tyre. Si të tillë ata meritojnë vendin e tyre në Panteonin e heronjve të historisë bashkëkohore të Atdheut të tyre.

            Fatkeqësisht, deri tani ata emra heronjsh kanë mbetur në hije, të errësuar nga real-politika apo nga të tjerë heronj të luftës kundër pushtuesit gjatë luftë së Dytë botërore. Historiografia zyrtare e gjithë këtyre tridhjetë viteve bie në një kundërthënë të dukëshme: nëse vazhdon të vlerësojë me të drejtë ata djem e vajza që u vranë me të vërtetë nga pushtuesit italianë apo gjermanë, që ishin e keqja e asaj kohe, nuk ka asnjë vlerësim për të tjerë shqiptarë që luftuan, me dhe pa armë, komunizmin që qe me të vërtetë e keqja më e madhe e këtij Vendi. Sot shumë bien në ujdi me këtë pohim të fundit, por nuk kanë ndershmërinë intelektuale të pranojnë se ata shqiptare e shqiptarë, që kanë dhënë jetën si kundër komunistë, kanë të njëjtën të drejtë të quhen heronj, sepse atë jetë e kanë dhënë për të kundërshtuar e luftuar diktaturën më mizore të historisë së Vendit të tyre e të mbarë Evropës së mbas luftës. Nëse “zgjedhja e duhur“, simbas tyre  atëherë ishte lufta kundër pushtuesve, me të njëjtën logjikë mbas vitit 1944, arrihet në përfundimin se ajo zgjedhje duhej t’ishte lufta e kundërshtimi i diktaturës komuniste.  Nëse argumenti më “i fuqishëm” i asaj historiografie, në analizën e asaj periudhe historike është se “ajo luftë e vuri Shqipërinë në anën e fituesve”, më 1990 po të ishte ishte e njëjta njësi mendimi e veprimi në gjykim, do të duhej të pohonin ndershmërisht që gati gjysëm shekulli komunist ishte një dështim i plotë i gjithanshëm, mbasi Shqipëria bënte pjesë në gjysmë sferën e diktaturave më të zeza, pra “jo në zgjedhjen e duhur”.

            Heronjtë e vërtetë janë të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk u pajtuan kurrë me regjimin lirivrasës të komunistëve, që e shprehën mospajtimin në mënyra të ndryshme, duke filluar që nga jeta në mal me armë në dorë deri në vdekjen pa varr në Atdheun e tyre, tek ata bij e bija të Shqipërisë e Kosovës që u masakruan nga ushtarët serbë, sepse deshën të mbronin Shqipërinë etnike, tek të gjithë ata intelektualë, klerikë e studentë, që diktatura i asgjësoi pa mëshirë si “armiq të popullit”, sepse deshën Shqipërinë evropiane, një Vend ku të respektohej e drejta e secilit për të lutur Zotin e për të shprehur lirisht mendimin e vet, tek ata që në mizorinë e kampeve të punës së detyruar të Spaçit apo Qafë Barit patë guximin të flijoheshin për të ngritur flamurin pa yllin e kuq, simbolin e Rusisë bolshevike, tek të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij trualli, që pranuan të bënin vite burgu, për të mos u bërë spiunë të regjimit në dëm të shokëve të tyre, për…..

            Gjithësia kundër komuniste në Shqipëri, ndoshta nuk ka shumicën si sasi, por idealet për të cilët është flijuar për gati gjysmë shekulli, janë stolia më e vyer në ballin e Atdheut. Si të tillë ata meritojnë vlerësimin e respektin e duhur nga Shqipëria demokratike dhe historia që, simbas Carlyle-it “është poezia e vërtetë”. Mbas tridhjetë vitesh të tjetërsimit të sistemit, mbas një brezi tjetër që ka lindur, është rritur e futur në jetë, mendoj se shoqëria shqiptare, jeta akademike, politika, e kanë për detyrë të braktisin dogmat e diktaturës, të trajtojnë problemin me objektivitet shkencor e paanshmëri ideologjike. Është ky guri i provës që vihet sot para tyre, dëshmia e vërtetë nëse ka një demokraci në Shqipëri, apo ajo është kthyer në një demokraturë që vazhdon të shohë më shumë në pjesën e dytë të termit të përngjitur, se sa në të parën.

            “Më mirë të jesh mes të përndjekurve se sa mes përndjekësve” thuhet  në një   shprehje të marrë nga Talmudi, libri i ligjeve të lashtë të Izraelitëve. Organizatorët dhe qytetarët e Shk

odrës atë 14 janar të tridhjetë viteve të shkuara, përqafuan e zbatuan filozofinë e kësaj shprehjeje, duke dhënë një ndihmesë të vyer në shpërndarjen e errësirës së natës komuniste e në agimin e demokracisë. Të gjithë ne që po jetojmë në këtë demokraci, edhe se të diskutueshme, u shprehim atyre mirënjohjen tonë si popull, duke u premtuar se do të ruajmë përjetë në kujtesën tonë veprën e tyre.

Filed Under: Featured Tagged With: Eugjen Merlika-Demonstrata e 14 Janarit 90-Shkoder

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 282
  • 283
  • 284
  • 285
  • 286
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Eliot Engel, in memoriam…
  • «Dritë-shkronja» e Eugène Pittard
  • Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emërimin e Gjeneral Lejtnant (Ret.) Eric P. Wendt si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
  • Manifestimi i AAWO “Motrat Qiriazi”, nderohet sakrifica dhe suksesi i gruas shqiptare
  • Leonardo da Vinci, gjeniu që e shndërroi artin në instrument për të depërtuar në sekretet e krijimit
  • Kënaqësi të takohem me Presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton
  • Zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare…
  • “Ora e maleve”
  • Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh Jakov Xoxa
  • Njeriu-Mozaik
  • Samiti i Diasporës, njё skenë pa aktorë
  • Kosova përballë një prove historike shtetërore
  • YLLI MEÇAJ I VLORËS – ARTIST KOMBËTAR SHUMËPLANËSH
  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT