–Deklaratë e Ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 14 Janar 2020/ Ambasadorët në Kosovë të shteteve të Quint-it në një deklaratë përkujtojnë se njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofe humanitare.
“Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më parë, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm”, shprehen në deklaratë ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e dërguar mbrëmjen e sotme nga Ambasada e SHBA në Prishtinë thekson se, qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre.
“Qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend ‘i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë.’ Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë”, përfundon deklarata e ambasadave të shteteve të Quint-it në Prishtinë.
Me homazhet në Kompleksin Përkujtimor dhe me një akademi kujtohet nesër në 21 vjetor masakra në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, ku në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë shqiptarë. Ambasadori amerikan William Walker, në atë kohë shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit.
Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.
Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e përfunduar në qershorin e para 21 viteve në Kosovë, gjatë së cilës forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë e mëse 6 mijë rezultonin të zhdukur, derisa në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.
Po para 21 viteve, pas masakrës së Reçakut, pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 shkurt 1999 filloi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak. Konferenca u ndërpre në 23 shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 mars në Paris.
Në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën. Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për Kosovën.
Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.
Në 24 mars filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mengjesi i 12 qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë.
***
Statement by the Ambassadors of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States
Twenty-one years ago, the massacre that occurred in Recak eventually prompted NATO allies to intervene and end a humanitarian catastrophe.
We honor the memory of those who were lost in Recak and all the other massacres in Kosovo two decades ago by working together to build a future of peace, justice, and prosperity for the next generations. The governments of Kosovo and Serbia need to ensure victims and their families have full access to justice, and to information about the fate of their loved ones. Citizens of all ethnicities should feel at home and free to live and work in peace with their neighbors. As the Declaration of Independence of this country says, Kosovo is a country “committed to confronting the painful legacy of the recent past in a spirit of reconciliation and forgiveness. Dedicated to protecting, promoting and honoring the diversity of our people.” Our shared aim is to continuously support Kosovo on this path.
***
ARKIV- MASAKRA E REÇAKUT, DISA NGA RAPORTIMET PARA 21 VITEVE:
[05] Serb forces attack Shtimje areas
PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb police and army forces had started early on Friday an offensive against Recak village, Shtimje area.
Sources of the Council for the Human Rights said that heavy artillery was bombing the village while Serb infantry was attacking Albanian villages.
There are no reports on the consequences of the attack but the population is fleeing the area. /pta/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[12] Rugova urges deployment of NATO forces to calm situation
PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the situation in Kosova was worse, dangerous and tragic and deployment of NATO troops would calm it.
Rugova condemned the attempted assassination of the chief of the Kosova Information Office Enver Maloku calling it an attempt against the independent institutions of Kosova. He added that a “new climate of violence with unclear killings” was created in Kosova.
He called “dramatic” the presence of the Serbian army in Prishtina and blocking of access to Prishtina by Serb armed groups.
Rugova hailed the intervention of the OSCE chairman -in-office Knut Vollebaek and chief of the OSCE mission there William Walker and his staff in calming the worse situation created during the week.
But “the deployment of NATO troops in Kosova will calm the situation and guarantee safety for citizens and that part of Europe and world,” Rugova said. /pta/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[22] 80 Albanians killed, massacred in Shtimje
PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that some 60 to 80 Albanians were killed and massacred by Serb forces in Recak village, according to sources of the Kosova Democratic League in Shtimje.
Most of them were women, old men and children. They were killed while trying to flee the attack and found dead out of the village. Killed and massacred people were also found in houses with 24 persons killed in a room.
Eight out of all killed and massacred in Recak are KLA members. LDK sources in Shtimje said that there were no reports on casualties in Mollopolc and Petrove villages, which were the targets of the attack of large Serb military, police and paramilitary forces.
Sources said that identification of those killed and massacred was continuing. /lh/ak/
[24] Kosova leader urges NATO immediate intervention
PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the president of Kosova Ibrahim Rugova urged on Saturday an urgent intervention of NATO forces in compliance with the decision on immediate activation of the alliance.
Rugova said that an energetic and decisive international intervention could stop the Serb military and police machine and create preliminaries for a political solution to the Kosova issue. Rugova made the statement after yesterday’s massacres of Serb forces in Shtimje region.
He strongly denounced the massacre of the Albanian population and said that the heavy attack of Serb forces against the Shtimje region was undertaken while the international factors were engaged in finding a political solution to the Kosova issue.
The attack against the civilian population was a flagrant opposition to these efforts, Rugova said in his statement.
He urged international energetic intervention in Kosova in today’s meetings with an extensive delegation of the Foreign commission of the Norwegian parliament and Swiss ambassador to Belgrade Pol Vilfi.
Many political parties and organisations condemned the massive execution of Albanians in villages of Shtimje and asked for urgent deployment of NATO forces in Kosova. /lh/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[26] Kosova president declares mourning day
PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Kosova president Ibrahim Rugova declared Sunday a day of mourning in Kosova.
Sources of the presidency said that “following the massacres of dozens of Albanians in the commune of Shtimje by Serb military and police forces, the president of the Republic of Kosova declares Sunday, January 17, 1998 a mourning day in Kosova to honour the victims.” lh/ak/
[01] Massacres in Recak – monstrous crime against innocent people
TIRANA, Jan 16 (ATA) – Albanian Foreign Ministry condemned on Saturday the latest massacre in Recak, Shtimje, of Kosova, with over 40 innocent Albanians mostly women, children old men, executed by the Serb military forces.
The Ministry said in its statement that this new act of fascist type committed by the grand Serb chauvinism units represented not only a monstrous crime against innocent people who were asking for their freedom and rights but it also was a crime against humanity as well as a worse challenge against the international community.
Massacres in Recak showed once again that Belgrade regime was increasingly engulfing in a deep crisis. It was committing the most monstrous crimes and was experimenting fascist methods of massive extermination against Albanians in Kosova, the statement said.
The new crime of the Serb chauvinism was at the same time a great challenge against international organisations which were engaged in finding a peaceful solution to the conflict in Kosova.
The statement said that this act showed that the regime of Milosevic (Slobodan, president Yugoslavia) had never been and would not be for a peaceful solution to conflicts and that this regime was a product of the most aggressive nationalism which lived in mid of continuous generation of conflicts.
The Albanian Foreign Ministry urged the international community, international institutions, government of the United States and those of the European Union to immediately intervene to stop the massive exterminating campaign against Albanians in Kosova and find a right solution as soon as possible to this bloody conflict. /dast/ak/
Albanian Telegraphic Agency