
Arbëri Hetemi/
AAWO “Motrat Qiriazi” mbajtën manifestimin vjetor për të kremtuar Ditën e Mësuesit dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në këtë tubim, të organizuar në ambientet e “Vista Sky Lounge” në Long Island City, morën pjesë bashkëatdhetarë, arsimtarë dhe përfaqësues të jetës publike e kulturore, për të nderuar kontributin e grave në shoqëri dhe arsim. Programin u drejtua nga dr. Pajtesa Kukaj, ndërsa fjalën e mbajti kryetarja e AAWOsë, Beti Beno, Esq., e cila u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, përgëzoi arritjet e grave shqiptare duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të rolit të gruas si shtyllë e familjes dhe e ruajtjes së identitetit kombëtar në mërgatë.
Edhe këtë vit, AAWO “Motrat Qiriazi” ngau çmime mirënjohjeje për gratë më frymëzuese të 2026. Çmimi “Gruaja e Vitit 2026” iu dha znj. Neviana Zhgaba, një sipermarrëse e suksesshme dhe udhëheqëse në fushën e teknologjisë. Pas një karriere të bujshme në sferën e financave dhe analitikës në korporata si GE and Bank of New York Mellon, ajo bashkëthemeloi “Aquila’s Nest Vineyards” në Connecticut me bashkshortin e saj. Znj. Zhgaba u vlerësua edhe për gërshetimin e biznesit me promovimin e vlerave tona kombëtare.
Çmimi “Mësuesja e Vitit” iu dha znj. Liljana Luani, e cila ka një përvojë afro dyzetvjeçare në arsim. Znj. Luani është e njohur për angazhimin e saj të pashembullt në shkollimin e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja në Shqipëri. Përtej obligimeve të rregullta shkollore, ajo ka udhëtuar derë më derë në zona të thella e te izoluara, duke u ofruar këtyre fëmijëve jo vetëm dritën e dijës, por edhe mbështetje psikologjike dhe shpresë për një të ardhme më të sigurtë. Veprimtari kjo për të cilën ajo është lauruar edhe me Çmimi “Woman of Courage” nga Ambasada e SHBAsë.
Mirënjohja për Vepër Jetësore në Arsim iu dha veteranës në arsim, znj. Nazmije Qata-Hadri. Që në moshën 16 vjeçare në Pejë, znj. Hadri u bë sinonim i rezistencës paqësore në arsim in shqiptarë në Kosovë gjatë viteve të renda të okupimit. Duke punuar në shtëpitë-shkolla nën kushte të rënda të repression it police serb dhe pa kompensim, ajo arsimoi gjenerata të tëra, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm Jo vetëm në mbijetesën e shkollës Shqipëtar, por edhe në ruajtjen e ndjenjës kombëtare në ato kohëra të errëta.
Të pranishmëve me fjalën përmbyllëse të pjesës zyrtare e mbajti Konsullja e Misionit të Shqipërisë, znj. Valentina Loka. Tubimi vazhdoi me muzikë burimore nga orchestra e artistëve të mirënjohur Merita Halili dhe Raif Hyseni. Ky organizim, i mbështetur nga donatorë dhe vullnetarë të shumtë të komunitetit, rikonfirmon vizionin e AAWO “Motrat Qiriazi” për avancimin e gruas.