• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOLLA SHQIPE TE “ZËRI ATDHEUT”, NË MONTEBELLUNA TË ITALISË

July 24, 2023 by s p

Raimonda Deda, mësuese e gjuhës shqipe pranë shkollës shqipe të “Zëri Atdheut”, në Montebelluna të Italisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Treviso, Itali, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me Raimonda Dedën bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

SITORIKU I SHOQATËS PATRIOTIKE “ZËRI ATDHEUT” QË MBËSHTET SHKOLLËN SHQIPE

“Zëri Atdheut”, që ushtron veprimtarinë e saj në Montebelluna të Italisë. “Zëri Atdheut” themelohet më 3 Shkurt të vitit 2018 nga një grup patriotësh nga Kosova të udhëhequr nga Z.Isuf Zenelaj e Z.Besnik Veselaj, dy veprimtarë të hershëm të çështjes shqipëtare dhe pjesëmarrës në luftën çlirimtare që çoi pastaj në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Rritja e komunitetit shqiptar në zonën tonë e bëri të domosdoshëm ndërtimin e një strukture të mirëfilltë e funksionale që ky komunitet të mos shkëputej nga rrënjët etnike e historike të tij. Ishte ai momenti kur shoqatës i bashkangjitet edhe figura ime si mësuese vullnetare. Ndonëse pa eksperiencë në fushën e mësimdhënjes, pasionin dhe dashurinë për gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare po mundohem ti përcjell tek filizat e rinj, shqiptarët e të ardhmes, fëmijët tanë. Siç thotë edhe i madhi Gjergj Fishta:

“Pra mallkue njaj bir shqyptari

Qi ket gjuhe te perendis

Trashigim qi na e la i pari

Trashigim si a len aj fmis ”

VAZHDOJMË TË RESPEKTOJMË E KULTIVOJMË TRADITAT TONA

Kjo nismë krijoi një atmosferë mjaft shpresëdhënëse dhe numri i nxënësve nga viti në vit u shtua. Filloi krijimi i kontakteve me autoritetet politike vendase, të cilët vunë në dispozicion të shkollës shqipe sallen ku mësimdhënja të zhvillohej në mënyrë dinjtoze. Raporti që është krijuar me këto autoritete është jashtë mase miqësor ndaj janë gjithmonë të pranishëm në festat tona dhe shikojnë me admirim faktin që ne vazhdojmë të respektojmë e kultivojmë traditat tona. Ndërtimi i kontakteve me shoqatat e tjera që bashkojnë komunitetin shqiptar kudo në Itali dhe ndërtimi i urave lidhëse me autoritetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe me organizma të tjerë qeveritarë, të cilët çdo vit bëjnë të mundur mësimin e gjuhës shqipe duke dërguar materialin didaktik.

TË RINJTË TË ANGAZHUAR ME GRUPIN E VALLEVE DHE GRUPIN E INSTRUMENTISTËVE

Shoqata “Zëri Atdheut” sot numëron rreth 200 të anëtarësuar, të cilët me familjet e tyre janë terësisht të angazhuar në veprimtaritë e shoqatës. Përveç veprimtarisë së shkollës me fëmijet, në gjirin e shoqatës janë të rinjtë me grupin e valleve dhe grupi i instrumentistëve që po hedh hapat e para në ruajtjen e traditave tona si instrumentale ashtu edhe me këngët e sofrave e legjendat e përcjella ndër breza. Gjithashtu është krijuar edhe një skuadër minifutbolli e cila merr pjesë çdo vit në turneun e organizuar nga shoqata, për nder të Epopesë së UÇK. Sivjet u regjistruan 16 skuadra në këtë event. Edhe kjo veprimtari si të gjitha veprimtaritë e tjera të shoqatës sonë u mundësua terësisht me kontributin e komunitetit, gjë që na bën të ndihemi jashtë mase krenarë me bashkatdhetarët tanë.

AKTIVITETE NË NDERIM TË SHTETIT E KOMBIT SHQIPTAR

Tani më lejoni t’ju shpalos disa nga aktivitetet e shoqatës sonë: Muaji i Nëntorit i është dedikuar terësisht flamurit ku shqiptarët mblidhen dhe festojnë shqiponjën dykrenare. Muaji i Shkurtit i dedikohet Pavarësisë së Kosovës ku shpalosen simbolet tona kombëtare. Muaji Mars i kushtohet kujtesës, ku kryesisht aktivitetet janë të përqëndruara mbi figurën e Gjergj Kastriotit, Ati i Arbërve dhe komandantit legjendar Adem Jashari ,shpirti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Muaji Qershor i dedikohet fëmijëve, ku bëhet mbyllja e vitit shkollor dhe shpërndarja e çertifikave e cila shoqërohet me një shëtitje të organizuar nga shoqata. Gjithashtu shoqata “Zëri Atdheut” organizoi prezantimin e librit dokumentar “TERRORI I SERBISE PUSHTUESE MBI SHQIPTARET” të Prof.Doc Nusret Pllana dhe mundësoi depozitimin e këtij dokumenti në biblotekën e Vatikanit. Në këtë moment shoqata po mundëson perkthimin dhe botimin në gjuhën italiane të romanit “ESKADRONET E VDEKJES” me autor Prof.Bardhyl Mahmuti.

MËRGATA SHQIPTARE E AMERIKES ËSHTË MË I FUQISHMI ZË I SHQIPTARISË

Mërgata shqiptare e Amerikes është më i fuqishmi zë i shqiptarisë, në radhet e të cilës kanë ligjërua e punua personazhe të klasit të parë të cilët i përkasin edhe historisë politike e sociale të vendit tonë. Ndonëse një largësi gjeografike e madhe, sytë gjithmonë nga atdheu, shpesh e pamundura behet realitet falë angazhimit të mërgatës shqiptare përtej oqeanit. Amanetet e të parëve, gjuhën, kombin, historinë, ju i ruajtët ndër vite brez pas brezi e ne kemi pse krenohemi me ju, çdo shqiptare ka pse krenohet me ju.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

VATRA U TAKUA ME DIPLOMATIN AMERIKAN GABRIEL ESCOBAR

July 19, 2023 by s p

Sokol Paja/

Uashington, 18 Korrik 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA u takua me diplomatin e lartë amerikan z.Gabriel Escobar. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i shoqëruar nga shefi i kabinetit Dr. Pashko Camaj dhe veprimtari i çështjes kombëtare z.Anton Raja zhvilloi një bisedë të shkurtër dhe informuese me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gjatë bashkëbisedimit z.Berisha e ftoi për vizitë në Vatër z.Escobar dhe i garantoi se Federata Vatra do të luajë rolin e saj konstruktiv te institucionet e shtetit të Kosovës me qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shtensionimin e situatës së tensionit, ndërtimin e një klime paqe, zhvillimi e bashkëpunimi reciprok. Nga ana tjetër diplomati i lartë amerikan z.Gabriel Escobar siguroi se në vjeshtë do të vizitojë Vatrën dhe falënderoi z.Berisha dhe Vatrën si institucion në angazhimin dhe rolin e tyre në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me qëllim që të dy vendet dhe mbarë rajoni i Ballkanit të prosperojë drejtë paqes, zhvillimin dhe integrimit euroatlantik. Kryetari i Vatrës z. Berisha e falënderoi z.Escobar për punën e shkëlqyer dhe i theksoi se Vatra beson vetëm te zgjidhja amerikane për Kosovën.

Delegacioni i Vatrës mori pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, ku z.Escobar raportoi mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Pashko camaj, Sokol Paja

FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 247 VJETORIN E PAVARËSISË

July 4, 2023 by s p

New York, 4 Korrik 2023- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra me rastin e 247 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron të gjithë popullin amerikan, shqiptaro-amerikanët e vatranët: Gëzuar 4 Korrikun.

Në këtë ditë të shenjtë e madhështore për mbarë popullin e shtetin Amerikan, Federata Vatra nderon e kujton heronjtë e lirisë së shtetit e kombit amerikan dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë, lirinë, zhvillimin e demokracinë e Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Ne ndihemi me fat që jemi pjesë e këtij shteti e kombi të lavdishëm, të lirë, të fortë, të begatë, të dashur e të vlerësuar nga e gjithë bota.

Kombi shqiptar i detyrohet përjetë shtetit amerikan, popullit e kësaj toke të bekuar për gjithçka që Amerika ka bërë për Shqipërinë, Kosovën e kombin tonë në ditët tona më të vështira.

Shqiptarët në çdo cep të globit janë krenarë dhe falenderues për miqësinë e sinqertë, aleancën e pandarë dhe partneritetin jetëgjatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miqësia me Amerikën është vlerë e shenjtë për kombin shqiptarë.

Zoti e bekoftë Amerikën.

Zoti i bekoftë shqiptarët e Amerikës.

Gëzuar 4 Korrikun.

Gëzuar Amerikë.

Mirënjohës përjetë

Me vlerësim të veçantë

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Elmi Berisha

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha

Shkolla Shqipe “Mëso Shqip” mbylli me plot sukses Vitin shkollor 2022-2023

June 19, 2023 by s p

Nga Qemal Zylo/

Në mjediset e shkollës publike amerikane në Staten Island “George L. Egbert Intermediate School 2” prindër, nxënës, mësues dhe bashkatdhetarë u mblodhën së bashku për të festuar mbylljen e vitit shkollor 2022-2023.

Na ngazëllehet shpirti më tregonin vecanërisht gjyshërit kur shikonin nipërit dhe mbesat e tyre të mblidheshin së bashku dhe të mësonin shqip.  

Shkolla “Mëso Shqip” është krijuar nje vit më parë nga tri shoqata si “Ana e Malit”, “Kraja” dhe “Ulqini”. 

Aktiviteti filloi me intonimin e Hymneve Kombëtare Amerikane dhe Shqiptare. 

Aktiviteti u hap nga tri zonja të nderuara si Zonja Melinda Gjeloshi një aktiviste intelektuale e mirënjohur në Diasporë dhe n/kryetare e Shoqatës “Ana e Malit”, zonja Venera Gjenashaj, e cila është n/kryetare e shoqatës “Kraja” si dhe zonja Tina Lula me kontribute të vyera në shoqatat përkatëse.  Fjalët e tyre përshëndetëse ishin frymëzuese dhe falënderuese për gjithë mësueset dhe nxënësit që marrin pjesë aktivisht në këtë program.

Recituan poema të ndryshme si Leona Avdiu dhe Deen Lesheviqi.  Vocal performance “Mora fjalë” u realizua nga Namirah Peroviq.

Me duartrokitje u mirëpritën grupi i më të vegjëlve 4-6 vjecarë të cilët intepretuan “Vallja e Rugoves”.  

Në emër të grupit të kryetarëve të shoqatave përshëndeti me plot respekt dhe përkushtim presidenti i shoqatës “Kraja” z. Samih Kanaqi.

Poema “Shkronjat Shqipe” u interpretuan nga Nurjena Peroviq, Anisa Ceka dhe Erina Gjokaj.  

Grupi i moshave 7-9 vjec interpretuan Vallen “Shota e Anës së Malit”.  

Poema “Alfabetit të Gjuhës Shqipe” u interpretua nga grup mosha 7-9 vjec.

Poema recital u krye nga Rilind Bardhi dhe Arvin Kallaba.  

Poezia “Pse o mami shqip s’më flet” u interpretua nga Ariana Cuca, Zyra Kurtoviq dhe Ella Lula.

“Vallja e Ulqinit” u intepretua nga grup mosha 10-13 vjec.

Një grup nxënësish si: Adriana Kollari, Xhuliana Bogdani, Aliesandra Nikezi, Briella Tahiri, Ava Kallaba, Sofija Jahoviq, Adnan Peleviq dhe Loriana Abdullahu interpretuan së bashku vargje nga poezi.

Vallja “Atdheut tim” u intepretua nga grupmosha 14-21.

Aktiviteti i bukur u mbyll nga tri zonjat Gjeloshi, Gjenashi dhe Lula të cilat pasi falënderuan të gjithë nxënësit për intepretimet e tyre të mrekullueshme iu uruan të gjithë nxënësve, mësuesëve dhe pjesëmarrësve pushime të mbara.

Ishte një e shtunë mbresëlënëse dhe natyrshëm këto aktivitete ngelen gjatë në kujtesë vecanërisht tek nxënësit, ku dhe është qëllimi i të gjithëve për t’ju mësuar Gjuhën Shqipe, kulturën dhe traditat e mrekullueshme shqiptare.

Shkolla Shqipe “Mëso Shqip” e mbylli me plot sukses Vitin shkollor!

Urime të nderuar kolegë dhe pushime të mbara nga TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York.

17 Qershor, 2023

Staten Island New York

Filed Under: Featured Tagged With: Qemal Zylo

Kolosi i kulturës shqiptare dhe shkrimtari i njohur Naum Prifti, vdiq në moshën 91-vjeçare

June 17, 2023 by s p

Nga Beqir SINA – New York/

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare në Nju Jork, shkrimtari i madh i letërsisë shqipe, Naum Rafail Prifti.

I njohur edhe si skenarist, eseist, dramaturg dhe një figurë e rëndësishme e letërsisë dhe kulturës shqiptare, Prifti jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1991.

I lindur në Rehovë të Kolonjës, fillimisht ka studiuar për mjekësi dhe ka punuar si asistent mjekësor në Sanatoriumin e Korçës.

Megjithatë, pasioni për letërsinë e bëri që të vazhdonte studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës.

Ka punuar si redaktor në revistat “Hosteni” dhe “Ylli”, ka pasur karrierë pedagogjike në Divjakë, ka qenë inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, si dhe ka dhënë mësim si profesor i jashtëm i Letërsisë Shqipe në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1991 emigroi në SHBA, ku zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra” në kohën që vatra udhihqej nga inxh. Agim Karagjozi dhe figura të njohura të saj, duke ndjekur në lidhjet e tij me Vatrën, rrugën e vatranëve të hershem si vëllai i tij Peter Prifti, më pas u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, prej fillimit të kësaj shoqate.

Naum Prifti ka fituar çmime të shumta për veprat e tij letrare, duke përfshirë vëllime me tregime, romane, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.

Në vitin 2001 është nderuar nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin “Pendë e Argjendtë” për vëllimin e legjendave “Nëna e Diellit” (“Nëna e Diellit”).

Mori edhe çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skeçe humoristike “As Miço, as Muço” (“Si Miço, si Muço”) nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në Nju Jork, në vitin 2003.

Për veprën e tij të gjerë dhe të vazhdueshme letrare të nivelit të lartë artistik, u dekorua nga Kuvendi i Shqipërisë me Medaljen e Punës dhe Urdhrin “Naim Frashëri, klasi II”.

Naum Prifti la pas një krijimtari të larmishme letrare në zhanre të ndryshme si tregime të shkurtra, drama, komedi, romane, skenarë filmash, pjesë teatri të kukullave, skenarë filmash të animuar, biografi, artikuj kritikë, gazetari etj.

I konsideruar si një nga shkrimtarët shqiptaro-amerikanë më me ndikim, Naum Prifti punoi si autor i pavarur në Nju Jork për tridhjetë vjet. Hulumtimet e tij të thella dhe subjektet që përshkruajnë realitetin e ashpër të përditshëm të diktaturës dikur dekadash në Shqipëri, i kanë bërë atij krahasimin me veprat e Solzhenicinit. Pavarësisht periudhës në të cilën janë shkruar, apo nëse janë krijuar në Shqipëri apo SHBA, tregimet e tij konsiderohen edhe sot një standard letrar i moskonformitetit.

Bibliografia e Naum Priftit përfshin Grinding of the Soul botuar nga Columbia University Press 2009 “një roman i fuqishëm historik që eksploron jetën nën regjimin ekstrem stalinist-maoist të Enver Hoxhës”. Koleksionet e tij me tregime të shkurtra, drama dhe kujtime përfaqësojnë vetëm një pjesë të trashëgimisë së tij letrare me ndikim. Puna voluminoze e Naum Priftit është një demonstrim i mjeshtërisë së tij krijuese, si dhe një manifestim i tipit të tij të shkëlqyer të humanizmit të endur së bashku me zgjuarsinë e mprehtë dhe stilin lirik.

Ai ka lënë pas gruan e tij 71-vjeçare, Rina, vajzat Loreta, Julika, Rafaela dhe nipërit Dorian dhe Rea.

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT