• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TROJET E ARBERIT: POLITIKANE- ULNI TENSIONET!

June 21, 2019 by dgreca

Thirrje e Shoqatës“Trojet e Arbrit“ për ulje gjakrash dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Shqipëri/

Tensionet politike që janë duke ndodhur këto viteve të fundit në Shqipëri janë si fryt i keq i qeverisjës që kanë ndodhur tash e gati tri dekada në Shqipëri.Shumica e politikaneve shqiptarë fatkeqësishtë ende nuk deshirojnë ta dinë rolin e tyre se funksionet politike dhe shtetërore janë funksione kalimtare dhe jo të përjetshme.

Mosmundësia e Alternativave të reja politike në Shqipëri ku e tërë politika tash e tri dekada sillet rreth tri grupimeve politike pa pasur mundësi që të ngriten alternativa të reja në politikën shqiptare ka bërë që një grumbull politikanësh pozitë dhe opozitë tash e tridhjetë vjet të mëndojnë se pa ata nuk frymohet nuk jetohët dhe as nuk mundet që Shqipëria të ecë përpara.

Zgjedhjet Bashkiake të, 30 Qershorit 2019 ku pozita këmbngulë që të mbahen kurse opozita i ka bojkotuar dhe Presidenti i ka çdekretuar krijon një situatë anarkie dhe kaosi që Shqipëria më, 30 Qershor 2019 të rreshqet në një përplasje civile që nuk dihet se kur mund të ndalet.Për këtë janë të angazhuar edhe shumë shërbime të huaja antishqiptare që po punojnë natë e ditë që çështja shqiptare në Evropën Juglindore të ngelë mbrapa dhe trojet shqiptare të përfshihën nga flaka e kaosi dhe  anarkia.

Shoqata “Trojet e Arbrit“ i bënë thirrje politikanëve në Shqipëri që urgjentisht ta shtyjnë datën e zgjedhjeve, të ulën në tavolinë pozitë dhe opozitë dhe pa asnjë kusht të caktojnë datën e re të zgjedhjeve ku në mënyrë demokratike t´iu ipet mundësia e votimit qytetarëve shqiptarë.Po ashtu ftojmë edhe Intelektualët me ndikim në Shqipëri dhe  në te gjitha Trojet Shqiptare,si dhe atdhetarët shqiptarë që duan që Shqipëria të ecë përpara që të bëjnë çka është e mundur që në këtë kohë të pakët sa ka mbetur ti ulnin palët në tavolinë dhe ti qetsojnë gjakrat.Shqipëria dhe shqiptarët kanë ma shumë vlerë për të jetuar, punuar dhe vepruar se sa një grup politikanësh miliarder që e ka kapur për fyti shtetin shqiptarë dhe nuk dëshiron ta lëshoi deri sa ta ngulfatë për vdekje.

Historikishtë e dimë se përplasjet civile në trojet shqiptare kanë lanë pasoja të dhimshme ku këto përplasje vëtem gjatë dhe pasë luftës së dytë botërore kanë lënë të vrarë 47000 shqiptarë  90 % të tyre janë pa varre.Në fund thërrasim politikanët që të mendojnë se paku një herë gjatë gjithë karrieres së tyre politike për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të ulën në tavolinë për të dhënë zgjidhje çështjeve politike.Më mirë sot se nesër do të jetë vonë, kur të shkaktohetë dëmi dhe nuk ka asnjë arsye që të kerkoni fajtorin tek tjetri se fajtorë jeni ju të gjithë së bashku pozitë dhe opozitë, deri sa nuk uleni që të rregulloni problemet shtetërore në bazë të rregullave demokratike.

Në emër të shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë“Trojet e Arbrit“ ju bën thirrje për ulje gjakrash dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve Nue Oroshi Kryetar.

Filed Under: Featured Tagged With: Trojet e Arberit-Ulni Tensionet

NJE GOSTI URIMI PER MIQESITE E VERTETA

June 21, 2019 by dgreca

NGA MARJANA BULKU/

Miqësitë e vjetra janë një ushqim jo i pakët shpirtëror i njeriut në kushtet në të cilat na ka vendosur lëvizja e lirë dhe sistemi global që përjeton sot bota. Ne ishim mësuar të jetonim pranë e pranë duke i siguruar vetes pak hapësira por shumë kënaqësi që vijnë nga njohjet e sigurta ndër breza .Ne ishim mësuar në atë varfërinë materiale e cila nuk ndjehej aspak e tillë kur miqësitë e pastra ta mbushnin shpirtin me ndjesi që bota e sotme post moderne pak ose aspak i njeh.Dhe kur rikthehesh prapë  tek miqësitë e vjetra edhe pse distanca gjeografike dhe koha na ndan jo pak , vlera e tyre ka shumëfish peshë dhe efekt në jetën tonë, aty ndjen se hapësira e madhe që sheh dhe prek nuk e ka tjetërsuar aspak peshën e miqësisë , përkundrazi.Ishte viti 1994 kur mikja ime e fëmijërisë dhe rinisë  Enela do ta linte jetën studentore për të ndërtuar atë familjare diku larg Shqipërisë por në zemër të Europës. Dhe ndarjet kanë edhe mallin edhe magjinë brenda dhe të gjitha bashkë me kalimin e viteve rriten ndërkohë kur  vetë jeta jonë përjeton  metamorfoza të shumta përmes të cilave konstante është miqësia, ajo e pastra , e kthjellta transparentja , ujëkulluar porsi liqeni pranë të cilit ecëm e biseduam gjatë gjatë, përgjatë vizitës time atje ,në Stanberg, Gjermani, një prej zonave më të pasura në burime natyrore vetëm 30 km larg  Mynihut.Tingujt e muzikës i shkojnë aq shumë përshtat liqenit aq sa duket sikur dalin nga ajo kthjelltësi e kristaltë që të qetëson syrin ndërsa bisedat e ngrohta përshkojnë tej e për tej çdo udhë e kryqëzim jete. Teksa Herlini, djali i madh i Enelës dhe Petritit të cilët mund të konsiderohen si emigrantët më të hershëm shqiptarë të vendosur këtu , luante në piano dhe këndonte në gjuhën shqipe ” lulja e majit” nuk ke se si të mos emocionohesh. Në 25 vite jeta e një familje përjeton stinë ngjyrash , lulzimesh, vyshkjesh  por kjo e shpërthimit të fëmijëve është më e bukura pranverë jete.Ne flasim pafundësisht për ta , dëshirat, profesionet e tyre që marrin udhë e formë pas studimeve, por asnjë përshkrim prindëror nuk mund të jetë më i bukur sesa komunikimi me këtë brez që padyshim është tejkalimi ynë në edukim, formim , aq sa ke qejf ti dëgjosh  madje edhe të debatosh me ta. Enela dhe Petriti janë brezi i parë i emigrantëve shqiptarë në Mynih dhe largimi nga Shqipëria për ta nuk ka qenë i lehtë , sidomos për Petritin.Ai është larguar në vitin 1990 me Ambasadat. I kujtojmë ato momente guximi të jashtzakonshëm që do ti prinin ndryshimeve të mëdha në Shqipërinë e mbyllur  në errësirën e burgut të vet. Ai ka mbetur po ai shpirt i lirë , si atëherë , me iniciativën e lirë përherë në kërkim të lirisë ekonomike e cila në Shqipëri vazhdon të mbetet ëndërr pa shtigje. Ndërsa Enela, romantike ëndërrimtare, e dashuruar pas të bukurës në veshje e stil, në sjellje e komunikim, êshtë po aq sportive dhe praktike , bujare dhe me shpirtin paqësor po me atë hapin metrosh ku për ta ndjekur të duhet të vraposh. Më rrëfen për vitet e para tē emigrimit …dhe unë imagjinoj studenten plot ëndra udhëve të një Europe që për çdo shqiptar mbeti ëndërr. Ajo është një guidë fantastike jo vetëm për shkak të profesionit por edhe të shijeve dhe klassit që e ka karakterizuar gjithë jetën. Janë vetëm tri ditë shëtitëse tej e përtej gjërave më të bukura që ofron Mynihu , por në mendjen time mbeten bisedat e ngrohta në oxhakun e ndezur , deri në mesnatë, tingujt që përshkonin tej për tej shtëpinë , oborrin e jeshiltë shumë pranë pyllit ku bletët prodhojnë mjaltin më të mrekullueshëm në botë . Ndaj kur ikën prej aty , diçka ka mbetur prapë aty… dëshira për tu rikthyer prapë e prapë ngjit edhe prej mjaltit  prodhuar mjeshtërisht , natyralisht në gji të asaj natyre magjike.Në pamundësi për ta bërë ditëlindjen tënde spektakolare siç ti Enelë ma bëre gjatë Ditëve Shqiptare në Bavari më lejo të them gëzuar përmes rrëfimit që natyrshëm nuk mundet ti shprehë të gjitha ndjesitë që lindin nga miqësitë e vërteta! Pastë vetëm ditëlindje për miqësitë që e zbukurojnë jetën tonë !21 qershor 2019…

Filed Under: Featured Tagged With: Marjana Bulku- Gosti-Miqesi te verteta

PAS SHKODRES, KAMZA, MATI, KLOSI, TROPOJA-ZJARR MATERIALEVE ZGJEDHORE

June 19, 2019 by dgreca

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim – dy parti opozitare në Shqipëri – i vunë flakën një zyre të Komisionit Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve e cila ishte vendosur brenda Shkollës së Mesme “Shejnaze Juka” të Shkodrës.

E gjithë baza materiale e sjellur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për përgatitjen e zgjedhjeve të 30 qershorit u dogj, raporton Zëri i Amerikës.

Në mesin e protestuesve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahija, i cili tha se “ky është vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje”.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se kjo është një “përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD-së për të djegur një shkollë në Shkodër”. Ministri ftoi qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky “turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës”.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se po vazhdon punën për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe paralajmëroi se çdo cenim i këtij procesi përbën vepër penale të ndëshkueshme.Këtij incidenti i parapriu ai në Bashkinë e Tropojës, kur një grup mbështetësish të opozitës bashkë me zyrtarë vendorë dhe deputetetin e zonës u futën me forcë në mjediset ku është vendosur Komisioni Zonal i Admistrimit të Zgjedhjeve Vendore të 30 qershorit në Bashkinë e Tropojës.Zgjedhjet lokale në Shqipëri ishin paraparë të mbahet më 30 qershor. Mirëpo, presidenti Ilir Meta shfuqizoi dekretin e datës së zgjedhjeve, duke thënë se kështu po shmangë një përshkallëzim të situatës. Kryeministri Edi Rama ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në datën e paraparë më 30 qershor.

Përshkallëzohet situata në Burrel dhe Kamëz të Shqipërisë

Shqipëria, që nga janari i vitit 2018 është përfshirë nga protestat e opozitës që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në qytetet ku partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kontrollojnë bashkitë, është raportuar për tensionim të situatës, pasi mbështetësit opozitarë janë grumbulluar pranë mjedisve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), duke kërkuar ndërprerjen e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, transmeton Zëri i Amërikës.

Situata është thënë të jetë përshkallëzuar në Kamëz dhe në Burrel, pasi protestuesit kanë tentuar hyjnë në mjediset e këtij Komisioni.

Është raportuar se policia ka përdorur edhe gaz lotjsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët më vonë kanë depërtuar brenda Pallatit të Sportit, dhe u kanë vënë flakën materialeve zgjedhore.

Tashmë ka disa ditë që mbështetësit opozitarë janë duke kërkuar që të lirohen hapësirat e vëna në dispozicion për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ata vlerësojnë se duhet respektuar dekreti i presidentit shqiptar, Ilir Meta për anulimin e këtyre zgjedhjeve dhe të mos ketë asnjë proces zgjedhor.

Por zyrtarë të KQZ-së në anën tjetër e kanë konsideruar të pavlefshëm vendimin e presidentit Meta dhe kanë vazhduar përgatitjet për zgjedhje.

Përshkallëzim i ngjashëm i situatës është raportuar edhe në Tropojë dhe Shkodër, ku policia ka arrestuar 13 persona.

Filed Under: Featured Tagged With: Opozita ne Shqiperi-Djegia e materialeve zgjedhore

RECOGNIZE ET APOLOGIZE!

June 18, 2019 by dgreca

RALLY FOR JUSTICE !

75th Year Commemoration of the Albanian Genocide by Greek General Et Nazi collaborator Napoleon Zervas

Thousands of Albanians, Jews Et Macedonians killed by the Greek Government of 1944 in order for Grees to be “Ethnically Cleansed.”

RECOGNIZE ET APOLOGIZE!

Date: Thursday  June 27.2019

TIME: 12.00 P.M.

PLACE: Consulate General of Greece

Adress: 69 E, 79th St, New York, NY 10075

(79th Street Between Madison Ave et Park Ave)

The Rally will start at the Greek Consulate & end in front on the Albanian UN Mission For FAILING to demand Justice for thousands of innocent Albanian Women, children & elderly for 75 years.

Greece Guillty for GENOCIDE

WE WANT JUSTICE NOT REVENGE!

Filed Under: Featured Tagged With: RALLY FOR JUSTICE

REZERVOJENI 20 QERSHORIN PER SHEN TEREZEN-Saint Teresa of Albania

June 17, 2019 by dgreca

Filed Under: Featured Tagged With: SAINT TERESA OF ALBANIA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 328
  • 329
  • 330
  • 331
  • 332
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT