Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim – dy parti opozitare në Shqipëri – i vunë flakën një zyre të Komisionit Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve e cila ishte vendosur brenda Shkollës së Mesme “Shejnaze Juka” të Shkodrës.
E gjithë baza materiale e sjellur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për përgatitjen e zgjedhjeve të 30 qershorit u dogj, raporton Zëri i Amerikës.
Në mesin e protestuesve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahija, i cili tha se “ky është vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje”.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se kjo është një “përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD-së për të djegur një shkollë në Shkodër”. Ministri ftoi qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky “turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës”.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se po vazhdon punën për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe paralajmëroi se çdo cenim i këtij procesi përbën vepër penale të ndëshkueshme.Këtij incidenti i parapriu ai në Bashkinë e Tropojës, kur një grup mbështetësish të opozitës bashkë me zyrtarë vendorë dhe deputetetin e zonës u futën me forcë në mjediset ku është vendosur Komisioni Zonal i Admistrimit të Zgjedhjeve Vendore të 30 qershorit në Bashkinë e Tropojës.Zgjedhjet lokale në Shqipëri ishin paraparë të mbahet më 30 qershor. Mirëpo, presidenti Ilir Meta shfuqizoi dekretin e datës së zgjedhjeve, duke thënë se kështu po shmangë një përshkallëzim të situatës. Kryeministri Edi Rama ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në datën e paraparë më 30 qershor.
Përshkallëzohet situata në Burrel dhe Kamëz të Shqipërisë
Shqipëria, që nga janari i vitit 2018 është përfshirë nga protestat e opozitës që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në qytetet ku partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kontrollojnë bashkitë, është raportuar për tensionim të situatës, pasi mbështetësit opozitarë janë grumbulluar pranë mjedisve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), duke kërkuar ndërprerjen e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, transmeton Zëri i Amërikës.
Situata është thënë të jetë përshkallëzuar në Kamëz dhe në Burrel, pasi protestuesit kanë tentuar hyjnë në mjediset e këtij Komisioni.
Është raportuar se policia ka përdorur edhe gaz lotjsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët më vonë kanë depërtuar brenda Pallatit të Sportit, dhe u kanë vënë flakën materialeve zgjedhore.
Tashmë ka disa ditë që mbështetësit opozitarë janë duke kërkuar që të lirohen hapësirat e vëna në dispozicion për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ata vlerësojnë se duhet respektuar dekreti i presidentit shqiptar, Ilir Meta për anulimin e këtyre zgjedhjeve dhe të mos ketë asnjë proces zgjedhor.
Por zyrtarë të KQZ-së në anën tjetër e kanë konsideruar të pavlefshëm vendimin e presidentit Meta dhe kanë vazhduar përgatitjet për zgjedhje.
Përshkallëzim i ngjashëm i situatës është raportuar edhe në Tropojë dhe Shkodër, ku policia ka arrestuar 13 persona.