• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

1909- TRAVEL 110 YEARS WITH DIELLI- 2019

March 24, 2019 by dgreca

PUBLICATION FORUM

Date: April 6 2019

Address: 3 West 51 Street, second floor

PANEL I – 11:30 – 12:00 

Prof. Nicholas C. Pano –  The Golden Age of Dielli 1909-1924 

Mr. Grant Harris – Dielli and Its Compeers: Ethnic Newspapers in the Early 20th Century

Dr. Elez Biberaj – My collaboration with Delli under the editorship of Xhevat Kallajxhiu, reflections on the current challenges facing the media in Albania and Kosova

PANEL II – 12:00 -12:30

Dr. Muharrem Dezhgiu Dielli in the Second Century

Arjeta Ferlushkaj An Inside Look Through Time – the Internal Structure of the Paper

Ambassador Mal Berisha A Government in Exile – Vatra’s Contribution in the Peace Conference in Paris 1919 and the UN Summit in San Francisko 1945

Break

Panel III – 1:45 –2:30

Loreta Loli & Agron Alibali Faik Konica Unknown Works – Writings and Essays Published in Dielli 1939 – 1942

Anton Çefa Editor, Nationalist and a devout democrat – Xhevat Kallajxhi

Idriz Lamaj The Albanian Anti-Communist Journalism in exile and Dielli

Break

Panel IV – 2:45-3:30

Ilir Ikonomi  Faik Konica’s Interview with Hilmar Baukhage of NBC Radio on April 8 1939

Rafaela Prifti  Editor and Vatra’s Secretary – Peter R. Prifti

Dalip Greca The Newspaper of the National Renaissance – 110 years of History, Challenges, Survival – Dielli’s Editors and Managers, their contributions and novelties

Closing remarks by Vatra’s Chairman Dritan Mishto 

            ***

GALA DINNER

GRAND BALLROOM

3 WEST 51th STREET

DOORS OPEN AT 6.00 PM

The Master of Ceremony Mariana Bulku will introduce the speakers and engage the audience.

The Judges of the Contest “110 Years of Dielli” will announce the winners of each entry and present the awards.

A visual exhibition prepared by Dritan Haxhija will offer the opportunity to walk through a condensed history of the 11 decades of the paper

Humorous snip bits and quibbles by the two giants of Dielli, Noli, Konica and more.

Silent auction of rare and valuable items such as original publications by Noli and Konica made available by Dielli’s Editor

Live Entertainment

Elegant Dining

Filed Under: Featured Tagged With: 6 Prill-Dita e Diellit

KOSOVA 1999: LIRIA VINTE NGA AMERIKA…

March 24, 2019 by dgreca

  • Light Armored Reconassaince Battalion patrol in Gnjilane . The Marines and sailors of the 26th Marine Expeditionary Unit are helping to enforce the implementation of the military technical agreement and to provide peace and stability to Kosovo. (Official United States Marine Corps photograph by: Sergeant Craig J. Shell)
  • Date:12 June 1999 Location: Kosovo Photographer:Kevin Capon Engr /Bridge 2 A Sapper from 9 Independent Parachute Squadron Royal Engineers looks towards a noise in the tree covered slopes of the Kacnik pass. Behind him is the strategic bridge that was vital to the route into Pristina if the British columb was to pass over it. As he guards the bridge Engineers check for hidden explosives. Crown Copyright G3 Media Ops HQ Land Command Wilton,Wilts SP2 OAG Tel No 01722 433315 Fax No 01722433677
  • Date:13June 1999 Location:Kosovo Photographer:Kevin Capon Garry OÕBrien-Kissing Fusilier Garry OÕBrien receives a bouquet of flowers and a kiss from a grateful Kosovar girl as he drove through a ransacked village. Garry who is 21 years of age and comes from Loch Lomond near Glasgow, is a Warrior Armoured Fighting Vechicle driver with the (Princess Margrets Own Glasgow and Ayreshire) Royal Highland Fusiliers and has only been in the Balkans for two weeks. He said ÒBefore we crosssed the border we were besiged with waving cheering refugees from the camps. They mobbed the vehicles and kept giving us fruit, flowers and packets of cereal. When we drove through Skopje there were thousands of people lining the street – it was like a cup final crowdÓ. Garry who was worried about what the bombing was doing to the Kosovars, before he came out said. ÒIt all seems worth while when you seee how happy the people are they are treating us a liberators and you can see why when you drive through the trashed villgesÓ. Crown Copyright G3 Media Ops HQ Land Command Wilton,Wilts SP2 OAG Tel No 01722 433315 Fax No 01722433677

-Para 20 viteve, në 24 Mars 1999,  nisi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s për Kosovën, forca më e madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me aviacionin luftarak godiste caqet e forcave kriminale serbe/

-Më pak se një vit para ardhjes së NATO-s në Kosovë, Presidenti Ibrahim Rugova në Uashington në takim me Presidentin Amerikan Bill Clinton: Duhet të na ndihmosh…Po në vitin 1998,  edhe Kryeministri i Britanik Tony Blair ia kishte dhënë “besën” Presidentit historik të Kosovës se do të ndihmonte/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

Reporteri i vetëm që transmetonte nga Prishtina/

PRISHTINË,  24 Mars 2019/ Në Kosovë para 20 viteve, në 24 Mars 1999, kur ndodhi fillimi ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me aviacionin luftarak që godiste caqet e forcave kriminale serbe vinte zëri i shpresës dhe besimit, fjala e Presidentit Bill Clinton që i drejtohej kombit Amerikan.

 “Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë fliste për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Ai zë i lirisë – liria për Kosovën po vinte nga Amerika…Nga Amerika dhe aleatët…

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 raportoja nga Prishtina në Tiranë se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike mbi pozicionet e forcave serbe.

Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”.

Vijoja se “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike.

Raportoja edhe se, “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”.

Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve.

Lajmin e jepja për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, për të cilën raportoja nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës.

Po atë lajm e dërgoja edhe për Radio Tiranën, me të cilën pastaj u lidha edhe drejtpërdrejtë në raportime, derisa në ato rrethana terri e lufte në Kosovë nuk mund të lexohej Agjencia e Lajmeve as nuk mund të shihej Televizioni Shqiptar.

Lajmet për ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s për Kosovën shkonin për gjithë kombin shqiptar edhe për botën, të raportuara nga Prishtina, nga lagjeja Ulpiana, nga banesa ime e mbushur refugjatë nga zonat e luftës.

Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme, edhe fjalën e Presidentit Amerikan Clinton, në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet ku ishin.

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

Ajo dritë shpëtimtare e lirie ishte e paralajmëruar…

Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars paralajmëronte nënshkrimin  e Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Po në atë 5 Mars 1999 kam raportuar edhe për një takim të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, që ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup-Maqedoni, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë-Kosovë.

Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s… 

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2019-tën feston 20 vjetorin e lirisë e 11 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

UASHINGTON, 29 MAJ 1998: PRESIDENTI RUGOVA  NË TAKIM ME PRESIDENTIN CLINTON:DUHET TË NA NDIHMOSH

Më pak se një vit para ardhjes së NATO-s në Kosovë, në 29 Maj 1998 Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, bëhej e ditur se Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në seancën solemne të Kuvendit të Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. 
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

Po në vitin 1998,  edhe Tony Blair, atëherë Kryeministër i Britanisë së Madhe, ia kishte dhënë “besën” Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, se do të ndihmonte.

Këtë e tregoi vetë Blair në Prishtinë në 9 Korrik 2010, në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës:

“Më kujtohet fundi i vitit 1998, vizita në Downing Street e Ibrahim Rugovës. Ai ishte një burrë i qetë dhe modest. Ai më dha një dhuratë të vogël të kristalit të purpurtë dhe të bardhë. E mbajta gjatë tërë qëndrimit tim në Downing Street mbi tavolinën time. Tash ajo ndodhet në shtëpinë time mbi kaminë. 
Ai (Rugova) më tregoi të vërtetën për Kosovën. Orvatjet e popullit të saj, nevojën që bota të dëgjojë, detyrën e botës për të vepruar. Ai nuk bërtiste, nuk e shfaqte gjendjen me slogane ose gjeste ekstravagante. Ai fliste butë por me një sinqeritet mbresëlënës. Përderisa largohej, më tha: ‘Ju lutem, po ju kërkoj vetëm një gjë: Mos lejoni që populli im të vuajë më. Ndjeni për të siç ndjeni për popullin tuaj. Dhe ndihmoni’. 
I thashë se Britania do të ndihmonte. Ia dhashë ‘besën’ time. Detyrimin tim. Dhe e mbajta. Sot kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh respektin tim për lidershipin, vendosmërinë dhe urtësinë e tij”.

Duartrokitjet frenetike në Kuvend shprehnin fuqishëm falënderimin dhe mirënjohjen e përjetëshme për Presidentin Amerikan Bill Clinton dhe Kryeministrin Britanik, Tony Blair, të cilët kishin vendosur të lëviznin NATO-n për Kosovën.

Dhe NATO me aviacionin e saj nisi ndërhyrjen shpëtimtare për Kosovën në mbrëmjen e 24 Marsit 1999…

FORCAT SERBE EKZEKUTOJNË SHQIPTARË NË MITROVICË E PRISHTINË, DJEGIN EDHE ZYRËN AMERIKANË NË KOSOVË 

Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve, lajmet e fundit që dhash nga Kosova drejt Tiranës ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe gjatë natës të shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicë, veprimtarëve e intelektualëve – udhëheqësit komunal Agim Hajrizi bashkë me nënën dhe djalin 12 vjeçar dhe poetit Latif Berisha.

Ai mëngjes i 25 Marsit 1999  sillte lajme të reja se forcat kriminale serbe gjatë natës  kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, në Prishtinë kishin rrëmbyr në shtëpi avokatin e veprimtarin e njohur për të drejtat e liritë njerëzore, Bajram Kelmendi, me dy bijtë e tij, të cilët i ekzekutuan. Forcat serbe kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpi shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta.  Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje për t’i pasur banorët  shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte.

Atë mëngjes të parë të pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 u këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimit dhe nisa kërkimin e ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt Kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet.

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli lajmit të 6 Majit 1999  i raportimeve që i bëja nga Kufiri jugor i Kosovës.

Lajmi, ku në ato rrethana nuk përmenda burimin – telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh nga një nënë mbrojë e gjallë bashkë me familjen e saj alarmonte: 

“Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe
po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të
qëndrojnë në shtepitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur
armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëpër objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja… Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për disa ditë me
radhë pranë postes së re të Prishtines, në lagjen Dardania…”.

Cak i goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës te Sheshi Gjargj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë.

Raportimet që bëja dëshmonin se forcat serbe vazhdonin fushatën për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 5 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit, kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

DHE ERDHI 12 QERSHORI 1999, DITA E LIRISË DHE PAQES, E HYRJES SË NATO-S NË KOSOVË

Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi, bombardimet përfunduan në 10 Qershor 1999, pasi një ditë më parë në Kumanovë, qytet në Maqedoni ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë, ishte arritur  Marrëveshja mes NATO-s dhe Beogradit për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës Veriatlantike në Kosovë.
Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 Qershor 1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë – Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar kufirin në Morin-Vërmicë, drejt Prizrenit…

Edhe në atë ditë e orë  historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja drejt Tiranës – në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit drejt Grykës së Kaçanikut…

Kosova, pas hyrjes së trupave të NATO-s – KFOR-it, u administrua sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në 17 Shkurtin histotik  2008 të shpalljes së Pavarësisë së njohur deri sot nga 116 shtete të botës.

REPORTERI I VETËM QË TRANSMETOJA…SI ARRITA TË RAPORTOJA NGA PRISHTINA NË TIRANË PËR NDËRHYRJEN E NATO-S QË PRITEJ

Në fillimet e pranverës së para 20 viteve, ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje, Francë, që kishte nisur në  6 Shkurt 1999 kishte përfunduar në 18 Mars me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar. Edhe derisa bisedohej në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës.

Ndërkohë, për shkak të rreziqeve,  shumica e reporterëve të mediave ndërkombëtare bashkë me MisioninVerifikues të Organizatës për Suguri dhe Bashkëpunim Evropian  (OSBE) ishin larguar nga Kosova para fillimit të ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike. Edhe në ato rrethana vazhdoja pa ndalur asnjëherë raportimet nga Kosova për në Shqipëri, edhe kur dukej e pamundur…

E, në 24 Mars 1999, ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike do bëheshin të pamundura.

Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain, Demë Jashari, në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë – Zvicër raportoja me telefon derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vellai me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës…

Media shqiptare ka shkruar edhe se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën në 24 Mars 1999.

 “PERVJETORI/ Rrëfimi i reporterit të vetëm që transmetonte nga Prishtina: Ç’ndodhi kur bombardoi NATO?”, është titulli i portalit TESHESHI për shkrimin që ia kam dërguar në 24 Mars 2015 gazetarit në Tiranë, Ylli Pata,  i cili ka punuar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë shumë vite dhe ishte aty edhe në ditën historike të 24 Marsit 1999 të fillimit të bombardimeve mbi caqet e forcave serbe të aviacionit të Aleancës Veriatlantike.

“Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës.

Behlul jashari është gazetari i vetëm që raportonte nga Prishtina për ngjarjen në kushte tejet të vështira. Në atë kohë Jashari ishte korespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare…”, ka shkruar ai në portalin ku theksohej se po botonin “kujtimet e reporterit që transmetonte nga një vend i fshehtë në kryeqytet”…

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari

30 vjet më parë imzot Pjetër Bogdani “erdhi” në New York

March 21, 2019 by dgreca

Nga Klajd Kapinova/

U mbushën 30 vjet nga koha kur në Campus Center të Fordham University Bronx, NY (më 7 tetor të vitit 1989), në kujdesin e kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York, u mbajt seminari shkencor, në përkujtim të 300-vjetorit të vdekjes së kryeipeshkvit imzot Pjetër Bogdanit.

Gjatë ditës së semnarit historik e kulturor, në nderim të personalitetit të shquar të historisë dhe kulturës shqiptare imzot Bogdanit, u mbajt një rend dite.

Hapja u drejtua nga z. Tonin Mirakaj, kryetar i këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në NY, ndërsa lutja fetare, për kujtimin e shpirtit të prelatit të pavdekshëm u bë nga I Përndershmi dom Pjetër Popaj.

Më pas të pranishmit, u ngritën në këmbë e nderuan dhe shoqëruan me këngë hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, të kënduar me një pathos të veçantë nga aktivistët e palodhur të kishës: Fran Shala dhe Miliana Mirakaj.

Shpesh njerëzit e artit dhe kulturës, qoftë në trojet etnike shqiptare dhe diasporë, ku punojnë e jetojnë bashkëkombasit tanë, kur dëgjojnë të flitet e të shkruhet, për një seminar, për një figurë të rëndësishme të historisë dhe të kulturës sonë, i shtyn kurioziteti të bëjnë pyetjen: Si e gjejnë kohën mërgimtarët tanë në Amerikë, të merren me organzimin e kuvendit, me përmbajtje dhe nivel të lartë shkencor, mbi përkujtimin e figurës shumëplanëshe të imzot Pjetër Bogdanit, i cili ndërroi jetë afërsisht 320 vjet më përpara!?

E natyrshëm vjen edhe përgjigjia. Komuniteti shqiptar në ShBA, ndonëse i pakët në numër, në disa shtete metropolitane kryesore, është përpjekur, sipas kushteve dhe rrethanave, mjeteve e burimeve financiare të tubohet, duke formuar klube, organizata, shoqata patriotike, kulturore, krahinore, duke vënë shpesh emertime, që përkojnë me figurat kryesore të historisë së popullit tonë.

Në këtë mënyrë, linden e u zgjeruan aktivitetet me profil shumëplanësh mbi përkujtimin e historisë, figurave, dokeve, zakoneve, traditave, gjuhës, artit, kulturës, muzikës, pikturës etj., që në formë fragmentare u bartën nga kolonët e parë emigrantë shqiptarë, që u vendosën në ShBA.

Breznitë shqiptare këtu, kanë ruajtur shumë nga tradita e të parëve të tyre, por sigurisht në masë të pakët, mbasi Amerika qindramilionësh vazhdimisht bluan me zhvillimin e integrimin e saj të vrullshëm kulturat e popujve të mëdhenj e të vegjël, të cilët bëjnë sakrifica të mëdha për t’i mbijetuar asimilimit të pashmangshëm.

Duhet thënë se rolin kryesor të mbijetesës, në komunitetin e vogël heterogjen (nga të gjithë trojet etnike) shqiptarë në Amerikë (para vitit 1990 të shekullit XX), e kanë luajtur qendrat fetare të komunitetit, ku në mënyrë të veçantë spikat me efektivitet origjinal atdhetar kisha katolike në New York.

Që prej 16 Qershorit 1962, kur themelohet Lidhja Katolike Shqiptare Amerikane (The Albanian American Catholic League) në St. Cyril’s Slovenian Catholic Church, 62 St. Mark’s Place, New York, është bërë traditë ecja në gjurmët e paraardhësve shumëshekullore të prelatëve dhe shoqërive të ndryshme fetare, kulturore e patriotike të vendlindjes, të mbahen gjallë e të pasurohen më tej vlerat tona kulturore…

Si lindi ideja dhe suksesi?

Ideja qëllimmirë, për të përkujtuar dhe nderuar personalitetin e madh të shek. XVII, imzot Pjetër Bogdanin dhe veprën e tij, u paraqit në fillim, në mbledhjen, që mbajti këshillit i kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, NY (në muajin dhetor të vitit 1988), nga z. Gjek Gjonlekaj, aktivist i njohur në komunitetin katolik dhe ish gazetar i Radios “Zërit të Amerikës”, administratori i kishës, I Përndershmi dom Rrok Mirdita dhe krejt këshilli i kishës, përmes kryetarit të saj z. Tonin Mirakaj e miratoi njëzëri idenë e mirëseardhur.

Që nga ai moment i gëzueshëm, u vendos bashkërisht, që në mbledhjen e parë në Vitin e Ri 1989 të zgjidhet një komision, që të fillojë përgatitjet e nevojshme, të caktojë pikat e projektit të rëndësishëm, duke përfshirë me saktësi e detaje kohën, vendin si dhe të vendoset se kush do të jenë ligjëruesit shkenctarë, në fushën e studimeve të letrave shqipe dhe albanologë të shquar, që do të kumtojnë më temat e tyre për rastin solemn të përkujtimit të arqipeshkvit shqiptar.

 Për organizimin puna filloi pa humbur kohë. Ishte një ide dhe punë serioze, që kërkonte shumë mund, kohë, durim, shpenzime monetare etj., tashmë kishte filluar të bëhet realitet, falë angazhimit serioz të këshillit të kishës, përmes kryetarit dhe stafit, që e shoqëronte atë.

Kështu me 12 shkurt 1989, këshilli i kishës, zgjodhi komisionin përgatitës të seminarit, të përbërë prej zotërinjve: Tonin Mirakaj kryetar dhe antarët e nderuar: Gjek Gjonlekaj, Preç Koçaj, Ndoc Shkreli, Pretash Curanaj, Gjelosh Rukaj, Aleks Mirdita, Simon Simolacaj, Fran Shala.

Më 24 maj 1989, në ambientet e kishës shqiptare, grupi i punës përgatitore i kryesuar nga z. Tonin Mirakaj dhe administratori i kishës I Përndershmi dom Rrok Mirdita, morën pjesë në takimin e parë, për të diskutuar programin dhe procedurat e tjera që duheshin, për mbarëvajtjen sa më të mirë të punimeve të seminarit në fjalë.

Të gjithë ishin të impenjuar seriozisht dhe me një ndjeshmëri të lartë atdhetare, që manifestimi më i rëndësishëm kulturor, të dalë me një nivel sa më të lartë dhe miqtë e ftuar ta ndjejnë vetën si në shtëpinë e tyre.

Në këtë mbledhje, u bisedua rreth organizimit me karakter ndërkombëtar të tubimit, si i vetmi në llojin e vet, në komunitetin shqiptar të Amerikës dhe një rast unikal në botën shqiptare asokohe të mergatës.

Vetë prania e personaliteteve të shquara në evenimentin special, tregonte sesa me seriozitet e kishte marrë komisioni përgatitës, organizimin deri në detaje të tubimit, në përkujtim të klerikut, letrarit, dijetarit dhe personalitetit te ndritur të historisë së popullit shqiptar ipeshkëvit  Bogdani, duke nderuar dhe respektuar kësisoj jetën dhe veprën e tij, në dobi të kombit të vet.

Karakteri ndërkombëtar, vinte nga fakti, se folësit profesionistë, do të ftoheshin nga Gjermania, Italia, Kosova dhe ShBA – ës. Për të pasur kohën e mjaftueshme, për organizimin u caktua, që seminari të mbahet në ambientet e Fordham University në Bronx, New York, më datën 7 tetor 1989.

Në lajmërimin e hartuar nga komisioni përgatitës, që mban datën 3 korrik 1989, ndër të tjera lexojmë: “Këshilli i kishës katolike shqiptare në New York, adminstratorit I Përndershmi dom Rrok Mirdita dhe ndihmësi i tij dom Pjetër Popaj, lajmërojnë të gjithë bashkësinë shqiptare, se me datën 7 tetor 1989, do të mbahet një “Seminar Përkujtimor”, me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Ipeshkvit të kishës katolike, teologut, shkrimtarit, themeluesit të letërsisë shqipe dhe patriotit të madh shqiptar imzot Pjetër Bogdanit… Të gjithë shqiptarët pa përjashtim janë të mirëpritur. Për dashamirët dhe ata që studiojnë kulturën dhe letërsinë shqipe, është një rast shumë i përshtatshëm e i rrallë, ku, kanë për të pasur mundësinë të dëgjojnë vërtetë mjeshtër të albanologjisë shqiptare, sipas temave të përzgjedhura.”

Në atë mbledhje u vendos, që seminari të mbahet në restorantin “Eastwood Manor”, 3371, Eastchester Road, Bronx, New York, aktiviteti ishte parashikuar të fillonte në orën 12:30 të ditës, duke vijuar deri në orën katër të mbasditës.

Mirëpo në tubimin tjetër organizativ po për këtë problem, u vendos përfundimisht, që aktiviteti shkencorë, të mbahet në Fordham University, duke lëshuar me këtë rast edhe lajmërime të reja, për komunitetin shqiptar në Amerikë.

U vendos gjithashtu, që të ftohen si kumtues: atë Danjel Gjeçaj O.F.M. nga Roma (Itali) Prof. dr. Martin Camaj Mynihu (Gjermani), Prof. Arshi Pipa (ShBA). Aktivisti i palodhur i komunitetit tonë, gazetari z. Gjek Gjonlekaj, në mbledhje, propozoi, që të ftohen edhe ligjerues nga Kosova, duke përmendur dhe përshkruar me një Curricum Vitae esenciale emrat e dy albanologëve të shquar, si: Prof. dr. Ibrahim Rugova dhe Prof. dr. Engjëll Sedaj.

Mirëpo grupi përgatitor, i kryesuar nga zoti Mirakaj, kishte menduar edhe alternativën tjetër. Kështu, nëse ishte e pamundur ardhja e studiuesve nga Kosova, për arsye objektive, të situatës së ndezur politike në ato vite në krahinën autonome, u mendua, që të ftohen imzot Nikë Prela (1918-1996) ipeshkëv i Kosovës dhe imzot Pjetër Perkoliq arqipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë.

Administratori i Kishës, I Përndershmi dom Rrok Mirdita dhe komisioni, pranoi këtë propozim, për vijimsinë e realizimit të programit të përkujtimit me propozimet e reja, nëse mungojnë studiuesit e shquar kosovarë.

I kudondodhuri e i palodhuri, z. Mirakaj, pa vonesë, u angazhua drejtpërdrejtë me formalitetet e tjera të rëndsishme, duke u dërguar menjeherë ftesat zyrtare personave të lartpërmendur, në emër të këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” New York.

Pa vonesë, u nisën me postë të gjithë ftesat zyrtare, për studiuesit profesionistë të jetës dhe veprës së Imzot Bogdanit, të cilat u konfirmuan me përgjigje pozitive mbas disa ditësh nga patër Danjel Gjeçaj, prof. Arshi Pipa, prof. dr. Engjëll Sedaj dhe prof. dr. Martin Camaj.

Të gjithë të ftuarit special si kumtues, shprehen kënaqësinë për insiativën e mirëseardhur dhe pranuan me shumë dëshirë e kënaqsi shpirtërore, për të marrë pjesë në evenimentin shumë të rëndsishëm  mbarëshqiptarë.

Profesor Martin Camaj, duke kërkuar ndjesë, në pamundësi për të qenë atë ditë fizikisht në New York si ligjërues, me postë dërgon punimin shkencorë, që në ditën e seminarit u lexua nga dikush tjetër.

Për të mos pasur  përsëritje në temat e autorëve që kishin marrë për studim, u kerkua për efekt edhe të programit ose fletëpalosjes, (që do t’u jepej edhe të pranishmëve në auditorin e Universitetit), studiuesit të përcaktojnë dhe dërgojnë mundësisht titujt e temave të tyre me profile të ndryshme mbi imzot Pjetër Bogdanin dhe veprën e tij.

Jo të gjithë konfirmimet kishin mbërritur në qendrën e komisionit organizues të seminarit. Mungonte përgjigja e ftesës pozitive ose negative nga albanologu Prof. dr. Ibrahim Rugova. Kështu në lajmërimin, që komisioni përgatitës lëshoi më 3 korrik 1989, për mbajtjen e seminarit, nuk gjindej emri i tij. Të gjithë ishin të shqetësuar, pse nuk kishte asnjë përgjigje nga dr. Rugova.

Nga ana e tjetër, sikurse kujton z. Tonin Mirakaj: “Ai e kishte marrë ftesën dhe ishte përgjigj pozitivisht, por se përgjigja e tij me shkrim kishte “humbur” në “postën” ish – Jugosllave askohe.”

Profesor Engjëll Sedaj lajmëroi z. Tonin Mirakaj, se prof. dr. Ibrahim Rugova e ka marrë ftesën dhe është përgjigjë pozitivisht. Por sërisht enigma vijonte të brente komisionin, i cili i bazuar në konfirmimin e prof. dr. Engjëll Sedajt, u dërgon menjëherë dy albanologëve kosovarë garancitë dhe biletat e udhëtimit me linjën ajrore të kompanisë jugosllave “JAT”, për një qëndrim në ShBA për 10 ditë.

Me datën 30 gusht z. Gjek Gjonlekaj, mundi të gjente numërin e telefonit privat të prof. dr. Ibrahim Rugovës, të cilin ia dha z. Tonin Mirakaj.

Mbas disa përpjekjeve, z. Mirakaj, ra në kontakt direkt me albanologun. Ai u gëzua shumë për ftesën, nderimin dhe vlerësimin, që kisha katolike shqiptare në New York dhe komuniteti shqiptar i kishte bërë atij, për të qenë një mik i nderuar midis mërgimtarëve në Amerikë.

Në bisedë e sipër dr. Rugova, konfirmoi se e kishte marrë ftesën dhe shtoi, se: “Jam përgjigjur pozitivisht se do të marre pjesë me shumë gëzim, porse përgjigja ime ka “humbur” në postë…”

Aktivisti Mirakaj, mbasi e falënderoj për bisedën e ngrohtë që po zhvillonin, e vuri në dijeni, se garancitë dhe biletat e udhëtimit Jugosllavi – New York dhe kthimi me linjën ajrore “JAT”, ua kishte dërguar dy ditë më parë me postë, në adresën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, pranë Universitetit të kryeqytetit.

Nga ana e tjetër prof. dr. Ibrahim Rugova, u interesua për temat e folësve në seminar, në mënyrë që të mos kishte përsëritje të kumtesave nga studiuesit. Në këtë bisedë, iu dha tema e caktuar për atë qëllim: “Historia shqiptare në veprën e Bogdanit”. Ai e pranoi me shumë kënaqësi, duke përshëndetur në telefon: “Mirë u pafshim në New York!”

Publicisti veteran z. Tonin Mirakaj, gjithë ditën e gjatë orëve të mbasditës, përveç punës së përditshme, lëvizte në shumë drejtime, për përgatitjen deri në detaje e të gjithë programit të caktuar, për realizimin sa më mirë e me detajet më të vogla të simpoziumit. Ai pa vonesë lajmëron meshtarin Të Përndershmin dom Rrok Mirditën, aktivistin z. Gjek Gjonlekaj dhe antarët e tjerë të komisionit, për bisedën e zhvilluar në telefon me albanologun e mirënjohur Prof. dr. Ibrahim Rugovën.

Ishte koha e përshtatshme, për të gjetur një auditor të madh dhe shumë komod, për ligjëruesit dhe pjesëmarrësit e shumtë, që do të nderonin figurën e prelatit e atdhetarit të madh shqiptar.

Komisioni nën drejtimin e z. Mirakaj, bie në kontakt me menaxheret dhe stafin e Fordham University në Bronx, New York. Qëllimi kryesor i tyre ishte sigurimi i një salle komode me kapacitet të madh vendesh, podiumi dhe elementët e tjerë të fonisë.

Zoti, po ndihmonte me bujari të gjithë aktivistët e kishës, që kishin njetin dhe vullnetin e mirë. U sigurua salla e Universitetit e u shpërndanë menjëherë lajmërimet qendrave të informimit radiove dhe mediave informuese të shkruar të komunitetit tonë.

Dr. Rugova, ishte një problem!?

Me ardhjen e dr. Rugovës, u plotësua lista e folësve, duke krijuar kësisoj portretet e personaliteteve të shquara të kulturës dhe letërsisë së botës shqiptare.

Kujtojmë, se asokohe dr. Rugova, njihej vetëm si një shkrimtar, edukator, albanolog i letrave shqipe, por se në politikë ishte në fillim të aktivitetit të tij. Në këtë mënyrë, lajmi i ardhjes së tij në New York, përbënte një ngjarje të rëndësishme për të gjithë mërgatën tonë në Amerikë.

Mirëpo nga ana e tjetër, lajmi i gëzueshëm, solli një problem të madh, për organizatorët e aktivitetit kulturor.

Fakti, se ai tashmë po bëhej një person publik me reputacion në rritje, bëri që organizatorët të mendonin më shumë për sigurinë e tij.

Tashmë, ai duhej ruajtur nga ndonjë rrezik i papritur ose i organizuar nga elementë keqbërës, që në këtë rast mund të turpëronte kishën dhe komisionin organizues.

Nga të gjithë grupi i punës, u mendua, që për profesorët e ardhur nga Kosova prof. dr. Ibrahim Rugova dhe prof. dr. Engjëll Sedaj, të sigurohej vendqëndrimi në një ndër hotelet më të mira dhe me eksperiencë, në ruajtjen e diplomatëve botërorë, pra me reputacion të njohur në këtë vend.

Për këtë qëllim, u shfrytëzua miqësia e djalit të aktivistit Tonin Mirakaj, të riut Danjel Mirakaj, i cili, me dëshirë të madhe u takua me miqtë e vet në Manhattan East Hotels. U sigurua një suite me dy dhoma fjetjeje komode dhe dhomë pritjeje në “Beekman Towers” në 49 th Street, në katin e 17-të (Manhattan, New York) nga dritaret e së cilës, shihej për bukuri ndërtesa e madhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Një vend shumë i përshtatshëm, për mysafirët e shtrenjtë, u rezervua nga vetë kisha dhe komunitetit ynë në New York. prof. dr. Ibrahim Rugova, ishte shumë i gëzuar dhe emocionuar se gjendej përballë OKB – së. Ndërsa po i hedhte një vështrim përkëdhelës ndërtesës prej xhami të Kombeve të Bashkuara nga dritarja, prof. Rugova, me buzëqeshje tha: “Aty në atë ndërtesë do të zgjidhet problemi i Kosovës!”

Për arsye sigurie, nuk u lajmërua nga mediat e komunitetit ora e mbërritjes së tij. Në aeroport profesorët kosovarë, u pritën nga një grup i vogël, i përbërë nga administratori i kishës katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” I Përndershmi dom Rrok Mirdita, dom Pjetër Popaj, kryetari i këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, z. Gjek Gjonlekaj dhe antarë të komisionit përgatitës.

Përveç makinave personale, familja Biberaj, kishte dërguar një limozinë për mysafirët, në shenjë respekti dhe vlerësimi të lartë.

Nga aeroporti “J.FK.”, automjetet në karvan u nisën për në “Beekman Towrs”, ku lanë valigjet e mysaferëve e u ngjitën sëbashku të gjithë në banesën e aktivistit z. Tonin Mirakaj në Fifth Avenue, Manhattan, New York, ku u kalua një mbrëmje shumë e gëzueshme.

Nga kjo darkë dhe mikpritje tipike bujarie shqiptare, z. Mirakaj, ruan shumë mbresa e kujtime të pashlyeshme.

Ndër të tjera, ai rikujton: “Profesor Rugova, pinte shumë duhan, cigare mbas cigares pa ndërprerje. Ai edhe kur hante bukë, cigaren e mbante të ndezur në njenen dore. Gjatë darkës bashkëshortja ime Miliana, kur e pa me cigare të ndezur, u afrua të merrte pjatën. Duke buzëqeshur profesor Rugova, iu drejtua asaj: jo zonjë, se kështu e kam unë, ushqim dhe duhan bashkë! Të gjithë që ishim aty qeshëm dhe atmosfera u bë edhe më e gëzueshme. Ata ndieshin si në shtëpinë e tyre, duke kaluar kështu orët e imta të mbrëmjes ngrohtësisht. Në atë mbrëmje, ndër të ftuarit ishte miku im doktor Salvatore Delprete, i cili kishte vënë re me habi mënyrën sesi profesor Rugova e pinte duhanin pa ndërprerje. Dr. Delprete, kishte pa gjithashtu, ndonëse nuk e kuptonte gjuhën shqipe, se prof. Rugova, ishte një njeri me rëndësi nga mënyra se si njerëzit silleshin rreth tij. Tonin, më tha: “Thuaj Profesorit, se duhani ka me i marrë jetën, po e vazhdoj në atë mënyrë!”. I thashë dr. Rugovës çka tha doktori. Mbasi e falënderoj doktorin, për kujdesin që tregoi, tha: “Eshtë e vërtetë, se duhani do të më shkurtoj jetën, por në këtë kohë, nuk mundem ta lë duhanin. Ndoshta një ditë, dikur në të ardhmen, kush e di!?…”

Mbas darkës mysafirët, u shoqëruan në “Beekman Towers” që të shlodhen dhe të përgatitën për seminarin, që fillonte me datën 7 tetor 1989, në ora 10 të mëngjesit…

Qysh në orët e para të mëngjesit vjeshtor, grupi organizativ, me në krye z. Tonin Mirakaj, administratori e kishës, I Përndershmi dom Rrok Mirdita dhe dom Pjetër Popaj, ishin në ambientet komode, ku pritej të mbahej tubimit.

Salla e madhe e Fordham University, ishte e mbushur plot e për plot dhe qindra bashkëatdhetarë të tjerë qëndronin në koridor në pritje.

Dyert ishin të hapura dhe nga dritaret e mëdha ata që nuk kishin mundur të gjenin vend për t’u ulur prisnin të ndiqnin fillimin dhe zhvillimin e takimit kulturor dhe përkujtimor, kushtuar burrit dhe prelatit të madh të kombit.

Pjesëmarrja e madhe e bashkëkombasve i kishte kaluar parashikimet e organizatorëve të tubimit atdhetar. 

Në kohën e caktuar, në mes duatrokitjeve dhe buzëqeshjeve mirëseardhëse kryetari z. Tonin Mirakaj, hapi siparin e punimeve të seminarit, dhe ftoi Të Përndershmin dom Pjetër Popaj, që të thotë Lutjen Shpirtërore të rastit.

Mbas lutjes, simbas programit të detajuar me kujdes, u kënduan hymnet kombëtare të ShBA-së dhe Shqipërisë, përmes zërit melodios nga aktivistja e kishës zonja Miliana Mirakaj dhe zoti Fran Shala.

U këndua, gjithashtu kënga “Trim vigan Pjetër Bogdani” nga kori i kishës katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe shoqëruar në piano nga kompozitori kosovar Gjon Gjevelekaj.

Sërisht z. Mirakaj, paraqiti kryetarin e seminarit, Të Përndershmin dom Rrok Mirdita.

Ndër të tjera, në fjalën e tij tha: “Për të kryesue seminarin, komisioni përgatitës, ka zgjedhur një person, me të vërtetë të kualifikuar, në kuptimin e plotë të fjalës. Ky për një kohë të gjatë mëse 24-vjeçare, është në shërbim të Zotit dhe bashkëatdhetarëve të tij, dhe 16 vjet prej këtyne, në shërbim të komunitetit katolik shqiptar në New York me rrethe… Krahas me ushtrimin e detyrës së tij si bari shpirtnuer i komunitetit katolik, ky ushqen një dashuni të zjarrtë për gjuhë, kulturë, letërsi dhe tradita kombëtare, të cilat janë bazë e ekzistencës së grupeve etnike këtu në Amerikë dhe mbahen, ruhen dhe përtrihen, me aktivitete fetare e shoqnore.”

Gjatë kohës, që përmendeshin me radhë emrat e personaliteteve pjesëmarrës, duatrokitjet frenetike shoqëruan gjithësecilin. Por salla, ushtoi edhe më shumë, kur u përmend emri i prof. dr. Ibrahim Rugovës, liderit të ri të popullit martir të Kosovës.

Folësit u paraqitën me radhë, sipas programit nga I Përndershmi dom Pjetër Popaj, z. Tonin Mirakaj e I Përndershmi dom Rrok Mirdita.

Kur erdhi radha, punimi shkencor i prof. dr. Martin Camaj, u lexua nga kryetari i seminarit, I Përndershmi dom Rrok Mirdita.

Perkujtimi kulturor përfundoi në ora 5 mbasdite, me fjalën përmbyllëse të kryetarit dhe meshtarit katolik, Të Përndershmit dom Rrok Mirdita.

Administratori i kishës, dom Rrok  Mirdita tha:

“Mbyllja e seminarit, do të merrete shumë kohë me falenderue të gjithë ato që kanë punue, për ketë tubim kulturor, që të dalë më sukses.

Megjithatë, nuk mundem kurrsesi pa përmend disa prej tyne. Kujt ma parë me u falenderue, se profesorave këtu, njerëz të shquem të shkencës së albanologjisë, të cilët, jo vetëm se kanë derdh djersë e mund, por janë lodhë me ardh prej larg. I falënderoj të gjithë, që na e bane të mundun me e njoftë ma mirë viganin e letërsisë dhe prelatin e naltë të kishës katolike imzot Pjetër Bogdanin.

Falënderoj komisionin përgatitës, me në krye z. Tonin Mirakaj, i cili nuk u kursye asnjëherë, nuk kursej kohë as të holla për të bërë të mundur daljen me sukses të këtij seminari.

Falënderoj zotnijtë: Gjek Gjonlekajn, Preç Kaçaj e shumë të tjerë, të cilët do ti përmendim në darkën që do të kemi. Nuk mund të lë papërmend, bijën shqiptare Pashka Elezaj, e cila jo vetëm na zbukuroj sallën, por edhe na ofroj ma tepër afër Bogdanin, me pikturen që ajo me mjeshtëri e realizoi.

Falënderoj prof. dr. Engjëll Sedajn, për pikturën e bukur të Bogdanit, që ai na dhuroj. Këto bahen pasuni e Shoqnisë “Pjetër Bogdani”, e cila, qysh më sot i ka rranjët edhe këtu, sepse ishte ai, i cili, punoi e jetoj shumë për ruajtjen e thesarit të çmueshëm letrar e kombëtar deri sa kaloi në amshim.

Ai ruajti si dritën e synit gjithçka kombëtare. Në këtë mënyrë, ne mund ti japim vlerën, që meriton këtij kolosi të ndritun të kombit tonë, duke e radhitur kështu me dinjitet në vendin e metiruar në panteonin e artë të kulturës shqiptare.”

Darkë gazmore

Në mbrëmje të datës 7 tetor 1989, në ora 7 mbasdite, komisioni përgatitës i seminarit, organizoi një darkë gazmore, në respekt të folësve të shquar nga Europa dhe Amerika, në restorantin “Eastwood Manor” Bronx, New York, ku morën pjesë mëse 700 bashkatdhetarë, që kishin ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës.

Darka u kryesua nga krytari i këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” z. Tonin Mirakaj, i cili mbas një përshendetje të shkurtër, u paraqiti pjesëmarrësve mysafirët e shquar në tryezen e nderit. Midis tyre shquheshin atë Danjel Gjeçaj O.F.M., dom Rrok Mirdita administrator i kishës shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, prof. dr. Ibrahim Rugova, dom Pjetër Popaj ndihmësadministrator i kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”, prof. dr. Engjëll Sedaj, prof. Arshi Pipa dhe gazetari i “Rilindjes” në Prishtinë z. Agim Fetahu.

Darka, kaloi mes një atmosfere të ngrohtë dhe miqësore. Të gjithë miqtë e nderit e  ndjenin vetën si në shtëpinë e tyre.

Kryetari i darkës njoftoi pjesëmarrësit, se gjatë kësaj darke festive, fjalimet janë të kufizuara nga vetë fakti se me fjalime kishte kaluar e gjithë dita në Fordham University, duke i lënë vendin muzikës dhe humorit popullor në tavolinat, ku tashmë ndanin gëzimin e përbashkët të gjithë bashkëatdhetarët tanë.

Muzika me instrumente tradicionale popullore me këngëtarë të komunitetit, ishte pjesa më e bukur dhe një mënyrë më shumë, për të ndjerë vetën të gjithë si në një shtëpi të madhe.

Grupi muzikor dhe kërcimtarët e “Rozafatit” (1978), e ngritur pranë Qendrës Kulturore të kishës, bëri që të këndonin të gjithë me gojë e zemër këngët e bukura të gurrës origjinale popullore, të drejtuar me mjeshtëri nga aktivisti z. Fran Shala. Një kërcim artistik, që solli kënaqësi për të gjithë, ishte “Vallja e Rugovës”, e vjetër sa vetë historia e krahinës me të njëjtin emër, që u interpretua me ndjesi zemre e kënaqësi shpirti nga grupi i njohur “Rozafat”.

Një javë me mysafirët

Suksesi më i madh sa pritej asokohe, ishte ruajtur në ditën e seminarit, ku u tubuan mijëra shqiptarë nga disa shtete të Amerikës.

Media i bëri jehonë, duke e pasqyruar nëpër faqet e gazetave dhe revistave që botoheshin në Amerikë, ndërsa në Shqipëri sundonte një heshtje varri.

Kështu gazeta “Zëri i Atdheut” (Tetor-Nëntor 1989), në një artikull redaksional me titull: “Madhështia e një Seminari”, ndër të tjera shkruante:

“Nji tjetër arsye, që e zgjoi kërshërinë e mërgimtarëve shqiptarë për këtë eveniment historik, kombëtar, fetar e kulturor, ishte ajo, që kisha katholike shqiptare i ftoi me marrë pjesë në ketë seminar dy shkollar shqiptar nga Kosova, përndryshe studijues të rrastë të Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij gjeniale: Prof. dr. Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës – njeni ndër përfaqsuesit ma eminent të kulturës shqiptare jo vetëm të Kosovës dhe kolegu i tij prof. dr. Engjëll Sedaj – që të dy profesorë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë.

Pjesëmarrja me aqë shumicë dhe rangu aq i naltë akademik i ligjëruesve të rastit të lejshin me kuptue pamvarsisht, se gjindeshim në njenën nga dy qendrat krysore të kulturës shqiptare – në Tiranë a Prishtinë…

Shtojmë, sesi në seminar, ashtu edhe në darkë, mori pjesë z. Tom Christo, shqiptar i gjeneratës së parë i lindun këtu në ShBA nga New Hamshire, i cili, njiherit asht edhe kandidat në vitin që vjen i Partisë Republikane për senator të Shteteve të Bashkuara t’Amerikës, ku u njoh dhe u përshëndet me shumë mërgimtarë shqiptarë.”

Ndërsa radio “Zëri i Shqiptarëve të Lirë” (Edicioni i parë i lajmeve, më 28 Nëntor 1989), dhe “Revista Radiofonike e Shqiptarëve të Amerikës”, komentuen shume favoreshem mbi zhvillimin e punimeve te seminarit.

Jo larg tyre mbetën edhe gazeta e vjetër e komunitetit tonë “Dielli” (1909) e Federatës Panshqiptare “Vatra”(1912), e cila në kolonat e saj shkrimore, i la një vend të rëndësishëm zhvillimit të punimeve të seminarit.

Revista “Koha e Jonë”, që asokohe dilte në Francë, botoi një artikull analitik mbi tubimin kulturor, duke e ilustruar figurën e imzot Pjetër Bogdanit me përkujtimin, që kisha katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”, nën udhëheqjen e klerikëve Të Përndershëmve dom Rrok Mirdita e dom Pjetër Popaj dhe kryetarit të këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, mundën që të korrin suksesin e një pune të madhe përkushtuese dhe vullnetare për mbarëvajtjen e seminarit.

Koha e lirë mbas seminarit me miqtë special të ftuar nga Kosova, si: Prof. dr. Ibrahim Rugova dhe prof. dr. Engjell Sedaj, prof. Arshi Pipën dhe atë Danjel Gjeçaj O.F.M., kaloi në një atmosteferë miqsore me darka e shetitje të lira, në ambientet e bukura të Manhattan-it New York.

Profesorët Rugova e Sedaj, udhëtuan në Washington D.C., të shoqëruar nga antari i  komisionit përgatitës z. Simon Simolacaj, ku kaluan dy ditë të këndshme.

Atje i priti Drejtori i Seksionit për Europën Lindore në Radion “Zëri i Amerikës” z. Fran Shkreli.

Në Washington D.C., patën disa takime private, me zyrtarë të Qeverisë dhe Kongresit Amerikan.

Me kërkesën e mysafirëve të shquar, me ke u takuan nuk u bë publike. Atë dëshirë të tyre e ruajmë edhe sot.

Është një fakt i pamohueshëm, se në këto takime private dhe publike që pasuan mbas përfundimit të punimeve të seminarit, filloi aktiviteti diplomatik i dr. Ibrahim Rugovës.

Ditën që u kthyen për në vendlindje studiuesit kosovarë Rugova dhe Sedaj, u përcollën për në aeroportin “John F. Kennedy.” nga meshtarët e kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” Të Përndershmit dom Rrok Mirdita, dom Pjetër Popaj, z. Tonin Mirakaj, antarët e komisionit përgatitës të seminarit z. Gjek Gjonlekaj, z. Simon Simonlacaj dhe një grup shqiptarësh, ndër të cilët shquheshin vëllezërit Sabit dhe Seidi Bityçi, z. Zef Camaj etj.

Gjatë kësaj jave, duhet përmendur bujaria fisnike tradicionale shqiptare e zotërinjve: Simon Simolacaj, Tonny Shkrelit, Nikollë Shala, Fran Shala, Sabit dhe Seidi Bityçi e të tjerë, që nuk kursyen asgjë, për ta bërë sa më të këndshme qëndrimin e profesorëve të nderuar në New York.

Biletat e udhëtimit airor për profesorët kosovar u paguen bujarisht nga z. Ndoc Shkreli.

Letra urimi për Seminarin

Kur seminari tashmë kishte javë, që kishte mbyllur siparin njëditor në New York, në kishën katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në postën private të kryetarit të këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, vijonin të vinin letra përgëzimi, për suksesin dhe kënaqësinë, që u dha shqiptarëve seminari ndërkombëtar, kushtuar figurës së madhe të imzot Pjetër Bogdanit nga miq, shokë, dashmirë, bashkëatdhetarë në shtete të ndryshme të botës.

Midis tyre, po veçoj letrën, që kleriku françeskan atë Danjel Gjeçaj O.F.M., i ka dërguar mikut të tij të ngushtë z. Mirakaj, ku ndër të tjera shkruan:

“Fort i dashtuni Tonin!

Sot e kam marrë letrën tande dhe artikullin: për të tria të falem nderës me zemër. Falënderimet e mija ma të ngrohtat – thonë toskët – janë ato të punës sate e të familjes sate për kishën shqiptare, e cila, ban pjesë të gjallë të kishës sonë martire të vendit tonë të robnuem e njiheri asht gjymtyrë e kishës së përbotshme të katholiçizmit.

Më vjen mirë, për lajme e jehonë, qi ka lanë seminari i 300-vjetorit të imzot Pjetër Bogdanit dhe gëzohem tejet qi mundi juej s’ka shkue pa sodisfaksion.

Edhe ky asht ndër njerëz i nevojshëm dhe ngushllues. Më gëzoi kumtimi, se me vullëndetin e mirë të disave e me ndihmën e të tjerëve, ka për t’u plotsue ndërmarrja aq e vlefshme e aq e lartë, sa asht nji vepër e tillë madhështore.

Nji Shqipni të vogël dhe nji kishë të fuqishme, me ndihmën e Zotit, duhet të ndërtojmë në botën e madhe të Amerikës, prej kah rishtas, me ndihmen e Atij të Lumit, kemi për t’i qitë themelet e reja kishës së Shqipnisë së lirë. Ashtu e premtoftë Zoti e na ndihmoftë Zoja e Shkodrës!

Un prej anës seme, kam mbetë fort kondon, me ardhjen teme atje si nga ana e dom Rrokut e Dom Pjetrit, ashtu edhe nga ana e jote me Milianën: për këta e kam dijtë që me kohë se s’më mungon dashtnia e juej.

Mos u lodhni kurrë në ndihmë, qi mundeni me i dhanë meshtarëve zelltarë t’uej mbasi çdo mund i derdhun rreth tyne asht meritim para Zotit e Atdheut.

Prej dom Anton Kçirës, kam marrë letër e më difton se asht rregullue mjaft mirë, dhe se tash për tash punët janë premtuese.

Natyrisht, kurrnji vepër e madhe s’kryhet pa vështirsi, por besoj se dom Antoni, asht i pjekun e ka për të dijtë me i kalue të tana pengesat.

Përsa i përket botimit të simpoziumit, un kishem me thanë, se në kje se botoni edhe ndonji artikull apo përmbledhje anglisht, atëbotë asht ma mirë të botohet atje: po kje krejt shqip me pa gabime del këtu nën kujdesin tem.

Çmimin e përpikët s’mund e dij pa pasë tekstin, por bane hesapë kund 400-500 mij gjashtëmbëdhetë faqëshin, përse kështu çmohet shtypi. Nënkuptohet, se këtij çmimi, i duhen shtue fotografitë e kopertina.

Me kaq edhe nji herë falënderimet e mija e njimij shëndete ty, Milianës fort e fort, Danjelit, Eleonorës dhe Dianës.

Mbetem me dashtëni i juaji At Danjel Gjeçaj.”

Ndërsa në letrën që akademik prof. dr. Engjëll Sedaj (Prishtinë, 26.10.1989), i ka dërguar z. T. Mirakaj, përshkruan me mirënjohje mbresat e pashlyeshme të vizitës së fundit në New York, ngrohtësia e bashkëatdhetarëve, treguar ndaj të gjithë referuesve në tubimin kulturor, shkruan:

“Fort të dashurit Tonin dhe Milianë!

Kaluan dhjetë ditë, që kur u kthyem nga New York-u, por kurrsesi të kalojmë në jetën e këtushme: mendje dhe mbresat e atjeshit, mikëpritja e përzemërtë dhe shumë e ngrohtë e shtëpisë Tuaj dhe kujdesi atëror, madje edhe për gjendjen materiale tonën ndikoi që para së gjithësh, ju të dytë, të bëheni anëtarë edhe të familjeve tona.

Me mallëngjim e përkujtoj atë natë të parën, kur ne, të lodhur nga rruga, nuk ishim në gjendje sa duhet të marrim pjesë aktive në atë pritje: në aeroport, në shtëpi dhe gjetiu.

Vendosja në hotel, kontaktet me njerëz dhe mbi të gjithat seminari i suksesshëm, i organizuar mirë nga ju dhe i mirëpritur nga pjesëmarrësit, shkaktoi kënaqësi dhe më dha zemër që për atë botë, atje diku përtej detit të gjërë, të bëj edhe me tepër në planin kulturor, që të ushqhen ata njerëz me ndonjë mendim të mirë dhe me shëmbëlltyrat tona të ndritshme nga e kaluara e lavdishme.

Ç’është e vërteta, ne më tepër ishim mysafirë tuaj, sesa pjesëmarrës të seminarit për Bogdanin. Çdo gjë lidhej me Tonin dhe në çdo vend disi takoheshim me te dhe Milianën.

Falënderoj nga zemra dhe fëmijët tuaj, të cilëve, ju kemi çrregulluar rendin e ditës, mësimin etj.

Këtu lajmi mbi pjesëmarrjen tonë në seminar, u mirëprit dhe madje në Fakultetin tonë menjëherë u përkrah inisiativa, që pikërisht më 6 dhjetor të bejmë një mbrëmje përkujtimore për Imzot P. Bogdanin.

Më 21 tetor, ishim në Zym të Hasit në “Takimet e Gjeçovit”, ku temë e vetme ishte përvjetori i Bogdanit. Për jetën dhe veprën e tij fola nja një orë dhe interesimi vërtet ishte i madh, në këtë vendlindje të tij.

Mendo, se edhe në Rektorat, është pranuar insiativa, sikur edhe në Akademinë e Shkencave, që të shënohet ky përvjetor. Kam pranuar shumë ftesa nëpër shkolla dhe biblioteka të qyteteve, për të folur për Bogdanin e madh. Këtë do ta bëjmë me kënaqësi gjithkund.

Ju marrë grykë dhe ju përshëndesim përzemërsisht: Engjëlli, Jozefina, Oliveri dhe Leonora.”

Prof. dr. Engjëll Sedaj

Filed Under: Featured Tagged With: Pjeter Bogdani

SHQIPTARËT QË NA THËRRASIN NË RUMANI. SI NË EUROPË E AMERIKË…

March 19, 2019 by dgreca

    Filed Under: Featured Tagged With: Visar Zhiti

    Regjisori dhe aktori Drilon Hoxha, vizitë në VATËR

    March 18, 2019 by dgreca

    Aktori dhe regjisori Drilon Hoxha, i shoqëruar nga kryetari i degës së Vatrës në Tampa -Clearwater Tahsim Ruko dhe nga Ardian Ramushi, vizituan selinë e Vatrës në mesditën e së hënës, 18 Mars 2019. Ata u pritën nga kryetari i Vatrës Dritan Mishto.Ishin te pranishem edhe Asllan Bushati dhe Gjergj Ivanaj.

    Mysafirët u njohën me historinë e Vatrës dhe të Gazetës Dielli nga editori. Kryetari Mishto i njohu me veprimtaritë e Vatrës dhe aktivitetet kushtuar 110 vjetorit të gazetës DIELLI dhe 107 Vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.

    Aktori dhe regjisori Drilon Hoxha shkroi në librin e vizitorëve mbresat nga kjo vizitë dhe përcolli një mesazh për bashkatdhetarët: Kënaqësi e vecantë të njohësh nga afër dhe të prekësh historinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Respekt për cfarë ka bërë në 107 vitet e jetës së saj, si një avokate e zonja për t’i dalë zot Kombit. U sygjeroj brezave që të vijnë në këtë Tempull dhe të prekin historinë tonë kombëtare. Patriotizmi këtu është konkret, jo vetëm me fjalë.

    Faleminderit Vatrës!

    Ardian Ramushi shkroi: ” Provova një kënaqësi të vecantë, u ndjeva krenar për historinë e shqiptarëve të Amerikës, gjurmët e së cilës i gjeta në Vatër. Një histori që ka hyrë në shekullin e dytë që nga themelimi dhe që ka bërë aq shumë për Kombin. Një histori që duhet t’u shërbejë shqiptarëve kudo për të qenë të bashkuar e për të punuar për kombin. Këtu në Vatër merr vlerë shprehja e John F. Kenndy: Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, por ç’mund të bësh ti për të.! Krenar për Vatrën shqiptare të Amerikës.Ti vizitor, që vjen në SHBA mos harro të vish të prekësh në Vatër historinë e shqiptarëve të Amerikës.

    Kryetari i Vatrës z. Mishto me bashkëpunëtorët e tij dha një drekë për mysafirët, ku ishin te pranishem edhe: Zef Balaj, Marjan Cubi, Asllan Bushati,Gjergj Ivanaj dhe editori.

    Regjisori dhe aktori Drilon Hoxha erdhi në Nju Jork pas një turneu në Michigan, ku u shfaq filmi i tij “Dashuria s’mjafton”. Filmi u shfaq në Ballkan Center në Troy, MI, ku dega e Vatrës atje dha kontributin e saj.(Per me shume fotografi shihni ne FB Gazeta Dielli)

    Filed Under: Featured Tagged With: Drilon Hoxha

    • « Previous Page
    • 1
    • …
    • 344
    • 345
    • 346
    • 347
    • 348
    • …
    • 900
    • Next Page »

    Artikujt e fundit

    • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
    • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
    • Arti dhe kultura në Dardani
    • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
    • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
    • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
    • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
    • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
    • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
    • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
    • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
    • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
    • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
    • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
    • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

    Kategoritë

    Arkiv

    Tags

    albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

    Log in

    This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
    Privacy & Cookies Policy

    Privacy Overview

    This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
    Necessary
    Always Enabled
    Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
    Non-necessary
    Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
    SAVE & ACCEPT