• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mjekë të shquar shqiptarë nga Evropa dhe Amerika vizituan Vatrën

September 12, 2025 by s p

Sokol Paja/

New York, 11 shtator 2025 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” bashkoi mjekë të shquar shqiptarë nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë dhe personalitete të mjekësisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mbështetje të vazhdueshme dhe promotore e fuqishme, Federata “Vatra” si institucioni patriotik, shpirtëror e kulturor më i fuqishëm në diasporë bashkoi intelektualët që nderojnë kombin e promovojnë arritjet e vlerat tona kombëtare. Një takim emocional e shumë shpirtëror patriotësh që hapë një dritare të re komunikimi, bashkëpunimi, ndihme e promovimi të komunitetit e profesionistëve të rinj të kombit tonë.

Fjalën e mirëseardhjes e mbajti vatrani historik Marjan Cubi i cili u shpjegoi të pranishmëve historinë e themelimit të Vatrës dhe kontributin patriotik e kulturor, ndërsa Dr. Skender Murtezani detajoi rolin e Vatrës dhe aktivitetet atdhetare në komunitetin shqiptar në Amerikë siç ishte rasti i riatdhesimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit, kontributin e shqiptarëve të Amerikës në Kongresin e Alfabetit, kontributin për tërmetin, idetë për bashkimin e ligave kombëtare të sportit si mundësi promovimi e bashkimi kulturor, veprimtarinë e mjekëve shqiptarë në pandeminë globale Covid -19, rolin e diasporës shqiptare si fuqi shpirtërore e kulturore, punën për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit në Shqipëri etj.

Drejtuesja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë

Dr. Aurora Dollenberg shprehu mirënjohje për Vatrën për mikpritjen dhe punën kombëtare në dobi të kombit shqiptar. Dr. Fatjona Lubonja, Terapiste Renina Varfaj , Dr. Zana Nikolla, Dr. Lydra Tapia, Dr. Shpresa Xhakli, Dr. Ermal Zatriqi, Dr.Leana Sapunxhiu, Dr.Arjan Bregu, Dr. Tana Bregu, inf-mami Marinela Sema, Dr. Dhurata Alla, artisti Andis Gjoni dhe biznesmeni Ylli Fejza mbajtën fjalime prezantuese për formimin e shkëlqyer profesional, rrugëtimin në institucionet mjeksore, arritjet në fushat specifike, kontributin komunitar për bashkatdhetarët në mërgatë, ndihmën për Kosovën e Shqipërinë dhe vlerësimet për Federatën Vatra si institucion i shenjtë kombëtar. Nën shoqërimin e fotografit Olsi Beçi, miqtë e shkëlqyer të Vatrës u mikpritën gjithashtu dhe nga anëtari i kryesisë së Vatrës z.Anton Raja dhe ambasadorët e kulturës shqiptare në Amerikë Gëzim Nika e Angjelina Nika “Mjeshtër i Madh”. Dr. Dollenberg në përfundim të takimit i dhuroi bibliotekës së Vatrës librin e saj mbi urgjencën mjeksore.

Filed Under: Featured

SHKOLLA SHQIPE NË DALLAS, TEXAS, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT E AMERIKËS

August 27, 2025 by s p

Arbër Kapllani, drejtues i Shkollës Shqipe në Dallas-Fort Worth, Texas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrëfen ekskluzivisht për gazetën ‟Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, historinë e krijimit të shkollës shqipe në në Dallas-Fort Worth, Texas, angazhimin dhe kontributin në shkollën shqipe si qendër komunitare, kurrikulat mësimore, tekstet, bashkëpunimet dhe aktivitetet atdhetare e patriotiko-kulturore në dobi të ruajtjes së historisë e gjuhës shqipe si formë e identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Amerikës. Me Arbër Kapllanin bisedoi Editori i ‟Diellit” Sokol Paja.

HISTORIKU I SHKOLLËS SHQIPE NË DALLAS, TEXAS

Shkolla Shqipe në Dallas u themelua me një mision të qartë: ruajtjen dhe përçimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar tek brezat e rinj të shqiptarëve në diasporë. Filloi si një përpjekje komunitare nga disa përfaqësues idealistë që donin të krijonin një hapësirë arsimore në gjuhën amtare. Nga klasat e improvizuara, me kalimin e viteve, shkolla është zhvilluar në një institucion funksional me strukturë të mirëorganizuar, drejtues, mësuese të kualifikuara dhe mbështetje të gjerë nga komuniteti. Sot, shkolla zhvillon mësime çdo fundjavë dhe ka pasur një rritje të qëndrueshme në numrin e nxënësve dhe përfshirjen e prindërve – dëshmi e dëshirës së madhe për të ruajtur lidhjen me rrënjët shqiptare. Aktualisht, mësimi zhvillohet në ambientet moderne të Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane në Texas (AACC Texas), në një ndërtesë bashkëkohore dhe klasa të konceptuara posaçërisht për të garantuar cilësinë maksimale të mësimdhënies. Kjo ka ndihmuar që fëmijët të mësojnë në kushte të përshtatshme, me mjete didaktike bashkëkohore dhe një ambient të ngrohtë, shqiptar. Frekuentimi i Shkollës Shqipe dhe Klubit Social ofrohet falas për të gjitha familjet e komunitetit shqiptar në zonën e DFW. Të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës sonë.

KURRIKULA MËSIMORE, MËSUESIT DHE BASHKËPUNIMI ME PRINDËRIT

Përdorim një kurrikulë të përshtatur për realitetin e fëmijëve dygjuhësorë që rriten në SHBA. Ajo përfshin: Abetaren dhe tekstet e miratuara nga MASR dhe MASHT, Ushtrime për lexim, shkrim dhe komunikim në shqip, Mësime për kulturën, historinë dhe traditat shqiptare, Aktivitete krijuese si recitime, këngë, valle e festime kombëtare. Mësueset tona janë profesioniste me përvojë nga Shqipëria, Kosova dhe SHBA. Ato punojnë me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe me dashuri për fëmijët. Përfshirja e prindërve është thelbësore. I inkurajojmë të flasin shqip në shtëpi, të lexojnë me fëmijët dhe të marrin pjesë aktive në jetën e shkollës. Këtë vit kemi ngritur Këshillin e Prindërve, si një strukturë e posaçme që forcon bashkëpunimin dhe komunikimin mes të gjithë përbërësve të shkollës.

SHKOLLA SHQIPE SI QENDËR KOMUNITARE QË BASHKON SHQIPTARËT

Shkolla Shqipe në Dallas ka tejkaluar rolin e saj edukativ – ajo është kthyer në një qendër komunitare ku shqiptarët ndihen të bashkuar. Ne organizojmë aktivitete kulturore, festa, panaire dhe koncerte, të cilat krijojnë hapësira për bashkëbisedim, ndarje përvojash dhe ruajtje të identitetit. Në një realitet si ai amerikan, ku integrimi ndodh natyrshëm, kjo shkollë është një mburojë identitare që e mban të gjallë përkatësinë tonë kombëtare.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË TEXAS

Gjuha është thelbi i identitetit. Kur një fëmijë shqiptar mëson gjuhën shqipe, ai nuk mëson vetëm fjalë – mëson për kulturën, historinë, heronjtë dhe rrënjët e tij. Në një shtet si Texas, ku shqiptarët janë të shpërndarë, gjuha është ajo që na bashkon e na mban të lidhur me origjinën.

SHOQËRIA AMERIKANE MIRËPRET RUAJTJEN E KULTURAVE TË NDRYSHME

Shoqëria amerikane në përgjithësi e mirëpret dhe e mbështet ruajtjen e kulturave të ndryshme. Këtë vit do të organizojmë vizita në ndërmarrje të rëndësishme industriale për nxënësit tanë – një mënyrë për të lidhur kulturën dhe edukimin me botën reale dhe për t’i frymëzuar për të ardhmen.Një partner i pazëvendësueshëm ka qenë Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane në Texas (AACC Texas), e cila është shoqata mëmë e shkollës. AACC Texas ka ndihmuar në çdo drejtim: me mjete financiare, literaturë, vullnetarë dhe mbështetje logjistike.

VËSHTIRËSITË NË MËSIMDHËNIE ME FËMIJËT ME DY GJUHËSI

Sfida më e madhe është fakti që shumica e fëmijëve tanë janë lindur në SHBA dhe anglishtja është gjuha e tyre e parë. Shpesh e shohin shqipen si të vështirë ose të huaj. Prandaj, ne po punojmë me metoda kreative, lojëra dhe teknologji për t’i bërë orët sa më tërheqëse. Vizioni ynë për të ardhmen përfshin: Zgjerimin me klasa vallesh tradicionale dhe grupe artistike, Ofertën e mësimit të shqipes për të gjitha moshat, jo vetëm për fëmijët, Kurse të përshpejtuara të gjuhës angleze për të rriturit, për të ndihmuar familjet e reja që vijnë nga trevat shqiptare.

MËSIMI SHQIP DHE EFEKTI NË RRITJEN E PATRIOTIZMIT

Kur fëmijët mësojnë shqip, ata ndjejnë krenari për origjinën e tyre. Ata fillojnë të kuptojnë këngët, tregimet, historinë dhe sakrificat e popullit të tyre. Kjo nuk është thjesht mësim gjuhësor – është mësim për kombin, për flamurin, për Skënderbeun, për Nënë Terezën. Rritet ndjenja e përgjegjësisë për të ruajtur trashëgiminë.

KUSH ËSHTË ARBËR KAPLLANI?

Kam lindur në Berat, Shqipëri, dhe aktualisht jetoj prej tetë vitesh në SHBA. Kjo është përvoja ime e dytë me emigracionin – kam jetuar edhe më herët jashtë vendit, si shumë familje shqiptare gjatë viteve të tranzicionit. Kam ndjekur studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe në Fakultetin e Drejtësisë. Aktualisht punoj në një kompani të ndërtimit të Data Centers, ku jam i përfshirë në planifikim strategjik dhe menaxhim të përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve. Prej dy vitesh kam marrë përgjegjësinë si drejtues i Shkollës Shqipe në Dallas-Fort Worth. Historia dhe gjeografia janë ndër pasionet e mia më të mëdha, dhe kur kombinohen me ndjenjën e lartë të atdhedashurisë, angazhimi në komunitet bëhet një kënaqësi e veçantë.

Filed Under: Featured

Thank you for your attention to this matter!

August 19, 2025 by s p

Donald J. Trump/

I had a very good meeting with distinguished guests, President Volodymyr Zelenskyy, of Ukraine, President Emmanuel Macron, of France, President Alexander Stubb, of Finland, Prime Minister Giorgia Meloni, of Italy, Prime Minister Keir Starmer, of the United Kingdom, Chancellor of the Federal Republic of Germany, Friedrich Merz, President of the European Commission, Ursula von der Leyen, and Secretary General of NATO, Mark Rutte, in the White House, which ended in a further meeting in the Oval Office. During the meeting we discussed Security Guarantees for Ukraine, which Guarantees would be provided by the various European Countries, with a coordination with the United States of America. Everyone is very happy about the possibility of PEACE for Russia/Ukraine. At the conclusion of the meetings, I called President Putin, and began the arrangements for a meeting, at a location to be determined, between President Putin and President Zelenskyy. After that meeting takes place, we will have a Trilat, which would be the two Presidents, plus myself. Again, this was a very good, early step for a War that has been going on for almost four years. Vice President JD Vance, Secretary of State Marco Rubio, and Special Envoy Steve Witkoff, are coordinating with Russia and Ukraine. Thank you for your attention to this matter!

Filed Under: Featured

ÇFARË NDODHI NË ALASKË, DHE PËRSE HESHTJA E TAKIMIT E NGRE SHTETET E BASHKUARA SI BOSHT TË PAQES GLOBALE!

August 16, 2025 by s p

Arian Galdini/

Graviteti që nuk shpallet, por strukturon. Alaska si doktrinë e vetëdijes diplomatike. Më 15 gusht 2025, në një bazë ushtarake në Anchorage, u zhvillua një takim që nuk prodhoi deklarata, por dritë graviteti. Pa zë, pa traktat, pa nënshkrime, u ravijëzua ndriçimi i heshtur. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, dhe Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, u ulën përballë njëri-tjetrit pa spektakël. Trump tha vetëm: “Arritëm përparim të madh. Bisedime shumë frytdhënëse.” Pastaj, u inskenua qetësia që formon. Kjo qetësi nuk ishte mungesë. Ishte ton. Ishte strukturë e padukshme, si graviteti që nuk shihet, por që rregullon orbitat. Nga ai takim, lindi një valë e pazëshme që nuk thirri askënd, por i vendosi të gjithë në lëvizje. Ky është frymimi i diplomacisë së re, një rezonancë që nuk artikulohet, por përfshin. Kur William Seward bleu Alaskën nga Perandoria Ruse më 1867, ai e quajti atë akt “mbledhje të së ardhmes me qetësi”.

Për të tjerët ishte një marrëzi.

Historia tregoi se kishte mbledhur jo vetëm territor, por një frekuencë të ardhshme të paqes. Putini nuk erdhi me kërkesa. Nuk mbajti letra. Ai nuk solli një axhendë, por një vetëdije se ndodhej në një fushë ku nuk bëhen më llogari, por riformulohen ndjesi. Lavdërimi i tij për Trumpin si “njeriu që kupton si shmanget lufta” nuk ishin thjesht fjalë, por akt reflektimi. Alaska nuk ishte një vend. Ishte një rezonator gjeopolitik. Një dritare ku e ardhmja nuk shkruhet me fjalë, por strukturohet me mënyrën se si qëndrohet. Aty, fjalët nuk kishin më peshë. Forma e qëndrimit ishte vetë gjuha. SHBA nuk është më një superfuqi që shpall udhëzime. Ajo është kthyer në një ton që vetë formëson hapësirë.

Presidenti Trump nuk ofroi plan-draft.

Ai nuk shpalli as ide të mëdha. Ai thjesht vendosi një diapazon që nuk u dëgjua, por u ndje.Kjo është diplomacia që nuk funksionon me forcë, por me fushë. Ajo nuk përshkruan rrugë, por krijon gravitetin ku kombet zgjedhin vetë pozicionin e tyre. Asnjë presion. Asnjë dominim. Vetëm një prani që nuk lëviz, por e vendos botën në lëvizje.“Zelensky duhet të bëjë hapin e radhës.” Kaq tha Trump. Nuk pati kushte. Nuk pati kërcënime. Nuk pati as premtime. Vetëm një fjalë që nuk imponoi, por lejoi. Ukraina nuk u trajtua si fushë ku vendosin të tjerët. Ajo u trajtua si instrument që duhet të zgjojë tonin e vet. Një shtet nuk është i lirë kur i thuhet se është i lirë. Është i lirë kur gjen rezonancën me veten në një rend të padeklaruar, por të pranishëm. Ftesa për Ukrainën nuk ishte retorikë. Ishte kusht rezonance: je aty, nëse dëgjon tonin dhe vendos të jesh pjesë. Në historinë botërore, traktatet janë urdhra që zbehen sapo përfundojnë fjalimet. Ato janë zëra që humbin sapo heshtja rikthehet. Por ajo që ndodhi në Alaska nuk u zbeh. Sepse nuk u dëgjua si tingull, por u ndje si strukturë. Heshtja që lindi aty nuk ishte pasojë. Ishte formë. Ajo nuk përfundoi me takimin.

Ajo vazhdoi në trupat e pranishëm.

Në vetë atmosferën ndërkombëtare. Nuk qe një moment. Ishte një rregullator universal, një diapazon i ri që pritet të strukturojë mënyrën si flitet, si qëndrohet, si ndërtohet paqja. Trump nuk shpalli doktrinë. Ai ndezi valën që do të bëjë doktrinat e ardhshme të jenë në frekuencë me këtë heshtje që tashmë është shpalosur si fakt i kryer.Për më shumë se dy dekada, Vladimir Putin ndërtoi një profil që operon në tension e sfidë. Nga Gjeorgjia te Siria, nga Krimea te ndërhyrjet hibride, ai ndërtoi një gravitet të vetin, që ushqehej nga përplasja. Por në Alaska, për herë të parë, ai nuk kërkoi të devijojë rrjedhën. Ai ndali dhe rezonoi. Lavdërimi që i bëri Trumpit, “njeri që kupton si shmanget lufta”, nuk ishte kompliment personal. Ishte njohje e qetë, pranueshmëri pa bujë e një qendre që nuk mund të shmanget, sepse ajo tashmë rezonon. Ai nuk artikuloi qëllime. Nuk ngriti asnjë vijë të kuqe. Ai thjesht u vendos në një orbitë që nuk kërkon besnikëri, por vetëdije.

Ky nuk ishte dorëzim. Ishte një transformim orbitash. Putini nuk u shkri në sistemin e tjetrit. Ai u tërhoq nga një qendër që nuk të thërret me zë, por të shndërron kur arrin në të.Në një botë që lëkundet, Ballkani ka qenë shpesh fushë thyerjesh. Por në këtë faqe të re të diplomacisë, një popull qëndron ndryshe: shqiptarët. Pa fjalë të mëdha, pa parakalim retorik, ata janë kthyer në rezonator të qartë të Perëndimit. Shqiptarët nuk presin ftesë për të qenë pjesë e strukturës së qetësisë.

Ata e jetojnë atë. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Preshevë dhe Mal të Zi, qëndrueshmëria e tyre është si drita që nuk verbon, por ndihmon të shohësh. Jo përmes traktatesh, por përmes qëndrimit.Si vendet nordike pas Luftës së Dytë Botërore, ata nuk u artikuluan si themel, por u bënë. Pa flamuj. Pa fjalime. Vetëm si prani që nuk largohet dhe nuk kushtëzohet. Ata nuk shpallën veten si aleatë. Ata rezonuan me qendër që nuk kërkon premtime, por natyrë të përbashkët.Në atë takim, Evropa mungoi. Jo për shkak të përjashtimit, por për shkak të mungesës së rezonancës. Heshtja e saj nuk ishte klimë ndërtuese, por zbrazëti. Nuk pati jehonë, sepse nuk pati prani. Kur çdo mungesë e artikuluar bëhet strukturë, BE nuk ishte më pjesë e hapësirës që formon.Për vite, BE foli shumë dhe veproi pak. Në krizën e Ukrainës, në valët e refugjatëve, në tensionet e brendshme energjetike, fjalët zëvendësuan veprimet. Dhe në Alaska, kjo zbulohet: nuk je pjesë e formatit të ri nëse nuk rezonon.Alaska e bëri të dukshme qartësinë, në epokën e re, nuk pyetet më kush është pro Perëndimit. Pyetja është kush e jeton Perëndimin si frekuencë.

BE mund të mbajë titullin, por pa valë të qarta, nuk është më strukturë. Është koment për një rend që ndodh pa të.Pekini heshti. Si zakonisht. As përshëndetje, as kundërshti. As pozicionim. Një heshtje që dikur interpretohej si mençuri orientale, tani tingëllon si tërheqje.Sepse jo çdo heshtje është formë ndërtimi. Heshtja që vjen nga frika e gabimit, nuk strukturohet. Heshtja që shmang vetëdijen, nuk rezonon. Në një botë që kërkon gravitet, Pekini qëndroi i palëvizur, jo si bosht, por si hije e pavendosur.Alaska nuk e përjashtoi Kinën. Por nuk e përfshiu. Në një rend ku vetë pozicionimi vjen si rrjedhojë e qartësisë, ai që nuk merr tonin, mbetet jashtë muzikës. Pekini mund të ndërtojë rrjete të veta, por pa qendër rezonante, ato janë rrjete pa rezonancë. Dhe rrjetet pa rezonancë tretën vetveten.

Në fund, në Alaska nuk u nënshkrua asgjë. Nuk u firmos marrëveshje. Nuk u shpall doktrinë. Por u konfigurua struktura. U vendos një baraspeshë e re, një ekuinoks diplomatik. Jo si shpallje. Por si ndriçim që e vendos trupin përballë vetes.Presidenti Trump nuk udhëzoi. Ai qëndroi. Dhe në atë qëndrim, u bë i dukshëm graviteti që nuk urdhëron, por vendos tonin e universit. Çdo qendrim që vjen pas, e ndjen këtë fushë. Kush rezonon, bëhet pjesë. Kush jo, largohet pa zhurmë.

Kjo është doktrina që nuk shpallet. Është mënyra se si strukturohet e ardhmja, pa flamuj, por me dritë. Pa protokoll, por me ndjesi. Pa shfaqje. Por me fuqi që rrezaton nga heshtja.Në skakierën globale, nuk kishte figura të shpallura. As lëvizje të dukshme. Vetëm pozicionime. Në këtë terren të heshtur, nuk u pa një lojë me rregulla të shpallura, por një ripërcaktim i padukshëm i formatit.

SHBA nuk ndërhyri si negocues, as si aleat. Ajo nuk luajti një rol tradicional. Ajo thjesht ishte. Në qendër. Dhe nga ajo qendër, ndodhi lëvizja e heshtur e gjithë sistemit. Të gjithë u ripozicionuan pa komandë.Putini nuk nxori asnjë instrument të zakonshëm. Evropa nuk pati akses. Kina qëndroi në kontur. Vetëm Ukraina u ftua për të hyrë si subjekt rezonant. “Zelensky duhet të bëjë hapin e radhës,” tha Trump.

Jo për ta nxitur. As për ta testuar. Por për ta vendosur në pozitën ku çdo lëvizje është një akt i sovranitetit të vetëdijshëm.Kjo nuk ishte nxitje. Ishte ftesë për rezonancë. Dhe në këtë lojë të re, nuk triumfon ai që lëviz më shpejt, por ai që rezonon më thellë.Në epokat e mëparshme, SHBA formulonte politika, strategji dhe aleanca me dokumente të artikuluara. Sot, në epokën e formatit të padukshëm, ajo nuk jep më udhëzime. Ajo krijon mjedis.Diplomacia amerikane, siç u shfaq në Alaska, nuk imponoi. Nuk artikuloi të drejtën e vet. Ajo shfaqi prani, një lloj ajri diplomatik ku mund të marrësh frymë vetëm nëse je gati të jesh.Kjo është matrica e re. Nuk është më strukturë burokratike.

Është frymë e përbashkët. Një atmosferë që nuk e sheh, por që të formon. SHBA nuk është më aktor në një skenë. Ajo është vetë skena ku të tjerët vendosin vetveten.Në këtë matrice, nuk kërkohet deklarim për t’u bërë pjesë. Mjafton qëndrimi. Mjafton vetëdija. Mjafton rezonanca.Në botën klasike, paqja ndodhte pas përplasjes. Ishte si ujë që shuante zjarrin. Por paqja që nisi në Alaska, nuk ishte rezultat. Ishte ton. Ishte një lloj muzike që nuk fillon me notë, por me një akord të brendshëm që përcakton harmoninë.Fjalët e Trumpit, “bisedime shumë frytdhënëse”, nuk ishin raport. Ishin akord. Një puls fillestar që nuk kërkon shpjegim, sepse ai ngjiz ndjeshmëri, jo logjikë të thatë.Kjo është paqja që nuk shpallet, por ndodh. Si një ndriçim që nuk vjen për të dominuar, por për të qartësuar. Si një klimë mendore që nuk shpërndahet me traktate, por absorbohet nga të gjitha mendjet që janë të gatshme të mendojnë si qenie sovrane, jo si spektatorë.

Simfonia nuk kërkon të dominojë.

Ajo kërkon që çdo instrument të gjejë tonin e vet. Dhe SHBA nuk është dirigjent. Është diapazoni.Presidenti Trump nuk përmendi fjalën “demokraci”. Nuk foli për “të drejtat e njeriut”. Nuk përdori asnjë term standard të retorikës etike. Dhe pikërisht në këtë heshtje të termave u skalit etika e re.Ai qëndroi me dinjitet, pa mëtuar superioritet. Ai priti Putinin, pa nevojë për parakalim fjalësh. Ai përmendi Ukrainën, pa e trajtuar si objekt. Në çdo akt, ai shfaqi etiken e pranisë, një formë morali që nuk kërkon t’u mësojë të tjerëve, por që bëhet frymë që i ndihmon ata të shohin vetveten.Kjo është ajo që Kant e quante arsye morale e mishëruar. Jo një sistem rregullash. Por një formë qëndrimi që strukturohet pa predikim, pa fjalime, pa kode. Vetëm përmes mënyrës si është.Dhe kjo etikë, në Alaska, u bë forma që strukturon marrëdhëniet. Pa urdhra. Pa ndëshkime. Pa retorikë. Vetëm me heshtjen që e bart qartësinë.Në një botë ku çdo fuqi përpiqet të dëgjohet më fort, SHBA zgjodhi të mos artikulojë. Jo nga mungesa e mendimit, por nga një vetëdije superiore: e vërteta qëndron jo tek zëri, por tek mënyra si strukturohet heshtja.

Në vend që të amplifikojë veten, SHBA u bë mikrofoni që amplifikon qartësinë e të tjerëve. Ajo krijoi një hapësirë rezonante, ku edhe zërat e mëdhenj dëgjohen vetëm kur janë të sinqertë. Kjo është diplomacia që nuk ndërtohet me platformë, por me frymë. Ajo nuk imiton formate, por gjeneron formë të re. Dhe forma e re nuk artikulohet. Ajo ndjehet.Në këtë konfigurim të ri global, SHBA nuk është më autor i manualeve. Është terreni ku të gjithë shkruajnë vetë kapitullin e tyre, nëse janë të gatshëm të rezonojnë me të.Traktatet e së shkuarës shpesh qenë çati mbi shtëpi të pambaruara. Versaja mbarti hijen e një lufte tjetër. Jalta e ndau botën përmes buzëqeshjeve që fshehnin ndarje. Alaska nuk solli as çati, as dhomë. Ajo solli ajrin.Paqja që filloi aty nuk ka nënshkrim. Nuk ka nen. Nuk ka flamur. Ka klimë. Dhe klima nuk vendoset. Ajo frymon. Ajo ndryshon mënyrën si mendon bota. Ajo është frekuencë që nuk kërkon konsensus. Ajo ndodh kur ndodhet qendra.Në atë takim, pa fjalë, ndodhi përqendrimi i dritës. Jo për të ndriçuar si reflektor, por për të ndihmuar që të gjithë ta shohin drejtimin me sytë e vet.Fuqia klasike ishte skenografi. Kostume. Protokoll. Flamuj. Himne. Por fuqia që lind në këtë epokë nuk vishet me simbole. Ajo shfaqet si arkitekturë e padukshme, që nuk drejton me duar, por me terren që të vendos vetë se ku duhet të qëndrosh.Presidenti Trump, në atë takim, nuk ndërtoi institucione. Ai ndërtoi atmosferë. Ai nuk shpalli vizion. Ai vendosi ndriçim që nuk të detyron të shohësh në një drejtim, por të ndihmon të shohësh ku je.

Kjo është arkitektura e re e ndikimit: jo mure që ndajnë, por dritë që bashkon.

Jo fjalë që orienton, por hapësirë që transformon. Dhe në këtë hapësirë, të gjitha kombet provohen jo për besnikëri, por për rezonancë.Kant nuk shpiku rregulla për një paqe të përhershme. Ai kërkoi një ndërgjegje që përjashton luftën si mundësi. Në Alaska, ai nuk u cituar. Por u jetua.Trump nuk foli për moral. Ai nuk artikuloi as “vlera” as “norma”. Ai qëndroi. Dhe në atë qëndrim, ndodhi ai bosht moral që nuk e dallon nga fjala, por nga struktura që krijon.Në atë prani, asnjë komb nuk u klasifikua si i mirë apo i keq. Asnjë sistem nuk u përmend si shembull. E megjithatë, të gjithë kuptuan që prania e qartë është forma më e lartë e së mirës. Sepse ajo nuk shpjegohet. Ajo ndriçon.Në rendin klasik, qendra ishte gjithmonë urdhëruese. Sot, SHBA nuk i përcakton më pozicionet. Ajo vetëm qëndron. Dhe nga qëndrimi i saj, krijohet një orbitë ku të gjithë përcaktojnë vetveten.Putini nuk pati kushte. Evropa nuk pati vend. Kina nuk pati forcë të përthithë. Ukraina pati ftesë. Ballkani pati konfirmim. Dhe në qendër të gjithë kësaj, SHBA nuk lëvizte, ajo tërhiqte.Ajo nuk e përcakton më ekuilibrin. Ajo është ekuilibri. Dhe ky është kulmi i ndikimit të heshtur, të mos kërkosh që të tjerët të të ndjekin, por t’i ndihmosh të gjejnë veten në qartësinë tënde.Në fund të takimit, askush nuk dha fjalën e fundit. Askush nuk ngriti dorën. Askush nuk firmosi asgjë. Por të gjithë dolën nga ajo atmosferë me një ndjesi: diçka ka ndryshuar.Trump tha: “Bisedime shumë frytdhënëse.” Dhe heshti. Dhe në atë heshtje, filloi prologu i një epoke të re.Jo më trakte. Jo më konferenca. Jo më flamuj. Jo më bujë e tam-tame.Vetëm një dritë e heshtur, që e ndihmon botën të ripozicionohet përreth një boshti të padukshëm. Dhe në qendër të atij boshti që nuk shpallet, por është, qëndron Amerika: E qetë. E palëkundur. E pandalshme.

Filed Under: Featured

Dielli për çlirimtarët do të lindë përsëri

August 8, 2025 by s p

Nga Prof. Dr. Fejzulla BERISHA/

1. Çlirimtarët – ndërgjegjja morale dhe ekzistenciale e një kombi

Në historinë botërore të popujve që kanë kaluar përmes pushtimeve, shtypjes koloniale dhe gjenocidit, një element përbashkues qëndron gjithmonë i pandryshuar: roli jetik i çlirimtarëve në ruajtjen dhe rilindjen e dinjitetit kolektiv. Çlirimtarët nuk janë thjesht pjesëtarë të një ushtrie apo të një strukture rezistence; ata janë simboli më i lartë i ndërgjegjes kombëtare, bartësit e vizionit për liri, dhe mbrojtësit e së drejtës për ekzistencë.

Në rastin e Kosovës, çlirimtarët nuk u shfaqën si pjesë e një projekti ideologjik, por si nevojë historike dhe ekzistenciale. Ata lindën nga padrejtësia, reaguan ndaj dhunës sistematike, dhe ngritën armën për të mbrojtur një popull të tërë nga asgjësimi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte një strukturë agresive, por një organizëm i domosdoshëm për mbijetesë – që përfaqësonte vetë ndërgjegjen e një populli që nuk kishte më ku të kthehej, përveçse në rezistencë.

2. Padrejtësia institucionale dhe gjyqi ndaj çlirimtarëve – një përmbysje e rendit moral ndërkombëtar

Pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë, Kosova u vendos përballë një realiteti të ri: nevojës për të ndërtuar një shtet funksional, të drejtë dhe të besueshëm. Në këtë kontekst, themelimi i Dhomave të Specializuara (Gjykata Speciale) u paraqit si një kompromis i dhimbshëm, por i domosdoshëm – me qëllimin për të ruajtur kredibilitetin ndërkombëtar dhe partneritetin me aleatët strategjikë.

Por me kalimin e kohës, u bë e qartë se ky mekanizëm nuk po funksiononte si instrument drejtësie, por si një projekt politik i eksportuar – i ndërtuar mbi një raport të kontestuar, të pa verifikuar dhe të paragjykuar: raportin e Dik Martyt. Ky raport, i cili u përdor si themel për aktakuzat ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk u bazua në prova të qarta juridike, por në supozime të ndërtuara mbi narrativa propagandistike, të ndikuara politikisht dhe etnikisht.

Dhe për më tepër, vetëm në rastin e Kosovës u aplikua një model i tillë gjyqësor përbrenda sistemit të vet kombëtar dhe nën mbikëqyrje ndërkombëtare të njëanshme. As në Kroaci, as në Bosnjë, as në Irak apo Ukrainë, nuk u krijuan gjykata të veçanta që të targetonin ekskluzivisht njërën palë të konfliktit. Ky është një precedent që jo vetëm që dëmton rendin e drejtësisë ndërkombëtare, por edhe e delegjitimon luftën e popujve për vetëmbrojtje dhe liri.

3. Dënimi i çlirimtarëve – kriminalizimi i lirisë dhe barazimi me agresorin

Duke u vënë në shënjestër liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – të cilët jo vetëm që udhëhoqën rezistencën ndaj një regjimi kriminal, por edhe kontribuan në ndërtimin institucional të Republikës së Kosovës – sistemi ndërkombëtar i drejtësisë ka rënë në një grackë të rrezikshme: atë të barazimit të viktimës me agresorin.

Kjo nuk është vetëm një padrejtësi politike, por një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut dhe një sulm ndaj kujtesës historike të një populli. Lufta e UÇK-së nuk ishte një luftë për hakmarrje, por një luftë për jetë, për mbijetesë dhe për liri. Ajo ishte një përgjigje e pashmangshme ndaj një regjimi që kishte planifikuar shfarosjen sistematike të shqiptarëve të Kosovës. Përpjekja për të delegjitimuar këtë luftë, përmes gjykimesh të njëanshme, është një përpjekje për të shlyer të vërtetën historike dhe për të risjellë një formë të re të kolonializmit juridik.

4. Historia nuk shkruhet në aktakuza – por në gjakun e dëshmorëve dhe në plagët e mbijetuarve

Historia nuk është një dokument i ftohtë gjyqësor. Ajo është një proces i dhimbshëm, i ndërtuar mbi viktimat reale, mbi rrëfimet e të mbijetuarve, mbi dhimbjen e familjeve dhe mbi përkushtimin e atyre që ranë për idealet më të larta njerëzore. Historia e Kosovës është shkruar në trupat e pajetë të fëmijëve të vrarë në Mejë, në djegien e familjeve të tëra në Krushë, në masakrat e Drenicës, në dhunimet sistematike ndaj grave, dhe në shpërnguljen me dhunë të më shumë se 1 milion shqiptarëve.

Është e papranueshme që një pjesë e drejtësisë ndërkombëtare të përpiqet të ngrehë struktura mbi aktakuza, ndërkohë që gjenocidi i dokumentuar i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk është trajtuar me seriozitetin dhe urgjencën që meriton. Kur viktima akuzohet dhe agresori amnistohet, atëherë jo vetëm që nuk kemi drejtësi, por kemi një sistem të përmbysur që rrezikon të institucionalizojë padrejtësinë.

5. Dielli do të lindë përsëri – sepse e vërteta nuk vdes

Sado që të përpiqen ta errësojnë të vërtetën, historia do të gjejë mënyrën për ta rikthyer dritën. Dielli për çlirimtarët do të lindë përsëri. Kjo nuk është vetëm një shpresë, por një domosdoshmëri morale dhe historike. Ky diell do të ngrihet kur drejtësia të çlirohet nga agjendat politike, kur tribunat ndërkombëtare t’i japin zë viktimës së vërtetë, dhe kur populli i Kosovës të rikthejë fuqinë e tij për të artikuluar të drejtën në gjuhën e dinjitetit.

E vërteta nuk mund të burgoset. Nuk mund të zhbëhet. Ajo është e rrënjosur thellë në ndërgjegjen e kombit dhe do të mbijetojë përtej çdo padrejtësie, përtej çdo gjykate të njëanshme dhe përtej çdo përpjekjeje për ta heshtur.

 Zëri i munguar duhet të rikthehet

Është koha që institucionet shtetërore të Kosovës, elitat politike, diplomatike dhe intelektuale të mos e pranojnë më heshtjen si qëndrim. Heshtja është një akt bashkëfajësie. Heshtja përballë padrejtësisë është një lloj tradhtie ndaj atyre që e dhanë jetën për liri.

Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për një qëndrim të fuqishëm, të artikuluar dhe të mbështetur në vlera, jo në kompromise të dëmshme. Nderimi për çlirimtarët nuk është thjesht një akt ceremonial – është një detyrë kushtetuese, një borxh historik dhe një kusht i domosdoshëm për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe demokratik.

Vetëm kur të mbrojmë çlirimtarët tanë, do të kemi të drejtë të flasim për liri. Vetëm atëherë dielli do të lindë përsëri – për ta dhe për ne.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT