




PARADA SHQIPTARE NEW YORK 2026.
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p





PARADA SHQIPTARE NEW YORK 2026.
by s p

Ina Kocaqi Xoxa/
Pas 5 muajsh përgatitjesh intensive, 60 fëmijë të moshave 4–16 vjeç morën pjesë në edicionin e 12-të të Marlee’s Got Talent. Si çdo vit, të gjithë pjesëmarrësit i dhuruan publikut këngë dhe valle folklorike nga të gjitha trevat shqiptare, duke sjellë në skenë traditën, kulturën dhe talentin e brezit të ri.
Eventi i dytë i rëndësishëm për MGT ishte pjesëmarrja në “Festë në Shesh”, një festë mbarëshqiptare e organizuar nga Ambasada jonë në Ottawa dhe Konsullata e Kosovës në Toronto.
Kori i MGT-së, me fëmijë nga 4 deri në 16 vjeç, interpretoi me shumë entuziazëm dhe emocion tre kolazhe të bukura folklorike nga Tropoja, Kolonja dhe Vlora. Ndërkohë, grupet e valleve “Erzeni” dhe “Drini” u paraqitën me interpretimin e mrekullueshëm të valles treshe të Jugut.
Falënderojmë nga zemra fëmijët, prindërit dhe sponsorët e MGT-së për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre, si edhe organizatorët e “Festë në Shesh” për mundësinë që iu dhanë fëmijëve dhe grupeve të tjera artistike nga Ontario, Kanadaja dhe SHBA-ja për të promovuar kulturën dhe traditat tona shqiptare.
by s p

Toma Apostull pasi vuri dorën në plagë besoi.
Zef Pergega
Krishti i Gjallë na fton ta pranojmë thirrjen e Tij që na drejton për t’u bërë njerëz të rinj e dëshmitarë të sinqeritetit e të së vërtetës, si apostujt që i komunikuan Tomës takimin e tyre me Të: “E pamë të Ringjallurin”, e si Toma që pas dyshimeve, pas vështirësisë së besimit, ra në gjunjë duke rrëfyer fenë e tij në Zotin e Gjallë, edhe ne të besojmë e të biem në gjunjë para Krishtit Zot e Shpëtimtar.
“Krishti është gjallë”, një thirrje që sot në rreth 200 besimtarë të mbledhur në festë në kishën shqiptare të “Shën Thomait” në Detroit, tingëlloi si një tingull lajmetar që e sollën engjëjt. Kishin ardhur nga shumë zona, mbasi edhe zgjedhjet e reja edhe e diela e pas Pashkëve e shenjtë e lumnueme në sytë e besimtarëve, këshilli i ri me kryetar 27-vjeçarin, Aleksandër Kume, me anëtarin e këshillit Niko Butka, nipin, shkrimtarin model të satirës shqiptare, Nonda Buka ose Gjergj Fishta i Jugut, aq më tepër me energjitë hyjnore e kombëtare të priftit të ri Juxhin Shkurtin, për të marrë pjesë në meshë dhe në festë, e cila përkoi me 97-vjetorin e themelimit të saj në Detroit nga Fan Noli. Në themelet e saj të forta u lartua fjala në Hyun dhe në shpirtin atdhetar të ortodoksëve shqiptarë. Tani ndihet më fort fryma shqiptare në kishën plot dhe në zemrat zjarr në besim të mbushura shpirtërisht.
Drekën e bekoi Lumturia e Tij Fra Danakas, sekretari i përgjithshëm i Arkidioqezës shqiptare në Amerikë. U kënduan dy himne kombëtare nën moderimin e Androko Mengri, si dhe nën zërin melodioz e melankolik të këngëtares Ermira Babaliu. Aktivitetin e përcolli AlbTV i shqiptarëve të Amerikës nëpërmjet gazetarit Rafael Floqi.
At’ Shkurti ndër të tjera tha: “…Zemra ime është plot, vëllezër dhe motra të dashur, siç janë zemrat tuaja plot, të shoh kaq shumë njerëz të mbledhur në shenjtëroren tonë. Falënderoj Zotin që në një farë mënyre njerëzit po zgjohen me besim. Që njerëzit janë bërë më të fortë, më të palëkundur. Krishti është ai që na themelon. Krishti është ai që na udhëzon. Zemra ime është gjithashtu plot, kur ju shoh juve nga larg, që jeni këtu në këtë shenjtore. Zemra ime është plot kur shoh besimtarët ortodoksë që janë duke u lutur në këtë vend të shenjtë dhe kërkojnë shpëtim. Një falënderim sot për Ekrem Bardhën, Konsullin e Nderit, i nderuari Mondi Rakaj nga Federata “Vatra”, biznesmenë, shkrimtarë, njerëz të besimit e të kulturës që na kanë ardhur sot si miq në shtëpinë e Zotit. Ky është edhe një motiv më tepër për të punuar për misionin e shenjtë të fjalës së Zotit në të mirë të bashkimit të komunitetit!”
Takimin e përshëndeti Mondi Rakaj e Rafael Floqi. Fjalën kryesore e mbajti kryetari i këshillit të kishës, Aleksandër Kume.
Detroit, 19 prill 2026
by s p

Personalitete të shquara të kombit tonë në Amerikë, veprimtarë të çështjes kombëtare, kontributorë me dekada për kombin e komunitetin, aktivistë të ndryshëm, media e politikanë kryen homazhe në nderim të jetës, veprës e kontributit të jashtëzakonshëm të Kongresmenit Eliot Engel për kombin shqiptar e komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Të udhëhequr nga Harry Bajraktari, miku i ngushtë i Eliot Engelit, në homazhe mori pjesë edhe Glauk Konjufca Zv. Kryeministër i Parë & Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, z.Rrustem Gecaj, Dr. Elmi Berisha, Ambasador Dr. Blerim Reka, Dr. Sulejman Çelaj, z.Xhafer Gecaj, z.Ilir Cubi, z.Halil Mula etj.
Kombi shqiptar do ti jetë përjetë mirënjohës Kongresmenit Eliot Engel për mbështetjen në ditë të vështira dhe historike sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” shpreh ngushëllime, trishtim e dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të mikut të madh të kombit shqiptar e komunitetit shqiptaro-amerikan Eliot Engel.
Si Kryetar i Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Engel luajti një rol të jashtëzakonshëm e të pazëvendësueshëm në bashkëpunimin dhe në forcimin e marrëdhënieve të SHBA me Ballkanin e veçanërisht Kosovën e Shqipërinë dhe ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës dhe i çështjes shqiptare në çdo dalje publike e qëndrim diplomatik.
Këtë njeri të madh të Kombit Amerikan pata fatin ta njoh nga afër, të këshillohem e diskutojmë ngushtë për Kosovën e Kombin tonë.
Engel la pas një kontribut monumental në dobi të historisë e drejtësisë së kombit tonë. Eliot Engel ishte zë i fuqishëm e autoritet i lartë moral e njerëzor që nuk u kursye asnjë moment për të drejtat e shqiptarëve.
Vepra, shërbimi, lidershipi e misioni i tij frymëzues do të kujtohen prej çdo shqiptari me respekt e mirënjohje të përjetshme.
Pushoftë në paqe e përjetësi miky ynë Eliot Engel
Lavdi e nderim jetës e kujtimit tij të paharruar.
Me dhimbje e trishtim
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha