• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova pret “Defender Europe 23”

August 16, 2022 by s p

Armend Mehaj/

Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”. Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi.

Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane.

Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë. Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake te Regjimentit të tretë të këmbësorisë, është duke u zhvilluar trajnimi me armë të rënda.

Ky trajnim është vazhdimësi e ngritjes dhe zhvillimit profesional të ushtrisë sonë, për integrimin e mbështetjes së njësive manovruese me zjarr direkt gjatë operacioneve luftarake.

Trajnimi është duke u realizuar nga specialistet e fushave përkatëse të trajnuar jashtë vendit të cilët transmetojnë njohuritë e fituara në këto trajnime tek njësitë manovruese të regjimentit të këmbësorisë.

Filed Under: Featured

ULQINI PRET BIJTË E VET

August 13, 2022 by s p

Nga Ramazan Çeka

Festë madhështore në spektaklin “Diaspora në vendlindje”.

Shqiptarët e Ulqinit që prej vitesh kanë marrë rrugën e mërgimit e që prej vitesh kanë ndërtuar jeten e tyre anë e mbanë Botës, por kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë krijuar edhe komunitetin e tyre që tashmë i kalojnë dy breza.

Ky komunitet ndihet krenar që i ka rezistuar një bote të re, një jete të re, duke ruajtur të gjitha vlerat e origjinës: gjuhen, traditen, zakonet.

Kjo festë e kthyer në traditë, bën që ata të ndajnë me njëri-tjetrin gjithçka të bukur të përjetuar gjatë gjithë vitit në jetën e tyre larg vëndlindjes. Kjo festë e promovuar pesë vite më parë, synon t’i mbajë të bashkuar edhe më shumë shqiptarët e Ulqinit e jo vetëm, kudo janë.

Ana e Malit është një nocion gjegrafik me shumë vlera e histori, që fillon që në burimin e Lumit Buna, e përfundon në perlen e Adriatikut, Ulqinin e bukur e të lashtë.

Ky qytet i bukur dhe i lashtë padrejtësisht u shkëput nga trualli i të parëve, por banorët e tij dhe gjithë anamalësit asnjëherë nuk u shkombtarizuan, asnjëherë nuk harruan gjuhen e të parëve, këngën e të parëve, traditën e të parëve.

Ky është lajtmotivi i gjithë atyre që për arsye historiko-ekonomike, rreth 100 vjet më parë kanë zënë vend dhe jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës, por kryesisht në tokën amerikane.

Ky është lajtmotivi që ulqinakun, veprimtarin atdhetar, Naser Nika e frymëzon që prej 5 vitesh për të organizuar këtë festë madhështore, ku pjesëmarrës janë të gjithë mërgimtarët e kësaj krahine.

Në këtë festë morën pjesë edhe drejtues të Komunës së Ulqinit, por dhe përfaqësues të qeverisë të Malit të Zi, të cilët përgëzuan organizatorin e mirënjohur Naser Nika për iniciativën dhe kontributin e jashtëzakonshëm që jep për komunitetin shqiptar të Anës së Malit në Nju Jork dhe që me atdhedashurinë dhe respaktin që ka për vendlindjen, vlerat e këtij komuniteti i sjellë në trojet e të parëve.

Në fjalën e rastit vetë Naser Nika tha se në një të ardhme të afërt, në një nga rrugët e State Island do të ngrihet një Përmendore kushtuar Heroit Tonë Kombëtar Ismail Qemali, çka lë të kuptohet se patriotizmi dhe vëmëndja e këtij organizatori ndaj historisë sonë kombëtare është i jashtëzakonshëm.

Gjithastu z.Naser Nika mes emocionesh dhe gëzimit falenderoi pjesëmarrësit dhe përkrahësit e kësaj nisme, shumica të pranishëm në këtë mbrëmje, qëllimi i së cilës do të forcojë lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes, ku vëmendjen kryesore do ta ketë brezi i ri.

Ky eveniment madhështor duhet të kthehet në traditë në mënyrë që bijtë tanë të lidhen edhe më shumë me njëri-tjetrin dhe fëmijët tanë të mos e humbin gjuhën dhe identitetin e tyre kudo ku ata jetojnë e punojnë nëpër botë, por ta trashëgojnë edhe ata si një amanet që duhet mbajtur gjallë.

Siç e thamë më lart ky manifestim kishte edhe mbështetjen e institucioneve vendore dhe qëndrore, ku duhet të vlerësohet Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi z. Fatmir Gjeka, Komuna e Ulqinit me kryetarin Omer Bajraktari, Organizata Turistike e Ulqinit me drejtorin e saj Gëzim Hajdinaga, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi me kryetarin Faik Nika, Shoqata “Ulqini” në Nju Jork, si dhe Teatri “Teuta” në Ulqin me në krye Munib Abazin.

Unë e ndjej për detyrë që të përgëzoj në këtë shkrim kolegët e mi të medias, për pasqyrimin e kësaj feste madhështore, Televizionin “Teuta” në Ulqin, Televizioni RTSH Shkodra me gazetarin dhe moderatorin e mirënjohur Marjo Gjini, si dhe operatorin Medin Guri, të cilat përcollën emocionet e këtij spektakli, duke sjellë nëpërmjet këngëvë dhe humorit, jo vetëm freskinë e detit, por edhe performancen e artistëve që i dhanë vlera këtij organizimi kaq të bukur.

U ndala tek organizimi i këtij aktiviteti që dalngadalë po krijon traditë, tek organizatorët dhe sponsorët e tij, por natyrisht asnjë sukses nuk do të ishte arritur pa artistë të mrekullueshëm vendas, shkodranë e deri në Diasporë, që natyrisht janë të kësaj origjine dhe botës të kësaj kënge kaq të bukur shqiptare.

Të mrekullueshëm u ngjiten në skenë dhe po kaq të mrekullueshëm performuan në këtë natë magjike në Ulqinin e lashtë këngëtarët: Gëzim Nika, Hajro Ceka, Gjylie Pelinku, Nexhat Kaleziq, Eliza Markiq, Icko Hasanga, Elisabeta Marku, Lulka Merkulaj, Elvira Fierza, Ramazan Islami, Samir Veliqi, Shtjefen Ujkaj, shoqëruar nga instrumentistët e talentuar Nazmi Islami, Ardit Seferi dhe Ardit Nika, si dhe Grupi “Akustik Bend” me Jonuz Muharremin. Këtij “Bendi” iu bashkëngjit një nga fizarmonicistët e parë në Ulqin, Dino Milla.

Me këngët e tyre të bukura ata sollën me shumë dashuri dhe emocion në zemrat e publikut mallin për vendlindjen. Të gjitha këngët u interpretuan live, një performancë që i dha akoma më shumë vlera këtij spektakli.

Restorant “Lamiga”, i cili kishte hapur krahët e mikpritjes dhe që kishte shtruar sofrën bujare të kësaj mbrëmje, kërkonte dhe një buzëqeshje, kërkonte një humor, të cilin me performancen e tyre ia sollën humoristët e mrekullueshëm të grupit “Gaz e maraz” Gac Kodrina dhe Qazim Çela.

Çdo aktivitet i këtij niveli ka gjithmonë përkujdesjen e dashamirësve që kontibuojnë larg interesave financiare, por që i lidhin me krenarinë kombëtare. Kështu meritojnë respekt sponsorët e këtij aktiviteti; Firma “Repex”, me president Jakup Gjeloshin, Restorant “Lamiga”, Akademinë Multi Funksionale “Afrodra” me presidente Aferdita Ferracaku, Grupi Muzikor “Ceka”, si dhe Jehona e Shkodrës me producent Xhelal Halili.

Këtë ngjarje që i kalon përmasat e një shfaqeje, unë e përjetova me shumë emocion, mbajta shënime dhe i hodha në këtë shkrim, ku pasqyrova jo vetëm punën e palodhur të organizatorëve, sponsorëve, por edhe të pjesëmarrësve, aristëve e spektatorëve.

Në gjithë këtë gamë kaq të bukur e shumë ngjyrëshe të “Diaspora në vendlindje” si një penelatë erdhi në këtë tabllo artistike moderatorja e talentuar Dafina Teliqi, e cila me shumë emocion tha se të moderosh aktivitete është gjithmonë kënaqsi.

Kjo mbrëmje që sfidoi këtë gusht të nxehtë do të mbetet në kujtesen e organizatorëve e artistëve, por veçanërisht e spektatorëve, pasi ata nuk ishin vetëm banorët e Ulqinit, por edhe bijtë e bijat, nipërit e mbesat e tyre, të cilët kishin ardhur të festojnë së bashku në këtë qytet të mrekullueshëm.

Kjo festë tregoj edhe njëherë se Shoqata “Ana e Malit” dhe Shoqata “Kraja” po mbajnë gjallë jeten e këtij komuniteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sikur të ishin në trojet e veta, për çka jo vetëm si gazetar, por edhe me origjinë nga kjo krahinë, gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj për punën e lavdërueshme e të jashtëzakonshme që ata bëjnë për vendin e tyre.

Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, ku performancat e këngëtarëve të mrekullueshëm Gëzim Nika, Hajro Ceka, Elisabeta Marku dhe Elvira Fierza nuk u mjaftauan me skenën e përgatitur, por u shkrinë me publikun, duke interpretuar në një skenë të madhe.

Kjo skenë e madhe i bëri bashkë artistët dhe spektatorët, të cilë kënduan e vallzuan së bashku, duke i dhënë kësaj feste një atmosferë të jashtëzakonshme.

Gusht 2022

Filed Under: Featured

Shqiptarët e Amerikës në lot e dhimbje përcollën në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun

August 11, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York – Më 10 Gusht 2022, familja, të afërmit, miqtë dhe komuniteti shqiptar në Amerikë, në lot, trishtim e dhimbje përcollën në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun. Në homazhet që u zhvilluan në Bronx, përveç të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, morën pjesë përfaqësues të komunitetit nga New York, Boston, Connecticut, New Jersey, Philadelphia, Washington, Detroit etj. Bashkëshortët Shehi e Belliu që u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur Schwibe e Rayan, lanë tek secili shqiptar një peng, një dramë, një dhimbje, një vuajtje, një tmerr, një tronditje të thellë jo vetëm për kohën e mënyrën sesi ikën prej nesh, por fatkeqësinë familjare që lanë pas. Keqardhja, dhimbja e vuajtja i kalojnë caqet e arsyes.

Një dashuri e lindur disa vite më parë në Tiranë, kthehet sot të pushojë përjetë në qytetin ku lindi.

Arkëmorti me trupat e vdekshëm të shpirtit të pavdekshëm të Ornelës e Florindit niset nga New York sot më 11 Gusht 2022 në orën 4.15 pm. Trupat pritet të mbërrijnë në Tiranë në orën 5.45 pm më 12 Gusht 2022.

Ornela dhe Florindi, ikën shpejt dukë lënë përveç dhimbjes e kujtimit të përjetshëm, mbresa të pashlyeshme tek të gjithë që i njohën. Një çift ëndërrimtarësh, pasionantë, artistë, të guximshëm, të bukur, kurajozë, dinamikë, të dashur e të respektuar në komunitet, dorëzuan shpirtin e tyre te krijuesi i gjithësisë si shpresë e jetës së pasosur e dëshmi e shekullit të rrejshëm në të cilin jetojmë.

Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell.

Shpirti i bukur i Ornelës e Florindit pushoftë në paqen e përjetshme, në mbretërinë e ëngjëjve e të shenjtërve. Zoti i forcoftë familjen Shehi dhe Belliu për humbjen e pazëvendësueshme të Ornelës dhe Florindit. U kujtofshin për të mos u harruar kurrë.

Djemtë e tyre Schwibe e Rayan jetofshin një shekull e qofshin jetëgjatë, për të jetuar jetën dhe ëndrrat që Ornela e Florindi lanë në mes.

Filed Under: Featured

SIMPOZIUM SHKENCOR: “100 VJETORI I MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE SHQIPTARO-AMERIKANE”; VATRA: PËRJETË MIRËNJOHJE SHTETEVE TË BASHKUARA

July 29, 2022 by s p

New York 28 Korrik 2022 – Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizoi Simpozium Shkencor kushtuar kësaj date historike e ngjarjeje të jashtëzakonshme për kombin shqiptar, partneritetin, miqësinë e bashkëpunimin mes dy vendeve aleate. Me pjesëmarrjen e drejtuesve të shoqatave shqiptare kryesore në New York, veprimtarëve të shquar të komunitetit shqiptar në Amerikë, vatranëve të shumtë, patriotëve, Simpoziumi Shkencor arriti një pritshmëri spektakolare përsa i përket temave të trajtuara, risive, seriozitetit e pjesëmarrjes masive duke shkaktuar shumë interes te të gjithë të pranishmit në sallë. Përveç patrioteve te spikatur në New York e më gjërë, Simpoziumin e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Konsulli i Kosovës në New York, z. Fatmir Rrahmanaj. Nën prezantimin e Editorit të Diellit, fjalën përshëndetëse e mori kryetari i Vatrës Elmi Berisha i cili u ndal te roli jetik i mbështetjes së kombit shqiptar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndihma e pakursyer shekullore në proceset historike ku ka ecur e ngecur kombi shqiptar. Z.Berisha u ndal te Kosova në marrëdhëniet e shqiptarëve me Amerikën në 1 shekull miqësi e marrëdhënie diplomatike duke u fokusuar kryesisht te ngjarjet e pas viteve 90-të e deri në Pavarësinë e Kosovës. Z.Berisha u ndal edhe te roli i shqiptaro-amerikanëve dhe ndihma e tyre e pakursyer në dobi të çështjes kombëtare siç ishte rasti i Jim Xhema i cili në çdo kohë ka kontribuar për çështjen kombëtare e komunitetin shqiptar në Amerikë. Të gjitha kumtesat sollën risi shkencore, kohëzgjatje historike, trajtesa shumë interesnate dhe për studiuesit e tjerë në vazhdim dhe perspektiva të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të ardhmen. Komisioni i Organizimit të 100 vjetorit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane: Elmi Berisha – Kryetar, Agim Rexhaj, Alfons Grishaj, Frank Shkreli dhe Ervin Dine anëtarë, falenderojnë të gjithë kërkuesit shkencorë, hulumtuesit e gazetarët për interesin e treguar me kumtesat e tyre me 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. KUMTUESIT E SIMPOZIUMIT u paraqitën me këto kontribute shkencore: Elmi Berisha: “100 VJETORI I MARRËDHENIEVE DIPLOMATIKE SHQIPTARO-AMERIKANE, ROLI I MËRGATËS SHQIPTARO-AMERIKANE NË VITET 1990-2008”. Akademik Vasil S. Tole: “BANDA KOMBËTARE “VATRA”, DHE ROLI I SAJ NË MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANE”. Ndriçim Kulla (Nderi i Kombit): “TAKIMI NOLI – WILSON NJË EPISOD I VEÇANTË NË MARRËDHËNIET SHQIPTARO – AMERIKANE”. Frank Shkreli: “KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË 100-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SHBA DHE VLERAT E PËRBASHKËTA”. Idriz Lamaj: “ZERI I AMERIKES NË SHERBIM TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO – AMERIKANE”. Dr. Adelina Nexhipi, Dr. Ardiana Miçi: “KONTRIBUTI I FEDERATËS “VATRA” NË MJEDISIN POLITIK DHE KULTUROR TË VITEVE 20’ NË SHQIPËRI”. Dr. Atdhe Hetemi: “KOSOVA NË MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANE, SFIDA DHE PERSPEKTIVA”. Akri Çipa: “SHQIPËRI-SHBA: PARTNERITET QË SENDËRTON NJË PROTAGONIZËM TË RI SHQIPTAR”. Rafaela Prifti: “AN ANTHROPOLOGICAL EXPEDITION THROUGH THE LENS OF ALBANIAN AMERICAN RELATIONS”. Melsen Kafilaj: “100 VJETORI; SHQIPËRIA: ATY KUR LETËRSIA I NDËRTONTE URAT E MIQËSISË PËRPARA DIPLOMACISË”. Sokol Paja: “ANTI-AMERIKANIZMI NË PROPAGANDËN ATEISTE, NË SHTYPIN KOMUNIST SHQIPTAR NË VITET 60-70-TË”. Simpoziumi Shkencor u mbyll me një koktejl të përgatitur enkas për këtë rast nga vatrani Toni Musaj i cili në çdo moment e ka mbështetur Vatrën në të gjitha organizimet komunitare e patriotike. Me këtë aktivitet dhe me aktivitete të tjera kombëtare, Vatra tregoi seriozitet, lidership dhe sukseses të jashtëzakonshëm duke u kthyer në bashkimin patriotik më të rëndësishëm e më serioz në të gjitha diasporat shqiptare në botë.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

PROGRAMI I SIMPOZIUMIT SHKENCOR: “100 VJETORI I MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE SHQIPTARO-AMERIKANE”

July 26, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizon Simpozium Shkencor ditën e Enjte më datë 28 Korrik 2022 ora 7.00 PM, në Selinë Qëndrore të Vatrës me adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458. Komisioni i Organizimit të 100 vjetorit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane : Elmi Berisha – Kryetar, Agim Rexhaj, Alfons Grishaj, Frank Shkreli dhe Ervin Dine anëtarë, falenderojnë të gjithë kërkuesit shkencorë, hulumtuesit e gazetarët për interesin e treguar me kumtesat e tyre me këtë rast.

Ftohet komuniteti, media dhe publiku i gjërë që të marrë pjesë.

KUMTUESIT E SIMPOZIUMIT:

Elmi Berisha: “100 VJETORI I MARRËDHENIEVE DIPLOMATIKE SHQIPTARO-AMERIKANE, ROLI I MËRGATËS SHQIPTARO-AMERIKANE NË VITET 1990-2008”.

Akademik Vasil S. Tole: “BANDA KOMBËTARE “VATRA”, DHE ROLI I SAJ NË MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANE”.

Ndriçim Kulla (Nderi i Kombit): “TAKIMI NOLI – WILSON NJË EPISOD I VEÇANTË NË MARRËDHËNIET SHQIPTARO – AMERIKANE”

Frank Shkreli: “KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË 100-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SHBA DHE VLERAT E PËRBASHKËTA”.

Idriz Lamaj: “ZERI I AMERIKES NË SHERBIM TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO – AMERIKANE”.

Dr. Adelina Nexhipi, Dr. Ardiana Miçi: “KONTRIBUTI I FEDERATËS “VATRA” NË MJEDISIN POLITIK DHE KULTUROR TË VITEVE 20’ NË SHQIPËRI”.

Dr. Atdhe Hetemi: “KOSOVA NË MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANE, SFIDA DHE PERSPEKTIVA”.

Akri Çipa: “SHQIPËRI-SHBA: PARTNERITET QË SENDËRTON NJË PROTAGONIZËM TË RI SHQIPTAR”

Rafaela Prifti: “AN ANTHROPOLOGICAL EXPEDITION THROUGH THE LENS OF ALBANIAN AMERICAN RELATIONS”.

Melsen Kafilaj: “100 VJETORI; SHQIPËRIA: ATY KUR LETËRSIA I NDËRTONTE URAT E MIQËSISË PËRPARA DIPLOMACISË”.

Sokol Paja: “ANTI-AMERIKANIZMI NË PROPAGANDËN ATEISTE, NË SHTYPIN KOMUNIST SHQIPTAR NË VITET 60-70-TË”.

Filed Under: Featured Tagged With: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT