Armend Mehaj/
Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”. Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi.
Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane.
Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë. Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake te Regjimentit të tretë të këmbësorisë, është duke u zhvilluar trajnimi me armë të rënda.
Ky trajnim është vazhdimësi e ngritjes dhe zhvillimit profesional të ushtrisë sonë, për integrimin e mbështetjes së njësive manovruese me zjarr direkt gjatë operacioneve luftarake.
Trajnimi është duke u realizuar nga specialistet e fushave përkatëse të trajnuar jashtë vendit të cilët transmetojnë njohuritë e fituara në këto trajnime tek njësitë manovruese të regjimentit të këmbësorisë.