Kosova, drejt krizës paszgjedhore?/


Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca
Kosova, drejt krizës paszgjedhore?/


by dgreca
-Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës së Diasporës/
PRISHTINË, 3 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministria e Diasporës e Qeverisë së Kosovës organizoi mbrëmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për diasporën “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës së Diasporës.by dgreca
Aqif Përmeti, komandanti i 200 Trupave të Vatrës, që shkuan në Shqipëri për të zmbrapsur Vorioepiriotet të mbështetur nga ushtria greke në Jug, u shpërblye nga Enver Hoxha, …me pushkatim!/

Nga Dalip Greca/
Gazeta”Vullnetari” e Kol Rodhes, që botohej në Boston në vitet 1916-1918, ka përcjellë stërvitjen e Trupave Vullnetare të Vatrës, që nga momenti fillestar e deri në nisjen e tyre për në Shqipëri, shkurt 1920. Është fakt historik se këto trupa u stërvitën në SHBA dhe së bashku me Komandantin e tyre, Kolonel Aqif Përmeti, shkuan në Shqipëri dhe kontribuan për forcimin e sigurisë të kufijëve jugor të Shqipërisë, madje së bashku me Bandën Muzikore të Vatrës,e drejtuar nga Thoma Nasi) arritën deri në Luftën e Vlorës. Muzika e Himnit të Luftës së Vlorës ka për autor kompozitorin vatran Thoma Nasi.
Thoma Nasi u kthye ën SHBA, ndërsa Aqif Përmeti, u “shpërblye” për luftën kundër trupave greke dhe për kontributin e ngritjes së Gardës Kombëtare Shqiptare, duke u pushkatuar nga diktatuar e Enver Hoxhës.
Trupat Vullnetare të Vatrës u bënë më pas themeli i Gardës Kombëtare, ndërsa Banda Muzikore “VATRA”, u bë Banda Kombëtare e Shtetit Shqiptar.
Fotografia shoqëruese është marrë nga Gazeta “Vullnetari”, numër 12, e datës 20 Gusht 1916(kopje të koleksionit të kësaj gazeta e kam siguruar nga nipi i Kol Rodhes Emil Nace, që jeton në Chikago).
Personat që shihni në fotografi janë vatranë që nisën aso kohe stërvitjen pas pune për t’u përgatitur si oficerë me qëllim për t’i shërbyer Shqipërisë. Në qendër, personi me uniformë të zezë, me mustaqe, është komandanti amerikan i Trupave vullnetare në Natick, z. Charles Green. Ushtarët e identifikuar janë: Rako Katundi, Zaharia Chekani, Koli Kuqali(që më pas u kthye në Shqipëri dhe shërbeu si përkthyes në ambasadën amerikane në Tiranë), Koli Bodi, Rako Panariti, Lambi Jorganxhi, Toli Prifti, G. John, Sotir Andrea, Filip Thodor, Koli Nochka, Nake Treska, Ilo Burgaleci, Kocho Sterio, Rako S. Treska, Aleks Frashëri, Mihal Gërmenji,Gjimi Katundi, Kristo Lara, Vani Grechko, Nasi Dishnica, Naum Pojani, Kristo Trebicka, Idemene Bratko, Pando Kondili dhe Gjimi Panariti.(Për më shumë do të lexoni në Diellin e printuar specialen e përgatitur me rastin e përvjetorit të Lindjes së Kol Rodhes, i nderuar nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhërin e Artë të Shqiponjës.)
by dgreca

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke besuar se kjo pjesë e Evropës i takon Perëndimit, ka deklaruar zëvendëspresidenti, Mike Pence. Këto komente, zëvendëspresidenti amerikan i bëri në Podgoricë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare e cila është cilësuar si historike për Malin e Zi dhe Ballkanin.Përveç takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, Pence ka mbledhur në një takim edhe liderët e vendeve të Ballkanit, në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tema e këtij samiti do të jetë siguria në rajon.“Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump personalisht është treguar i përkushtuar për rajonin dhe ishte nder për mua ta vizitoj Malin e Zi”, tha Pence. Ai lavdëroi Malin e Zi për qëndrimin pro-perëndimor dhe për anëtarësimin në NATO.Karta e Adriatikut, vijoi ai, ka një rol të veçantë për Evropën dhe NATO-n.“Andaj, Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump do të vazhdojnë t’ju mbështesin”, tha Pence.Në këtë samit, me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ai i Sllovenisë, Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiqsi dhe përfaqësuesi këshillit ministror të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Në takimin e Podgoricës, përveç vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut marrin pjesë edhe shtetet me statusin e vëzhguesit, si Serbia dhe Kosova.Pence tha se do të dëshironte që së shpejti edhe Kosovën ta sheh pjesë të Kartës së Atlantikut.Në Podgoricë, Pence lavdëroi liderët e Malit të Zi për qëndrim ndaj “presionit rus”.Ndërkohë, nikoqiri i këtij takimi, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se vizita e zëvendëspresidentit Mike Pence në Podgoricë paraqet një prej vizitave të nivelit më të lartë dhe më të rëndësishme që i është bërë ndonjëherë, Malit të Zi.Ai së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev e kanë siguruar numrin dy të Shteteve të Bashkuara se vendet e Ballkanit janë të përcaktuara në rrugën e tyre drejt Perëndimit dhe bashkëpunimit me NATO-n.Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare të Kartës së Adriatikut, përderisa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit. Pas samitit, është paralajmëruar që zëvendëspresidenti Pence do t’i takojë edhe liderët e vendeve të rajonit.Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.Zyrtari i lartë amerikan arriti në Mal të Zi, që është anëtari më i ri i NATO-s, pas vizitës në Gjeorgji, ku ai e kritikoi “okupimin” e Rusisë të territorit gjeorgjian, prej luftës së shkurtër në vitin 2008.
by dgreca
–Aktiviteti qendror vazhdoi me programin kulturor, përgatitur nga grupi mjaft i suksesshëm shqiptaro-slloven “Kvali” nga Sllovenia, i cili këndoi këngë të bukura shqipe/
PREKAZ, 2 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbrëmë u mbajt manifestimi tashmë tradicional “Dita e Diasporës”.Manifestimi filloi me homazhet në varrezat e familjes Jashari, me moton “Një lule për Jasharët”.
Më pas, para një numri të madh të bashkatdhetarëve dhe mysafirëve të tjerë, ministri i Diasporës, Valon Murati, mbajti një fjalë rasti.“Ju keni qenë pjesë e pandashme e rrugës për lirinë e atdheut. Pa punën tuaj, liria do të ishte shumë më vështirë e arritshme. Andaj, duke respektuar angazhimin tuaj dhe lidhjen që keni me lirinë e Kosovën, mblidhemi çdo vit për të shënuar ditët e mërgimtarëve edhe në Prekaz, si simbol i sakrificës së përbashkët. Me punën tuaj të ndershme, me angazhimin tuaj në jetën politike, ekonomike, kulturore, arsimore e sportive të vendeve ku jetoni, po e lartësoni kombin shqiptar, shtetin e Kosovës dhe viset e tjera shqiptare. Po i krijoni atdheut tuaj lidhje të rëndësishme në të gjitha sferat e jetës”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Aktiviteti qendror vazhdoi me programin kulturor, përgatitur nga grupi mjaft i suksesshëm shqiptaro-slloven “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu. Ky grup këndoi këngë të bukura shqipe. Vlerën këtij koncerti ia shtoi edhe ikona e muzikës qytetare shqiptare Nezafete Shala, e cila për të pranishmit këndoi këngë të vjetra shqipe.
Në këtë koncert u shqua për zërin e tij karakteristik edhe Alban Spahiu, një fëmijë shumë i talentuar nga diaspora, cili këndoi këngë për Adem Jasharin dhe për mërgimtarët./b.j/