- Vatra njofton se me 7 Maj,në orën 2.00 pm, në Selinë e Vatrës, do të organizohet veprimtaria”Në Hap me Rugovën”, ku përvec librit me të njëtin titull të autorit Adnan Merovci, do të shfaqet për të parën herë edhe një dokumentar 18 minutësh me filmime të rralla, ku në qendër është dr. Rugova dhe veprimtaria nëpër për Kosovën. Autori i librit”Në Hap me Rugovën” z. Adnan Merovci, do të sjellë për të pransihmit të pathëna nga 10 vitet me Rugovën, ndërsa ish drejtori i Divizionit të Europë-Azi, i Zërit të Amerikës Frank Shkreli, gazetari Sinan Kamberaj dhe të tjerë do të sjellin vlerësime rreth librit. Jeni të mirëseardhur!/
Të Enjtën në mbrëmje, 20 Prill 2017, Vatra priti Inxhinier Adnan Merovci, ish sekretarin e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovë, dëshmitarin e sa e sa takimeve kritike, përfshi dhe atë me Milloshevicin.Mysafirit ia uroi mirëseardhjen dr. Gjon Bucaj, Kryetar i Vatrës, i cili krahas vlerësimit të figurës të Ibrahim Rugovës, tregoi edhe për marrdhëniet e ngrohta, që presidenti historik kishte vendosur me Vatrën.Merovci, tha se ishte i mbushur me emocione sapo hyri në selinë e Vatrës, për bëmat Kombëtare të së cilës, kishte dëgjuar që në fëmijërinë e vet. Ai tha se dr. Rugova, e vlerësonte shumë Vatrën dhe ndjehej shumë mirë që kishte mbështetjen e vatranëve.
Në bisedën e gjatë që zgjati deri në orët e vona, njeriu “sekret” i Rugovës,që nuk ishte thjesht-njeriu-roje, dhe që për më shumë se një dekadë ishte në një hap me Rugovën, u rrëfye me vatranët, tregoi copëza ngjarjesh, takime, që edhe kur dukeshin të pumunduar, Dr. Rugova i kthente në favor të Kosovës, tregoi për takime të vështira, si takimi i përfolur me Milloshevicin, apo takimet, që diplomacia serbe zgjaste duart dhe përpiqej t’i dështonte, si ai Romës, tregoi të patreguarat e Rambujes, e të tejra ngjarje.Ai e zbërtheu Rugovizmin në të gjitha aspektet sociale, politike, estetike.
Bashkëpunëtorët vatranë të Rugovës si nënkryetari Agim Rexhaj, anëtari i kryesisë Marjan Cubi, anëtari i Këshillit Ramadan Gashi, gazetari Sinan Kamberaj, treguan mbresat e bashkëpunimit me presidentin historik. Zv.Kryetari Asllan Bushati, solli mbresa nga takimet me Dr. Rugovën në Shqipëri, si ushtarak i lartë i ushtrisë shqiptare.Anëtarët e Këshillit të Vatrës Idriz Lamaj, Sergio Bitici, Zef Balaj, Zef Përndocaj, anëtari i Kryesisë dr. Skënder Murtezani, Zef Përndocaj e të tjerë vlerësuan figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Editori i Diellit i prezantoi mysafirit veprimtaritë Kombëtare të Vatrës dhe rrugëtimin e saj historik në prag të 28 Prillit, 105 vjetorit të Themelimit të Fedeartës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Adnan Merovci dhuroi disa kopje të librit të tij”Në hap me Rugovën” një libër me kujtime ngjarje, me dokumenta, faximile e fotografi. Në kopjen dhuruar Vatrës, ai shkroi:“VATRËS, këtij Institucioni Kombëtar nga themelimi e deri më sot i Shtetit Shqiptar dhe cështjes sonë supreme Kombëtare, institucion që inicioi dhe parapriu të gjitha proceset Kombëtare Shqiptare të territoreve etnike, që përkrahu dhe ndihmoi Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.”
Në respekt nga autori
Adnan Merovci
Vatra njofton se me 7 Maj,në orën 2.00 pm, në Selinë e Vatrës, do të organizohet veprimtaria”Në Hap me Rugovën”, ku përvec librit me të njëtin titull të autorit Adnan Merovci, do të shfaqet për të parën herë edhe një dokumentar 18 minutësh me filmime të rralla, ku në qendër është dr. Rugova dhe veprimtaria nëpër për Kosovën.
Autori i librit”Në Hap me Rugovën” z. Adnan Merovci, do të sjellë për të pransihmit të pathëna nga 10 vitet me Rugovën, ndërsa ish drejtori i Divizionit të Europë-Azi, i Zërit të Amerikës Frank Shkreli, gazetari Sinan Kamberaj dhe të tjerë do të sjellin vlerësime rreth librit. Jeni të mirëseardhur!
Nga Keze Kozeta Zylo/Udhëtimi i stafit të TV “Alba Life”, New York drejt Los Angeles në Kaliforni për gati 6 orë me avion ishte një udhëtim magjepsës, një udhëtim që mbartte mbi supe një mision të shenjtë për t’u takuar me birin shqiptar të Nju Jorkut dhe regjisorin e famshëm të Hollivudit Stan Dragotin. Marrja e titullit të lartë “Nderi i Kombit” dhënë nga presidenti i Shqipërisë z.Bujar Nishani vitin e kaluar, më 24 shtator, 2016-të dhe nderi i Tepelenës nga kryetari i Bashkisë Tërmet Peçi dorëzuar të dy titujt e lartë zotit Qemal Zylo themelues dhe producent i TV “Alba Life” në emër të Stan Dragotit ishte një detyrim sa moral po aq dhe shpirëror për TV “Alba Life” për t’ja dhënë në dorë këto dy tituj nderi, superyllit të Hollivudit në vendbanimin e tij ne Los Angeles, pasi për arsye shëndetësore dhe të moshës e kishte të pamundur udhëtimin në New York. Sidoqoftë artistë dhe burra të këtij kalibri botëror ja ngrenë karatin Shqipërisë dhe e nderojnë në çdo kohë dhe epokë.



Sot do të sugjeroja që në qendër të Tepelenës të ngrihet një shtatore për këtë regjisor të jashtëzakonshëm, kurse në Muzeun Kombëtar në Tiranë të jenë stenda të veçanta me mbishkrimin si: “Jeta e artistëve shqiptarë në Hollivud” ku të jenë John Belushi, Jim Belushi, Stan Dragoti, Beki Fehmiu, etj…

Të Hënën me 17
Prill ishim mysafirë tek atdhetari nga Martinaj, fshat i njohur i Plavë-Gucisë, Demë Balidemaj,i mërguar që 16 vjec nga vendlindja; i njohur si biznesmen, si atdhetar, dhe përherë bujar. Mik me artistë dhe shkrimtarë, me politikanë dhe gazetarë. Nuk ka artist, krijues,vizitor i zakonshëm, që ka ardhë në Nju Jork dhe nuk ka provuar bujarinë e Demë Balidemës.Gjithkush e kujton Debal Gardens në Brooklyn, që për shumë kohë ishte kthyer në një Seli Kulturore, artistike për të gjithë shqiptarët. Aty u pritën presidentët e Shqipërisë dr. Sali Berisha dhe presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, aty u pritën kryeminisitra, ministra, politikanë, ambasadorë, kongresistë e senatorë. Dema perherë bujar, kurr nuk tha:Mjaft se u lodha. Përherë dera celë. Sa e sa herë u drejtuan organizatat, fondacionet, formacionet politike, botues, për ndihma tek Demë Balidema? Ai kurrë nuk i ktheu bosh. Natyrisht edhe humbi, por kurrë nuk u dorëzua. Dhe ja tani ka Restorantin e tij “7 Old Fulton” në Brooklyn, NY, që është nga më të preferuarit, jo vetëm prej amerikanëve, por edhe prej turistëve që janë të shumtë në këtë zonë.Ka investuar shumë në të. E ka dizajnuar bukur. Vijnë dhe shumë artistë këtu. Në një pozicion mjaft të preferuar buzëujit, pranë Urës së Brooklyn-it, 7 Old Fulton është përherë i mbushur plot, brenda dhe jashtë. Kuzhina e vecantë, pijet e shumëllojshme, shërbimi i kulturuar, mjedisi i dizajnuar me shije,pamja që ofrohet nga jashtë, janë disa nga faktorët që restoranti merr jo vetëm klientelë vendase, por shpesh edhe rezervime nga Evropa për ata që vizitojnë Nju Jork-un.
Meta, apel McCainit: Shtetet e Bashkuara të rrisin vëmendjen në Europën Juglindore
Basha, McCain: Zgjedhjet të pamundura nga droga, të gatshëm për dialog
Senatori McCain, takim me ministren Kodheli