• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESA SHQIPTARE- At Zef Pllumi: O Zot, mos na provo!

April 21, 2017 by dgreca

“Fol, ja këtu nxirre qumështin e mëmës ose përndryshe vdiqe. Fol!…Fol!”/

3-zef-pllumi

“Rrno për me tregue”/ Torturat çnjerëzore në hetuesinë komuniste dhe mesazhi në murin e bugut që tmerroi At Zef Pllumin: “Un Dom Vlash Muçaj këtu më 22 korrik piva urinën time për mos me dekë etjet. U tmerrova. A thua njeriu arrin deri aty, ma keq se kafsha?”/

 “Rrno për me tregue” nga At Zef Pllumi:

Dr. Paulin Pali, jurist. Ishte nji emën i ndigjuem për mirë, në të mbështeteshin shpresat e shumkuj prej atyne intelektualeve që thurrshin plane të bukura për të ardhmen e atdheut. E takova për të dytën herë aty ku nuk duhej.

Nën shkallë ishte WC-ja alaturka; ngjitun hamamxhiku i vogël; të dyjave u kishin hjekë dyert për t’i kontrollue polici edhe prej së largu. Aty në hamamxhikun e vogël ishte nji burrë i gjatë, i madh, me nji mjekër të zezë deri në gjoks. Kambët e zbathuna të shterngueme në zinxhirë kali me dry e të kapuna në murin mbrapa me nji hallkë, duerët të lidhuna para.

Kush je ti? – ndigjova zanin e tij, ndersa po i avitesha WC-së. Ai e persriti nen zâ emnin që i thashë.

– A të njof un ty?…

Vetëm kaq se pjesën tjetër e zuni zani i egër i gardjanit që bërtiti prej së largu: Paulin… Paulin, he derr as aty nuk rrin urtë, – dhe e mbylli frazen me nji të shame të turpshme. Gjithë natën e gjatë e kalova i varun aty n’atê pjeshkë, mes oborrit të vogël në cegmen e Dhetorit. Sytë i drejtoshem te ai burri në hamarnxhikun e vogël: A ishte ky Paulini?.. Për bishtin e shkurtë të trumës, aty pranë derës, nji tjetër i lidhun kambësh, në nji pozicion që as nuk rrinte drejt në kambë, as i ulur kacuk. Kushedi sa kohë ishte i lidhun ashtu, sepse lëshonte ulurima të tmerrshme, kishte kalue nga mendja dhe fliste fjalë të ndyta papushim. Mâ vonë e mora vesht se ai ishte Taipi. Perbrí meje disa tjerë largas njeni-tjetrit të shtrimë përtokë, të mbledhun palmuç të mbluem me nga nji batanije leckë; ndërsa, përballë me fëtyrë të sjellun nga muri kater tjerë, në kambë drejt qiri, të mbuluem me batanije leckë. Në atê heshtje nate të tronditej kryet nga hapat e randë të rojes që sillej aty me automatik ngrehë, dhe të gjamave, pshertimave e ulurimave t’atyne që vuejshin n’atê oborr dhe të disa tjerëve që nuk shiheshin se ku ishin.

O Zot i madh, – thashe me vedi, – a thue ndoshta kam dekw e gjindem n’atê ferrin real, “ku nuk ka tjeter, por vajë e kërcllim dhambësh”? N’atê moment mund ishte ora 1 mbas mesnate; po zbrisnin nga pvetjet apo torturat nji tjeter të mjerë. Kadale e ulnin shkallëve; rojet kqyren pjeshkën ku ishem i varun un, njani kthej vrap përpjetë, mandej zbriti. Atëherë të mjerin tjetër e lidhën afër WC- së ndër parmakët e shkallëve. E kishin sakatue. Gjithë naten gjimonte, ndërsa roja i avitej e kërcnonte dhe e shante me fjalët mâ të ndytat. Atê natë nuk pat asnji krismë automatiku.

Në mëngjes herët filloi radha për WC. Rojet u shtuan ndër të gjitha anët. Para orës 7 ra qetsi, mandej u ndrruen rojet. Kah ora 10 erdhën e më zgjidhën nga pjeshka. Kur kalova nga WC-ja përsri ai Paulini aty në hamamxhik, ndërsa ai i varuni ndër parmakët e shkallëve nuk ishte mâ i zoti me lshue kurrfare zani. Në krye të shkallve ishte nji salon, i cili shërbente për hymjen ndër kater dyer. Ndeja aty në kambë. Përballë meje ishin dy persona të lidhun, Cin Lezha dhe nji tjeter që nuk e njofta….

Vazhdoi nji heshtje, ndërsa ai sillej rrotull nëpër dhomë.

– Nuk don të flasësh?…

– Po shka të flas?

– Fol këtu, na trego përse të kemi arrestuar?

– Pse më keni arrestue, këtë e dini ju; un nuk dij gjâ, duhet të ma thoni ju mue.

– Si nuk ditke gjë? Kujt i thua ti? Mblidhe mendjen e fol!

– Po shka të flas? Ti më pvet shka don e un të përgjigjem.

– Ti të më përgjigjesh mua? Mejtohu mirë se këtu para meje kanë vdekur burra më të fortë se ti. – Fol, ja këtu nxirre qumshtin e mëmës ose përndryshe vdiqe. Fol!…Fol!…

– Nuk dij shka me folë.

– Nuk din ti ë?

Kapi shufren e hekurit, me të cilen shprishte zjarmin e sobës së ndezun dhe me të m’u versul mbi shpatulla, shpinë, kofshë e kambë. E vetmja fjale që thonte: Fol! Këtu nxirre qumshtin e mëmës!

Un nuk kishem shka me folë. Mbasi u lodh ai, edhe un ishem i dermuem, thirri kapterin dhe i tha: Merre. Kur më zbriti në oborr ajo pjeshka ishte e zanun, sepse kishin varë nji tjeter, atê që e kishin lanë ndër parmakët e shkallëve, e kështu mue më varen aty përballë WC-së e hamamxhikut. Paulini aty. Kqyrshim vazhdimisht shoqishojnë. Por gardjani sillej aty afer e nuk mund folej. Në murin e WC-së ishin shumë shkrime, pothuej të gjithë emna e data të grryeme në mur me prangat e duerve. Ajo që më mbeti e ngulun në mendje kje:

“Un, Dom Vlash Muçaj këtu më 22 korrik piva urinen time për mos me dekë etjet.”

U tmerrova.

A thua njeriu arrin deri aty, ma keq se kafsha? O Zot, mos na provo! /

 

Filed Under: Featured Tagged With: KUJTESA SHQIPTARE- At Zef Pllumi:, mos na provo!, O Zot

O ZOT, MËSOJUA MË SHUMË DASHURINË..!

September 5, 2016 by dgreca

NGA ILIR ÇUMANI/

1 vatikan

2 VatikanSot është një ditë e shënuar jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por për mbarë njerëzimin. Është dita e shejntërimit të Nënë Terezës.

Sot, e gjithë bota drejtoi sytë, mëndjen dhe zemrën aty, në ceremoninë e shejntërimit në Vatikan. Aty ishin shumë shqiptarë…

Sot, kryeqendra e katoliçizmit botëror u pushtua me orë të tëra nga pjesa më e mirë dhe më krenare e shqiptarisë.

Atje në sheshin “Shën Pjetër”, nuk munguan shumë prej protagonistëve të jetës politike shqiptare nga të gjitha krahët. Mes tyre edhe mëkatarë, por edhe të mbijetuar nga rregjimi i kaluar që me blasfeminë e zhytur në injorancën e verbër deri në agoni të plotë të rregjimit që lamë pas, e gjuajtën shejntërinë në gjallje të saj…

Sot, me praninë e tyre në këtë ceremoni, të krekosur, me veshje firmato dhe me lukun hipokrit, ata guxuan të vjedhin sado pak nga lavdia e shejntërimit të saj në këtë ditë, dhe mirë bënë.

Mbase, po të ishte gjallë Nënë Tereza, me zemërgjerësinë dhe bujarinë që e karakterizonte, do ti falte 1000 herë këta mëkatarë.

Ajo do t’jua jepte e para shansin për ti mbajtur pranë saj, me qëllim që të pendohen dhe të reflektojnë me shpresën për të kthyer sytë, mendjen dhe zemrën nga Zoti.

Pastaj do t’ju linte porosinë e njohur këtyre politikanëve mëkatarë të cilët e kanë lexuar dhe rilexuar sa e sa herë në librat e saj të shejntë, mbase të ulur edhe në poltronat e avionave carter apo në zyrat luksoze, por që për fat të keq ende nuk e kanë përvetësuar në kulturën, bindjen dhe vetëdijen e tyre humane e politike për shkak se janë marrë më shumë me veten, se me popullin që kanë drejtuar.

Ndaj Shën Tereza edhe atje ku ajo ndodhet, vazhdon dhe do të vazhdoj pa u lodhur  me mençurinë dhe urtinë e saj apostolike  ti apeloj  shkaktarët e vërtetë të varfërisë duke i kujtuar se:

“Nëse nganjëherë të varfërit vuajnë nga uria, kjo nuk do të thotë që Zoti nuk kujdeset për ta, por që unë dhe ju nuk kemi dhënë, pasi nuk kemi qenë një instrument dashurie në duart e Tij për t’u çuar atyre bukën dhe veshjen e nevojshme, pasi nuk e kemi dalluar Zotin kur ka ardhur sërish, i veshur në mënyrë mjerane nën petkun e njeriut të uritur, të njeriut të vetmuar, të fëmijës pa shtëpi dhe në kërkim të një strehe.

Jetojmë në një botë që vuan nga uria. Jo vetëm nga uria për një copë bukë. Por edhe nga uria për dashuri. Ka njerëz, të cilët ndihen të padëshiruar, të papërfillur, të harruar, të lënë pas dore. Ndërkaq ne jemi tepër të zënë, aq sa nuk kemi kohë t’i buzëqeshim njëri – tjetrit…”

E nëse ata nuk do ta dëgjojnë zërin e saj duke bërë një vesh shurdh e një sy qorr, atëherë Shën Tereza do të vazhdoj sërish të lutet e të lutet pa fund, duke thënë:

O Zot, mësojua më shumë Dashurinë..!

Tiranë, e Diel, 04 Shator, 2016

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: DASHURINË..!, Ilir Cumani, MËSOJUA MË SHUMË, O Zot

O zot shpëto kombin tonë nga shqiptarët

January 13, 2016 by dgreca

Opinion nga Asllan Dibrani/
I madhi Pashko Vasa ka bërë një sinkronizim të asaj periudhe për Shqipërinë,po fatkeqësisht pa ndryshuar edhe sot,ai tha se Shqipëria nuk mbeti asnjëherë pa njerëz injorant , bashibozuk,dredharak, abuzues, mizor, maskara, , mëkatar, çrregullues, demagog,cinik, rrugaç, skandaloz, deformues, intrigant, zuzar,faqezi, devijues, matrapaz , etj. Andaj për fund fare kisha me shtuar, O zot shpëto kombin tonë nga shqiptarët.
Lutfi Haziri donë Republikë sipas modelit serb!?
Ata që protestojnë, pjesa dërmuese, janë mbrojtësit më të mirë të Republikës së Kosovës.
Nuk janë të kënaqur me “Kushtetutën e saj”, sovranitetin dhe integritetin e mangët të Republikës së Kosovës në pozicionin aktual,që përmendeni ju politikan i rrejshëm,maskara,mashtrues dhe manipulant i degjeneruar ! Më imponohet nga këta rreshta neveritës të reagoj mesa vijon nga thëniet e juaja të ma poshtme:
“Republika mbrohet tuj e njoftë e tuj e dashtë atë, tuj ia dashtë flamurin e tuj e promovue me krenari…tuj e njoftë e dashtë Kushtetutën përnime. Republika nuk duhet e nuk mbrohet tuj e mohue, e tuj e rrënue…Republika garanton demokraci, e demokracia protesta, por të qeta! LH”përfundon sipas gazetës “Bota Sot” Lutfi Haziri.
Ja kush është kryetar i një komune të madhe në Gjilan. Nuk dinë të shkruaj shqip. Kryetar komune që i ka bërë hiq ma pak se 13 gabime në dy rreshta mos të flasim për formulimin ortografik dhe gjuhësorë sipas rregullave të gjuhës shqipe !!!.
1.Lutfi unë, po ta them shul shqip dhe troç që,”Republika nuk mbrohet me “Shkelje Kushtetute,as
2.As me “Krim e Korrupsion mafioz”.
3.As me ” Falje Tokash 8000-10.000 hektarë Malit të Zi ,Maqedonisë dhe Serbisë.
4.Republika nuk mbrohet me kriminel të Serbisë që hyjnë e dalin sa herë duan në “Kosovën e Pavarur dhe në Sovranitetin e saj”qe pretendon sipas modelit serb.
5.Kosova nuk mund të mbrohet me “ Zajebnica”qe pretendon ta këtë edhe një republikë në brendësinë e Kosovës, po me unitetin tonë kombëtare.
6.Nuk mbrohet as me ekstremizmin e leshave islamik mashë e fort e Beogradit, Athinës dhe Rusisë, që i keni manipuluar djemtë e rinj, të jenë argat të huaj!!!
-Ju jeni orkestrues i përgatitjes së tyre si pjesëmarrës duke i ngehur gishtërinjtë në formë kolektive,vetëm e vetëm qe je kryetar i Komunës së Gjilanit. Ju dhe qeveria e juaj bëtë kultivimin ,joshjen dhe propagandimin e sektit primitiv islamik që tanimë u bë problem ndërkombëtar,po ashtu edhe rrezik potencial edhe për Kosovën dhe Kombin duke ju seruar jo kulturë dhe mohim të vlerave tona përmes analfabetëve të ekstremit fetar.
7. Republika nuk mbrohet sipas modeleve serbe, aq më pak me rrudh e me ngushtuar territorin e Kosovës,me ndërtuar Republikën e dytë brenda Kosovës nga një 3 % serbesh ,sllavesh dhe gabelesh në Kosovë!!!
-Kosova nuk mbrohet me luksin e juaj dhe politikanëve tjerë nëpër shëtitjen ,kursim parash edhe në shtete tjera me “Muaj e Mijaltash ” për fëmijët e të korruptuarve dhe politikave, e në anën tjetër për ditë bëhen vetëvrasje nga pjesëtarët e ish “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” në mungesë edhe të kafshatës së bukës ,nga ata qe u ulet ne karriget e buta dhe po e nxisni gjakderdhjen vetëm për t’i mbrojtur karriget ,he qofshin të mallkuara ato karrige.
A është turp ?Po edhe po.
Vërtet turp poshtërsi nga një gard politike qe e mbron me çdo kusht pushtetin më dhunë!?.
8.Nuk mbrohet Republika me mijëra familje të rrezikuara deri në skajshmëri nga varfëria.???
9.Republika nuk mbrohet me shantazhe e propagandë në fushatën elektorale, pa e hap edhe një vend pune gjatë mandatit!!!
10.Nuk mbrohet Republika kur pjesën dërmuese të trungut kombëtar e keni rrezikuar për një kafshatë buke me kërcënime e me njëqind e njëmijë kurtha, deri në poziciononim e tyre si spektator të ngjarjeve që po i rrëshqasin Kosovës nën këmbë drejt rrënimit të saj.
Nga këto fenomene qe po na përcjellin me fatkeqësitë e kombit me përçarje , dhunë denigrim , mosmarrëveshje vëllavrasje , korrupsion , tradhti antikombëtare po ju sjell vargjet e Pashko Vasës me një shkëputje nga poezia “O moj Shqipeni”:
O MOJ SHQİPENİ
“Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t’rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t’bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t’ambel askush s’ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s’te ka mbetun as em’n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t’zeze.
Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
Do thone: ” Jam grek”, “shkije”-disa tjere,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,!
Per me ju damun me ju vorfnue
Vjen njeri i huej e ju rri n’voter,
Me ju turpnue me grue e moter”.
I madhi Pashko Vasa ka bërë një sinkronizim të asaj periudhe për Shqipërinë,po fatkeqësisht , pa ndryshuar edhe sot,ai tha se Shqipëria nuk mbeti asnjëherë pa njerëz injorant , bashibozuk,dredharak, abuzues, mizor, maskara, , mëkatar, çrregullues, demagog,cinik, rrugaç, skandaloz, deformues, intrigant, zuzar,faqezi, devijues, matrapaz , etj. Andaj për fund fare kisha me shtuar edhe këtë , “O zot shpëto kombin tonë nga shqiptarët”.

Filed Under: Opinion Tagged With: Asllan Bajrami, kombin tonë, nga Shqiptaret, O Zot, shpëto

Artikujt e fundit

  • DIELLI ME SHQIPTARËT E ITALISË / SHKOLLA SHQIPE “DORA E PAJTIMIT”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË ITALI
  • 2023 A Consequential Year for Cybersecurity – Albania, Example of What Can Happen
  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT