• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gëzuar Ditëlindjen, Gjeneral i Teatrit Shqiptar, Pirro Mani!

April 14, 2017 by dgreca

Pirro Mani, Ditëlindja e Gjeneralit të Skenës-Sot 85 VJEÇ/1 Koste ManiNe Foto:Kosta Mani, babai i i Pirro Manit1-2Ne Foto:Pirro Mani/1 Piro mani
Ne Foto:Pirro Mani me Pavlinen/
Sot, e 
premie, 14 Prill, është ditëlindja e Gjeneralit të skenës, Teatrit Shqiptar, Pirro Mani. Gazeta Dielli e uron:Gëzuar Ditëlindjen Pirro Mani! Nga arkivi i Diellit, po publikojmë shkrimin e mëposhtëm./5 Peneli

 Nga Dalip Greca/Nju Jork/

1 dalip Pirro14 Prilli është ditëlindja e Pirro Manit. Por edhe në një ditë të shënuar si ajo e Lindjes, e shfaq një peng Pirro Mani, mbreti i skenës shqiptare, gjenerali i  regjizurës,Stanislavski shqiptar, është një peng që po e shoqëron për gjatë të gjithë jetës. Edhe tani, kur feston 85 vjetorin e lindjes, kërkesës për një intervistë, ai i përgjigjet shkurtazi: Për mua është shkruar mjaft. Nuk ka mbetur gjë pa u thënë. Por e kam një peng që më rëndon. Dua ta zbraz shpirtin nga brenga e tim eti. Më rëndon shumë ai peng. Më ka ndjekë edhe në skenë. E ke vënë re episodin e gurit  të pendimit tek “Cuca…”? Është krijuar prej meje ai episod duke pasur në mendje fundin e babait tim Kosta Mani. E kam mësuar vonë faktin që ai dha shpirt duke mbajtë në shpinë  pesha të rënda, ja ashtu si guri i pendimit. I zbriste në shkallaren e një galerie si mijëra të tjerë në kampin e vdekjes të Mathauzenit gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ma ka treguar ngjarjen një durrsak që shpëtoi gjallë nga kampi i vdekjes…. Ai ishte një nga ata që i shpetuan ferrit të Mathauzenit. Ja si e pat përshkruar ai ngjarjen, qe i pat marre jeten Kosta Manit: Nuk kishte pranuar Kosta te ngrinte “gurin e turpit”, gurin e poshterimit; pas tij vinte guri i varrit. Ushtaret gjermane te kampit i dergonin te burgosurit ne nje humnere te thelle dhe i detyronin qe te ngrinin nga nje gur te madh mbi shpine (si rrase varri) dhe i shtrengonin me pahir qe t’i ngjiteshin te perpjetes. Dhe ata çapiteshin me shpirt nder dhembe me shprese e me gurin e rende ne shpine. Kosta e kishte imagjnuar veten edhe si Krishti edhe si Sizifi ne kete ngjitje. Po perse duhej ta bente sakrificen, kur pas ngjitjes, do ta prisnin plumbat? Pyet Pirro me shume veten se sa te atin! Kosta Mani nuk e kishte ngritur “rrasen e varrit”, gurin e poshterimit. Ata e grinë me plumba. Ai u masakrua me 1945, u shpall deshmor po në 1945, ndersa komunistet e ripushkatuan me 1946, duke e pushkatuar përsëdyti!

KUSH ISHTE INXHINIERI I DIPLOMUAR NË MIT NË BOSTON, KOSTA MANI?

Tregon Pirro: Babai im. Kosta Mani ka lindur në Korçë. Si shumë korçarë emigroi herët në Amerikë. Ka qenë rreth të katërmbëdhjetave kur mori rrugën e kurbetit. Krahas punës vazhdoi edhe studimet. Ka studiuar në Institutin e famshëm MIT të Bostonit, ku pat studiuar edhe mjeshtri i madh i fotografisë Gjon Mili. Është diplomuar për inxhinieri-arkitekturë. Ishte pjesë e Vatrës. Si shumë idealist të tjerë, e la Amerikën dhe u kthye në Shqipëri për të ringjallë vendin, si shumë idealistë të tjerë vatranë. Kishte në xhep diplomën e inxhinierit. Sa i mungonin Shqipërisë inxhinierët si ai!

Në Shqipëri qe kthyer me Imzot Nolin dhe e kishte shoqëruar atë në udhëtimet që kryezoti i Shqiptarëve të Amerikës kishte bërë në Shqipërinë e Jugut, kryesisht në Tepelenë dhe Gjirokastër. Këtë episod, Pirros ia pat treguar nëna e tij.

Pasi Fan Noli e la Shqipërinë, Kostë Mani nuk e ndoqi pas. I tha Imzotit se Shqipëria kishte nevojë për atë dhe do të qëndronte. Ati i shqiptarisë, Noli i kishte dhënë bekimin. Dhe ai vazhdoi të punoi në Ministrinë e Punëve Botore. Kishte fatin që të punonte me një tjetër inxhinier të zot, me inxhinier Gjovalin Gjadri. Shqipëria ishte me fat se ishin bashkë dy shkolla inxhinierike; ajo amerikane, ku ishte diplomuar Kosta Mani dhe ajo austriake; ku ishte diplomuar inxhinier Gjadri. Të dy ndërtuan ura, rrugë, vila, që i qëndruan kohës.

Pirro përhumbet në rrëfimin e tij: -E mbaj mend mirë rrugën malore të Thethit. Babai më kishte marrë me vete. E kam në kujtesë bukurinë përrallore të Thethit. Ata punonin, unë vështroja bukurinë e egër të maleve dhe pastaj kthehesha i lodhur dhe i kënaqur në çadër. Qe kohë vere. Ishte bukur.

Edhe Urën e Zogut, urën me harqe, e pat ndërtuar Gjadri me Kosta Manin. Pirro kujton se edhe atje i ati e pat marrë me vete shpesh herë. Madje e mban mend të atin dhe Gjadrin me hartat përpara tek ndiqnin projektin. Kosta Mani ishte kudo ku ndërtohej. Kishte ndërtuar dhe një shtëpi provizore për vete në Tiranë, që priste ta modernizonte kur t’ia kishte ngenë.

Kosta Mani jepte edhe mësim në Shkollën Teknike të Fullcit. Jepte lëndën e Matematikës. Pirro kujton se i ati lexonte shumë Letërsi. Në bibliotekën e tij ndodheshin libra të Balzakut, Stendalit, Dumas, Tolstoit.

Kosta ndertoi edhe uren e Kardhiqit ne Gjirokaster. Kjo ure i dha nje fatkeqesi dhe nje dhurate, qe do ta kishte te shtrenjte gjate jetes se shkurter. Gjate punimeve per ndertimin e ures theu kemben. Ku te gjente mjek? E çuan tek nje mjeshtre popullore, qe i kishte dale nami si ortopede e rralle.Mjeshtrja, plaka Dade, jetonte ne Stegopull te Gjirokastres. Muskujt e Kostes sforcoheshin nen dhimbjet e shtrengimeve te plakes, ndersa syte i ishin ngulë ne bukurine e rralle te nje vajze 15-vjeçare; mbesa e plakes Dade. Inxhinieri sheroi njeheresh kemben dhe shpirtin. Vajza bjonde, me emrin e bukur Amali, do te behej “robine” e inxhinier Kostes, i cili e kerkoi sakaq per grua. U martuan me Amaline dhe linden femijen e pare, Pirron, pastaj dhe dy vajzat, motrat e Pirros. Kosta, nderkohe kishte blere nje truall 6 mije m2, ne rrugen “Shen Gjergji” ne Tirane, sot rruga”Ali Demi” dhe aty ndertoi shtepine e tij, qe Pirro e gezon sot (edhe pse eshte ne Amerike shtepia pret te zotin ende). Jeta ecte ne rrjedhat e veta. Shpesh Kosta bridhte neper Shqiperi, ku ndertonte a projektonte. Merrte me vete edhe Pirron e vogel dhe e ushqente me dashuri per kombin, Atdheun e shtrenjte, qe duhej dashur edhe kur ishte kocke e lekure. Ne diten e pushimit fashist, Kosta u pushua nga puna dhe u arrestua me akuzen se kishte hedhur ne ere uren e Limuthit, ate ure qe e kishte bere vete. Kosta kishte shtetesi amerikane, urrente fashizmin, dhe u trondit nga pushtimi i Shqiperise. Dikur hapi nje zyre private ne Tirane, “Stika”, se bashku me inxhinierin Spiro Koleka. Ajo zyre nisi projektet e ndertimit te infrastruktures se Tiranes; projektoi rruge, sheshe; parqe, vila te bukura dy dhe tri kateshe. Kosta projektoi vilen e njohur mbi kodrat e Tiranes, “Baballaret e Teqese” dhe vepra te tjera qe i rezistuan kohes.

Pirro është i bindur se babai ka qenë antifashist në shpirt dhe si i tillë ishte zgjedhë edhe në Këshill. Madje për reputacionin që gëzonte, u zgjodh edhe deputet i Korçës. Gazeta “Tomorri” e asaj kohe i kushtoi hapesire ne kroniken e vet fjales se deputetit Kosta Mani: “Çameria dhe Kosova, jane pjese te pandara te Shqiperise, deklaron deputeti Kosta Mani.” Në kohën e Asamblesë Kombëtare në kohën e pushtimit gjerman, si deputet ishte pjesë e saj. Por Partizanët e qëlluan me top duke shpallë Asambleja Tardhëtare. Si shumë intelektualë të tjerë patriotë Kostë Mani mendoi se Atdheut mund t’i shërbehej edhe nën pushtim. Por atë pjesmarrje nuk ia falën komunistët. Mblidhet qarkori dhe e përjashton Kostën nga Këshilli. Ishte kohë e çmendur, komunistët e akuzojnë, fashistët e arrestojnë, edhe gjermanët, po ashtu e arrestojnë, si njeri të rrezikshëm. Me kë ishte Kosta Mani? Ishte me Shqipërinë. Arrestimi në fundin e dhjetorit 1943 nga gjermanët ishte fatal. Nazistët e syrgjynosën në kampin famkeq të Mathauzenit. Pirro kujton se nëna, që e kishte marrë vesh lajmin e internimit, i kishte shkuar në burg dhe i kishte dhënë një xhaketë nën astarin e së cilës kish qepur nën një arnë 40 napolona flori. T’i kishte për çdo rast, pat menduar nëna. Pirro atë kohë ishte fëmijë 12 vjeç. E ka në kujtesë pamjen e trishtë. Të burgosurit i hipën në kamionë dhe i nisën në mëngjes herët. Imazhi i mbeti në mendje. Në shtëpi prisnin në ankth ndonjë lajm. Shenja e fundit e komunikimit ishte një telegram që ishte nisë nga Kosta. Ishin vetëm tri fjalë: “Jemi në Manastir”! Asnjë lajm tjetër.

E gjithë jeta e Kosta Mani, është një dramë me shumë misterie, një dramë e ankthshme me shumë akte, thotë i biri, Pirro Mani, për të cilin misteriet mbeten të pazbardhura ende edhe sot.

Hija e të atit dhe shpirti i tij peng nuk i janë ndarë Pirro Manit as këtu në SHBA. Kur erdhën në Amerikë u vendosën në Kolorado dhe më pas në Nju Jork. Shpesh shëtisja me hijen e tim eti. Më dukej se do ta takoja diku….Edhe ai kishte qenë në Amerikë…Më duket se Pirro po mediton….

Nuk ka heqë dorë nga gjurmimet për të gjetë të dhëna për të atin, që më parë nuk mund t’i siguronte. Mësoi se Kosta Mani nuk ishte i vetëm kur u nis në kampin e vdekjes. Ishin më shumë se 200 të burgosur. Një pjesë i dërguan në Prishtinë, pjesën tjetër në Mathauzen, ku i ra fati të shkonte edhe Kosta. Përmes kërkimeve me shoqatat amerikane-hebraike, u arrit të sigurohen të dhënat e munguara, përfshirë dhe kohën e vdekjes -27 Janar 1945, vendin e  vrasjes, dhe të dhëna të tjera. Madje edhe numrin që mbante në uniformën e kampit të internimit.

… Lajmi fatal është mësuar pak muaj pas çlirimit të Shqipërisë. Në shtëpi ka shkuar Spiro Koleka, që ka qenë ortak me Kostën në zyrën e projektimeve dhe ndërtimeve “Stika”. Spiro ishte inxhinier i ri asokohe dhe bashkëpunoi me Kostën edhe për të fituar eksperiencë. Ai solli lajmin fatal në shtëpinë e Kostë Manit. Familja shpalli zinë dhe e qau Kostën.

U shpall dëshmor nga regjimi. Familjes iu dha dhe karta e dëshmorit, por drama e Kostë Manit nuk kishte të sosur. Ashtu si në kohën e italianëve dhe gjermanëve, dhe të komunistëve, secili e sheh si armik.

Pirro tregon:Më kujtohet se ka qenë një burrë me emrin Faruk, që jetonte në një barakë, diku aty ku ka qenë Ministria e Jashtme. Faruku ka qenë kampion boksi.Ai qe rritur në shtëpinë e Kosta Manit. Kujtoj se Faruku mbante dhe një pistoletë nga që kishte qenë partizan…

Pirro kujton se po vinte Faruku me nxitim dhe i thotë: Ç’po bën këtu? A e di se po i demaskojnë gratë e familjes Mani?!

Shkova me vrap. Agjitatorët komunist ngrinin zërin në kupë të qiellit për armikun imagjinar.Dhe armiku paskish qenë Kosta Mani që na qenkish shpallë “dëshmor me biografi të keqe” sepse paskish marrë pjesë në Asamblenë tradhëtare!Fronti Demokratik dhe partia nuk mund ta toleronin këtë tradhëti! Ultimatumi i demaskimit ishte i rreptë:Familja armike Mani duhej të largohej brenda shtatë ditëve nga Tirana! Nisën reprezaljet. Pirron kujton se e pezulluan nga puna, ndërsa motrën Marika e hoqën nga puna, edhe motra tjetër Mirela u pezullua nga shkolla. Ua hoqën dhe triskat.Ishte hapur fjala se Kosta nuk ishte vrarë e se punonte si agjent në një shërbim perëndimor!

Pirro, thotë se pagoi rëndë faturën.Por siç duket, dikur u bindën se të gjitha këto ishin fantazira. Vetë ata e vërtetuan se Kosta ishte egzekutuar në Mathauzen. Mirëpo hija e dyshimit mbeti pezull, kurrë nuk u trajtua më si dëshmor. Jo vetëm kaq por Kostës nuk iu përmend emri as njëherë si një nga inxhinierët e parë të Shqipërisë të diplomuar në SHBA. Pirro ruan një dokument që ka emrat e inxhinierëve që kanë kontribuar në Shqipëri, ku emri i parë është ai i Kosta Manit, pastaj i dy inxhinierëve italianë,i Gjadrit dhe të tjerëve.

Rihabilitimi i të birit të Kostës, Pirro Manit, ndodhi vonë. Fillimisht nuk i dhanë as të drejtë studimi. Kalojnë dy vjet pasi mbaroi shkollën dhe nuk po i dilte e drejat e studimit. Madje mbaroi dhe ushtrinë e më pas e lejuan.Kujton se një ndër ata që e ndihmuan ishte Dashnor Mamaqi.

NA I NXEFE SHUPLAKAT, GJENERAL!

Ishte nje dite prilli tek trokita tek Shtepia e Pirro ketu ne Nju Jork. Kisha marrë me vete disa fletë të printuara nga gjurmët e shfaqjes të “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” në Prishtinë në vitin 1972. I pata kërkuar korrespondentit të Gazetës “Dielli” në Kosovë, gazetarit Behlul Jashari, që të hulumtonte në shtypin e kohës se si ishte pritë shfaqja e Gjeneralit aso kohe në Kosovë. Behluli kërkoi nëpër librari, nëpër koleksione gazetash, dhe diçka gjeti. I kisha kërkuar që mundësisht të takonte e të intervistonte personazhe që kishin qenë në shfaqje.

Në fakt nuk e pati të lehtë: Fatkeqsisht, më shkruante Behluli, shkrimtari, përkthysi, gazetari Vehap Shita, që ka shkruar për  vënien në skenë në Teatrin Krahinor të Kosovës, Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur të të madhit Pirro Mani, ka dy vjet që ka ndërruar jetë, ndërsa  shkrimtari e gazetari Musa Ramadani, redaktor i Kulturës për shumë vite në Gazetën Rilindja, që gjithashtu e ka ndjekur nga afër shfaqjen dhe ka shkruar për të, tani nuk është mirë me shëndet, por gjithësesi biseduam në telefon dhe atij i kujtohej mjaft mirë  shfaqja dhe ende i ruante të fuqishme mbresat nga shfaqjet e Gjeneralit….E kujton Pirron si gjeneral të Skenës…

Ia lexoj Pirros letrën e Behlulit, dhe e shoh se si i shkëlqejnë sytë….Tek dëgjon mesazhin e gazetarit nga Prishtina, bëhet më i vëmendshëm, pastaj duket sikur përhumbet në mjegullën e kohës dhe nga rrathët e kujtesës kërkon të kapë gjurmët e asaj shfaqjeje të largët ….

– Ka qenë një shfaqje e madhe…Pata më shumë liri regjisoriale atje në Prishtinë. E shfryva dufin e censurës dhe autocensurës. Realizova një shfaqje moderne me të gjitha mjetet skenike që më jepte liria.Në Kosovë shkeleshin liri të tjera, por jo si në Shqipëri, ku gjithçka censurohej, veçanërisht në fushën e krijimtarisë… Nuk kisha mbi kokë atje “Kontroll Partie”, siç i thoshim ne, Këshilli Artistik, që bënte skanerin e shfaqjes para se të shkonte tek publiku….

Biseda ngrinë…. Për një çast Gjenerali i skenës shqiptare, heshtohet… Për disa minuta dëgjojmë frymarrjen e  tij të shpeshtuar.Duket se po e përjeton atë që ka lënë atje në Prishtinë, pjesë nga vetja.

Më pas, sikur të ishte kujtuar për diçka, më thotë: Nuk arrij t’i bashkoj të gjitha copëzat e atij përjetimi që zgjati më shumë se 6 muaj në Prishtinë. Shkroi shumë shtypi atje për Gjeneralin. Mbaj mend se njëra nga gazetat e asaj kohë pat vënë një titull që më mbeti në mendje për shumë kohë ”Na i nxefe shuplakat Gjeneral!”….Në fakt ma kishin thënë këtë shprehje edhe me zë pas shfaqjes”Na i nxefe shuplakat Gjeneral”…Më pëlqente shumë ky kompliment. Kaq, s’mund të thonin më shumë në atë kohë…

***

… Gazetari nga Prishtina më kishte dërguar disa faqe të librit të shkrimtarit Vehap Shita”Kur ndizen Dritat”, libër i botuar pesë vjet pas shfaqjes në  Prishtinë, në vitin 1977, dhe që mund të gjendet sot edhe në bibliotekën e Universitetit të Urbanës në Illinois, këtu në SHBA.

Shkrimtari, kritiku Shita, shkruante: Pa marrë parasysh se romani i Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është vepër e njohur, e çmuar si një nga më të bukurat në Letërsinë bashkohëse shqipe, drama që Pirro Mani kishte thurur me lëndën e romanit, edhe si autor i dramatizimit, edhe si regjisor, të jep përshtypjen e një spektakli teatral më vete. Pirro Mani ka ndjekë rrugën e inskenimit realist spektakolar, por me tendencë të dukshme që të mbeten gjithnjë në plan të parë idetë e veprës.

Pirro Mani e kishte parim profesional, që të mos i hynte në pjesë autorit, por ai i ngjizte veprës shpirtin e tij regjisorial, dhe vepra fitonte atë ç’ka i mungonte.

Në kujtesën e Pirro Manit”Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ka një peshë të shumfishtë. Kadare ia pat dhënë të parit dorëshkrimin e “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur”, ende pa u botuar si libër. Ishte tronditur Pirrua nga dramaciteti dhe ankthi që mbartëte subjekti. Ndërsa e përpintë së lexuari, mendjen e kishte në skenë….Kur doli libri nga shtypi, Pirro ishte nga të parët që e mori nga autori me autograf. Në mendjen e tij nisi endja e pëlhurës skenike, që në Prishtinë pat më shumë liri e fantazi krijuse.

Pirro kujton kohën e largët të shfaqjeve në Kosovë. Ishte Vjeshtë e vitit 1972. Atë kohë drejtor i Teatrit të Prishtinës ishte shkrimtari dhe poeti i zëshëm i Letërsisë Shqipe Azem Shkreli. Përgatitjet me Trupën e  Prishtinës kishin vazhduar rreth gjashtë muaj. E kujton si sot…Kur Pirro pat krijuar bindjen se gjithçka ishte gati, nisur nga praktika në Shqipëri, ku Partia kontrollonte gjithçka, dhe se pa viston e saj nuk jepej shfaqja, kishte shkuar për të takuar e për tu këshilluar me drejtorin e Teatrit.

– Pse është munduar regjisori deri tek drejtori?,- i pat thënë Azem Shkreli me të qeshur.

Pirro i qe përgjigj pyetjes me pyetje:

– Kur do ta mblidhni Këshillin Artistik, që të kontrollojë shfaqjen dhe të na lejoji ta shfaqim për publikun?  Unë jam gati, që nesër…

Nuk e kishte mbaruar fjalinë e dytë, kur drejtori-shkrimtar, pat shprehë habinë:

– Çfarë Këshilli Artistik po thua, he burrë? Nuk kemi Këshillë ne këtu. Ti je regjisori, e ti je Këshilli artistik. Nuka ka punë Këshilli Artistik me vizionin tënd, me realizimin tënd regjisorial s’ka punë njeri! Ti je Këshilli, përsëriste dhe qeshte shkrimtari -drejtor.

Pirro është habitë për vete. Ç’thotë ky Azem Shkreli? Po Partia, breeee? Po vija….?! Po Kontrolli punëtor…Po Bashkimet Profesionale…Po ai, i madhi fare…nuk do të dërgonte përfaqësues ai…

I kishte drejtuar dhe një pyetje drejtorit:- Po a nuk bëhet këtu shfaqje gjenerale para Këshillit Artistik?

– Jo pra jo, je ti mbreti i skenës, je ti Gjenerali….

U kthye tek trupa dhe intensifikoi provat. Gjithçka iu duk se ishte gati. Gjenerali, që luhej nga Shani Pallaska-pionier i aktrimit Kosovar dhe Prifti i luajtur mjeshtrisht nga i madhi Istref Begolli, ishin shkrirë me skenën sipas vizionit të regjisorit Pirro Mani, ashtu siç edhe Plaka Nicë në fiksimin e saj tronditës, e mishëruar fort bukur nga loja e përsosur e Melihate Ajeti, që dukej se “Nica” e saj vinte nga një tjetër planet, si jashtoksore, për t’ia prishur  gëzimin gjeneralit.

Publiku Kosovar e mbajti frymën pezull gjatë shfaqjes. Pirro kujton momentin e shfaqjes së plakës Nicë… Halucinacionet e Gjeneralit… Tronditja nga kontrastet e thella…Fantazia e Pirro Manit(edhe me ndihmën e skenografit Agim Zajmi) kishin krijuar një mjedis të kontrasuar me Kryqe, varreza pushtuesish,e zeza e hijeve të mortit, skeletet e veshura me najlon, ishte e frikshme fëshfëritja e tyre, ndjesia e vdekjes që zotëronte skenën, pastaj skena e bardhë e dasmës,daullet e dasmës, valltarët që  kërcenin në skenë, këngët polifonike me interpretim modern…Ishte një shfaqje ekspresioniste, që diktoi respekt në qarqet teatrore…

Publiku kosovar e priti shfaqjen me duartrokitje të zjarrta. Ishte dhe Kadare në shfaqje. U gëzua shumë kur pa atë pritje aq të ngrohtë. Morën pjesë edhe nga teatri Serb, ai Podgoricës, i Novi Sadit. Të gjithë e vlerësuan.Ishte diçka ndryshe…

JETA NË NJU JORK

Fillimisht Pirro Mani u vendos në Bronx, në një zonë shumë të populluar nga shqiptarët. Banonte në një apartament modest në zonën e Palham Parkut. I pëlqente pse shëtiste në parkun e madh. Shpesh herë humbiste ne brendesine e parqeve të gjelbërta, meditonte,endej bashkë me personazhet dhe subjektet e veprave të veta që kishte në dorë dhe përhumbte për orë të tëra, pastaj kthehej dhe shkruante…Ka më shumë se 1500-2000 faqe të shkruara, drama, komedi, esse… Ai, vullkani i skenës, që i rrinte ndezur, ka mbetur sërish ashtu, i pashuar, por tani i zhvendosur në fushën e krijimtarisë.

Unë:- Pirro, si e le Koloradon për Bronksin?

Ai:- “Më duket se koha fluturon dhe bashkë me të dhe unë me subjektet e mia. Nuk them se në Kolorado (ku ka jetuar para se të vinte në New York) nuk kishte variante, por këtu nuk e di se si më duket, krejt i veçantë ky Bronksi. Shpesh herë dal diku në kryqëzimin mes Holland Avenue dhe Lydig dhe gjithandej dëgjoj të flitet shqip, dëgjoj kasetofonat e makinave shqiptare të buçasin nga këngët shqiptare dhe shpirti ndjenë një prehje të butë, të kadifenjtë…Më pëlqejnë shumë tablotë e ndërtimeve të vjetra. Pa të vështrosh arkitekturën e këtyre mjediseve ku janë vendosur shumica shqiptare, habitesh; është një hundë e ngritur aty dhe po të shikosh përpara ka një pamje të mrekullueshme; ajo ura e veçantë, trenat që vrapojnë nëpër shina mbi urë, lumi i makinave nën urë, këmbësorët që nxitojnë, ca ndërtesa karakteristike të viteve 50-60′. Po nuk është gjithë kjo mrekullia. A e ke vënë re atë pamjen e ndërtesave në të dy anët e rrugës poshtë urës pasi ke lënë segmentin e rrugës”Nënë Tereza”? Jo? Po aty është një mrekulli e mbetur,që nuk e gjenë tjetërkund. Aty është Amerika e viteve 20- 30-të. Shihe me kujdes se do të mahnitesh”…
Ai sikur ka marrë në dorë penelin dhe vazhdon e skicon pamjen poshtë urës, ndërsa fjalët përshkruese janë poezi e gjallë plot metafora… Pastaj flet për pamjet e kopështit Zologjik, me blerimin e Kopshtit Botanik. Ka bukuritë e veta Bronksi.

“ARTISTI I POPULLIT”, I BIRI I “ARMIKUT TË POPULLIT”!

Ky është Pirro Mani, regjisori i madh shqiptar, shtylla, themeli dhe maja e teatrit kombëtar, aktori dhe regjisori i paarritshëm, Artisti i Popullit, njëkohësisht i biri i ” Armikut të Popullit”; Kosta Manit, dikur emigrant në Amerikë, inxhinieri idealist, që u rikthye të ndërtonte urat e rrugët e Shqipërisë. Paradoksi i absurdit shqiptar, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të popullit”! Si mund të jetojnë së bashku? Sidomos në kohën e mjegullt të dekorit komunist, ku thika të ulej pas shpine si në tragjeditë e Shekspirit; ku biografia ishte “pasaportë” për gjithçka? Ai që nuk e njeh historinë e jetës së Pirro Manit, (ashtu siç nuk e njihja në detaje edhe unë para se ta takoja një ditë vere në Pelham Park, deri në çastin që nuk kisha lexuar monografinë e shkëlqyer të studiuesit Josif Papagjoni, do ta merrte këtë si një stisje, sajesë gazetareske për t’i dhënë Pirro Manit një dozë persekutimi demode, siç është bërë në modë ndër ne shqiptarët. Por Pirro Mani nuk ka nevojë për sajesa të atilla, emri i tij është aq i rëndë në themelet e teatrit shqiptar sa që nuk ka levë politike që e lëviz prej andej. Pa Pirron regjisor, teatri shqiptar shkërrmoqet, mbetet pa histori…Po teatri ishte mburrja jonë, argëtimi ynë i pakët! Hija e të atit ende trazohet dhimbshëm në trurin e tij, i përzjehet në subjektet e veprave që ka në dorë. Shpesh herë atë hije ia kanë nxjerrë si mur të pakapërcyeshëm në rrugën e jetës për t’i përmbysur ëndrrën e madhe për skenën regjisorit dhe artistit Pirro Manit. Ata, shefat e kuadrit, shpesh i nxirrnin nga sirtarët, hijen e të atit, Kostës, e bënin enkas si për ta trembur, ndërsa ai ngjitej pas asaj hijeje, bëhej njësh me të, këshillohej me të në çaste të vështira, kur ata e paralajmëronin: Në kazëm do të dërgojmë, nuk e ke të pastër biografinë, mos kujto se nuk të njohim! Ose: në Kukës merre vrapin dhe bëj thiatro atje, eduko masat me artin e partisë…

Dhe Pirro nuk mund të bënte përjashtim nga ligji i biografive, vullneti i tij, fuqia fizike, në situata të vështira i bënë shumë punë. I binte kazmës, ndërsa pasditeve merrej edhe me sport. I ati, edhe pse e pat lënë fëmijë 12 vjeçar, i pati injektuar vullnet dhe dëshirë për punë.

Veçse hija e babait do ta ndiqte këmba këmbës derisa të bëhej dikushi, të bëhej ai emër që peshon aq rëndë sot në teatrin tonë kombëtar. Sidoqoftë rruga nëpër të cilën eci regjisori i madh, Stanislavski shqiptar, qe plot labirinthe; një sekretar partie i tregonte vijën; një shef kuadri e thërriste dhe e paralajmëronte të kishte kujdes se partia ia njihte mirë biografinë; një tjetër vinte gishtin tek buza dhe i jepte këshillën cinike: Shëëëët, dhe rri urtë-ë! Ke talent, por duhet dhe pasaporta e biografisë! Biooografia…mbi të gjitha! Dhe ai luftonte me vetëveten, këshillohej me hijen e babait të dashur, që nuk i pat bërë keq Shqipërisë përveçse e pat lidhur me ura dhe rrugë? Ndonjëherë Pirro ashtu me shpirtin copë e çikë përplasej në ndonjë mejhane dhe aty nën avujt e alkoolit perpiqej të gjente rrugën nëpër labirinthet e gjarpëruara të hamendjeve, por kur ftillohej i thërriste vetes, sidomos pas këshillimit me hijen e Kostës: Punë, Pirro, vetëm punë! Por edhe kur punonte ata nuk i ndaheshin. Dhe përpiqeshin që ta armiqësonin me hijen e të atit… Kur shkonte në gjendje të dëshpëruar, nënë Amalia, zëvrarë shpirtcopëtuar, përpiqej të mos e lëndonte:Përsëri paske pirë, mor bir? ç’të bënë këtë herë?!Me se të ranë në qafë…Ai ulte kokën…

PAK FAT DHE TALENTI SHPËRTHEU

Po si arriti të çaj nëpër shtigjet e zëna artisti i ardhshëm? Mjaftojnë pak shembuj, për të parë shtigjet, nëpër të cilat nisi e ndrojtur, dhe jo pak herë e rrezikuar ngjitja e Pirro Manit: Rastësia e bën fitues të Konkursit për Liceun Artistik. Edhe tani i duket se gjithçka erdhi si në një ëndërr: Kishte shkuar me dy shokë që do të konkuronin për teatër, thjesht për t’i shoqëruar. E sheh artisti, i miri Besim Levonja, dhe i thotë: -Hajde dhe ti djalë! Pirro e kujton sikur të kishte ndodhur dje ajo rastësi që e çoi tek teatri.

– Çfarë di të recitosh?- e pyet Besimi.

Recitoi ca vargje nga “Bagëti e Bujqësi”. Pastaj atristi e provokon papritmas:-”Gjarpëri, te këmbët e tua!”

Pirro, i trembur, u hodha përpjetë, bëri nja dy salto si atlet dhe kaq.

Të nesërmen emri i tij ishte tek lista e fituesve.Për një çast e harron hijen e babait, por nuk e harronin ata, që kishin çelsat e pallatit të dosjeve …Gjithësesi e mbaroi shkëlqyeshëm Liceun,por ia refuzojnë kërkesën për shkollë të lartë:-”Jo, ti je i biri i kolaboracionistit, Kosta Mani. Në kazëm djalë, të edukohesh njëherë, pastaj shohim e bëjmë!

Dhe Pirro kishte marrë kazmën dhe duke e ngulur thellë, përpiqej që të nxirrte inatin ndaj absurdit, që ia pat bërë shpirtin copë. Më pas i qethën kokën dhe e çuan ushtar. Por edhe atje nuk hoqi dorë nga ëndrra, teatri.Vunë në skenë komedinë e Besim Levonjës”Prefekti”. Pirro luajti Qazim Mulletin, kurse një ushtar tjetër luajti Hajrijen. Ata që e ndiqnin mbanin shënime në dosjet e tyre për birin e armikut… Por dikur, ata, shefat e kuadrit, sikur i kishte kapur gjumi, ose bënin sikur flinin; rekomandimet e artistëve, ish mësuesve të tij i çelin rrugën për studime në Moskë. Veçse, ata të tjerët, nëpunësit e pallatit të dosjeve, nuk harronin. Pirro Mani do të ndeshej sërish me absurdin: Sapo kishte mbaruar shkëlqyeshëm studimet për regjisurë në Moskë (ku pat shkuar falë dorës së ngrohtë të artistit Besim Levonja, ndoshta dhe rekomandimit të mësuesit të tij, mjeshtrit të skenës, Kadri Roshi, pas peripecive e përplasjeve me hijen e padukshme të të atit, që burokratët cinikë ia nxirrnin sa herë ai synonte një pistë të re vrapimi). Pas studimeve, kur troket në Ministri për emërimin, nëpunësi ia kumtoi pa ceremoni emërimin:

– Në Kukës djalosh! Pirro i shokuar nga ky emërim, pyet më tepër veten se sa shefin burokrat:-Unë në Kukës?

– Po, atje shko e bëj thiatro!

– Më falni , por unë kam mbaruar për regjisurë teatri. Sikur nuk ka teatër në Kukës.

Ai, shefi : A je Pirro Mani ti?

-Pirro:Po, unë jam!

Shefi:- I Kosta Manit je ti?

Pirro- Po!

Shefi: Mos e zgjat,shko në Kuëks! Ik nashti se nuk e ke llangar biografinë, merr vesh. Ata po e emëronin në Kukës Pirro Manin që kishte shkëlqyer në Moskë, në vendin e kolosëve të teatrit, ndoshta për ta thyer, që të shpërthente dhe pastaj e dinin ata se ç’të bënin.

SHKËLQIMI NË SKENËN RUSE
Atje në Moskë, fati dhe talenti ia patën përkëdhelur shpirtin artistit të ardhshëm.Ata të dosjeve kishin mbetur larg. Ai që fatlum sepse studioi në shkollën e famshme në Institutin Shtetëror të Artiti Teatror GITIS,ku fitoi diplomën e studentit më të shkëlqyer(pas 40 vjetësh do t’ia sillnin atë diplomë). Fati e ndihmoi edhe pse pati si pedagogë emra shumë të njohur të Teatrit rus, si drejtorin e Teatrit Dramatik të Moskës, udhëheqësin artistik të teatrit “Majkovski”, një ndër regjisorët më të mëdhenj moskovitë dhe atij rus, Aleksej Mihajlloviç Gonçarovin, nxënësin e drejtpërdrejtë të Stanislavskit të paarritshëm, brezit të fundit që qe ende gjallë aso kohe. Pikërisht ky njeri i shquar i teatrit zbuloi tek Pirro Mani, një temperament të veçantë skenik dhe i besoi atij rolin e Edi Karbones tek “Pamje nga ura” e shkruar nga dramaturgu amerikan, Arthur Miler.

Tregon Pirro:- Rolin e Edi Karbones e mora me shumë pasion. Jetoja orë e çast me të. Ky ishte një shans që një herë të troket në derë. Dhe unë e kapa fort dhe s’doja ta lëshoja kurrësesi.

Pirro Mani i dha Edi Karbones shpirt nga shpirti i tij. Qe një sukses roli i shqiptarit në atë dramë. Të gjitha gazetat e artit, e merrnin në intervista, fansat i kërkonin gjithandej autogarfe. Madje u shkrua se “ky shqiptari e luan më bukur se Sokollovski”, një nga aktorët më të shquar rusë të kohës. Madje u pëlqye në mënyrë të veçantë theksi ruso-shqiptar i Edi Karbnes-Pirro. Ndoshta gjithçka lidhej me faktin se Karbone ishte emigrant Italian në Amerikë, ndërsa Pirro ishte shqiptar student në Rusi. Është e vështirë që të përcjellësh në pak radhë atë jehonë që pati roli i realizuar mjeshtërisht nga Pirro Mani. Njëri prej kritikëve dhe estetët më të njohur rus dhe europian, Allpers, pasi kishte parë shfaqjen “Pamjen nga ura”, qe shprehur: “Më kishte marrë malli ta shoh Mihail Çehovin. Tani që pashë Edi Karbonen e Pirro Manit, mu ringjal Mihail Çehovi.” Dhe Pirro nuk u besonte veshëve që ky kritik i njohur po e krahasonte me një njeri aq të shquar, një nga aktorët më të mëdhenj të Teatrit të Moskës, i arratisur asokohë në Amerikë, ku qe bërë aktor protagonist në Hollyëood. Në një nga shfaqjet “Pamje nga ura ” asistoi edhe ish partnerja e të madhit Aleksandër Moisiu, aktorja e njohur gjermane, Korner. Shprehjet e saj vlerësuese i mbollën gazetarët në kolonat e gazetave moskovite:”Jam e lumtur që takoj këtu në Rusi një aktor shqiptar, nga vendi i Moisiut të madh.” Aktorja, kujton Pirroja, u mallëngjye shumë, madje filloi të ngashërehej në lot duke kujtuar Moisiun e madh. Pirro e sjell edhe tani në kujtesë çastin fatlum të takimit me aktoren Korner, madje ai qe skuqur e qe hutuar ca si shumë kur ajo e pat lëvduar hapur, në sy të të tjerëve:”Më vjen mirë që Shqipëria paska dhe nxënës të Moisiut”. Kur mbaroi studimet, studenti i shkëlqyer Pirro Mani pati oferta konkrete për të qëndruar në Teatrin e Moskës, por ai ishte idealist, dhe si i tillë do të vinte dhe do t’i shërbente Atdheut; ishte idealist siç kishte qenë i ati, i cili duke e marrë Pirron pas vetes nëpër Shqipëri, kur ndërtonte ura e lidhte rrugë, i fliste atij se sa i bukur ishte Atdheu. Atdheu kishte plagë dhe ky, Kosta, përpiqej t’ia shëronte me projektet e veta. Ndërsa i biri, ky artist që kishte ardhur plot ëndrra për teatrin nga Moska, përplasej në realitetin absurd të burokratëve cinikë, të gardianëve të biografive, që ia vrisnin shpirtin me porositë cinike: Kujdes -ë, se ta dimë biografinë!

MISIONARI I TEATRIT

Pirro, pas kthimit, përpiqej t’u qëndronte larg shpirtzinjëve të biografive, po s’i shqiteshin ata. Veçse ishte i bindur se ai ishte misionar i artit në përgjithësi dhe i Teatrit në veçanti, dhe nuk duhej të dorëzohej. Pirro Mani do ta tregonte veten në Korçë, ku e emëruan regjisor të Teatrit. Iu fut punës plot pasion. Përsëri thirri në ndihmë Arthur Milerin. Vuri në skenë “Pamje nga ura”, por nuk u rrek që të imitonte ustain e vet rus, zëri i të cilit ende i tingëllonte në veshë “Ti Pirro nuk duhet të na kopjosh ne, t’i duhet të na kthesh krahët”. Dhe Pirro e vuri në skenë “Pamje nga ura”, sipas konceptit të tij, që më vonë do të thirrej me emrin e tij të përveçëm, alla Pirro Mani. Regjisori i ri do ta udhëhiqte vetë trupën në skenë përmes rolit të Edi Karbones të luajtur mjeshtrisht nga ai vetë. Dhe Korça e duartrokiti Pirro Manin. Madje në sallë kishte patur dhe diplomatë e gazetarë të huaj.Të gjithë e pëlqyen spektaklin. Më pas u dëgjuan bishta se shfaqja përcillte frymë revizioniste. Nuk vonoi urdhëri: Të pezullohet shfaqja!

Pas shkëlqimit kishte ardhë rënia ose siç shprehet Pirro, vetë shkëlqimi kishte rënë në kurth.

Pirro e kujton ngjarjen edhe sot, tek rrezatohet në verandën e shtëpisë së tij të bukur në Harrison, një prej lagjeve piktoreske të Nju Jorkut. Kujton ai: Partiakët e vegjël të periferisë nënqeshnin dhe përkëdheleshin si fitimtarë: Partia kishte qenë syçelë, ata qenë vigjilentë dhe nuk kishin lejuar që të helmatiseshin spektatorët me pikëpamje revizioniste. Pirro e pa veten të goditur, por ende nuk ishte rrëzuar në ring. Fryjnë ndonjëherë erërat e rastësisë dhe si padashje ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Një nga të mëdhenjtë e piramidës, Ramiz Alia, shkon në Korçë për konferencë Partie. Ai kishte parë “Pamje nga ura” atjë në Moskë; atje i kishin thënë se një shqiptar e kishte luajtur më mirë se Sokollovski. Dhe ky kishte pyetur partiakët e Korçës: Ku është ky njeri, përse nuk po e shoh këtu? Ata, shërbëtorët e vegjël, që patën fërkuar duart se kishin qenë vigjilent, u ndriti buzeqeshja:- Bëri një shfaqje me gabime të rënda ideologjike, nuk pati sukses, prandaj e hoqëm nga repertori.

-Çfarë gabimesh ideologjike, ajo është shfaqur në Bashkimin Sovjetik. Dhe ata, shërbëtorët e veckël, turravrap gjetën Pirron; duke iu servilosur i dhanë lajmin se e kërkonte i madhi. Pyetja e të madhit të partisë, për çudinë e shërbëtorëve të veckël, qe e papritur : A mund ta bësh gati shfaqjen brenda dy ditësh? Pirro mezi e priste këtë pyetje dhe vrapoi në skenë; e mblodhi trupën dhe pas dy ditësh shfaqja qe gati. Pirro ende i kujton ato çaste të rënda në skenën e passhfaqjes, kur salla ende nuk po guxonte të reagonte. Ai, i madhi qe ngritur dhe i qe drejtuar skenës. Heshtje akulli. Pirros, i binin djersë të ftohta.Ishte në provë. Loja kishte qenë e shkëlqyer, por pritej reagimi i të madhit. Të gjithë qëndronin të ngrire. Heshtja i vriste shpirtin.Mos vallë sërish do të vinte pezullimi? Përsëri akulli do t’ia ftohte shpirtin regjisorit? Ndëshkim?Pirro ndiqte hapat e të madhit që dukej sikur çapitej enkas ngadalë dhe koha sikur nuk shtyhej,sekondat dukeshin orë. Ramizi, pasi kishte mbërritur në skenë e kishte shkrirë akullin vetëm me një fjali magjike që u drejtoi aktorëve: “Ore, unë e kam parë shfaqjen me atë aktorin e madh rus, Sokollovskin, por ky djali juaj sikur luan më bukur”. Kaq u desh, akulli shkriu. Stuhi duartrokitjesh, edhe ata shërbëtorët e veckël servilë, që e kishin zbuluar ideologjinë revizioniste në rastin e pezullimit, tani duartokisnin më fort. Drama “Pamje nga ura” që e bëri aq të suksesshëm në Moskë, që u ngjall pasi e vdiqën në Korçë, korri sukses të jashtzakonshëm. Staticientët kanë shënuar se ajo qe dhënë 50 herë vetëm në Korçë, pastaj në të gjithë Shqipërinë. Pirro ishte shkrirë me Edi Karbonen, ndërsa konceptimi regjisorial i dramës, i mbante të mbërthyer shikuesit. Por guri i sizifit kishte rrëshqitur sërish, dhe ai, Sizifi- Pirro, duhej ta ringjiste. Amerikani Miler dhe drama e tij, kishin hyrë klandestinë në Shqipëri. Edhe pse kishin gjetur mjeshtrin Pirro Mani, qenë të pagëlltitshëm në Shqipërinë komuniste. Realizmi socialist dyshonte në helmin që mund të mbillte. Pas atij suksesi, pas ringjalljes, dramën e pa vetë Njëshi, vetë Enver Hoxha. Zëri i tij kishte ushtuar si bubullimë:-Të ndalohet drama!

Pastaj kishte shtuar:- “S’kam asgjë me aktorin që luan Edi Karbonen, është nga artistët më të mirë që kam parë, por drama është frojdiste.”

– E kishte thënë ai, s’kishte zot që e kthente pas urdhërin. Pas kësaj shfaqja nuk u dha më-psherëtinë Pirro, që s’ka harruar asgjë edhe pse kanë kaluar aq kohë…
Pas kësaj, sërish në shpirtin e artistit, diçka u thye, u bë akull. Ai, i pat dhënë aq shumë prej vetes asaj drame, qe bërë njësh më Edi Karbonen. Këtë lloj thyerje regjisori Mani do ta ndjente shpesh. Fatin e “Pamje nga ura” do ta kishte edhe “Rrethimi i Bardhe” me autor të dramës Naum Prifti.

“RRETHIMI I BARDHË” DHE NGRIRJA E AKULLT, ENVERI NË TEATËR
Shfaqjen”Rrethimi i bardhë” kishte shkuar për ta parë përsëri ai, i madhi, monarku. Pirro Mani nuk e fsheh, në prag të shfaqjes provonte një ankth që nuk i shqitej prej gjoksit.Një parndjenjë e keqe. Ka qenë 26 shkurti i vitit 1964, Enveri, kishte shkelë në teatrin A. Z. Çajupi dhe pas atij momenti qetësia e thellë ishte bërë mbretëreshë e gjendjes. Akullnajë përreth. Acar në sallë. Mpirje në skenë… Çdo të thoshte Zeusi? Konceptimi regjisorial i Manit, rishkrimi i tekstit (siç bënte me çdo pjesë që vinte në skenë) i kishte dhënë shfaqjes një tjetër prirje, e kishte ashpërsuar konfliktin, ndryshe nga shfaqja e Tiranës, ku një tjetër regjisor e kishte vënë në skenë. Pirro shihte reagimin e perandorit atje në llozhë, por asgjë nuk lexohej atje së jashtmi. Ai ishte si mali që s’bzanë. Përmes ankthit shfaqja po shkonte drejt finales. Pirro e ka në mendje ngjarjen: Kishte ardhur finalja e skenës së fundit; një mori duarsh të ngritura lart prej gjeologëve punëtorë, mbetur mes borës, kallkanit dhe grykës së malit, tashmë kishin ngrirë si një gjest mistik, si në një lutje, si një shpresë a fat, a përshpirtje, a klithmë dëshpërimi, teksa aeroplani përsipër kokave të tyre largohej tutje indiferent, sfidues, shurdhan. Mizanskena ishte dëshpëruese. Pirro shihte atë, njeriun Perëndi. Mjaftonte një shenjë e tij dhe gjithçka merrte udhë. Enver Hoxha kishte bërë shenjën; një xhest nervoz.. Kaq mjaftoi që kumti të kapej e të përcillej atje ku duhej. Pirro ka ndjerë një dhimbje brenda qenies së vet; dhe kjo krijesë e tij skenike po thërrmohej çika-çika. Udhëheqësi kishte pritur tjetër gjë, tjetër zgjidhje: ku ishte Partia? Ajo duhej të zbriste nga qielli dhe të mos i braktiste ata fatkeqë që ngrinë kallkan atje majë malesh. Dhe salla duhej të shpërthente : Parti-Enver; jemi gati kurdoherë! Udhëheqësi priste duartrokitje, ndërsa salla kishte mbetur memece, e mpakur nën dhimbjen e efekteve që përcollën ato pamje tronditëse. Arti i Pirros i kishte tronditur, por partia donte atmosferë festive, entuziazëm… Drama u ndalua, urdhëri kishte dalë prej Zeusit. Pirro sërish pësoi goditje; ata përpiqeshin që t’ia merrnin jetën krijesave të tij skenike. Regjisori nuk u tërhoq, djersiti, kafshoi buzët, kur ata turreshin dhe përpiqej me sa mundte të shpëtonte krijesat që mbanin brenda shpirtin e tij.Krahas hijes së biografisë, që përpiqte ta kafshonte dhe një tjetër hije e ndiqte këmba- këmbës: censura. Ndërsa biografia i nxori telashe, që u përpoq t’i kapërcente, gërshëra e censurës ia shëmtonte krijesat, ia deformonte, ia rrudhte. Ai eci me kujdes mes të dyja duke luftuar që të mbijetonte. Dhe mbijetoi ne sajë te talentit të tij të jashtëzakonshëm. Kritika ka shkruar se Pirro Mani u bë figura më përfaqësuese e teatrit shqiptar. Aktori i ndjerë Agim Qiriaqi është shprehur:” Faza e tij e parë ka qenë e shkëlqyer, kurse pas Plenumit të IV të vitit 1973, ai u detyrua të bëjë si shumëkush kompromise me censurën ideologjike e politike të kohës. Megjithatë ai mbijetoi në sajë të talentit të tij të padiskutueshëm. U bë figura përfaqësuese e teatrit. Atë nuk e hodhën dot poshtë, ashtu si edhe Ismail Kadarenë në Letërsi. Në teatër u goditën shumë figura të shquara, si Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli e të tjerë. Pirroja nuk dorëzohej kollaj. Luftonte. Mbijetonte mes vështirësive, kufizimeve, imponimeve. E mbajti në këmbë teatrin për 15 vjet të tjera pas plenumit të IV. Ishte lindur si artist i madh”. Në Korçë ai guxoi dhe krijoi personalitetin e vet skenik në periferi. Shfaqja e dytë që vuri në skenë në Teatrin e Korçës ishte “Këneta”, ku dhe nisi një ndër bashkëpunimet me skenografin e njohur, Agim Zajmi. Regjisori i pasionuar këmbëngulte shumë tek skenografia e vepres që vinte në skenë, e cila jep goditjen e parë tek spektatori. Dhe Pirro e gjente fjalën shpejt me Zajmin. Më pas, po në Korçë, më 1962, Pirroja do të vinte në skenë dramën e Bernard Shout “Vdekja e Blanko Postnet”. Një vit më vonë, më 1963 ai vë në skenë dramën “Vajza pa prikë” vepër dramaturgut rus N. Ostrovski. Repertori pasurohej.

TROKITJE NË PORTËN E TEATRIT KOMBËTAR
Atje në Korçë, po binte në sy talenti i regjizorit. Sa do të donte që edhe për të të çelej dera e Teatrit kombëtar, por ajo dukej se i largohej. Dhe ai vazhdonte të punonte më me këmbëngulje. Por një ditë vjeshte të vitit 1962, regjisori Pandi Stillu, e fton të dublonte Pjetër Gjokën në rolin e Lirit tek “Mbreti Lir” i Shekspirit.

Kujton Pirro: Provat zhvilloheshin në Tetarin “Aleksander Moisiu” të Durrësit për shkak se Tetari Popullor po rikonstruktohej. Në një mbrëmje të zakonshme, gjatë provave, Pjetër Gjoka, “Liri” i Shekspirit, këmbeu fjalë me regjisorin Stillu. Zenka u trash. Pjetri e braktisi skenën e provave. Drejtori i Teatrit Popullor, Xhemal Broja, i kerkoi regjisorit të vazhdonte provën me Pirro Manin. Regjisori, i cili deri në atë çast nuk i kishte ofruar Pirros asnjë provë, e pranoi vazhdimin me dublantin. Pirroja sjell në mendje emocionet e kohës së largët: As vetë nuk e kuptova se si m’u grumbullua brenda vetes gjithë ajo energji, frymëzim i çuditshëm, një zjarmi magjike… Prova qe e suksesshme. Duartrokitjet zgjuan sallën.

-Na befasove Pirro, i tha Loro Kovaçi, tek e shtërngonte në përqafim.

E pyeti regjisori:”A i ke kështu edhe tablotë e tjera?”

– Edhe më mirë, – ia ktheu Pirro. Liri im është në ngjitje dhe arrin kulmin në monologun: “Fryni, erëra! çajini bulçitë! Tërbohuni, fryni!

Hipi në skenë, ia nisi monologut të Lirit: “Shtërngatë, shfryj, vill zjarr, derdh shi, gjëmo!”… Interpretimi qe i shkëlqyer. Regjisori i entuziazmuar, e kishte harruar zemratën e Pjetër Gjokës. Dublanti kishte qenë brilant.

Kujton Pirro:-Kur mbarova, gjoksi më ulej dhe më ngrihej prej gulçimave të Mbretit Liri. Nuk isha Pirro, isha Liri, i braktisur nga të gjithë. Ata sërish shpërthyen në duartrokitje…

-Atë ditë, kujton Pirro, ishte e mërkurë. Regjisori i tha i entuziazmuar drejtorit se shfaqja do të jepej të shtunën. Sa nuk fluturoja nga gazi i brendshëm që më jepte ai suskses…
Atë natë, aktori -regjisor, thuri ëndërra të bukura; do të vinte në Tiranë, por në mëngjes mësoi lajmin e keq: “Nuk të ka miratuar Ministria. Do të ikësh në Korçë, bile që sot nisu!

“Urdhërin, që s’dihet se nga cilat zgafella kishte dalë, po ia përcillte kolegu.

I pezmatuar u përpoq të kërkonte ndonjë sqarim. Të paktën të kisha luajtur Lirin, pastaj le të ikja, dukej se i ishte drejtuar më shumë vetes se sa kolegut, por kundërthënia ishte e prerë: Mos e ço ndër mend, kthehu dhe sa më shpejt!

I thanë se Komiteti i partisë i Korçës kishte protestuar për largimin e tij. Nisu që të mos keshë telashe! Ç’ishte kjo këshillë, a urdhër? Pirro edhe sot pyet veten pse rrodhën në atë kahje ngjarjet. Pse pikërisht urdhëri erdhi pasi ai shkelqeu me Lirin? U përpoq të argumentojë me një ndërhyrje: Po largimi im nga Korça ka qenë korrekt. Artistit i duhej të mbijetonte; uli kokën, psherëtima i çau gjoksin, por i duhej të kthehej në periferi. Tirana ende nuk ishte e gatshme ta pranonte. Si duket shefat e zinj ishin të gatshëm për ofensivë. Mos luaj me grerëzat, i tha vetes. Katër vite më vonë, Tirana më në fund e pranoi pas ndërhyrjeve të mjeshtrave të skenës, Kadri Roshi, Sandër Prosi e të tjerë. Ata kishin ngulur këmbë që ai të vinte si aktor. Në fakt ai shkoi si regjisor dhe pedagog i jashtëm në Institutin e Arteve. Do ta pushtonte triumfalisht Teatrin Popullor pas shtatë vjet betejash në Korçë. Në Tiranë nisi me dramën e Kol Jakovës, “Perkolgjinajt”. Iu desh në fillim që t’i hynte një operacioni të thellë dramës, e cila nuk qe ndonjë pjesë kushedi, por Pirro i dha  jetë. I mbante në tension aktorët dhe i nxiste që të jepnin maksimumin. Spektatori e priti jo keq.

Kritika dhe kolegët kanë pohuar se Pirro i dha gjithçka teatrit shqiptar. Në Teatrin Popullor ai u ngrit mbi meskinitetin dhe xhelozitë. Vetëm punë, i tingëllinte në veshë zëri i të atit. Dhe punoi siç dinte të punonte ai. Jo rrallë censura zgjaste duart dhe ia priste me gërshërët e saj të stërmëdha krijesat e tij skenike, por ai nuk jepej, tërhiqej, gjente një detaj tjetër dhe përpiqej që të vinte paqen mes vetes dhe asaj, shtrigës censurë. Le t’i lëmë pak hapësirë penës së drejtpërdrejtë të J. Papagjonit, që e ka përcjellë në pak rreshta thelbin e përballjes së regjisorit me censurën: I dashur Pirro! Sa të vështirë e ke patur, mik i shtrenjtë, t’u dredhoje bishtukëve tymues të censurës me gjithfarë emrash, parimesh të ngrira, raportimesh, komisionesh, diskutimesh.Ti duhej ta dehje qiklopin dhe t’ia verboje syrin gjigand për të shpëtuar krijesën fluturake të fanatazisë, idetë e guximshme dhe flatrimin e mendjes sate pjellore nëpër paradigmat e çuditshme të artit. Duhej dinakëria, por edhe guximi. Ti disa herë u përballe me këtë sy dhe u rrezikove, aq sa mund të të flaknin tej, të shuanin nëpër periferitë e cinizmit dhe zilisë njerëzore, të të humbnin nëpër gropat thithëse të provincës, që ata dinin t’i ujdisnin fort mirë. Dhe s’ishin pak “gojët e shqyera”, krah shtetit dhe pas shtetit. Mirëpo ti, mik i dashur, herë pas here guxoje. Dhe sfidoje. Edhe rrezikoje. Flaka të avitej, ti në flakë futeshe, që të shuaje flakën. Pirro Mani guxoi më tepër se ç’duhej, p.sh. tek “Arturo Ui”. Gjetja e tij ishte fare e veçantë: një kornizë bosh mes portreteve të diktatorëve. Dhe ata, ustallarët e censurës, nuk ishin syleshë. Ata do ta thërrisnin dhe seanca e pyetjeve do të ishte torturuese:-ç’është ajo kornizë bosh? Për kë aludon? Kujt i takon ajo? Hë, fol, për kë e ke sajuar? Dhe Pirro nuk e ka harruar përgjigjen që i dha partiakut të lartë: -Atë që thotë Brehti, se barku nga lindin këto monstra ende s’është shtërpëzuar!

– Leri mor këto- iu hakërrye partiaku i lartë. E di unë, e di, i foli ai më nënkuptim duke i dhënë të kuptojë se e dinte për kë aludonte, por. Ai nuk ia tha, por nënteksti qe i qartë se korniza bosh ishte për diktatorin tonë, për Enverin. Ai, Pirro Mani, nuk mund ta hidhte atë gjetje metaforike skenike, mezi ia kishte pjellë truri në tallazin krijues e sipër.Ka qenë një natë e tmerrshme ajo e pas bisedës me partiakun e lartë. Dyluftimi kishte qenë me nënkuptime e aluzione se pas ideve të tilla të rrezikshme mund të vinte Spaçi a Burreli. Atë natë ai kishte hedhur ca gota për të qetësuar trurin e tallazitur. ç’të bënte? Ta hiqte kornizën? Po ajo përbënte thelbin, si ta flakte ashtu? Vendosi, nuk do ta hiqte! Të dilte ku të dilte. Do të mbahej pas Brehtit, barku i pashtërpëzuar.

– Më keq do ta kisha po ta kisha hequr, – thotë Pirro. Se po ta hiqja, do të thoshin se e kisha vënë qëllimisht dhe po e hiqja se ma tha ai, partiaku i lartë i nomenklaturës. Pra se jam trembur. Dhe e la. Atë natën e tmerrshme të dyluftimit nuk e heq nga mendja as Pavlina Mani, e shoqja. Sapo i kishte hapur derën, ai nuk i qe përgjigjur pyetjes së saj: Ku ishe?, por e kishte urdhëruar: Shpej, përgatit valixhet!

– Pse?, kishte pyetur ajo.

– Sepse nuk e heq.

– Kë, nuk heq Pirro?

– Ai: Atë, horrin e horrave, morrin e morrave, Arturo Ui-në. Ajo:-Të lutem, ule zërin, do na dëgjojnë! Ai vazhdonte me batutën e Kadri Roshit në rolin Arturos: “Horri i horrave,… morri”. Ky detaj metaforik, korniza boshe, ka qenë një zgjidhje e veçantë, që i ka habitur edhe gjermanët, të cilët kanë ardhur për ta parë realizimin shqiptar. Shfaqja çau pas shumë peripecishë. Shkrimtari Naum Prifti, në librin e tij “Teatri në kohen e krizës” shkruan:”Ranë gjithë pjesët e huaja, me përjashtim të Arturo Ui”, për të cilën u zhvillua një diskutim i fortë brenda komisionit, ku bëja pjesë edhe unë, si inspektor i Ministrisë për teatrin. Megjithëse drama qe thellësisht politike, sepse demaskonte mënyrën se si hypi në pushtet Hitleri, si i vrau shokët e tij atëherë kur nuk i duheshin më, si siguroi përkrahjen e Hidenbergut, edhe ndaj saj u shprehën gjykime të rrepta nga ekstremistët e komisionit.”Brehti nuk i bie problemit në kokë, por merret me aludime. ç’ështe ky trusti i lulelakrës? Pse me lulelakra do të edukohet spektatori ynë? Pse shpie vendin e veprimit në Amerikë?”. E të tjera si këto. Ka qëlluar që mundi i Pirros të shkojë kot, pa shkuar shfaqja tek spektatori. Atij i kujtohet p.sh. drama e Bashkim Kozelit “Si u kalitëm”. Sërish mendja krijuese e Pirro Manit kishte sjellë një gjetje metaforike: Kishte vënë në mes të skenës një lis me rrënjët e tij të ngërthyera, të nguluar fort në tokë. Përreth atij lisi vërtitej e ndërtohej mizanskena. Kur gjithçka ishte gati, shkon Manush Myftiu, i mbledh në drejtori dhe urdhëroi:”Për një arsye, shfaqja nuk do të jepej”. Kaq tha ai, të tjerat nuk ishin për ta. E vërteta qe mësuar ca ditë më vonë kur doli “grupi armiqësor” i Beqir Ballukut dhe i “puçistëve”. Mundi iku kot, po ç’të bënte regjisori? Ishte koha kur partia po shkulte lisa të mëdhenj, si ai i skenës me rrënjë të ngulura fort, ishte koha kur ngryseshe i madh dhe gdhiheshe i vockël, ishte koha kur makinat të rrëmbenin në mesnatë e s’dihej se ku të gjente mëngjesi, në ndonjë qeli, katund të humbur për internim apo në plumb.Kolegët e Pirros qenë bërë viktimë e lançimit të antikulturës; Kujtim Spahivogli e Mihal Luarasi, patën rënë viktimë e vlugut antiart.

– Kujdes Pirro!- këshilloi ai në ato çaste vetëveten.Po kishte raste, që drama tretej para kohe, sapo ishte bërë platforma, sapo ndaheshin rolet, mbërrinte urdhëri:Jo, ndaleni, nuk është për moralin tonë!Tipike për këtë ishte bashkëpunimi me Petro Markon për të vënë në skenë dramën në vargje të këtij shkrimtari, që të gjithë jetën nuk iu ndanë vuajtjet. E rrëfen këtë bashkëpunim të dështuar vetë Petro Marko tek libri i tij “Retë dhe gurët”: Punova gjithë muajin dhe e mbarova dramën. Titullin ia vura “Niku i Martin Gjinit”. U nisa për Tiranë dhe ia shpura Ramiz Alisë që ma kishte dhënë këtë ide. Pas dhjetë ditësh ai më thirri dhe më përqafoi:”I ke rënë në të! Ke bërë një vepër të arrirë”.Patjetër që unë u gëzova, por iu luta që për ta vënë në skenë ta vinte Pirro Mani nga Korça. Erdhi Pirro. Bashkë me Pjetër Gjokën, si ndihmës regjisor, u mblodhëm për të ndarë rolet sipas aktorëve. Aktori i madh i tetarit, Naim Frashëri, kërkonte me insistim të merrte rolin e Nikut.E kisha paraqitur në konkursin e ushtrisë, më dhanë vendin e parë. U botua dhe në revistën “Nëntori”. Filloi dhe Agim Zajmi nga skenografia.Por fermani nga komiteti i partisë i Tiranës, qe i prerë:Pezulloni përgatitjet. Drama është liberale sepse fliste për një lloj degjenerimi të fëmijëve të udhëheqjes (të kohës së Skënderbeut).Petro Marko gëlltiti dhimbjen, por dhe Pirro Mani, nuk e pat të lehtë. Eh, psherëtinë Pirro. Sa shfaqje u censuruan, sa u qethën në skenë, sa më pas, sa mbetën në projekte. I tillë ishte edhe bashkepunimi me Kadarenë për “Pashallëqet e mëdha”. Pirro e pat hedhur në letër mendimin regjisorial, diskutonte me Kadarenë për filmin e ardhshëm, por edhe ai mbeti diku; censura e kishte vdekur që pa u ngritur në këmbë. Kadareja shkruan: “Ishte teatri, me sa duket, që, për shkak të grumbullimit mu në mes të qytetit, provokoi se pari idenë e censurës(I.Kadare- Unaza në kthetra). Pirro Mani do të mbijetonte falë talentit dhe mbijetesa e tij ishte fat për tetarin tonë.. Ndryshe ku do ta gjenim një “Arturo Ui” si ai i Pirros? Po”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”? Po “Fytyra e dytë”, po “Kush e solli Doruntinën”, “Epoka përpara gjyqit”, “Prefekti” , “Cuca e Maleve”, “Nata e dymbedhjetë” , “Përmbytja e madhe”, “Furrnalta” , “Besa e madhe”. Mjeshtria e tij, u shtri jo vetëm në teatër e film, por edhe në opera. Vuri në skenë operën “Skënderbeu” , “Komisari” me skenar të D. Agollit, “Kavaleria Rustikana”. Atij i takon nxjerrja në pah e cilësive interpretuese të sopranos së mirënjohur Inva Mula tek opera e Nikolla Zoraqit “Paja” me tekst të arbëreshit Di Maxhio.
NJOHJA ME PAVLINËN
Jeta rridhte, por Pirro ende kishte mbetur fillikat, ende nuk e kishte gjetur shoqen e jetës. Dhe rasti erdhi. Atë vit qe caktuar kryetar i komisionit për konkursin e pranimit të studentëve të degës për artin dramatik. Aty gjeti shoqen e jetës. Ja si e ka përshkruar J. Papagjoni këtë moment:” Sytë i mbetën mbërthyer pas fytyrës ovale të një vajze të re, zëëmbël, nga Lushnja. I pëlqeu natyra e saj e brishtë, delikatesa, feminiteti, një gjendje emocionale që i gufohej krahërorit. I pëlqeu bukuria, sidomos sytë. Ajo konkuronte për aktore. Kishte zë të veçantë, si të lagur, ankues, madje melankolik. “Ky ishte momenti i parë, më pas gjithçka erdhi natyrshëm.

Tregon Pavlina për më tej: “U ndodha një ditë në provat që Pirrua bënte me kursin e tretë për aktorë. Pse u ndodha atje? Ju e kuptoni vetë. Pirro vinte gjithmonë pranë meje pas çdo demonstrimi që bënte dhe bisedonte krejt lirisht me mua, jo sikur unë të isha studente. Çuditërisht, ndjehesha shumë e çlirët në prani të tij. Këtë njeri është e pamundur të mos e duash. “U dashuruan, u martuan dhe po t’i shohësh sot ata, nuk e ke të vështirë të zbulosh se janë po aq të dashuruar, si atëherë… Familja u plotësua me dy fëmijët e tyre Bendisin dhe Vetiolen, të cilët ndjehen krenarë për prindërit e tyre, që i dhanë aq shumë skenës shqiptare. Që të katër tashmë jetojnë në New York. Vetiola është kryemenaxhere, ndërsa Bendis pedagog në nje shkollë arti me emër në Nju Jork … Pirro dhe Pavlina janë gjyshër të dashur…

Nipi dhe mbesat e urojnë : Happy Birthday Gjyshi!

Gëzuar 85 vjetorin e lindjes, Pirro Mani!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, General i Teatrit Shqiptar, Gezuar ditelindjen, Pirro Mani

30 ABETARE DHE 30 FLETORE PUNE PËR SHKOLLAT SHQIPE TË VATRËS

April 13, 2017 by dgreca

Të Enjten me 13 Prill 2017, në mesditë, Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, së bashku me anëtarët e Kryesisë Marjan Cubi dhe Dalip Greca-Editor i Diellit, pritën mësuesin nga Shqipëria, Dhimitër Vata, i cili aktualisht është mësues historie në Shkollën 9 vjeçare”Ibrahim Basha” në Kamëz-Tiranë. Mysafiri shoqërhej nga Skënder Meta, Luan Vata dhe Paris Cara. Mysafiri është në përfiundim të një vizite në SHBA.

17814646_1622213087807626_2646624906748474509_o17758505_1622213251140943_9045481905738566236_o17966212_1622214491140819_6319678044705133262_o17966354_1622213787807556_4989273857710436312_o17814675_1622214981140770_3233839729474030603_o

Kryetari Buçaj i uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe i informoi për veprimtaritë dhe qëndrimet e Vatrës për zhvillimet në shtetet shqiptare dhe trojet etnike, veçanërisht për krizën në Shqipëri. Duke folur për Vatrën, Kryetari Buçaj, tha se Vatra është në prag të 105 vjetorit të themelimit të saj dhe të Kuvendit vjetor, ku do të bëhen edhe zgjedhjet e reja, pasi të përfundojnë ato të degëve nëpër Shtetet e Amerikës së Veriut dhe Kanada,të cilat zgjedhin delegatët e Kuvendit.

Në emër të mysafirëve z. Dhimitër Vata falenderoi kryetarin Buçaj me bashkëpunëtorë për pritjen e  ngrohtë në Vatër. Skënder Meta, tha se tek Vatra, ne ish të persekutuarit e Shqipërisë, gjatë diktaturës komuniste, kishim varë shpresat për  përmbysjen e sistemit.

Editori i Diellit i njohu mysafirët me veprimtaritë historike dhe Kombëtare të Vatrës, duke u ndalur në pikat kulmore të fushatave Kombëtare të Vatrës.Po ashtu ai i njohu mysafirët edhe me historinë 109 vjeçare të Gazetës “Dielli”, të cilën e editon që prej 8 vitesh.

Më pas mysafirët kanë vizituar arkivin e Vatrës dhe Bibliotekën e saj. Z Dhimiter Vata shkroi në librin e vizitorëve këto mbresa:”Sot, 13 prill 2017, më në fund u realizua një dëshirë e kahershme për të vizituar selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, krijesë e kolosëve Fan S Noli, Faik Konica me bashkëpunëtorët e tyre. U ndjeva veçanërisht mirë kur preka historinë dhe gjurmët kombëtare të Vatrës Shqiptare. Biseda e ngrohtë me Kryetarin Gjon Buçaj, anëtarin e Kryesisë Marjan Cubi dhe Kryeredaktorin e Diellit Dalip Greca ma bënë më emocionuese këtë vizitë.

Shumë respekt për Vatrën dhe vatranët. Një punë titanike Kombëtare prej më shumë se një shekull në shërbim të Kombit, na bën të gjithë ne shqiptarëve që ta nderojmë Vatrën dhe vatranët. Shqiptarët duhet ta dinë se këtu në SHBA është një Vatër, që e ka jetëgjatësinë më të hershme se vetë shteti i pavarur shqiptar dhe se në vitet kritike të mosegzistencës së Shtetit shqiptar të vdekur, ajo ka luajtë rolin e vetë shtetit. Nderim Vatrës dhe Vatranëve!

Në fund të takimit z. Dhimitër Vata i dorëzoi Kryetarit të Vatërs 30 Abetare dhe Fletore Pune për shkollat shqipe të Vatrës, të cilat ai i kishte blerë me shpenzimet e  veta. Në njërën nga Abetaret, dhuruesi shkroi për  nxënësin që do ta përdorë librin:” Dhuratë për ty, o bir/ bijë Shqiptari! Mësoje dhe besoje këtë gjuhë të të parëve të tu se kjo është gjuhë e shkruar dhe e ruajtur me gjakun e  brezave”!

Dhimitër Vata, Nju Jork, 13 Prill 2017

Kryetari i vatrës dr. Gjon Bucaj, e falenderoi për këto dhurata të cmuara, të cilat do dërgohen shumë shpejt drejt shkollave shqipe në Florida nga vetë ai dhe Marjan Cubi, që do të vizitojnë degët ne fund të prillit.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 30 ABETARE, dalip greca, DHE 30 FLETORE PUNE PËR SHKOLLAT SHQIPE, te Vatres

Senatori John McCain: Mbështetje e palëkundur e SHBA për Kosovën

April 13, 2017 by dgreca

-Senatori amerikan John McCain: Përkushtimi i SHBA-ve për Evropën e plotë, të lirë dhe në paqe, mbetet i hekurt. Kosova e fortë, demokratike, shumetnike dhe e pavarur, e cila është anëtare e plotë të familjes evropiane, është thelbësor për suksesin e atij vizioni. Kosova duhet të angazhohet që të ndërtojë një partneritet për paqen në rajon, të angazhohet për fqinjësi të mirë dhe të punojë për një të ardhme edhe më të sigurt/

1 ok MacCain Vesel1 McCain11 Parlam

– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të premten do t’i ndajë senatorit McCain Medaljen Urdhri i Lirisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës/

– Përkrahja e SHBA-ve vitale për Kosovën dhe rajonin/1 MCCain Must3Mustafa2

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 13 Prill 2017/ Senatori John McCain, mbërriti sot në Prishtinë, ku konfirmoi përkushtimin e Kongresit Amerikan, pa dallim partie, për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për të punuar bashkë me të, në shërbim të paqes.“Përkushtimi i SHBA-ve për Evropën e plotë, të lirë dhe në paqe, mbetet i hekurt. Kosova e fortë, demokratike, shumetnike dhe e pavarur, e cila është anëtare e plotë të familjes evropiane, është thelbësor për suksesin e atij vizioni”, theksoi senatori McCain në seancën solemne të Kuvendit, të mbajtur për nderë të tij.

Duke i ndalur në zhvillimet aktuale në Kosovës, senatori amerikan vlerësoi lart luftën e Kosovës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke shprehur keqardhje që Kosova nuk ka marrë meritat që i takojnë në këtë luftë të këmbëngultë të saj. Me këtë rast, ai përmendi parandalimin nga Policia e Kosovës të një sulmi terrorist, i planifikuar të ndodhë gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Në vazhdim, McCain theksoi edhe punën që e pret Kosovën drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

Ai tha se për liberalizimin e vizave është i nevojshëm ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ndërsa, sa i përket shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, McCain e konsideroi shumë e rëndësishme që kjo të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.Anëtari i Kongresit Amerikan shprehu gatishmërinë e tij për bërë gjithçka të mundur për të siguruar se SHBA-të do të ofrojnë përkrahje dhe ndihmë në aspektin e sigurisë që i duhet Kosovës.Senatori amerikan McCain tha se është shumë i rëndësishëm integrimi i serbëve të Kosovës në institucioneve të vendit, si dhe normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.“Shpresoj se Kosova do të vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian. Kosova ka ende shumë punë, por në këtë punë nuk do të jeni të vetmuar. SHBA-të janë të gatshme për t’ju mbështetur”, theksoi senatori republikan, John McCain.Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës fillimisht theksoi humanizmin e Nënës Terezë, duke rrëfyer histori familjare që lidhet me humanizmin e kësaj figure të madhe botërore.Më pas, McCain kujtoi punën e tij që kishte bërë në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar me senatorin e atëhershëm, Joe Biden, për të shpëtuar popullatën shqiptare nga gjakderdhja, por edhe për të punuar për pavarësimin e saj e Kosovës. Më pas, ai foli për ndërhyrjen ushtarake dhe luftën e zhvilluar për pavarësimin e vendit tonë.Në hapje të seancës solemne, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se takimi i sotëm përbën një festë të lidhjes së forte midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, një lidhje kjo e pathyeshme dhe e rrënjosur thellë në historinë e përbashkët. SHBA-ja, shtoi Veseli, zgjodhi të mbështesë Kosovën gjatë betejës së saj për pavarësi dhe ka mbetur e përkushtuar që vit pas viti të përkrahë zhvillimin dhe rritjen e shtetit të Kosovës.Kryeparlamentari Veseli tha se marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë të thella dhe kanë vijuar përgjatë qeverive të shumta të SHBA-së dhe të Kosovës.“Kam qenë i nderuar të jem lideri i parë evropian që takoi presidentin Trump dhe jam ndjerë i përulur nga fjalët e tij në mbështetje të Kosovës. Në emër të qytetarëve të Kosovës, ju lutem i shprehni mirënjohjen time presidentit Trump dhe kolegëve tuaj në Kongres për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, theksoi kryeparlamentari kosovar Veseli.Duke vlerësuar lart qëndrimin e senatorit McCain në mbështetje të Kosovës dhe duke kujtuar njëkohësisht fjalët e tij në Kongresin amerikan, kryeparlamentari Veseli tha se kauza e lirisë së Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme, ndërsa veprimet e SHBA-ve të paharrueshme.Veseli tha se Kosova gjithmonë do të jetë një simbol i një demokracie të vërtetë në rajonin e Ballkanit, simbol i përpjekjeve për liri dhe drejtësisë në Evropën Juglindore.”Senator McCain, ju siguroj se ne mbetemi përherë mirënjohës për përpjekjet tuaja për të mbështetur aleatët e SHBA-së siç është Kosova. Ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si të mirëqenë. Kosova do të mbetet një aleate e fortë e juaja dhe e qeverisë tuaj, dhe një mik i mirë i të gjithë qytetarëve, përgjithmonë”, tha kryeparlamentari Veseli në përmbyllje të fjalës në seancën solemne të Kuvendit.Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur  edhe në takim të veçantë Senatorin amerikan John McCain, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar senatorin McCain dhe SHBA-të për ndihmën e parezervë dhe mbështetjen e dhënë për popullin e Kosovës.“Kosova sot është një storie e suksesit. Ne jemi të lirë dhe kemi ndërtuar institucione demokratike falë njerëzve si ju, që në momentet më të vështira e kanë mbështetur popullin e Kosovës. Kosova është një demokraci e re që qartazi aspiron integrimin në strukturat euro-atlantike dhe partneriteti me SHBA-të në këtë rrugëtim është jetik”, tha kryeparlamentari Veseli.Senatori e falënderoi kryeparlamentarin për mikpritje dhe përgëzoi Republikën e Kosovës për të arriturat e deritashme ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e parezervë të SHBA-së për të ardhmen e Kosovës.Senatori tha se Kosova ka bërë progres në shumë fusha, duke shtuar se Kosova duhet të angazhohet që të ndërtojë një partneritet për paqen në rajon, të angazhohet për fqinjësi të mirë dhe të punojë për një të ardhme edhe më të sigurt.Në takimin mes kryeparlamentarit Veseli dhe senatorit amerikan John McCain është diskutuar edhe për ushtrinë e Kosovës, me ç’rast senatori amerikan McCain tha se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran duhet ta ketë ushtrinë e saj. Ai tha se Ushtria e Kosovës duhet të forcohet dhe të jetë pjesë e familjes së Aleancës Veriatlantike NATO.Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar senatorin McCain për qëndrimin e qartë dhe mbështetës për ushtrinë e Kosovës dhe e ka siguruar se Republika e Kosovës do të jetë në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët e saj për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.Në takimin mes kryeparlamentarin Veseli dhe Senatorit McCain është diskutuar edhe për luftën që ka bërë Kosova kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të premten do t’i ndajë senatorit McCain Medaljen Urdhri i Lirisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur vizitën e John McCain Senatorit Amerikan njëherësh Drejtuesi i Komitetit në Senat për Forcat e Armatosura, duke e vëlersuar si një mik të madh të Kosovës.“Duke i dëshiruar mirëseardhje mikut të madh të Kosovës nësër në Prishtinë”, ka shkruar Delawie në Twiter.

MUSTAFA: PËRKRAHJA E SHBA-VE, VITALE PËR KOSOVËN DHE RAJONIN

Përkrahja e SHBA-ve është vitale për Kosovën dhe rajonin, tha kryeministri Isa Mustafa në takim sot pasdite me senatorin Amerikan, John McCain.Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe senatori McCain, biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve si dhe zhvillimet në Kosovë dhe më gjerë.Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë së Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve në të gjitha fazat, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me SHBA-të.“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës, përkrahja e cilës është vendimtare për avancimin e proceseve në të gjitha fushat për Kosovën, rajonin dhe më gjerë”, tha kryeministri Mustafa. Kryeministri Mustafa, po ashtu, e njoftoi Senatorin McCain për proceset në Kosovë dhe adresimin e çështjeve të mbetura në rrugën integruese evropiane, liberalizimin e vizave dhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës në koordinim të ngushtë me SHBA-të dhe NATO-n.Senatori Amerikan, John McCain, vlerësoi progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve euroatlantike. Senatori McCain, po ashtu, shprehu përkrahjen e SHBA-ve për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe proceset tjera vitale për qytetarët e Kosovës, duke e përgëzuar kryeministrin Mustafa për lidershipin e dëshmuar në proceset e deritashme. Gjatë takimit, u bisedua edhe për domosdoshmërinë e miratimit në Kuvendin e Kosovës të Marrëveshjes për ratifikimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do t’i hapte rrugën shumë proceseve euroatlantike të Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, John McCain: Mbështetje e palëkundur të SHBA, per Kosoven, Senatori

PËR DY SHQIPTARË TË MIRË DHE “BIJTË E SHQIPES”

April 13, 2017 by dgreca

02NGA PETRIT ZANAJ*/

Në këtë 15 vjetor të krijimit të shoqatës së komunitetit shqiptar “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, Pensilvania, e ndjej si detyrim moral por edhe atdhetar, të shkruaj pak fjalë të thjeshta, për dy nga shokët dhe miqë e mi të mirë në këtë shoqatë.

26 Për dy bashkatdhetarë që komuniteti shqiptar në Filadelfia, por edhe më gjerë, u ka borxhin e madh të nderimit përjetë, të respektit për veprimtarinë e punën e tyre, për mundin, energjinë, kohën e sakrificat familjare, që këta shokë nuk i kursyen për të mirën e këtij komuniteti: për dy miqtë e mi të vjetër Llazar Vero e Vlashi Fili, që në rrugëtimin e gjatë të krijimit, forcimit dhe rritjes së shoqatës “Bijtë e Shqipes”, punuam bashkë si vëllezër, gëzuam për sukseset, debatuam kur gjërat nuk shkonin mirë, gëzonim si fëmijë kur na u dhuruan dollarët për blerjen e godinës, dhe pa pyetur për moshë punuam për përshtatjen e saj për zyra e ambjente pune.

23Kur përqëndrimi për punët e shoqatës, për mbarëvajtjen e shkollës, për realizimin e veprimtarive masive, për menaxhimin e atyre pak fondeve që kishim, i kapercente nganjëherë edhe hallet familjare të një emigranti, të cilat i kemi patur me bollëk, ky është edhe rasti për të njohur edhe mundin dhe kontributin edhe të një djali të ri e atdhetar nga Berati, Sotiraq Pema, i cili dha një ndihmesë të madhe në vitet e para të krijimit të shoqatës, legalizimit të saj, dhe menaxhimit me kujdes të fondeve në vitet e para te jetës e veprimtarisë së saj. Po ashtu është një mirënjohje për mundin e përpjekjet e disa bashkëudhëtarëve të tjerë në këtë rrugëtim, si Xhorxh Ziu, Arbena Merolli, Ilir Mece, Elvira Budo, Suzana Vangjeli, Viktor Furxhiu, Ivzi Cipuri, Bashkim Berdufi, Sadik Elshani, Petrit Pasholli, Tajar Domi, Bujar Gjoka e të tjerë, të cilët kanë vendosur gurët e tyre në themelet e godinës së shoqatës sonë.25
Llazari e Vlashi kanë meritën dhe kontributin kryesor në krijimin e shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Me ardhjen e brezit të ri të emigrantëve në Filadelfia në fund të viteve ’90, organizimi i tyre në një shoqatë të komunitetit shqiptar, kishte dalë si nevojë e kohës, si një kërkesë që duhej të merrte përgjigje nga bashkatdhetarë të zotë e të aftë, të cilët kishin përkushtimin, ndershmërinë, dhe respektin e njerëzve tanë, si dhe ishin në gjendje të jepnin ndihmesën e tyre në organizimin e këtij komuniteti këtu në mërgimin e largët. 20Gjenerata e re e emigrantëve të Amerikës nuk aspironte vetëm të krijonte kushte të mira ekonomike për familjet dhe të siguronin një të ardhme të sigurtë për fëmijet e tyre. Para tyre kishte dalë nevoja urgjente, që të bëheshin bashkë, t’i gjjendeshin njëri-tjetrit në ditë të mira e të vështira, të ruanin historinë, kulturën e traditat më të mira të kombit tonë. Gjithashtu fëmijët e tyre, të cilët kishin ardhur në moshë të vogël në Amerikë të mund të ruanin gjuhën shqipe, të flisnin, të shkruanin e ta lexonin atë. Ishte koha kur disa shoqatëza belbëzonin në Filadelfia, por asnjëra prej tyre nuk e kishte krijuar prestigjin dhe portretin atdhetar, për tu bërë gjithpërfshirëse. Dëshira e parë e këtyre shokëve ishte të kontribuonin sa më shumë në këto shoqata, t’i bënin më të hapura e më dinamike. Por pas disa kontakteve me to, dhe perpjekjeve për t’u organizuar më mire, pwr tw dwgjuar e punuar me njwri-tjetrin, tw dy kwta shokw panw se ato i kishte lwnw koha prapa. Ata dolwn në përfundimin që më mirë do ishte të krijonin një shoqatë të re, një shoqatë gjithëpërfshirëse, ku nuk do kishte ndarje në emigrantw të gjeneratës sw vjetër apo të gjeneratës së re, ku shqiptarët do ishin një, kristianë e myslimanë, veriorë e jugorë, pa dasi bindjesh politike, të gjithë për një qëllim, ruajtjen me dinjitet të identitetit tonë kombëtar shqiptar në SH.B.A. Do ishin bashkë fierakë e kuksianë, dibranë e vlonjatë, prishtinas dhe sarandiotë, shqiptarë të çamërisë apo ulqinakë, tetovarë e elbasanllinjë të gjithë vëllezër, bijë të asaj nëne që ne i themi Shqipëri. Do të kishte edhe një emër simbolik, “Bijtë e Shqipes”, duke shpallur që në emrin e saj, se kjo shoqatë do të ishte streha e bijëve të Shqipërisë, apo ”Shtëpia e Shqiptarit”, siç do ta quante më vonë Akil Kraja, studenti shqiptar nga Parisi, në videon e gjatë që bëri për punën e veprimtarinë e shoqatës sonë. Dhe në këtë rrugë të gjatë e të vështirë, vullnetare dhe me një mijë kokëçarje, ku e panjohura, mungesa e përvojës, gjykimet e nxituara, xhelozitë, keqdashjet e pengesat e çfardo lloji, të cilat ishin pjesë e procesit themelues, këta shokë nuk u frenuan, nuk u ligështuan apo dekurajuan. Ecën përpara, me atë grupin fillestar krijuan shoqatën, e legalizuan atë, dhe në rrugëtimin e tyre atdhetar, që në ditët e para të krijimit të saj, na gjetën ne të tjerëve, që po ashtu si ata e donim Shqipërinë, dhe donim që fwmijët tanë të ruanin një copëz Shqipërie në karakterin e tyre këtu në Amerikë.

I ardhur nga një ambjent gazetaresk, ku shkrimi e fjala ishte puna e përditshme, Llazari vinte me përvojë të paçmueshme në momentin e krijimit të shoqatës. Njerëzit donin dhe prisnin të dwgjonin fjalën e mirë, besimin dhe optimizmin për një të ardhme më të mirë të familjeve e fëmijëve të tyre, të ndjenjës së solidaritetit dhe ndihmws për njëri-tjetrin në ditë të mira e të këqija. Dhe tek Llazari e gjetën këtë fjale të ngrohtë qysh në kontaktet e para të grupit organizator. Por si profesionist Llazari e njihte shume mirë përpunimin e opinionit publik, tendencat e tij, përdorimin pozitiv të këtij opinioni në interes të shoqatës. Llazari me pwrvojën jetësore të tij ka një bagazh njohurish e ngjarjesh, si rrallë njeri tjetër që unë kam njohur në jetën time. Ndoshta puna si gazetar i kishte dhënë mundësi të kërkonte, të fitonte njohuri, të shkruante dhe të përjetonte shumë ngjarje në fusha të ndryshme të jetës. Në kujtesën time Llazari është skalitur si një njeri pa kompromis kur vjen puna për mbarëvajtjen e punëve dhe ecurisë së shoqatës.
I ardhur nga një ambjent shkencor, inxhinierik, Vlashi ka një natyrw kokulur, punëtor dhe shumë të saktë. Ndoshta ishte kjo natyrë dhe ky skrupulozitet që vendosi destinacionin e tij si sekretar të shoqatës së re që do formohej. E thënë me zë të lartë, Shoqata “Bijtë e Shqipes” ka qenë me fat që ka pasur Vlashin sekretar të saj. Ai është një arkivë e gjallë, por edhe dokumentare e jetës 15 vjeçare të shoqatës sonë.
Ishte bashkëpunimi këtyre dy shokëve, me karaktere e dhunti të ndyshme, ajo që i bëri ata një faktor vendimtar në krijimin, rritjen e vazhdimin e jetës së shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Ligjet federale e të shteteve në Amerikë, nuk kanë ndonjë kufizim për të krijuar shoqata jofitimprurwse, përderisa ato i zbatojnë këto ligje, si dhe veprojnë në përputhje me misionin e tyre dhe me rregullat e rregulloret e institucioneve fiskale federale, shtetërore e lokale në USA. Kështu që, detyra e parë që doli para tyre, ishte formimi i shoqatës së re në bazë të këtyre ligjeve. Fillimisht të plotësoheshin e niseshin aplikimet në shtetin e Pensilvanisë për t’u legalizuar si etnitet i pavarur në formën e biznesit jofitimprurës. Të vazhdohej në rrugën e vwshtirë të aplikimeve e dokumentave të shumta që duheshin për të fituar statusin federal të përjashtimit nga taksat në IRS, nuk mjaftonte vetëm koha dhe pwrpjekjet për të bërë më të mirën e mundëshme. Duheshin gjetur njërëzit që kishin përvojë në këto punë, shqiptarw apo të komuniteteve të tjera, si dhe profesionistë të biznesit, të cilët mund të jepnin përvojën e tyre dhe të fillonin e ndiqnin procesin e legalizimit dhe marrjes së statusit të organizatës jofitimprurëse. Kjo përvojë mungonte, por dëshira dhe vullneti për ta realizuar këtë detyrim të madh atdhetar, i drejtoi këta  shokë në burime të sigurta të informacionit dhe shërbimit profesionist për të përmbyllur procesin e themelimit të shoqatës. Dhe dora e parë e ndihmës erdhi nga vellezërit tanë të gjakut, arbwreshët e Italisë, të cilët kishin shoqatën e tyre në Filadelfia. Përvoja dhe ekspertiza e tyre në hartimin e draft-statutit të parë të shoqatës, ngelet e pashlyeshme në historikun e shoqatës sonë, “Bijtë e Shqipes”. Por e pashlyeshme do të ngelet edhe ndihma dhe shërbimi i kontabilistit profesionist publik (CPA) zotit McInerney, këtij burri të urtë e profesionisti të zotë, i cili me durim dhe merak përgatiti dosjet e shoqatës sonë për t’i dërguar ne IRS, duke përfunduar procesin legal të përfitimit të statusit të shoqatës jofitimprurëse, të përjashtuar nga taksat në nivelin shtetëror e federal. Ato pak vite që bashkwpunuam me të, kanë qenë vitet kur shërbimet e tij na ndihmuan të stabilizonim procedurat e raportimit në IRS dhe të paraqitjes së raporteve financiare në institucionet e tjera federale e shteterore. Llazari e Vlashi, së bashku me Sotiraqin kanë mertitën se krijuan vizionin dhe misionin e shoqatës, një platformë pune që do e shoqëronte veprimtarinë e saj nga dita e parë deri më sot. Eshtë ai vision dhe mision i përcaktuar atëhere, i cili ka drejtuar e orientuar shoqatën në shtigje të panjohura por me sukses. Thjesht e bukur, me pak fjalë, misioni (motoja) e shoqatës së re, i trupëzuar në Statutin e saj do të ishte: “Të kujdeset, të inkurajojë dhe të ngrejë lartë trashëgiminë, gjuhën dhe kulturën shqiptare”. Edhe profesionistët më të zotë, që kanë përgatitur me dhjetra profile (portofolio) të bizneseve të ndryshme, do ta kishin zili përqëndrimin e një misioni kaq të gjerë në kaq pak fjalë të thjeshta. Por me këtë mision fjalëpak, por të gjerë në kuptimin e vet, këta shokë i kishin dhënë mundësi ligjore shoqatës të operonte në të gjitha fushat e interesit publik të komunitetit shqiptar në Filadelfia, që do të sillnin plotësimin e këtij misioni. Përcaktimi i objektivave dhe mjeteve për të realizuar këtë mision në Statutin e Shoqatës, përbën atë vlerë të shtuar që e ka udhëhequr shoqatën në çdo ditë të veprimtarisë së saj. Po të lexohen këto objektiva do të shihni se fjalët që theksohen në çdo paragraf janë: “të kujdeset”, “të bashkojë”, “të forcojë”, “të ruajë”, “të inkurajojë”, “të mbajë gjallë”, të githa këto fjalë për trashëgiminë, gjuhën dhe kulturën shqiptare, Shqipërinë, si dhe për atdheun tonë të dytë SH.B.A. Por si vizionarë, këta shokë e shikonin shoqatën si një krijesë njerëzore, me shpirtin e një nëne, e cila do bëhej si një copëz Shqipëri për çdo bashkatdhetar këtu në Filadelfia, ku fondet e grumbulluara prej tyre, personave fizikë, bizneseve apo fondacioneve të  ndryshme, do të riktheheshin përsëri në të mirë të fëmijve apo familjeve të tyre. Për ta kuptuar më mirw vizionin e tyre dhe misionin e shoqatës që u përcaktua në atë kohë, shikoni ç’kemi realizuar ne si shoqatë, që nga krijimi i saj e deri më sot.
-Tani që po shkruajmw, Shoqata “Bijtë e Shqipes” është një shoqatë e strukturuar, e testuar nga organet federale, shtetërore e locale, për zbatimin me korrektësi të ligjeve e rregullave të shtetit, të institucioneve fiskale të ç’do niveli, një shoqatë me një antarësi solide e financa të stabilizuara.
-Shoqata ka në pronësi godinën e saj të dhuruar nga atdhetari vlonjat Beniamin Risilia. Kjo ndërtesë e përshtatur për zyra e ambjente funksionale krijon mundësi normale për veprimtaritë ditore e periodike të shoqatës, për mbledhjet e saj, si dhe për përkujtimin e ngjarjeve apo personaliteteve të ndryshme historike të kombit shqiptar.
-Pwr 13 vjet nën kujdesin dhe pwrgjegjwsinë e shoqatës, funksionon në ambjentet e saj, shkolla e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Filadelfia e rrethinat. Një shkollë ku mësimi bëhet nga mësuese profesionistë, të diplomuar në Shqipëridhe tw rivlerwsuara edhe kwtu nw Amerikw, ku librat dhe pajisjet e tjera shkollore, sigurohen e ju jepen falas nxënësve e mësueseve, dhe ku femijët jo vetëm marrin njohuri të plota për gjuhën shqipe, por edhe njohuri të mjaftueshme për historinë, kulturën, gjeografinë e simbolet e kombit tonë. Dhe është kjo shkollë që shpesh kthehet në vend argëtimi për femijët, kur festohen ditëlindjet e tyre apo kur festohet në fillim e mbarim të semestrave shkollore.
-Për 15 vjet rrjesht, festohet me krenari, në një veprimtari massive, pavarësia e Shqipërisw, ose Festa e Flamurit siç i themi ne. Dhe jo vetëm nga shoqata jonë. Veprimtaria e parë serioze e kryer nga shoqata për Festën e Flamurit, qysh në vitin 2001 është përhapur edhe nga persona të tjerë apo biznesmenë, duke e kthyer këtë festë, si ditën simbol të festave të mëdha të kombit tone, këtu në emigracion. Por një arritje mbresëlënse është ngritja e përvitwshme e Flamurit Kombëtar Shqiptar, mw 28 Nwntor, para ndwrtesës sw Bashkisë së Filadelfias, një ceremoni kjo që filloi me kremtimet e 100 Vjetorit të Pavarwsisë së Shqipërisë  dhe po  bëhet më e larmishme për çdo vit nga bashkatdhetarët tanë.
-Për çdo vit festohet e përkujtohet në një mbrëmje përkujtimore festa e Pavarësisw së Kosovës, me pjesëmarrjen nga gjithë trevat e Shqipërisë në emigracion.
-Për çdo vit festohen festat e 7-8 Marsit në një veprimtari masive në një nga restorantet e Filadelfias.
-Për çdo vit organizohet pikniku shqiptar në Filadelfia, me një pjeswmarrje masive, me lojra të larmishme tradicionale, të luajtura nga brezat e çdo moshe dhe me  ushqime tradicionale të amvisave tona. Duke filluar prej kwtij viti, filloi të festohet Dita e Verës, e cila për vetë interesin që tregoi komuniteti ynë, do të kthehet në një festë të përvitëshme ashtu sikurse festohet në Shqipëri.
-Gjatë gjithë vitit në vazhdim, në ambjentet e shoqatës, zhvillohen dy ose tre veprimtari të spikatura për personalitete të kulturws, letërsisw e historisë sonë në shekuj. Po ashtu shoqata është kthyer në një qendër të rëndësishme të promovimit të librave të rinjë, nga shkrimtarë me banim në Filadelfia, New York apo shtete të tjera të Amerikës. Gjithashtu përgjatë vitit në ambjente e shoqatës e jashtë saj, zhvillohen veprimtari masive për ditwlindjet e fëmijwve, moshave të treta etj.
-Vitet e fundit shoqata po bëhet qendër e besuar e komunitetit tonë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, dhe për t’iu përgjigjur halleve të mëdha të ndonjw pjestari të komunitetit. Përvoja e fundit me rastin e largimit nga jeta të një anëtari të komunitetit tonë ishte shumë mbresëlwnëse. Përgjigja e njerëzve te komunitetit tonë në thirrjen e shoqatës, ishte aq e shpejtë dhe efektive saqë, për vetëm pak ditë u grumbulluan me mijëra dollarë fonde, që mundësuan respektimin e kujtimit të tij këtu në Filadelfia e deri në vendbanimin e tij të fundit në Shqipwri.
Duke parw kwto realizime, e shumë të tjera që nuk po i listojmë, na krijohet një pasqyrë e qartë se çfarë vizioni kanë patur këta shokë kur hodhën hapin parë, atë  të krijimit të shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Prandaj kjo është një thirrje për çdo pjesëtar të komunitetit, se është koha kur duhet t’u shprehim mirënjohjen tonë të thellë, të fwmijëve e familjeve tona, Llazarit e Vlashit, të parëve, e pas tyre gjithë të tjerëve që kanë punuar e kontribuar për krijimin, legalizimin, rritjen dhe stabilizimin e shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Të dy kwta bashkatdhetarë kanë vlerën e pamohueshme, se qysh në fillimin e procesit, kërkuan, kontaktuan dhe mundësuan të afrohen në drejtimin e shoqatës bashkatdhetarë të shkolluar e me kulturë, njerëz me personalitet në komunitetin shqiptar në Filadelfia dhe pasionantë për të bërë më të mirën për njerëzit tanë. Askush nuk mund tw mohojë vlerën e tyre për krijimin qysh në themelimin e shoqatës, të një ekipi të respektuar e profesional në këshillin drejtues të saj. Mund ta them edhe nga përvoja ime se, ishte kontakti i parë me këta dy shokë, dhe kwrkesa këmbëngulëse e tyre, për të qenë i angazhuar direkt në mbarëvajtjen e punëve të shoqatës dhe sidomos të financave të saj, momenti që më dha atë shtysë për të punuar krah tyre, për të mirën e komunitetit shqiptar në Filadelfia. Megjithëse isha me kohw të plotw në një pune ku kisha shumë kontakte me pjestarët e komunitetit shqiptar, si dhe student me kohw të plote në universitet, pasioni me të cilin folën kwta shokë në ato ditë të para të krijimit të shoqatës, për nevojën e bashkimit të shqiptarëve, dora që duhet t’i  shtrinim njëri-tjetrit në ditë tw mira e të vështira, përvoja e mëparëshme jo shumë pozitive si komunitet nw Filadelfia e më gjërë, dhe domosdoshmëria e organizimit nw një shoqatë gjithpërfshirëse, më bëri edhe mua, ashtu si shumë shokë të tjerë, t’u bashkohesha përpjekjeve të tyre, për të mirën tonë e të femijëve tanë. Serioziteti dhe meraku pwr të patur sukses në këtë ndërmarrje të vështirë i drejtoi ata në rrugw të sigurta. Jo vetëm që në shoqatë të bashkoheshin  njerëz të mirë, të zotë e profesionistë, por e rwndësishme, sipas tyre, ishte që në këtë shoqatë të përfaqësohej gjithë hapësira natyrale shqiptare. Kështu  që, nëse Llazari është nga Fieri, Vlashi është nga Kuçova, nëse Suela është nga Çamëria, Tajari, kryetari actual i shoqatws, është nga Kukësi. Elvira është nga Gjirokastra kurse Suzana është nga Fieri; Bujari është nga Durrësi kurse Hakiu është nga Dibra; Bashkimi është nga Elbasani kurse Edmondi është nga Saranda. Njëri Petrit është nga Kërçova e Petriti tjetër është nga Vlora; Dritani është nga Korça kurse Sadiku është nga Suhareka e Kosovws. Të më falin gjithë ata shokë e miq që nuk mund t’i  përmend dot. Gjithë Shqipëria ka punuar e drejtuar në këtë shoqatë. Ishin këta, e shumë shokë të tjerë, të afruar fillimisht nga Llazari e Vlashi, dhe në rrugëtimin tonë u afruan dhjetëra të tjerë, që jo vetëm e rritwn dhe zbukuruan fizikisht shoqatën, ambjentet e saj, klasat, zyrat, kafenenë, por edhe i dhanë asaj gjithçka nga emri i tyre i mirë, nga ndershmëria dhe pasioni atdhetar, për ta bërë komunitetin shqiptar të ndihet sa më mirë dhe krenar këtu në kurbetin e largët, në Filadelfia. Kjo është një arsye mw shumë për  t’i   respektuar këta dy shokë, që në vizionin e tyre fillestar, kishin projektuar një shoqatë jo të ngurtë, një shoqatë midis miqsh e shokësh, një shoqatë krahinore apo politikisht të orientuar. Projekti i tyre parashikonte një shoqatë të hapur, gjithpërfshirëse, të kulturuar, atdhetare, ku debati politik e fetar nuk ishte i mirëpritur në veprimtarinë ditore të saj, apo veprimtari të tjera masive. Në këtë funksion ishte edhe procedura që themeluesit e parë të shoqatës vendosën në statut, për mwnyrën e zgjedhjes së anwtarëve të këshillit drejtues të saj. Një procedurë transparente, demokratike dhe e hapur, në mbledhjen e përgjithshme të shoqatës në çdo dy vjet. Kjo procedure, ku secili anëtar i këshillit drejtues zgjidhet nga masa e pjesëmarrësve në mbledhje, pa asnjë kufizim apo favorizim, ka ndikuar direkt në zgjedhjen dhe përfshirjen, në drejtimin e saj, të personave më të mirë, më me emwr tw mirw e më të pwrkushtuar, për të punuar në të mirën e komunitetit tonë. Janë këto arsyet përse pjeswtarët e komunitetit shqiptar në Filadelfia e duan shoqatën e tyre, e besojnë atë, i sjellin fëmijët në shkollën e drejtuar prej saj, japin dhurime të ndryshme e të vazhdueshme, që shoqata të vazhdojw normalisht veprimtarinë e saj. Eshtë për t’u theksuar se respekti dhe besimi i komunitetit tone, për drejtuesit e shoqatës, marrwdhëniet e ndwrsjellta njerëzore midis tyre, kanë kaluar nëpwrmjet një kurbe ngjitëse gjatë viteve të jetës së saj, dhe sot është në nivele të tilla që e bëjnë me të lehtë komunikimin midis tyre dhe realizimin e veprimtarive të çdo përmase. Duke vazhduar në rrugën e afrimit të bashkatdhetarëve të zotë, të ndershëm, të kulturuar e shkolluar, me vullnet dhe pasion për të punuar për komunitetin tonë, gjatë tërë këtyre 15 viteve shoqata ka patur e ka në drejtimin e saj të rinjë atdhetarë si Erblina Koka, Bujar Gjoka, Dritan Matraku, Suela Teme, Bujar Çela, Sokol Hasa, e të tjerë, të cilët janë ajo garanci që siguron një vazhdimësi të punës e jetës së shoqatës në plotësim të misionit të saj në të mirë të komunitetit shqiptar në Filadelfia. Një arritje e padiskutueshme e Llazarit dhe Vlashi, së bashku me Sotiraqin dhe Elvirwn, është krijimi dhe organizimi i shkollws  shqipe për femijët e emigrantëve shqiptarë në Filadelfia e rethinat. Ata jo vetëm që ishin vendimtarë në krijimin e kwsaj shkolle në kuadrin e shoqatës, por në vizionin e tyre dhe të shoqatës e kanë përcatuar atw, si veprimtarinë bazë që krijon profilin atdhetar të shoqatës. Edhe sot pas 13 viteve të jetës së shkollës, janë dhjetëra probleme që nuk janë zgjidhur e duhen  menaxhuar. Në kushtet e mungesës absolute të ndihmës nga shteti Shqiptar, për programet e detajuara mësimore për femijët e emigranteve, për librat e bazën tjetër materiale të domosdoshme për mësim, apo edhe materialet audiovizive, këto probleme janë zgjidhur e përballuar nga vetë stafi drejtues i shoqatës. Kur përjetojmë sot gjithë këto vështirësi, atëhere e kuptojmë se në kohën e hapjes së shkollës, këta shokë vepruan në kushtet e të pamundurës dhe e realizuan. Megjithatë shkolla u hap, u rrit e u shumua për çdo vit, dhe sot mund të jemi krenarë që nga klasat e saj kanë dalë me qindra fëmijë të familjeve shqiptare, të cilët flasin dhe shkruajnë bukur gjuhën e të parëve të tyre. Përpjekja e drejtuesve të parë të shoqatës e cila synoi gjetjen në radhë të parë të mësuesve profesionistë, atdhetarë dhe pasionantë, për të punuar në kushte minimale të zhvillimit e pa pagesë të mësimit, doli me sukses mbresëlenës. Mësueset tona, të mira,  si nëna te dhëmbshura punuan me fëmijët jo vetëm për t’u mësuar gjuhën, por edhe për të ruajtur dashurinë për atdheun nga kishin ardhur, Shqipërinë, i edukuan të ishin krenarë për origjinën e tyre, dhe të bwheshin të zotë në jetë e qytetarë të mirë të shtetit ku jetonin, SH.B.A. Prandaj është rasti për të bërë të njohur gadishmërinë dhe profesionalizmin e këtyre mësueseve të para të shkollës si Mirela Qirici, Luljana Toshi, Mirjana Kina, Elvira Budo, Mimoza Priftanji, Liljana Gaba etj,  të cilat në një mision vullnetar, në mungesë tw mjeteve fillestare të zhvillimit të mësimit, e zhvlluan atë me cilësi të lartë dhe me përkushtim të tillë, që rrallë e kanë patur mësues të cilët edhe paguhen sot për punën e bërë. Por dëshira e pasioni i këtyre dy shokëve dhe i drejtuesve të sotëm të shoqatës, shkon përtej këtij realiteti. Synimi i tanishëm është, dhe nisma është ndërmarrë, për tw grumbulluar fonde të cilat do të përdoren për blerjen e një godine të re, në të cilën do të ndërtohen e kompletohen klasat moderne për fëmijwt dhe mësueset, si dhe mjedise të tjera për veprimtarinë e shoqatës. Pak e vështirë duket si fillim, por dëshira dhe vullneti janë të tilla që të mbushin me besim se ky synim do të arrihet. Dhe patjetër do arrihet. Ashtu sikurse para 15 viteve na dukej wndwrr të kishim godinën tonë, zyrat tona, ku do zhvillohej veprimtaria ditore normale e shoqatës, klasat për të zhvilluar mësim fëmijët tanë për mësimin e gjuhës shqipe, kafenenë në shërbim të pjesëtarëve të komunitetit tonë, edhe sot mund të na duket e largët dita kur do kemi godinë të re, e më të madhe. E sigurtë është se brezi tjetër i emigrantve shqiptarë në Filadelfia do ta ketë këtë mundësi e gëzim, ashtu siç patëm ne, 10 vjet më parë kur blame dwrteswn qw ka sot shoqata. Llazari si kryetar dhe Vlashi si sekretar i shoqatës, kanë meritën e parashikimit, organizimit dhe zhvillimit të veprimtarive masive atdhetare, të cilat edhe sot janë veprimtaritë bazë të shoqatës. Tani Shoqata “Bijtë e Shqipes” ka një kalendar të larmishëm të veprimtarive që zhvillohen përgjatë gjithë vitit. Veprimtaritë si: Festa e shpalljes së Pavarwsisë së Shqipërisë, apo Festa e Flamurit, veprimtaritë për festat e 7-8 Marsit, organizimi me një larmi veprimtarish të piknikut të komunitetit shqiptar në Filadelfia, apo veprimtaritë e përvitshme për kujtimin dhe nderimin e jetës dhe veprës të njerëzve më të shquar të historisë e kulturës shqiptare, kanë vulën e emrit dhe punës së tyre. Jo veprimtari të vogla e simbolike, por veprimtari me pjesëmarrjen e qindrave pjestarëve të komuniteti shqiptar, me pjesëmarrjen e këngëtarwve e grupeve muzikore më të shquara të kohes, si dhe me vlerësime  për persona të dalluar të komunitetit tonë në fusha të ndryshme të interesit të shoqatës. Në shtesë të këtyre, shkolla e gjuhës shqipe ka krijuar tani një traditë të shëndoshë në organizimin e disa veprimtarive që me larminë, sinqeritetin, entusiazmin dhe dinamikën e tyre, janë kthyer në veprimtari bazë të shoqatës. Sot kjo shkollë nuk mund të kuptohet pa festat e mrekullueshme të fillimit e të mbarimit të vitit shkollor e të festimit të ditëlindjeve të nxënësve të shkollës. Afrimi në shoqatë i artistëve profesionistë si mjeshtri i muzikës Hamdi Gjana, i ka kthyer këto veprimtari nga një ceremoni festive, në një paraqitje me  nivel profesional të fëmijëve që këndojnë apo kërcejnë. Qysh nga fillimi i veprimtarisë legale të shoqatës të dy këta shokë kanë patur dhe ende kanë një ndikim të madh për ecurinë pa pengesa të veprimtarisë normale e punëve të përditëshme të saj. Mënyra se si e konceptuam dhe e ndërtuam shoqatën në atë kohe, së bashku me këta shokë, ishe ajo e një biznesi jofitimprurws. Ashtu sikurse çdo biznes, edhe shoqata ka nje dinamikë që kërkon përgjigje në kohë, me përgjegjshmëri dhe të bazuar në ligjet e shtetit të Pensilvanias dhe ato federale. Duke qënë se edhe vetë për shumë kohë kam qënë i angazhuar në këtë drejtim, mw duhet ta them sot, se sa kujdes e kishin dhe e kanë këta dy shokë veprimtarinë normale ditore të shoqatës. Koha që kërkohej të pwrballoheshin problemet e “vogla” ditore nuk ishte e mjaftueshme, po qe se nuk do kishte sakrificën brënda. Dhe këta shokë kanë sakrifkuar orë të tëra që mund t’i kalonin pranë familjeve të tyre, apo me shokë duke pirë ndonjë kafe në lokalet shqiptare. Jo orë bisedash, por orë pune, në përshtatjen e ambjenteve për klasa e zyra, për pastrimin e rregullimin e tyre, për përgatitjen e materialeve mësimore, librave e fletoreve, mbajtjen e dokumentave bazë të anwtarëve e nxwnësve, pritjeve e pwrcjelljeve të bashkatdhetarëve apo personalitete të ndryshme. Punohej në pasdite intensive e fundjava, si nw ditw tw zakonwshme, pwr tw pwrgatitur festat e Nwntorit, tw Marsit apo veprimtari te tjera. Me kujdes tw madh pwr tw gjetur njw restorant me sallw tw madhe dhe me skenw tw pwrshtatwshme pwr muzikantwt, pwr kwngwtarwt cilwsore qw duhej tw vinin apo pwr menunw e ushqimit qw do i kwnaqte pjwsmarrwsit nw kwto festa. Por ato punët e vogla të tjera ishin pa fund. Përgatitja e biletave, buqetat me lule, diplomat apo çmimet që do jepeshin, lotaria që do zhvillohej, program i detajuar i mbrëmjes, fjala e përshwndetjes, gjetja e rojeve të sigurisë, menaxhimi i sallës së veprimtarive, nderimi i të ftuarve, e plot punë të tjera, janë organizuar e drejtuar në mënyrë të shkëlqyer nga këta dy shokë e të tjerët që punuan bashkw me ta, ndër vite. Përveçse një biznes, shoqata ka qënë edhe si një familje. Njw familje e madhe ku shumw pjestarw tw komunitetit tonw kwrkonin e prisnin pwrgjigje pwr probleme tw cilat besonin se shoqata do ua zgjidhte. Njw familje dhe vatwr ku bashkëpatriotët tanë të dëgjojnin vetëm fjalën e mirë e të ngrohtë, duke patur parasysh atë mendim të mënçur që Llazari ua thotë shokëve: “Në këtë botë çdo ditë vdesin me qindra e mijëra njërëz  të dëshiruar për një fjalë të mirë, por asnjë  nuk ka vdekur nga fjala e mirë”.  “Shtëpia  e shqiptarit”, siç e thërrasin tani Qendrwn Kulturore, është vendi ku nxënësit e shkollës priten e trajtohen me kujdesin e një prindi dhe hallet e gëzimet e personave të veçantë shpesh janë bërë hallet e gëzimet e të gjithë drejtuesve të shoqatës. Me rritjen e shoqatës këto veprimtari janë shtuar dhe po ashtu është shtuar edhe angazhimi i këtyre shokëve dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë për t’i realizuar ato.
Të dy miqtë e mi të mire, akoma vazhdojnë të punojnë, pa pyetur për moshën, sidomos për të patur një veprimtari normale të shkollës së gjuhës shqipe, në përgatitjen e drejtimin e veprimtarive të ndryshme dhe si gjithmonë pa u lodhur në kohën e lirë  kur shkojmë të shlodhemi me shokë te klubi i shoqatës. Mund të shkruaja shumë gjatë për këta dy shokë e atdhetarë të mirë. Gëzimet dhe kënaqësitë i kemi patur me shumicë, por edhe debatet nuk kanë munguar kur punët nuk shkonin ashtu siç e mendonim apo e kërkonte interesi i shoqatës. Kjo “punë e dytë” për ta e për gjithë ne të tjerët, ka qënë një dinamikë që na ka mbajtur të freskët e na ka motivuar për të bëre gjithçka është në dorën e mundësitë tona, në të mirë të komunitetit shqiptar në Filadelfia, për të mirën e familjeve, të fëmijve tanë e gjeneratave të reja të emigrantëve shqiptarë në Filadelfia. Sikur të kishim mundësi, t’i mblidhnim gjithë fjalwt  që shprehin mirënjohje, ne si komunitet shqiptar në Filadelfia do të nderonim veten po t’i thoshim ato fjalë për këta dy shokë. Ata e kanë shkruar tashmë emrin e tyre në historikun e suksesshëm të shoqatës sonë dhe të komunitetit shqiptar në Filadelfia në këto 15 vjet. Ata e bënë dhe po e bëjnë akoma me pasion punën e tyre, bashkë me ne të tjerët. Edhe bashkatdhetarët e tjerë më të rinjë të shoqatës do ta bëjnë. Sepse ata janë nga i njëjti gen, nga i njëjti komb. Sepse Shoqata “Bijtë e Shqipes”, kjo “Shtëpi e Shqiptarit” do të jetojë sa të ketë frymë shqiptari në Filadelfia.

*PETRIT ZANAJ,

Ish kryetar dhe shef i financës së shoqatës “Bijte e Shqipes”

Filed Under: Featured Tagged With: bijte e shqipes, Petrit Zanaj

Basha: Vettingu projekt mafioz, të përfshirë edhe diplomatë

April 12, 2017 by dgreca

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se projekti i Ramës për vettingun është një projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të huaj për llogari të kryeministrit. Basha tha se janë marrë peng ekspertët europianë, por që shumë shpejt do të japin llogari përpara BE.

Basha: Po cili është vettingu në politikë? Kush ja bën vettingun politikanëve, ja bën populli por vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Plani i Ramës si kreu i kupolës së republikës së vjetër, si aturi i komplotit është i thjeshtë, atë që do të bëjë me vettingun në drejtësi do të bëjë edhe me vettingun në politikë.

Me vettingun në drejtësi dëshiron të fusë nën dorë aparatin  e drejtësisë me qëllim që as miqtë e tij as krimi të kenë ferr në këmëb. Projekti i vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik sic është BE.

Kryeopozitari tha se komploti i Ramës për drejtësinë është zbuluar. Sipas tij qëllimi nuk është të ketë gjyqtarë të drejtë, por për ti dorëzuar drejtësinë kryeministrit. Por kjo tha Basha nuk ka për të ndodhur kurrë.

Basha:  Komploti është zbuluar, jo herët por saç duhet në kohë. Gjthcka është bërë me një qëllim, jo për Shqipërinë për të pasur gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur e të pastër për të cilat Shqipëria ka nevojë, por për ti dorëzuar drejtësinë Edi Ramën. Ky ka qenë projekti, një projekt i Edi Ramës, ky ka qenë projekti, një projekt jo pro Shqipërisë, por pro Edi Ramës dhe kundër interesave të shqiptarëve. Prandaj përsëris se jam këtu i vendosur të qëndroj si pengësë totale për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.

Filed Under: Featured Tagged With: Basha, projekt mafioz, Vettingu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 519
  • 520
  • 521
  • 522
  • 523
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT