• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Djaloshi me dy zemra

March 29, 2017 by dgreca

Protagonisti Blerim Nalli, djaloshi me dy zemra, që kriminelët serbë ia kishin nxjerr organet e brendshme, pra edhe zemrën, dhe ashtu të masakruar e kishin djegur, për t’ia humbur çdo shenjë dhe gjurmë, bëhet për ne Protagonist i historisë së vuajtjes, pësimit, trimërisë, flijimit, lirisë, vdekjes dhe pavdekësisë, me shpresë që do t’i prekë edhe zemrat tona të ngurrëta dhe të gurta, egoiste dhe egocentrike, që udhëhiqen nga fitimi dhe përfitimi, pasurimi dhe karrierizmi,  jeta e shfrenuar, duke shkelur mbi kokat, shpinën dhe gjakun e martirëve tanë./

2 Don Lushi Krushe3 don Lushi Krushe1 don Lushi krush

Nga Don Lush Gjergji/

17349608-10210365135542387-9208103352966836661-o_5410-1-747x580-1-685x400

“Unë do t’ua jap një zemër të re, një shpirt të ri do ta fus në ju, do ta nxjerr nga mishi juaj zemrën e gurtë e do t’ju jap një zemër mishi” (Ez 36, 26).

1 Lush GjergjiKjo monografi dhe vepër publicistike e prof. Dr. Nusret Pllanës është një vazhdimësi e hulumtimit dhe paraqitjes sistematike e tematikës së Luftës, tmerrit dhe ferrit që ka pësuar populli Shqiptar, me ngjarje të panjohura, të njohura dhe të harruara, që mund ta njollosin shpirtin dhe ndërgjegjen tonë, janë shenja dhe mund të kushtojnë tejet shtrenjtë, mund të kërcënojnë të tashmen dhe të ardhmen tonë.Të nisemi me tri konstatime jetësore dhe filozofike mbi  grupet njerëzore.

Ka njerëz që quhen të tillë, kanë pamje njerëzore, por me jetë dhe me veprime, nuk janë fare njerëz, pasi që me të drejtë emërohen  dhe cilësohen si njerëz pa shpirt dhe pa zemër, domethënë pa ndjenja, të udhëhequr dhe të “frymëzuar” nga e keqja.  Të tillë janë ata që urrejnë, shpifin, përgojojnë, bëjnë dallime dhe përjashtime gjinore, kombëtare, fetare, përfitojnë në “shpinë” të  tjerëve, ndajnë dhe përçajnë njerëzit, deri te skajshmëria e vrasjes, masakrimeve, pa kursye askënd. Në këtë kategori janë edhe përfituesit e luftës, ata që janë të prirë nga lakmia, njollosin vetveten dhe luftën, trimërinë, burrërinë, fytyrën, nderin e kombit tonë, “kapitalizojnë” gjakun e dëshmorëve dhe martirëve.

Kategoria e dytë e njerëzve është ajo si të rëndomtë, që kanë zemër, organ, por edhe ndjenja njerëzore, të gatshëm për t’u gëzuar me ata që gëzohen, për të qarë me ata që qajnë, për t’u solidarizuar me të tjerët në kërkimin dhe zbatimin e të mirës së përbashkët. Kjo kategori njerëzish jeton dhe vepron sipas bindjes, ndërgjegjes, përcaktimeve jetësore, janë të prirë të pasurohen me vlera dhe me virtyte njerëzore, familjare, kombëtare, fetare dhe morale, për të qenë pjesë e shëndoshë dhe e ndershme e  shoqërisë.

Kategoria e tretë janë njerëzit “Zemër”, me zemër dhe shpirt të madh, ata që thënë figurativisht kanë “dy zemra”, si organ, raste të rralla, por të mundshme, por edhe më tepër si ndjenja flijimi, dhurimi, shërbimi, altruizmi, atdhedashurie, drejtësie, mbi të gjitha dashurie gjithëpërfshirëse. Këta janë njerëz hero, trima të shquar dhe të dalluar, ata që nuk kursejnë asgjë, as jetën, për ideale të larta, pra, model jete dhe virtyti, flijues të spikatur, martirë të merituar, patriotë që do të duhej të jetonin në  shpirtin dhe mendjen e popullit, në zemrat e brezave, si frymëzim jete dhe veprimi, si kujtesë historike dhe aktuale.

Sot ne Shqiptarët, si individ, familje dhe shoqëri, kemi nevojë për “ndërrimin e zemrës”, pra, për “shartimin” e zemrës së re dhe shpirtit të ri të kulturës së jetës dhe qytetërimit të dashurisë, sipas shembullit dhe dëshmisë së Shën Nënës tonë Tereze, për kultivimin dhe pastrimin e kujtesës, për “kirurgji shpirtërore dhe kulturore”, që do të na aftësonte që t’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës, historisë dhe trashëgimisë ilire, arbërore dhe shqiptare, që të jemi vetvetja me identitet dhe personalitet tonë burimor.

Protagonisti i kësaj historie dhe monografie është Blerim Nalli, së bashku me 241 të vrarë dhe të masakruar të Krushës së Madhe, edhe më mirë anëtarë të familjes së madhe në dhembje dhe martirizim ndër Shqiptarë, apo siç thotë Autori, “Aushvici i Krushës së Madhe”, që  gati është harruar në kujtesën dhe ndërgjegjen tonë, në mjetet pamore dhe dëgjimore, në jetën publike dhe shoqërore, përpos ndonjë përvjetori.

Dr. Nusret Pllana, gjatë Luftës ishte zëri i “Kosovës së lirë”,  ndërsa pas Luftës, vazhdon të jetë zëri i heshtjes dhe ndërgjegjes së fjetur, që lufton kundër harresës dhe padrejtësisë, zëri i atyre që fizikisht s’mund të flasin më, sepse janë të vrarë dhe të masakruar. Mirëpo gjaku i tyre flet dhe thërret, bërtet, qorton dhe sfidon njerëzinë dhe lirinë, demokracinë, atdhedashurinë, historinë, të tashmen dhe të ardhmërinë tonë.

Harresa, mospërfillja, anashkalimi, moskujdesi për martirët tanë, si dhe për  familjet e tyre, nënçmimi, përbuzja, injorimi, na rrezikon të gjithëve, që edhe ne të jemi apo të bëhemi “vrastarë”dhe pjesëmarrës në “vrasjen e dytë” të tyre, asaj shpirtërore, kulturore, njerëzore, që fatkeqësisht është një proces në të cilin pothuaj jemi të gjithë.

Protagonisti Blerim Nalli, djaloshi me dy zemra, që kriminelët serbë ia kishin nxjerr organet e brendshme, pra edhe zemrën, dhe ashtu të masakruar e kishin djegur, për t’ia humbur çdo shenjë dhe gjurmë, bëhet për ne Protagonist i historisë së vuajtjes, pësimit, trimërisë, flijimit, lirisë, vdekjes dhe pavdekësisë, me shpresë që do t’i prekë edhe zemrat tona të ngurrëta dhe të gurta, egoiste dhe egocentrike, që udhëhiqen nga fitimi dhe përfitimi, pasurimi dhe karrierizmi,  jeta e shfrenuar, duke shkelur mbi kokat, shpinën dhe gjakun e martirëve tanë.

Prof. Dr. Nusret Pllana nëpërmjet filmit dokumentar, shkrimit dhe botimit, vazhdon ta mbajë të gjallë kujtesën  për  luftëtarët dhe martirët tanë, pasi të gjallët sot, përpos rrethit të ngushtë familjar dhe përjashtimeve pozitive, kanë “valë dhe halle tjera”, nuk merren më me këto ngjarje trishtuese dhe tronditëse, duan ta shijojnë jetën ndryshe.

Simbolika e djaloshit me dy zemra më përkujton simbolin tonë kombëtar, Shqiponjën dykrenore, si dyfishim i së mirës, qëndresës, burrërisë, atdhedashurisë, për t’i përballur baticat dhe zbaticat e shumta historike dhe aktuale, për t’ua “huazuar” një zemër dhe kokë atyre njerëzve që s’kanë zemër dhe kokë, ide, ideale, ndërgjegje, dashuri dhe flijim, dhurim dhe veprim për të mirën e përbashkët,  që nuk dinë dhe nuk duan t’i përkujtojnë dhe nderojnë as të gjallët, as të vdekurit, askënd përpos vetvetes.

O temporal, o mores! O kohëra, o doke! A thua i tillë qenka njeriu ynë, qenkemi ne, që kaq shpejt i harrojmë më të dashurit tanë të vrarë dhe të masakruar,  të zhdukur dhe të përbuzur, edhe më shumë të gjallët e familjeve të tyre! Pse jemi “analfabet”, që nuk dimë ta nderojmë dhe lexojmë as historinë të shkruar me gjak, të vulosur me dashuri dhe vdekje për liri, demokraci dhe pavarësi!

Frikësohem nga kjo harresë dhe përbuzje, që mos të na ndodhë, si shumë herë më parë, që s’kemi mësuar asgjë nga e kaluara, nga historia, dhe si pasojë e kësaj, kemi përsëritur atë një forma dhe trajta edhe më të vrazhdë.

Prof. Dr. Nusret Pllanën e përgëzoj për punë në vazhdimësi për ndriçimin e së kaluarës sonë kaq të hidhët, të tmerrshme, të përgjakshme, por edhe shumë të lavdishme dhe heroike, me klithje nga varrezat e gjetura dhe të pagjetura: Memento nobis – na kujtoni neve, si amaneti të shenjtë dhe të vazhdueshëm, porosi dhe siguri për të tashmen dhe të ardhmen tonë të përbashkët dhe vëllazërore.

Do ta përfundoj këtë paraqitje me fjalët që ia vë në gojë dhe në zemër Prof. Nusret Pllana,“djaloshit me dy zemra”, Blerim  Nallit: “Nga kushdo që vjen vdekja, qoftë edhe nga plumbi i armikut të tokës sime, është vdekje, sepse është kapak i jetës. Do të thotë, kurdo që vjen vdekja, kësaj jete ia vëmë kapakun për të gjitha kërkesat që mund të ketë njeriu i gjallë. Çudi me njeriun!… Prandaj, pasi i di të gjitha këto, atëherë është krejt e natyrshme të më kujtohen të gjitha ato ngjarje që kanë ndodhur, që kur kam qenë fëmijë krejt i vogël e deri në ditën kur ka ardhur vdekja nga pushka e armikut të vendit tim dhe më ka marrë me vete, vetëm si trup, sepse  shpirtin dhe të dy zemrat i kam këtu. Në tokën time, në tokën e fshatit tim më të bukur në botë, në Krushën e Madhe” (Prof. Dr. Nusret Pllana, Djaloshi me dy zemra, ve. e cit. f. 184-185).

(Kumtesë në promovimin e librit: Prof. Dr. Nusret  Pllana, Djaloshi me dy zemra. (Aushvici i Krushës së Madhe),  Monografi, 2017, f. 230, Prishtinë, 27 mars 2017)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Djaloshi, don Lush Gjergji, me dy zemra

KARDINAL ERNEST TROSHANI, MESAZH VELLAZERIMI NGA SELIA E VATRES

March 28, 2017 by dgreca

5 Zefi Flet

Kardinal Troshani, kërkoi që Vatra, duke shfrytëzuar  prestigjin e saj në shërbim të Kombit për më shumë se një shekull të përcjellë në Shqipëri mesazhe bashkimi dhe mirëkuptimi, pasi vendi ka më shumë nevojë se kurrë./2 Biseda tav

Nga Dalip Greca/ 

Pas meshës të së dielës, 26 Mars 2017, në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, ku morën pjesë një numër i madh besimtarësh,Shkëlqesia e Tij, Kardinali Ernest Troshani, të Hënën me 27 Mars 2017, ishte mysafir në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.I shoqëruar nga nipi i tij me banim në Firence,Tonin Simoni, Kardinali është pritur nga zv.Kryetari i Vatrës Asllan Bushati, anëtari i kryesisë së Vatrës Marjan Cubi, anëtari i Këshillit Drejtues të Vatrës Zef Balaj dhe editori i Diellit,Dalip Greca.

Zv/Kryetari Bushati i tha Kardinalit,se Vatra është e nderuar, që ju pret sot, si një mysafir  shumë i respektuar, që mban mbi supe jo vetëm vuajtjet e diktaurës komuniste, 18 vitet e burgut, por edhe krenarinë që i keni dhënë mbarë kombit, në larëtsinë e Kardinalit, pas një kalvari të mundimshëm vuajtjesh.

1 dera me mua

Bushati shprehu dhimbjen për vuajtjet e Klerit katolik Shqiptar, i cili ishte më i viktimizuari gjatë diktaturës komuniste.Emërimi juaj Kardinal nga Papa Francesku është një vlerësim i jashtzakonshëm që i bëhet Klerit të shumëvuajtur,të burgosur, të pushkatuar, të internuar shqiptar, ishte vlerësim për qëndresën tuaj, por edhe një vlerësim për mbarë Kombin Shqiptar. Të gjithë ndjemi të nderuar, tha Bushati.

Editori i Diellit, pasi e ka falenderuar Kardinalin për vizitën në Vatër, i ka përcjellë faqe nga Historia e Vatrës që nga ditëthemelimi i saj me 28 prill 1912, duke u ndalur në veprat Kombëtare të Vatrës: Fushata për shpëtimin e Shqipërisë- 3 qershor 1917, fushata për Huanë Kombëtare-1921; mbulimi i shërbimit diplomatik në Evropë dhe Amerikë në mungesë të shtetit shqiptar 1916-1920; dërgimi i Bandës muzikore të Vatrës në Shqipëri dhe i Trupave Vullnetare të Vatrës, Shkurt 1920; pjesmarrja në Luftën e Vlorës, prania në Kongresin e Lushnjës, shtypja dhe dërgimi në Shqipëri i librave në gjuhën shqipe, sakrifica e vatranëve martitrë përballë diktaturës komuniste, qëndresa e Vatrës ndaj presionit të shtetit komunist shqiptar dhe UDB jugosllave, manifestimet e Vatrës dhe veprimtaritë të tjera për 105 vitet e egzistencës.Editori u ndal gjatë edhe në praktikën e punës së Vatrës për harmoninë fetare, duke praktikuar në festa dhe veprimtari të tjera praninë e tre besimeve. Një shembull i qartë ishte edhe krimetimi i 100 vjetorit të themelimit të Vatrës me 28 dhe 29 Prill 2012.

Zef Balaj, duke e falenderuar Kardinalin për këtë vizitë, duke iu përgjigjur ftesës së tij, tha se ishte i nderuar që ishte takuar disa herë dhe e kishte pasë mysafir të nderuar në shtëpiën e tij, Eminencën Troshani. Balaj tha se sa herë ndodhej me të provonte një ndjenjë mirësie e paqeje me vetëveten.Mesazhet e Kardinalit përherë kanë qenëe për harmoninë dhe vëllazërimin, për ndihmën dhe dashurinë njerëzore.

– Nuk më hiqet nag mendja, tha Zef Balaj, momenti i atij takimi kokë më kokë me Papa Franceskun gjatë meshës për martirët. Ndoshta ishet vetëm një minut kohëzgjatja e atij takimi, por edhe për një 1 minut përcillen mesazhe të rëndësishme. Minuta të atillë kanë më shumë vlerë se sa kohëzgjatjet e pafund. Mendoj se ai imazh i atij takimi ka qenë një gjë e rrallë, shumë vlerësuese nga Papa për vuatjet e Imzot Troshanit dhe të gjithë klerit të persekutuar nag diktatura komuniste.

Marjan Cubi, tha se ashtu si një ditë më parë, kur kishte përcjellë meshën e së dielës të Kardianlit në Kishën “Zoja e Shkodrës” edhe sot në Vatër ndjehej me fat që ishte pranë Kardinalit, këtij martiri të gjallë, që përballoi vuajtjet e ferrit komunist nëpër burgjet e diktaturës.

– Ndjehem me fat që isha i pranishëm gjatë meshës së Papa Franceskut për martirët në katedralen e Tiranës. Figura e Kardinal Troshanit është një shembull frymëzues për të gjithë besimtarët katolik dhe për të gjithë shqiptarët, tha Cubi.

Marjan Cubi kujtoi me këtë rast se kur feja ndalohej në Shqipëri Vatra e mbante gjallë besimin dhe përcillte mesazhe qëndrese që këndej Atlantikut, ndërkohë që shqiptarët e amerikës me shpenzimet e tyre ndërtonin kisha, xhami e teqe. Ai tregoi emocionet që provoi kur shkoi me shumë bashkatdhetarë në Shqipëri në prill 1993, kur Papa Gjon Pali vizitoi Shqipërinë, e pranishme dhe Nënë Tereza. Po ashtu ishte i pranishëm edhe në ceremoniën e shënjëtrimit të Nënë Terezës në Vatikan, ashtu sic kishet qenë edhe në varrimin e saj në Kalkuta.Ne shqiptarët, tha ai, ndjehemi të vlerësuar qoftë me shpalljen e martirëve nag Papa Francesku, qoftë me shpalljen Shënjtëreshë Tereza, ashtu edhe me emrimin Kardinal Troshani.

Shkëlqesia e Tij Kardinal Ernest Troshani falenderoi zv.Kryetarin e Vatrës z. Bushati me bashkëpunëtorë për pritjen e ngrohtë  dhe në fjalën e Tij përcolli mesazhe dashurie, harmonie dhe paqeje. Ndërsa për emrimin e tij Kardinal nga Papa Francesku, ai tha:

– Nuk e kam menduar kurrë se do të ngrihesha kaq lartë.Askush nuk e mendonte se një prift i harruar prej kohës dhe prej vuajtjeve, një ditë do të bëhej Kardinal, por Zoti është i madh, ai ka planet e Tij, dhe ja ku jam. Vlerësimi nga Papa Francesku është vlerësim për të gjithë shqiptarët, për vëllazërinë ndërfetare mbarëshqiptare, për harmoninë që mbizotëron ndër ne. Por duhet të luftojmë fort që ta shtojmë vëllazërimin ndërfetar, t’u largohemi veseve, të duam më shumë njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, të pasurit të mendojnë edhe për të varfërit.

Në mesazhin e tij Kardinal Troshani përcolli dashuri e respekt: “Doni njëri-tjetrin, ndihmoni njëri-tjetrin, duajeni njeri-tjetrin.Kështu ka thënë dhe Krishti”.

Më pas Kardinali shfaqi interesim për rrugëtimin 105 vjecar të Vatrës dhe kërkoi të vizitonte ekspozitën e rrrugëtimit historik të Vatrës. Duke u ndalur gjatë tek portreti i Faik Konicës, Kardinal Troshani tha: At Gjergj Fishta dhe Faik Konica ishin miq mes vedi!Punuan shumë për Kombin.

Editori i Diellit e informoi Kardinalin se:Faik Konica e pat takuar mikun e vet At Fishtën jo vetëm në Shkodër, por edhe këtu në Amerikë.Në rekordet e Vatrës shënohet se në maj të vitit 1922 erdhi At Gjergj Fishta në Amerikë dhe qëndroi në Boston, ku i kishte zyrat Vatra. Aty u takua me mikun e tij të vjetër Faik Konicën, që atë kohë ishte kryetar i Vatrës dhe editor i Diellit.At Fishat kishte ardhë në SHBA, që të takonte shqiptarët e Amerikës dhe me qëllim që të hapte një fushatë të vogël për të ndihmuar shkollat franceskane të Gegërisë. Vatra dhuroi 250 dollarë, që për atë kohë kishin vlerë të madhe, duke shlyer dhe harxhet e udhëtimit të At Fishtës. Historiani i Vatrës, ish editori i Diellit Refat R. Gurrazezi pat shkruar në Dielli:At Gjergj Fishta atë kohë ishte nënkryetar i Parlamentit Shqiptar.Atë udhëtim të gjatë të Fishtës nuk e pëlqyen disa kolegë të tij të Parlamentit sepse nuk u këshillua me ta. Për atë shkak, At Fishta mori pakëz inat dhe shkrojti në Dielli duke mbrojtur veten. Faik Konica bëri këtë shënim në fund të artikullit të At Fishtës:””Na vjen keq që Dielli s’ka theks hundak. Kemi shpresë se At Fishta do të na falë”!

Editori i Diellit i mbyll shënimet e tij me këtë informacion:” At Fishta dhe Konitza ishin miq të vjetër, vanë në shkollë tok në Shkodër për pak kohë  kur ishin djem të rinj.”

Në fund të vizitës, Kardinal Troshani, kërkoi që Vatra, duke shfrytëzuar  prestigjin e saj në shërbim të Kombit për më shumë se një shekull të përcjellë në Shqipëri mesazhe bashkimi dhe mirëkuptimi, pasi vendi ka më shumë nevojë se kurrë.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Kardinal Ernest Troshani, ne Vater, vizite

VATRA, LETËR GJYKATËS SË COLMAR-it PËR LIRIMIN E HARADINAJT

March 26, 2017 by dgreca

Federata “Vatra” , Letër Gjykatës së Apelit të Colmar-it, Francë: “Lironi Ramush Haradinaj!” /

1 ok LetraNë një letër, të shkruar në gjuhën frënge dhe dërguar Gjykatës së Apelit të Colmar-it, Francë, Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” , kërkon që heroi i Luftës së Kosovës, Ramush Haradinaj, të lirohet nga akuzat e sajuara të Serbissë.

Në letrën e Federatës Vatra, ndër të tjera shkruhet: Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, shoqëria më e vjetër që përfaqëson diasporën shqiptare që prej vitit 1912, mendon se mbajtja e Z. Ramush Haradinaj nën kontroll gjyqësor, vendosur nga Gjykata e Apelit të Colmar-it, mbështetet mbi baza juridike të kontestueshme dhe se është me pasoja të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ajo mendon se kjo çështje është tërësisht politike dhe se po përdoret nga Serbia vetëm për qëllime provokuese që nxisin urrejtjen ndaj popujve ballkanikë, dhe posaçërisht ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Serbia vazhdon të mos njohë pavarësinë e Kosovës, megjithëse kjo pavarësi është pranuar ligjërisht më 2010 nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë dhe sot njihet nga 114 shtete. Serbia i mohon Z. Haradinaj dhe popullit kosovar çdo nënshtetësi që nuk është serbe, si dhe të drejtën për të jetuar të lirë e të pavarur në kufijtë e tyre të ligjshëm, ndërkohë që vetë Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët kosovarë.

Duke abuzuar me kuadrin juridik ndërkombëtar, Serbia ka lëshuar mandate arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe ndaj shumë personaliteteve politike kosovare, ndërkohë që  Z. Haradinaj është paraqitur vullnetarisht në TPI dhe Gjykata ndërkombëtare e Hagës e ka shpallur më 2012 të pafajshëm për të gjitha akuzat që i janë bërë.

Veteran i UÇK-së, hero i Luftës së Kosovës, ish kryeministër i Kosoves,  dhe drejtues aktual i AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Z. Haradinaj, është një personalitet i shquar dhe shumë i respektuar në gjirin e popullit shqiptar të Kosovës.

Federata “Vatra”, që ka dorëzuar tashmë dy peticione të nënshkruara tek autoritetet franceze, bën edhe një herë thirrje për lirimin e Z.Haradinaj, me qëllim që të marrin fund veprimet provokuese të Serbisë ndaj personaliteteve politike kosovare dhe ndaj pavarësisë së Kosovës.

New York, 20 mars 2017.

Kryetari i Federatës “Vatra”

Gjon Buçaj

Sekretare

Nazo Veliu

Filed Under: Featured Tagged With: Colmar, dalip greca, France, Gjykates se Apelit, leter, Vatra

Basha, nga SHBA në çadrën e Lirisë: Rama ka rënë…!

March 25, 2017 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas vizites ne ShBA eshte kthyer sot dhe ka folur nga çadra e lirisë pas kthimit nga SHBA ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe stafin e Presidentit Donald Trump.Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kreu i demokratëve deklaroi se stafi i Presidentit amerikan Trump do të ndihmojë në fushatën e Partisë Demokratike.Basha u shpreh i vendosur gjithashtu dhe i qëndroi kushtit se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Ai kërkoi krijimin e një qeverie teknike, e cila do të realizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.“Mora mbështetje nga bashkëpunëtorët e Presidentit Trump për kauzat e PD, mesazhi i dytë ishte falenderimi për protestuesit, si një armatë që lufton për lirinë që është e kërcënuar nga krimi, ndërsa mesazhi i tretë është i mbështetjes politike të miqve nga ekipi i Trump për betejën e zgjedhjeve të lira. Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA”, u shpreh Basha.

Basha: Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi të shtunën pasdite se mesazhet kryesore që mori gjatë vizitës së tij në SHBA, ishin mbështetja dhe përgëzimi për protestën që PD po zhvillon në Shqipëri.Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Basha deklaroi para protestuesve demokratë se “mori mbështetje nga bashkëpunëtorët e Presidentit Trump për kauzat e PD-së”. “Mesazhi i dytë ishte falenderimi për protestuesit, si një armatë që lufton për lirinë që është e kërcënuar nga krimi, ndërsa mesazhi i tretë është i mbështetjes politike të miqve nga ekipi i Trump për betejën e zgjedhjeve të lira. Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA”, deklaroi ai.“‘Beteja ka hyrë në një fazë vendimtare, ka vetëm një përfundim; largimi i Ramës dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira. Me ndihmë e miqve tanë do ia dalim në betejën tonë. Erdha me  besim ta kauza jonë me mbështetje nga SHBA dhe Brukseli”, u shpreh Basha.Nje dite me pare, Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha ripërsëriti qëndrimin e tij për qeveri teknike nga Washingtoni, ku ndodhet prej pak ditësh, ku sipas tij, ka zhvilluar disa takime me krerë të lartë të Senatit dhe Kongresit, si dhe bashkëpunëtorë të administratës së presidentit Trump.“Qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i gjithë opozitës është shprehur tashmë. Partia Demokratike, opozita e bashkuar dhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë që prej 18 shkurtit ndodhen në një lëvizje popullore e demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne as nuk do të pranojmë dhje as nuk do të lejojmë zgjedhje farsë, me krimin, me drogën dhe për këtë kushti i patjetërsueshëm është formimi i një qeverie teknike me vullnet të të gjitha forcave politike që do të mundësojnë zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar ligjin për dekriminalizimin dhe duke luftuar influencën e krimit dhe drogës”, deklaroi Basha, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.Basha u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe këtë tha ai, e përcaktojnë qytetarët shqiptarë . “Dua të ndaj sot lajmin e shkëlqyer me qytetarët shqiptarë, jo thjesht me protestuesit, kënaqësinë e jashtëzakonshme për mbështetjen që kam marrë nga të gjithë bashkëbiseduesit e administratës Trump, Kongresit dhe Senatit për kauzën e drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për betejën e qytetarëve për të mos lejuar asnjë standard tjetër, vetëm atë europian në procesin e ardhshëm zgjedhor”, deklaroi Basha.Duke folur për qëndrimin e ndërkombëtarëve, Basha tha se ambasadori amerikan në Tiranë ka mbështetur disa prej shqetësimeve që ne kemi ngritur dhe ka ofruar rrugë praktike të zgjidhjes së tyre. “Ai vetë ka ndihmuar që ligji për SPAK të kalojë me konsensusin e opozitës, ndërsa 6 ligjet e tjera kanë kaluar pa konsensusin e PD-së, sepse Edi Rama donte të përjashtonte opozitën për të kontrolluar sistemin”, tha më tej Basha, në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”.Basha tha se edhe sikur sot opozita të ishte në Parlament ligji për Vetting-un nuk kalonte dot, sepse kanë ndërhyrë në përpjekje për të kapur drejtësinë.

1 Basha Z Amerikes

INTERVISTA NE ZERIN E AMERIKES ME 24 MARS

Kryetari i PD Lulzim Basha këmbëngul në qeverinë teknike si e vetmja mundësi zgjidhjeje/

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i dha fund të premten një qëndrimi disa ditor në Uashington. Para largimit ai qëndroi për një intervistë në studiot e Zërit të Amerikës ku sqaroi qëndrimet e demokratëve lidhur me zgjedhjet e pritshme të 18 qershorit dhe reformën e bllokuar të drejtësisë.Intervista e plotë.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, sot Presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve në Kavajë. A do të merrni pjesë ju në to?

Lulzim Basha: Qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i gjithë opozitës është shprehur tashmë. Partia Demokratike, opozita dhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë që prej 18 shkurtit ndodhen në një lëvizje popullore, qytetare, kombëtare dhe demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, as nuk do të pranojë, as nuk do të lejojë zgjedhje farsë, zgjedhje me krimin, zgjedhje me drogën dhe për këtë, kushti i patjetërsueshëm është largimi i Edi Ramës dhe formimi i një qeverie teknike me vullnet të të gjitha forcave politike që do të mundësojnë krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke zbatuar ligjin për dekriminalizimin dhe duke luftuar influencën e krimit të organizuar dhe parave të pista të drogës.

Zëri i Amerikës: Pa dyshim do të ndalemi pak më gjatë në qëndrimin e opozitës. Por le të ndalemi fillimisht tek synimi i kësaj vizite për të cilën ishit në Uashington këto ditë.

Lulzim Basha: Jam i ftuar këtu; jam mirëpritur nga udhëheqësit republikanë të Kongresit dhe të Senatit. Kam takuar krerët e komisioneve relevante: Komisionit të Jashtëm, Komisionit të Sigurisë Kombëtare; një numër të madh senatorësh dhe kongresmenësh të cilët merren drejtpërdrejt me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, si dhe bashkëpunëtorë të nivelit të lartë të administratës Trump, ku kemi diskutuar për gjendjen në Shqipëri, për zhvillimet politike në Shqipëri, për impaktin që ka kriza politike, dhe në veçanti krimi i organizuar, paratë e drogës dhe influenca e tyre mbi procesin politik në Shqipëri, jo thjesht për popullin shqiptar dhe Shqipërinë, por për rajonin në tërësi dhe për interesat gjeo-strategjike të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe dua të ndaj sot, nga kjo studioja juaj lajmin e shkëlqyer, me qytetarët shqiptarë, jo thjesht me protestuesit, të cilët i përshëndes këtu nga Uashingtoni, nga studio e Zërit të Amerikës, por me të gjithë qytetarët shqiptarë, kënaqësinë e jashtëzakonshme për mbështetjen që kam marrë nga të gjithë bashkëbiseduesit në të gjitha nivelet e administratës Trump, të Kongresit dhe të Senatit për kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për betejën e qytetarëve shqiptarë për të mos lejuar asnjë standard tjetër, përveç standardit evropian dhe euro-atlantik në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Zëri i Amerikës: Çfarë prisni ju nga zyrtarët amerikanë? Çfarë ndihme, ose çfarë mbështetje prisni ju prej tyre për zhvillimet që janë në Shqipëri, pasi problemet që keni ju në vendin tuaj, besoj, ka ardhur koha tashmë që mos t’i zgjidhin të huajt, apo jo?

Lulzim Basha: Jo, nuk presim zgjidhjen nga të huajt, sepse po të prisnim zgjidhje nga të huajt nuk do të ishim në këtë ditë të 35-të të një proteste të paprecedent, non-stop. Së pari, informimi ashtu siç duhet të qendrave kryesore të aleatëve tanë strategjikë: të Uashingtonit, Brukselit dhe partnerëve tanë sepse, për fat të keq, me investimin edhe të parave të narko-mafias shqiptare, është investuar fuqishëm në dizinformimin dhe keqinformimin, si të publikut ndërkombëtar, ashtu edhe të qendrave të vendim-marrjes politike. Prania ime këtu është një prani në vazhdim. Unë kam qenë këtu para disa javësh me rastin e inaugurimit të Presidentit Trump.
Zëri i Amerikës: Qeveria amerikane ka një ambasadë jo të vogël në Shqipëri. A e vini ju në dyshim informacionin që ambasada amerikane u jep politik-bërësve në Uashington?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka të bëjë kjo. Çështja e komunikimit diplomatik midis ambasadës dhe Departamentit të Shtetit janë çështje të tjera. E kam fjalën për lobistët e paguar me paratë e narko-mafias shqiptare, të cilët veprojnë në Uashington, në Bruksel, në Berlin, në Londër për të fshehur të vërtetat e hidhura të Shqipërisë dhe për të keqinformuar aleatët tanë. Për fat të mire një nga meritat e mëdha të protestës së 18 shkurtit që vazhdon, është që është çjerrur kjo vello e paguar me paratë e drogës dhe narko-mafias shqiptare dhe qendrat kryesore të politik-bërjes shohin me tronditje të mëdha se si, nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria është shndërruar në një bazë kryesore të furnizimit të Evropës, jo vetëm me marijuanë, por edhe me heroinë dhe kokainë, se si shteti ligjor është zhbërë, bashkë me garancitë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe se si procesi demokratik është asgjësuar, jo nga një parti politike, jo nga socialistët shqiptarë, por nga kriminelët me damkë, të dënuar për vepra të rënda të krimit të organizuar, që sot bëjnë ligjin në shtetin shqiptar dhe brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë. Dhe ky është një realitet që tashmë njihet nga të gjithë dhe konstatohet si problemi kryesor për të ardhmen e Shqipërisë. Këtu në Uashington, sikundër dhe në Evropë, e ardhmja e Shqipërisë shihet si e ardhmja e një vendi në Bashkimin Evropian. Por pengesa kryesore që Shqipëria të antarësohet në Bashkimin Evropian, që të hapen negociatat për antarësim, diçka që Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht, diçka për të cilën Partia Demokratike ka luftuar si në qeverisje, ashtu edhe në opozitë sot dhe do të luftojë fuqishëm edhe nesër, pengesa kryesore është kriminalizimi total i shtetit dhe kërcënimi që krimi i organizuar dhe paratë e drogës përbëjnë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Diçka që Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht, diçka për të cilën Partia Demokratike ka luftuar si në qeverisje ashtu edhe në opozitë sot, dhe do të luftojë fuqishëm edhe nesër. Pengesa kryesore është kriminalizimi total i shtetit dhe kërcënimi që krimi i organizuar dhe paratë e drogës po bëjnë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Zëri i Amerikës: Padyshim konstatimet tuaja mund të jenë më se të drejta, më se të sakta, por unë dua t’ju pyes për diçka tjetër. Kërkesa juaj për qeveri teknike, është hedhur poshtë nga kryeministri i cili ka theksuar se në zgjedhjet e 18 qershorit do të shkohet edhe pa opozitën. Në se nuk plotësohet kërkesa juaj për qeveri teknike dhe zgjedhjet zhvillohen në datën që janë dekretuar, 18 qershor, a do të merrni ju pjesë në to?

Lulzim Basha: Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe nuk do të lejojë as opozita dhe as qytetarët zgjedhje fasadë, zgjedhje farsë.

Zëri i Amerikës: Më falni, nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën nuk e përcaktoni ju.

Lulzim Basha: Sigurisht e përcaktojnë qytetarët shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë kanë folur qartë më 18 shkurt, po flasin ditë për ditë e natë për natë pa çensurë nga ai shesh i lirisë.

Zëri i Amerikës: Ajo janë pjesa që iu mbështet ju e qytetarëve shqiptarë. Pjesa tjetër mund të marr pjesë

Lulzim Basha: Nuk do të thoja se Dritani Hila apo Artan Fuga janë militant të Partisë Demokratike. Po përmend dy emra. Por ka me qindra, me mijëra të tjerë të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me programin tonë elektoral por që thonë zgjedhje me krimin, zgjedhje me krimin në pushtet, zgjedhje pa dekriminalizuar shtetin shqiptar nuk mund të ketë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se ka mekanizma Partia Demokratike për t’i bllokuar zgjedhjet?

Lulzim Basha: Sigurisht që po.

Zëri i Amerikës: Cilat janë?

Lulzim Basha: Të gjitha mekanizmat paqësore, por të vendosura për të mos lejuar një proces farsë. Ne këto mekanizma do t’i shpalosim hap pas hapi në varësi të situatës politike në vend. E sigurtë është një gjë dhe ky është një mesazh i qartë që sot e përsëris nga Uashingtoni, zgjedhje me krimin, zgjedhje me drogën, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Ka rëndësi që këtë e them sot nga Uashingtoni pas pothuajse në përfundim të vizitës pasi pas kësaj interviste kam edhe dy takime të tjera.

Zëri i Amerikës: Dakort me ju. Ndalemi teknikisht. Zgjedhjet janë dekretuar pra janë të ligjshme. Janë dekretuar nga presidenti për në datën 18 qershor. Zgjedhjet mund të organizohen nga institucionet përkatëse, KQZ-ja, qeveria, kushdo që është e ngarkuar me to. Në se zgjedhje zhvillohen, a do të mari pjesë Partia Demokratike në to apo jo?

Lulzim Basha: Zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Unë ju garantoj që zgjedhjet fasadë nuk do ishin zgjedhje.

Zëri i Amerikës: S’mund t’i garantoni ju zgjedhjet.

Lulzim Basha: Po nuk ka, nuk mund të ketë një proces demokratik. Votime po, ka patur 50 vjet votime në Shqipëri por nuk ishin zgjedhje.

Zëri i Amerikës: Pra kishte.

Lulzim Basha: Votime po, por zgjedhje jo.

Zëri i Amerikës: Pasojat është tjetër gjë, por zgjedhjet mund të zhvillohen.

Lulzim Basha: Proces të tillë, farsë në Shqipëri nuk ka për të pasur. Ky është zotimi ynë. Së bashku me qytetarët shqiptarë jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha hapat demokratik dhe paqësor…

Zëri i Amerikës: Pra ju nuk pranoni të thoni se në qoftëse zgjedhjet zhvillohen, ju nuk do të merrni pjesë.

Lulzim Basha: E kemi sqaruar një herë e mirë këtë. Nuk do të ketë bojkot, por nuk do të ketë zgjedhje të diktuara nga krimi dhe nga droga.

Zëri i Amerikës: Nuk do të ketë zgjedhje se keni ju në dorë. Në qoftë se do të ketë zgjedhje. Qoftë edhe nga ato që mund të jenë farsë, ju do të merrni pjesë apo jo?

Lulzim Basha: Në qoftëse ka përpjekje për zgjedhje fasadë, Partia Demokratike dhe qytetarët do të bëjnë atë që i takon çdo shoqërie të civilizuar. Do të ndalin një maskaradë të tillë, dhe do t’u japin shqiptarëve në një mënyrë apo në një tjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra nuk mund të ketë bojkot, sepse nuk do të ketë zgjedhje fasadë, zgjedhje me krimin. Edhe një herë e përsëris dhe këtë mesazh e jap sot në ditën e 35 të protestës dhe e jap këtu nga Uashingtoni pas takimeve me krerët më të lartë, me udhëheqësit më të lartë të Kongresit.

Zëri i Amerikës: Historia e Shqipërisë, në të kaluarën, këto 20 e disa vjet që janë bërë në demokraci me zgjedhje pluraliste, ka treguar se palët shkojnë buzë greminës, po e quaj pak të zmadhuar, deri në minutën e fundit. Pastaj gjendet një marrëveshje, gjendet një formë zgjidhje, dhe situata çbllokohet. A e shikoni ju ndonjë zgjidhje të mundshme përveç kërkesës maksimale me qeveri teknike?

Lulzim Basha: Zgjidhja që ne kemi propozuar është zgjidhja e vetme në këto kushte. Mos harroni që për një vit ne u përpoqëm ta zgjidhim këtë me Edi Ramën kryeministër, me këtë koalicion në pushtet. Duke propozuar paketën e Majit 2016, paketën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfshirë votimin elektronik, duke propozuar në korrik kalimin në të njëjtën kohë me paketën kushtetuese për reformën në drejtësi edhe zhbllokimin apo largimin e gjithë pengesave ligjore, pikërisht për votimin elektronik biometrik dhe numërimin elektronik dhe një sërë propozimesh të tjera të cilat do ta adresonin problemin e shitblerjes së votës, problemin e kapjes së medias, problemin e përdorimit të shtetit në fushatë. Me vetëdije, zoti Rama asgjesoi ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji çdo mundësi për të zgjidhur këtë çështje në kuadër të institucioneve. 18 shkurti është produkti mbi të gjitha i arrogancës dhe bindjes do të thoja kriminale të zotit Rama se Shqipëria dhe shqiptarët do të pranojnë një proces zgjedhor të kontrolluar nga krimi aq më shumë tani me pretendimet absurde që ky proces zgjedhor mund të zhvillohet edhe pa opozitën. Jo nuk është e vërtetë që ne kemi ardhur me kërkesa maksimaliste. Ne kemi ardhur me kërkesa të diktuara nga koha pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër, është plotësisht e mundur jo vetëm, por është një rrugë e ndershme edhe për zotin Rama të çlirohet nga klanet e mafias që sot diktojnë qeverisjen dhe emërimet e ministrave, të çlirojë Partinë Socialiste është një oportunitet, një mundësi për zotin Rama edhe PS nga zgjedha e krimit të organizuar dhe t’i jap vendit së bashku me Partinë Demokratike edhe forcat e tjera politike një kabinet teknik i cili do të organizojë procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne kemi ardhë me kërkesa të diktuara nga koha pasi kemi shterruar çdo mundësi tjetër. Është plotësisht e mundur, jo vetëm kaq, por është një rrugë e ndershme edhe për zotin Rama të çlirohet nga klanet e mafias që sot diktojnë qeverisjen dhe emërimet e ministrave, të çlirojë partinë socialiste. Është një mundësi për zotin Rama të çlirojë edhe partinë socialiste nga zgjedha e krimit të organizuar dhe t’i jap vendit, së bashku me partinë domekratike dhe forcat e tjera politike, një kabinet teknik, i cili do të organizoj procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Zëri i Amerikës: Ju përmendet majin e vitit 2016, kur keni paraqitur për herë të parë propozimet tuaja për të përmirësuar procesin zgjedhor, apo ligjin e zgjedhjeve. Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti që nga maji i vitit 2016 deri më sot, deri para një muaji, ju nuk keni këmbngulur. Në qoftë se procesi zgjedhor ishte kaq problematik dhe parësor për Partinë Demokratike, nuk ju kemi parë të këmbëngulni prej kohe për një çështje të tillë, kur ju disa herë në të kaluarën e keni bojkotuar parlamentin edhe për gjëra më të vogla siç kanë qenë çështjet e konflitkit të interesit të disa deputetëve socialistë, që nuk u shqyrtuan nga parlamenti. Pra, përse partia demokratike nuk ka reaguar më përpara me një forcë kaq të madhe për çështjen e përmirësimit të kodit zgjedhor?

Lulzlim Basha: Dua të kundërshtoj këtë premisë. Fakti është që ne i atashuam kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme si kusht për votimin e reformës në drejtësi. Shqiptarët e mbajnë mend dhe arkivat tuaja dhe të medias shqiptare mund të tregojnë qartë bisedat e mia telefonike me kancelaren gjermane Merkel, me ish Zëvendës Sekretaren e Departamentit të Shtetit Nuland, me komisionerin Hahn dhe me personalitetet më të larta që më telefonuar për të më përgëzuan për rolin e partisë demokratike në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Dhe në të gjitha këto biseda telefonike me ta, unë kam ngritur çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kam marrë mbështetjen e tyre, garancitë për mbështejtje për procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Çdo javë në komisionin ad-hok përfaqësuesit tanë kanë ngritur këtë çështje. Është virtyti i mediave të kapura që i bien tam tamëve të qeverisë, të cilat në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër e kanë zhdukur këtë çështje nga axhenda e tyre mediatike në Tiranë. Por e vërteta është se partia demokratike nuk ka patur asnjë çështje më të rëndësishme se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që pas procesit zgjedhor të vitit 2015, e në veçanti gjatë vitit 2016 duke kulmuar me zgjedhjet e Dibrës, të cilat treguan qartë se jo vetëm qeveria Rama nuk ka pas një garanci për zgjedhjet por është kthyer në kërcënimin kryesor për demokracinë dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo ka informuar aksionin tonë politik, i cili siç e thashë nuk vjenë aspak si i papritur, por si përshkallëzim dhe pasi është shterruar çdo mundësi tjetër.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, ka pasur kritika që kur i filluat protestat…

Lulzlim Basha: Më fal, dua të them edhe një gjë tjetër. Ne kemi bojkotuar parlamentin jo për konfliktin e interesit, por për moszbatimin e kushtetutës. Pra, kemi ardhur në një vend, ku kushtetuta dhunohet, rregullorja e parlamentit dhunohet, ligji për dekriminalizimin nuk zbatohet. Nuk mund ta them më mirë se sa senatori Mario Mauro, ish Ministri i Mbrojtjes së Italisë dhe ish zëvendës presidenti i parlamentit evropian, kur erdhi në protestë dhe tha “nuk mund t’i kërkosh opozitës pse bojkoton parlamentin kur qeveria ka bojkotuar demokracinë”.

Zëri i Amerikës: Si u përgjigjeni ju kritikave që janë bërë gjatë kësaj kohe që keni filluar bojkotimin e parlamentit, se protesta juaj po synon të zvarrisë dhe po vë në rrezik reformën në drejtësi? Pasi partia juaj me ose pa të drejtë, të paktën nga ana e imazhit, po merr përsiper koston e të qenit shkaktare për mos ngritjen e komisioneve, që do të çojnë përpara reformën në drejtësi.

Lulzlim Basha: Ka dy nivele dizinformimi dhe keqinformimi. I pari është që Partia Demokratike është kundër reformës në drejtësi, kur partia demokratike në fakt ka votuar, ka inicuar ndryshimet në paketën kushtetuese, ka qenë përcaktuese që ndryshmet kushtetuese të ishin të standartit evropian dhe amerikan dhe jo të standartit të Ramës, të Shullazit, të Armando Prengës, të Arben Ndokës, Elvis Roshit, Artur Bushit… se na duhet dy emisione t’i përmendim të gjithë…por të standartit evropian. Dhe ne e fituam këtë betejë. Më 22 korrik ne e fituam këtë betejë dhe ju e patë se Partia Demokratike jo vetëm e votoi, por ishte e lumtur për këtë betejë të fituar ndërkohë që dikush, edhe fytyra ia shprehte palumturinë. Ky dikush nuk e shikon reformën në drejtësi si një mundësi për t’i dhënë shqiptarëve gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar, por për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. Prandaj, ai theu një marrëveshje të bërë me praninë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkaura të Amerikës, këto shtatë ligje kryesore për të zbatuar paketën kushtetuese do të kaloheshin me konsensus me opozitën. Amerikanët, të cilët ishin përgjegjës për njërin nga këto ligje, ligjin për SPAK-un dhe BKH-n, e detyruan zotin Rama ta mbante fjalën. Dhe ky ligj, nga këto shtatë ligje është kaluar me konsensusin tonë. Gjashtë ligjet e tjera janë jashtë standartit dhe garantojnë që Edi Rama sot apo Lulzim Basha nesër, apo kushdo tjetër t’fus duart në sistemin e drejtësisë. Për mua kjo është e papranueshme.

Zëri i Amerikës: Bashkësia ndërkombëtare e cila ka qenë intensivisht e përfshirë në hartimin e këtyre ligjeve dytësore, e të gjithë këtyre elementëve që dalin nga reforma në drejtësi, e ka përshëndetur miratimin e këtyre ligjeve. Nuk kemi dëgjuar nga bashkësia ndërkombëtare që të thotë që Partia Socialiste ka shkelur marrëveshjen që kishte me ju, me bashkësinë ndërkombëtare për t’i bërë këto me konsensus. Ajo i ka mbështetur, i ka përshëndetur. Atëherë si mund të pretendohet sot që socialistja paska thyer një marrëveshje, të cilën njëra palë kryesore, bashkësia ndërkombëtare, i ka përshëndetur ligjet?

Lulzim Basha: Bashkësia Ndërkombëtare është një term shumë i gjerë.

Zëri i Amerikës: Ju e përmendët…

Lulzim Basha: Ambasadori amerikan në Tiranë ka mbështetur qartësisht disa prej shqetësimeve që ne kemi ngritur. Ka ofruar rrugë praktike të zgjidhjes së tyre. Meqë jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po flasim vetëm oër një nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Ai vetë ka ndihmuar që ligji për SPAK-un të kalonte me konsensus. Gjashtë ligjet e tjera kanë kaluar pa konsensusin e opozitës. Pse, sepse Edi Rama donte ta përjashtonte opozitën nga këto ligje që të kontrollonte sistemin. Këto janë faktet. Këto nuk janë çështje opinioni. Tani të vimë tek fakti tjetër. Edhe sikur sot opozita të ishte në parlament, ligji për vetingun nuk zbatohet dot. E dini pse? Se kanë futur duart dhe kanë bërë një rrëmujë të paparë, në përpjekjen e tyre për të kapur drejtësinë.

Zëri i Amerikës: Ligjet ju i kundërshtuat në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Venecias e dha mendimin e vet, pra u ezaurua procesi i kundërshtimit…

Lulzim Basha: Nuk do pranojmë kurrë ne. Jo, jo, nuk shterrohet kurrë procesi politik

Zëri i Amerikës: Jo procesi politik, procesi i kundërshtimit të ligjeve në instancat përkatëse …

Lulzim Basha: Po shumë mirë, ne jemi parti politike ne nuk jemi avokatë…

Zëri i Amerikës: U ezaurua. S’mund të dilni ju mbi ligjet …

Lulzim Basha: Jo, nuk dalim mbi ligjet

Zëri i Amerikës: Po derisa u miratua …

Lulzim Basha: Jo, absolutisht nuk dalim ne mbi ligjet. Ne shprehim vullnetin politik. Ne na përjashtuan nga ky proces…

Zëri i Amerikës: E qartë, por në momentin që Gjykata Kushtetuese vendos po …

Lulzim Basha: Ne na përjashtuan nga ky proces dhe në qoftëse na përjashtuan nga ky proces, duan ta bëjnë pa opozitën, urdhëroni ta bëjmë pa opozitën. Por kjo nuk ishte ideja e 22 korrikut dhe as ideja e partnerëve tanë, se po të ishte pa opozitën, e bënin siç donte Rama dhe Rama e do drejtësinë për Shullazin, e do për Hakmarrjen për Drejtësi, e do për Prengën, e do për Ndokën, nuk e do për qytetarët shqiptarë. Duhet të kuptoni që ne këtu jemi në një mision kombëtar për të mbrojtur jo thjesht nga qeverisja aktuale por nga çdo qeveri që të diktojë sistemin e drejtësisë, se kjo e çon Shqipërinë 27 vjet prapa, kur qeveria dhe gjyqtarët ishin një. Një nga themelet e shoqërisë perëndimore është që gjyqësori është i ndarë nga qeverisja. Pse? Sepse duhet të hetojë edhe qeverinë pra, duhet të hetojë lidhjet potenciale të qeverisë me krimin, duhet të hetojë korrupsionin qeveritar dhe kështu siç e ka bërë Rama, e ka bërë pikërisht që ai vetë dhe bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar jo vetëm nga opozita por edhe nga faktori ndërkombëtar për lidhje me krimin…

Zëri i Amerikës: Por faktori ndërkombëtar i ka mbështetur gjithë këto ligje, ka dhënë fjalë përshëndetëse, si ka mundësi?

Lulzim Basha: Faktori ndërkombëtar ka mbështetur procesin e reformës në drejtësi….

Zëri i Amerikës: Edhe ligjet..

Lulzim Basha: Absolutisht jo. Jo, jo nuk është e vërtetë, sepse do të ishte e pamundur

Zëri i Amerikës: Po faktori ndërkombëtar po ju bën ju thirrje të shkoni në parlament për të ngritur komisionet. Faktori ndërkombëtar pra, ju ka thënë juve shkoni në parlament, votoni ngritjen e komisioneve, pastaj vazhdoni protestën. Pra, ligjet i quan të mirëqena, i quan të miratuara…

Lulzim Basha: Po mund të quhen të mirëqena shumë gjëra. Dikush mund ta quajë të mirëqenë që në Shqipëri po ecin reformat..

Zëri i Amerikës: …po nuk ka kundërshtime me ligjet …

Lulzim Basha: Një sekondë, një sekondë ta mbajmë pak këtu. Dikush ka ardhur në Tiranë dhe ka thënë “Shqipëria po ecën përpara”. Këtij dikushit duhet t’i themi dy gjëra: Ose nuk i di faktet dhe është mirë t’i marrësh …

Zëri i Amerikës: Po besoj komuniteti ndërkombëtar i di faktet, se ka qenë vetë i përfshirë…

Lulzim Basha: S’po flas për persona të caktuar. Unë po flas në tërësi, duhet të kemi parasysh, se ne tani jemi në 2017-ën, nuk mund t’i trajtojmë shqiptarët si dele. Ata që thonë që Shqipëria s’ka probleme, kur Shqipëria sapo doli këtë javë Departamenti i Shtetin me raport dhe tha do ta rifusim Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave, sepse është kthyer në vendin kryesor të prodhimit të marijuanës dhe është kthyer përsëri në vend tranziti për heroinën dhe kokainën dhe korrupsioni është “rampant” nga “widespread” (shumë i përhapur) shkoi në “rampant” (i shfrenuar), atëherë ne nuk mund të pretendojmë që në Shqipëri gjërat janë normale.

Zëri i Amerikës: Absolutisht jo…

Lulzim Basha: Dhe duke mos pretenduar këtë duhet patjetër të ndërmarrim veprime konkrete, kjo është detyra jonë, se ne nuk jemi analistë. Opozita është alternativa dhe alternativa e shqiptarëve po propozon këtë rrugëdalje: qeveri teknike dhe zbatim të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut, jo sipas skemave të Edi Ramës dhe Emiljano Shullazit me shokë. Kaq e thjeshtë është. Dhe këtu nuk lëvizim ne. Dikush që nuk e di mirë, t’i shohi mirë faktet. Kush e di këtë dhe prapëseprapë thotë votoni apo vepëroni sipas një reforme e cila në vend që të çojë kriminelët para drejtësisë, i ndihmon të dalin nga burgu, siç kanë dalë këtë muaj, atëherë këtij personi i themi “e ke gabim zotëri, apo zonjë, ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse interesi ynë është interesi i qytetarëve shqiptarë”.

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Basha, e lirise, nga SHBA në çadrën, Rama ka rënë...!

24 MARSI- DITA E AGUT TË LIRISË SË KOSOVËS

March 24, 2017 by dgreca

NATO-Kosove-Behlul-Jashari-1Foto Gazeta DIELLI: Kartela e gazetarit Behlul Jashari dhënë nga NATO-KFOR për të hyrë në Kosovë në 12 qershor 1999 me kolonën e tankeve të para të forcës më të madhe planetare, paqeruajtëse-shpëtimtare/

1 Bill Klinton Rugova

DITA E AGUT TË LIRISË SË KOSOVËS/

1 NATO-hyrja ne Kosove-Sot u mbushën 18 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, forcës më të madhe planetare, shpëtimtare për Kosovën/

2 NATO-Kosove-12Qershor1999--Lajmi që raportova nga Prishtina, përkundër ndërprerjes së linjave, në orën e nisjes së ngjarjes historike të mbrëmjes së 24 marsit 1999/

-“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s/

2 Beluli Rugova-Në  vitin 2005, në mesazhin e fundit të urimit për 24 marsin – Ditën e fillimit të fushatës ajrore të NATO-s për mbrojtjen e Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova theksonte: “Dita e fillimit të fushatës apo sulmeve ajrore, pra 24 marsi i vitit 1999, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e agut të lirisë për të gjithë ne. Kurse në historinë botërore ka hyrë si ditë për mbrojtjen e një populli dhe për shpëtimin e tij nga e keqja”/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

NATO-Kosove-aviaciniPRISHTINË, 24 Mars 2017/  Pikërisht para 18 viteve 24 marsi 1999 ishte Dita kur ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s, forcës më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit, i hapi shteg lirisë së Kosovës. Është kjo edhe një ditë e mirënjohjes e falënderimit të përjetshëm për botën demokratike që nuk lejoi spastrimin etnik dhe zhbërjen e  shumicës shqiptare të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje, Francë, që kishte nisur në  6 shkurt 1999 kishte përfunduar, nga mesi i marsit, me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar. Edhe derisa bisedohej në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës.

NATO-Kosove-aviacioni-1

Ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike po bëheshin të pamundura.Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain, Demë Jashari, në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë- Zvicër raportoja me telefon derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vellai me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës, Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë dhe Radio Televizionit Shqiptar-Radio Tiranës, nga të cilat lajmin e morën e transmetuan edhe shumë media botërore.

Në atë mbrëmje të 24 marsit 1999 raportoja nga Prishtina se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike mbi pozicionet e forcave serbe.

Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”.

Pasi e raportoja këtë, shtoja se “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike.

Raportoja edhe se “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”.

Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve, lajmin që shkoi edhe për botën, të dhënë nga banesa në Prishtinë, e mbushur refugjatë nga zonat e luftës.

Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet ku ishin.

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Mëngjesi i 25 marsit 1999 sillte lajme të reja se forcat serbe gjatë natës  kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpizë shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e SHBA-ve në Prishtinë.

Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta.  Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje të kryeqytetit, për t’i pasur banorët  shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte.

Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve, lajmet e fundit që dhash nga Kosova drejt Tiranës ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe  gjatë natës të shqiptarëve në Mitrovicë, kryesisht veprimtarëve e intelektualëve, ndër të cilët ishte edhe poeti Latif Berisha.

U këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimeve dhe nisi kërkimi i ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet.

Raportimet dëshmonin se forcat serbe vazhdonin fushatën për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 5 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit, kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi, bombardimet përfunduan në 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë ishte arritur  Marrëveshja e Kumanovës mes NATO-s dhe Beogradit për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës Veriatlantike në Kosovë.
Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 qershor 1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë – Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar kufirin në Morinë-Vërmicë, drejt Prizrenit…

Edhe në atë ditë e orë  historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja drejt Tiranës nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit.

Kosova, pas hyrjes së trupave të NATO-s – KFOR-it, u administrua sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në 17 Shkurtin histotik  2008 të shpalljes së Pavarësisë së njohur deri sot nga 114 shtete të botës.

Më pak se një vit para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin amerikan Bill Clinton. Pas takimit Rugova deklaronte: “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”. Ndërsa, Clinton kishte theksuar se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s.

Presidenti amerikan Bill Clinton, në 1 nëntor 2009, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, ka thënë Presidenti amerikan Klinton.
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

Në  vitin 2005, në mesazhin e fundit të urimit për 24 marsin – Ditën e fillimit të fushatës ajrore të NATO-s për mbrojtjen e Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova theksonte: “Dita e fillimit të fushatës apo sulmeve ajrore, pra 24 marsi i vitit 1999, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e agut të lirisë për të gjithë ne. Kurse në historinë botërore ka hyrë si ditë për mbrojtjen e një populli dhe për shpëtimin e tij nga e keqja”.

Thaci-JacksonNë 20 shtator 2016, komandanti i parë i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjenerali Sir Michael David Jackson, është dekoruar me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.Gjeneralit Sir Jackson kjo medalje i është ndarë për kontributin e tij në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë gjatë mandatit të tij si komandant i KFOR-it në Kosovë. “Roli i gjeneralit Sir Jackson ka qenë i pazëvendësueshëm, i jashtëzakonshëm, historik për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin në Kosovë dhe në rajon”, tha presidenti Thaçi.“Kemi punuar në kohë sfidash bashkërisht, në procesin e kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre, në tranzicionin demokratik që e kemi kaluar, në përkushtimet e përbashkëta në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, vijoi  presidenti i Kosovës.Nga ana tjetër, gjenerali Sir Michael David Jackson, është shprehur mirënjohës për dekoratën dhe mikpritjen që i është bërë në Kosovë.

“U ktheva në Kosovë shtatëmbëdhjetë vite që kur kisha ardhur këtu për herë të parë, kur, më duhet të them, kisha ardhur pa pasaportë. Është e mrekullueshme për të parë se sa shumë progres keni arritur që nga ajo kohë”, tha gjenerali Sir Michael David Jackson.

Gjithashtu, gjenerali Sir Jackson ka kujtuar edhe ditët e rënda të pasluftës së vitit 1999. “Edhe pse ato ditë të rënda shënuan fillimin e këtij progresi, atëbotë kishte një atmosferë dhe gjendje shumë të rëndë, kurse sot gjërat kanë ndryshuar shumë”, tha komandanti i KFOR-it i përfundimit të luftës në Kosovë. Presidenti Thaçi u shpreh se, populli i Kosovës dhe mbarë bota e dinë se gjenerali Jackson është një nga njerëzit që ka jetësuar Marrëveshjen e Kumanovës për futjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

7 Lajmi

 

Filed Under: Featured Tagged With: 24 Marsi, Behlul Jashari, DITA E AGUT, TË LIRISË SË KOSOVËS

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 525
  • 526
  • 527
  • 528
  • 529
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT