• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët ndërmjetës të italianëve dhe të huajve në trafikun e drogës

September 19, 2015 by dgreca

Nga raporti 296 faqesh i ekspertëve  të DIA-s i DIA-s/

Që shqiptarët prej vitesh zënë një rol të rëndësishëm në kriminalitetin në Itali, kjo është e vërtetuar në qindra raste, por Drejtoria Investigative Antimafia në Itali ka paraqitur në Parlament raportin e 6 mujorit të dytë të vitit 2014 lidhur me veprimtarinë e grupeve mafioze në territorin e Italisë, goditjen e tyre, por dhe lidhjet e tyre me grupe të tjera.

Në raportin prej 296 faqesh, ekspertët e DIA-s, i kanë kushtuar një hapësirë dhe grupeve kriminale të huaja që veprojnë në Itali, ku një ndër organizatat kriminale të huaja me depërtuese, siç cilësohet prej tyre, është ajo shqiptare, që dallohet për metodat veçanërisht të dhunshme; të  cilës i atribuohen aktivitetet kriminale të rrezikshmërisë më të madhe.
“Struktura e saj prezantohet me grupe në bazë familjare ose të të afërmve, brenda të cilave del figura e kapos dhe ku brenda saj aplikohen marrëdhënie jashtëzakonisht të forta, të rregulluara nga ligje të pashkruara. Grupet kriminale shqiptare, fillimisht të ndara dhe të shpërndara kryesisht në veri të vendit, janë bashkuar dhe tashmë veprojnë në të gjithë territorin, duke bashkëvepruar me organizatat kriminale lokale dhe në sinergji të plotë me eksponentët kriminal që ndodhen në vendin e origjinës”, thuhet në raport.
Më tej, thuhet se grupet shqiptare kanë arritur tashmë një nivel organizativ, të tillë në mënyrë që mund të zënë një pozicion kyç në skenën kriminale në vend, e favorizuar kjo dhe nga afërsia gjeografike me Italinë, shpeshherë e përdorur si hyrje e privilegjuar në Bashkimin Europian, si dhe nga bashkëpunimi i provuar me grupet e tjera kriminale.
“Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, Pulja përfaqëson një stacion të detyruar për trafikun e paligjshëm që vjen nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, kështu që marrëdhëniet me  organizatat kriminale puljeze janë të forta, duke i dhënë mundësi këtyre të fundit, që nëpërmjet organizatave kriminale shqiptare, të ketë akses të leverdishëm në çdo produkt të jashtëligjshme”, shkruhet në raportin e Drejtorisë Investigative Antimafia. Duke u ndaluar tek marrëdhëniet e organizatave kriminale shqiptare, veç grupeve kamorriste, kohët e fundit është vërejtur dhe një afrim me mafien tradicionale. “Është provuar gjithashtu ekzistenca e raporteve mes elementëve kriminal shqiptarë dhe eksponentëve të klanit “Casalese”, ashtu siç është konfirmuar dhe rëndësia e “Drejtorisë së Ballkanit”, si kanal furnizimi me lëndë narkotike për grupet e Camorra-s. Së fundi, janë intensifikuar edhe në terma kualitativ, raportet me mafien tradicionale. Ku gjatë një hetimi të mbyllur së fundmi, është provuar anëtarësia e një shqiptari në organizatën mafioze “Stidda”, në veçanti me klanin “Dominante-Carbonaro”, e cila vepron në provincën e Raguzës”, shprehen ekspertët italianë të antimafias. Duke u ndalur tek burimi kryesor i fitimeve, sipas DIA-s, padyshim që mbetet ai i lëndëve narkotike, pasi në raport evidentohet se grupet shqiptare janë të gatshme për të hyrë në shkëmbime ndërkombëtare, janë operativ në zona të ndryshme të botës dhe mundësia për të shfrytëzuar mbështetjen logjistike në territorin e origjinës, i ka mundësuar atyre që të fitojnë një rol kryesor në trafikun e drogës, aq sa të bëhen ndërmjetës të privilegjuar të bashkëpunimeve mes organizatave italiane dhe atyre të huaja. Në raportin e 6-mujorit të dytë të 2014, janë paraqitur dhe disa raste të arrestimit të shqiptarëve me sasi të mëdha lëndësh narkotike, apo raste të tjera ku ata janë përfshirë në krime të rënda, si vendosje eksplozivi apo shkëmbime zjarri.

Filed Under: Featured Tagged With: Mafia, mes te huajeve dhe italianeve, shqiptaret

SHQETESIME TE DIASPORES-PSE PO LEJOHET MBYLLJA E SHKOLLES NE VUTHAJ

September 19, 2015 by dgreca

NGA ESAT GJONBALAJ/

Tempulli i dijes së vuthjanve, shkolla fillore, po rrezikon të mbyllet për shkak të neglizhencën e vet vuthjanve.

Plaga e rënd e mërgimit po len gjurmët e saja në ardhmërinë e fshatit, duke rrezikuar folene e dijes. Vuthaj, fshat me tradita,që kombit dhe trevës tonë i dhuroj me dhjetëra e dhjetëra intelektualë, që me arritjet e tyre i bën nder  kombit shqiptar, por edhe me inteligjencën e  tyre në fushën e dijes bënë emër me përmasa botërore.

Po nga ky fshat që ka një histori të gjatë dhe  të lavdishme kanë spikatur emra të mëdhenj në çdo fushe të jetës, po nga ky fshat në botë, gjenë vuthjanë që rangohen sot si miliarderë  dhe multimilionerë, po nga ky fshat kemi figura të çdo fushe të jetës si akademikë, doktorë, diplomatë, ushtarakë, politikanë, sportistë, artistë, kompozitorë etj.

I tërë ky thesar ka një adresë të burimit e burimi i pashtershëm i dijes është shkolla fillore katër vjeçare në Vuthaj që këtë vit po rrezikon të mbyllet. Kjo shkollë ka një histori rreth 100 vjeçare si tempull i dijes dhe mbijetesës së qenies shqiptare në Plavë Guci.

Ne këtë shkollë dhanë mësim mësuesit e mirënjohur si Josip Rela, Ahmet Rexhepagaj, Hysen Cukaj, Imer Ahmetaj e Brahim Gjonbalaj e shumë e shumë te tjerë.

Kjo shkollë po rrezikon të mbyllet për dy faktor kryesor e që njeri fatkeqësisht jemi ne vet vuthjanet të cilët këtë vit shkollor 2015/16 vogëlushet e tyre po i dërgojnë për të vijuar mësimin në Guci dhe në këtë mënyrë po kontribuojnë që numri edhe ashtu i vogël i nxënësve në Vuthaj në katër  paralelet të bije në 9 nxënës

Faktori i dyte është se shkolla në Vuthaj qëllimisht është neglizhuar nga komuna e Plavës  dhe institucionet malaziase përmase tri dekada duke mos investuar asnjë cent në të, shpresën e mbajmë në komunën e Re të Gucisë. Duhet theksuar se objekti  aktual shkollor në Vuthaj është ndërtuar në vitin 1983 dhe financues i ndërtimit ishte Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpo mosmirëmbajtja dhe puna jo cilësore  e ka bërë të vetën.

Pyetja shtrohet se vallë  ç’jemi duke bërë ne që të gjithë si shoqëri për vendlindjen pa marr parasysh se ku ndodhemi, ku është potenciali i të gjithë atyre vuthjanve të cekur ma lart në të gjitha fushat e jetës, ku është atdhedashuria, pse po lejojmë që Vuthajt e krenarisë sonë të përulen dhe gjunjëzohen nga mos angazhimi i jonë.

I gjori ai popull qe kufinjë të atdheut të tië i ka muret e oborrit që e rrethojnë.

Filed Under: Featured Tagged With: Esat gjonbalaj, Shkolla e Vuthaj, Shqetësime, te diaspores

Croatia closes border crossings, but migrants keep coming

September 18, 2015 by dgreca

Migrants continued to stream through fields from Serbia into the European Union on Friday, undeterred by Croatia’s closure of almost all road crossings after an influx of more than 11,000.

Helpless to stem the flow, Croatian police rounded them up at the Tovarnik railway station on the Croatian side of the border, where several thousand had spent the night under open skies. Some kept traveling, and reached Slovenia overnight.

Migrants have been streaming into Croatia for two days, their path to western Europe via Hungary blocked by a metal fence, the threat of imprisonment and riot police who fired teargas and water cannon on Wednesday to drive back stone-throwing men.

Hundreds evaded Croatian police, trekked through fields and reached the border with Slovenia by train on Thursday, part of a desperate and determined march westwards that is dividing Europe.

Only the main Bajakovo crossing, on the highway between Belgrade and Zagreb, appeared to be open to traffic on Friday, while Slovenia stopped all rail traffic on the main line from Croatia.

Around 150 migrants spent hours overnight stranded at the Dobova railway station on Slovenia’s side of the border. Police first said they would be sent back, but then the train proceeded to the town of Postojna, some 50 km (30 miles) southwest of the capital Ljubljana, where there is a refugee center.

Slovenia, which unlike Croatia is a member of Europe’s Schengen zone of border-free travel, said it had turned back roughly another 100 who tried to cross from Croatia under cover of night.

The two former Yugoslav republics suddenly find themselves on the path of a huge migration of people westwards from war and poverty in the Middle East, Africa and Asia, the scale of which has sowed discord and recrimination in the European Union.

On Wednesday, the EU called an emergency summit for next week in a fresh bid to overcome disarray in the 28-nation bloc.

Filed Under: Featured Tagged With: but migrants, Croatia closes border crossings, keep coming

Admirali Ferguson takon Komandantin e KFOR-it

September 17, 2015 by dgreca

Admirali i Marinës së SHBA-ve, Mark E. Ferguson III, Komandanti i Forcës së Përbashkët “Komanda Napoli”, u takua të mërkurën me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, në kampin “Film City”, Shtabin e KFOR-it të NATO-s. Kjo ishte vizita e parë e admiralit Ferguson në selinë e KFOR-it që nga emërimi i gjeneralit Miglietta si Komandant i KFOR-it, më 7 gusht. Admirali Ferguson është njoftuar në mënyrë të hollësishme nga Komandanti i KFOR-it dhe stafi i shtabit të përgjithshëm mbi zhvillimet e fundit dhe gjendjen aktuale të sigurisë e asaj politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
“Komandanti i Forcës së Përbashkët në Napoli shprehu vlerësimin e tij në angazhimin e trupave të KFOR-it për stabilitetin e së ardhmes të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së saj në zhvillimin e institucioneve të sigurisë, të cilat janë në gjendje të funksionojnë pa ndihmën e NATO-s”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga KFOR.

Filed Under: Featured Tagged With: Admirali Ferguson takon, komandantin e KFOR-it

HISTORI-PSE NUK FITOI “BALLI KOMBËTAR” I NACIONALIZMIT SHQIPTAR?

September 17, 2015 by dgreca

Nga Rasim BEBO/
 Pse u bë gjithë ajo gjakderdhje, pse gjithë ajo urrejtje kundra Klerit Katolik?                               
Cilat janë shkaqet e dështimit të Ballit Kombëtar? …    
Prof.Dr. Isuf Luzaj jep këtë përgjigje: “Faji kryesor i mosorganizimit, ishte te bejlerët, të cilët ishin anëtarë të Komitetit Qendror. Balli, për të mos fituar komunistët, do të duhej të bënte këto veprime: Të mbante tri grupe të ushtrisë nën komandën e vet; një grup në Shkodër, ndërsa dy të tjerët në Tiranë dhe Elbasan, që përbënin rreth 120.000 ushtarë të armatosur. Po t’i  kishte udhëhequr Balli këta ushtarë, komunistët nuk do të fitonin… Komandantët e grupeve erdhën ilegalisht me ne, ndërsa oficerët e ushtarët lanë kazermat e shkuan në shtëpitë e tyre,  vetëm gjeneralët erdhën me ne! Balli, po ashtu, nuk ishte në gjendje të formonte çeta në tërë Shqipërinë. Çeta pati vetëm në Vlorë, Berat e Korçë. Në Berat ishte Abaz Ermenji, që nuk zbrazi asnjë pushkë kundër italianëve. Vetëm në Dibër, kuptova se e kishim humbur luftën, për shkak të bejlerëve, nga të cilët Shqipëria kurrë s’ka pasur ndonjë përfitim. Bëjmë përjashtim për Ismail Qemalin  dhe Mit’hat Frashërin… Mit’hati ishte një njeri shumë i ndershëm. Atdhetar qind për qind dhe i sinqertë. Demokrat në teori, aristokrat në praktikë. (Por Mit’hati nuk kishte një qëndrim të prerë, ndaj kundërshtarëve të tij: “Janë bijtë tanë – thoshte ai për kundërshtarët”. U tregua “Pacifist e tolerant ndaj komunistëve, në një kohë kur atyre po t’u binte në dorë e zhduknin në moment, si armik e tradhtar. shën. im”). Komunistët ishin shumë të organizuar. Kishin përvojë, sepse u vinin urdhra dhe mësime nga Beogradi. Balli Kombëtar nuk kishte as statut, as kod apo ligj. Çlirimi i Shqipërisë, ndodhi nga vdekja e boshtit Romë – Berlin. Luftën e humbi Hitleri dhe Musolini. Shqipëria mbeti zonë e asnjërit. 
Nuk ka njeri që e ka njohur më mirë Enver Hoxhën. Cili është Enver Hoxha? Ai qëndroi 11 vjet në Francë dhe nuk fitoi diplomën. I jepte para i kunati i tij, që ishte një milioner nga Gjirokastra. Kur ai vajti e pyeti në Universitet dhe mori vesh se s’ka dhënë asnjë provim, ia ndërpreu ndihmat. Enveri mbeti pa burim financimi dhe u fut në Partinë Komuniste, sepse ajo u jepte të huajve dreka e darka, ushqim dhe strehim. Mbante një çantë të madhe, për t’u paraqitur para të tjerëve, se kishte libra në të. Ndërroi disa fakultete, por nuk u diplomua kurrë. Tregojnë edhe një barsoletë për të: Një ditë ai më telefoni vonë. ”Ç’ke bërë ashtu”-  më pyeti i nervozuar.” Ke nxjerrë nga çanta ime librat e ke futur ca tulla në të”. Iu betova se nuk e kisha bërë unë një gjë të tillë. Kur i tregova për këtë Dhori Panos, ma ktheu duke qeshur: “Unë kam gjashtë muaj që ia kam futur në çantë ato tulla, po ai tani i paska parë”. Enver Hoxha na pat treguar një ditë, se e kishte të vështirë ta gjente universitetin ku ishte regjistruar, sepse shkonte njëherë në gjashtë muaj. Pata rast të takoja një doktor japonez në Amerikë… Ai kishte qenë 5-6 vjet mjek i Enver Hoxhës. Më tha se diktatori shqiptar ngrihej shpesh natën nga gjumi dhe bërtiste: “Erdhën, erdhën të më vrasin!”… Vinte roja me vrap, e më thërrisnin mua për t’i bërë injeksion. (Vehbi Bajrami “Shqiptarët e Amerikës”, bot 2003, f. 195, 196).    
Kur në fund të luftës, situata në Shqipëri u bë shumë e nderë për nacionalistët, miqtë e Harapit e këshilluan atë të mërgonte jashtë vendit, por ai refuzoi. Në këtë kohë u larguan 118 profesorë, edhe pse kishin marrë doktorata të Sorbonës, Berlinit e Romës. ( këto figura të ndritura, Mit’hati nuk i shfrytëzoi për t’i bërë anëtarë  të K. Q. të Ballit, por e mbushi me trutharët bejlerë. Isuf Luzaj tregon një barsoletë për beun e Elbasanit Shefqet Vërlacin: “…në një restorant të shtrenjtë në Paris, hante ushqimin me dorë dhe kjo e kishte neveritur menaxherin e lokalit:  –Ose hani si duhet, ose do t’ju nxjerr jashtë!,  -i kishte thënë francezi. Ndërsa Shefqet Vërlaci, pasaniku më i madh i Shqipërisë në atë kohë, i  mllefosur ia kishte kthyer:  – Më thirr pronarin, dua të bisedoj diçka me të!… –Sa kushton ky restorant?  – e kishte pyetur të zotin e lokalit. – Nuk e kam për shitje, – ia kishte kthyer ai. Pas insistimit te Beut, pronari francez i kishte dhënë një çmim të lartë dhe Shefqet Vërlaci kishte nxjerrë paratë nga çanta… – Një herë pata shkuar ta vizitoja si i dërguar i Ballit, -tregon prof. Luzaj… – I thashë, po si nuk keni asnjë libër në shtëpi?  -Nuk më duhen librat. –Të gjitha i kam në kokë”.
 
 
At Anton Harapi, nuk i ndoqi pas korifenjtë, që u larguan para dhe pas kësaj mërgate, por refuzoj largimin duke thënë: “Kam punue për Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënim, nuk kam pse me pritun. Bashkatdhetarët e dijnë se kurrë s’i tradhtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qëndrova. Me ta edhe do të vdes”. (U. Q).                              
Rreth 50 vjet më parë, shkruan në librin e tij komisari i forcave të ndjekjes, Fadil Paçrami,” fill pas çlirimit, filloi ndjekja kundër armiqve dhe klerit katolik, duke krehur vendin me një kontroll të imtë në çdo anë e kënd. Në qershor të vitit 1945 hymë në fshatin Pluth, mbi Shkodër, afër një shtëpie, në luadh pamë një çoban me kërrabë në dorë dhe para tij disa dhën. U përshëndetëm me çobanit dhe iu drejtuam shtëpisë dhe trokitëm. Me pak rezistencë u hap dera nga një zonjë që gjetëm në atë shtëpi të vetme. Pas një kontrolli të imtë, në dollap gjetëm një gotë me ujë dhe në të proteza me dhëmbë floriri. Zonjës iu kërcënua jeta dhe djegia e shtëpisë, nëse ajo nuk tregonte se të kujt janë ata dhëmbë. Pas hezitimit, ajo u tregoi nga dritarja çobanin… E arrestuan. (F. P.). Kënaqësia e madhe e komisarit Fadil Paçrami.                
Me vendim të datës 19 shkurt të 1946, të gjykatës speciale të Tiranës, At Anton Harapi është shpallur si kriminel lufte, armik i popullit dhe sabotator i pushtetit. Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit. Nuk dihet ku gjendet varri i tij.                                        
Kryevepra e Anton Harapit, “Andrra e Prekashit”, kushtuar bashkëveprimtarit të tij të dashur, Luigj Gurakuqit, ka vlerë të madhe dokumentare. “Me veprën e përvuejtë të virtytetve shqiptare do ta ngrehim madhinë e kombit tonë”  shkruan Harapi.                                          Tragjikja e Anton Harapit, mbetet me pranimin e tij të tezës së hidhur “armiku i armikut tim, duhet të jetë miku im”. Ai pranoi pushtimin gjerman, si mbrojtës kundër komunizmit, sepse gjermanët ishin armiq të betuar të popujve sllavë.
Kur Lufta e Dytë Botërore zhvillohej ndërmjet dy blloqeve dhe nuk dihej se kush do të fitonte në fundin e  saj, atëherë Patër Antoni bëri mirë që përqafoj anën e Gjermanisë dhe në vend të mirënjohjes, e pushkatuan. “Në gjyq i hodhi poshtë akuzat me thëniet e trupit gjykues për dënim si tradhtar, jo nga populli, por nga armiqtë e kombit që trillojnë shpifje. Theksoj burrnisht me fakte pafajësinë, tue mos pranue me lypë falje. U tha: “Zoti pastë mëshirë për ju, që nuk keni dashtë me dijtë, se çfarë krimesh po bëni kundër popullit e atdheut, jo vetëm për dënimin tem e të qindra të tjerëve të pafajshëm sikurse  unë, po për tragjedinë që keni vulosë kundër tanësisë kombëtare, në dhunim shqelmues të tagrit të shqiptarëve për atdheun etnik. Mundimet dhe jeta ime i qofshin falë kombit”.                                                                                   
“Mbas vrasjes së Patër Anton Harapit, ambasadori jugosllav ka shkue për vizitë zyrtare te Enver Hoxha. Në bisedë e sipër, Enveri asht mburrë për zhdukjen e Harapit. Ambasadori i ka thënë se i gjithë kleri katolik shqiptar ashtë Patër Antona, prandaj për mbarëvajtjen e partive e të qeverive tona motra, kam porosi të shpejtë rezervate prej Beogradit, që me çdo mjet, duhet me i likuidue të gjithë sa më parë. Ata janë lidhun me Vatikanin, me atë çerdhe të spiunazhit të kapitalistëve imperialist”.  E atëherë a ka se si besohet  shestimi i kësaj katastrofe për ne, prej Beogradit? Pse Enveri pranon me u ba vegël serbe kundër shqiptarëve? Ma në fund, pse komunistët serb nuk e hjekin qafet klerin e tyre, që gjatë luftës përgjithësisht ka qenë me çetnikët”. (UQ)  Fantazma e komunizmit mjegulloj edhe Shqipërinë. Ajo la këtu thikën e serbëve në shpinë të klerit katolik dhe të intelektualëve shqiptarë. Këllëfi i thikës, ishte doktrina ateiste komuniste.  Asnjëherë nuk u prezantua rezultati i konferencës së Teheranit midis Rusveltit , Çurçillit dhe Stalinit për Shqipërinë.  Por fabula e La Fontenit “over lupe credit”. “Ujku ka gjithnjë më të drejtë se qingji”.        Në tetorin e vitit 1943, në këshillin e Shpëtimit Kombëtar, që përbëhej nga 4 veta, u zgjodh edhe Patër Anton Harapi. Ky njeri i nderuar i kombit, në bankën e të akuzuarve tha: “Feja nuk e dobëson njeriun, por e naltëson, i jep vlera dhe e plotëson në jetë, në marrëdhënie shoqërore e familjare”. Për këto mendime progresive, ai arriti në bankën e të akuzuarve si armik i popullit. Pas akuzës, Patër Anton Harapi pyeti: “Po pasi të mbarojnë armiqtë, me kë do të merreni z. prokuror? A po do të filloni me njëri-tjetrin”?…  Çërçilli ka thënë: “Komunizmi ha foshnjën e tij”. “Druri i pemës, i ushqen krimbat dhe krimbat e thajnë drurin, duke shpërndarë helm nën etikën e mjaltit, përgatisin shkatërrimin, në vend të përparimit, robërimin në vend të lirisë”.  Diktatori gjakatar ndoqi këtë mendim për qytetarët e vet: “E mbytëm Patër Anton Harapin, dhe me të, kemi plagosur për vdekje klerin katolik”. Kjo ishte shprehja e një “burri shteti” që tërhoqi zvarrë Shqipërinë për një gjysmë shekulli.  “O…po kemi ende gjallë At Gjon Shllakun që peshon shumë”.  Në një tavolinë përplaset një dosje ku lexohet:  Aprovohet dënimi me vdekje për:  -At Gjovani Faustin, nga Breshia.  –At Danieli Darjanin, nga Shkodra.  –At Gjon Shllakun nga Shkodra.  –Mark Ndoc Curin  nga Shkodra.  –Qerim Sadik Myftarin, nga Gucia.  –Gjelosh Lulash Barjaktarin nga Shoshaj i Dukagjinit.  Ministri i Luftës e i Mbrojtjes, Gjeneral Kolonel Enver Hoxha. (M. T.).                                             
Populli i Finlandës, që sovjetikët i ka fqinjë në kufi, shpëtoi nga kthetrat sovjetike për arsye të forcës së bashkimit kombëtar. Po ne, pse nuk fituam? Kryetari i  Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, mbushi Komitetin Qendrorë me anëtarë bejlerësh e nuk mori asnjë nga gjeneralët e nga brumi i  inteligjencës së kombit, nga brumi i nacionalizmit dhe nga figurat e ndritura të klerit katolik. Forcat ushtarake prisnin në kazermë për organizimin e ri (që në fillim, pas 7 rillit 1939) nën drejtimin e gjeneralëve të tyre të varur nga komanda supreme e Ballit Kombëtar, që numëronin rreth 120.000 trupa, për t’i ndarë në grupe të vazhdonin luftën  kundër komunizmit, që ishte akoma në djep dhe  kundra fashisto-nazistëve.  Mit’hati  nuk veproi për organizimin e ushtrisë dhe ushtarët e oficerët lanë kazermat e shkuan në shtëpitë e tyre. (Me një fjalë, kjo ishte tradhti, kjo ishte vdekja. Do të ishte normale dhe do të fitonte Balli Kombëtar, në qoftë se vendin e kryetarit të “Ballit Kombëtar” do ta kishte njëri prej gjeneralëve më të zotë, ose Abaz kupi,  apo Muharrem Barjaktari  dhe t’u kërkonte bejlerëve e agallarëve të zgjidhnin qesen për organizimin  e armatës shqiptare, ku të zgjidhej një komisar atdhetar i vendosur si (prifti Simurden që zgjodhi Robespieri për armatën e Vandesë, të komanduar nga Goveni zëmërbutë “Viti 93, V. Hygo”). Dhe komisar për në shtabin e armatës, do të ishte më i përshtatshëm Patër Anton Harapi. Mit’hati mbajti anën e bejlerëve, se ishte vetë aristokrat dhe bej, ishte me bejlerët e Toptanit,  farefis edhe me ata të Elbasanit, të Korçës e të Shkodrës. “Ata bejlerë, ishin armiku i popullit, sepse ata e mbajtën 500 vjet në hu e në litar popullin shqiptar nën sundimin turk. (Isuf Luzaj).  Nuk fitoi Balli Kombëtar. Pse? Sepse duhet të kishte mbajtur ushtrinë të komanduar nga gjeneralët e saj,  që nga  fillim të vitit 1939 pas pushtimit të Italise fashiste dhe të detyronte pasanikët të derdhnin paratë në tavolinë si dhe në Komitetin Qëndror të Ballit Kombëtar të mos mbante këta bejlerë injorantë si Shefqet Vërlaci që folëm më sipër. Të vendoste në Komitetin Qendror dhe në Shtabin e armatës e në gjithë vendin, Brumin e pastër të inteligjencës së kombit, të nacionalizmi dhe të klerit Katolik. Ju la rruga e lirë Jugosllavëve, ndërsyen Enverin e pa diplomuar me shpirtin katran, vrau inteligjencën  me klerin katolik shqiptarë, që ishin më shqiptar se shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë. Kujt do t’i ngarkohet faji për këtë masakër? Që vetë kryetari I Ballit Kombëtar Mit’hat Frashëri i ktheu krahët atdheut dhe nuk qëndroi, që në gjyq, ku të dilte të demaskon Enver Hoxhën me komunistët Jugosllavë. Por u largua dhe militoi si kryetar i Ballit Kombëtar në diasporë, pa asnjë përfitim për atdheun, vetëm “Dhunë e Iiri – mërgimtar në qiej të zi…” Dhe ja shkëndrit Fytyra jote / Fatlum, O Lumo, drita jote tmerr për 70 vjet.  Dhe së fundi  gjeti vdekjen në hotelin Leksikton të New Yorkut, ndofta me llahtari të madhe.  Megjithatë poeti në ceremoninë e varrimit e poetizoi:  “Ehu, flamur i vjetër / ehu flamur, Historia ka filluar për tu zgjidhur. Ajo që nuk u zgjidh më 1913 dhe 1944, për bashkimin e Shqipërisë / Ty frymë e fundit Frashëri / Vakëf për ne, për Shqipëri”. (Nga Bardhyl Pogoni). Ndërsa Patër Antoni Harapi nuk i ktheu krahët atdheut. Ishte shqiptar i kulluar, siç kemi treguar më lartë. Lëvizja Etnike, vazhdon sot, me shumë shqiptarë patriotë.    
                                    Rasim  Bebo,  Addison IL, USA

Filed Under: Featured Tagged With: Balli Kombetar, I NACIONALIZMIT SHQIPTAR?, PSE NUK FITOI, rasim bebo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 625
  • 626
  • 627
  • 628
  • 629
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT