• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PERSE E NDERMORI UDHETIMIN NE SHTATE VENDET BALLKANIKE NDIHMES SEKRETARJA NULAND

July 14, 2015 by dgreca

*Deklaratat për Shtyp të Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike Victoria Nuland/
*Statements by Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs Victoria Nuland/
Ndihmës Sekretarja Nuland: Faleminderit të gjithëve. Kjo është ndalesa e gjashtë në këtë tur ballkanik në shtatë vende që po bëj bashkë me skuadrën tonë me përfaqësues të agjencive të ndryshme të shërbimit. Ky është viti i dytë që e bëjmë këtë lloj udhëtimi. Është një mundësi për të qënë në kontakt me partnerët dhe aleatët tanë në mbarë rajonin. Kështu që është një mundësi për ne për të biseduar për çështje rajonale, për të folur për kontributin që vendet e Ballkanit bëjnë për paqen dhe sigurinë globale, por gjithashtu për të punuar së bashku mbi çështjet që SHBA kanë mbështetur për një kohë të gjatë në mbarë rajonin: çështjet e demokratizimit, ekonomisë dhe shtetit ligjor, dhe rrugën Euro-Atlantike për të gjitha vendet në rajon dhe mënyrën se si ato punojnë së bashku për këto çështje. 
Pra, patëm një pasdite mjaft të ngjeshur. Patëm një bisedë të gjatë me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm. Gjithashtu pata mundësinë të ulesha me Presidentin dhe pastaj shkova të takoja z. Basha, kryetarin e opozitës. Patëm gjithashtu një tryezë të rrumbullakët të jashtëzakonshme me një rang të gjerë organizatash joqeveritare nga një numër sektorësh, që punojnë për çështjet e demokracisë, çështjet e shtetit ligjor, të drejtat e komunitetit LGBT, çështjet e mjedisit. Dhe në të gjitha këto biseda, ne folëm për një rang të gjerë çështjesh që janë pjesë e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Shtetet e Bashkuara që ne firmosëm vitin e kaluar. Ne folëm për sigurinë, për punën që bëjmë së bashku në NATO. Ne folëm për reformën në gjyqësor, shtetin ligjor, dekriminalizimin. Ne folëm për zgjedhjet e fundit që patët dhe procesin demokratik për ecjen përpara. Ne folëm për zhvilimet në rajon dhe me fqinjët tuaj. Dhe sigurisht ne kemi folur për çështjet ekonomike, rritjes, investimit dhe mundësive për energjinë. 
Mesazhi im ishte i njëjti në çdo takim me qeverinë, me opozitën, dhe me organizatat joqeveritare: Shtetet e Bashkuara për 20 vjet kanë investuar investuar dhe janë kujdesur për zhvillimin Euro-Atlantik të Shqipërisë. Ju keni bërë përparim të madh në 20 vite. Ne kemi qënë krenar që kemi qënë partnerët dhe aleatët tuaj në këtë proces, por nuk ka nevojë që unë t’u them se ka ende mbetet mjaft punë për t’u bërë dhe se ne do të qëndrojmë me ju ndërsa e bëni këtë, pavarësisht nëse është luftë kundër ekstremizmit, sigurimi që brezat e ardhshëm të përfitojnë nga një Shqipëri e pastër dhe demokratike, apo që të përmbushni aspiratat tuaja, jo vetëm për të qenë në NATO por edhe anëtarë të Bashkimit Europian. 
Dhe tani do të pranoj disa pyetje. 
TCH: Met Veliu, televizioni Top Channel. Populli shqiptar vlerëson çdo deklaratë të bërë nga ambasadori juaj në Tiranë në lidhje me pastrimin e sistemit të drejtësisë por të gjithë bëjnë pyetjen: kur ambasada do të publikojë emrat e të korruptuarve brenda sistemit të drejtësisë? Keni ndonjë plan për ta bërë këtë në të ardhmen? Faleminderit. 
N/S Nuland: Faleminderit për pyetjen. Në takimet si me qeverinë ashtu dhe me opozitën sot ne folëm gjerësisht për angazhimet që ju keni bërë, që qeveria dhe parlamenti kanë bërë, për një reformë gjyqësore domethënëse dhe serioze. Ajo çfarë ju ka gëzuar juve, ajo që ka gëzuar dhe ne javën e fundit, është se duket se tani ka një angazhim nga ana e qeverisë dhe nga ana e opozitës për të punuar së bashku për këtë dhe se është rënë dakord mbi strukturat për ta bërë këtë. Ka një arsye pse e keni parë ambasadorin tonë, Ambasadorin Lu, të flasë shumë hapur mbi nevojën për reformën në drejtësi dhe për nevojën për ta bërë atë në frymën e unitetit, në frymën e përkushtimit shumëpartiak. Kjo ndodh sepse të gjithë miqtë tuaj në Uashington, të gjithë miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara, besojnë se nëse nuk përballeni me këtë çështje komplekse dhe nëse nuk e bëni atë së bashku, të gjithë të interesuarit në Shqipëri, atëherë nuk do të jeni në gjendje ta ndërmerrni atë hapin tjetër demokratik. Dhe populli shqiptar ka pritur tepër gjatë për një drejtësi të pastër, të paanshme, për të pasur besim në gjykatat e tij. Prandaj nuk është çështja nëse Shtetet e Bashkuara do të përmendin emra; çështja është që kjo reformë të prodhojë një sistem më të mirë, më të pastër ku gjyqtarët dhe prokurorët japing llogari, për sjellje të paanshme. Mendojmë se është e mundur me një reformë të mirë, me ligje të mira, me vënie të provë të sistemit si duhet, por kjo është diçka që duhet ta bëni ju; nuk është diçka që duhet ta bëjmë ne. dëgjova angazhimin e fortë të të gjitha palëve sot. Do të vëzhgojmë cilindo për t’u siguruar që do t’i përmbushin këto angazhime. 
News24: Kemi dëgjuar shumë për dekriminalizimin. Çfarë do të bëjnë SHBA për t’u siguruar që politika shqiptare të pastrohet nga njerëzit me të kaluar kriminale?
N/S Nuland: Edhe kjo është një çështje për të cilën keni dëgjuar Ambasadorin Lu të flasë me forcë, për kriminalitetin në sistemin politik. Ai e bën këtë me mbështetjen e plotë të të gjithëve ne në Uashington. Sinqerisht, në një demokraci, populli, votuesit meritojmë më shumë se sa t’u paraqiten kandidatë me të shkuar kriminale. Dhe ne iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të këmbëngulin që partitë politike këtu t’u ofrojnë kandidatë të pastër, t’u ofrojnë njerëz që duan ta çojnë vendin përpara në vend që ta tërheqin prapa. Por përsëri, ajo që duam të shohim është legjislacion ose ndryshime kushtetuese që e bëjnë shumë shumë të vështirë për cilëndo parti që të paraqesë njerëz që ka kriminalitet në të shkuarën e vet ose që duan të merren me kriminalitet nga pozicione pushteti. Megjithatë, nuk duhet të prisni që drejtësia të bëhet nga jashtë; nuk duhet të doni që Shtetet e Bashkuara të gjykojnë këtë apo atë apo atë tjetrin. Duhet të doni një sistem që e bën të pamundur që kjo të ndodhë. Prandaj poi mbështesim reformat që do ta bënin një fushë të ndaluar për politikanët e pistë. Dhe duam të shohim të gjithë udhëheqësit e partive politike, pavarësisht nga krahët, që të bashkohen dhe të bëjnë ato lloj reformash sistemike legjislative që mbështet një sistem më të pastër. Përsëris, dëgjuam angazhime të mira si nga qeveria ashtu edhe nga opozita sot. Tani duhet të punojnë së bashku për ta bërë realitet. 
Edhe një gjë të fundit përpara se të largohemi për në stacionin e fundit të vizitës; doja të thoja që kemi pasur biseda shumë të mira, kudo në spektrin politik sot si dhe me përfaqësuesit e OJQ-ve, lidhur me nevojën për t’u përballur me ekstremizmin dhe punën që jeni duke bërë për t’i trajtuar këto çështje në Shqipëri dhe në rajon. E konsiderojmë vërtet që Shqipëria ka dalë si udhëheqëse rajonale në këtë luftë dhe e vlerësojmë vërtet shumë këtë si partnerë. Keni një traditë të pasur bashkëpunimi shumëetnik dhe respektimit të ndërsjellë mes feve dhe kjo dërgon një mesazh shumë të fortë për rajonin dhe për botën dhe ne ju përgëzojmë për punën që po bëni për t’i forcuar këto prirje këtu dhe për të dhënë një shembull të fortë për fqinjët tuaj. Është gjithmonë diçka e shkëlqyer të jem këtu, por për fat të keq më duhet të largohem për në Beograd. Ju falenderoj që erdhët këtu sot.
###
Statements by Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs Victoria Nuland
Assistant Secretary Nuland: Thank you everybody for joining us this evening. This the sixth stop on a seven country Balkan trip that I’m doing with our interagency team and this is the second year that we have done this trip. It is a chance to touch base with our partners and our allies around the region. So it’s an opportunity for us to talk about regional issues, to talk about the contribution that Balkan countries make to global peace and security but also to work together on the issues that the U.S. has long supported throughout the region: issues of democratization, economic and rule of law reform, and the Euro-Atlantic path of all of the countries of this region and the way they work together on these issues. 
So we had a very full afternoon today. We had a long session with the Prime Minister and the Foreign Minister. I also had a chance to sit with the President and then I went to see Mr. Basha, the leader of the opposition party. And then we had a terrific round table with a broad cross-section of non-governmental institutions working on democracy issues, working on rule of law issues, LGBT rights, environmental issues. And in all of these conversations we talked about a full range of issues that are part of the U.S. – Albania Strategic Partnership that we signed last year. We talked about security, the work we do together in NATO. We talked about judicial reform, rule of law, decriminalization. We talked about the recent elections that you had and the democratic process moving forward. We talked about developments in the region and with your neighbors. And we have of course talked about economic issues, growth, investment, energy opportunities. 
My message was the same in every meeting with government, with opposition, with the non-governmental organizations, with civil society: the United States for 20 years has invested and has cared about the democratic Euro-Atlantic development of Albania. You have made enormous progress in 20 years. We have been proud to be your partners and allies in this process, but I don’t have to tell you that there is considerable work still to do and we will stand with you as you do it. Whether it is fighting the challenge of extremism, whether it is ensuring that the future generation benefits from a clean, democratic Albania or whether it is meeting your aspirations, not only to be NATO members but also to be EU members.
And now I will take a couple of questions. 
Q: Met Veliu, Top Channel TV station. Albania’s people do appreciate every single declaration made by your ambassador in Tirana with regard to cleaning up the justice system, but everybody is asking this question: when will the U.S. Embassy in Albania mention the names of the corrupted people inside the justice system? Do you have any plans to do that in the future? Thank you.
A/S Nuland: Well, thank you for this question. In meetings with both the government and the opposition today we talked extensively about the commitment that you have made, that the government and the parliament have made, to significant and serious judicial reform. What you were pleased about, what we have been pleased about in the last week, is that there now appears to be a commitment on the part of the government and on the part of the opposition to work together on this and the structures are now agreed how they will do that. There is a reason why you have seen our ambassador, Ambassador Lu, speak out very publicly about the need for judicial reform and the need to do it in a spirit of unity, in a spirit of multi-party commitment. That is because all your friends in Washington, all of your friends in the United States, believe that unless you tackle this complex set of issues and you do it together, all interests in Albania together, you will not be able to take that next democratic step. And the people of Albania have waited too long for clean impartial justice, to be confident in their courts. So it is not a matter of the United States naming names; it is a matter of this reform producing a better, cleaner system where judges and prosecutors are held accountable for impartial conduct. We think that is possible with good reform, with good laws, with good stress tests, but that is for you to do, not for us to do. So, I heard strong commitment on all sides today. We will be watching everybody to make sure they fulfill those commitments. 
Q: News 24: We have heard a lot lately about incriminated politicians in Albania. What does the U.S. think about this and will the U.S. take measures against these politicians? Like for example not being able to travel to the U.S.?
A/S Nuland: Well, again this is an issue you have heard Ambassador Lu speak strongly about, about criminality in the political system. He does that with the full support of all of us in Washington. Frankly, in a democracy, the people of the country, the voters, deserve better than to be presented with candidates with criminal records. And we call on all Albanians to insist that the political parties here offer them clean candidates, offer them people who want to take the country forward rather than drag it backwards. But again, what we want to see is legislation or constitutional changes that make it very, very difficult for any parties to put forward people who have criminality in their past or who want to pursue criminality from positions of power. But you shouldn’t want justice to be made from the outside; you shouldn’t want the United States judging this one or that one or the other one. You should want a system that makes it impossible for this to happen. So this is why we are supporting the kind of reforms that would make this a no-go zone for dirty politicians. And we want to see all of the political leaders regardless of party join hands and make the kind of systemic legislative constitutional reforms that support a cleaner system. And, again, we heard good commitments from both the government and the opposition today. Now they need to work together to make it a reality. 
One last thing I just want to say before we get on the plane and go to our last stop is that we also had very good talks across the political spectrum today and with the NGO representatives about the need to tackle extremism and about the work that you are doing to address these issues in Albania and regionally. And we really do consider that Albania has stepped up as a regional leader in this fight and we very much appreciate that as partners. You have a rich tradition of multi-ethnic collaboration and cooperation and of mutual respect across religions and that sends a strong message to the region and to the world and we congratulate you for the work you are doing to strengthen those tendencies here and to set a strong example for your neighbors. It is always great to be here, but unfortunately I have to head for Belgrade now. Thank you for coming.
###

Filed Under: Featured Tagged With: 7 vende ballkanike, Ndihmes sekretarja, Nuland, turi

Shkencetari Mentor Permeti u perkujtua ne Nju Jork

July 14, 2015 by dgreca

…Asnje shtetar nuk begenisi te shkonte ne ceremonine mortore te Mentor Permetit….Mjerim shpirteror per qeveritaret/
Shkruan: Illo Foto-New York/
Ne daten 5 Korrik 2015, vajza e Mentor Permetit , Mira , me bashkeshortin Gezim Gjyrezi, shtruan nje dreke ne nje restorant te Astorias – NY, ne perkujtim te jetes se Mentorit , qe vdiq 3 muaj me pare . Ne dreken modeste , pervec ciftit nismetar, merrnin pjese: Cifti Leni dhe Jorgji Coka nga Tirana , cifti Tasha dhe Jorgji Muzaka nga Lushnja, cifti Meri dhe Mihal Jano nga Fieri, Cifti Milika dhe Illo Foto nga Gjirokastra dhe cifti Kujtime dhe Bujar Dokollari nga Permeti. Cifti Gjyrezi e ka orgjinen ne Shkoder .
Sic eshte bere e ditur ne kohen e duhur, Mentori vdiq ne shtepine e vajzes, Mira Gjyrezi, ne Ridgewood te NY dhe u varros ne Tirane, ne vorrezat publike me nje ceremoni funerali ne Akademine e Shkencave. U bene homazhe nga kolege, ish studente, profesore, miq, bashkqytetare. Gjithcka u organizua dhe u perballua nga familja Gjyrezi , nen kujdesin e ish studentit te Mentorit, Pedagogut te UB Fetah Elezi.Miqte familjare te Mentorit nga Diaspora nuk mund te merrnin pjese ne homazhe dhe ne varrim , per shkak te distancave kontinentale, prandaj u shtrua dreka perkujtimore familjare, sic u lart permend. Takimet perkujtimore jane ne traditen shqiptare , sikurse i kryejne te gjithe kombet e perparuara te botes. Jane te mira, sepse krijojne nje vazhdimesi te memories familjare dhe historike nga brezat pasardhes.
Nga vete orgjinat e pjesmarrsve te drekes perkujtimore, duket se pati pjestare nga shume treva , c’ka flet se Mentori, eshte nje figure, qe i perket te tere Shqiperise , jo thjesht per mardhenie pune , por dhe per mardhenie shoqerore. Dreka mund te kishte me shume pjesmarres , qofte dhe vetem ketu nga NY , por gjithsesi simboli, se Mentori i perket te tere Shqiperise dhe Diaspores , behet e qarte edhe me kete pjesmarrje .
Kujtimet , qe sollen te pranishnimit , vertetojne se Mentori nuk ishte vetem nje shkencetar i madh , por ishte model , i jetes shembellore ne pune, familje dhe shoqeri . Mbeti atdhetar i flakte . Familja e Kujtime Dokollorit , nga Permeti , ka lidhje shume te vjetra me familjen Permeti . Babai i Kujtimes ka sherbyer si ajutant i Babait te Mentorit , qe ka qene ushtarak i larte i Mbreterise . Ne kujtimet nga Babai , Kujtimja tregon se ajutanti dhe familja e tij trajtoheshin jo si sherbys , por njerez te afert te familjes . Kjo miqesi vijoi dhe ne brezin e Kujtimes dhe ne brezin e ri te sotem te femijve te Kujtimes dhe te Mira Permetit ( Gjyrezi ) .
Familja Mihal Jano , lidhet me familjen Permeti nga fqinjesia familjare . Nuk paten mardhenie pune . Gruaja e Mentorit, Nadia , megjithse me origjine bullrare , ne te tera rrastet u identifikua si shqiptare e tradites . Me Llaqi Janon , babain e Mihalit , Mentori lidheshin si veterane te luftes partizane , ku te dy paten marre pjese ne moshe shume te re . Mentori , Nadja , Mira dhe nipi kishin shoqerine e tyre te qendrushme me fqinjet e thjeshte te tera shtresave .
Mbresa te pa shlyshme , ka lene Mentori ne kujtese te cifti i agronomve Jorgji dhe Tasha Muzaka . Keta e kane kaluar , te tere jeten ne mardhenie pune me Mentorin , behet fjale , per 4 vjet fakultet dhe gjat gjithe karieres se tyre si bashkepuntore shkencore te Institutit te kerkimeve bujqesore te Lushnjes , qe ka qene institucioni me i rendesishem shkencor ne Shqiperi . Kete institucion Mentori e gjeti ende ne feminine shkencore dhe e beri te njohur , ne Europe . Cifti agronomeve , Muzaka tregoi shume ngjarje , nga jeta e Mentorit , si shkencetar i mirfillte dhe si drejtus i Institucionit me te larte arsimor ILB dhe atij shkencor, IKB .
Nga te tere pjesmarresit , une kam punuar me pak kohe , drejtperdrejt me Mentorin , vetem 6 vjet , por ne nje front pune nga me te veshtiret , per te . E kishin sjelle per prove ne ish fermen Lushnje, si ne nje paradhome burgu .
Ndame bashke veshtiresite qe sillte bujqesia e nje shteti te mbyllur , qe nuk dinte ku kishte koken dhe kerkonte jetet tona . Midis te tjerave njifja nga afer pasionet e Mentorit , mardheniet e tij me pronen dhe me parate ishin nga me interesantet . Me kujtohet , qe me kishte thene se Babai i tij kishte 3 cifliqe , ne Permet , Kruje dhe Tirane , prandaj pyeta Miren drejtperdrejt , ne se u qe kthyer ndonje prone .
– Asnje meter katror toke , u pergjigj Mira . Ky eshte realiteti shqiptar i pronave . Pronaret u shpiken .
Bisedat rrodhen ne komente te realitetit shqiptar , kryesisht rreth bemave te grabitjes se pronave dhe krijimit te nje shtrese me emerimin misterioz “ish pronare “ .
Vijova te tregoj momente te perditeshme te punes se Mentorit, qe e dinte sakte se pse e kishin risjelle ne Lushnje .
Diktatura keshtu bente me specjalistet , qe i urrente , por nuk mund t’i arrestonte pa nje shkak te dukshem ne publik . I transferonte nga Tirana , per ne rrethe , ku Lushnja ishte ne balle te ketyre paraburgimeve .
Mentori njifet si autor i krijimirt te i nstitucioneve arsimore dhe shkencore , por ai eshte seleksioner dhe gjenetist farnash te grurit , foragjeresh dhe te gjithe farnave te tjera , vec misrit , qe e trajtonte Instituti i famshem i Shkodres. Prodhimi i farnave perben kulmin e punes seleksionuse – gjenetike ne bujqesi . Ne elementin fare , per mbjellje , eshte koncentruar puna shkencore dhe fizike e nje me shume brezave .
Ai zbatoi ne praktike drejtimin shkencor te fermes gjigante te Lushnjes , te cilen e ngriti ne nje ekonomi te prodhimit komleks bujqesor dhe blegtoral te pa pare ne Europe . Eshte autor i me se 40 tituj botimesh shkencore dhe jane te pa numurt referatet shkencore , shkrimet dhe ligjeratat akademike . Krijoi miqesi me Institutin italian te grurit , prej nga solli varitete te shumta , qe sherbyen si baze per kryqezimin dhe krijim varitetesh hibride ne pershtatje me klimen . Farnat dhe materjali biollogjik bashkojne ne minjature zhvillimin historik me tregusit klimatike te treves .
U arrit , qe e gjithe siperfaqja shqiptare , mbillej me farna te rendimentit te larte. Vetem me grurin puna shkencore dhe seleksionuse e Mentorit , i solli ekonomise miliona dollare te ardhura . Rendimentet ne grur dhe ne tera kulturat bujqesore u kater dhe tete fishuan . Kjo pune kerkonte jo vetem shkence te kualifikuar te nivelit te larte , por dhe kulture te larte bujqesore , qe gjithsesi ishte krijuar me shume vite pune ne ILB Tirane dhe dhjetra shkolla te mesme profesionale ne te kater anet e vendit . U crrenjos uria , qe e pat munduar vendin me dekada . Ne kete transformim gjigant , rolin kryesor e mban shkenca bujqesore , drejtuar nga akademiku Permeti , shkencetar i nje vendi te vogel ! Ne Shqiperi ky heroizem shkencor eshte pak i njohur . Pervec nje broshure biografike te shkruar nga Prof. Fetah Elezi dhe dhe pak shkrime te tjera publicistike , nuk gjen nje vleresim te plote te vepres se shquar te ketij shkencetari hero . Nuk mund te kete emertim tjeter nje njeri , qe e ka shpetuar popullin nga uria kronike .
Ketu mund te ndeshim pyetjen se ne ate kohe ndihesh mungesa e theksuar ushqimore , qe eshte realitet i pa mohushem , por ky realitet do te ishte me tragjik , po qe se nuk do te ishte shkenca bujqesore , ne lartesine e detyrave , qe impononte situata tragjike ushqimore .
Puna gjigante e M. Permetit eshte shume e ngjashme me agronomin amerikan , Norman Errnest Borlaug , i cili drejtoi punen shkencore ne Meksike , ku gruri zhdukej , cdo vit nga ndryshku . Norman krijoi lloje rezistente ndaj ndryshkut dhe u stabilizua prodhimi . U evitua uria, madje Meksika prodhoi grur per export. Me te tille zell punoi shkencetari Borlaug , ne Indi dhe Kine . Shkencetari pati jete te gjate, 95 vjec dhe zhvilloi veprimtari shkencore dhe ne Afrike , ku zia e bukes krijonte stiva me te vdekur dhe kishte perfshire po thuaj tere kontinentin . Shkencetari Norman , per kete veprimtari shkencore , u vleresua shume ne vendlindje , duke u dekureuar me medalje te larta te shtetit , ndersa ne shtetet ku ka eliminuar urine , ai respektohet si hero kombetatr . A mund te harroi nje i uritur kronik , doren qe i jep buken , kur ai eshte ne prag te agonise ? Kete beri amerikani Norman dhe shqiptari , Mentor Permeti .
Shtypi shqiptar , shkroi per vdekjen e Mentor Permetit . Per ceremonin e e varrimit te Mentorit , kam marre emaile nga shume miq nga Atdheu . Te tere me shkruajne se jane te indinjuar , qe ne ceremoni dhe ne homazhe nuk mori pjese as nje personalitet shteteror . Nuk u duk as Ministri i linjes .
Per mendimin tim Mentori duhet te nderohej me atributet e nje shkencetari hero , sepse ju gjind popullit ne kohen e duhur dhe nuk kurseu asgje , per kete popull , qe sot gezon ne demokraci dhe ate , qe krijoi Mentori e ka busull orientuse , per te ndertuar nje jete me te mire ne Atdhe . Eshte shume larg vleresimi i Shkencetarit shqiptar nga homologu amerikan Borlaug , qe eliminoi urine ne Meksike dhe Indi . Kontributet i kane te njejte .
Une kam mendim shume te ftofte per vdekjen dhe ceromonite , qe behen per te . Njerezimi duhet t’i reformoi keto rite te trasheguara bres pas brezi . Perpara 7 vjetesh kam lene porosi , per familjaret e mi , qe trupi im pas vdekjes , te digjet , duke e quajtur kete lloj varrimi , shume me te paster , te volitshem , sigurisht dhe te thjeshte . Jam per ceremoni varrimi , shume madheshtore vetem per herojte , qe bien ne krye te detyres dhe per shtetaret dhe shkencetaret e shquar , ndryshe nuk do te kishte memorie , jeta do te kthehej ne parade monotone dhe fallco .
Ceremonite shteterore , per njerzit e shquar meritojne madheshtine mbarepopullore , qe eshte jo vetem respekt per sherbimet , qe i kane sjelle komunitetit , por nje impuls per te mos u larguar nga vepra e tyre . Shteti im , kete nuk e beri per Mentorin , por u percoll , po thuaj se privatisht nga familja dhe miq te afert . Ne kemi trasheguar nje psikollogji , qe vepra heroike , quajme ato te kapedanve te pushkes . Kjo eshte e drejte , por jo i tere heroizemi . Heroizmi ka dimensine shume me te gjera .
Ceshtja eshte shume me delikate , kur e shikojme problemin ne konteksin kohor . Shkencetaret , qe punuan ne monizem , kaperxyen jo vetem veshtiresite , qe dikton rruga e shkences , por kaperxyen kufizimet ideollogjike , qe diktonte regjimi diktatorial . Brenda atij regjimi u krijuan vlera , ne shkence , bujqesi , Arsim , letersi , shendetesi. Populli ka bere histori edhe ne kete periudhe te erret . Shkencetaret dhe deshmoret jane krenaria e kombit . Mentor Permeti, jo vetem eshte njeri prej tyre , por eshte , aktualisht , me i shquari. I ka sherbur vendit me pushke , pene , dituri , perkushtim atdhetar dhe civilizus , pa as nje njolle dhe perfolje .
Ndryshimet demokratike e filluara ne 1990 , nuk mund te crrenjosin mentalitet moniste as per kaq dekada , sa kaluan . Rrenjesisht duhet te ndryshojne mendesite , ideollogjite dhe konceptet shkencore ne te tera fushat . Trashegimia e krijuar ne disa shkenca u rrafshua ne nivelin zero , sepse per 50 vite u frymezuan dhe u formesuan nen ideollogjine staliniste . Shkencat historike , ushtarake , filozofike , pedagogjike , jane krasitur rende , sepse keshtu duhej . Shume shkenca teknike te industrise u ben e te pa vlefshme , jo thjesht se u eliminua industria , por industria e re , qe pretendohet te ngrihet , ndryshon ne indin e gjenezes se saj .
Ndryshon puna me disa dege te kultures , artit , vecanerisht te letersise , shkencave ekzakte dhe ato dokumentare . Historia e zhvillimit te tyre nuk nderpritet , por zhvillohet rrjedhshem , duke e quajtur monizmin nje etape te kaperxyer , por dhe kohe natyrale te zhvillimit te ketyre shkencave . Ato u zhvilluan vrullshem gjat monizmit , duke krijuar nje pasuri shume te vlefshme kombetare , nje start i ri per zhvillimin kohor te teknollogjive bujqesore .
Shkencetaret e sotem te pluralizmit , mund te diskutojne ne c’do tryeze shkencore nderkombetare , per arritjet e nje shkence bujqesore shqiptare me stazh 70 vjecar e me shume . Shkencetari me produktiv dhe me stazh me te gjate , ne shkencat shqiptare , mbetet Mentor Permeti . Rroli i kolegeve te tij as zvogelohet as mohet . Ajo qe eshte e pa falshme ne kete proces zhvillimor eshte fakti , qe 25 vitet e tranzicionit , zhvillimi shkencor eshte nderprere dhe nuk dihet kur do te kemi si shtet nje figure shkencore bujqesore kombetare , si 16 shkencetaret , qe zhvilluan bujqesine shqiptare ne 50 vitet moniste .
Nje gje e dekllaroj me pergjegjesi apsolute . Ne c’do stad , qe te arrije shkenca e shekujve te arthem , shkenca e themeluar nga Mentor Permeti dhe shoket e tij , do te jete objekt referance , sic jane shkencetaret e rilindjes per shkencat e zhvillimit te koheve moderne . Nuk mund te ecet me kete fryme mohuse te disa pseudoprofesorve , qe e konsiderojne shkence leksionet teorike te kopjuara ,qe mbajne perpara studentve dhe ku ende nuk ka nje ose disa ferma didaktike , ku studentet te ballafaqohen me praktiken prodhuse . Nuk kam pare ne shtyp ndonje punim profesature , me doktrinen shkencore te Mentor Permetit . Cilat jane objeksionet e sotme te shkencave bujqesore ? E thene me hapur , shkencat bujqesore jane inekzistente .
Me thoni ju lutem nje punim shkencor te realizuar keto 25 vjet ! Nuk do te mund ta gjeni. Megjithse disa specjaliste te shkelqyer- bizesmene dhe kurajoze kane ngritur ferma prodhimi te krahasushme me fermat ne perendim . Te tjere kane ngritur sera shume moderne , pa ndonje studim fleksibiliteti dhe duke hapur mijra puse per ujitje , duke harxhuar pa hesap energji elektrike . Gjithsesi eshte veprim antishkencor , sepse ujrat nentoksore , duhet te ruajne baraspeshat e tyre . Me kujtohet , kur perpara 30 e me shume vjet , duhet te hapja nje pus , per nevoja te ngutshme prodhimi ne ish fermen Lushnje . Erdhi Inxh. Ibrahim Tafilj , bashke me grupin teknollog dhe nuk pranuan ta hapnin pusin , sepse diku larg kishte shume puse te tille . Sot ne cdo 100 metra gjen nje ose me shume puse. Ne cdo hap ka kufizime shkencore , per veprimtarite praktike .
Duhet tjeter vleresim , per shkencetaret pergjithesisht dhe shkencetaret bujqesore vecanerisht . Po te ishte M. Permeti zvicerjan dhe te kishte bere kete kariere shkencore 50 vjecare , jo vetem do varrosej si hero , por do te kishte shtatore ne shumicen e kantoneve te shtetit . Ne jemi popull me tradita , por duhet te mesojme nga kultura dhe historia e shteteve , qe kane perparuar ne kohet moderne .
Nuk mund te behesh shkencetar i vertete , pa njohur ne thellesi traditen shkencore para ardhese . Per shkencetaret bujqesore njohja e te kaluares , ka vlere sa dhe vete vete mjedisi . Ky eshte nje realitet i provuar dhe per vendet e zhvilluara normalisht , jo me per nje vend si yni , qe zhvillimi , ne vend qe te kete rrjedhur normalisht , eshte dashur heroizem , per ta shtyre paksa perpara .
Praktikisht tek ne zhvillimi i shkencave bujqesore , nuk u krye ne vakum , por gjeti kohen e pershtateshme te mbeshtetjes . Ministri Pirro Dodbiba , qe drejtoi bujqesine ne fillim te viteve te 70 te shekullit kaluar , hartoi skemen e zhvillimit shkencor , qe e diskutoi ne tryeza te gjera me shkencetare te afirmuar dhe me njerez te praktikes , pa anashkaluar instancat e arsimit te larte . Mbas Pirros , Ministrine e ministroi Heroina e vertete e punes , Themie Thomai , nen ministrimin e te ciles , per 12 vjet skema shkencore u plotesua , u provua dhe zhvilloi veprimtarine produktive , deri ne vitet 90 , kur dhe vete shkenca bujqesore u venit , deri ne zhdukje te plote , qe vijojme ta perjetojme si shtet dhe si komb.
Zhvillimi shkencor , nuk mund te realizohet , pa nje drejtim shteteror si ai , qe munden te krijonin Dodbiba – Thomai , per 20 vjet . Zhvillimi shkencor presupozon bashkpunim te tera nyjave shkencore dhe reparteve te pushtetit .
Jemi shume te vonuar ne zhvillimin frontal te shkences bujqesore , qe duhet t’i paraprije prodhimit kapitalist shqiptar , qe eshte ne perqindje te larte bujqesor . Koha ka thirrur ne skene , Mentor , Pirro dhe Themije te rinj , qe me siguri ka shume dhe do te gjenden , midis dhjetra mije studentesh te mirshkolluar brenda dhe jasht shtetit . Ajo , qe duhet te spikati eshte polika bujqsore , qe do te hartoi pushteti dhe qe ka shume mundesi te vihet ne jete me Komunat fshat – qytet ; nje mundesi reale , qe na ka munguar deri perapara 23 Qershorit te ketij viti.
Illo Foto , NY – Korrik 2015

Filed Under: Featured Tagged With: Illo Foto, Mentor Permetu, perkujtohet ne NY

Prof. Repishti, vizita e pare ne Shqiperi

July 12, 2015 by dgreca

Nga Pertefe LEKA/
Është kënaqësi për mua të shpreh konsideratat e mija për punën e pakursyer të Prof.Sami Repishtit
në të gjitha fushat:Të historisë,sociologjisë,filozofisë,diplomacisë dhe letërsisë.
E kam ndjekur viziten e parë te Prof.Repishtit që nga Aeroporti i Rinasit deri në përcjellje.
Njerëzit që u bashkuan në këte pritje erdhen pa bujë,pa altoparlante,por me dashuri dhe respekt
për të pritur mikun e tyre,bashkevuajtësin,dajen,xhaxhanë,të afermin e tyre familjar.
Ishte madheshtore pritja që bëri prof.Repishti në oborrin e shtëpisë së madhe te Repishtëve.
Për 15 ditë hynin e dilnin miq e familjarë për të komunikuar,me Prof.Repishtin për ta ndarë së bashku zjarrin përvëlues të komunizmit që kishin akumuluar ndër vite.Në një bisedë me Zonjën Diana Çipi Repishti e cila më tregonte për përshtypjet nga Shqipëria.Më tha:”U kënaqa shumë
kur takova miqtë e Samiut,kanë mbetur të paharruara ato mbrëmje vere kur qëndronim në oborr
dhe prisnim deri vonë njerëzit.Të gjithë kishin dëshirë të komunikonin dhe të bashkonin mendimet e tyre me solidaritet.Edhe pse nuk arrita të vizitoj as Kalanë e Rozafës as shtëpinë time në Gjirokastër unë erdha e mbushur me dashuri dhe respekt për ata njerëz bujarë dhe mikpritës.”
Po ju dergoj nje fotografi kur Prof.Repishti vizitoj shtëpinë tonë në Tiranë përpara nisjes,im shoq,Luani ftoj edhe Mandelen e Shqipërisë Zotin Osman Kazazi i cili ndodhet në foto nga e majta e Prof.Repishtit
Po ju dergoj te fotografuar edhe artikullin që kam botuar për Zotni Repishtin në disa gazeta të kohës,kur ai ishte në Shqipëri.

Filed Under: Featured Tagged With: Pertefe Leka, Prof. Repishti, sipas meje

Ka dicka magjepse Downtown ne Manhattan

July 12, 2015 by dgreca

Nga Shqipe NEBIAJ/
Ka dicka magjepse Downtown ne Manhattan.Shastisja humbja e mendimit i le vendin qe gjithcka funksionon nen drejtimin e nje automati gjigand.Por eshte ndryshe ne kete zone (dhe ne gjithe Ameriken) ku gezimi nuk vjen nga vuajtjet e te tjereve.Ketu dhimbja nuk shpjegohet me trishtim (se do te ishte dicka siperfaqesore) por me perpjekje per ta bere Ameriken shembull te botes se lire, ku te gjithe jane te barabarte ndermejt tokes dhe qiellit.Ketu njeriu ndjehet fajtor jo per lirite qe gjen por per lirine qe kerkon te ngjize te vetvetja.Vazdojme te hecim bashke me Marjana Eskin duke pare dhe shijuar bukurite e kesaj zone te mbarsur me art,biznes dhe histori.Marjana shkon shpesh ne kete zone si artiste i shikon ne detaje bukurite.I afrohemi qendres se World Trade Center,ndalojme dhe veshtrojme gjigandin.Ndjenjat dhe ndijimet me te padukshme cfaqen ne nje rrotullim marramendes.Sa pune eshte dashur per ta bere kete veper.Ka filluar puna ne veren e vitit 2002 per te gjetur studion e projektimit me te mire.Me shume se 400 studjo projektimi moren pjese ne konkurim nga e gjithe bota.Vetem shtate prej tyre u seleksionuan qe krijonin nje besueshmeri konform 12 kerkesave (perfshire qe nga muzeumi memorial,transporti ,kalimtaret,ammbienti,costoja,struktura dhe harmonija e zones etj) qe kerkonte projekti i LMDC ( Lower Manhattan Development Corporation).Ne dhjetor te 2002 ne Winter Garden LMDC lancoje Planin Progres te projektit World Trade Center qe u ndoq nga 100000 vizitore.Nga komentet e vizitoreve u pranuan 8000 me te mirat.Nga projektet me te mira qe u zhvillua ne 4 shkurt 2003 nga LDMC and Port Authority duke perfshire dhe komentet e publikut u caktuan si fituese dy firmat Daniel Libenskind per projektin desing te World Trade Center dhe skuadra THINK per punime shtese.Njera nga kullat eshte quajtur Freedom Tower eshte 1776 feet (nje meter eshte e barabarte me 3.28 feet) e larte dhe perbehet nga 70 kate e dyta eshte e perbere nga 65, e treta nga 60,e katerta nga 55 dhe e pesta nga 50 kate.Ne pranvere te 2003 u be konkursi per Bathtub Memorial Garden ku fitoi perseri firma e Daniel Libenskind.Aty jane gdhendur ne mermer ngjyre gri te gjitha emrat e te reneve ne 11 Shatatorit te 2001 nga nje sulm terrorist ajror.Duke vazhduar gjate bregut te lumit Hudson veshtrojme pamjen e bukur te Downtown.Nje hapesire ndermejt bregut te lumit dhe pjeses se kullave.Godina gjigande qe te kujtojne dhe nje qendrim te forte te atyre njerezve.Para dy vjetesh downtown u permbyt nga Hurricane Sunday dhe ne nje kohe rekord njerezit dhe qeverisja lokale reaguan se bashku per ta kthyer zonen e tyre ne kushte normale.Eshte qytet qe nuk qan por vepron.Po mendoja se ketu merr kuptim shume domethenes fjala “Next”.Ishte nje mbasdite mbreselenese dhe shplodhese.Beme dhe ca foto.

Filed Under: Featured Tagged With: Downtown Manhattan, Shqipe Nebiaj

KOSOVE, Pesë persona të arrestuar për terrorizëm

July 12, 2015 by dgreca

Autoritetet e rendit në Kosovë gjatë ditës së shtunë kanë arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale që sipas Kodit Penal, ndërlidhen me terrorizëm.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka treguar për aksionin e policisë që ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit.
“Sot në orën 1:40 minuta në magjistralen e Prishtinë – Gjilan, konkretisht në afërsi të Liqenit të Badocit njësitë policore fillimisht kanë arrestuar tre persona të dyshuar, në dyshimin e bazuar se janë përfshirë në vepra penale që ndërlidhet me terrorizëm”.
“Lidhur me këtë rast janë inkuadruar edhe njësitet kundër terrorizimit të Policisë së Kosovës për të kryer hetime më intensive dhe si rezultat i veprimit me kohë të njësiteve policore, është arritur të arrestohen edhe dy persona të tjerë të dyshuar që ndërlidhen me tre personat e parë”, ka sqaruar Kelani.
Personat e dyshuar, ka shtuar Kelani, kanë pasur dy vetura, njëra Golf 2 ngjyrë të kuqe dhe tjetra Pasat, po ashtu ngjyrë e kuqe. Në vetura, ka treguar Kelani, janë gjetur edhe disa dëshmi tjera, siç janë rroba dhe flamuj me mbishkrime arabe.
“Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente dhe pesë personat e dyshuar, tanimë të arrestuar, janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore”, ka shtuar Kelani.
Nisur nga këto arrestime, të cilat janë bërë në afërsi të Liqenit të Badocit, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka ndërprerë furnizimin me ujë në disa lagje të kryeqytetit, që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndërprerja e furnizimit me ujë për qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, është bërë për shkaqe sigurie.
“Ne kemi bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe pas konfirmimit të arrestimit të atyre personave të dyshuar për vepra terroriste, në afërsi të Liqenit të Badocit, e kemi parë të arsyeshme të ndërpresim furnizimin me ujë”, ka deklaruar Mjeku.
Në orët e pasdites, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas analizave të bëra, ka konfirmuar se uji është i pijshëm.
Lidhur me ndërprerjen me furnizim me ujë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka theksuar se nuk është gjetur asnjë element që mund të ndërlidhet me helmim të ujit, por që për të qenë më të sigurt kishin kërkuar që të ndërpritet furnizimi dhe të bëhen analizat e ujit.
Policia e Kosovës ka theksuar se janë duke u kryer hetime të mëtutjeshme dhe se aktualisht nuk mund të japim më shumë informacione.(Luljeta Krasniqi- Veseli)

Filed Under: Featured Tagged With: Kosove, për terrorizëm, Pese te arrestuar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 639
  • 640
  • 641
  • 642
  • 643
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT