Ksenofon Krisafi:Absurdi i ligjit grek të luftës me Shqipërinë/
Për tokën dhe detin e Shqipërisë. Qasje juridiko-ndërkombëtare”, është botimi më i fundit i profesor Ksenofon Krisafit, promovuar dje në mbrëmje në “UET”. Në të, ai ka përfshirë artikuj e intervista botuar në media të shkruara vitet e fundit, lidhur me marrëveshjet e dëmshme që Shqipëria në kohë të ndryshme ka lidhur me shtetet fqinje. Skandali i zbuluar nga “Gazeta Shqiptare”, ai i marrëveshjes së detit me Greqinë, pas një investigimi që zgjati muaj të tërë e u pasqyrua në disa artikuj është edhe fokusi i profesor Krisafit. Për shkak të dëmit të madh që i bënte vendit tonë, ajo u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. “GSh” boton sot një pjesë prej librit, saktësisht një intervistë të profesorit.
Një analizë e marrëdhënieve shqiptaro-greke në këndvështrimin e luftës italo-greke dhe akteve juridike të prodhuara si rrjedhim i saj ëshët trajtuar në librin e Arben Putos. Cili është vlerësimi juaj për këtë çështje?
Duke iu referuar marrëdhënieve shtetërore shqiptaro-greke, dallohet qartë se në periudha të caktuara ato kanë përjetuar batica dhe zbatica. Përkeqësimet e dukshme nisën në kohën e shfaqjes violente të nacionalizmave, atëherë kur filluan ndërhyrjet e politikës në jetën e komuniteteve dhe kur politika e jashtme greke u personifikua me doktrinën shoviniste të Megali Idesë – Idesë së Madhe. Në mënyrë të veçantë, nga mesi i shekullit XIX, synimet greke për ekspansion drejt trojeve shqiptare institucionalizohen, për t’u konkretizuar në agimet e shekullit të kaluar, në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), kur ngrehina e perandorisë otomane po shkonte me shpejtësi drejt rrënimit përfundimtar.
Në ç’rrethana u shpall ligji i luftës me Shqipërinë, cila ishte përmbajtja dhe çfarë synohej nëpërmjet tij?
Historia e të ashtuquajturit “ligji i luftës”, e trajtuar gjerësisht edhe në librat e prof. Putos, por edhe në tekstin e Historisë së Shqipërisë, në punime me vlerë të Paskal Milos e Beqir Metës, në disa shkrime të Agim Tartarit dhe Abdi Baletës, në librin Lufta e fundit, pronat e shqiptarëve në Greqi të Mentor Nazarkos etj.
Më 15 tetor 1940, Italia fashiste i shpalli luftë Greqisë dhe më 28 tetor 1940 e sulmoi atë ushtarakisht. Më 10 nëntor 1940, qeveria greke e Metaksait shpalli Ligjin Nr. 2636/1940 “Mbi veprimet juridike të armiqve dhe sekuestron konservative të pasurive armike”, që njihet ndryshe me emrin Ligji i luftës me Shqipërinë.
Një analizë objektive dhe e paanshme, e mbështetur në të vërtetat historike dhe në interpretimet juridike të akteve të së drejtës së brendshme të të dy shteteve dhe të së drejtës ndërkombëtare, provon se alibia e atëhershme greke, rreth dilemës së gjendjes së luftës, ka qenë false dhe tashmë është përgënjeshtruar përfundimisht në favor të paqes.
Athina zyrtare, duke iu referuar Luftës Italo-Greke, e akuzoi Shqipërinë si shtet agresor, që e kishte sulmuar ushtarakisht. Qeveria e atëhershme greke paraqiti tek organizmat ndërkombëtare kërkesën formale për rihedhjen në diskutim të rivendikimeve territoriale, nëpërmjet avancimit të tezës së “gjendjes së luftës” me Shqipërinë dhe domosdoshmërinë e përfundimit të një traktati paqeje midis dy vendeve “ndërluftuese”. Mendohej se shtrimi i problemit shqiptar në tërësi, në forumet e pasluftës mund të jepte shanse për realizimin e planeve të dikurshme. Filloi një lojë komplekse propagandistike, politike e diplomatike, synimi i së cilës ishte ndërkombëtarizimi i “gjendjes së luftës” midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ajo u shoqërua me përpjekje intensive për krijimin e një opinioni në favor të tezës greke dhe, në këtë rast, ekspozimin e “provave” dhe “argumenteve”, mbi të cilat bazohej akuza greke kundër Shqipërisë mbi gjoja pjesëmarrjen e saj në luftë përkrah forcave fashiste.
Cili është mendimi juaj, si specialist i së drejtës ndërkombëtare, për bazën juridike të këtij akti?
Le ta nisim nga motivi i parë, deklarimi i luftës nga qeveria shqiptare e kryesuar nga Shefqet Vërlaci, i invokuar si “argument” i karakterit të mirëfilltë juridik. Që në fillim mund të thuhet pa kurrfarë ngurrimi se është tepër e vështirë të gjendet një mbështetje e qëndrueshme juridiko-ndërkombëtare për këtë pretendim. Deklarata e qeverisë së Vërlacit nuk ka vlerë juridike, sepse pas 7 prillit 1939 Shqipëria ishte një vend i pushtuar, pa asnjë organ të legjitimuar me prerogativa vendimmarrëse. Të ashtuquajturit “qeveri” dhe “parlament” shqiptar nuk kishin as minimumin e atributeve ligjore për të marrë vendime dhe për t’u autentifikuar për përfaqësimin e Shqipërisë brenda apo jashtë vendit. Pozita e saj përcaktohej tashmë nga mungesa e sovranitetit dhe e lirisë së veprimit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo nuk kishte personalitet ndërkombëtar dhe as zotësi juridiko-ndërkombëtare për të vepruar. Për rrjedhojë, nuk mund t’i ushtronte formalisht të drejtat e subjektit, siç ishte për shembull shpallja e luftës, përfundimi i paqes etj. Asaj i mungonte ajo që në të drejtën ndërkombëtare quhet animus belli. Për këtë arsye ndodhi që, sikurse shprehet me të drejtë avokat Agim Tartari, asnjë nga shtetet e tjera, të cilave Italia u shpalli luftë, përveç Greqisë, si për shembull Britania e Madhe dhe Franca (11 qershor 1940), Jugosllavia (6 prill 1941), Bashkimi Sovjetik (22 qershor 1941), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (11 dhjetor 1941) etj., nuk e morën në konsideratë Dekretin Nr. 194, datë 09.06.1940, nuk e quajtën e nuk e trajtuan asnjëherë Shqipërinë si shtet armik dhe nuk ndërmorën asnjë sanksion ndaj saj apo shtetasve shqiptarë. Edhe përpjekjet e Athinës, për të gjetur referenca apo mbështetje në ndonjë precedent, rezultojnë të pasuksesshme, madje dëshmojnë për të kundërtën. Fjala vjen Sllovakia, e pushtuar nga Gjermania naziste, nuk u konsiderua shtet armik, as edhe shtet i mundur nga ish-Bashkimi Sovjetik, për faktin që më 24 qershor 1941, Presidenti i saj Tisso i shpalli luftë.
Nuk qëndron gjithashtu edhe pretendimi tjetër mbi pjesëmarrjen e dy batalioneve shqiptare në Luftën Italo-Greke. Rekrutimi me forcë i shtetasve të vendeve të pushtuara nga ushtritë okupuese, për t’i përdorur në operacione luftarake nëpër vende të tjera, rezulton përherë si një praktikë e rëndomtë. Në bazë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, ata janë konsideruar dhe janë trajtuar si ushtarë të rregullt të ushtrive, në radhët e të cilave luftonin, e jo si ushtarë të vendit nga ishin. Le t’i referohemi Luftës së Dytë Botërore.
Pretendimet e qeveritarëve të atëhershëm grekë mbeten problematike, edhe nëse shihen nga aspekti i rolit që luajtën shqiptarët që u përdorën forcërisht në frontin e Luftës Italo-Greke. Shumica e shqiptarëve të rekrutuar në batalionet “Tomori” e “Taraboshi”, që u çuan në frontin grek, dezertuan ose luajtën rol sabotues, dhe si të tillë u çarmatosën e u internuan. Më 4 dhjetor 1940 agjencia “Anatoli” lajmëronte nga Athina se një gjeneral italian, i kapur rob prej grekëve, ka deklaruar se ushtria italiane po pëson humbje të rënda nga shkaku i tradhtisë së shqiptarëve.
Në çdo pikëpamje që të shihet e të trajtohet çështja, rezulton se midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk kishte motiv për të pasur “gjendje lufte”. E ashtuquajtura “gjendje lufte”, së cilës i janë referuar vazhdimisht qarqe politike greke, studiues e publicistë, ishte thjesht dhe vetëm një fiksion pa asnjë vlerë reale juridike, ishte thjesht dhe vetëm një pretekst për të mbajtur përherë një gjendje tensioni në marrëdhëniet shqiptaro-greke, të cilën qarqe shoviniste shpresonin ta përdornin si motiv për rikthim tek e kaluara revanshiste. Në këtë vështrim, në kushte normale, pavarësisht nga ç’është deklaruar apo publikuar në Greqi gjatë shumë vjetëve, nuk do të ishte e nevojshme ndërmarrja e ndonjë formaliteti juridik për heqjen e të ashtuquajturës “gjendje lufte” me Shqipërinë, sepse realisht ajo nuk ka ekzistuar.
Edhe sikur të abstragojmë për një çast nga faktet, analiza dhe arsyetimet me karakter historik e juridik, të parashtruara më sipër, ekziston një numër dokumentesh dhe janë vërtetuar ndodhi e situata me karakter të mirëfilltë juridiko-ndërkombëtar që e shndërrojnë në nul e të pabazë atë konstelacion aktesh të legjislacionit grek për të ashtuquajturën gjendje lufte me Shqipërinë.
Së pari, në aktet e pas-Luftës së Dytë Botërore Shqipëria nuk është parë dhe nuk është trajtuar si shtet armik. Përkundrazi, me aderimin në Traktatin e Paqes me Italinë, në zbatim të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 480, datë 9 tetor 1947, ajo u cilësua “fuqi shoqe” për zbatimin e atij Traktati. Palë e tij është edhe Greqia, e cila me Dekretligjin Nr. 432, datë 22 tetor 1947, e ratifikoi Traktatin e Paqes me Italinë. Sipas Traktatit, Italia angazhohej që të respektonte pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit shqiptar dhe t’i deklaronte të pavlefshme të gjitha aktet e shpallura prej saj për Shqipërinë, ku përfshiheshin edhe ato të përfunduara nga autoritetet e vendosura në Shqipëri gjatë viteve 1939-1943, me shëmbëlltyrat e tyre shqiptare të instaluara prej saj. Nga interpretimi i përmbajtjes tërësore të Traktatit del qartë konkluzioni se aderimi i Greqisë në Traktat, në raportet e saj me Shqipërinë, veçanërisht pas aderimit të kësaj të fundit, në tetor të vitit 1947, ishte i barasvlershëm me heqjen e ligjit të luftës me efekte ex tunc, edhe pse ai, siç u tha, ishte i pamotivuar juridikisht.
Së dyti, neni 27 i Traktatit të Paqes me Italinë parashikon se “Italia njeh dhe angazhohet të respektojë sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit të Shqipërisë”. Ai, së bashku me nenin 28, i cili parashikon angazhimin e Italisë të njohë faktin se “ishulli i Sazanit bën pjesë në territorin shqiptar dhe heq dorë nga çdo lloj pretendimi kundrejt tij”, dëshmojnë se pas 7 prillit 1939, pushtimit italian të vendit, Shqipëria nuk ishte një shtet sovran. Përndryshe, nuk do të kishin kuptim dhe as arsye pse duhet të fiksoheshin në Traktat dispozitat e mësipërme. Edhe vetë Greqia e kishte pranuar në kohën e vet se Shqipëria, pas 7 prillit të vitit 1939, ishte një shtet i pushtuar. Ajo iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Italisë për ta tërhequr legatën e vet nga Shqipëria pas pushtimit italian.
Së treti, Shqipërisë iu akorduan dhe përfitoi reparacione lufte nga dy prej fuqive kryesore të Boshtit fashist, Gjermanisë dhe Italisë, çka përforcon tezën se, praktikisht dhe juridikisht, u trajtua me statusin e shtetit aleat në Luftën e Dytë Botërore.
Së katërti, në rastin e Shqipërisë dhe të Greqisë nuk është vërtetuar aplikimi i rregullave klasike të së drejtës ndërkombëtare të luftës. Sipas së drejtës ndërkombëtare, një nga hapat e parë që ndërmerret fill pas shpalljes së gjendjes së luftës është ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike dhe shkëmbimi, brenda një afati dhe në një vend saktësisht të përcaktuar, i përfaqësuesve diplomatikë të të dyja palëve. Me skadimin e këtij afati ata trajtohen si shtetas të shtetit armik dhe u nënshtrohen sanksioneve, arrestohen ose internohen dhe, në rastin më të mirë, vihen nën statusin e robërve të luftës. Ky trajtim, madje me përmasa më të rënduara, aplikohet menjëherë edhe ndaj të gjithë shtetasve të shtetit të shpallur armik.
Në marrëveshje midis dy qeverive, kanë qenë stacionuar dhe kanë vepruar reparte ushtarake greke, çka është krejtësisht e papajtueshme me gjendjen e luftës midis dy vendeve. Shqipëria, por as Greqia, nuk kanë vendosur masa kufizuese ndaj shtetasve të njëra- tjetrës për të blerë, shitur, dhuruar apo tjetërsuar në çdo formë tjetër pasuri të luajtshme e të paluajtshme në territoret respektive.
Së pesti, më 6 maj të vitit 1971 Greqia dhe Shqipëria ranë dakord për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e përfaqësive diplomatike respektive, në nivelin e ambasadave, në kryeqytetet e të dy vendeve. Ky është një akt i barasvlershëm me heqjen ipso jure dhe ipso facto të gjendjes së luftës. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike shënoi një hap të madh drejt normalizimit dhe shkallmoi ngrehinën arkaike e absurde të “ligjit të luftës”, mbi të cilën mbështetej trajtimi i Shqipërisë si shtet armik, por nuk mundi ta shkatërronte plotësisht. Formalisht, në institucionet kompetente të shtetit grek vazhdonte të ekzistonte një sistem aktesh juridike që mbanin ende në këmbë, si fosile të së kaluarës, ligjin e luftës me Shqipërinë.
Së gjashti, përveç sa u parashtrua më lart, do të dukej absurde deri në ekstrem pretendimi i ekzistencës së gjendjes së luftës, po të kemi parasysh faktin tjetër se Greqia e ka abroguar gjendjen e luftës me Italinë, derivat i veprimeve të së cilës ishte “hyrja” formale në luftë e Shqipërisë kundër Greqisë.
Së shtati, pas Luftës së Dytë Botërore e, sidomos pas viteve 70 të shekullit të kaluar, në opinionin përparimtar grek si dhe në qarqe të caktuara politike diskutohej dhe kërkohej eliminimi i kësaj situate paradoksale, duke u ndërmarrë edhe hapat e nevojshëm për formulimin e zgjidhjeve zyrtare. Në këtë atmosferë, më 23 prill 1986, kryeministri i atëhershëm grek Andreas Papandreu deklaroi në Parlamentin grek se “heqja e gjendjes anormale të luftës me Shqipërinë është vendosur përfundimisht nga qeveria”.
Më 28 gusht 1987, sekretari i përgjithshëm i shtypit dhe informacionit të Presidencës qeveritare greke, Sotiris Kostopullos, njoftoi komunikatën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të asaj dite, në të cilën thuhej, ndër të tjera, se qeveria deklaron se karakterizimi i Shqipërisë si shtet armik ka pushuar së ekzistuari. Pala shqiptare kërkoi zyrtarisht me insistim një dokument autoritar, i cili të sanksiononte abrogimin juridik të Dekretit mbretëror të 10 nëntorit 1940, që e shpallte Shqipërinë vend armik.
Dekreti në fjalë mund të abrogohej vetëm nëpërmjet një vendimi të nënshkruar nga kryeministri, si dhe nga ministrat grekë të punëve të jashtme, të financave dhe të drejtësisë, i cili, për të qenë juridikisht i vlefshëm, duhet të botohej në Gazetën Zyrtare të Greqisë. Kjo nuk u provua të kishte ndodhur. Megjithatë, pasoi një periudhë entuziazmi, por edhe konfuzioni te të dyja palët. Shqipëria mori njëfarë satisfaksioni, por priste me të drejtë konfirmimin dhe kopjen e dokumentit zyrtar. Greqia, edhe pse pohonte se ligji i luftës ishte hequr, nuk mundej të identifikonte një dokument formal për autentifikim dhe nuk po i kryente procedurat e nevojshme zbatuese.
Së teti, më 26 mars 1996 u nënshkrua në Tiranë Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së mirë dhe i Sigurisë, çka gjithashtu është e paimagjinueshme në kushtet e ekzistencës së gjendjes së luftës.
Mirëpo 12 vjet më vonë, me notën F. 237/269, datë 28 qershor 1999, në përgjigje të interesimit të ambasadës shqiptare në Athinë, Ministria e Punëve të Jashtme greke njoftonte zyrtarisht se “Ligjet greke Nr. 263/1940 dhe 4506/1966 janë ende në fuqi”. Ajo çka ishte thënë për vite të tëra u vu në pikëpyetje. Autoritetet greke e justifikuan këtë ndodhi me një ngatërresë të rastit, të karakterit burokratik. Mirëpo nuk u veprua siç e kërkonin rregullat e zakonshme diplomatike, që kjo “ngatërresë e rastit, e karakterit burokratik”, të trajtohej nëpërmjet një note tjetër, në të cilën MPJ-ja e Greqisë të kërkonte falje dhe të pohonte atë që kishte deklaruar në vitin 1987, se ligji i luftës nuk ekzistonte dhe se “karakterizimi i Shqipërisë si shtet armik ka pushuar së ekzistuari”.
Atëherë profesor, cili është mendimi juaj, a është ende në fuqi ligji i luftës?
Nga gjithë sa shpjegova më lart, i ashtuquajturi “ligj i luftës” nuk duhet të konsiderohet si legal, nuk duhet të konsiderohet gjithashtu as edhe si akt në fuqi. Por, nëse flasim nga pikëpamja formale, duhet të themi se pala greke nuk ka ndërmarrë hapat e përshtatshëm ligjorë për abrogimin e tij në formën përkatëse zyrtare.
A ka ndikuar dhe a ndikon ai në marrëdhëniet shqiptaro-greke?
Pretendimi i qarqeve të caktuara për ekzistencën e ligjit të luftës përbën një precedent jo vetëm të padobishëm, por edhe të pashembullt, një ndër paradokset e rralla në historinë e marrëdhënieve midis dy shtetesh sovranë.
Me keqardhje konstatohet se edhe sot, në qarqe të caktuara politike greke shfaqen shprehje të hapura apo të tërthorta jomiqësore. Rënia e komunizmit në Shqipëri u konsiderua prej tyre si një “rast i ardhur nga qielli për të zgjidhur përfundimisht dhe drejt problemet afatgjata me fqinjët”.
Skifterët e politikës shoviniste, duke kritikuar për mefshtësi udhëheqjen e vendit të tyre pohojnë të deziluzionuar se, “për fatin e keq, kjo konjukturë nuk është shfrytëzuar”. Nën pretekstin e interesimit për minoritetin grek në Shqipëri dhe për të ashtuquajturin “Vorio-Epir”, dallohet si një konstante e qëndrueshme synimi i përhershëm për helenizimin e Jugut të Shqipërisë. Përpjekjet e hapura për ta orientuar atë drejt Greqisë, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë kulturor, shpirtëror, fetar etj., marrin ngandonjëherë trajta agresive. Ato shihen në ekspansionin e gjuhës greke, në presionet që iu bëhen shqiptarëve për të ndërruar emrat, fenë, madje edhe shtetësinë, duke u konvertuar në të ashtuquajturën shtetësi “vorioepirote”(!?), në dhënien e pensioneve ndaj shqiptarëve të vetëdeklaruar “vorio-epirotë”, të cilët nuk kanë punuar asnjëherë në Greqi, në ndërrimin e strukturës fetare deri edhe të peizazhit arkitekturor me ngritjen e kishave dhe institucioneve të tjera sipas stilit helenik. Këto qarqe greke këmbëngulin në konsolidimin e një vije Himarë-Këlcyrë-Korçë, pikërisht në kufijtë e imagjinuar të “Vorio Epirit”; ndër të tjera, edhe nëpërmjet ndërtimit të varrezave apo komplekseve mortore për ushtarët grekë të vrarë në Shqipëri gjatë Luftës Italo-Greke në vitin 1940. Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj politike është rritja mbi kritere false e numrit të pjesëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri, nga disa dhjetëra mijëra në qindra mijëra veta, dhe pretendimi për të përfshirë në hapësirën e tij edhe territore të padiskutueshme shqiptare etj. Objektivi është lehtësisht i lexueshëm. Synohet të krijohen elemente e “prova” që, si dikur, në Konferencat e Paqes së Parisit pas Luftës së Parë Botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore, të mund të përdoren nga qarqe ekstremiste për të justifikuar pretendime territoriale eventuale ndaj Shqipërisë. Në të kaluarën jo të largët, në grupin e “argumenteve” të servirura nga politika greke, në mbështetje të pretendimeve territoriale, bënte pjesë edhe numri i banorëve ortodoksë, i shkollave dhe i mësuesve, i priftërinjve, i kishave dhe i varrezave greke etj. Kjo zhurmë dhe veprimtari pa dobi për të dy popujt nuk do të ishte shqetësuese, po të kihet parasysh se spektri politik grek ka një kompozim kompleks.
Një rol jo të vogël kanë aty ekstremistët tradicionalistë, të cilët janë të mbërthyer pas sindromës arkaike të aneksimit të Vorio Epirit. Por, sidoqoftë, do të ishte i mirëpritur një gjest disaprovimi, një akt distancimi nga politika zyrtare greke. Në optikën e asaj çka parashtrova më lart duket krejt i papërligjur edhe qëndrimi që u mbajt e vazhdon të mbahet nga autoritetet greke ndaj vendimit historik të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për hedhjen poshtë të Marrëveshjes midis dy vendeve për caktimin e kufirit detar në zonën e Kanalit të Korfuzit, marrëveshje që u konsiderua në shkelje të Kushtetutës, të Konventës Për të drejtën e detit dhe në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për presionet e drejtpërdrejta apo të tërthorta nga ana e politikanëve apo zyrtarëve grekë për regjistrimin e popullsisë shqiptare nëpërmjet vetëdeklarimit, të cilat morën hera herës trajtat e ndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti sovran. Dhe, së fundi, nuk mund të kuptohet heshtja e qeverisë greke ndaj qëndrimeve gati luftënxitëse të ish-konsullit të saj në Korçë, i cili deklaroi hapur se tani fillon beteja për Vorio-Epirin.
Kjo epokë ka çelur vizione moderne për restaurimin e klimës së bashkëjetesës, mbi një bazë të qëndrueshme, për asfiksimin e tendencave antihistorike, prirjeve ekstremiste e shoviniste etj., që shqiptarizmi dhe helenizmi të mos shihen si dy gjëra që përjashtojnë njëra-tjetrën, por si realitete që mund dhe duhet të bashkëjetojnë. Qeveritë greke e shqiptare duhet ta mbajnë gjithmonë parasysh këtë aspiratë sublime dhe t’i përgjigjen me veprime që respektojnë paqen, drejtësinë, fqinjësinë dhe integritetin territorial të të dy vendeve.
TRINGË SMAJLJA- NJË MALËSORE QË NDERON KOMBIN SHQIPTAR
Tringë Smajlja në pullën postare të Kosovës/
Nga Frank Shkreli/
Të hënën me 3 nëntor, Posta e Republikës së Kosovës njoftoi publikun se lëshoi në qarkullim një pullë postare, kushtuar “njërës prej luftëtareve më të shquara shqiptare” Tringë Smajles ose Tringës së Maleve. Në njoftim thuhet se Tringa ishte vajza e bajraktarit famëmadh Smajl Martini (Ivezaj) dhe jep një biografi të shkurtër të Tringës dhe familjes nga e cila ajo rrjedhë. Ajo u lind në vitin 1870, në Grudë, në periudhën e rëndësishme të përpjekjeve historike të shqiptarëve për të ruajtur trojet etnike në luftërat e tyre kundër turkut e kundër sllavit. Rrreziqe të mëdha po i kërcënoheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve prej synimeve të të huajve ndaj trojeve shqiptare, në atë kohë. Posta e Republikës së Kosovës, në njoftimin e saj duke shkruar për familjen dhe meritat e Heroinës shqiptare të Maleve, shënon se në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare, në vitin 1883, ranë heroikisht dy djemtë kreshnikë të Smajl Martinit, Zef e Gjon Smajli, duke e lënë ketë shtëpi fisnike pa asnjë djal. Është ky moment i hidhët i sakrificës në familjen e Smajl Martinit që e bën Tringën të bëjë betimin dhe të jepte fjalën se do të bëhej burrneshë — trim e fisnik ashtu siç ishte edhe i ati i saj, i cili thuhet se qe rrëmbyer dhe fati i të cilit nuk dihet as sot. Në përputhje me këtë betim të saj, në vend të stolive të asaj kohe për vajzat, Tringa veshë “çakçirë e xhamadan, ngjeshë alltinë dhe rripin e fishekëve dhe në krah vendosë pushkën”.
Në lidhje me pjesëmarrjen e grave malësore –siç ishte Tringa — në luftën për liri e pavarësi të kombit shqiptar fillim shekullin e kaluar, gazeta shqipe, “E Vërteta” që dilte në Stamboll, më 27 Mars, 1911, boton artikullin me titull, “Trimëresha gra malësore”, marrë nga një gazetë turke e kohës dhe e cila vërteton pjesëmarrjen e grave të Malësisë së Mdhe në luftërat për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj. “Pas lajmeve të veçanta që kemi, u vërtetua se midis kryengritsve malësorë gjënden edhe gra të armatosura si burrat dhe luftojnë me trimëri dhe inat më tepër se burrat, duke dëshiruar më mirë vdekjen se të këthyerit prapa”, shkruante gazeta turke e cituar nga gazeta shqipe “E Vërteta”. Një prej këtyre grave kryengritëse malësore të cilën Posta e Republikës së Kosovës e nderoi me një pullë postare ishte edhe Tringë Smajlja e cila pas rënjes së dy vëllëzrve të saj Zefit dhe Gjonit dhe zhdukjes së babait të tyre Smajl Martinit — varri i të cilit nuk u gjet kurrë — vendosi të zënte vendin e tyre jo vetëm në frontin e luftës por edhe në log të kuvendit. Thuhet se në vend të babait Smajl Martinit, i cili kishte marrë pjesë në Lidhjen e Prizrenit, thuhet se ajo i bashkohet grupit të atdhetarëve malësorë në përpilimin e Memorandumit të Gërçës, ose të Librit të Kuq, ku përcaktoheshin 12 pikat kryesore të kërkesave të shqiptarëve. Prania e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit në atë kohë në Malësi, i jepte kryengritjes se malësorve një karakter dhe mbështetjeje mbarë kombëtare. Malësorët dhe malësoret e fillim shekullit të kaluar, përfshirë edhe Tringë Smajlen, me qëndresën dhe luftën e tyre në mbrojtje të trojeve të veta, ishin bartës të aspiratave të mbarë kombit shqiptar për liri dhe pavarësi, ndërkohë që shumë prej tyre vdiqën duke vendosur flamurin e kombit shqiptar në maje të Deçiqit më 24 mars, 1911. Këtë gjë, siç duket e kishin të qartë edhe më mendjendritur e kombit shqiptar të asaj kohe, me praninë e tyre atje.
Tringa, dallohej si e urtë e trimëreshë sa që me veprat e saja kishte frymëzuar edhe Poetin Kombëtar At Gjergj Fishtën i cili në veprën e tij “Lahuta e Malëcisë” ia dedikon asaj “Kangën e Njëzetedytë”, të titulluar thjeshtë, “TRINGA”. Poeti kombëtar tregon për “vashën” e quajtur Tringë, e cila jetën dhe rininë ie saj ia kushton vëllait të saj të plagosur në luftë me “shkje”. Kujdeset për të, por më në fund i vëllai vdes nga plagët. Tringa mbetet vetëm, ndërsa armiku i afrohet tek dera, ajo megjithëse e tronditur nga vdekja e vëllait, çohet e merr armën, ndërkohë që “një çetë shkjeshë” përpiqet ta kapin në dorë. Por ajo, sipas portretit që i bën poeti kombëtar, Tringa drejton pushkën për të sulmuar armikun dhe i këndon kësaj heroine:
“Hiqi gisht he, bujareshë!
Se njëmend kenke nji bi prej fisit!
Bjeri Shkjaut, bre sokoleshë,
Mu në parzme për mjedisit!
E t’a ndjejë Knjazi n’ Cetinë
Se edhe n’i qitët Shqyptarët ai fare,
Pasha Zotin në Shqypni s’hinë,
Der të jetë gjallë ndoi bi shqyptare,
Që për erz e Besë e Atdhe
Këto edhe vdesin si me le.
Edhe dielli dheut i ra,
Gjallë por Tringa Shkjaut n’dorë s’ra!
Për veprimtaritë dhe luftërat patriotike të malësorve për liri e pavarësi të popullit shqiptar, ndër të tjerë, ka shkruar edhe nglezja Edith Durham e cila ka jetuar me familjet e kryengritsve malësorë shpesh të fshehur nepër shpella. Edhe veprimtaria e Heroines së Maleve, Tringë Smajles kishte marrë dhenë, falë korrespondentëve të disa gazetave të huaja të kohës, përfshirë edhe gazetën amerikane Nju Jork Tajms që e kishte cilësuar Tringën malësore si “Joan of Arc e Shqipërisë”, duke e krahasuar atë me vajzën fshatare franceze e cila sipas gojëdhënës ishte caktuar nga Perëndia për të udhëhequr Francën drejtë fitores në luftën e gjatë të atij vendis me Anglinë në mes të viteve 1400, dhe e cila sot e kësaj dite konsiderohet si simbol i qëndrueshëm i bashkimit dhe nacionalizmit francez. Gazeta Nju Jork Tajms, në korrespeondencën e saj të 9 majit, 1911 nga Cetina, e përshkruan Tringë Smajl Martini Ivezaj, si njërën prej legjendave të Ballkanit dhe heroinave luftëtare më të guximshme në historinë e rajonit, duke shkruar se “Ajo zuri menjëherë vendin e babait të saj dhe udhëhoqi fisin e Martinajve në fitoren kundër Turqve.” Gazeta Nju Jork Tajms e përshkruan këtë “Joan of Arc” të re e cila ende nuk i kishte 22 vjetë, si të “gjatë, të bukur, dhe si një vajzë të re të zhvilluar mirë”. Të gjitha femërat shqiptare janë trimëresha, shkruante gazeta amerikane mbi Tringën dhe se ç’prej moshes së re ato mësohen të përdorin armët.
E vërtetë se Tringa e Maleve ishte trimëreshë dhe e bukur, siç e përshkruan Nju Jork Tajms, por ajo ishte më shumë se aq. Ajo e dinte se trimëria është e nevojshme e dinte se trimëria në vetvete nuk mjafton për t’i sjellur kombit dobi dhe një të ardhme të lumtur afatgjatë. Thuhet se kjo kjo atdhetare, përveç flijimit personal dhe familjar në altarin e Atdheut, Tringë Smajlja që ndryshe njihet edhe si Tringa e Grudës dhe Tringa e Maleve, shkriu tërë pasurinë familjare për të hapur shkolla në gjuhën shqipe në Malësi.
Mirënjohje Postës së Republikës së Kosovës për vendimin e saj për të përjetësuar me pullë postare Heroinën shqiptare Tringë Smajlja, sepse njeh me këtë nismë veprën dhe sakrificën që është përjetësuar dhe vlerësuar atëherë dhe sot nga të huajt dhe nga historia. Në shkrimin mbi Tringën, para më shumë se 100-vjetësh, gazeta Nju Jork Tajms i përshkruan Shqiptarët si “Racën më të mirë në Europë. Gratë e tyre janë shumë të bukura… t’i shikosh duke ecur është një kënaqësi…u kënaqa për së tepërmi kur i pashë për herë të parë Shqiptarët duke ecur. Ata janë të hijshëm, elegantë dhe të fuqishëm, “shkruan korrespeondenti. Ata janë një racë e mirë dhe të talentuar. Ata janë raca më e mirë si nga pikëpamja fizike ashtu dhe intelektuale në Ballkan”. Artikulli vazhdon duke nënvijuar se po të shkosh në Konstantinojë, atje do të zbuloni se ndër burrat më të mirë — jo vetëm në radhë të ushtarëve por edhe në radhët e burrave të shtetit — janë shqiptarët. Njëkohsisht, gazeta Nju Jork, para më shumë se 100-vitesh, fatkeqsisht raporton edhe se “E meta e shqiptarëve për arsye të shkallës së qytetërimit që gëzojnë tani, është se ata nuk e kanë idenë e një shteti. Klani është organizimi i tyre më i lartë dhe e kanë të vështirë të shohin rëndësinë e kombinimit të interesave të klanit me interesat e krijimit të shtetit. Por kjo të ndodhë me kohë” shprehë shpresën gazeta Nju Jork Tajms në artikullin e shkruar më 1911.
Kam drojë se i njëjti korrespondent i huaj, po të vizitonte trojet shqiptare sot, do të vinte re patjetër shumë përparime: do të shikonte dy shtete shqiptare, përparime në shumë fushë, por ama do të vinte re — siç ka venë re më se 100 vite më parë –se interesat e klasës politike të shqiptarve sot, ndonëse nuk janë të bazuara në nivel klanesh fisnore si atëherë, por do të arrinte në përfundimin se interesat janë në bazë të klaneve politike, pasi duke se shqiptarët edhe sot sikurë e kanë të vështirë të vendosin interesat kombëtare mbi interesat e klaneve politike. Por, shpresojmë që siç ka thënë e dhe Nju Jork Tajms 100- e ca vite më parë, se kjo do të ndodhë me kohë, por kur?
Liria që gëzon sot kombi shqiptar ka kushtuar gjak e sakrifica, mund e djerës, vuajtje e mjerime të shumë brezave. Shembulli i sakrificës së Tringës së Maleve dhe familjes së saj — si dhe i mijërave familjeve të tjera shqiptare gjatë shekujsh, anë e mbanë trojeve shqiptare — duhet të shërbejë si simbol i përpjekjeve që edhe sot me urtësi dhe me atdhedashuri, kombi shqiptar të sigurojë vendin dhe emërin e ndershëm në radhë të kombeve të tjera europiane, duke hequr dorë nga interesat e ngushta klanore të partive dhe t’i përveshen interesit të kombit, duke ndërtuar shtetin funksional dhe juridik. Ky do të ishte justifikimi më i mirë dhe më atdhetar për të kujtuar meritat, sakrificat dhe trimërinë e Tringës së Maleve dhe malësorve trima. Në këtë mënyrë, bota do t’i konsideronte shqiptarët, jo vetëm si “raca më e mirë, më e pashme dhe më e talentuara në Europë”, por edhe si një racë me ndërgjegje dhe vetdije kombëtare që nderon e respekton lirinë e vet dhe të fisit, për të cilën luftoi Tringa e Maleve.
Kandidati për Kongresin e SHBA nga Oklahoma vdes një ditë para votimeve
81 vjeçari Earl Emmitt Everett, vdiq të dielën në një spital Tulsa, pas një aksidenti automobilistik/
OKLAHOMA CITY OK: – Një kandidatë demokrat 81-vjeçar në garën për një vend në Kongresin amerikan nga Oklahoma lindore – vdiq sot nga plagët që ai kishte marrë javën e kaluar në një aksident me makinë, tha policia, të hënën.
Nga Beqir SINA/
Kandidati ishte Earl Emmitt Everett, i cili ishte një mësues i pensionuar dhe veteran i luftës së Koresë. Ai vdiq të dielën në një spital Tulsa, tha Stephen Farmer një hetues nga Departmenti i Policisë në Fort Gibson – duke shtuar se ai kishte pësuar një aksident me makinë, pasditen e premte në Fort Gibson.
Everett vendosi të hyjë në garën e tij – kundër kongresmenit republikanit Markwayne Mullin për një ulëse në Kongresin e SHBA – nga Qarku 2, një zonë elektorale, kjo që shtrihet në të gjithë Oklahomën lindore. Duke filluar nga ultësira e maleve Ozark në verilindje, deri në kufirin e lumit të Kuq në jug të Teksasit.
Në këtë distrikt në garë, është dhe një i pavarur, Jon Douthitt, i cili po kandidon për një ulëse në Qarkun 2.
Policia – thotë, se aksidenti ndodhi kur Everett ishte përpjekur të kalonte ekspresin “Highway 62”, kur ai është goditur nga një automjet tjetër, i cili e përplasi atë pas hekurave mbrojtës të rrugës, tha hetuesi i kësaj ngjarje Stephen Farmer. Ai u dërgua i gjallë me helikopter në një spital më të afërt – por nga plagët vdiq sot.
Everett, thotë media amerikane konkurroi pa sukses për nominimin Demokratik, në vitin 2012. Everett kishte thënë ai vendosi të kandidojë përsëri, sepse ai besonte se kongresmeni Markwayne Mullin – që përfaqëson Qarkun 2 dhe kandidon përsëri, nuk kishte bërë sa duhet për të marrë besimin e votuesve në rrethin e tij – në këtë mandat.
“Ne e nderojmë kujtimin e z Everett, si një veteran i Luftës Koreane, dhe dëshirën e tij për të përfaqësuar popullin e Oklahoma lindore, në Capitol Hill” tha kryetari i Partisë Demokratike të Oklahomas, Wallace Collins në një deklaratë për vdekjen e tij. “Kushdo që është i gatshëm për të vënë emrin e tyre në një votim në mënyrë që të votohet nga votuesit, si një shërbëtor publik, meriton admirimin tonë dhe respekt” tha ai.
Collins kohët e fundit kishte thënë se partia Demokratike, nuk kishte pasur asnjë kontakt me Everett, edhe pse ai ishte i nominuar nga Partia Demokratike.
Ne metropolin Tirane jetohet mire
NGA ILLO FOTO/New York/
Tridhjetvjetshin e fundit te jetes , e kam ndare vendbanimin familjar , midis Tiranes dhe NY. Nuk mund te jeshe banor i Tiranes dhe te mos shkosh nje pjese te kohes ne klubet e shumta te ketij qyteti te madh .Bisedat ne kafene vertiten rreth jetes se perditeshme dhe te perspektives. Si ne Tirane dhe ne Ny , une bej pjese ne shtresat e ulta te shoqerise, klasifikuar nga te ardhurat financiare . Ky fakt eshte pozitiv , sepse perfaqesusit e klasave te larta , nuk dine t’i shkruajne dhembjet sociale . Po qe se ndonje person i vecante i kesaj shtrese, rreket t’i shkruaj , mbytet ne kordonet umbilikale , qe krijon vete klasa .
Cdo dite , qysh ne mengjes , kafet , restorantet dhe baret, ne Tirane jane plot me kliente . Tirana duket se pret mysafire c’do dite te vitit . Tryeza rri e shtruar. Kjo eshte e natyrshme , per specifiken e Tiranes dhe e qyteteve te medha te Shqiperise, perkatesisht dhe te Kosoves . Ne Tirane banon gjysma e pensionesteve, gjysma e familjeve emigrante, bizneset e medha, lidhjet nderkombetare. Te tere keto perbejne nje klientele ditore prej afersisht , por jo me pak se 300 mije vetash , duke futur ne kete numur politikanet po thuaj profesioniste , qe takojne elektoratin .
Ne kete banket spontan , kam qene i ndodhur ne vitet 2000-2002 , ne Tiranen e rendesishme shqiptare , duke qene pjese aktive e shoqerise te te gjitha ngjyrave . Nje shoku yne i tavolines se kohes , me aktivi dhe me i dituri , B. N, therriste me ze te larte : “Shqiperia dhe Tirana jane te pa baushme ! Tirana me mbyt , me pisllekun , me kulturen e komunikimit , me ajrin e ndotur , me varferine extreme , me pasigurine , me kjoskat dhe ndertimet pa leje me gjithcka , qe i duhet njeriut , per te jetuar normalisht . Kam bere gabim , qe i qendrova besnik nacjonalizmit te verber te familes me formim intelektual fallco . “
Ne , simbas botkuptimit , por me rezerva e kundershtonim B. Duke ruajtur te fshehur prapambendimin apsolut : Tirana eshte veshtire te behet ! keto mendime i rrezova tereisht , nga vizita , qe kreva ne Tirane , nga gjysma e Shtatorit – gjysmen e Tetorit 2014 , kur kisha 4 vite , pa shkelur ne Tirane dhe Europe .
Tirana , ka ndryshim rrenjesor , nga ai i vitit 2000 , per te cilen citova mikun tim shume te ditur , B. N. Tirna eshte Metropol i vertete , madje me shume se metropol . Eshte kopjim i metropoleve boterore , me pjeseza , ne nje te tere funksionale. A eshte vertete keshtu ?
Se pari madhesia . Se bashku mr komunat fqinje , me Kamzen , Bathoren dhe Voren , Tirana jo vetem tejkalon 1 Milion banore , por perben nje unitet territorial funksional dhe shume te natyrshem . Kaq duhet per te hyre ne grupin e metropoleve , klasifikuar nga OKB ja.
Shumica dermuse e rrugeve komerciale te Tiranes, llamburisin nga dritat dhe reklamat shumengjyreshe , dite – nate . Te merren syte nga rekllamat dhe nuk orientohesh sakte ne se je ne Athine , Zagreb apo Manhattan . Shkelqimi i dyqaneve dhe sherbimi , ne brendesi , befason c’do skeptik , qofte dhe me fanatiku . Ditet e fundit u rrezuan shume ndertime komerciale , qe ishin pa leje . Bisedova me pronaret fallco . Thoshin se i kane cfrytezuar 20 vite dhe ua kane pare hajrin . Prishja e objekteve te rikjoskezimit , ka filluar te shifet objktivisht edhe nga te demtuarit . Pronaret e objekteve pa leje dhe te kunderligjshme , jane viktima te pushtetarve te korruptuar , qe ligjin e kane konsideruar antiplumb , per te care perpara , drejt pasurimit galopant .Njerzit e thjeshte jane ndergjegjesuar per kete , prandaj e perkrahin masen e shkaterrimit rrenjesor , per objktet e pa ligjshme edhe kur jane me leje te dyshimte . Tirana vijon te permiresoi ndjeshem cilesine dhe higjenen e jetes . Rruget e brendshme te Tiranes jane zgjeruar ndjeshem si dhe shumica e trotuatrve, por jo pa probleme .
Ne te kaluaren e afert , ne Tirane nuk udhetoje dot nga xhepistet , qe te merrnin frymen . Fjalen e kam per xhepistet , se hajdutet e shumces , jane ne krye te detyres .
Nuk ka c’te kerkosh me mire , se sa eshte rregulluar sherbimi i transpoortit publik si urban dhe ai interurban , autobuze , te bollshem , komode dhe me mikroklime . Nuk te besohet se udhton brenda Tiranes , apo Romes . Nuk ka te shtyra dhe te bertitura . Me sa duket vete koha dhe gabimet i ndergjegjeson njerzit , per jeten e kulturuar ne komunitet.
Teatrot , kinemate , galerite dhe gjithe institucionet e artit , jane gjalleruar po thuaj ne nivelin e gjallerimit te jetes se nates .
Ne takimin e pare , me rruget e Tiranes , vizitori ve re rritjen e nivelit te komunikimit qytetar . I degjon shpesh , madje dhe nga te rinjte , shprehjet : faleminderit , me fal, madje dhe te lutem . Eshte plotesisht e mundur , deri sa ndeshesh me dallandyshet e demokracise fuksionale , vajzat police . Vajzat police jane krijesa te bukura dhe te brishta , jo vetem fizikisht , por dhe praktikisht , kur mendn se bukuria femnore , eshte armatosur , per te te ruajtur nga keqbersit dhe evenimentet e rrezikshme te pa parashikuara . I do me gjith shpirt vajzat police . Ndjehesh mire kur shef kete fenomen teresisht emancipus shoqeror .
Nje prej vajzave police e shof qe dialogon me nje zonje , qe terheq, me zinxhir te praruar , nje kone . Zonja kryeqytetase e lyer dhe e ngjyer . Zonja e rende nuk denjon te uli mesin , per te pastruar trotuarin, qe ndot qeni i saj .
Trotuaret e Tiranes jane tendotur nga jashtqitjet e qenve te lluksit dhe nga prezenca e qenve rrugace , qe rrastesisht nuk do arrish te te gervishin . Nje gjendje e pa tolerushme , vecanerisht, nga edukata minimale e zonjave te koneve . Jane kontravajtvje , qe burojne nga injoranca totale e nje klase te pasuruar brutalisht , qe bashkebanoret ju ngjajne si miza fluturake .
E kam ndjekur me vemendje pyllezimin e brendshem te Tiranes . Madje kam shkruar per te . Ne vitin 2000 , pyllezimi dekorativ quhej ai , qe kishte teperuar nga tragjedia kombetare e 1997 /98 . Atbote takova agronom Ismail Derjain , qe mbillte kumbullat e kuqe ne rrugen e Kavajes . Kishte krasitur dhe bimet e vjetra dekorative , qe paten teperuar . Mu duk si nje nga ato punet , qe lagesh sot dhe rruhesh mot . Ne vitin 2010 , gjelberimi dukesh me ndryshe , por jo ai qe duhej . Pemet ishin rakitike . I vetmi park solid ishin shpatet e Lanes , ndersa pemet e brendshme nuk e kapnin katin e dyte te pallateve ne anen e rrugeve .
Ne Tetor 2014 pemet e rrugeve , madje te tera rrugeve , kishin pasur nje zhvillim te pa imagjinushem . Ishte trefishuar kurora dhe kishin arritur ne lartesine e katit katert dhe me lart . Mbushesh me fryme , ne sejcilen rruge , por gjelberimi i bulevardit eshte fantastik . Po kaq fantastik eshte Parku i liqenit artificial . Lokale te shkelqyer , parqe lodrash per femije dhe te rritur , rruge me kalldrem te bardhe , te dekorouar me pllaka , me mbishkrime te personaliteteve , qe kane vizituar vendin , memorialet e ushtarve te vrare gjermane dhe angleze . Ka nje shesh per solemnintet , perpara memorialit . Ushtaret italiane , te rene ne Shqiperi, i ka pasqyruar ne menyren me artistike dhe realiste te mundshme, epopeja “ Gjenerali i ushtrise se vdekur“, qe realisht e njef gjithe bota . Si nuk mesojne greket nga ky qyteterim europjan , por zvarriten neper manastiret e jugut , per te gjetur vend per vorreza ushtaresh , duke i lenduar dhe pas vdekjes familjet e tyre .
E bukur , domethenese dhe e shendetshme eshte kembesorja ( pedonale ) , qe lidh bulevardin me seline e te burgusorve politike . Per dite e beja kete rruge te bukur dhe shkencerisht shendetesore .
Ne Tirane eshte vendosur perfundimisht standardi boteror , i tregetimit te artikujve blegtorale dhe i peshkut . Dyqanet , qe shesin keto produkte jane 100 % te sigurte dhe nuk kane as nje ndryshim nga dyqanet ne Manhatan . Si ishte gjendja e tyre edhe pas viteve 2000 ? Keto produkte , qe jane me delikatet e games ushqimore , tregetoheshin jasht c’do kushti teknik . Jeta e konsumatorve kercenohej , ne cdo blerje te qumushtit me shishet kokakola , me mishin e therur ne anen e xhades dhe me peshkun , qe shitej neper govatat ku laheshin leveret . Tiransit, kane te drejte te jene krenar , per standartin ne tregetine pergjithesisht dhe te artikujve ushqimore vecanerisht . Jeta ecen . Njerzit ndihen gjithnje e me mire ne shtepite e tyre dhe ne komunitetin metropolitan shqiptar , qe nuk ka ndonje ndryshim esencial nga kryeqytetet ballkanike , madje dhe europjane .
A ka vend per permiresim te metejshem , ne pyllezimin dekorativ dhe krejt funksionimin e gjigantit metropolitan ? Pa tjeter ka, por aktualja eshte hipoteke e se arthmes .
Kjo nuk do te thote se zhvillimi social dhe ai urban , ne Tiranen metropolitane shkelqen . Une po rendis 4 vrejtje , qe nuk jane vetem 4, por per efekt vendi , mjaftohem me kaq .
Sheshi “Skenderbej “ , “Nen Tereza “ dhe” Willson” , jane po thuaj vazhdim i njeri tjetrit . I pari mbushur me peme dhe me ndricim , qe vjen nga kembet . Paradoks, qe nuk e kam rrastisur kund . Shkelet drita ! Te tre keta sheshe besoj jane 20 Ha. Per fryme te popullsise , ky shesh i stermadh eshte 4 here me i madh se “Time square “ e NY. Si mund te vleresohet kjo zgjidhje , ne nje metropol , qe dhe trotuaret i ka me kursim ? Me thane se e ka konceptuar nje studjo e huaj shume prestigjioze . Respekti per studjon e huaj , nuk do te thote te shkelim mbi shijet e tradites.
Me heqjen e murit artificial te ligustrave , ka dale ne shesh godina madheshtore e Presidences , bashke me nje lulishte shume te bukur , qe nuk gjendet kund tjeter . Pse kjo lulishte te mos lihet e lire per publikun , duke hequr krejt rrethimin me kangjella te Presidences ? Te tera Presidencat boterore , jane pa rrethim , perfshire dhe presidencen ne Washington . Lulishtja per krah Presidences do te jete nje vend ideal clodhje , kryesisht per studentet , qe jane afer .
Ne ish Parkun Rinia eshte vendusur nje mase metalike , qe quhet “Monumenti i Pavaresise “ . Ne se mbart kete emer duhet te ta thote dikush , kur faktikisht po te ishte monument , do ta prezantonte vetveten . Kemi nje masiv metalik, qe vjedhsit e skrapit , kane marre pjesen e tyre dhe vete konceptimi i ngjan nje faqe muri te prishur fshati , qe perdoret per urinore .
Si mund te mendonin firmetaret se , do te firmosmin dokumentin ne Tirane , qe ne ate kohe ka qene thjesht nje fshat diku ne province ? Ky monument ofendon historianet , urbanistet dhe vet tiranasit , qe kane dhe nje shoqate , qe nuk dihet se perse shqetesohet. Ata i dine vete punet e tyre , por dikush duhet te merret me rikonceptimin , e kesaj mase metalike dhe minimalja, qe mund te behet eshte , ndoshta te kycet diku ne Vloren e firmetarve .
Papunesia, thone statistikat , eshte 20 % . Kete shifer nuk mund ta pertypin bizneset e ndervarura nga njeri tjetri , sic jane aktualisht . Po vijoi qe qytetet vetem te zmadhohen , do nderpritet zhvillimi dhe do kufizohet liria e njerzve .
Industria e exportit te krahut te punes , qe e quajme emigracion, eshte mbyllur perfundimisht . Autostrada te shpie , per nje ore ne Lushnje dhe ne Mamuras . Puntori nuk e ka per gje kete distance . Vetem sipermarrjet e medha bujqesore , mund ta shpien drejt zgjidhjes krizen e papunesise , qe eshte globale , e perhereshme dhe me pak alternativa zgjidhjeje . Bujqesia e sotme nuk eshte rraskapitese . Ajo ka nevoje , per operatore profesionale , aq sa dhe per puntore krahu te pa specjalizuar .
Kur them se jetohet mire ne Tirane ,nenkuptojme edhe varferine, qe eshte prezente , ashtu sic eshte pasqyruar ne shtyp , ku jane evidentuar familje , qe ushqehen me lista . Brenda ligjeve te zhvillimit kapitalist , shteti duhet te te levize mekanizma , qe njerzit te gjejne lirshem pune dhe te mos kete njerez , qe jetojne nen nivelin e minimumit jetik ; kjo konsiderohet klima e zhvillimit te shendetshem te shoqerise kapitaliste , me varferi te pranushme .
Illo Foto / Studjus – Tirane 13 Tetor 2014
Lajmërim për vizita ngushëllimi
Njoftojm komunitetin, se me datën 24 tetor 2014, pushoi së rrahuri në vendlindje, zemra e njeriut tonë shumë të dashur Prendush Gjon Gega (1916-2014) në moshën 98-vjeçare. Ai mbylli sytë i rrethuar nga familja dhe farefisi i tij, me shumë nipa e mbësa, në krahët e djalit të tij Nikës në Dajç të Lezhës, ku trupi i tij prehet në varrezat e vendit… Kujtojmë, se i ndjeri u rikthye në Atdheun e tij të dashur, pas 50 vjetve në emigracion.
I biri Matosh Gega me familje dhe rrethin e gjërë, presin vizita ngushëllimi, në sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”.
Orari:
Ditën e Shtunë me 8 Nëntor 2014, prej orës 11:00 para dite deri në ora 4:00 mbas dite, pranë Qendrës “Nënë Tereza”, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës, Hartsdale New York 10530.
Telefoni i Familjes Gega:
718-679-8160
- « Previous Page
- 1
- …
- 683
- 684
- 685
- 686
- 687
- …
- 902
- Next Page »