Demostrata e 2 Prillit ’91 – Endrra e dëshmorëve u bë realitet
2 prilli 1991, mbetën të vrarë katër dëshmorët e demokracisë : Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu,/
Nga BEQIR SINA, New York/
EW YORK : Demostrata e 2 Prillit 1991 përkujtohet në qytetin e demokracisë, Shkodrën si demonstrata antikomuniste e 2 prillit të vitit 1991, ku mbetën të vrarë katër dëshmorët e demokracisë : Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu, ata mbetën mbetën të vrarë ndërsa u plagosën rreth 30 të tjerë. Ende nuk ka një proces të drejtësisë shqiptare – që të vëri para pergjegjësisë urdhëruesit e kësaj masakre dhe atyre që shtinë me armë zjarri nga ish Komiteti i Partisë së Punës në Shkodër me 2 Prill 1991.
Ngjarja e 2 prillit 1991 në Shkodër nisi si një protestë e qytetarëve kundër komunizmit. Kjo ndodhi vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 31 marsit, kur në popullsinë shqiptare kishte nisur besimi se komunizmi kishte rënë dhe po sigurohej nga Partia Demokratike, se i kishte ardhur fundi. Në valën e kësaj demonstrate anti -komuniste, u vranë pabesisht katër njerëz. Masakra e 2 prillit edhe sot e kësaj dite mbulohet me një mister të madh, disa të akuzuar për këtë ngjarje janë nërye të kupolës së Partisë Socialiste, dhe ndodhitë e asaj dite të kujtojnë se ky mister ka rrënjë të thella në historinë politike të demokracisë sonë pas viteve 90.
Ende nuk ka një “zbardhje të plotë të ngjarjes së 2 Prillit të vitit 1991″!?
Në kete dite, mendimi i shqiptarëve demokratë të gjithë atyre që luftuan dhe ëndërruan këtë ditë, natyrishtë që shkon në nderim e respekt të kujtimit të katër dëshmorëve të demokracisë që u vranë pabesisht gjatë asaj proteste. Ata janë tashmë pjesë e pashlyeshme e qëndresës antikomuniste, e shpirtit demokrat shkodran që nuk pranoi kompromis për demokracinë dhe lirinë e shumëpritur, por edhe e shpirtit shqiptar në përgjithësi që për lirinë ka luftuar e sakrifikuar në shekuj kan deklaruar disa politikan shqiptar për këtë ngjarje duke shtuar se :” 23 vjet nga ajo demonstratë që pati si protagonistë kryesorë studentë e gjimnazistë të Shkodrës,- vazhdon – rruga për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri vazhdon të jetë me sfida të rëndësishme, të cilat kërkojnë impenjimin e gjithsecilit me thirrjen për të bashkuar përpjekjet e të gjithëve për “ta konsoliduar demokracinë tonë të re, si një garanci se po ecet në drejtimin e duhur, atë drejt familjes së madhe euroatlantike”.
Pas ardhjes së PD-së në pushtet, katër të vrarët : Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu, morën titullin “Dëshmorët e Demokracisë”
Ish – Kryeministri Berisha ne Shkodër në 20 vjetorin e kësaj ngjarje për të nderuar kujtimin e 4 Dëshmorëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka që u vranë barbarisht në këtë demonstratë ka deklaruar “Martirët e Shkodrës ranë për vlerat dhe aspiratat më fisnike të qytetarëve shqiptarë, por ëndrra e tyre është bërë sot realitet”, ka thënë Berisha.
Duke nderuar veprën dhe sakrificën e tyre sublime, Berisha ka deklaruar se “ata u ndanë nga jeta 20 vjet më parë në një betejë barbare të regjimit stalinist të bllokmenëve, të cilët zgjodhën gjakun e Shkodrës për të festuar zgjedhjet e dhunuara nga klika Alia-Ruçi”.
“Ky regjim – ka vazhduar në atë përkujtimore me tej Berisha- zgjodhi Shkodrën, Rozafën e lirisë për ta goditur me tanke në mënyrën më barbare. Por Shkodra ishte e pamposhtur. Ajo flijoi bijtë e saj, të cilët u bënë dritë në rrugën e Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë drejt fitores përfundimtare të demokracisë në 22 mars 1991”
Simbas tij “Shkodra dhe Shqipëria në Europë ishte ëndrra e martirëve të Shkodrës, që u flijuan për të fituar pavdekësinë” dhe premtoi se “vitet që vijnë, do të jenë vitet e ndryshimeve më të mëdha pozitive të këtij qyteti”
Demostrata e 2 Prillit 1991
Demonstrata ndodhi dy ditë pas mbylljes së kutive të votimit, në zgjedhjet e para pluraliste, ku PD-ja humbi përballë Partisë së Punës. Në sheshin para ish-komitetit të partisë në Shkodër, aktualisht sheshi “2 prilli”, u mblodhën atë të martë nxënësit e dy shkollave të mesme “Jordan Misja” dhe “29 nëntori”, (sot nëntori”). Ata iu rikthyen këtij sheshi, pasi kishin qëndruar së bashku me qytetarët e Shkodrës, edhe me datën 1 prill në darkë, të gjithë të ulur në shesh, por pa asnjë incident. Të martën në mëngjes, situata u be krejt ndryshe, nxënësit u paralajmëruan vetëm njëherë nga policia, më pas u lëshua mbi vajzat dhe djemtë e dy shkollave të mesme me shkopa gome, duke lënduar deri në gjendje të rëndë tre vajza. Mësuesit e këtyre dy shkollave pas sulmit të parë të policisë, mblodhën nëpër shesh dhe nëpër lulishte, këpucët dhe gjërat e mbetura nga një vrapim i dëshpëruar që bëjnë nxënësit për t’iu larguar dhunës. Ky ishte fillimi, për të përfunduar në orët e vona të pasdites në një Shkodër të djegur, ku ata që e urrenin pushtetin, duke mos pasur se çfarë t’i bëjnë më atij pushteti, dogjën librat e Enver Hoxhës.
Njëri prej udhëheqësve të këtyre demostratave, pjesëmarrës i tyre në Shkodër Alfonz Grishaj ka shkruar:
Më 1 prill 1991, demokratët e Shkodrës vërshuan para selisë së PD-së, me lot në sy pyesnin për rezultatet. Dikush ishte dhe i acaruar. “Prapë këta kriminelë!”. U munduam t’i qetësonim. Folën para selisë Kolec Ndoja, Viktor Martini, Azem Hajdari. Azemi ishte shumë i qartë në fjalën e tij… Më kërkuan disa herë që të flisja. Isha shumë i lodhur, kisha netë pa gjumë. Ngarkesa dhe barra më e madhe binte mbi mua, jo vetëm për njohjen e madhe me të rinjtë e Shkodrës, por dhe si një demokrat që nuk njihja kompromise me ish-kastën e kuqe.
Është e vërtetë që Dilaveri dhe Gjeka erdhën e kërkuan “bashkëpunim”, për të qetësuar situatën. Por, cila ishte arsyeja e vërtetë? Vetë prania e tyre ngjallte neveri tek demonstruesit. Ata nuk shihnin tek Dilaveri dhe Gjeka figurat e rendit kushtetues, por kukullat e metalta të një rendi antikushtetues dhe ilegjitim, të cilët me serumet e trurëve të tyre të lara i shërbenin një kaste gjakpirëse e delirante që, për 47 vjet kishte burgosur, torturuar e vrarë.
Pse duheshin shqetësuar aq shumë këta policë, kur demonstruesit po demonstronin si qytetarë të një bote të lirë? Ata po protestonin për manipulimin e votës së vjedhur dhe ata nuk protestonin për veten e tyre, por për Shqipërinë se, Shkodra nuk ishte Republikë më vete, ashtu siç kërkonin bashibozukët e Sigurimit, që hidhnin parulla serbe: “Shkodra Republikë!”, etj… Pse nuk u shqetësuan këta zotërinj, kur makinat e tyre të policisë dhe të ushtrisë shkonin për të votuar, sa në një zonë në tjetrën për të manipuluar?
Motrat Zenelaj dy vjetë më parë nga Hollivudi në Shkodër për ngjarjet e 2 prillit
Motrat Zenelaj, me sytë tanë pamë çfarë ndodhi : “Ngjarjet e këtij filmi bëjnë fjalë për demonstratën e 2 prillit në Shkodër dhe rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri”, ka thënë regjisorja Vilma Zenelaj. Sipas saj “ende nuk janë trajtuar këto tema të rëndësishme kombëtare nga regjisorët shqiptarë”.
Simbas shtypit shqiptarë dy vjetë më parë u tha se :”Dy motrat shqiptare Greta dhe Vilma Zenelaj, të cilat janë bërë të njohura si të parat regjisore shqiptare që themeluan një shtëpi filmike në Hollivud (Colored Films), shkuan në Shkodër në vitin 2012. Ato shkuan atje jo vetëm që do të xhironin një film të ri me temë shqiptare, por do të ishin edhe vet protagoniste në aktrim”. Gazeta shqiptare shkruante se me aktivitetin e tyre në SHBA dy regjisoret shqiptare kanë bërë të mundur edhe prezantimin e një imazhi të vërtetë për Shqipërinë. Kështu që Vilma dhe Greta Zenelaj simbas gazetës Shqiptare, pohojnë se ky është një nga qëllimet kryesore që i ka çuar ato në shesh-xhirimet e qytetit të Shkodrës. Xhirimet për filmin e ri sipas dy motrave Zenelaj kanë në qendër një histori shqiptare. Historia zhvillohet mes Shqipërisë dhe Amerikës, ku udhëtojnë edhe personazhet e këtij filmi. Motrat rrëfejnë se njëri prej këtyre personazheve quhet Helena dhe sipas tyre “tek ajo përmblidhet drama e emigracionit të detyruar si e shumicës së shqiptarëve në vitet ‘90″. Por ka edhe personazhe të tjerë që u japin kuadrove të filmit rëndësinë historike të ngjarjes. Pra filmi në Shkodër me produksionin e shtëpisë filmime “Colored Film” të Hollivudit ka si pikënisje ngjarjet tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër, që shoqëruan ardhjen e demokracisë dhe rënien e komunizmit në Shqipëri ka shkruar gazeta Shqiptare.
Revolucioni Popullor Antikomunist, 14 Janar 1990-22 Mars 1992
Simbas portalit Wikipedia një nga më të kërkuarit në interrnet thuhet se :”Kjo “Lëvizje” klasifikohet tek “Revolucionet” pasi ishte ndërrimi me dhunë i një sistemi dhe rendi shoqëror që i kishte kaluar koha (sistemi komunist) dhe vendosja e një sistemi të ri dhe rendi të ri shoqëror, ekonomik e politik që bazohej tek ideali dhe kauza e “Lirisë, Demokracisë, Pluripartizmit dhe Ekonomisë së Tregut”.
Azem Hajdari, drejtuesi i Lëvizjes Studentore
Pas afro 46 vitesh nën një tirani të paparë në histori, shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore por edhe nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendi nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist të Ramiz Alisë.
Situata politike para Lëvizjes
Gjendja politike ishte e vështirë për Partinë e Punës. Regjimet komuniste në të gjitha vendet e Europës Lindore kishin rënë. I fundit kishte qenë regjimi rumun që kishte mbaruar në mënyrë të përgjakshme. Komunistët shqiptarë nuk po reflektonin. Shqipëria ishte i fundit vend me një regjim komunist në Europë.
Protestat antikomuniste Zona e Lëvizjes
Shkodra, Kavaja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Pogradeci dhe Fieri.
Sali Berisha, drejtuesi i Partisë Demokratike Janar-Nëntor 1990
14 Janar 1990 : Zhvillohet në Shkodër demostrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra shkodranë dalin në qendër të qytetit dhe përpiqen të hedhin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arrijnë të shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues arrestohen dhe dhunohen barbarisht në burgje.
26 Mars 1990 : Zhvillohet një demonstratë masive antikomuniste në Kavajë. Forca të shumta policore e shtypën me egërsi këtë demostratë. Masivisht fyhet diktatori Hoxha.
2 Korrik 1990 : Fillon hyrja masive në ambasada. Me mijëra të rinj hyjnë në ambasada në kërkim të azilit politik. Ambasadat me më shumë persona janë ajo gjermane dhe ajo italiane. Të vetmet ambasada ku nuk pati azilantë ishin ajo kineze dhe ajo kubane. TVSh transmeton pamje ku azilantët kërkojnë të dalin por nuk i “lejojnë” autoritetet e ambasadave. Fillojnë demonstratat antikomuniste në gjithë vendin.
Korrik-Nëntor 1990: Demostrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin e veçanërisht në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Kërkesa kryesore e demostruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italisë me anë të anijeve. Mbi 20.000 shqiptarë largohen me mjete ujore. Policia kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin drejt një jete më të mirë.
Emigrimi masiv i shqiptarëve 1990-1991
8 Dhjetor 1990 : Studentët e Universitetit të Tiranës formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksandër Meksi dhe Gramoz Pashko. Partia e re bazohet mbi idealet e “Demokracisë, Lirisë, Pluralizmit dhe Tregut të Lirë”.
11 Dhjetor 1990 : Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre. Alia nuk pranon t’i plotësojë ato.
12 Dhjetor 1990 : Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike. Me shumicë votash fiton Sali Berisha njëri nga doktorët më të njohur të vendit.
Dëshmorët e 2 Prillit 1991, Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka
Janar-Mars 199
5 Janar 1991 : Fillon botimi i gazetës “Rilindja Demokratike”, organ i Partisë Demokratike.
20 Shkurt 1991 : Demonstruesit pasi përleshen me policinë, rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha i cili sundoi vendin për 40 vjet nën diktaturën komuniste më të ashpër në botë së bashku me atë të Kamboxhias.
21 Shkurt 1991 : Situata për regjimin bëhet shumë kritike. Jep dorëheqjen kryeministri i vendit, Adil Çarçani. Në krye të qeverisë vjen Fatos Nano.
31 Mars 1991 : Mbahen zgjedhjet e para pluraliste. Kodi Zgjedhor dukshëm favorizon PPSH. Me shumë manipulime fiton PPSH. Në qytetet e mëdha fiton Partia Demokratike. PPSH fiton në zonat fshatare ku PD ende nuk ka mundur të arrijë. Vetë Ramiz Alia humbet në zonën ku në vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Por ai zgjidhet President i Republikës me votat pro të PPSH dhe ato kundër të PDSH.
Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës më 20 Shkurt 1991 ngjarjet Prill-Dhjetor 1991
2 Prill 1991 : Pas një demostrate paqësore vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demostruesit e egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës.
Prill 1991 : Zhvillohen greva dhe demostrata të fuqishme. Qeveria komuniste merr goditjen më të rëndë pikërisht nga punëtorët të cilët hyjnë masivisht në greva.
4 Qershor 1991 : Jep dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi.
10 Qershor 1991 : Në një Kongres historik PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) ndryshon emrin në PSSH (Partia Socialiste e Shqipërisë). Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë.
Qershor-Nëntor 1991 : Zhvillohen demostrata antikomuniste. Thirrjet e demostruesve janë “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!”, “Liri-Demokraci!”, “Enver-Hitler!”, “Poshtë komunizmi”! etj. Në çdo qytet rrëzohen bustet e Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit, simbole të diktaturës së egër komuniste. Kërkohet ndryshimi i emrave të institucioneve të ndryshme që kanë emrin e Enver Hoxhës, Leninit, Stalinit ose datën e krijmit të PKSH. Ushtria demostron forcën duke lëvizur tanket nëpër qytetet e vendit. Vazhdon emigrimi masiv. Mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore.
6 Dhjetor 1991 : Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD.
Janar-Mars 1992
Janar 1992 : Formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.
22 Mars 1992 : Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90 %. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës z. Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni Antikomunist triumfon.
KOMUNITETI SHQIPTAR NE PROVINCEN E ALBERTES I SHKRUAN MINISTRIT TE JASHTEM TE KOSOVES
Shenimi shoqerues: Po ju shkruaj ne emen te komunitetit shqiptar ne Edmonton, Provinca e Albertes, ne Kanada, per te kerkuar mirekuptimin dhe perkrahjen tuaj ne botimin e nje shkrese qe ne emer te komunitetit tone, Shoqates Shqiptaro-Kanadeze ne Edmonton, ia kemi dergu dje Ministrit Enver Hoxhaj, si dhe nje kopje Kryeministrit Hashim Thaqi, permes fax-it ne zyret e tyre. Bashke me kete email, e keni kopjen e shkreses origjinale si dhe teksin e saj ne Word. Shkresa ka te bej me kerkesen dhe perkrahjen tone qe si komunitet e kemi per Prof. Faton Bislimi dhe caktimin e tij si perfaqesues i Kosoves ne Kanada. Edhe nihere, shpresojme shume ne mirekputimin tuaj dhe ju falemnderojme perzemersisht ne emer te qindra bashkatedhetareve ketu ne Edmonton dhe ne gjithe Kanaden.
Shume ju faleminderit.
Dr. Abedin Halilaj
Kryetar / President
Shoqata Shqiptaro-Kanadeze ne Edmonton
Albanian-Canadian Society of Edmonton
LETRA/
PER: z. Enver Hoxhaj
Minister i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Prishtinë
CC: z. Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës, Prishtinë
NGA: Dr. Abedin Halilaj, Kryetar, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Edmonton, Alberta
RE: Përzgjedhja e Ambasadorit të Kosovës në Otavë, Kanada
Datë: 31 Mars 2014.
I nderuar z. Ministër:
Në emër të komunitetit shqiptar, respektivisht, qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Kanada, ne si përfaqësues të tyre, së pari ju shprehim respektin dhe përgëzimin tone për rolin Tuaj në udhëheqjen e suksesshme të MPJ-së si dhe veçanërisht për vendimin Tuaj të fundit për të hapur Ambasadën e Kosovës edhe në Kanada.
Kanadaja ka qenë dhe mbetet vend mik i Kosovës. Për ne, mbetet atdheu i dytë. Prandaj, ne e mirëpresim dhe e përkrahim fuqishëm vendimin Tuaj për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Otavë sepse për ne do të ofronte pranë shtetin tonë amë, gjerësa për Kosovën do të ofronte shumë më afër Kanadanë nga e cila shteti ynë mund të përfitojë shumë në të gjitha sferat.
Duke patur parasysh rendësinë e Kanadasë dhe marrëdhënieve të saj me Kosovën, si dhe duke patur parasysh edhe interesat e komunitetit tone në Kanada, ne besojmë se në vendin e përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës në Otavë (qoftë si Ambasador apo si i Ngarkuar me Punë, fillimisht) do të duhej të jetë një njeri i përkushtuar, i përgatitur, dhe i njohur me institucionet dhe punën e tyre në Kanada.
Në këtë kontekst, ne besojmë fuqishëm që z. Faton Bislimi është zgjedhja më ideale për këtë pozitë, sepse ai ka përgatitjen e duhur akademike dhe profesionale, ka njohuritë për punën dhe sistemin e institucioneve qeverisëse Kanadeze, si dhe përkushtimin e parezervë për t’i shërbyer vendit por edhe komunitetit tone këtu.
Si bashkatdhetar yni, z. Bislimi dallohet për të arriturat e tij dhe punën e tij të vlerësuar jo vetëm nga komuniteti ynë por edhe nga shteti Kanadez. Z. Bislimi tani është doktorant dhe studijues në marrëdhënie ndërkombëtare në një nga universitetet më të mira të Kanadasë, University of Alberta, dhe paraprakisht ka qenë ligjërues universiteti në dy universitete kanadeze në Halifax. Profesori Bislimi, siç edhe mund ta dini, njihet në botën shqiptare për punën e tij më shumë se dhjetëvjeçare tani edhe me lobin shqitparo-amerikan në SHBA dhe afërsinë e tij me shumë personalitete të politikës Amerikane e Kanadeze. Profesori Bislimi deri më tani, qoftë edhe joformalisht, ka shërbyer si një ‘ambasador’ yni i mirëfilltë, dhe ka realizuar, ndër të tjera, edhe disa projekte bashkëpunimi në fushën akademike në mes universiteteve në Kanada dhe studentëve në Kosovë.
Ne besojmë fuqishëm se misioni Juaj për diplomaci efektive të Kosovës përputhet me propozimin dhe përkrahjen tonë të parezervë për z. Faton Bislimi. Ne besojmë se vendimi Juaj në favor të së mirës së përgjithëshme të vendit tonë, si dhe në përgjigje të kërkesës dhe përkrahjes sonë në këtë rast, do të jetë i shpejtë. Ju e dini rolin që diaspora jonë ka luajtur dhe vazhdon të luajë për të mirën e Kosovës, andaj, ne presim që në përcaktimin Tuaj për pozitën e përfaqësuesit të Kosovës në Otavë do të zë vend meritor edhe kjo shkresë e jona.
Në fund, Ju urojmë suksese të vazhdueshme në çuarjen përpara të njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe urojmë që do të keni rastin të na vizitoni edhe neve në këto vise të largëta të Kanadasë.
Sinqerisht,
Dr. Abedin Halilaj
Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze
Edmonton, Alberta
Tel: +1-780-782-1577 Fax: +1-780-800-5756
RAMUSH HARADINAJ: MISION I PAMBARUAR
Nga Ramiz LUSHAJ/1.Në historinë e botës ka familje që kanë nxjerrë lider epokal, ushtarak epope, po askund nuk gjen një të tillë sui generis: dera, kulla Hilmi Haradinaj i ka dhanë kombit tre gjeneralë të luftës të veçantë të Kosovës. Dy prej tyre heronj të lirisë, gjeneral Luan Haradinaj (6 maj 1997), gjeneral-kolonel Shkëlzen Haradinaj (19 prill 1999). Si emrat e tyre edhe vet jeta, betejat e rënia heroike.
Tjetri vlla, gjeneral Ramush Haradinaj, një legjendë e gjallë. Përndryshe, edhe “Kalorës i Lirisë”, si e çmon denjësisht një titull nderi dhanë këto ditë pranvere nga UAKSH. Ishte komandant i ZO të Rrafshit të Dukagjinit. Kreu detyrën e nënkomandantit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Prej 29 prillit 2000 kalorës edhe i politikës: kryetar i partisë së re Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Prej 3 dhjetorit 2005, mbi tre muaj, edhe kryeministër i Kosovës.Ky burrështetas panshqiptar, pas triumfalizmit ekselencial në Hagë, i nderuar nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, po pegason në vizione e aksione të Rilindjes Kombëtare Moderne Shqiptare si një maratonamak kombëtar politik shqiptar i dy shekujve të fundit.
2.Deçani ka frymën e vet pellazgjike, si tokë etnike dardane në çdo kohë ka lind luftëtar e heronj yjetar në qiellin e historisë shqiptare të brezave.Kësaj ane, kah magjistralja e sotme Pejë-Gjakovë, legjendat flasin se trokoi heroi Gjergj Elez Alia me fustanellë e me kalin e bardhë të betejave. Në Grykën e Deçanit thonë se kanë luftue kreshnikët Muja e Halili të ramun nga pellget natyrore të Plavë-Gucisë shekuj ma herët se serbët e Nemanjasë të ngrinin mbi tokën e shqiptarit Hasi Kuçi e me projekt të protomjeshtrit katolik Vita i Kotorrit, mbi themele të kishës katolike të Gashit të Xërxës, manastirin ortodoks të Deçanit që sot UNMIK-ohet me 23 ha sipërfaqe kishtare. Hyu-t pellazgjik, Deçanit, edhe mbretër të Serbisë mesjetare si Stefan Uroshi III deshën me e marrë emrin për mbiemër përvetësor, pasi e ndjenin veten të vogël pa këtë madhështi dardane në brigje të Lumabardhit e lartësi alpine të Gjerovicës.
Heroi i Popullit Sulejman Vokshi, rrënjas nga visi i Vokshit të Deçanit, ka luftuar edhe në Preshevë e në Mitrovicë, si kundër sllavëve edhe otomanëve. Heroi i Popullit Isa Boletini (Maksutaj) i Mitrovicës ka djeplindje të tij Isniqin e Deçanit, po shkoi krah Ismail Qemalit në Vlorën e Flamurit të Pavarësisë, derisa vritet nga hjekësia e pushka malazeze në urën e Ribnicës në Podgoricë. Heroi i Popullit Asim Vokshi, i trungut vokshian, u vra për Spanjën në luftë internacionale. Luftëtari gjoks lufte Demë Ali Pozhari i Deçanit mori pjesë në beteja për mbrojtjen e Sanxhakut Shqiptar në Tregun e Ri dhe në Plavë-Guci po i përndjekur nga serbët u detyrua të emigrojë deri në Turqi.
Rrallëkush e din se kah fundmarsi 1998, pas Drenicës së Adem Jasharit, forca policore e (para)militare të Serbisë e mësynë përflakshëm e përgjakshëm kullën historike të Haradinjave në Gllogjan të Deçanit, ku hasën në një qëndresë luftarake krahinore. Gjatë luftimeve ballëpërballë plagoset randë gjeneral Ramush Haradinaj e, në ato kushte të vështira lufte në Rrafshin e Dukagjinit, shpëtoi mirësisht vetëm nga mjekime me ilaçe tradite, si pshere djathi, etj. Tevona, prapë, për herë të dytë, merr plagë nga plumba të ushtarëve rusë. Sllavët e stepave e të shkrepave e kanë në thep si luftëtar kombëtar. Ramush Haradinaj me plagë, pranga, hapa, vizione, pegason në luftë e paqe në historinë kombëtare e politike panshqiptare e më përnget si një Gjergj Elez Ali modern.
Në shek. XXI bota nuk ka askund tjetër si Ramush Haradinaj lider me plagë të luftës për liri e pavarësi që të jetë njëherash e kohëpaskohe: gjeneral lufte, lider i partisë parlamentare AAK, kryeministër përkohor i vendit të tij, të ketë shkuar në GjND në Hagë, të jetë me mision kariere politike të pambaruar, të hapur, për ardhmërinë e Kosovës, për bashkimin kombëtar.
3.Ramush Haradinaj në 8 vite emigrant kryesisht në Zvicër kontribuoi në (i)legalitet me sakrifica në përgaditjet për Luftën e Kosovës, të Maqedonisë e të Preshevës, sëbashku me Ali Ahmetin, Hashim Thaçin, e gjithata të tjerë të diasporës shqiptare.Ramush Haradinaj ishte nga ata strategë ushtarak që kur drejtonte e luftonte me UÇK-në në Rrafshin e Dukagjinit, në kohë “Betejën e Koshares”- në këtë “Termopile Shqiptare”, i kontribuoi thyerjes më 9 prill 1999, pas një gjysëm shekulli, të kufinit shqiptaro-shqiptar në mes Shqipërisë e Kosovës.Ramush Haradinaj me 8 vite qëndrestari e apologji në GjN në Hagë, pas dy burgosjeve e gjyqeve të gjata, me lirinë e pafajësinë e tij, u kthye në një tjetër fakt/or (ndër)kombëtar të çertifikimit të luftës të UÇK-së në Kosovë.Ramush Haradinaj ka plot një çerek shekulli veprimtari kombëtare politike kontributore meritore në Zvicër e Hagë, në Deçan e Prishtinë, në çdo vis të Kosovës, si edhe në gjithato vise të trojeve etnike shqiptare në Ballkan, në disa diaspora shqiptare në botë, saqë është kthye, si e portretizon saktë edhe ish-deputeti e presidenti i UAKSH, Azgan Haklaj, në një “De Gol Shqiptar”.
4. Ramush Haradinaj, tri herë gjeneral: në luftë, në Hagë, në politikë; është një politikan i formatit të madh (ndër)kombëtar.Kur ishte kryeministër me mandat të papërfunduar, kur shkoi në Hagë herën e parë dhe herën e dytë, kur u kthye në Kosovë, ka marrë gjithato vlerësime ndërkombëtare si nga ish ministra të jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madlen Ollbrajt, i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Robin Kuk etj. Disa herë edhe ish senatori e tani Zëvendës President i ShBA, Joe Biden ka mbajt qëndrime të drejta për mirë ndaj Ramush Haradinaj, edhe kur u thirr në Hagë qyshse herën e parë, edhe kur u lirua i pafajshëm në bankën e nga dyert e saj.Një grup kryengritësish revolucionarë i “Aleanca Forca Demokratike” në Uganda e ka lyp “gjeneralin e politikës” Ramush Haradinaj në shkurt 2009 që të jetë ndërmjetës në bisedime ndërmjet tyre e Qeverisë Ugandase në Kampala. Gjithato qytete në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, etj. e kanë shpallë “Qytetar Nderi” të tyre si Kruja e Skënderbeut, Vlora e Ismail Qemalit, Tropoja e Sali Berishës, etj.
Ramush Haradinaj në qënien e tij, në vetëdijen e udhën e tij, ka një lumë “Lumabardh” e një mal “Gjerovicë”. Askush nuk mund ta ndalin të jetë një “lumabardh” i kohës, ashtu sikurse e vështirë ta pengojnë të bahet një “gjerovicë” apo një nga “gjerovicat” e Kosovës e të Kombit Shqiptar.
5.Ramush Haradinaj, i deçanas, kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe qytetar i lagjes “Arbëria” në Prishtinë, është nga ato personalitete kombëtare, nga ta burrështetas shqiptar, që qëndron vargni e lartësi tek germa “A” e Lirisë e Pavarësisë, zhvillimit e progresit të Kosovës së sotme.Lideri historik e biblik Ramush Haradinaj ka një mision të pambaruar: Vetëm 96 ditë ndejti kryeministër i Kosovës. Nuk e plotësoi as 100-ditëshin e parë të qeverisjes, “100 ditëshin Ruzveltian” të përcaktuar sipas presidentit amerikan Franklin D. Ruzvletit (Ruzvelti i LDB). Nuk ia mbrrini me e ba bilancin e mirë të punëve të tij si kryeministër. Nuk pati kohë e mundësi të na e baj publike ai vetë, sepse shkoi vullnetarisht në Hagë, në një mision tjetër për Kosovën e Kombin.
Ramush Haradinaj është një nga emblemat kombëtare, politike, ushtarake e shoqërore të Kosovës që në rrugëtimin e tij bashkëkohor burimon energji e vitalitet, prodhon ide, udhëheq veprime, ka plot vizione për të shkrue Alfabetin e tij politik deri tek germa “Zh”.
Ramush Haradinaj i pandalur nga plumbat e luftës me Sllavët e Jugut, i papenguar nga prangat e GJN në Hagë, ka asish e kësish që duan ta rrethatojnë tek germa “Z” në pamundësi reale e imagjinare për ta ndalë krejt, qoftë edhe në hapin e parafundit, para finales politike horizont hapur.
Kjo simbolika politike “Z” në historinë moderne shqiptare është “Zona Asnjanëse e Junikut”, e krijuar juridikisht me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Paris në nëntor 1921 si zonë ndarëse mes Shqipërisë Londineze e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene (MSKS). Kjo “Z.A.J” (që përfshinte 18 fshatra të Junikut, Deçanit, etj. në mes të cilëve edhe Gllogjani i Ramush Haradinajt). Kjo qëndroi si e tillë nën mbikqyrjen e Këshillit të Lidhjes së Kombeve deri në caktimin përfundimtar të kufirit në mes këtyre dy shteteve nga delegatë komisionierë të Anglisë, Francës, Italisë e Japonisë. Zona Asnjanëse e Junikut” ishte vis e vatër e mbi 2.000 atdhetarëve shqiptarë me prijës Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Azem Galicën e të tjerë që kërkonin bashkimin kombëtar shqiptar, por në janar 1923, edhe nga diplomacia e Fuqive të Mëdha pushoi së ekzistuari e u aneksua nga Serbia.
A thue kësisoj, këso forme, po iu lypset Prishtinës zyrtare a ndokujt tjetër me e kantonue në një oaz politik në “Zonën Junik-Deçan” edhe gjeneralin e luftës e të paqes, të kombit e politikës, Ramush Haradinaj?! Iu duket kundërshtarëve se ia mbrrinë kësaj “fitoreje” ndaj tij në zgjedhjet lokale 2013 në Kosovë, ku u “rrudh” në vetëm dy komuna: Deçan e Junik, e me vende për këshilltarë të AAK në disa komuna të tjera. Mirëpo kjo i avitet “Fitores së Pirros”.
Ramush Haradinaj i ka thye disa herë kufijtë: e “theu” kufinin e Serbisë e shkoi në Zvicër (1990); e theu kufinin mes Shqipërisë e Kosovës në Koshare (9 prill 1999); e “theu” kufinin prangor të Hagës me pafajësinë e tij, e theu kufinin…me Preshevën, me Maqedoninë edhe përtej Marrëveshjes së Ohrit. Po e “thyen” kufirin me Malin e Zi në mënyrë institucionale shtetërore me hapjen e rrugës së munguar Deçan-Plavë. Në zgjedhjet e sivjetme Parlamentare në Kosovë Ramush Haradinaj me partinë e tij, me aleancat e tij, ka me e thye këtë kufi politik “Z” të përkohshëm të “Lokaleve, 2013”, si dikur në marsin 1998 të Gllogjanit, në pranverën 1999 të Deçanit, në dimrin e 3 dhjetorit 2005 të Prishtinës, në nëntorin 2012 të Hagës, e ka me mbrri deri tek germa Zh”…
“Lumabardhi” Ramush Haradinaj, apostull biblik i Kosovës e Kombit qyshse në Zvicër, Ante në rritje me plagët e luftës në trup, kreshniku “Gjergj Elez Alia” i kohës moderne, “Prometheu” i Hagës, “De Goli Shqiptar”, gjenerali i luftës e i paqes, i ka vargit “Gjerovicat” e veta. E pret Kosova në piedestale të reja, sepse ky njeri epope e epokal, i lartësive e vazhdimësive, tashma është kthye në Simbol, është Institucion më vete, ka emrin e mbiemrin e tij: “Ramush Haradinaj i Deçanit, i Kosovës, i Kombit”.
Bylykbashi: Farsi i radhës i qeverisë për konsensus në komisione
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një prononcim sot për mediat pas largimit nga komisioni i ligjeve, akuzoi qeverinë Rama, se po bëjnë ndryshime ligjore pa konsensues për të mbushur administratën me militantë partiak, ashtu siç edhe ka bërë deri më sot.
Ai pohoi se “në aspektin e substancës, me sa duket, maxharonca e ka mbledhur mendjen dhe nuk iu intereson asnjë lloj debati në komision dhe nuk është gjë tjetër vetëm një fars i radhës”. Unë besoj se sot është prova e fundit e me siguri do të vazhdojnë në shkeljen e rregullores dhe ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë”.
Gjithashtu, Bylykbashi përmendi dhe ligjin për nënpunësin civil, duke thënë se “edhe kjo është një thyerje e procedurës, nuk mund të diskutohet në seancë plenare që është caktuar të enjten, pa diskutuar në komisionin e ligjeve.Kjo është një shkelje tjetër që Edi Rama, kërkon ta fsheh në mirëbesim në pritje të konsensuesit”.
Reagimi i deputetit të PD-së, Bylykbashi erdhi pas mungesë të gjetjes së një kompromisi në komisionin e ligjeve
- « Previous Page
- 1
- …
- 682
- 683
- 684
- 685
- 686
- …
- 882
- Next Page »