NGA GËZIM LLOJDIA/ 1./9 prill 2014 ,Huffpost travel sjell 15 destinacionet e pazbuluara europiane. Kur është fjala për destinacionet shumë të mira evropiane, më i madh nuk do të thotë gjithmonë më e mira. Ndërsa udhëtarët zakonisht shkojnë në drejtim të qyteteve të mëdha si në: Londër dhe Paris, disa nga sekretet më të dobishme dhe më të mirë-mbajtur të rajonit janë të vendosur si alternativë e mirë jashtë tyre. Nga një qytet të vogël shkëmb shqiptar me pamjet mahnitëse malore, në një fshat malor zviceran i njohur për birrë e saj dhe djathëin, kjo është edhe vlerë në përpjekje shtesë për të marrë një nga 15 zgjedh tona për destinacionet më të mira evropiane të pazbuluara.Strehim ndër kodrina kodra e gjelbër vetëm në jug të qytetit të Himarës është Porto Palermo. Ky fshat shqiptar mban një profil , por përmban një kështjellë të shekullit të 18-të që mbikëqyr një gji detar. Vizitorët mund të eksplorojnë bazë e saj të mirë-ruajtur, dhe të marrë në peizazh piktoresk të vijës bregdetare.
2. Nga objektet arkeologjike sipas informatave të fillim vitit ‘ 91 në brigjet shqiptare të detit Jon, nga Kepi i Gjuhëzës gjer në Kapoqefal të Sarandës, janë zbuluar 20 fortifikime pre-historike. Qarku Vlore është i përberë prej rretheve:Vlore, Sarande, Delvine. Shtrihet ne pjesën jugperëndimore të vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qendër e Qarkut është qyteti i Vlores, e cila është qendër tregtare, industriale dhe e ndërlidhjeve te shumta.Himara .Ne krahinën e Himarë bëjnë pjese qyteti i Himares se bashku me fshatrat Palas, Gjilek, Dhermi, Iliaz, Vuno, Qeparo, Kudhes, Piluri. Krahina e Himares shtrihet përgjatë bregdetit te detit Jon, duke filluar nga veriu ne Llogora e deri ne lumen e Borshit ne Jug. Nga veri- lindja, lindja dhe jug-lindja rrethohet nga vargmali i Akroceraunit me majën me te larte atë te Çikës me lartësi 2045m mbi nivelin e detit. Ne krahinën e Himarës rrjedhin përrenjtë e Ksarrollakos, të Polopotamo, të Gjipes,të Vishes dhe të Qeparoit, të cilët në periudha shume të nxehta te vitit mund dhe te shterojnë. Gjiret kryesore ne det janë ato te Spilese dhe te Panormit (Porto-Palermos). Pasuritë kulturore, historike dhe artistike prezentë. Në territorin e Bashkise Himarë objektet kryesore te cilat përbejnë pasuri kulturore, historike dhe artistike janë Ne Panormi: Kalaja e Porto-Palermos dhe Kisha e Vasilikes (gruas se Ali Pashes). Kjo kala thërritet ndryshe edhe Kalaja Pashe Tepelenës, ndodhet ne afërsi te Himarë, ne gjirin me te njëjtin emër. Kjo kala u projektua nga një inxhinier francezne formën e një pesekendeshi. Porta e hyrjes ndodhet nga ana e lindjes. Muret janë te trashe 1.6m. Në shënimet e tij konsulli francez Pukevil shënon se me 1806 ali Pashe Tepelena, i rezervoi atij një pritje ne kalanë e Kastrise, Himarë. Sipas studiuesve te quajtur te bregdetit Janko Palit, ne ballin e portës te kësaj kalaje jene te gdhendura me germa greke ne stilin bizantin.
3.-Në ballin e portikut të kështjellës së Ali Pashait,në Porto Palermo,në jug të gdhendura gjenden në një stil,ndoshta në atë bizantin, vargjet nga mënyra e të kënduarit duken që janë të bejtexhinjve të oborrit:”Ktheni ploret o detarë…afrohuni pa frikë,inati i erës dhe dallgët janë frikë…Ky është varianti i parë që unë gjeta dhe ne fund do tju paraqese variantin e dyte te mesuesit Janko Pali nga Qeparoi.Çfarë do të kuptojë ky rapsod oborri i Ali Pashait me fjalët,ktheni ploret o detarë…,Flitet për anijet detare, që të ankorohen aty buzë vendit ku prehej pashai. Një ditë do të kthehem tek ju i ka thënë edhe Pukevil ,i cili ka shkruar për këtë takim dhe ka përmendur vitin 1806,kohë këtë cilin Ali Pasha e mirëpriti në kalanë pesë këndesh e projektuar nga një inxhinier bashkëkombës i Pukevilit, po francez. Afrohuni pa frikë besoj shqyrton,aty për ku je nisur,po të them në gjuhën vendase ”Mirëardhësh ! Në një sterre,dallgët të krijojnë ndenjën e madhe të frikës,zhurma e tyre,shkrumbëzimi,përplasjet,lartësia e tyre e matur në disa ballë,dhe kësisoj inati i erës,nuk mund të përballohen përveçse tu thuash hapu ,janë goditje që ndryshojnë format e shkëmbinjve .Ktheni ploret o detar… në qiellin e kthjelltë nëpër natë,nuk ka ndonjë formulë të fshehtë mikpritje,për të kthyer anijet në gjirin e kështjellës ku qëndronte pashai plak i menduar,që ishte e rebeluar me perandorin.
Frynë jug erë e fortë, që ndihet më tepër në jug ,por sidomos në këtë pjesë jugore. Kalaja është në vendin më të bukur,një ishull deti e rrethon më tre pjesët me ujë,ndërsa përkarshi është rruga që mbrinj deri atje. Duken muret e kalasë, frëngjitë e vogla të mbuluara me rrasa guri. Murre,portik, frëngji .Kalaja është mirëmbajtur mirë. Brenda ka dhoma,puset e ujit. Dhoma të errtë si biruca. Koridorre dhe mjedise të tjera. Punuar me gurë. Një ndër specialistët e monumenteve të kulturës në rrethin e Vlorë, N .B shprehet se ka një ide interesante. Duke parë se në ishullin e Janinës, kanë krijuar një muze për Ali Pashën,përse ndoshta në të ardhmen mund të projektohet dhe të ndërtohet një muze për Ali Pashën. Aty mund të përmblidhen të gjitha të dhënat si dhe dokumentet,reliktet dhe foto për sundimtarin Ali Pasha. Duhet thënë se pas Skënderbeut,është Ali Pasha ,sundimtari që sundoi jugun e vendit duke e taposur pushtimin osman. Duke bashkëvepruar më bektashinjtë për një aleancë të vetme të dy palët kishin një kundërshtar,shteti i Ali Pashës është i njohur duke ekzistuar ,ku Ali ishte sundimtari një lloj kryeministri shqiptar .Dhe është e kuptueshme koha e tij,por është pak e njohur si kohë e qëndrimit te ekzistencës së shtetit shqiptar karshi osmanllinjëve . Në muzeun e Ali Pashës mund të vendosen dokumente origjinale që gjenden në shtetin turk,por edhe në ishullorin e Janinës .A duhet menduar sa për fillim duhet thënë se është një ide e mirë për ti hapur udhë realizimit të më vonshëm. Kjo edhe nga fakti sepse sivjet kalaja në Porto Palermo pati vizitorë të shumë,turistë tëhuaj që interesoheshin për Ali Pashën dhe kalanë e tij,kohën e sundimit,rreth dy shekuj më parë. Kalaja e Ali Pashës mbart një tregim të moçëm. Ali Pashai e ndërtoi këtë kala për gruan e tij Vasiliqinë. Thuhet se thesari i saj është zhytur në katakombet e saj dhe pas mërgimit të pashit dhe gruas së tij ,thesari nuk u gjet,duke treguar se legjenda ishte më tepër një sajim popullor.
Kështjella -Kështjella në jug, e Ali Pashës mësuar me gjuhën e fjalëve të patregueshme,ku të shfaqet Vasiliqia ,që e parandien ardhjen e orëve te territ,në dyert e saj nga shenjat pluskuese i solli koha. Ti hënëz e plotë,në flokë!O pishës e ndezur në muzg!Sa shikime janë ngurosur përmbi ty:” C’pret moj e gjorë,Aliu s’është më i gjallë…
Kjo kala me shkruante një ish i burgosur aty ka shërbyer si burg, Ata shkruan aty vite te rinise.Thuhet se në Himarë kalonte trakti i Egnatias jugore, që përshkonte Aulonën, Llogora, Himarë, Finiq. Himara e ka plazhin në Spile më të mirin. Ajo,që mund të tërheq kureshtar është shpella e Odisesë në Spile. Si i shpëtoi Ciklopit varur në leshin e deleve. Në Porto Palermo,kështjella e Ali Pashait ka formë pesëkëndëshe. Muret janë të trashë 1.6 m .Në ballinë gjenden vargje poetësh,gdhendur me stilin bizantin. Ndërtuar poetika e tyre me kaq ëmbëlsi me detin:Mbishkrimi i dyte na e ka dërguar nga USA Pertaq Pali ibiri i Janko Palit.
Mbishkrim ne deren e forteses se Palermos te ngritur me 1806 nga ALI PASHA, Vezir i Janines.
Stripste tis pllores afova thallasopori kseni
S’tin thallasa tu Panormu, thimos vjeni !
Q’eme pu tora vlepete s’ton urano san astro
Ime tis niqis tropeo astrapovollo Kastro !
Nifadhes Himarjotises m’ektisane me zillo
Afillo pros tus afillus qe pros tus fillus fillo !
M’ezilepse o Faethondas m’ihe nakari o Pirros
ALIS o protos me krati Tepelenjotis iros !
Afendis plireksusios s’tis Ipiros ta meri
Qe stratighoa Asirios me ta spathi s’to heri !
Pende mirjadhes stratevma Krata s’ton orismo tu
Afovos penda q’atromos anandja s’ton enthrotu !
S’ta Janin’ ahapavete t’atromito londari
Tis Athinas to jenima q’anathrema tu Ari !
Ngritur ne kopje ne vend me 1932 nga Arsimtar Janko Pali
Ktheni plloret o detare,hyni ne liman rehat
Këtu ne Panormen deti s’trembet erës me inat
Edhe mua qe shikoni lart ne qiell qe çaj rete
Jam e fitores trofe fortes’ qe shkrep rrufete !
Nuset e Himarjoteve me ngritën me kujdes
Armike për armiqtë, për miq mike me bese !
Me pati zili Fatheondi dhe Pirro me pat nakar
I Tepelenës me sundoi heroi Aliu i par
I plotfuqishem është sot ne ç’mban Epiri vende
Dhe gjeneral Asirian me shpat’ e me mende !
Pese dekada mijëra ka n’urdher ushtare
Pa frike e pa u tutur u ben armiqve balle
Tani Janine prehet luani pa frike
Nga Athinaja lindur , qe Marsi vete ka rrite !
Përkthyer dhe përshtatur ne shqip nga arsimtar Janko Pali ne vitin 1932 (shkruar me makine shkrimi mare nga origjinali i vitit 1932 dhe ne dy ½ flete, formati ) .Qeparo me 29. XI. 1979
*Mr.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve