“MOS I BESO LOTIT”- CIKEL POETIK NGA GLADIOLA BUSULLA/ DURRES/
Në zemër
A e di
Kujt i përket jeta?
A e di
Kujt i falen qiejtë?!
A e di
Ku përqafohen zotat?!
Në zemër.
Atëherë,
mos i beso
lotit.
As dhembjes, jo!
Parajsa ndodhet
në zemër.
Pa gënjeshtra
Gënjeshtra hesht.
Njeriu pwr njeriun wshtw mik.
Një vjeshtë pa shira
po vjen.
Pres,
një dimër të butë.
Vdesin mëritë.
Zhbëhen intrigat.
Djallin,
më s’e kam frikë.
Pa ty
Nuk do të copëtoj qiellin.
Nuk do të mallkoj jetën.
Nuk do të tund dheun.
Pa zhurmë,
u largove nga unë.
Heshturazi,
do të vdes…
pa ty.
EROS 1
Dritë e amshuar
mbi dallgëzime !
Deti më thotë:
“Prit hapat e tij”.
Sënduku i jetës
shkund pluhur vetmie.
Ora e zemrës
troket dashuri.
EROS II
Muskuj të stërlodhur,
spektatorë të natës !
Turbullirë e ethshme
spërkatur me zjarr.
Frymëmarrje e thellë,
gjer në qiell, e ngritur.
Përmbi tokë ngadalë,
Sërishmi, e zbritur.
Luan lumturia
me flatrat e shpirtit.
Pasion’i gjunjëzuar
para dashurisë.
THANATOS I
Do ta shoh
nesër hënën ?!
Po yjet
që natën vezullojnë?!
Do të
dëgjoj
krakëllima zogjsh?!
Cast i vrullshëm
dhe i trishtë!
Pegasus
fluturues
mbi petale trëndafilash.
Të ëmblat
ëndërrime
prehen
kaltërsisht.
THANATOS II
S’ dua ta mendoj
të padukshmen…
Në ekziston
apo jo ?!
Vetë heshtja e qiellit
më flet për të.
Dhe gjumi i përjetshëm
në shtratin e tokës.
Agim e muzg
bëhen një.
As Lutja, përgjërimi,
Hadin s’e ndal.
Jetëshuarit, veç qiparisi
prehjen
ia fal.
Mikut
Një mik kur shkon,
trishtim lë pas.
E mijëra kujtime
që s’dua të humbas.
Shoqëri e hershme.
Gjerdan’ i cunguar.
Malli s’ka fjalë,
por sy të pikëlluar.
Bebëzat
E trishtë,
qetësi e natës.
E gënjeshtërt,
paqja
mbi tokë.
Shpresa të vagëlluara!
Bebëzat e syrit
gjysmëhije të ngrysura.
Loti
Sa shumë e desha
lotin tënd !
Mbi buzët e mia
vdiq.
Loti yt,
aq i shtrenjtë.
Lot i dashurisë.
Micstura mortalis
Nën shpresa të braktisura,
përpëliten retë.
Luzma insektesh
Boshësisht kapluar.
Smog hipokrizish,
dhunë e padukshme.
Apokalips klishesh,
në grahma e rënkime.
Micstura mortalis!
Përtej horizontit,
fajkoi rebel,
s’e ndal
fluturimin.
Shën. i autorit:micstura mortalis – përzierje vdekjeprurëse
Lumi i jetës
Lumin e jetës sodis.
Mahnitje dhe frikë!
Dallgët kur s’dua
t’i ndal.
Më shohin
si mik.
Fajtor pa faj.
I marrë pa marri.
Çdo ditë e më shumë,
unë ndihem
fëmijë.
Manjolë në vargje të kapërthyera
Këmban’ e zemrës
së rëni s’pushon.
Kujtimi yt
Manjolë e rinisë sime .
Përqafuar në mua
mbretëreshë e yjeve.
Shpirtin tim
merre me vete.
Ndieje përshkënditjen.
Të nesërmen
të rilindim …
të dashurohemi
sërish.
….
Yjet numëro me mua.
Mjafton një shkëndijë drite.
Dhe ne
me ajrin puthemi
që nata
të mos kundërmojë
trishtim.
Veç, të të dua
të të dua
të të dua.
Në mugëtirë e mugëllimë,
në përflakje e terrinë.
…
Zemër e brishtë
mbushulluar
me krenari.
A thua
trandet ngadalë,
në kumtin pa fjalë?!
As moshë, as ngjyrë
në lutjet
që ngrihen
mes tokës dhe qiellit.
Ligjërimi i mëkatit
në përqafime rebele.
Përkohësisht dhurohen
në mbretërinë e Amave.
Puthja e muzës
Kur heshtin rënkimet.
dhe shpresa rikthehet në qiell,
Kur simfonia e yjeve
mbështjell universin.
Kur pema e manjolës
shndrit natën pa ngjyra.
Kur puthja e muzës
të prek.
Atëherë do të lindë
Poezia.
Kaddish
Djepi i qiellit
është bosh.
Toka e zezë
si vejushë.
11 muaj
rëndojnë,
njeriun pa dashuri.
Kaddish.
O Zot !
C’kohë e trishtë!
Ofshamë…
Kaddish.
Shenjteruar
Emri yt.
Meshire,
Besim,
Virtyt.
gj kastriti skenderbeu shqipni says
Gladiola Busulla me te Drejte Ka fituar Cmimin e paska hake me te gjitha ziti e bekofte dhe e Ndimofte gjithemone.Adhahu kjofte kyte supere Artiste te Madhe. Respektet me te pakufishme pere kyte zonje keto fjale te dhimeshme dhe shume prekese trondisin vertet njerzit qe jane vertet njerz me zemra shipta Njetiu ju Faleminderit