• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gazetarit nuk i lejohet te shtrembërojë realitetin

August 28, 2014 by dgreca

“Jam miku i Platonit, por ca më tepër mik i së vërtetës”-Sokrati/
Nga PjetërJaku/
Me datën 23 Gusht 2014, në “The Imperial House” promovohet ACTV, i cili kalon në pronësi të biznesmenit Ndue Ftoni. Më pare kjo vale televizive me një orë program në ditë ishte në pronësi të Armando Shtizes.
Moderatori i këtij takimi, Zef Përgega mbajti fjalen mbi historikun e mediave në Komunitetin Shqiptar të Detroitit.
Nuk i falet gazetarit Pergega të mos di se:
Me Gjon Lulgjurajn dhe Radion “ Zani i Komunitetit Shqiptar në Detroit”, para Kujtim Qafes e Julian Çefës kanë punuar Gjergj Dedivanaj e Nikollë Pashku.
Në shtëpinë e piktorit Ndue Gjelaj, Mark Prelë Gjokaj dhe Rrok Kalaj ( së bashku me Nduen) botuan Revisten “Arbri”, të parën revistë shqiptare ne Michigan.
Në Michigan, për më shumë se dy vjet transmetoi rubrika shumë interesnate dhe cilësore, sidomos konkursin historik, TV “ A-2” me pronar Agustin Shqalsin dhe kryeredaktor të talentuarin Bardhyl Ukcamaj.
Gazeta “Tema Shqiptare” me pronar Adritaik Shekon u publikua po këtu.
Gazeta e njohur Illyria e pati botuesin Ekrem Bardha nga komuniteti ynë dhe në mesin tonë.
Gazeta më e vjetër shqiptare “ Dielli” për dy vjet u botua në Detroit.
Është e pamundur kur flet për mediat të lësh pa përmendur klerikun dhe dashamirësin e letërsisë e historisë shqiptare, Imam Vehbi Ismailin, i cili ribotoi në kushte shumë të vështira, duke i radhitur libra të tërë me makinë shkrimi, vepra nga më të njohurat të Letërsisë Shqipe, që regjimi hoxhian i kishte ndaluar.
Zef Paloken, gazetarin e njohur të Televizionit Shqiptar, i cili ndihmoi në hapjen e televizionit te pare në komunitetin tonë, me parametrat cilësor të kohës, duke realizuar, falë punës së tij “ Miss Shqiptaren në Michigan”, për të vetmen here deri më sot, s’ke si e harron!
Patjetër që ka dhe emra, të cilët duhen nderuar e për të cilët duhet shkruar.
Harresa është tjetër gjë me mospërmendjen e qëllimshme. E rëndësishme është e vërteta! Gazetaria nuk shkruhet me inate. Ngjarjet nuk deformohen, pse ato i priu dikush qe nuk te pëlqen ty. A-ja e gazetarit është e vërteta. Në shumë raste ndodh që historianët t’i referohet një kronike, e si do të shkruhet historia kur kronikat janë të pavërteta? A nuk u mbush historia jonë me të pavërteta, që sot e kësaj dite po na kushtojnë rëndë?!
Kronikanët pushtues dhe vendas i shkruan kronikat, ashtu siç i donin eprorët e tyre, ndaj dhe Shqipëria mbeti e copëtuar kështu siç është. Shumë data i fiksuam gabim, duke i kthyer deri në festa kombëtare, siç është, fjala vjen, dita e mësuesit. Thua se shkolla e pare shqipe të jetë vetëm pak më shumë se 100 vjet më parë, kur shekuj më parë Durrësi kishte universitet!
Gazetari Përgega “ harron” të përmend Revistën “ Kuvendi” të printuar me më shumë se 150 faqe në muaj, në të cilën ishte editor, “funksion” që e shënoi dukshëm në ndonjë kopertinë libri të tij, ose kur i nevojitej.
Kjo nuk përbën asnjë rëndësi për Revisten Kuvendi, u tha apo s’u tha nga Zef Përgega në një takim si ky.
Gazetarët kanë sakrifikuar jetën për të vërtetën, e jo të mos e shkruajn saktësisht një periudhë të caktuar të një komuniteti, në të cilin kanë jetuar.
E, kur “harron veten”, s’ke se si të mos harrosh të tjerët!
Revista Kuvendi u publikua e printuar rregullisht per 12 vjet pa ndërprerje. Në gushtin e vitit 2012 u ndalua sa për të marrë frymë për një nisje të re, por nuk u deklarua e mbyllur asnjëherë, pasi këtë vjeshtë do të rinis prapë me një drejtim tjetër publikimi i saj, për here në vazhdim të atij Kuvendi, me të cilin për më shumë se një dekadë u përcollen aktivitete, jo veç të komunitetit shqiptar në Amerikë, por edhe disa here ngjarjet dhe historinë, kulturen dhe arritjet e shqiptarëve kudo që ishin dhe janë.
Para se të merrte përsipër raportin e mediave, duhet t’i ishte drejtuar , së paku librit arshivë: “Shqiptarët në Detroit”, ose botimeve të tjera të Shoqërisë Botuese “ Kuvendi”, të cilat edhe jashtë deshirës së tij ekzistojnë. “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, – thotë populli.
Ky shënim është vetëm një kujtesë miqësore, jo vetëm për rastin konkret, por të gjitha mediat dhe gazetarët që punojnë për to, të mos harrojnë në punën e tyre të thonë vetëm të vërtetën, ashtu siç ndodh. Në një kronikë gazetari s’ka pse të bëj komente nga vetja.
Me këtë rast, i urojmë pronarit të ri të Televizionit të Komunitetit Shqiptar të Detroitit ( ACTV ), Ndue Ftoni suksese dhe kurajo në pasqyrimin e saktë dhe në kohë të jetës së këtij komuniteti vital.

Filed Under: Featured Tagged With: gazetari, Pjeter Jaku, realiteti, shtremberim, Zef Pergega

LISTA NR 9- NJIHUNI ME KONTRIBUTIN E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS PËR SHPËTIMIN E SHQIPËRISË

August 15, 2014 by dgreca

NE LISTEN E SOTSHME DO TE LEXONI: -KONTRIBUES NGA NEW BEDFORD, MASS. SPRINGFIELD, MASS. MARLBORO, MASS. PHILADELPHIA, PA. DETROIT, MICH. EAST PITTSBURGH, PA. DETROIT, MICH. EAST PITTSBURGH, PA./
(Vijon nga Dielli online, 30 korrik, 31 korrik, 3, 5-6, 9 ,11, 13 gusht 2014)- Ja kontribuesit e dates 3 qershor 1917 (Fushata vijoi edhe ne vitin 1918).
Do te vijojme te publikojme edhe listat e tjera, jo me shume per shumat e dites se pare te fushates se sa per evidentimin e vatraneve te asaj kohe. – See more at: https://gazetadielli.com/lista-nr-8-njihuni-me-kontributin-e-shqiptareve-te-amerikes-per-shpetimin-e-shqiperise/#sthash.cYsZCezA.dpuf
NEW BEDFORD, MASS.
Nedim Nivica $ 10
Vejsel B. Nivica $ 10
Asllan Nivica $ 10
Muço N. Nivica $ 10
Hasim D. Nivica $ 10
Çelo Rapo Nivica $ 10
Shahzavan Pashun Nivica $ 10
Mehmet Hazbi Nivica $ 10
Xhule Pashun Nivica $ 10
Shaqo Iljaz Nivica $ 5
Nazif Demir Nivica $ 5
Ago Resul Nivica $ 5
Duro Hasim Nivica $ 5
Djelil Jakup Nivica $ 5
Bello Birbil Nivica $ 5
Zenel Dervish Nivica $ 5
Zulo Mustafa Nivica $ 5
Tare Rustem Nivica $ 5
Adem Sheh Nivica $ 3
Sefer Meso $ 1
Kalo Seidi Nivica $ 3
Çerçiz Rustem Nivica $ 3
Xhelo Hamit Nivica $ 2
Tare Mamas Nivica $ 2
Tahir Jakup Nivica $ 2
Xhelo Kasëm Nivica $ 2
Hasan Beqir Nivica $ 2
Avni Hajrullah Nivica $ 2
Rait Neim Nivica $ 2
Haki Birbil Nivica $ 2
Nazim Veliko Nivica $ 2
Asllan Iljaz Nivica $ 2
Shahzuvan Xhelil Nivica $ 2
Mato Nazip Nivica $ 2
Atif Razip Nivica $ 2
Reiz Nazip Nivica $ 2
Mero Sulejman Nivica $ 1
Tare Hasan Nivica $ 1
Zeman Mero Nivica $ 1
Shuko Sulo Nivica $ 1
Jaçe Asllan Mexhgorani $ 10
Aziz Hisen Mexhgorani $ 10
Tahir Xhafer Mexhgorani $ 10
Hamit Veis Mexhgorani $ 6
Isuf Fejzo Mexhgorani $ 15
Emin Fejzo Mexhgorani $ 5
Hysni Jahja Mexhgorani $ 5
Maliq Zenel Mexhgorani $ 5
Sadik Ismail Mexhgorani $ 5
Sadik Shaban Mexhgorani $ 5
Ramadan Qerim Mexhgorani $ 5
Rakip Maksut Mexhgorani $ 2
Avni Banush Mexhgorani $ 2
Gani Myrteza Mexhgorani $ 2
Sadik Bajram Mexhgorani $ 2
Ali Skëndo Mexhgorani $ 2
Telha Husen Mexhgorani $ 2
Saliko Muhamet Mexhgorani $ 2
Haxhi Selim Mexhgorani $ 2
Muharem Nexhip Mexhgorani $ 2
Rexhep Hajdar Mexhgorani $ 1
Halil Zeman Mexhgorani $ 1
Sadik Elmas Vrepcka $ 5
Eshref Sheh Bënça $ 10
Seit Qemal Bënça $ 10
Muharem Çelo Bënça $ 10
Hasim Veli Bënça $ 5
Qerim Hamit Bënça $ 2
Tare Xhemali Bënça $ 1
Muslim Abidin Bënça $ 1
Murat Kajtaz Bënça $ 1
Sherif Rakip Bënça $ 1
Resul Seit Bënça $ 1
Hisen Musa Bënça $ 1
Sali Veli Bënça $ 1
Ymer Bako Bënça $ 10
Turan Kurti Gjinokastra $ 15
Serjan Koçi Gjinokastra $ 10
Xhevat Harxhi Gjinokastra $ 15
Myrteza Naip Gjinokastra $ 10
Ahmet Beqir Gjinokastra $ 10
Hysen Kurti Gjinokastra $ 10
Ismet Seit Gjinokastra $ 10
Rezmi Sheh Gjinokastra $ 10
Musa Hajro Gjinokastra $ 15
Kosta Guda Gjinokastra $ 10
Budin Zazan Gjinokastra $ 10
Sinan Zazan Gjinokastra $ 10
Abidin Shupo Gjinokastra $ 10
Ismail Musa Gjinokastra $ 10
Elmas Çani Gjinokastra $ 10
Ibrahim Sokoli Gjinokastra $ 10
Adil Shapllo Gjinokastra $ 10
Refat Mezin Gjinokastra $ 10
Ramiz Abdulla Gjinokastra $ 10
Halil Bimi Gjinokastra $ 5
George Katundi $ 10
Sadik Duro Bubësi $ 18
Bejtash Çorushi $ 10
Latif Arza $ 10
Ali Luzati $ 10
Mehmet H. Medari $ 10
Jaho Fejzo Turani $ 10
Isa Shaban Kosova $ 10
Riza Ali Tepelena $ 10
Bajram Sadik Marica $ 10
Mehmet K. Marica $ 10
Halim K. Bubësi $ 10
Sali M. Këlcyra $ 10
Hysen Goxha $ 10
Murat Manush Damsi $ 10
Hiza Ferhat Tepelena $ 10
Halil Barshi Tepelena $ 10
Hasan Memet Borshi $ 5
Faik Dervish Tepelena $ 5
Myrteza Daut Tepelena $ 5
Agush Isuf Tepelena $ 10
Defter Qerim Tepelena $ 5
Veis Muke Tepelena $ 5
Matush Laze Tepelena $ 5
Bajram Muço Tepelena $ 1
Avdyl Xhemal Tepelena $ 1
Qazim Luzati Tepelena $ 5
Kalo Shaban Beçishti $ 2
Veis Memisha Turani $ 5
Bejtash Muharem Arza $ 2
Sherif Sinan Dukaj $ 11
Myrteza Hisen Dukaj $ 10
Murat Tahir Dukaj $ 10
Muço Sako Dukaj $ 5
Shuajip Rexhep Dukaj $ 10
Abidin Jaçe Dukaj $ 10
Sula Sako Dukaj $ 3
Gurali Çaush Dukaj $ 2
Hamit Seit Dukaj $ 2
Bilal Delvina $ 5
Nexhip D. Delvina $ 11
Zylfo Kuci Delvina $ 10
Xhemali Q. Delvina $ 10
Teme Kuci Delvina $ 20
Rasho F. Delvina $ 10
Mersin A. Delvina $ 10
Selfo Sh. Delvina $ 10
Hidaet A. Lekdushi $ 10
Isa Halil Lekdushi $ 2
Tajar Lekdushi $ 2
Sajet Halil Lekdushi $ 5
Qebir Metli Lekdushi $ 2
Isa Seit Veliqoti $ 11
Seit K. Veliqoti $ 10
Ibrahim Xh. Turani $ 5
Ali G. Arza $ 5
Rushan K. Progonati $ 5
Mane D. Progonati $ 5
Xhelal L. Progonati $ 5
Seit A. Progonati $ 4
Asqeri R. Progonati $ 5
Servet A. Progonati $ 4
Daut S. Veliqoti $ 6
Sula H. Veliqoti $ 5
Sabri Jonuz Luzati $ 2
Demo Sheremet Luzati $ 1
Mehdi Kasem Luzati $ 5
Muslim Nuredin Luzati $ 5
Brahim Shaqir Luzati $ 2
Hasan Muhamet Luzati $ 5
Husan Hysen Luzati $ 5
Ymer Reis Mashkullora $ 2
Bektash M. Arza $ 1
Adem B. Kashishti $ 5
Halush F. Barshi $ 5
Adem Dervish Kullsi $ 5
Mehmet Tahir Damsi $ 2
Belul Hasan Turani $ 5
Mustafa Xh. Turani $ 5
Haxhi K. Turani $ 5
Muharem Bilo Turani $ 2
Musa Sinan Turani $ 2
Fejzullah Sulo Turani $ 1
Ali Ismail Kashishti $ 2
Izet M. Gjinokastra $ 5
Vëllazëria Athanas $ 10
Vëllazëria Nicholas $ 10
Adër Veliko Nivica $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 1141
Numëri i ndihmëtarëve 185
Ndihma midisore $ 6.17
_______
SPRINGFIELD, MASS.
Thimi Tasi Stratobërdha $ 10
Sili Mihal $ 15
Thimi Lazar Treska $ 10
Vangjo Tërpo $ 10
Ndrio Naum $ 10
Vëllazëria Petro Zguro Luarasi $ 50
Petro Kosta Luarasi me $ 20
gjithe djalë
Gaqi Nutsi Prifti $ 10
Nisi Tiro $ 20
Montsi Prifti $ 10
Naum Çobo $ 10
Stephan Tona $ 5
Josif Stephan $ 1
S(h)uma e ndihmave $ 181
Numëri i ndihmëtarëve 13
Ndihma midisore $ 13.92
_______
MARLBORO, MASS.
Efthim Kreshpani $ 10
Peter Kërka $ 10
Vangjo Opari $ 10
Ilo Treni $ 5
Ndrio Tike $ 10
Petro Stefan $ 12
Vangjel Miti $ 5
Kosta R. Pema $ 8
Stavro Dh. Bilmezi $ 5
Cale Andon $ 5
Sotir Th. Kreshpani $ 18
Vangjo J. Shosho $ 10
Jani Butka $ 5
Koço P. Goroshjani $ 5
Koli Laska $ 5
Kosma Angelo $ 10
Janaq Stefan $ 10
Agathokli Xhitomi $ 12
Gaqi J. Qafëzezi $ 20
Dhori Manol $ 17
Misto Thoma $ 10
Stefan Zguro $ 10
Hari Simo $ 10
Dhimitri L. Kreshpani $ 10
Duli George $ 10
Thanas J. Kreshpani $ 10
Vëllezërit Lluka $ 60
Loni P. Peristere $ 5
Pilo Kosma $ 10
Nuli Buxhuku $ 10
Ilo Zilexhi $ 10
Vëll. P. Hekurxhi $ 25
Dhimitri Kadiu $ 5
Gaqi K. Dëshnica $ 5
Vëll. K. Furxhi $ 20
Dhori Rëmbetsi $ 5
Mina Lluka $ 10
Një anonim $ 2
S(h)um’ e ndihmave $ 419
Numëri i ndihmëtarëve 38
Ndihma midisore $ 11.02

Rekordin e kollonisë e ka Z. Gaqi J. Qafëzezi me $ 20.
_______
PHILADELPHIA, PA.
At Naum V. Cere $ 50
Asllan Soropulli $ 15
Stavre Samanaku $ 15
Llamb Sinjari $ 10
Nazif Hormova $ 10
Selim Ismail Potomi $ 20
Shahin Tahir Melçani $ 5
Nexhip Rexhep $ 10
Petro Lesiani $ 10
Thoma Sinjari $ 10
Naum Çaca $ 10
Tol Dodi $ 15
Konstandin Kozma $ 10
Vangjel P. Lulia $ 20
Lil Tavanxhiu $ 10
Vëll. P. Puka $ 20
Mit Gogu $ 25
Seit Beqjo $ 10
Elmas Tahir Qjafzeza $ 10
Zoi Dhimitri $ 10
Qirias Josif Rehova $ 10
Jan Andrea $ 15
Vëll. S. Salepi $ 15
Brahim Hormova $ 10
Amet Tragjasi $ 10
Osman Rushit $ 10
Vëll. N. Hondro $ 10
Tod Bushi $ 50
Lip Ilia $ 10
Petro Çoço $ 5
Kristo Tavanxhiu $ 5
Mustafa Ymer Berati $ 10
Thoma Çyryky $ 10
Mihal Lako $ 5
Lil Shqina $ 5
Muhamet Mane Gllava $ 10
Riza Tare $ 10
Ismail Sadik Hormova $ 10
Qazim Zenel Kardhiqi $ 10
Vesel Çelo Hormova $ 10
Etem Rakip $ 5
Tefik Ibrahim $ 5
Mehmet Ali Arapi $ 5
Llazar Xheka $ 5
Petro dhe Milto Haxhistasa $ 5
Vëll. T. Haxhistasa $ 10
Nas Jançe $ 5
Grigor Ndreçka $ 10
Jan Moçi $ 2
Taq Xamo $ 2
Irakli Klima $ 5
Foto V. Dukati $ 10
Mihal Kotori $ 10
Vëll. Dhimitri Hondro $ 5
Lulo Aredin Tërbaçi $ 2
Mihal Gogu $ 10
Veli Elmas $ 5
Xhafer Bubësi $ 10
Riza Selenica $ 10
Sali Memeti $ 5
Vasil Bogaçe $ 10
Sotir Kasapi $ 15
Kol Opingari $ 10
Vëll. P. Duka $ 10
Koç Bendi $ 10
Qemal Berati $ 5
Mehmet Karuberi $ 1
Rushit Demiri $ 1
Shahin Tahir $ 5
Riza B. Selenica $ 10
Riza B. Qafzeza $ 10
Vangjel Xheka $ 1
Tod Burdumi $ 35
Mihal Prifti $ 2
Medi Selmani $ 5
Nuke Çaush Shiani $ 5
Vëll. Xhava $ 20
Lil Mbreshtani $ 10
Sotir Sallabanda $ 10
Kol Prençia $ 2
Jan Çalaku $ 20
Ismail Shefiti $ 2
Vëll. Ban Nito $ 10
Vëll. Koç Kule $ 5
Josif Titia $ 50
Mihal Pasku $ 10
Llambi Qyrana $ 10
Zoj Gogu $ 15
Gjergj Garuli $ 5
Neofit Bezhani $ 5
Elefter Hasi $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 950
Numëri i ndihmëtarëve 91
Ndihma midisore $ 10.43
_______
DETROIT, MICH.
Pando Adams $ 30
Zaharia Papa $ 25
Marko Adams $ 25
Nasi Aristidi $ 5
Mihal Çeno $ 5
Angjelo Lasko $ 10
Petraq Andon $ 10
Bexhet Qyteza $ 10
Hysein Hasan $ 8
Tom Anastas $ 15
Petro dhe Koço Grameno $ 15
George Zamo $ 15
Dhori Tërova $ 15
Vëllazëria Çerava $ 20
Ilo Nase $ 5
G. Janaq $ 10
Perik Murzaka $ 10
Sotir Opingari $ 5
Krati Samarxhi $ 3
Isaak Stavre $ 3
Nodha Aristidi $ 5
Sadik Zeinel $ 5
Vëll. Deke $ 10
Koli Tërova $ 10
Marko G. Pogradeci $ 10
Belul Korça $ 2
G. Berati $ 2
S(h)uma e ndihmave $ 288
Numëri i ndihmëtarëve 27
Ndihma Midisore $ 10.66

Rekordin e kollonisë e ka Z. Pando Adams me $ 30.
_______
EAST PITTSBURGH, PA.
Fuad Halim $ 10
Brahim Duro $ 20
Husref Halim $ 10
Veli Malile $ 15
Shefqet Duro $ 10
Aziz Dibra $ 10
Hajdar Korça $ 10
Avni Lani $ 15
Dalan Bebeç $ 10
Halim Bebeç $ 10
Nazif Malile $ 10
Lezo Llaqi $ 10
Lutfi Toto $ 10
Xhafo Poshi $ 10
Hazbi Çiço $ 10
Muin Qofte $ 10
Xhafer Bej $ 10
Hysejn Xhuli $ 10
Veliko Çeribashi $ 10
Braho Toto $ 15
Bedri Çeribashi $ 10
Hadër Çeribashi $ 10
Ferik Braja $ 10
Safet Tusuni $ 10
Ferik Kalo $ 10
Karafil Shamet $ 10
Refat Karalli $ 40
Haseni Mezin $ 10
Eshref Topulli $ 10
Maksut Kute $ 10
Mustafa Bezhan $ 10
Serjan Bezhan $ 10
Ferik Muharem $ 10
Zeqo Omari $ 10
Qazim Gega $ 10
Munir Halim $ 10
Zylfo Islam $ 10
Seldi Islam $ 10
Mustafa Islam $ 10
Daver Toto $ 10
Hamit Xhafer $ 10
Bilush Xhafer $ 10
Demir Xhafer Zhulati $ 12
Isuf Malile $ 10
Abedin Rademishti $ 15
Riza Backa $ 15
Veli Ibrahim $ 10
Ali Ibrahim $ 10
Laze Poshi $ 40
Shahin Çuber $ 10
Hetem Hasan Kosturi $ 20
Zylfo Omari $ 10
Neshet Bej $ 10
Tefik Ciu $ 10
Selman Cferi $ 10
Bardho Topulli $ 10
Adem Kallajxhi $ 10
Tahir Toro $ 10
Resul Kaçi $ 10
Tefik I. Mashkullora $ 5
Rustem M. Prongjia $ 5
Fuad Halim $ 10
Tafil I. Prongjia $ 5
Vehip Xh. Mashkullora $ 5
Lahe D. Backa $ 15
Memush Pleshti $ 10
Elmas Xh. Backa $ 10
Ali I. Velçishti $ 10
Çano Gjoksi $ 10
Asaf Dalip $ 5
Arsllan Bakir $ 5
Ramiz Golemi $ 10
Haki Kore $ 5
Izet Zero $ 10
Laze Bali $ 10
Ramiz Hajro $ 10
Halil Reis $ 10
Hafes Sinan $ 10
Bexhet Budo $ 10
Avni Brahim $ 10
Muhtar Shamet $ 5
Zero Mashkullora $ 2
Muço Nevir $ 5
Seldi Çeribash $ 10
Neshet Brahim $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 904
Numëri i ndihmëtarëve 85
Ndihma midisore $ 10.63(Vijon)
_______

Filed Under: Featured Tagged With: Kontributi i shqiptareve, Lista nr. 9, te Amerikes

Përsiatje rreth një tradite: Burri lehonë në kohën e paratëparëve tanë

August 14, 2014 by dgreca

Një tradite e paratëparëve tanë që ka zënë vend sot në shoqërit e qytetruara , gruaja lindë në prani të burrit/
Nga Fahri Xharra, Gjakovë/
Do të flasim për një kohë shumë të largët; shumë herët por që lidhet kryesisht me ne si banorët e parë të kësaj pjese të madhe të Europës , që sot e quajnë Ballkan.. Në mdihmë më erdhi arkeologëja dhe antropologëja , specialistja e kulturave indo-europiane dhe para-indo-europiane ( paratëparëve ) , një Zonjë , Maria Gimbutas hulmtuese e universitetit të Harvardit , e cila këtë kohë ( që ne e quajmë koha e matriarkatit )ajo i thot shoqëria « matristique » (matristike) , për të shënuar një tip apo një lloj të shoqërisë e cila ka jetuar disa dhjeta mileniume përpara nesh, që prej kohës së paleolitikut të mbrendhsëm deri në fillimin e kohës historike , 3000 vjet paraKr. apo fillimi i kohës së patriarkatit , kohë që u shtri me maturi kohore. Sipas saj dhe teorive të saja , kjo kohë ishte e përhapur gjatë gjithë parahistorisë. Studimet e saja 15 vjeçare bazohen në kampanjat e saja arkeologjike të cilat i quan “Europa e vjetër (l’ancienne Europe ) “
para indo europiane” , kryesisht në Ballkan ; përgjatë rrjedhës së Danubit . ( Koha e Dardanisë së vjeter dhe vendi i kulturës së Vinçës 5000-3000 paraKr, vërejtja e ime)
Dhe , kësaj koheje parahistorike (paratëparëve ) i takon koha kur burrat e merrnin rolin e lehonës dhe kujdesin ndaj të posalindurit ; sepse ishte koha e matriarkatit ( koha kur gruaja vendoste për çdo gjë në familje dhe shoqëri.) , Pra ishte koha e Europës së vjetër parindoeuropiane ; koha ,kur çdo gjë filloi prej nesh.
“Shqipëria, vendi ku burrat shdërrohen në gra dhe gratë në burra” ishte shkrimi Dr, Moikom Zeqos , në të cilin ai thot : “ Titulli i mësipërm është kaq sensacional sa mund të konceptohet deri në kufijtë e marrëzisë. Çdo lexues mund të dyshojë dhe të jetë skeptik dhe qesëndisës. Në të vërtetë unë nuk kam ndërmend të bëj shaka dhe as të mikloj botën me sensacione. Dua të kumtoj publikisht një etnopsikologjike të shqiptarëve në rrafshin e qytetërimeve të Evropës dhe të Ballkanit.” Pra , i nderuari Dr. Moikom Zeqo na flet për kohën kur burrat e bartnin lehoninë si obligim prindor ,për të posalindurit..
Fjalori i Kristoforidhit ka të dhëna të mrekullueshme dhe herë-herë të çuditshme. Kristoforidhi ka mbledhur frazeologji popullore me një poetikë të brendshme dhe befasuese, ka të dhëna për kultet pagane, madje dhe citon vargjet folklorike. Shënimet e Kristoforidhit janë plot substanca gjuhësore dhe historike. Nuk harron analizën e etimologjisë dhe atë të fjalëformimit. Në faqen 211 të këtij fjalori Kristoforidhi e shënon fjalën e rrallë “mërkosh”. Këtë fjalë ai e ka gjetur në fshatin Dumre, në Shpat të Elbasanit. Njëjësi “mërkosh” e ka shumësin “mërkosha”. Sipas Kristoforidhit “mërkosh i thonë atij burri, që i ka pjellë gruaja, i cili “dergjet “ në shtrat posi lehonë dhe pret e përcjell ata që vijnë për ta parë”. Ky fakt i pabesueshëm hap një hulli të madhe studimi..
Sipas Çabejt, zakoni i mërkoshit quhet në gjuhën e shkencës universale të antropologjisë me emrin “kuvadë”. Çfarë përfaqëson kuvada? Ky zakon është tipik për popujt shumë të lashtë, madje për ata popuj që quhen paraindevropianë. ( Mua nuk me pelqen termi “kuvada “, sepse ne frengjishte ( la couvades) ,nga ku shkenca e ka marrë këtë fjalë do të thot ndeja e pulës , klluq mbi vezë për tri javë; kurse ne këtu flasim per një kohë të shkurtër pas lindjes të posa lindurit; pra koha e lehonisë ( në Dugagjin : llahusë, llahusëni )
Disa nga karakteristikat. që kishin popujt paraindoevropianë janë edhe zakoni i kuvadës (Lehonisë) si dhe sistemi i numërimit vigsimal d.m.th. i njësisë me 20 shifra, që quhet 20 përfaqësuar nga numri 1, apo 40 përfaqësuar nga numri 2, por që në realitet parakuptojnë për 20 numrin 2 dhe për 40 numrin 4 në fillim të emërtimit. Të dy këto gjurmë paraindoevropiane ruhen tek shqiptarët. Tek sistemi i numërimit akoma dhe sot ne kemi gjurmën e sistemit vigisimal. Po zakoni i Lehonisë së burrave ?
Del kështu se fjala “mërkosh” të jetë trashëguar dhe të ketë mbijetuar në gjuhën shipe nga substrati paraindoevropian, që ka rezistuar brenda strukturës indoevropiane të shqiptarëve deri më sot. Kjo fjalë kaq e rrallë e unike ka në zanafillë një lashtësi marramendëse dhe përfaqëson botën e humbur të parahistorisë së matriarkatit. Zakoni i “Lehonisë së burrit” është zakon tipik i matriarkatit të lashtë. Ky zakon tregon rëndësinë absolute të gruas në komunitet. Për këtë zakon janë shkruar libra të tërë dhe asnjëherë nuk është bërë një sqarim shterues. Zakoni i kuvadës ka mbijetuar deri në fillimin e shekullit XX vetëm tek shqiptarët si dhe tek baskët në Pirenej të Spanjës. Zakoni i kuvadës ngjan me një skenar teatror të etnopsikologjisë së popujve shumë të vjetër. Kush janë ata popuj të vjetër ?

“Autorët tjerë e kanë vërejtur dhe shënuar që fjala mërkosh përdorët në krahinat rreth Elabasanit, të Çermenikës . të Myzeqesë dhe anëve tjera. ( e njohur është dhe në rrafshin e Dukagjinit ,shënimi im .Lexo Muahmet Rugova “ Aromë Gjakove” ). Kujtimi dhe rikujtimi i së kaluarës ishte i gjallë edhe në kohën më të re (1939) , ne rrethin e Elabasanit dhe edhe gjithashtu në regjionin e Himarës (Çabej 1935: 556-572). Antropologëja britanike Margaret Hasluck e kishte shënuar një rast të Lehonisë së burrit (kuvada) , i cili kishte ndodhur në qytetin e Elbasanit me 28 Janar 1928. Flitej për një burrë të Veriut të Shqipërisë , të besimit katolik i cili kishta ardhur për të punuar në Elbasan dhe që ishte martuar me një femër të besimit ortodoks . Kur gruaja i lindi së pari , i mësuar nga tradita e familjes së tij veriore kishte shkuar të përgëzoj t`ëmën e së shoqës, dhe … ajo e gjeti dhëndrin e shtrirë afër gruas së tij , Na erdh shum turp, thoshte ajo. ; dhe vjehrra mbeti e habitur gjatë spjegimi të dhëndrit se ai e kishte vazhduar traditën e fisit të tyre. (Albert Doja,Naître et Grandir chez les Albanais La Construction Culturelle de la Personne (Les Éditions L’Harmattan Paris – Montréal 2000 )… (« elle a trouvé, à sa grande horreur, le mari au lit à coté de sa femme sur le plancher… Na erdh shum turp, “nous avons eu très honte”, a-telle déclaré… La belle-mère, elle-même suffisamment scandalisée, lui a expliqué qu’il avait suivi la coutume de sa tribu lointaine » (1939: 20).
“Lehonia e burrit” paraqitet tek popujt e vjetër , shumë të vjetër që jetojnë largë njeri tjetrit në një formë fundamentalisht identike ( të ngjajshme) , si tek populli Bask
( Spanjë dhe Francë) ku shprehia e kohës së matriarkatit jeton ende, “ ku edhe burri e merr vendin e tij në shtratin e lehonës ,dhe kujdeset për të posalindurën apo posalindurin.
(Van Gennep 1943 )
Përndryshe gjuha shqipe e ruan fjalë e posaçme “ mërkosh” apo “burri-lehonë”. Ky term gjindet në Fjalorin Shqip- Greqisht të Konstandin Kristoforidhit ( nga gjysma e dytë e shek. të 19-të , i cili u boatua ne Athinë , 1904 . Fjala mërkosh ishte regjistruar në rrethin e Dumresë dhe të Shpatit të Elbasanit më një përkufizim si (1961:211) : “ I thonë ati burri që i ka pjellë gruaja, i cili dirgjetë ndë shtrat posi lehonë dhe pret e përcjell ata qi vine për ta pam. “
Dispozitat psikologjike e sjegojnë që një burrë duke ndejur afër gruas së tij e shprehë dhimbjen dhe kujdesin e tij ndaj saj në ditët e pas lindjes, lehonisë. Edhe sot në botën moderne , gratë lindin në praninë e burrit dhe në shtëngimin e grushtave ndër veti.
“Një herë e një kohë, grave të kësaj krahine iu duk e pahijshme, ndërkohë që burrat bridhnin lirisht pa pasur asnjë detyrim, ato të shkretat duhet të mbanin edhe barrën e shtatzanisë edhe belanë e rritjes së fëmijëve. Në një kuvend popullor ato vendosën t’i përgjëroheshin shenjtit pa emër të Tomorrit, malit që sundon qytetin e Beratit. Të gjitha sëbashku iu lutën që ta ndante këtë peshë: burrave t’u jepte dhimbjet e lindjes dhe grave rritjen e fëmijëve. Shenjti pranoi dhe gratë u kthyen në shtëpi shend e verë. S’shkoi shumë kohë kur njerës prej grave na i erdhi ora për të lindur…. (Mary Douglas (citée dans Rivière 1974: 423)) /….. Po të vjetër që jemi ! Krenari !

Filed Under: Featured Tagged With: Burri lehone, Fahri Xharra

60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANE

August 12, 2014 by dgreca

Në kujtim të Vasil Gërmenjit/
Nga Frank Shkreli*/
Ky vit shënon 60-vjetorin e themelimit të Asamblesë së Kombeve Europiane të Robëruara, e njohur shkurtimisht si ACEN (Assembly of Captive European Nations) më 20 shtator, 1954. Kjo organizatë, që nepërmjet Komitetit “Europa e Lirë”, financohej nga buxheti i qeverisë federale amerikane, ishte në të vërtetë një koalicion i përfaqësuesve politikë e kulturorë të arratisur nga nëntë ish vende komuniste të Europës Lindore dhe Qëndrore, të cilat kishin mbetur nën influencën e Bashkimit Sovjetik, pas mbarimit të Luftës së dytë Botërore. Në Asamble përfaqësoheshin Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lithuania, Polonia dhe Rumania. Asamableja, me qëndër në New York dhe me zyra në Bonn, Londër dhe Paris, si objektiv të veprimtarinësë saj kishte për qëllim, “Çlirimin e këtyre vendeve nga diktatura komuniste me mjete paqësore, për të edukuar opinionin publik mbi gjëndjen aktuale përtej perdesë së hekurt, si dhe për të siguruar mbështetjen dhe bashkpunimin e institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare”, për veprimtarinë e saj. Ndër aktivitetet më të njohura gjatë ekzistencës së saj, përveç botimeve të ndryshme për të informuar publikun mbi gjëndjen në botën komuniste, ajo promovonte çdo vit një javë dedikuar vendeve nën regjimet komuniste, gjatë së cilës ndër të tjera informoheshin zyrtarisht anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbi gjëndjen në vendet e tyre nën komunizëm. Java e tretë e korrikut ishte caktuar me dekret të presidentit të Shteteve të Bashkuara, si “Java e Kombeve të Robëruara” nga komunizmi dhe Shtëpia e Bardhë lëshonte çdo vit një deklaratë me këtë rast.
Asambleja e Kombeve Europiane të Robëruara u themelua pas miratimit nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të disa deklaratave mbi të drejtat e njeriut, pas Luftës së Dytë Botërore, por të cilat jo vetëm që nuk zbatoheshin nga vendet komuniste, por dhunoheshin në mënyrën më flagrante që mundej. Qëllimi i përfaqsuesve të këtyre vendeve anëtare të Asamablesë, ishte që së bashku, të ishin një burim i autorizuar dhe i besueshëm informacioni mbi ato që po ndodhnin në vendet përtej perdesë së hekurt dhe njëkohësisht të shërbenin si forum diskutimi dhe qendër e shkëmbimit të lirë të mendimeve. Materialet e botuara nga ACEN-i shpërndaheshin nepër shkolla, universitete dhe institucione të ndryshme, anë e mbanë Amerikës dhe botës, në anglisht dhe gjuhë të tjera. Komisione të ndryshme të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane, përpilonin raporte të ndryshme dhe deklarata zyrtare mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në vendet komuniste mbi persekutimin e fesë, mbi të drejtat e grave dhe mbi gjenocidin, ndër të tjera subjekte. Udhëheqsit e ACEN-it udhëtonin brenda dhe jashtë Amerikës dhe takoheshin, përveç zyrtarëve më të lartë amerikanë, edhe me udhëheqës ndërkombëtarë, si një veprimtari e nevojshme për të informuar botën mbi gjëndjen e këtyre vendeve nën komunizëm si edhe mbi shkeljen e egër dhe dhunimin e të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës komuniste. Me fjalë të tjera, e gjithë veprimtaria e tyre kishte për qëllim që të mos harroheshin vendet e robëruara nën komunizmin sovjetik, ndërkohë që organizonin ekspozita anti-komuniste ku tregoheshin persekutimet komuniste ndaj kundërshtarëve të tyre, ndërsa dokumentoheshin edhe standardet e ulëta të jetesës në vendet komuniste. Këto ekspozita çfaqeshin, jo vetëm anë e mbanë Amerikës, por dhe në qytete të ndryshme botërore. Mirëpo, nga fundi i 60-ave dhe fillimi i 70-ave, filloi të binte mbështetja zyrtare për ACEN-in dhe si përfundim, veprimtaria e kësaj organizate filloi të bie gjithashtu. Ishte kjo periudha e politikës së detantës midis dy superfuqive të mëdha të kohës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Por megjithëkëtë, kjo organizatë ka një histori prej dy dekadash veprimtarie të dalluar, në mbështetje të parimeve të Kartës së Atlantikut, të zbatimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, në luftën e saj për realizimin e aspiratave të drejta që të gjithë popujt të gëzojnë lirinë njerëzore dhe pavarësinë kombëtare.
Interesat e secilit vend anëtar të ACEN-t përfaqësoheshin nga komitetet kombëtare të krijuara në Shtetet e Bashkuara. Në rastin e Shqipërisë, ishte Komiteti “Shqipëria e Lirë”, organizata që përfaqësonte interesat e Shqipërisë në këtë forum dhe njëkohësisht shërbente si burim informacioni mbi gjëndjen e vendit nën regjimin komunist.Komiteti “Shqipëria e Lirë” ishte pasardhës i dy Komiteteve Kombëtare të mëparshme të cilat ç’prej vitit 1949 punuan drejtë qëllimit për çlirimin e atdheut nga regjimi komunist. Më 1964, Asambleja e Kombeve Europiane të Robëruara zgjodhi për kryetar të saj Vasil Gërmenjin, anëtarin e “Komitetit Shqipëria e Lirë” që drejtohej nga Dr. Rexhep Krasniqi, kryetar dhe Idriz Lamaj, sekretar.
Zgjedhja e Vasil Gërmenjit si kryetar i Asamblesë gëzoi shumë komunitetin e vogël shqiptaro-amerikan të asaj kohe, sepse, sipas gazetës “Shqiptari i Lirë”, përfaqsuesit më të shquar politikë të Europës lindore dhe qëndrore kishin zgjedhur një shqiptar si kryetar të radhës të organizatës së tyre në botën e lirë.Vasil Gërmenji ishte i njohur mirëjo vetëm në radhët e emigracionit shqiptar, por çka ishte edhe më e rëndësishme, ai njihej shumë mirë edhe në qarqet ndërkombëtare dhe ato të politikës amerikane. Nga disa të dhëna të gazetës “Shqiptari i Lirë”, organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë” të vitit 1964, mësohet se Vasil Gërmenji ishte bir i Telemak Gërmenjit dhe nip i Themistokli Gërmenjit, i pari i vrarë nga grekët dhe i dyti i vrarë nga francezët, si rezultat i intrigave greke.Historia shqiptare e njeh familjen e Vasil Gërmenjit si një familje atdhetarësh të shquar që luftuan dhe flijuan veten, vetëm e vetëm që Shqipëria dhe kombi shqiptar të jetonin të lirë dhe të pavarur.Si bir i kësaj familjeje të shquar, megjithëse në mërgim, ai ishte i destinuar nga fati t’i shëbente Atdheut.I dalur nga një edukatë e fortë shqiptaro-franceze dhe i frymëzuar nga politika dhe letërsia franceze, Vasil Gërmenji kishte një besim të thellë në lirinëdhe në pavarsinë e kombit të vet si dhe në lirinë individuale dhe në të drejtat bazë të njeriut.Si i tillë, ai angazhon veprimtarinë e tij politike në Shtetet e Bashkuara duke luftuar kundër çdo formë tiranie, e imponuar nga mbrenda ose nga të huajt.Me këto ndjenja të forta për liri dhe demokraci për veten dhe kombin e vet, Vasil Gërmenji, para se të arratisej nga Shqipëria –shërbeu si profesor në Shkollën Teknike të Tiranës, por detyrohet të largohej nga Atdheu më 1939, duke kundërshtuar zaptimin e vendit nga të huajt dhe më vonë, kundërshton me çdo mjet dhe me çdo mënyrë edhe diktaturën komuniste të imponuar nga një rreth i ngushtë individësh, të cilët gjoja në emër të popullit, për pothuaj një gjysëm shekulli hodhën në mjerim mbarë kombin dhe zbatuan një terror të paparë anti-njerëzor ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist.
Fati dhe tradita familjare e kishte caktuar Vasil Gërmenjin që të jepte kontributin e vet në përpjekjet e asaj kohe për çlirimin e Atdheut të vet nga zgjedha komuniste, si njëri prej përfaqsuesve më të dalluar të diasporës anti-komuniste shqiptare në botën e lirë.Ai e zhvilloi këtë veprimtari duke filluar nga viti 1953 kur shërbente si anëtar i Ekzekutivit të Komitetit Kombëtar ”Shqipëria e Lirë”, ndërsa ç’rej vitit 1956 shërben si anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” me qëndër në New York dhe si përfaqsues i këtij komiteti pranë Asamblesë së Vendeve të Robëruara Europiane. Megjithëse për një kohët shkurtë, unë kisha fatin ta njihja Vasil Gërmenjin, për mua dhe për të gjithë ata që e njohën atë, Vasil Gërmenji ishte i palodhëshëm në punën për të mirën e Atdheut dhe posedonte një dedikim të rrallë dhe dasshuri për Atdheun. Ai kishte një vet mohim si rrallë kush ndaj asaj që në atë kohë e cilësonim si “çështjes shqiptare”, me të cilën nënkuptohej liria dhe demokracia për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre. Vasil Gërmenji besonte se pa çlirimin nga komunizmi i të gjitha vendeve të Europës Lindore e Qendrore, nuk do të kishte liri as për Shqipërinë dhe shqiptarët, andaj përveç çështjes shqiptare, Vasil Gërmenji njihej edhe si veprimtarë në favor të lirisë dhe demokracisë edhe për vendet e tjera ish-komuniste të Europës. Si i tillë, ai fitoi mirënjohjen dhe besimin e kolegëve të tij në organizatën e ACEN-it, duke e zgjedhur atë kryetar të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane më 1964.

Kur drejtohej nga Vasil Grëmenji dhe në përgjithësi gjatë gjithë ekzistencës së saj, konsiderohet se organizata ACEN ka dhënë një kontribut të çmuar drejtë lirisë dhe demokracisë në Europë, duke njoftuar botën mbi persekutimet komuniste dhe duke dënuar në mënyrën më të ashpër Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e tij për shkeljet e të drejtave bazë të njeriut anë e mbanë Europës Lindore dhe Qëndrore. Asamblea përpiqej, gjatë verimtarisë së saj, që të njoftonte jo vetëm vendet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara, por mbarë botën — përfshirë organizata siç ishin Këshilli iEuropës, NATO dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara — se komunizmi, si ideologji prekte gjithë botën si një sëmundje ngjitëse. Qëllimi dhe shpresa ishte se si rrjedhim atëherë bota nuk do të harronte fatin e keq që kishte goditur vendet komuniste, dhe si përfundim, shpresohej se më në fund, kur bota ta kuptonte rrezikun që vjen nga komunizmi,një gjë e tillë do të nxiste fillimin e procesit të rivendosjes së lirisë dhe demokracisë në vendet satelite komuniste sovjetike.
Falë punës së rëndë të Vasil Gërmenjit dhe përfaqsuesve të tjerë europianë në Asamablenë e Vendeve Europiane të Robëruara, veprimtaria e saj gjatë viteve kishte siguruar edhe admirimin e përfaqsuesve më të lartë të politikës amerikane për veprimtarinë e saj në fushën e lirisë dhe të pavarësisë së kombeve. Presidenti amerikan Lyndon Johnson, me rastin e 10-vjetorit të themelimit të ACEN më 1964, në një mesazh drejtuar asaj me këtë rast shkruan se Asambleja e Vendeve të Robëruara Europiane , “Ka ndihmuar t’i kujtojë botës se sigurimi i lirisë nuk është një objektiv bisedimesh vetëm për vendet e Azisë dhe të Afrikës, por edhe për shumë vende të tjera, si ato të Europës.” Presidenti Johnson me atë rast shprehu “Shpresën se anëtarët e Asamblesë së Vendeve të Robëruara Europiane do të shohin një ditë realizimin e shpërblimit të vetëm që ata kërkojnë, e që është rivendosja e plotë e lirisë dhe e pavarësisë së kombeve që ranë nën thundrën e diktaturës komuniste pas Luftës së Dytë Botërore.”
Vasil Gërmenji dhe patriotët e tjerë shqiptarë të gjeneratës së tij, megjithëse fatkeqsisht nuk jetuan të shihnin Shqipërinë e lirë dhe demokratike dhe as Kosovën e lirë dhe të pavarur, ata nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre duke promovuar në botën e lirë shpirtin liridashës të kombit shqiptar si dhe dëshirën e tij për tu radhitur në “klubin” e kombeve të lira të kontinentit europian. Nuk do të kishte shpërblim më të madh për këta patriotë si Vasil Gërmenji, se sa integrimin e plotë dhe sa më të shpejt të Shqipërisë dhe të Kosovës në të gjitha organizmat euro-atlantike. Një gjë e tillë do të realizonte ëndërrën e këtyre patriotëve — të cilëve zemëra s’u pushonte kurrë së rrahuri për Atdheun e tyre — që kombi shqiptar më në fund të jetojë në liri, në paqë dhe në drejtësi të përhershme me veten dhe me të tjerët.
* Ne foto:Father Stephen Lasko, Lemi Kokalari, Bishop Fan Noli, far right Vasil Germenji (nephew of Themistokli Germenji)

Filed Under: Featured Tagged With: 60-VJETORI I THEMTË ROBËRUARA EUROPIANE, ELIMIT TË ASAMBLESË, Frank shkreli, SË KOMBEVE, Vasil Germenji

“SHPETOJENI KETE KOMB, AI I PERKET EVROPES”!

August 9, 2014 by dgreca

Balanca fetare, moment historik për Kombin shqiptar/
Nga Jonadër AGOLLI
TIRANE, 8 gusht 2014 – Në botë, në cdo brez janë 36 të Drejtë të pranishëm. Ata nuk e dinë që janë të tillë dhe askush nuk e di cilët janë. Por kur e keqja duket se po mbizotëron, ata kundërvihen. Dhe kjo është një ndër arsyet pse Zoti nuk e shkatërron botën. Të kuptosh atë që nuk shkon dhe të përpiqesh ta ndryshosh, është gjest i shpresës së madhe. Nga ideja që edhe duke bërë gjëra të thjeshta, apo që konsiderohen të thjeshta, mund të shpëtohet bota…(proverb hebraik)
Edhe për Shqipërinë, ka 36 të Drejtë në çdo brez që vjen e ikën. Ka patur dhe do të ketë gjithmonë njerëz që e kuptojnë rrezikun dhe ngrihen me të drejtën e tyre hyjnore ti kundërvihen së keqes që i kanoset vendit të tyre. Jo se këta janë më të mirë se të tjerët, por, se janë ndryshe prej tyre. Po nga se rrezikohet Shqipëria? Përse kjo temë diskutimi ? Çfarë nuk dimë në të vërtetë, dhe ku duhet përqëndruar vëmendja kryesore?
Papa Françesku vjen në Shqipëri
-Deri tani kemi besuar, se kemi gjetur rrugën e duhur për të shmangur mirë ca prirje kontraversale të raporteve të fesë me njeriun, të cilat në vende të tjera janë probleme të mëdha politike, ideologjike, kulturore dhe sociale, që herë-herë janë të hapura, por sidomos të atyre që janë ende të heshtura dhe që në esencë tregojnë se në kohën tonë janë bërë më të vështira perceptimet e drejta dhe të lira të raporteve midis shpirtit besimtar dhe realiteteve institucionale. Kjo është arsyeja pse duhet të angazhohemi fort për të kuptuar ndryshimin e thellë që kanë pësuar marëdhëniet personale të individit dhe ato sociale të shoqërisë në raportet e tyre me besimet e mëdha.
-Tashmë është e konfirmuar vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri. Nunciatura Apostolike, në një konferencë shtypi për vizitën e Papës Françesk, deklaroi se vizita e Atit të Shenjtë vjen 21 vjet pas vizitës së Papa Gjon Palit II (25 prill 1993), në agimin e një dite të re për Shqipërinë pas rënies së komunizmit. Nunci Ramiro Ingles theksoi se kjo vizitë është shumë domethënëse pasi është vizita e parë e Papës në një vend evropian. Ky do të jetë udhëtimi i tij i katërt ndërkombëtar. Vizitat e tjera kanë qenë në Brazil, Tokën e Shenjtë dhe Kore, dhe ky fakt padyshim që na bën të ndihemi krenarë dhe optimistë njëkohësisht. Një udhëtim të tillë, klerikët shqiptarë e kanë cilësuar si apostolik. Kjo vizitë përkon edhe me datën 21 shtator të vitit 1954, datë në të cilën është farkëtuar “Këmbana e Paqes” nga fëmijët e 60 shteteve të botës dhe nëpërmjet Kombeve të Bashkuara iu dhurua Japonisë.
-Kjo vizitë e Papës, sjell edhe një herë tjetër Shqipërinë në qendër të vëmendjes mbarëbotërore përsa i përket eventeve fetare të një rëndësie të lartë. Ç’do kush mund ta kuptojë se nuk është e rastësishme vizita e tij në Shqipëri. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, krerët nga e gjithë bota ortodokse (1 Qershor) u mblodhën në Tiranë për shënjtërimin e Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, ngjarje kjo që nuk kaloi pa kritika e polimika të ashpra nga opinioni mbarë shqiptar. Kjo për disa arsye që tashmë janë të njohura për opinionin publik si : Prezenca e klerikut të përbetuar antishqiptar Irenej, i cili në mes të Tiranës duke përdorur disa të rinj të sjellë nga Beogradi, shpalosi flamurin serb, dhe kulmin e tij e arriti në një intervistë për Top Channel kur deklaroi se Kosova është një çështje e shenjtë për Serbinë.
Rikujtojmë me vëmendje qëndrimin skandaloz ndaj klerikut patriot shqiptar At Nikolla Markut, duke mos u thirrur në këtë ceremoni nga ana e kryepeshkopit grek Janullatos, si dhe prezenca e kryelobistit antishqiptar greko-amerikan Nikolas Geixh, tregon edhe një herë tjetër se për interesa të kujt punon kjo kishë e ashtuquajtur Autoqefale e Shqipërisë.
E papranueshme dhe provokuese në zemër të kryeqytetit shqiptar Tiranës është struktura e ndërtimit të kësaj kishe(totalisht stil grek) dhe qershia mbi tortë, vendosja e flamurit grek në kupolën e saj, duke ofenduar në këtë mënyrë jo vetëm besimtarët ortodoksë, por dhe mbarë shqiptarinë.
-E çuditëshme dhe e pakuptimtë njëkohësisht është prishja e imazhit shqiptar të besimit islam, në një kohë që i gjithë ky komunitet në mbarë trevat shqiptare dhe më gjerë festonin muajin e Ramazanit, muaj në të cilin këta besimtarë kanë pranuar shkrimet e shenjta të Kur’anit nëpërmjet profetit të tyre Muhamed, fjalë të cilat bëjnë thirrje për paqe, mirëkuptim, mëshirë, dashuri dhe bashkëjetesë.
Mos vallë edhe kjo e rastësishme?Nga kush u nxitën terroristët shqiptarë të ISIS-it, dhe nga cilat qarqe u financuan? Vërtet të jetë koeçidencë?
Përsëri goditet elementi shqiptar dhe imazhi i tij në botë. Natyrisht që kemi të bëjmë me një nxitje të konfliktit primitiv fondamentalist, me pasoja jo vetëm në arenët ndërkombëtare, por edhe në mjedisin e brendshëm të Sigurisë Kombëtare. Si pasojë sot po dominon një destabilizim politiko-social dhe krizë identiteti. Sigurisht që jetojmë në një shoqëri të lirë dhe demokratike, të hapur, ku besimi ose jo te feja është një e drejtë sovrane e cilido. Prandaj po e vemë theksin tek eikulibri mes individëve e subjekteve me institucionet, raport i cili tashmë është prishur në mënyrë të frikshme.
Një “axhendë” tepër e ngjeshur për shqiptarët e shumëvuajtur, të varfër e të copëtuar. Shqiptarët e injoruar dhe poshtëruar nëpër botë, sepse politika e brishtë e qeverive, jo vetëm që nuk mbron interesat e tyre, por qorrazi bie në grackën dashakeqe të të huajve.
Asnjeri nuk duhet të habitet përse Papa Françesku zgjodhi pikërisht Shqipërinë dhe datën 21 shtator. Fetë dhe shoqëritë luajnë edhe ato me influenca, qofshin këto rajonale apo botërore. Evropa e ka kuptuar rrezikshmërinë dhe të keqen që i ka ardhur njerëzimit nga influenca ruse. Ajo kurrësesi nuk mund të lejojë që kombi shqiptar të rrezikojë kaq shumë drejt asimilimit dhe zhdukjes.
Në shtator nuk mund të ketë mesazh tjetër përveçse: “SHPETOJENI KETE KOMB, AI I PERKET EVROPES”(Vijon)

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 690
  • 691
  • 692
  • 693
  • 694
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT