• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sa lëvizin ujërat në lumenj, udhëtoi Tos Baxhaku nëpër Shqipëri

August 16, 2021 by s p

Nga Aleksandër Çipa/

I arratisej lëvdimit dhe donte të gjitha takimetFatos Baxhaku të gjitha takimeve u qëndronte korrekt, por fjalëve të kësaj dite kur nuk frymon më, do t’u përgjigjej me arrati. Arratinë e kishte për çdo lëvdim e për çdo bujë në adresë të tij, por ishte i gjendur në të gjitha vlerësimet dhe çmimet për miqtë e kolegët. Sepse Fatos Baxhaku ishte modeli diogjenik i njeriut kërkues e njeri-dashës i cili shfaqet përherë e më pak, në kohën e sotme. Sikundër besonte se të gjitha kohët i kanë të shumtë njerëzit e rrallë, por na i mbulojnë me mosdukje heshtja dhe skutat e jetës.

Në këtë ditë, gazetari Baxhaku është ndër të paktit gazetarë të këtij vendi që i ka miqtë si askush të shpërndarë dhe në dhimbje, për shkak të ikjes së parakohshme në amshim. I ka të shpërndarë, si ata që kanë klas metropoli, por më së shumti, ata që kanë klas dijeje, mjeshtërie dhe fisnikërie nëpër skaje të ditura e të harruara të Shqipërisë. Aq sa mund të thuhet se sa lëvizën ujrat nëpër shtretërit e lumenjve, aq udhëtoi Baxhaku nëpër udhë e shtigje të Shqipërisë gjatë këtyre tridhjetë viteve. Më ra jeta ta kem mik e koleg në disa lidhje-fije njerëzore e profesionale. U njohëm e mbetëm në jetën e mbi tridhjetë viteve tona, si kolegë e si miq, si bashkëqytetarë e si mysafirë, si të fjalës e të heshtjes dhe si bij që ndamë në heshtje, por fisnikërisht, idenë e detyrimit të mirësishëm njerëzor për trashëgiminë dhe prindërit tanë në këtë botë. Baxhaku ishte gazetari luftarak përmes heshtjes, jo heshtës. E kishte fjalën “brisk e piper” në reportazh, kur shumëkush e shpërdoron atë egërsisht e rëndom në polemikë apo opinione nëpër ekranet e llafazanërisë. Asnjëherë nuk helmoi apo lëndoi me fjalën, në një kohë kur shumë të tjerë e vërvisin si kamë apo thikë gjakuese e përbaltëse nëpër publik. Udhëtoi nëpër vise e ndër njerëz të Shqipërisë së harruar, duke lënë në trashëgiminë tonë të gazetarisë së shkruar dhe televizive atë që në mënyrë vetjake e të çmuar bëri Idro Montanelli për italianët nga Ballkani në vitet ’30.I bëri të gjitha punët me vlerë publike profesionale dhe shoqërore mirë, në kohën kur shumica e të bërave janë keq në shoqërinë e sotme. U dëshmua i mirë dhe i çmuar, kur në komunitetin dhe gazetarinë tonë triumfon zhvlerësimi dhe toksikimi shpirtnxirës. Preferonte dhe sakrifikonte për shtegtimin dhe mirëpritjen në fshatrat e skajshëm të Atdheut, në kohën kur sajoheshin aq shpesh koktejlet e çmimeve pa çmim, të kryeqytetit. E gjente të mençurin dhe mjeshtrin e periferisë në përvujtni, kur në Tiranë shpenzoheshin miliona për premtime të ripërsëritura antimjerimit nga “derrat e kënaqur”. E sfidoi luksin e show-t televiziv të vendit me rraskapitjet dhe vullnetin e racës së reporterit si dhe me kopertinën e librit të vet (fëmijë me gur minerali mbi shpinë), të librit “Gur”. I ngriti dhe strukturoi redaksitë e para, duke qenë ikanaku i parë antiskemë si kryeredaktor. I braktisi lehtësisht pronarët dhe i shumoi miqësitë me reporterët dhe kandidatët për të tillë, duke e quajtur krenarisht të vetën çdo media nga e cila imponueshëm iku. I refuzoi karriget e drejtimit redaksional kur në redaksitë e Tiranës u shumua skota e sherrmëdhenjve dhe dijepaktëve që paraqiten si gazetarë dhe inatosen, jetojnë e nxehen si politikanë. Luftoi për përditshmërinë, kur mund të kishte rehatinë e gazetarit në poltronë tironsi denbabaden. Fatos Baxhaku i bëri punët autoriale dhe ato të gazetarisë së cilësishme, si të ishin e vetmja bëmë për jetë të gjatë. Për këtë arsye, koha që vjen pas kësaj dite, ne miqve, kolegëve, gazetarëve të rinj dhe studentëve që do të vijnë në gazetari, është hise kohe me lehtësime njohjesh për të rrallin që triumfoi si i tillë. Gazetari Baxhaku triumfoi duke mbajtur si “stetoskop” njohjeje sentencën se: publiku do të dijë, por ka nevojë dhe të rrëfejë.Fatos Baxhaku tashmë është fshehur nën dhe duke patur një kalendar tjetër pa ditë e vite, atë të përjetësisë pa frymëmarrje. Zgjodhi modestinë e vet fisnike për të mos i dhënë asnjë grimë bujë e zhurmë as sëmundjes dhe as fikjes së frymës. Ne, miqtë, kolegët, të njohurit dhe të dashurit e tij, kemi tash e tutje një mundësi të vetme të gërmojmë dhe gjejmë në punët e mira të tij, gëzimin dhe nderimin për të mirën dhe të kryerën profesionale prej Baxhakut. Njëherësh kemi gjetur rastin dhe si të lëndohemi në shpirt që nënvlerësuam kapriçion e tij të heshtur në të gjallë ose në kohë të frymëmarrjes së tij. Atë kapriçio boheme, që na e mori tinëzisht e pabesisht parakohe, ndonëse e kemi ditur iluzivisht se kishte për të qenë e denjë vetëm për kohë të largët.( Siç është hise për çdo njeri).Sot rikthehemi, përmes kujtesës, në takimet e pashmangshme me “gjëra të jetës së Tosit”. Baxhaku që kishim, si uji që humbet në lumenj për shkak të rrjedhjes së vet, gjendet në kohën e ardhme pafund. Eshtë tash e një kohë, në ikjen e fisme me një kapriçio të fundme të tij; për të na parë, por jo për të na ritakuar!(Botuar nje vit me pare e ripare sot, kur diten e nisa me ty Tos i pa merguar nga kujtesa.)

Filed Under: Politike Tagged With: aleksander Cipa, Fatos Baxhaku, gazetari

Anton Logoreci, shkrimtari, gazetari, diplomati; nje atdhetar i pashoq në shërbim të kombit

May 14, 2017 by dgreca

Nga Pjeter Logoreci/Wien-Austri/1 Ok Logoreci

“Dekadat e diktaturës i mohuan kulturës sonë kombëtare një mision veprues shumë të fuqishëm, atë të diasporës./1 Logorec

Një  element  me  vlerë  të  kësaj  hapësire  kulturore  që  pret  t’i  pohohet  sa  më  shpejt  kulturës kombëtare dhe të vetëdijësohet sa më parë në ndërgjegjen popullore, sidomos në atë të rinisë, e përbën trashëgimia shpirtërore e Anton Logorecit. Ky personalitet i fuqishëm i kulturës sonë i takon asaj radhe intelektualësh shqiptarë që, e kuptoi dëmin  kombëtar  të  komunizmit  dhe  iu  kundërvu  atij  me  gjithë  aftësinë  intelektuale,  vullnetin shpirtëror dhe zjarrminë e pasionit.”

3 LogoreciE nisa shkrimin tim mbi intelektualin e atdhetarin Anton Logoreci me këtë pasazh shumë domethenës nga një artikull i botuar në shtypin shqiptar nga studiuesi i njohur shkodran Anton Cefa, me titull: Anton Logoreci, përfaqësues i denjë i kulturës së diasporës shqiptare.2 LogoreciIntelektuali Anton Logoreci ose Ndoci, sic e thërrisnin shkodranët, lindi në Shkoder me 19 korrik 1910, në një familje me tradita atdhedashëse. E ëma Maria, bijë nga familja elitare Toska, pat nëntë fëmijë, shtatë djem dhe dy vajza, ndër të cilët Antoni ishte fëmija i parë. I ati, Pjetri, për të ushqyer familjen e madhe punonte si argjendar, por ishte dhe shumë aktiv në levizjet politike e shoqërore të kohës. Për këtë, gjatë qeverisjes së tij, Noli e emroj atë nënperfekt të Malsisë së Madhe, ndërkohe që vëllezërit e tij Matia e Paloka, i ishin përgjigjur thirrjes së xhaxhait të tyre, Arqipeshkvit të Shkupit Andrea Logoreci, për të punuar si mësues për përhapjen e arsimit e gjuhës shqipe në Kosovë ( Prizren e Gjakovë).6 LogoreciQë fëmijë, Antoni, pat kontakte me figura madhore të rilindjes sonë kombëtare si Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre e Lazer Mjeda, të cilët ishin miq të familjes, por dhe farefis (Ndre e Lazër Mjeda) me Logorecët. Ai nisi mësimet në kalasat fillore të etërve franceskane, për të kaluar më vonë, në klasat për të rritur të kolegjit jezuit të qytetit të Shkodres. Si fëmijë, Antoni, ishte gjithmonë aktiv dhe premtonte një personalitet të spikatur artistik e letrar. Ai ishte një nder fëmijët e talentuar, pjesë e grupit teatror të shkollës, ku arriti të shpalosë dëshirën e pasionin e tij për skenën ndër rolet e melodramave historike e patriotike që luheshin në kolegj.5 Logoreci

Në një shënimim biografik për Logorecin, z. Fan Sotir Kristo,  shqiptaro amerikani i njohur nga Bostoni, shkruan në volumin 12 të Buletinit Katolik Shqiptar të botuar në San Francisko si dhe në rrjetin amerikan informativ FROSINA këto kujtime:

“… Gruaja ime Jane dhe unë patëm fat, shumë vite më parë, për të takuar Anton Logorecin në Londër gjatë vizitave tona në atë qytet historik ku shpejt u bëmë miq të mirë me të dhe me gruan e tij të bukur, Doreen me te cilen ai u njoh ne BBC, ku punuan se bashku gjate luftes se dyte boterore.

Anton Logoreci,… ishte thesari më i fundit që i jepej botës nga nje familje katolike shqiptare. Të aferm te familjes se tij ishin, Arqipeshkvi i Shkupit – Andrea Logoreci, prindërit e Nënë Terezës, Mati Logoreci- xhaxhai i tij  i cili punoi shume për të ruajtur kulturën shqiptare në Kosovë dhe për të ndihmuar në formulimin e një alfabeti të perbashket për gjuhën shqipe. Gjatë fëmijërisë së tij Antoni ndoqi ne Shkoder shkollën fillore françeskane, ku dhe shërbeu në altarin e kishës së Shën Antonit, aty afer. Ai i si fëmijë i pat shërbyer rregullisht Meshës së At Gjergj Fishtës, autorit të madh shqiptar dhe poetit laureat. “

Në vitin 1922, me themelimin nga Kryqi i Kuq Amerikan të Kolegjit Teknik Amerikan në Tiranë, familja e dërgoj Antonin në këtë kolegj, i cili ndikoj shumë në formimin përendimor të tij. Ambienti, gjuha angleze, programi mësimor, aktivitetet e shumta si dhe mesuesit e specialistët e shkollës ishin elemente të fuqishëm në pregaditjen e shumë anëshme mësimore e disiplinore të  cdo studenti, që do ti shërbente më pas për të krijuar bazat e një karrierë të fuqishme. Përvec pregaditjes së një kaste teknikësh që më vonë do ti shërbente rindërtimit të vendit në të gjitha fushat, Kolegji qe një nga bazat e fuqishme të krijimit të elementeve përparimtare që me kulturen e marrë aty i tregonin botës se vinin nga një shoqëri e emancipuar dhe e denjë europiane.

Antoni me sjelljen e telentin e tij letrar u bë një ndër studentet e zgjedhur të drejtorit Fultz i cili drejtonte kolegjiumin e redaksisë të revistës së shkollës LABOREMUS, të cilën e kishte krijuar vetë. Antoni ishte një nder redaktorët e revistës, por edhe shumë aktiv me shkrimet e tija në këtë organ. Falë inteligjencës së tij, kjo periudhë i sherbeu atij që të kuptonte sekretet e shkrimit në prozë, që më pas e ndihmoi për punën e tij të përherëshme në Radio Londra, por edhe për të shkruar artikuj, tregime, novela e libra të suksësshëm.

Pasi u diplomua në vitin 1927, Antonit ju dha mundësia të ishte shoqërues dhe përkthyes i gjeneralit britanik Jocelyn Percy të cilin Presidenti Zog e ngarkoj me organizimin dhe trajnimin e xhandarmerisë shqiptare. Puna në skuadren e gjeneralit anglez e ndihmoj Logorecin të krijojë një këndvështrim të saktë për demokracinë, diplomacinë, politikën e po ashtu të përcaktonte rrugen e studimeve dhe karrierës së tij të ardhëshme.  Pasi perfitoj një bursë, për rezultate të larta, nga shteti, në vitin 1937 filloj studimet dhe u diplomua për ekonomi e shkenca politike në universitetin shtetëror në Londër,  LSE (London School of Economics and Political Science), një nga universitetet më në zë të botës nga ku dolën përsonalitete të politikës botërore, shumë mbajtës të cmimit Nobël, sipërmarrës nga më të suksesshmit e botës, gazetarë të famëshëm si dhe dhjetra profesorë që mësuan pastaj në gjithë anët e globit.

Në Shqiperi, Antoni, edhe pse në moshë të re, arriti të krijojë lidhje të shumta me personalitete të shquara të kohës nga të gjitha fushat si Edith Durham, Ernest Koliqi, Branko Merxhani, Ismet Toto, Tajar Zavalani, Eqerem Cabej, Karl Gurakuqi, Petro Marko, Odise Paskali… Ai kishte një bashkëpunim të përherëshëm, nëpërmes botimeve të tija, me revistat dhe gazetat shqiptare të kohës. NOLOGUS ishte pseudonimi me të cilin ai u paraqit me shkrimet e tija në organet e shtypit, si mbrenda dhe jashtë vendit.Në vitin 1940, qeveria angleze, duke vlerësuar situatën e krijuar ndërkombëtare, vëndosi të hapë një program në gjuhën shqipe në rrjetin njohur BBC. Kjo dritare informacioni do ti shërbente shqiptarve të cilët vuanin nën pushtimin fashist për të kuptuar situatën e luftës, por edhe për tu ndergjegjësuar kundër okupatorit. Me propozimin e sekretarit të ambasadës shqiptare Dervish Duma, drejtimin e këtij programi e mori Anton Logoreci. Duma e njihte mirë Logorecin, qysh në shkollën e Fultzit, ato ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, në të mirë të Shqipërisë, gjithë jetën.

…„Nuk ka shqiptar që të mos e ketë dëgjuar çdo mbrëmje zërin e Anton Logorecit nga qendra 

transmetuese e BBC­së, që ishte një institucion edukimi politik e demokratik edhe për të. Ai aty nuk punoi  si folës i thjeshtë por edhe si komentator, si përgjegjës i sektorit për Shqipërinë e më vonë si përgjegjës i BBC-se per sektorin e tërë Evropës Lindore“, shkruan Albulena Stojaku në shtypin shqiptar në artikullin: NOLOGUS, NJE PERSONALITET I HARRUAR… dedikuar Anton Logorecit…

“Ai ishte një nga komentatorët më të kualifikuar të Evropës Lindore dhe më vonë u bë shkrimtar e gazetar i programit për Evropën Qendrore dhe mbeti një komentator i vlefshëm për BBC për vite me radhë, duke u specializuar për problemet e të drejtave të njeriut në Evropën Lindore si dhe zhvillimet në Shqipëri.

Logoreci ishte arsyja e vetme për  vëmendjen që Shqipëria mori pas luftës. Qe ne fillim, ai e akuzoj Enver Hoxhën për diktaturën e tij, duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë duhet ti perkase demokracisë perëndimore dhe jo komunizmit. Logoreci ishte një mbrojtës i autonomisë, kulturës dhe traditave të Kosovës. Komentet e tij ishin të largpamese dhe shpesh profetikë”…shprehet njohësi i ceshtjes shqiptare, kolegu dhe miku i tij shqiptaroamerikan Fan Kristo në Buletinin Katolik të shqiptarve të Californisë. Anton Logoreci njihej në mbare diasporën shqiptare, jo vetëm si rezultat i përhapjes së zërit e komenteve të tija në shqip nga Radio Londra, por edhe nga botimet e tija, si shkrimtar e gazetar. Ishte deshira e tij e jetës që ti përkushtohej kësaj fushe. Krijimet e tija në prozë përshkoheshin nga një stil i zhdërvjedhët e modern, që e veconte atë nga shkrimtarët e tjerë bashkëkohorë. Në shkrimet e tij plot pasion, ai sillte me mjeshtri para lexuesit bukurinë e trojeve shqiptare, freskinë e luleve në oborret shkodrane, karakteret e bashkëqytetasve me problemet e tyre sociale e mallin e tij që e digjte për atdhe.Me ardhjen e komunistëve në pushtet, si rezultat i komenteve dhe kritikave që Logoreci percillte nëpërmes Radio Londrës, familja e tij në Shkoder vuajti kalvarin e mundimeve, burgjet dhe diskriminimin. Rregjimi burgosi vëllaun e tij më të vogël, të sapo dalë nga bangat e gjimnazit, Filipin, i cili vuajti, i mbyllur por i pa dënuar, në burgun e Shkodres ku i prenë gjymtyrët, ku u sëmur rëndë nga tuberkulozi që i shkaktoj vdekjen në sanatorium. Shokët e tij të burgut tregojnë që:.. sa herë që në emisionin shqip të Radio Londrës përmendej emri i diktatorit, monstrat injorante, kapterrat komunistë të burgut, torturonin pa mëshirë deri në prag të vdekjes të vellaun Filipin.Familja e Antonit në Shkoder  ishte vazhdimisht pre e bastisjeve dhe kontrolleve nga njësitet e sigurimit, që kërkonin të gjenin një shkak që të burgosnin vllezërit e tjerë. Falë personalitetit, njohjeve e kontakteve të mira të Antonit, Logorecët patën edhe ndonjë periudhë të shkurtër “qetësie”. Në memorjen e cdo pjestari të familjes Logoreci ka mbetur e fiksuar marrja e tyre nën mbrojtje, gjatë një raprezalje, nga shkrimtari Petro Marko, që me statusin e komandantit gjindej me shërbim në Shkoder, i cili, sapo dëgjoj që në familjen e Anton Logorecit po bëheshin bastisje, që pjestarët e familjes i kishin lidhur në pranga, ndërhyri personalisht duke larguar nga shtëpia e tyre njësitin e sigurimit e duke penguar burgosjen e Gasprit, vëllaut tjetër të Antonit, i cili mbet vetëm pak ditë në burg.

Po ashtu ato nuk mund të harrojnë rrëfimin e komunistit (antarit të komitetit qëndror) Fadil Pacrami, për takimin e tij me Antonin në Londër. Sipas Pacramit:…ai ishte dërguar në Londër nga diktatori për ti kërkuar Antonit “kthimin” në Shqipëri, ….me arsyetimin: …që ka më “nevojë” Shqipëria për ty se Londra…

Logoreci, i cili e njihte më mirë se kushdo tjetër bëmat e pabesinë e komunistëve shqiptare, nuk pranoj,  pasi ishte i bindur se po të kthehej do ta priste pushkatimi apo burgosja për jetë. Si aktivist i të drejtave të njeriut në forumet ndërkombëtare, ai kontaktonte dhe merrte informacione nga të gjithë të arratisurit politik shqiptarë që delnin në perëndim, për këtë shkak ishte kurdoherë i mirëinformuar dhe aktual në emisionet e tij të Radio Londrës. Gjithashtu ai e njihte mjaft mirë edhe hakmarrjen e kriminelit Mehmet Shehu, të cilin e kishte pasur bashkënxënës në kolegjin amerikan të Fultzit. Dihej nga të gjithë që Mehmet Shehu, arrestoj, burgosi apo pushkatoj gati të gjithë kolegët e tij të shkollës amerikane, për “fajin” e vetëm se kishin qenë nxënës të “spijunit” Harry Fultz…

Gjatë viteve të formimit të tij profesional, si dhe të angazhimeve të tij për Shqipërinë, Antoni pat bashkëpunim të ngushtë me personalitete të kulturës shqiptare në diaspore si … Dom Zef Shestani, Arshi Pipa, Martin Camaj, Zef Skiroi, At Daniel Gjecaj, Ernest Koliqi…

Në shtëpinë e tij në Londër, vite me radhë, Logoreci, priti dhe strehoj shumë bashkëatdhetarë të arratisur e studentë nga Shqiperia, që prisnin të udhëtonin drejt botës së lirë, Amerikës e vendeve të tjera.

Në vitin 1977, Anton Logoreci botoi në Londër librin e tij “The Albanians – Europe´s Forgotten Survivors” ose të shkruar në shqip  “Shqiptarët – të mbijetuarit e harruar të Europës”, një libër i shkruar me profesionalizëm dhe që u bë pikë reference për të gjithë studiuesit e ceshtjes shqiptare e ballkanike. Libri ishte një analizë e thellë e shkaqeve të lëngimit të gjatë të atdheut nga komunizmi, izolimi, konfliktet ndërkombëtare, mardhëniet me fqinjët si dhe vuajtjet dhe prespektivën e lirisë së Kosovës martire.

Gazetarja dhe kritikja angleze Elisabeth Barker shkruan: …Logoreci i dha librit të tij “The Albanians” një titull kuptimplotë – Europe´s Forgotten Survivors” – TE MBIJETUARIT E HARRUAR TE EUROPES. Ai ka treguar në libër historinë e një prej kombëve më të vegjël e më të vjetër europiane, të cilët banojnë në malet e tyre shkëmbore në bregdetin lindor të Adriatikut, një popull përherë i sulmuar, por, kurrë i nënshtruar nga pushtuesit e huaj, i rrethuar nga fqinjë armiqësore, e në pjesën më të madhe të historisë së tij, i harruar nga bota.

Po ashtu, gazetari i politikës ndërkombëtare dhe specialist i njohur i Ballkanit James H. Seroka e ka vlersuar librin me këto fjalë: …përshkrim interesant dhe korrekt i Shqipërisë bashkëkohore, që përmban përshkrime nga historia, kultura, ekonomia, politika, sociologjia e politika e jashtme e vendit, por jo si librat e tjerë, ky është i shkruar nga një shqiptar me prespektivë….. libri është burimi i vetëm më i mirë, për Shqiperinë, i shtypur deri më sot….

Eshtë për të ardhur keq, shkruan Prof. Anton Cefa, që tragjedia vazhdon ende. Libri është shkruar e botuar, por nuk ka rënë ende në dore të shqiptarëve, nuk është përkthyer, pra nuk është lexuar.

Edhe pse me një jetë e familje të realizuar, Antoni, i cili kishte dekada që ishte larguar, në pamundësi të vizitës në vendin e lindjes, digjej nga malli për atdheun. Kjo pasqyrohej qartë ndër skicat e tregimet e tij për atdheun e sidomos për Shkodren. Ai po thuajse cdo vit, i shoqëruar nga një pjestar i familjes mike Kovaci nga Ulqini, ngjitej në një pikë të lartë të malit të Taraboshit, për të kundruar Shkodren e tij të dashtun, per të shuar mallin për vendin e lindjes dhe gjysmën tjetër të familjes, që përpëlitej në ferrin komunist shqiptar. Kurdoherë nga Taraboshi, ai merrte me vehte dhe shtërngonte në gji, një grusht dhe apo gurë nga toka e nënës, Shqipëria.

Antoni vdiq me 23 shtator 1990, pa arritur të kthehet në atdhe dhe në qytetin e lindjes Shkoder, por arriti të shohë agoninë dhe rrëzimin e bishës komuniste, si në atdheun e tij dhe në të gjithë Europen lindore, gjë për të cilën punoj gjithë jetën. Per aktivitetin e tij politik dhe atdhetar, ne vitin 1993, presidenti i Shqiperise e nderoj me medaljen “Pishtar i Demokracise”.

Ka rreth 12 vjet që Bashkia e Shkodres neglizhon dhënien e një titulli nderi apo emertimin e një rruge për të perjetësuar emrin e  Anton Logorecit, që me veprimtarinë e tij në Londër i bëri nder kombit dhe  qytetit të Shkodres. Por keqdashja dhe injoranca e drejtuesve të administratës lokale nuk do të arrijë të zbehin madhështinë e Anton Logorecit, birit të një familje, gur i fortë në themelet e historisë së qytetit e të kombit shqiptar.

 

Wien, me 10.5.2017

Filed Under: Histori Tagged With: Anton Logoreci, diplomati, gazetari, Pjeter Logoreci, shkrimtari

Ndahet nga jeta gazetari Ramadan Bizga

May 28, 2016 by dgreca

Sot më datën 28 Maj të 2016 në Athinë është ndarë nga jeta gazetari i njohur i sportit Ramadan Bizga nga një infarkt në zemër. Nuk mund të gjej fjalë të shprehemi nga tronditja . Komuniteti Shqiptar humbi një nga figurat më të dashura në emigracion. Ngushëllime familjes dhe u prefhtë ne paqe të plotë.

Filed Under: Kronike Tagged With: gazetari, Ndahet nga jeta, Ramadan Bizga

ME GAZETARIN E ZËRIT TË AMERIKËS ILIR IKONOMI NË ARKIVIN E VATRËS

May 9, 2015 by dgreca

Të Premten, 8 Maj 2015, gazetari i Zërit të Amerikës dhe studiuesi Ilir Ikonomi vizitoi arkivin dhe bibliotekën e Vatrës.
Gazetari Ikonomi u prit nga zv/kryetari i Vatrës Asllan Bushati dhe Editori i Diellit Dalip Greca, si dhe producenti i TV Kultura Shqiptare Adem Belliu.
Z. Ikonomi u njoh nga Editori me dokumente autentike të Vatrës që nga vitii 1910 me rekordet e Shoqërisë Besa-Besën, me rekordet dhe fushatat e Vatrës, me dokumentet origjinale të Huasë Kombëtare 1920-1922 dhe Fushatës së 3 Qershorit 1917,si dhe me koleksionet e Diellit. Për më shumë do t’ju informojmë përmes Gazetës Dielli në print.

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, gazetari, Ilir Ikonomi, ne Vater

Gazetat- keto shqisa te kombit

March 5, 2015 by dgreca

Opinion nga ILLO FOTO/ New York/
Nuk mbaj mend,ne se kete perkufizim, per gazetat e kam lexuar diku, apo eshte perkufizim i krijuar nga une.Ne te dyja rrastet,i permbahem fort ketij perkufizimi. Perpara shume kohesh,ndoshta nje vit me pare, kam shkruar ne LGDSH dhe ndoshta ne “Dita “ shkrimin,“ Nuk ka kuptim jeta pa gazeta “. Shkrimi i sotem ka shume ngjashmeri, por nuk eshte i te njejtes natyre. Gazetat marrin dhe kthejne ndijimet kombetare.
Me daten 23 Shkurt 2015,Profesori Ardian Fuga dha nje interviste ne “Expres“,ku midis te tjerash thekson:“Gazetat shqiptare kane vdekur.Gazetaria nuk eshte hartim. Eshte me afer kiberrentikes se sa letersise, informatikes, shkences se komunikimit. Shkencat e komunikimit jane me te veshtirat sot. Te jesh gazetar,duhet te pranosh dhe te punosh ne kushte presioni. Egoistet nuk kane vend si studente gazetarie.Gazetat prej letre, duhet te cvishen nga skematizmi, qe te behen te dashur per kenaqesine e lexusit.Kjo do te thote te shkruajne mendje te ndritura,jo servile, medioker, militante.Duhet te zhvillojne analizen, reportazhin.Ne se nuk soecjalizohen per te zhvilluar lajmin, do te hyjne ne krize “.
Ne kaq pak rreshta, Profesori ka mundur te japi gjendjen kritike te shtypit te shkruar, duke hedhur idene se kush duhet te shkruaj , qe te mos ballafaqohemi me nje realitet me te trishtuar.
Ne shkrimin tim do te paraqes disa mendime, qe nuk i quaj replike, sepse une nuk e konsideroj veten te afte te replikoj me Profesorin e nderuar dhe dua te nenvizoj faktin, qe kam konsiderate te larte per te, si nje nder filozofet me te shquar kohore. Ai mbetet njeri i shqetesuar, per zhvillimet poliko- sociale te problematikes se sotme shqiptare. Kete shqetesim nuk e mban brenda vetes, por e cfaq me shkrimet e tij, qe shquhen,per thellesi mendimi dhe erudicion.Nuk diskutohen aftesite gazetareske te Profesorit.
Natyrisht , ju lind pyetja: Pse more mundimin te na shprehesh mendime te tjera , vec atyre , qe na ka parashtruar me shqetesim qytetar , Profesori i nderuar ?
I besoj me dhembje , dekllararatat e Profesorit . Ato qendrojne , por pikerisht se qendrojne , nuk dua t’i besoj , ose thene ndryshe , duhet te kerkohet nje rrugdalje , prej ketij kolapsi apokokaliptik, qe pershkruan Profesor Fuga.A jam une i duhuri?Kete nuk e mohoj sa dhe e pohoj.Nuk kam pse te hesht perballe nje problemi kaq alarmant.
Nuk e besoj se me dhemb me shume mua gazetaria, se sa Profesorit. Megjithate ai e shpalli publikisht vdekjen e gazetarise aktuale . Kete njerzit refuzojne ta besojne , sepse kur behet fjale per vdekje, njerzimi hidherohet e dhe per vdekjen e nje halabaku , jo me te kur vdes shqisa e kombit. Une jam thjesht nje gazetar terni, qe me ka shpallur te tille ish gazeta e famshme “Bashkimi”.Nuk kam ndjekur leksione gazetarie ne auditoret me akustike. Vij nga amatorizmi dhe qe shkruaj prej 55 vjetesh. Mesusi im i pare ka qene nje gazetar i shquar dhe i thjeshte i “Bashkimit “,Tashko Lako.
Profesori e cmon praktiken gazetareske dhe kur thote se gazetat kane vdekur , gazetaret i mban me hater.Nuk ka vene as nje lajmerim–vdekje per ta.Mbase i konsideron te shtruar ne ariminacion ose ne vdekje klinike, por kursesi te mbeshtjelle me qefin .Ketu dua te dal . Gazetarine e bejne gazetaret, qe kane shansin e mundshem ta nxjerrin gazetarine nga kolapsi,ku e kane shpure, vete ata, te detyruar nga kushtet historike . Shkrimin tim e konsideroj reflektim , per nje profeson, qe eshte ne sherbim 24 per 24 ore, kudo dhe kurdohere.
Gazetaria eshte profesioni i pare i njeriut, kur ky dolli nga jeta e shpellave dhe pati nevojen e komunikimit me fqinjin dhe me gjere. Me pak fjale eshte profesion , qe ka jete te barabarte me njerezimin.Nga kjo pikpamje, quhet e pa vdekshme , ose eshte ringjallur disa here , deri sa erdhi ne ditet e perflakura te jetoi bashke me njeriun . Praktikisht nuk mund te pranohet vdekja e gazetarise boterore , ose thjesht e asaj shqiptre . Kushdo e shef humbjen e shkelqimit e gazetarise se sotme . Ky shkelqim i kaloi gazetarise virtuale , si shkak i zhvillimit te pa pare dhe te befasishem te teknollogjise kohore . Edhe sikur te supozonim , se gazetaria tradicionale , te shpallet e vdekur, gazeta virtuale, trashegimtaria e saj e denje eshte ne kulmin e zhvillimit te saj. Kriza nuk eshte e barabarte me vdekjen. Njerzimi nuk mund t’i evidentoi te tera krizat , qe ka kaluar dhe besohet se kaq te tjera jane pas deres se jetes komunitre . Bashkepuntoret e facebookut e konsiderojne veten gazetare, per sa rrahin probleme dhe te kryejne analiza te situatave konkrete. Face- book – gazetaria personale!
Me sa kuptova nga intervista , Profesori e konsideron te humbur luften e gazetave me pushtetin dhe biznesin , sepse nuk ka alternativa eknomike mbijetese . Ky fakt nuk mohoet , por edhe ne kete rrast kemi te bejme me krize , jo me vdekje . Aktualisht , te tera gazetat konsiderohen te blera nga shteti ose pasaniket parallinj , qe percaktojne editorialin e gazetave, por gjykoj se nuk jane te tera gazetat te lyera me bojen e mashtrimit.
Shtypi shqiptar ka kaluar shume kriza dhe ka mundur te sheroi mjaft trauma , ne periudha me kritike se keto ,qe ju shpallet funeralin e tij . Per arsye kohe dhe vendi , nuk po zgjatemi me heroizmin e gazetarve shqiptare, por dua te nenvizoj se gazetaria , kurdohere ruan fytyren e gazetarve. Shqiperia eshte shquar per breza gazetaresh me emer . Nuk jane vetem Samiu dhe Hoxha Tasim , por dhe Ismail Qemali ka qene gazetar. Shkelqeu gazetaria , me brezin e mesem : Noli , Konica, Mjeda, Fishta , per te shkuar tek pasardhesit e tyre te denje si : Ali Asllani , P Marko ,Branko Merxhani, Sejfulla Maleshova etj , per te vijuar tek lindja e shtypit pluralist , post komunist, qe i pati fillesat me RD dhe “Koha Jone “dhe u drejtuan denjesisht nga gazetaret demokrate , Frok Cupi dhe Nikoll Lesi .
Kjo maratone shtypi na solli ne gazetat e sotme , qe i rezistuan konkureces.Pushtetaret , gjat gjithe kohrave , ja kane arritur , qe ta kene shtypin nene sqetull. Enveri , kish arritur , qe fillimisht te vihej ne krye te redaksise se “Zerit te popullit “ . Ja kishte nevojen dhe friken shtypit . Pushtetaret post komunist praktikuan blerien e shtypit dhe e vune ne gjunje nje pjese te shtypit , duke cfrytezuar dhe pa aftesine profesionale te editoreve .
Shtypi postkomunist nuk i rezistoi pavaresise , qe krijuan fillimisht gazetat opozitare . Ishin po te parat ju perkulen mashtrimit . Shume gazeta dhe gazetare, gjat tranzicionit ruajten profilin e tyre te pavaresise politike , por shumica dermuse , u futen ne ombrellen shteterore . Ka dhe gazetare te shpifur, por jo te tere. Pergjithesisht ndihen te trembur . Mendoj se ekziston nje baze , per ta kaperxyer kete krize , qe ne shumicen e tipareve , nuk eshte vetem shqiptare .
Tradita shekullore , qe ka krijuar dhe vijon ta mbaje gazetarija shqiptare, eshte e lavderushme . Mendoj se ja kalon vetem letersia shqiptare , qe ne te tera etapat, ka qene ne pararoje te mendimit politik dhe shume me perpara se mendimi filozofik , i c’do kohe , qe mund te merret ne studim . Nga spektri i sotem i shtypit , une quaj te pa lexushme , vetem gazetat me fryme te theksuar partiak .
Keto gazeta po i shkaktojne traum te rende tradites se shtypit . Ato e marrin lajmin dhe e perpunojne , ne fonderine e tyre inkandishente partiake , duke e deformuar ne menyre te pa ndreqshme . Gazetat me fryme te theksuar partiake , turperojne shtyin kohor . Ekzistenca e tyre nuk krijon as nje tradite dhe nuk I sherben historise se shtypit , vecse si shembull i nje shtypi te deformuar , deri ne qelize .
Per kete linje te gazetarise , Profesori ka plotesisht te drejt , kur thote se gazetat shqiptare kane vdekur . Ato te vdekura , i sherbejne me shume historise se sa te gjalla . Kur jane te vdekura , nuk kane shpenzime materjale dhe fryme . Ne to ka gazetare , qe shpesh kane dhe nje emer. Natyrisht vdekja profesionale e gazetarve eshte vertetuar perpara strehes , ku ata vete kane ngrehur . Tematikat e trajtuara ne menyre mediokre , shtrihen ne disa drejtime : Shkrime pa shpirt , qe me sa kuptohet shkruhen per te permbushur nje detyrim ndaj gazetes . Shkrime , pa argument shkencor . Zakonisht jane te mbushura me citate te pa degjuara dhe shkrime krejt futuriste , qe u sherbejne karaktereve te pa lekundur dhe karakteret konservatore . Shkrimet extremiste , levizin nga krahu i djathte extrem, ne te majten cipriste .
Te vime tek sponsoret . Ai , qe sponsorizon , mendoj une , nuk ka vetem interesat e veta te ngushta . Ai ka interesa te zhvillohet shtypi i shendetshem dhe kete e bejne profesionistet , qe Ai i mban prane . Ju jap nje shembell . Dy gazetat me te shquara te shtypit tone , “Illyria “ dhe “Dielli “ , paten kohe , qe ishin ne koma . Pasaniket patriote , Eqerem Bardha , Harri Barjaktari dhe te tjere , me gazetare te devotshem , ju dhane serum dhe oksigjen njekohesisht . I ngriten nga koma , apo nga shtrati i vdekjes dhe te dyja gazetat tradicionale , qe ka themeluar Noli, sot gjenden ne ballin e shtypit asnjeanes mbarekombetar .
Dua te them se duhet te kemi besim tek sponsoret memedhetare , qe nuk mungojne dhe tek gazetaret profesioniste , qe dalin mbi pasionet . As sponsoret nuk bejne pa kete rrace gazetaresh as gazetaret nuk bejne shume , pa keta lloj sponsoresh .
Ju keni thene ne intervisten , se gazetaria eshte larguar teresisht nga letersia . Edhe kjo eshte nje nga llojet e vdekjes se gazetarise . Gazetat , qe largohen nga letersia marrin karakter industrial . Kthehen ne metal , me te cilin mund te besh plugje , tenxhere, por kurre gazetari .
Do tu sjell ketu shembullin e tre gazetarve profesioniste , ne doren e te cilve pena kendon kenget me te mira te tradites , madje dhe opera . Keta gazetare jane , Kico Blushi , Mentor Kikia dhe Edison Ypi . Nuk njof asnje prej tyre fizikisht,vetem i lexoj , sepse nuk gjen nje shkrim te keyre gazetarve, qe te kete nje hije te vogel skematizmi dhe tingellimi metalik . Shkrimet e tyre, mendoj une , mbartin per me tej , frymen tradicionale te shtypit tone dhe shqetesimin, qe mban ne gji revolta per ndryshim ne kahun demokratik .
Lexoni nje shkrim te gazetarit te vjeter Kico Blushi , ne GSH , Shkurt 2015. Tema eshte per rruget e vendit tone . Po te jete per tituull , lexusi nuk ka pse e lexon , sepse tema per rruget eshte rrahur ne dhjetra forma dhe menyra . Me shkrimin e Kico Blushit puna ndryshon . Autori , me mjeshteri gazetareske , e terheq lexusin ne te tera hollesite teknike dhe mangesite sinjalistike , qe edhe po t’i keshe degjuar , nuk i le pa lexuar , sepse proza tregimtare eshte e fresket dhe e larmishme , qe te ben per vete . Kico nuk shkruan shume dendur , por te gjitha shkrimet pershkrohen nga nje ngjyrim specifik , qe nuk te le pa e perfunduar , madje ta lexosh me shume vemendje .
Te ngjashme jane dhe shkrimet e gazetarit , Mentor Kikia . Ne pamjen e pare , shkrimet e tij te duken politike , por nuk i le pa lexuar, sepse jane te thelle dhe analitike , qe nuk te lene t’i braktisesh , por i lexon fund e krye , madje dhe te nxitet mendimi , per alterrnativat , qe shtron . Ne GSH Shkurt 2015 , keni nje shkrim me titull “ Shteti i rrumpalles dhe i Edi Rames “ . Ju siguroj se nuk bie ne sy as nje pasion politik. Lexusi e ve re fare mire se gazetari nuk eshte me as nje krah politik, vecse me popullin e tij . Ne fund te fundit gazetaria eshte politike jo militare . Kikia e pasqyron ne shkrime , kete veti .
Kete gazetar e ndoqa nje dite , ne nje debat per permbytjet ne Myzeqe , javen e permbytjeve . Paneli ishte prej 5- vetash , qe perfaqesonin profesione te ndryshme , qe nga inxhinjere , politikane dhe ekonomiste . Kikia perfaqesonte gazetarine . E gjithe biseda ishte konfuze . Thuheshin fjale te pergjithshmme , pa ndonje interes, qofte dhe mediatik . Z. Kikia foli 3-4 here dhe gjithcka tha ishin si gure themeli , ne nje godine , qe riparohet . Kishte lexuar shume , per fenomenin dhe historine e perseritur ne vite . Ishte shume bindes dhe kritikonte , qeverrite , qe nuk kane marre as nje mase preventive , per te ndihmuar ikjen e shpejta te ujrave . Ne konkluzion tha : Darzeza dhe zona per rreth , jane nen nivelin e detit . Po qe se vijohet me kete indiferentizem shteteror , Darzeza dhe zona per rreth jo shume von , do te permbyten perjetesisht . Ky eshte mendim shume i guximshem, por njeriu behet i guximshem , kur eshte lexus sistematik , dhe di t’i veri ne jete ne menyre krijuse , ato qe lexon . Gazetari , qe merrte pjese ne panel , nuk ishte thjesht nje gazetar , por dhe shkencetar , ambjenalist dhe inxhinjer , qe di te nxjerri konkluzione llogjike nga nderveprimi i shkencave te natyres dha tyre te sakta . Kjo , qe tha gazetari , rregullisht duhej ta dekllaronte inxhinjeri , por aq dinte inxhinjeri , qe nuk dinte ku kishte koken kete tranzicion , qe nuk i duhej kujt asnje shkence inxhinjerike .
Nje gazetar produktiv dhe me finese , ne gjykimin tim , eshte Edison Ypi . Trajton tema shume te prehta shoqerore dhe politike . Argumenton me llogjike te hekurt dhe ka nje stil origjinal letrar ne te shkruar . Po citoj nje paragraf nga shkrimi i tij , ne daten 26 Shkurt 2015 , ne “Mapo “ : “Neper dege nuk degjohen cicerrima , vetem fershellima , kur ndonjehere fryn ere . Perrua me uje te piste ne mes te qytetit . Era nuk vallzon. Flladi nuk freskon … etj. “ Duket sikur lexojme fragmentet e nje tregimi romantik . Faktikisht eshte nje shkrim fishkullus me karakter politik .
Gazetaria nuk eshte letersi , por gjini e fjales se shkruar , ne fqinjesi me letersine . Kur shkrimet nuk kane nota letrare , jane pak ose aspak te lexushem , prandaj Profesori shkruan se shtypi i shkruar nuk ka lexus dhe gazetaria , gjithnje e me shume po afrohet me teknollogjine se sa me letersine . Ne kete leme nuk jemi teresisht te varfer . Kemi shembuj domethenes : Fiks fare dhe antena brenda familjes jane dy rubrika humoristike , qe vene deri ne sarkazem . Besoj se eshte krijuar nje pofil i ri me botimet , qe jane bere dhe vazhdojne te behen ne Shqiperi , Trojet dhe ne diaspore .
Nje diaspore kaq e madhe , nuk ka si te mos merret parasysh , ne c’do eveniment kombetar shqiptar . Shoqatat , rrjetet sociale , krijimet e mirfillta letrare dhe gazetareske , te kesaj pjese te atdheut , qe arrin 30 % , dekadat e fundit , kane shenuar rritje te pa krahasuara me as nje periudhe .
Nuk pretendohet se keto shkrime , jane krijimtari e mirfillte dhe kane vlera te pa diskutushme . Sikur 1/4 e tyre te certifikohen te vlefshme , perben nje ndihmese ne fushen e komunikimit masiv , ne shkalle kombetare . Po permend nje nisme letrare – kulturore – memedhetare shqiptare , qe zhvillohet ne Londer. E kam fjalen , per faqen elektronike te Shkrimtarit – gazetar , Fatmir Terziut . Eshte nje reviste e mire organizuar , qe pasurohet dite per dite me shkrime dhe ka nje dekade , qe botohet . Jane me mijra shkrime letrare , politike , sociale dhe politike , qe lexohen ne gjithe boten , nga nje numur i konsiderushem lexusish . Nuk e them me siguri , por me shume afersi , sa jane firmat , qe botojne ne faqet e kesaj reviste , nuk besoj se jane gjithe lexusit e njeres , prej gazetave me te lexuara ne Shqiperi .
Ka dhe disa botime te tjera , gjithnje virtuale ,qe jane te ngjashme me botimin elektronik “Fjala e lire“. Gjithcka siperpermenda tregon se ne Shqiperi , gjat ketij tranzicioni shtypi ka gjetur menyra per te qene vetvetja . I ka kryer detyrat me mire , se te gjithe pushtetet e shtetit demokratik . Gazetare te shquar ka shume dhe radhet e tyre shtohen c’do dite . Po permend dhe nje shembull shqiptar, jasht emigracionit. Gazetari Veli Hoxha , ka 18 vite , qe boton , me perpikmeri gazeten virtuale “ Kurora e gjelber “, gazeta qe trajton probleme te mjedisit pyjor . Kete gazete , sikurse dhe “Fjala e Lire “ , mbahet me pune vullnetare nga specjaliste patriote , qe nuk kane as nje interes personal . Keta njerez te shtypit , na deshmojne se nuk eshte vetem paraja , qe sundon jeten komunitare dhe urbane . Ndjenja e patriotizmit dhe e pasionit , per te zhvilluar letersine dhe shtypin , eshte trupzuar natyrshem . Komuniteti dhe politika duhet te gjykojne se nuk jemi ne kohen e vullnetarizmit extrem dhe as te sakrificave pa emer . Kapitalizmi zhvillohet mbi ligjin e interesit dhe te konkurences .
Shteti eshte me i besuar se biznesi . Sic ushtron kontroll mbi bizneset duhet te gjeje instumenta kontrolli dhe per sponsoret . Fjala vjem nuk mund te ribursohet nje biznes si Doshet , qe kerkon t gjunjezoi doganat , tatimet dhe policine . Po u lejuan nderhyrjre te tilla , shteti ka degjenuar ne bande . Veprimtaria botuse eshte private dhe nuk mund te jete ndryshe , por mekanizma kontrolli dhe ribursimi duhet te ekzistojne edhe mbi kete biznes . Botimet universitare , jane nje veprimtari , qe mund te behen filter, per cilesine e botimeve online . Kam vene re se botimet universatare , jane permbledhje e intervistave , qe kane dhene politikanet . Kush mund t’i lexoi keto libra voluminoze dhe pse ? Nuk kane qene politikanet tane te atij niveli , qe mund te konturojne nje kauze universale . Kam mendimin , qe Universitet duhet te botojne pjese nga shtypi vjetor , qe kane lene gjurme ne publik . Nje organizem i tille nuk mund te behet parazitar , kur perbehet nga profesioniste te sprovuar dhe te ndershem . Keto lloj botime mund te jene objekt i nje ribursimi dhe i honorareve . Autoriteti shteteror duhet te jete mbi te gjithe filtrat redaksionale , qe une mendoj se mund te jene Universitet. Ajo mori pedagosh , studentesh dhe aspirantesh shkencore , mund te bejne nje pune lavderuse vleresimin e klasifikuar te shtypit , kryesisht atij virtual dhe me gjere .Faqet elektronike , qe botojne shoqatat, jane shume . Dikush me dergoi nje prej tyre , ku nje “Anonim “ shkruante per Safet Butken . Per kete patriot ballist eshte shkruar kaq shume , sa e humbet orientimin , por shkrimtari “Anonim “ i kesaj gazete virtuale , ne nje gjysem faqe kishte dhene portretin me real , qe mund te kete , per kete intelektual te famshem te viteve 30 , Drejtorin e Gjimnazit te Tiranes , qe ishte edhe poet . Na jep dhe nje poezi te Safetit .
Poezia : “S’ka gje me te keqe , per nje komb se lufta brenda vetes / Perpara jetes se Atdheut , s’ka vlere jeta ime fizike / Te vetmin shqiptar , qe do te vras une eshte vetja ime “
Pak , pas konferences se Mukjes , Safeti u gjend i vetvrare , ne banesen e tij . Veprimtaria e Safetit dhe poezia e tij e frymezuar , na vene perpara nje pergjegjesie te madhe , qe shtypi nuk ka ditur ta ndricoi ne kohen e duhur , kete Promethe te shqiptarizmes , por na i ka dhene Butken si nje nga ballistet ordiner,te rakise dhe pulave , sic ka ndodhur me shume nacionaliste te nivelit te Butkes . Shtypi aktual virtual vijon te ndricoi shume probleme , qe koha i ka erresuar me dashje , pervec qe eshte tribune e shume talenteve letrare me vlera te spikatura .
A mjaftojne kaq shembuj , qe te bindin Profesor Fugen se gazetarija nuk ka vdekur ? Gjithsesi le ta quajme ne ariminacion . Ajo duhet te vetorganizohet dhe te marri pozicinin serioz te nje pushteti , qe meriton te vleresohet nga gjihe shoqeria , per t’u paraprire progresit dhe te jete ne vijen e pare te strategjive zhvillimore te kombit . Per te realizuar kete misjon , kerkohet mbeshtetje e fuqishme financiare , qe aktualisht nuk e kane te gjitha gazetat , ose kete mbeshtetje e gezojne gazetat dhe medjat me te pa meritara dhe parazitare . Sepse ndodh keshtu , eshte folur dhe shkruar mjaft , por me kryesorja eshte fakti se kapitali shqiptar , qe duhet te jet sponsorizus , eshte me origjine te dyshimte dhe ky kapital , perpara se te sponsorizoi gazetat , mendon per mbijetesen e vet dhe shpesh arrin , qe te sponsorizoi krimin , por krim quhet dhe nje shtyp i deformuar dhe me partishmeri inkandishente . Shtypin duhet te sponsorizohet nga nje biznes me origjine transparente .
Ne dienine time , bizneset , qe sponsorizojne shtypin , lehtesohen nga taksat , pra sic shifet perseri eshte buxheti ai , qe investon dhe ne shtypin e ndershem . Buxheti eshte i shtetit dhe i popullit , jo i pushtetit provizor , qe eshte pa nderprere , nen monitorimin e shtypit . Eshte ligji ai , qe i sanksionon keto marrdhenie . Kur diskutohej ligji per shtypin, ish Krueministri futurist, Fatos Nano, tha se ligji duhet te kete nje nen : “Shtypi eshte i lire dhe i pa varur “. Mbase eshte formuluar dhe eshte vendosur vetem kaq. Po qe keshtu eshte fatkeqesi , sepse e le shtypin te vetsakrifikohet dhe te bjeri ne gjunje te pushtetit , sic edhe ka ndodhur . Shoqeria eshte ndertuar mbi baza interesi . Nuk mund te kete forme tjeter sponsorizimi i shtypit . Natyrshem lind pyetja : Pse buxheti do kontroboi ne sponsposorizimin e shtupit te pa varur ? Nuk ka fond , qe nuk ka orgjinen e buxhetit , i ligjshem ose i pa ligjshem qofte . Formalisht vetem parate e emigranteve nuk dalin nga buxheti . Loja eshte , qe daljet te jene te mbeshtetura ne ligj . Ligji mbi shtypin eshte me kompleksi ,sepse supozohet te sanksionoi baraspeshat e te gjithe pushteteve dhe shtresave .
Ajo qe ka fituar shtypi yne eshte liria e plote e te shprehurit . Sejcili mund te shkruaj sa dhe si te doje . A mjafton vetem liria e shtypit ? Megjithse firore e madhe , eshte e pa mjaftushme . Burimet njerezore te shtypit shqiptar jane te mjaftushme , per ta evituar vdekjen biollogjike. Vete shtypi duhet te ushtroi autocensure, per te merituar simpatine e sponsorizimit . Ka 23 vite , qe shtypi nuk trajton analiza ekonomike, vec sensasione dhe kronika te zeza. Sponsorizimin sejcili duhet ta kerkoi se e meriton , jo se i dikuja i misherohet. Buxheti , si qese e popullit u takon dhe gazetave , pa prekur pa anshmerine e tyre. Shtypi eshte i lire , por jo anarshi . Shtypi eshte subjekti me i organizuar, qe mund te kete ne kupen e qiellit . Kam mendimin se vete Profesor Fuga me shoke , do te jene njerzit e duhur , qe mund ta futin shtypin ne korrnizen ligjore qe i takon .Perpjekjet e para ardhesve rezultuan te deshtuara .
Illo Foto / Studjus.NY Mars 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: gazetari, Illo Foto, profesioni

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIELLI ME SHQIPTARËT E ITALISË / SHKOLLA SHQIPE “DORA E PAJTIMIT”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË ITALI
  • 2023 A Consequential Year for Cybersecurity – Albania, Example of What Can Happen
  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT