• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UKRAINË – NATO dërgon avionë radarë ”Awacs” në Poloni dhe Rumani

March 10, 2014 by dgreca

NATO-ja ka njoftuar sot dërgimin e avionëve radarë ”Awacs” për të zhvilluar misione vëshguese në hapësirën ajrore të Polonisë dhe Rumanisë, në kuadër të krizës në Ukrainë.

Këto fluturime “do të përforcojnë kapacitetet mbikëqyrëse të situatës” së NATO-s dhe dhe “do të zhvillohen specifikisht në këto dy rajone hapësinore të territoreve” të vendeve që cilat janë anëtare të Aleancës Atlantike, theksoi një zyrtar i NATO-s në Bruksel.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dergon aeroplane spiune, NATO, Ukraine

HOMAZHE TEK VARREZA E VELLEZERVE DESHMORE BYTYCI NE NEW YORK

March 10, 2014 by dgreca

Nga Halil MULAJ/

Te dielen, me 9 Mars, ne pervjetorin e fillimit te luftes clirimtare te UCK, rwnies heroike te kryekomndantit te UCK Adem Jashari, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe Shoqata e veteranëve të Batalionit Atlantiku të UÇK-së, organizuan homazhe tek varrezat e tre dëshmorëve – vëllezërve Bytyqi, ushtar të Batalionit Atlantiku, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, te cilet u vrane mizorisht nga forcat serbe pas perfundimit te luftes.

Me kete rast Ambasadori Bekim Sejdiu dhe kryetari i shoqates Atlantiku, si dhe bashkeluftetaret e Yllit, Agronit dhe Mahmetit dhe familjaret e tyre vune kurore lulesh mbi varret e deshmoreve Bytyqi.

Ne emer te ushtareve te batalionit Atlantiku peshendeti, ish komandanti i UCK, kryetari i shoqates Atlantiku Gani Shehi, ne emer te qeverise se Kosoves, pershendeti konsulli i pergjithshem i Kosoves Ambasador Bekim Sejdiu dhe babai i tre deshmoreve, Ahmet Bytyqi, i cili falenderoj ne emer te familjes

 

Filed Under: Featured Tagged With: Bekim Sejdiu, Bytyci, homazhe, velelzerit deshmore

Përcillet me nderime e dhimbje ish zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni

March 9, 2014 by dgreca

– Mes dhimbjes dhe lotëve familjarë, miq, të afërm dhe kolegë i dhanë sot lamtumirën e fundit Ferdinand Poni/

– Kreu i PD, Basha: Mes pikëllimit dhe dhimbjes, lamtumirë miku im i ngushtë/

– Ish kryeministri Berisha:   Lamtumirë, mik i dashur! U prehsh në paqe!/

Ne nderim te ish zevendesministrit te Brendshem Ferndinand Poni ne hollin e Teatrit Kombetar nga ora 12 e 30 deri ne 14 e30 zhvillohen homazhe. Kryetari i Keshilltareve te djathte ne Keshillin Bashkiak te Tiranes Poni ka nderruar jete ne moshen 49 vjecare ne Prizren nga nje atak kardiak, ndersa ishte duke drekuar me dy miq ne nje lokal ne Reçan. Megjithese eshte derguar me urgjence ne spital, zoti Poni nuk ka mundur te mbijetoje.
Familjare, miq, te aferm, personalitete te shoqerise shqiptare, zyrtare e politikane po i japin lamtumiren e fundit.
Ish -Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në homazhet që u zhvilluan në nderim të Ferdinand Ponit, në ambientet e Teatrit Kombëtar.
Pas vendosjes së kurores me lule dhe shënimit në librin e ngushëllimeve, ish-kryeministri Berisha u shpreh për mediat se;
“Sot ne i themi lamtumirë njërit prej personaliteteve dhe veprimtarëve më të përkushtuar, më të vendosur dhe me kontribute shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike, për shoqërinë shqiptare dhe për vendin në tërësi.
Ferdinand Poni ishte modeli i zyrtarit të përkushtuar, efiçente, intelektualit që punoi me vendosmëri të madhe në projekte shumë të rëndësishme për modernizimin e këtij vendi dhe punoi me sukses të madh, avokatit të pamposhtur të Partisë Demokratike,  demokratëve, programit, vlerave dhe parimeve që ata besojnë. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe një humbje e madhe për Partinë Demokratike është një humbje për shoqërinë  shqiptare.
Ferdinad Poni është autori i modernizimit të sistemit të identifikimit të shqiptarëve, duke vendosur në një përkushtim të madh, sistemin më modern të kohës dhe unë ju garantoj se kjo është vetëm njëra anë njëri aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë së tij, në të gjitha fushat. Në fushën e decentralizmit të qeverisjes vendore, në fushën e zgjedhjeve ai ishte një zë i fuqishëm, një zë i  ditur dhe vërtet u largua nga ne, shumë para kohe, u largua nga ne në kulmin e energjive të tij por ka lënë një trashëgimi, e cila do mbahet mend gjithnjë. Faleminderit”, u shpreh Berisha.
Përpara se trupi i pajetë i ish kreut të Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës të tranpostohej në banesën e fundit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha përcolli mesazhin e ngushëllimit për këtë figurë dhe personalitet të partisë.

Mesazhi i plotë i kreut të PD, njëherësh dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Zonja e zotërinj, të dashur miq!

Pasditja e djeshme solli një lajm tronditës. E pabesueshme, por lajmet e këqija të tilla janë! Ferdinand Poni, argumentuesi me tone të larta, i qeshuri me humor pikant, bashkëpunëtori serioz dhe i përkorë, sa herë e lypte nevoja, nuk jeton më.

Pikëllimi dhe dhimbja e thellë më ka pushtuar, teksa jam i detyruar t’i jap lamtumirën e fundit mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë e të besuar, Ferdinand Poni!

Humbja është shumë e madhe dhe njeriu nuk i bën dot menjëherë të gjitha llogaritë, por e di se humbje të pamatshme ka dhe ndien familja e Ferdit, nëna e tij Fata, shoqja e tij e jetës Meri, djemtë  Rei dhe Ralfi, motra e tij Majlinda dhe vëllai i tij Bardhi; humbje të madhe ndiejnë të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë që u derdhën sot për t’i dhënë respektet e fundit; humbje të jashtëzakonshme ndiejnë demokratët; ndiej unë; ndjen Partia Demokratike por edhe miqtë e kolegët e tij anembanë, sepse kemi humbur Ferdi Ponin, avokatin dhe mbrojtësin më të flaktë për pushtetin lokal, në të gjitha nivelet.

Na ka ikur kapiteni i pushtetit lokal, zëri i fuqishëm dhe me autoritet për këtë kauzë, shpesh të trazuar; kemi humbur drejtuesin energjik, të vendosur dhe të guximshëm që drejtoi procesin e modernizimit të regjistrit të gjendjes civile dhe përgatitjen e platformës për pasaportat dhe kartat biometrike; kemi humbur kryekëshilltarin demokrat në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, zërin e fortë të interesit qytetar por që për të njëjtat interesa, të qytetarëve, dinte të gjente gjuhën e urtë të kompromisit.

Vendi ka humbur personalitetin erudit, një nga ekspertët më supremë të decentralizimit, autonomisë vendore dhe zgjedhjeve, njeriun e përkushtuar me pasion pas punës dhe ndjenjës të shërbimit publik, avokatin këmbëngulës dhe të palëkundur në bindjet dhe parimet që besonte, atdhedashësin dhe patriotin që punoi pa pushim për modernizimin e qeverisjes dhe vendit.

I çiltër, i drejtpërdrejtë dhe buçitës, por edhe i ndjeshëm, me zemër të madhe e të bardhë, Ferdi do të na mungojë të gjithëve, prandaj jemi mbledhur këtu, për të ndarë me familjen e Ferdit dhe me njeri-tjetrin dhimbjen e madhe për humbjen e tij, por jemi këtu edhe me mirënjohjen e madhe që e patëm mes nesh dhe për të nderuar me krenari veprat dhe të mirat që ka lënë pas.
Lamtumirë, mik i dashur! U prehsh në paqe!

Poni ndërroi jetë pas një ataku kardiak
Ferdinand Poni nderroi jete ne moshen 49 vjecare si pasoje e nje ataku kardiak ne kohen  qe po drekont me dy miqe te tij ne Prizren. Megjithese eshte derguar me urgjence ne spital, zoti Poni nuk ka mundur te mbijetoje.
Ferdinand Poni ka marrë Master për matematikë në Universitetin e Tiranës. Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë. Ka ndjekur një sërë kursesh specializimi në disa vende, si në Universitetin e Nju Jorkut.
Prej vitit 1999 e në vazhdim, ai është funksionar pranë selisë qendrore të PD-së dhe ka mbajtur një sërë funksionesh.
Ferdinand Poni ka qenë në postin e ish zëvendës ministrit të brendshëm dhe së fundi Kryetar i këshilltarëve demokratëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Është hartues i shumë punimeve në fushën e autonomisë lokale, institucioneve demokratike dhe zgjedhjeve, si bashkëhartues në një sërë ligjesh të rëndësishme.

 

Filed Under: Featured

Gruas, që mbijetoi Epokat dhe përsëri jeton mes dritë- hijeve të kohës!

March 9, 2014 by dgreca

Përkushtuar atyre grave që mposhtën vështirësitë dhe sot janë vetvetja./

Skicë nga Nimfa Hakani/

Jeta shpesh është e padrejtë, e dashur mike… ku do që je. Kur sistemi totalitar i dyzet e pesë vjetëve, u mundua ta thyejë shpirtin e shumë njerëzve pa arsye, nuk mundi të ndrydhë shpirtin dhe forcën e karakterit tënd. Nuk mundi të shkatërrojë atë që ti ishe dhe u formove. Nuk mundi të transformojë atë që ti zotëroje si njeri sado që u përpoq. Ai sistem nuk ta ndrydhi dhe tjetërsoi dot forcën tënde, sa do që u mundua me çdo lloj mohimi dhe mënyre. Qoftë ty që të shtypi, qoftë ty që të “emancipoi” nëpër ledhet e aksioneve. Ti përsëri ia dole mbanë. Shumë njerëz që u trajtuan keq në atë sistem, humbën. Sot nuk ndihen e nuk i njeh njeri. Shumë prej tyre janë të thyer, të humbur, apo mbase nuk janë më. Ndërsa ti arrite të mbijetosh, ti arrite të kapërxesh pamundësitë, arrite të shkëlqesh si njeri, si grua,  dhe si letrare në fushën e letërsisë, të shtypit, në familje duke rritur fëmijët e tu, në qënësinë tënde personale duke i thënë jo një lidhje të keqe në jetën tënde, apo në politikë falë durimit që të karakterizon ty si grua, falë personalitetit tënd, forcës tënde shpirtërore, inteligjencës tënde. Ti sot je një personalitet në qytetin tënd, në lagjen tënde, në komunitetin tënd e më gjërë. Madje respektohesh e nderohesh nga të dyja anët e ngastrave. Ti mbase, shpesh qëndron me thjeshtësi brënda mureve të shtëpisë tënde duke përhapur fjalën e shpirtit tënd në eter për të gjithë ata që ta dëgjojnë, apo vetëm duke rritur dhe mëkuar fëmijët e tu, duke përçuar fjalën dhe shpirtin tënd tek ata dhe nipërit e tu.

Sot je në një nivel që mund të ndihmosh të tjerët, pa patur pushtet, pa fituar asnjë post administrativ, por vetëm me forcën e karakterit tënd, të fjalës tënde, dhe të ngrohtësisë që buron nga qënia jote si grua. Ti jep një ndihmë të thjeshtë, një këshillë, thua një fjalë të ngrohtë që del nga shpirti yt. Ti i zgjat dorën dikujt që duket se po rrëzohet. Ato janë fjalë dhe duar që mbajnë, jo forcën e pushtetit, por forcën e shpirtit tënd femëror si nënë, si grua, si gjyshe, si vajzë. Dhe në këtë përkrahje, ti harron dhimbjen tënde, ti arrin të kapërcesh vetveten, të kapërxesh lëndimin tënd, të harrosh plagët, dhe i “zhduk” ti ato, në mëndjen tënde, ato ura e barriera që  të dalin para në çdo çast në jetë për t’i kaluar dhe kapërxyer, për të ndihmuar dikë tjetër. Ti përçmon ngastrat blu dhe të kuqe që ndajnë shumë shpirtra në Shqipëri. Ti i përçmon ato ngastra me barriera që po vazhdojnë ta dëmtojnë kombin, po ashtu si e dëmtuan, dhe e kufizuan për 45 vjet që të ecte me hapin e Europës, por që edhe sot vazhdojnë ta mbajnë atë peng, në një ngujim që po kthehet në një mur ndarës të shëmtuar pothuaj treçerek shekullor. Ti si grua ngrihesh mbi këtë mentalitet. Ti lufton që ato barriera të mos arrijnë kufirin e shekullit. Ti i thyen ato sa herë mundesh kur të tjerët mundohen t’i bëjnë më të larta se janë. Ti i kapërcen dhimbjet e tua njerëzore. Ti ngrihesh mbi nivelin e kohës dhe shikon të ardhmen në sy. Ti lufton çdo çast për jetën.

A e kupton lartësinë që ke arritur si njeri, mikja ime? Vështro rreth e qark dhe vur re ku ke arritur vetëm me aftësitë e tua pamvarësisht gjithë atyre pengesave që tu desh të përballosh në jetë.

Kurrë mos e harro këtë sado keq që mund të ndjehesh sot për çfarëdo arësye shqetësimi apo zhgënjimi, dhimbje për fëmijët larg, apo për nënën që ke vite që nuk e ke parë se tu desh të mërgosh larg trojeve mëmë, për djalin e papunë, apo për vajzën që nuk të trajtohet mirë në folenë e re që krijoi. Gjëndja e sotme ekonomike dhe politike i bën shumë shqiptarë të ndihen keq dhe të përjetojnë pasiguri të madhe për jetën në ditët e sotme.Por ti nuk i lë ato hije të të mposhtin! Ti nuk i lë ato dhimbje të vrasin shpirtin tënd! Ti e mban kokën lart, mikja ime, motra ime! Ti ke arritur të mbijetosh Epokat dhe sot jeton përsëri më larg hijes dhe më afër dritës! Ti bëhesh forca buruese e familjes tënde. Ti gjen forcë të mbash të tjerët kur nuk ke forcë për të mbajtur veten.

E dashur motër, ti e ke bërë Shqipërinë tashmë një vënd më të mirë, duke dhënë shpirt nga shpirti yt, zemër nga zemra jote, ngrohtësi kur shpesh ti nuk e ke pasur për veten. Ti i ke dhënë gjithëçka të mirë e të bukur që ti zotëron, i ke dhënë dashurinë tënde, fjalën tënde shpresë-dhënëse, dorën tënde të ngrohtë kur ty shpesh të janë shterruar forcat. Je bërë mbështetje për të tjerët kur ti vetë nuk ke pasur kush të të mbështesë. Le të shpresojmë për më mirë! Le të shpresojmë që ekonomia shqiptare do ta marrë veten, që fëmijët e tu do të punësohen, që vajza jote nuk do të keqtrajtohet më, që ti nuk do të kesh gjithë këtë barrë të rëndë për të mbajtur, që shpesh thith krejtësisht energjitë e tua. Të shpresojmë që ty nuk do të të duhet të ngrihesh përsëri e përsëri si sfinksi nga hiri duke kaluar në mohim të vetvetes dhe shuarje të të shpirtit tënd për t’i dhënë gjithçka të tjerëve. Le të shpresojmë që politikat shqiptare nuk do të jenë më ndarëse, që ngujimit ku e kemi futur veten për shkak të bindjeve politike do t’i jepet fund së shpejti. Atëherë, asgjë nuk do ta ndrydhë dhe lodhë shpirtin tënd, energjinë tënde, thelbin tënd si grua, dhe ti do të shpërthesh në dimensione më të paarritëshme se ke shpërthyer, që ti të mundësh të arrish potencialin tënd të plotë si grua dhe si njeri, dhe të ndihmosh me forcën tënde si GRUA, që të gjithë ne ta shohim njëri – tjetrin drejt në sy pa mbrapshtësinë me të cilën e shohim sot, që ne të ecim në rrugën e demokracisë pa barriera dhe ngastra. Shqipëria ka nevojë për ty, për shpirtin tënd të gjërë, për përkëdheljen e dorës tënde, për ninullën tënde nanuritëse, për fjalën tënde të ngrohtë, për mëndjen tënde të mprehtë.

Ti je GRUAJA! Ti je DHIMBJA dhe SHPIRTI !

Ti je GUXIMI ! Je e  PAMUNDURA ! Je LINDJA dhe RILINDJA! Je GËZIMI DHE LUMTURIA !

Ti je DASHURIA! Ti je FEMRA ! Je MOTRA dhe VAJZA!

Ti je NËNA dhe GJYSHJA!

Ti je e  ARDHMJA e Shqipërisë!

Ti je EPIQËNDRA e  EKZISTENCËS !

Ti je vetë JETA!

Nju Jork,

7 Mars, 2014

Shënim: Ky shkrim  është frymëzuar nga një prej grave që mbijetoi persekutimin 45 vjeçar.

Filed Under: Featured Tagged With: dritë- hijeve të kohës!, Gruas, Nimfa Hakani, që mbijetoi Epokat dhe përsëri jeton mes

Arrestohet “Ben Qimja”, kerkohet nga drejtesia italiane

March 9, 2014 by dgreca

Forcat Speciale arrestuan ditën e sotme Ben Qimen, një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë italiane. Emri i tij është Arben Isufaj, por të gjithë, jo vetëm në Fier, e njohin si Ben Qimja, “i forti” i Fierit dhe është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge, vrasje, etj.

Disa herë ai ishte arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.
Prokuroria e akuzoi për vrasjen e Pirro Koçiut në vitin 2002 dhe pretendonte se kishte gjetur një shenjë gishti në pistoletën që ekspertët gjetën pranë kufomës gjatë këqyrjes së trupit të pajetë.
Gjykata e dërgoi këtë provë në disa specialistë, por as në Angli, sipas togave të zeza, nuk mund të vërtetohej se personi që qëlloi mbi Koçiun ishte Isufaj.
Kështu, ai u la i lirë dhe prej asaj kohe, përveç akuzave të pavërtetuara për disa vrasje, kapjeve me drogë dhe përplasjeve me policinë, ai s’ka më llogari të hapur me Shqipërinë, përveç urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Roma, pasi prokuroritë e disa qyteteve italiane, si dhe gjykatat kanë vërtetuar përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar droge e specifikisht heroinën afgane, me të cilën fieraku kishte ngritur edhe “perandorinë” e tij.
Me dhjetëra emra pasuan si të lidhur me Ben Qimen, por për shkak se disa janë ekzekutuar për larje hesapesh apo të tjerët gjithashtu i kanë larë hesapet me drejtësinë shqiptare, nuk mund t’u përmenden emrat, ndonëse në botën e krimit njihen shumë mirë.
Sasitë e trafikuara ishin me qindra kilogramë dhe arrestimi i anëtarëve të bandave mundësohej pasi Antimafia italiane u përgjonte telefonat.
Arrestimi vjen si pjesë e marrëveshjes mes Drejtorëve të Përgjithshme të Policisë italiane e shqiptare, Pansa-Didi, ku parashikohet kapja e 100 kriminelëve më të kërkuar. Deri më tani, pak javë nga kjo marrëveshje janë arrestuar 3 persona, ku Foto Dashi, u kap para një jave, teksa kërkohej atje për trafik droge.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Arrestohet "Ben Qimja", kekrohet, nga drejtesia italiane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 710
  • 711
  • 712
  • 713
  • 714
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT