• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONSULLATA E KOSOVES MBLEDH KESHILLIN ORGANIZATIV PER FESTIVALIN E SHKOLLAVE SHQIPE

May 12, 2014 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/
Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Manhattan u mblodh Këshilli organizativ i përgatitjes së Festivalit të parë të fëmijëve në Diasporën amerikane me nxënësit e shkollave shqipe që do të zhvillohet në Bronx të Nju Jorkut.
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës Ambasadori z.Bekim Sejdiu njëherazi ideatori dhe kryetari i këshillit organizativ të festivalit pasi ka përgëzuar punën e të gjithë drejtuesve të shkollave shqipe që veprojnë në USA është ndalur rreth përgatitjeve të festivalit dhe çfarë pune ka mbetur për të bërë deri në finalizimin e tij.
Z.Sejdiu tha se jemi krenarë që bashkëpunojmë së bashku pasi vetëm kështu ruhet gjuha, traditat dhe zakonet e mrekullueshme shqiptare dhe në Diasporë.
Ndërsa Konsulli i Kosovës z.Korab Mushkolaj është interesuar gjithashtu për mbarëvajtjen e punëve dhe shprehu gadishmërinë e Konsullatës pa kushte për t’u paraqitur sa më denjësisht në festivalin e parë me nxënësit e shkollave shqipe të Diasporës amerikane.
Në këtë mbledhje morën pjesë këshilli organizativ me mësuesit e shkollave shqipe në Bronx z.Mustaf Qosja, mësuesja e muzikës znj.Albina Zajmi dhe z.Luzi, përfaqësuesit nga shkolla shqipe “Fondi i përbashkët shqiptar” në Patterson, Nju Xhersi zotërinjtë: Nebi Kaba, Argëtim Ferhati, Urim Shabani dhe Berat Kaliqi si dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn me përfaqësues z.Qemal Zylo.
Secili përfaqsues i shkollave shqipe diskutoi me seriozitetin më të madh dhe profesionalizëm rreth përgatitjeve të shumta dhe sollën pranë problemet si dhe përzgjedhjen e programit që do të bëhet për këngët, vallet që do të shfaqen në festivalin e fëmijëve më 15 Qershor ditën e dielë, ora 5 mbasdite në shkollën “Christopher Columbus High School” në Bronx. Udhëheqësi artistik i Festivalit prof.Petrika Melo dhe sopranoja e shquar Lindita Mezini Lole kanë dhënë udhëzimet e nevojshme artistike dhe kanë rënë dakord me Këshillin organizues për programin e përbashkët që do të shfaqin nxënësit e shkollave shqipe në këtë festival. Është për t’u përshëndetur se në këtë festival do të jenë të ftuar shkolla shqipe në Uster, Bijtë e shqipes në Filadelfia, grupi “Rozafati” dhe shkolla e re e sapohapur në Jacksonville në Florida nga dega e Federates VATRA, të cilat do të sjellin zërat e nxënësve shqiptarë në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Në fund të mbledhjes për TV “Alba Life” Nju Jork u morën disa intervista nga ambasadori Sejdiu, Mushkolaj si dhe pjesëmarrësit rreth përgatitjes së Festivalit të parë të fëmijëve me nxënësit e shkollave shqipe që veprojnë në USA dhe që do të transmetohet së shpejti.
Një moment emocionant për të gjithë ka qenë shpërndarja e kostumeve tradicionale të Kosovës dhuruar shkollave shqipe nga Ministria e Diasporës me ministër z.Ibrahim Makolli. Ndërsa prekja me duar kostumet e bukura kosovare dhuruar për shkollat shqipe, në ninëzën e syrit më reflektonte drita e Nënë Lokes Kosovë, amaneti i arsimtarëve martirë që derdhën gjakun lumë për Gjuhën Shqipe, gjuhën tonë hyjnore që të mos asimilohet dhe këtu në Diasporë.
Ps: Të dashur bashkatdhetarë jeni të ftuar në këtë festival të parë të nxënësve të shkollave shqipe. Mirë ardhshi!

Adresa:
Christopher Columbus High School
925 Astor Ave
Bronx, New York 10469

Data: 15 Qershor 2014
Ora: 5 mbasdite, ditën e dielë
Hyrja falas

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bekim Sejdiu, Festivali i Femijeve, Keze Zylo, Konsullata e Kosoves, shqipe, te shkollave

PROMOVIM NE NEW YORK NGA VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE

April 27, 2014 by dgreca

Promovimi i dy librave të shqiptaro-amerikanit Halit Nezaj, “Rrugëtimi i Përjetësimit të Ali Ibër Nezaj në Bronz” dhe “Udha e ëndrrës së thyer” u organizua nga Vatra dhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan në restorantin EastWood Manor në një sallë të mbushur plot.
Ky promovim përkoi me shënimin e 102 vjetorit të Vatrës, përvjetor që u përcoll përgjatë veprimtarisë.
Takimin e ka moderuar mjeshtrisht shkrimtari Mhill Velaj, i cili interpretoi fragmente dhe vargje. Pjesmarërsit i ka përshëndetur fillimisht zv/kryetari i Vatrës Asllan Bushati. Folësja kryesore ishte Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro amerikan Raimonda Moisiu. Përshëndetën dhe përgëzuan autorin: Ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Neë Jork, Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan Adnan Mehmeti.Një kumtesë rreth librave të z. Halit Nezaj e mbajti Mehmet Kadrija. Diskutuan rreth librave edhe editori i Diellit Dalip Greca, kryetari i degës së Vatrës në Hartford Iliam Peci, Prend Cetaj, Shaban Gashi e të tjerë.U duartrokit gjatë edhe aktori nga Kosova Halil Teta, që recitoi fragmente poetike.
Autori falenderoi pjesmarresit, organizatoret dhe diskutantet.
Në fund nga familja Nezaj u shtrua një kokejl i pasur me ushqime tradicionale dhe pije të shumëllojshme.

Filed Under: Vatra Tagged With: Bekim Sejdiu, Gjon Bucaj, Halit Nezaj, Raimonda Moisiu, Shoqata e Shkrimatreve, Vatra

PRESIDENTJA E KOSOVËS KA NDERUAR VATRËN ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE

March 14, 2014 by dgreca

Të premten, 14 Mars 2014, në Konsullatën e Kosovës në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes/

 Të premten me 14 Mars, në Konsullatën e Kosovës, në 42 St, avenuja e dytë, në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes Presidenciale të Meritave, akorduar Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, me motivacionin ”Shoqatës Vatra në Amerikë.-Për angazhimin dhe veprimtarinë Atdhetare, për promovimin e mirëkuptimit dhe ndihmës për afirmimin e çështjes së Kosovës.”

Me këtë rast Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dr. Gjon Buçaj i shoqëruar nag dy nënkryetarët Agim Rexhaj e Asllan Bushati dhe editori i Diellit, Dalip Greca, u pritën nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës , ambasador Bekim Sejdiu. Në takim ishte i pranishëm dhe konsulli Korab Mushkolaj.

Z. Sejdiu në fjalën e tij të mirëseradhjes në Konsullatë, tha se Vatra na ka inspiruar për veprimtari atdhetare. Pesha historike e saj, kontributi i vatranëve, shërbesat që ka kryer  Vatra për kombin, përfshi dhe çështjen e Kosovës, i japin asaj vlera të veçanta. Duke folur për lidhjet e Konsullatës me komunitetin, ambasador Sejdiu, veçoi faktin se vizitën e parë në komunitet në fillimet e shërbimit diplomatik në Amerikë, e realizoi pikërisht në Vatër.

Ai tha se ndjehej i gëzuar që po i dorëzonte Medaljen e Presidentes së Kosovës  Federatës Vatra. Kryetari i Vatrës , dr. Gjon Buçaj, e falenderoi Konsullin e Kosovës për ceremoninë e organizuar. Kryetari i Vatrës, tha se e vlerësonte shumë nderimin që i ka bërë Vatrës, Presidentja Atifete Jahjaga, duke e nderuar atë për veprimtarinë e saj Kombëtare, veçanërisht në drejtim të Kosovës. Vatra, nuk është vetëm e vatranëve, por i përket Kombit shqiptar. E vlerësojëm shumë, këtë vlerësim, tha dr. Buçaj.Më pas ai tregoi për veprimtaritë e Vatrës dhe riorganizimin e saj.

Më pas ka përshëndetur zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj, i cili pasi falenderoi ambasador Sejdiun për punën e shkëlqyer që ka bërë në komunitetin shqiptar, tregoi se në Vatër, që 30 vite të shkuara ku ai vendosi kontaktete e para me vatranët, ai vetë kishte gjetë një avokate të shkëlqyer të mbrojtjes së Kosovës. Nuk kishte demonstratë, ku Vatra të mos ishte pjesëmarrse  aktive. Dihen dhe tashmë lidhjet e ngushta të Vatrës me president Rugovën. Vatra, çështjen Kombëtare e ka parësore.

Zv. Kryetari i Vatrës z. Asllan Bushati në fjalën e tij përshëndetëse, pasi falenderoi ambasadorin Sejdiu, dhe velërsimin që i ka bërë Vatrës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foli dhe për lidhjet dhe kontributin e tij në drejtim të Kosovës. Z. Bushati, tha se sapo ksihte ardhur në Amerikë, dha kontribut real në drejtim të luftës së Kosovës. Konkretisht ai dha kontribut në stërvitjen e vullnetarëve të Batalionit Atlantiku.

Takimi vazhdoi për dy orë dhe u diskutua çështje të ndryshme që shqetësojnë shqiptarët e Amerikës, qëndrimet e Vatrës, shqetësimet e saj për Shqipërinë dhe Kosovën, korrupsionin, mosdënimin e krimeve të komunizmit, mosintegrimin e ish të përndjekurëve, problemet e pronave, zgjidhja e çështjes çame, u debatua për rrugët e bashkëpunimit, por edhe për problemet e integrimit ndërshqiptar në rajonin e Ballkanit.(Korresp. i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: agim Rexhaj, asllan Bushati, atifete jahjaga, Bekim Sejdiu, dalip greca, dekorate, Gjon Bucaj, Presidentja e Kosoves, Vatra

HOMAZHE TEK VARREZA E VELLEZERVE DESHMORE BYTYCI NE NEW YORK

March 10, 2014 by dgreca

Nga Halil MULAJ/

Te dielen, me 9 Mars, ne pervjetorin e fillimit te luftes clirimtare te UCK, rwnies heroike te kryekomndantit te UCK Adem Jashari, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe Shoqata e veteranëve të Batalionit Atlantiku të UÇK-së, organizuan homazhe tek varrezat e tre dëshmorëve – vëllezërve Bytyqi, ushtar të Batalionit Atlantiku, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, te cilet u vrane mizorisht nga forcat serbe pas perfundimit te luftes.

Me kete rast Ambasadori Bekim Sejdiu dhe kryetari i shoqates Atlantiku, si dhe bashkeluftetaret e Yllit, Agronit dhe Mahmetit dhe familjaret e tyre vune kurore lulesh mbi varret e deshmoreve Bytyqi.

Ne emer te ushtareve te batalionit Atlantiku peshendeti, ish komandanti i UCK, kryetari i shoqates Atlantiku Gani Shehi, ne emer te qeverise se Kosoves, pershendeti konsulli i pergjithshem i Kosoves Ambasador Bekim Sejdiu dhe babai i tre deshmoreve, Ahmet Bytyqi, i cili falenderoj ne emer te familjes

 

Filed Under: Featured Tagged With: Bekim Sejdiu, Bytyci, homazhe, velelzerit deshmore

FESTOHET NE DALLAS 6-VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS

February 19, 2014 by dgreca

Në 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Dallas morën pjesë edhe  Konsulli i Përgjithëshmë i Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Bekim Sejdiu, dhe Kyetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Dr. Enver Hasani, si dhe të ftuar të tjerë/

 Nga Beqir SINA/

DALLAS TEKSAS : Një kremtim i bukur i 6të vejtorit të Pavarësisë së Kosovës është realizuar në qytetin më të largët të SHBA, Dallas – Teksas, nga komuniteti shqipëtarë, atje ku pati një pjesëmarrje të madhe. Festën e gjashtëvejtorit të pavarësisë së shtetit më të ri të Kosovës, e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe disa veprimtarë të dalluar të këtij komuniteti, lider fetar, dhe të komunitetit, autoritetet vendore, qytetarët me orgjinë nga Kosova, Shqipëria, dhe viset e tejra shqiptare si dhe studentë që vazhdojnë studimet në universitetet amerikane. Festa për Kosovën, u mbajtë më 16 shkurt, ditën e diel, në një nga lokalet e njohura në Dallas, dhe në të morën pjesë disa dhjetëra vetë. Me këtë rast  njofton media shqiptare, është mbajtur edhe mbrëmje festive për të shënuar gjashtë vejtorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në mbrëmjen festive e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane, si mysafirë nderi morën pjesë edhe Konsulli i Përgjithëshmë i Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Bekim Sejdiu, dhe Kyetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Dr. Enver Hasani, si dhe të ftuar të tjerë.

Gjatë mbrëmjes u mbajtën fjalime rasti dhe u shfaqë një program kulturor, me këngë dhe valle shqipëtare nga të gjitha trevat.

Në emër të diasporës shqiptare në Dallas, mbrëmjen e hapi Kryetari i Qëndrës Kulturore Shqiptaro Amerikane dhe afaristi i njohur Nazar Mehmeti. Ai shprehu emocionet e veçanta të shqiptarëve të Teksasit, sa herë që përmendet Kosova dhe kremtohet ditëlindja e shtetit të Kosovës. Ai shprehu falenderim të veçantë për pjësëmarrjen e përfaqësueseve të Kosovës në mbrëmjen kremtuese të organizuar nga diaspora shqiptare në Dallas, duke i dhënë një vlerësim të veçantë këtij kumoniteti, që ka bërëaq shumë me kontributtet tij për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Në fjalimin e tij, Konsulli i Përgjithshëm Sejdiu shprehur mirënjohjen e thellë të shtetit të Kosovës për kontributin e paçmuar të diasporës shqiptare, në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe këtë në Dallas – Teksas, për lirin edhe pavarësinë e Kosovës, sidomos gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Ai u shpreh se diaspora shqiptare në SHBA ka qenë jo vëtem krah i fortë i popullit të Kosovës në përpjekjet titantike për liri dhe pavarësi, por edhe një burim fyrmëzimi, sepse ka dhëne shëmbullin më të mirë se si duhet dashur kombin dhe si duhet t’i dilet zot atij në momentet më të vështira të historisë kombëtare.

Konsulli i Përgjithshmë zoti Sejdiu nënvizoi se diaspora shqiptare në SHBA mbetet ura më e fortë lidhëse në mes të Kosovës dhe të shqiptarëve në Ballkan, me SHBA-te; me këtë shtet kampion të lirisë dhe demokracisë në botë, i cili ka dëshmuar madhështinë e tij me mbështetjen e madhe që i ka dhënë përpjekjeve për liri dhe pavarësi të Kosovës. Për ç’gjë Kosova dhe shqiptarët do jenë  mirënjohës përgjithmonë.

I ndodhur në Teksas, për të mbajëtur një ligjëratë para trupit të profesorëve dhe studentëve të shkollës së Drejtësisë, SMU Dedman School of Law,. i ftuar si mysafirë nderi për këto festime të gjashtë vjetoit të shpalljes së pavarësisësë Kosovës – 17 Shkuritit 2008, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani.

Sipas njoftimeve nga Dallasi në fjalimin përshëndetës, z. Hasani, ka shprehur një falenderim të veçantë për këtë komunitet për Kosovën – duke vënë në pahë me këtë rast edhe kontributin për përkrahjen e madhe që ka patur në vazhdimësi nga diaspora shqipëtare në SHBA si dhe shteti amerikan duke vlerësuar edhe komunitetin e Dallasit, për kontributin e tyre për liri dhe pavarësi..

Me këtë rast në kuadër të nismës të që ka marrë Konusllata e Përgjithëshme e Kosovës Në New York, për shëpërndarjen e Abetares së unifikuar dhe teketeve të tjera shkollore për mësimin e gjuhës shqipe, në komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, vlen të përmendet se gjatë vizitës në Dallas, Konsulli i Përgjithshëm, Ambasadori Bekim Sejdiu dhuroi një kontigjent të tyre edhe për shkollën me meëim plotësues në gjuhën shqipe në Dallas, e cila ka disa vjetë që funksionon në kuadër të Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Dallas – Teksas. /Beqir SINA/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 6 vjetori, Bekim Sejdiu, Beqir Sina, Festohet ne Dallas, i pavaresise se kosves

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT