• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ne shkruajmë për të thënë të pathënën…

March 9, 2014 by dgreca

Nga Kristaq TURTULLI/

Thonë se ne shkruajmë ngaqë nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër, ndërkohë jeta ikën, të lë mbrapa, të nxjerr aksidentalisht ndanë udhës me mizëri makinash të botës së madhe…Sigurisht jo miq te mire. Ne nuk shkruajmë ngaqë nuk kemi ç’të bëjmë tjetër. Jeta e mërgimtarit e te gjithëve ne tërësi është tmerrësisht e vrullshme e rrëmbyeshme sa nuk ke kohë të marrësh frymë. E po ti thuash dikujt,  të flasësh për art, letërsi, libra dhe në përgjithësi mërgimtarëve kudo që ti ndeshësh nëpër botë. Te vështrojnë me habi nga poshtë lart, ngrenë supet dhe largohen me shikim te pjerrët, acarues, me mendimin shpartallues, çi a ke ngenë ti…Sikur ke ardhur nga tjetër planet. Pastaj kthehen vringthi: Vërtet paska njerëz që shkruajnë akoma! Oh! Ha! Prit një minutë të lutem. Unë mbaj mend vetëm ata të vjetrit, të lashtët, kadaretë ,agollët, arapët.  Ah po, po. Me kujtohet, dale prit se koha bën të sajën, hë e gjeta, komisari  Memo që u vra  prej ballistëve që hanin pula dhe gjela. Më duket se njëri prej tyre e kish emrin Protopapa, kam të drejtë? Hëm! Vërtet ia vlen te flasësh me gjatë miku im për kësi gjërash, hëm, nuk e di, nuk e di! Oh, ju lutem mjaft, kur ndërkohë kriza llahtarshme ekonomike ka mbërthyer botën si me darë! Ju lutem! Oh! Ika, nuk kam kohë…!

Ndërsa disa nga të rinjtë, kuptohet që lexojnë, njohin; Dan Braun, Danielë  Stel, Stefen King e ndonjë tjetër. Ata nuk dinë dhe nuk duan të dëgjojnë ne ekziston ndonjë letërsi shqiptare. Bisedon me prindërit, ata janë modernizuar mjaft, janë indiferentë, nuk duan të ndërhyjnë në jetën e fëmijëve.

Ndërkohë pyetjeve dhe veprimeve çmendurake nuk u kthejmë përgjigje, luajmë kokat ngadalë. Ne nuk mërzitemi, nuk ligështohemi.  Vazhdojmë të krijojmë me thjeshtësi dhe pa zhurmë dhe bujë, sepse ndjejmë përgjegjësi morale dhe shpirtërore ndaj vetes qe gjendemi në mërgim, mërgimtarëve të tjerë, atdheut te dashur, ndaj të gjithëve. Është një zinxhir I trashë dhe I rëndë që na mban të pranguar pasgjishmërisht. Janë mijëra fije te ndehur ne ajër, zëra dhe zhurma që ngrihen dhe ulen, ne i ndjejmë dhe i përjetojmë i mbartim pas ngado, derisa te marrim frymën. Dëshirojmë, shkruajmë pa mëdyshje me përkushtim, pa interesa, të bëjmë vepra të kohës dhe me cilësi që lexuesi të kthejë sytë, të afrohet, mbasi arti, kultura, gjuha, tradita përbëjnë identitetin i një kombi,është vetë jeta.

Ne morëm mbi supe peshën e rëndë të mërgimit. Shkatërruam gjithçka të shenjtë, shitëm shtëpinë për të siguruar biletat e shtrenjta të udhëtimit. Paratë e shitjes së shtëpisë prindërore përfunduan në një thelpi përkundrejt vlerës së lartë të dollarit amerikan dhe kanadez dhe zhvleftësimit të lekut shqiptar. Ne lame pas gjithçka me zemër të plagosur; plaçkat, shtretërit, bufetë, komodinat, televizorët, jorganët dyshekët, dhe u thamë të njohurve dhe të panjohurve: ‘merrini nuk I duam ju a kemi falur, por tinës kafshuam gjuhën deri në gjakosje, dhe kambana e nostalgjisë shungulloi ne gjokset tona. Por a mund të mbarteshin atë në mijëra kilometra së bashku me mallin e rëndë sa një mal?!

Grumbulluam rrëmbimthi ëndrrat e turbullta dhe ikëm në mëngjese të ftohta me shi dhe thëllim si shumë të tjerë, drejt një bote të panjohur,pa kthim, me zemër të ankthuar dhe frymë ndalur, Trupat tanë qëndronin të ndehur, fëmijët na përgjonin me sy, ata ishin të mbërthyer mbas nesh si zogj të vegjël me sytë e trembur, në to ishin përzierë pasiguria, frika dhe kureshtja e papërballueshme nga e panjohura.

Ne ikëm larg, shumë larg, me mendimin e ngulitur se atdheu ngeli pas I lodhur, I munduar, I trishtuar. Ndërsa përpara kishte vetëm mjegull dhe re, re, re dhe ëndrrat e bukura, plot fantazi i kyçëm në memorie dhe luajtëm kryet në heshtje…

Dihet prej te gjithëve e vërteta e pakundërshtueshme, ne nuk ikëm se donim të iknim, nuk ishim dhe aq kureshtarë fëmijërorë. Ne ikëm sepse na detyruan të iknim. Shume arsye u mblodhën së toku të cilët lëvizën me zhurmë gurët e mëdhenj, të rëndë të ikjes, duke shkatërruar dhe përmbysur çdo gjë të shenjtë të vatrës qindra vjeçare prindërore. Ne nuk ishim të paaftë, por ikëm se ishin kushtet e tjetërsuara, të disfavorshme, kur mekanizmat e politikes pasioneve dhe të tensioneve marrake ishin tejet të ndezura.

Te gjithë të ikurit u përballën me botën tjetër, dhe asgjë nuk u afrua si në tepsi të florinjtë. Paratë e shitjes së shtëpive fluturuan në krye të disa muajve. Ne vështruam duart dhe qytetin e madh që shtrihej përpara. Ulën kokat, pranuam pa kompromis punët më të vështira dhe të rëndomta. Vendi i huaj nuk kërkon, dekurajim dhe dorëzim pa kushte, ndryshe të shtyp si brumbull, ku lëvizin rrëmujshëm miliona njerëz nga të gjitha kombet, nacionalitetet dhe racat. Ne ishim një bulëz uji në oqeanin e madh të emigracionit, dallgët dhe uraganet të flakin shumë shpejt në breg, shtypesh si një copës leshterik. Ndërkohë ingranazhet e jetës filluan të lëvizin me ngadalë dhe me këmbëngulje. Zhgënjimi, trishtimi janë bashkudhëtarë të jetës, por vendimi ish marrë njëherë e mirë,qysh se u vendos këmba në shkallinën e parë të shpendit metalik dhe të shkëputjes, ngritjes në ajër prej tokës mëmë: ‘Do të luftojmë me të gjitha forcat për të mbijetuar!’

Jeta rrodhi dhe vitet filluan të ndjekin njëra tjetrën gjithë ngutje dhe rrëmbim. Ndërkohë krahas luftës për mbijetesë , mendonin për tokën që lamë pas,mëmëdheun e dashur, matanë oqeanit,qindra, mijëra kilometra larg dhe qindra male kaptuar si në legjendat e lashta. Mendimi i ngulitur qëndronte ndezur, krahas zgjimit të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë së gjithsecilit. Ftillimi i realitetit, zbardhja e së  vërtetës bëhej ndalë ngadalë, graduale, por tërësore. Më pas vjen kthjelltësia, pa kompromis, pa oshilacionet dhe komplekset e mundimshme të trashëguara apo të krijuara prej pasionet e çastit,ose interesat e domosdoshme. Përgjegjësia dhe maturia ecin në të njëjtën kohë me zhvillimet e situatave.

Si gjithnjë, si dikur në rilindje me kolosët e mëdhenj të shqiptarizmës, vëllezërit Frashëri, Çajupi, Vaso Pasha, më tej Noli, Konica,Koliqi e të tjerë mund të merreshin me diçka tjetër por shkrinë jetën e tyre për rizgjimin Kombëtar. Letërsia e emigracionit ritet, zhvillohet në kushte dhe mundësi të tjera. Krijohen kështu dy shtylla të rëndësishme: letërsia që zhvillohet në mëmëdhe me letërsia e emigracionit, të cilat kanë të njëjtën qëllim dhe lidhen me shumë fije me njëra tjetrën. Mbasi nuk duan të pranojnë shurdhërinë, asimilimin e dhimbshëm, kur në të njëjtën kohë indiferentizmi, nihilizmi, kompjuteri, interneti, lojërat, facebook i merr rinisë kohën më të madhe.

Ndërkohë ngrihet pyetja e madhe:’Emigrantët shkruajnë ngaqë nuk kanë me se të merren, apo ndjejnë përgjegjësinë e intelektualit të zhveshur nga interesat e ofiqit, të interesit, tarafit dhe parasë?

Të mbushur me ngjarje, fenomene dhe momente, të ikur shumë larg atdheut mëmë ne shkruajmë, botojmë dhe i shpërndajmë librat falas, ngaqë është tejet e vështirë të qëndrojnë në libraritë e vendlindjes të mbushura buzë për buzë me libra kujtimesh grafomanë për fshatin dhe letërsi të huaj të mbushur me ankth, drogë dhe letërsi nostalgjike. Shkrimtari emigrant që e filloi jetën përsëri nga e para, lekët nuk i gjeti në rrugët e mëdha të botës së huaj, mbasi kriza ekonomike qëndron pezull si sfinks mbi kryet tona. Obligimi dhe përgjegjësia është më e madhe se interesat e vogla meskine, ndaj vetes që gjendemi në mërgim dhe mëmëdheut që ndodhet shumë larg, në largësi ajrore por shumë afër në fije shpirtërore. Shkrimtarëve emigrantë kontakti me botën, perëndimin, kulturën, përplasjen me jetën u dha mundësi dhe avantazhe të tjera, por njëherësh kthjelltësi mendimi dhe veprimi për veten dhe për të tjerët për të parë dhe analizuar situatat më qetë dhe gjakftohtë.

Mekanizmat e shpërndarjes, njohjes së kësaj letërsie të zhveshur nga klishetë, në mëmëdhe dhe kudo gjetkë janë të ndryshkura, ende të pranguar prej pasioneve dhe nostalgjive e së kaluarës. Një mjegull e dendur endet akoma mbi trurin dhe mendësinë shqiptare. Nuk ka letërsi të re të fuqishme, çfarë u bë u bë, kjo tani është periudhë impaku siç është në impak dhe shoqëria shqiptare. Këtë e thonë nën zë dhe me zë të plotë të djeshmit. Por harrohet, në situata të tilla krijohet dhe konsolidohet letërsi e fuqishme, por kjo duhet të evidentohet jo të shtyhet dhe të injorohet me qëllim.

Ku janë korifenjtë e lashtë të realizmit socialist, me mjekër apo pa mjekër, flokëbardhë, apo pa flokë, dredhin duhan sheldia, apo pinë cigare me filtër. Pinë raki rrushi dhe sjellin nëpër mend me nostalgji veprat e shkuara, dhe pinë koka-kola. Sigurisht ata meditojnë, mendojnë për përjetësinë. Ata heshtin, janë indiferentë se çfarë ndodh rreth nesh, fundja nuk u duhet atyre për çfarë ndodh. Mbrojnë me stoicizëm barrikadën e lashtë e cila ka filluar të ronitet dhe nuk e kuptojnë se po të kapesh mbas shtëpisë së vjetër humbet në të.

Hesht akademiku i respektuar, kritiku Rexhep Qose, nuk ka kohë sepse ka mprehur shpatën kundër shkrimtarit të madh Ismail Kadare, nuk i intereson arti e letërsia e fuqishme qe shfaqet në horizont. Kadare gjithashtu mpreh vigjilencën, nuk mund të shfletojë libra të kolegëve të rinj dhe të vjetër, emigrantë si ai, jo se nuk do,por nuk ka kohë dhe ai, debatet historike duan djersë dhe mund. Ndërkohë opinioni ngrihet në këmbë, ndahet në dy kampe kundërshtare, i mbrojnë dhe i kundërshtojnë.

Ndërsa plaku i mençur Dritëro Agolli replikon me bezdi për politikën, mbase ndjehet i lodhur, sepse edhe kjo shejtane politikë kërkon shkathtësi dhe mendim të ri. Nuk ka kohë dhe ai të lexojë letërsinë e re të mëmëdheut dhe të emigracionit. ‘Eh, ku është letërsia e dikurshme, pra e tyrja dhe ku janë këta të sotmit! Ujëra të tëra rrjedhin në mes.’

Sigurisht rrjedhin ujëra të tëra, të bësh letërsi tani kërkon bythë të forta, për të përballuar fluksin e tmerrshëm të letërsisë botërore, krisën, internetin, facebookun dhe indiferencën e përgjithshme.

Hesht Arapi me shokë, edhe ai ndjehet i lodhur. Të gjithë, sërish dhe  sërish janë të ngrehur, në pritje të dëgjojnë, të lexojnë çfarë thuhet për ta, ndonjë artikull, intervistë, lajm, etj, etj, etj. Një pjesë prej tyre marrin pozat e predikuesve, me petkun e rëndë të hipokrizisë. Dikush tjetër qëndron i varur, mbas një vepre të dobët puniste, por që u trumbetua si kryevepër për interesat e kohës dhe të partisë. Vallë akoma nuk janë të kënaqur  prej rëndesës së teksteve shkollore, të mbushur plot dhe përplot me krijimet e tyre në dhjetëra dhe dhjetëra vite që nga klasa e parë deri në tekstet e universitetit? Ata përsëri kërkojnë, vëzhgojnë dhe presin. Ndërkohë harrojnë se një brez ikën dhe një tjetër vjen. Të lindur dhe brumosur në të tjera kushte dhe mendësi. Një krijues inteligjent, Fatmir Terziu bën përpjekje serioze por është zë i vetëm.

Ne gjithnjë i kemi respektuar, ndjekur, adhuruar, të djeshmit. Ata gjendeshin kudo, në ëndrra, në diskutime, politikë dhe dashuri, ishin ndihmësit e partisë. Ata kanë qenë të pazëvendësueshëm si ajri, mbasi libri aso kohe ishte gjithçka. Me veprat e tyre na ushqenin çdo ditë, si me pikatore. Ne sytë tanë ata rriteshin-rriteshin, shumë mirë që u ritën, një komb ka nevojë për korifenj, për personalitete ku tu referohesh. Por gjithçka ish atëherë, situatat ndryshojnë dhe epokat gjithashtu…

Kalimtarët e zakonshëm sigurisht harrojnë se prapa rrugicës ka një kishë po të mos dëgjojnë kambanën që bie. Siç ra kambana për ta për pesëdhjetë vjet me radhë ore dhe minutë.

Fisnikëria e tyre dhe e të tjerëve ritet dhe riparojnë diçka me vlerë, e do vazhdojnë të respektohen, nëse do marrin pozicionin e vërtetë të krijuesit, të shkundin prej supeve petkun e pluhurosur dhe të vështrojnë përreth, të përdorin ato vlera,  që u dha koha dhe rastësia, të thonë fjalën e tyre ne se munden, sepse godina e letërsisë është e madhe dhe ka vend për të gjithë. Çdo gjë me vlerë nuk bëhet për krijuesit por për kombin.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ne shkruajmë për, të pathënën…Kristaq Turtulli, të thënë

Sport- Shkelqen Tirana,rrezohet Kukesi, rikthehet Flamurtari

March 8, 2014 by dgreca

*Superiore: Katër fitore e dy barazime në javën e 22-të të kampionatit/

*FIFA: Futbollistët nga Kosova mund t’i bashkohen përfaqësueses së tyre/

*Shenon Shaqiri…./

TIRANË, 8 mars – Kater fitore e dy barazime jane arritur te shtunen ne javen e 22-te te kampionatit te futbollit te kategorise Superiore.

Rezultatet e kesaj jave jane:
Teuta – Partizani            1-1
Lushnja -Flamurtari       2-4
Laçi – Kastrioti              1-0
Tirana – Kukesi              3-1
Vllaznia – Besa              0-0
Skenderbeu – Bylis        2-1

Klasifikimi vazhdon te kryesohet nga Skenderbeu me 45 pike, i ndjekur nga Laçi me 34, Partizani e Kukesi me nga 33 pike, ndersa mbyllin klasifikimin Lushnja me 23 e Kastrioti me 22 pike.

 

Kosova siguron miqësore me Turqinë në muajin maj

 

Pa u shuar ende emocioni i ndeshjes së parë zyrtare të Kosovës, të mbikëqyrur edhe nga FIFA, pavarësisht se pa himn, miqësores kundër Haitit, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, jep lajme të mira për një tjetër miqësore të afërme. Ata kanë qenë në mesjavë në Turqi dhe janë takuar me trajnerin e përfaqësueses së këtij vendi, Fatih Terim. Të dyja palët kanë rënë dakord që të zhvillojnë një ndeshje në muajin maj. FFK-ja ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me akordin e fiksuar tashmë me turqit: “Në takimin me trajnerin Fatih Terim, të cilin e ka siguruar miku i madh Ali Shen, është shprehur gatishmëria që Turqia të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës.” Ndeshja miqësore do të zhvillohet diku mes datave 20-23 maj.

 

FIFA: Futbollistët nga Kosova mund t’i bashkohen përfaqësueses së tyre

 

Në një artikull të gjatë në “Blick”, shpjegohen edhe faktet politike, sidomos të anëtarësimit në OKB, që është pengesa më e madhe e hyrjes së Kosovës në FIFA e UEFA me të drejtat e plota. Gjithsesi ky medium zviceran e pranon se përfaqësuesja e Kosovës në këtë rast do të ishte shumë e fuqishme.

Drejtuesit e lartë të FIFA-së kanë bërë me dije se të gjitha futbollistët nga Kosova mund të jenë në shërbim të përfaqësueses së tyre.

Kosova shumë shpejt do të mund të llogarit në të gjithë futbollistët e saj që luajnë për kombëtare të huaja. Në fakt, i mbetet vet futbollistëve të vendosin nëse duan t’i bashkohen Kosovës dh kjo tashmë është konfirmuar edhe nga drejtues të lartë të Federatës botërore të futbollit, FIFA.

Kjo temë është duke munduar prej kohësh drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës dhe asaj të Zvicrës, madje këta të fundit kanë filluar të mendojnë se futbollistët e tyre shqiptar nga Kosova nuk do t’i kenë në dispozicion për kualifikimet e botërorit, Rusia 2018.

Shefi i komunikimit në FIFA, Valter di Gregorio tha për gazetën zvicerane, “Blick” se futbollistët mund t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës. “Po, probabiliteti është shumë i madh që Shaqiri dhe shokët e tij do të mund të luajnë për Kosovën, nëse këtë vërtetë e duan”, raporton ‘Sporti1’.

Bundesliga, Bayerni i pandalshëm, Shaqiri shenon

16 fitore radhazi në Bundesliga. Nuk ka asgjë që e ndal lokomotivën e çmendur bavareze, kaloi bindshëm me fitore tenistike 6-1 transfertën me Wolfsburgun dhe vëmendja menjëherë përqëndrohet te stacioni i radhës në Champions, ku do të presë Arsenalin në Allianz Arena, javën e ardhshme. Në “Volkswagen Arena”, të zotët e shtëpisë që nga minuta e parë treguan dhëmbët dhe agresivitet, me Bayernin që duket se e kishte të vështirë të manovronte. Nuk ishte ky starti më i mirë për galaktikët e Guardiolës që penalizohen në minutën e 17-të nga Naldo dhe tani duhet të sforcohen për të përmbysur rezultatin, diçka që ndodh rrallë kjo për bavarezët. Gjithsesi vetëm 10 minuta më pas, Shaqiri del fitimtar në duelin me Benaglio, duke rikthyer lojën në ekuilibër me një gjuajtje tepër potente.

Pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-1 me Wolfsburgun që tregoi se është një skuadër e fortë për t’u kaluar, ndërkohë që Bayernit i nevojitet një marsh më tepër për të parakaluar. Loja rifillon dhe skuadra e ujqërve vazhdon të ushtrojë presion. Guardiola nuk është aspak i kënaqur dhe realizon dy ndërrime të njëpasnjëshme. Thiago Alcantara futet në vend të Xherdan Shaqirit, ndërsa Mandzukiç zë vendin e Kroos. Frymëmarrje te Bayerni. Ndryshimet japin menjëherë efekt me Thiagon që shërben për Muller dhe sulmuesi nuk gabon në të 63-ën por kalon skuadrën e tij përpara. Ky është Bayerni që të gjithë njohin, golat tani vijnë me aksione blic njëri pas tjetrit. Mandzukiç shënon të tretin për kampionët dhe të dytin personal që vulos takimin. Në të 71-ën shënoi edhe i rikthyeri Franck Ribéry, i cili nuk luante prej 2 Shkurtit. Për francezin shërbeu në mënyrë perfekte Robben, që pati rastin të gjuante vetë por Benaglio e detyroi të largohet nga porta. Goli i pestë sërish nga Muller në të 78-ën. Wolfsburgu nuk e meriton një disfatë kaq të thellë, por këto janë pasojat kur një sulmues i tillë e i pamëshirshëm gjen hapësira.

Në takimet e tjera, hap fals i Leverkusenit në luftën me Dortmundin për vendin e dytë në tabelën e Bundesligës. Skuadra e aspirinave, edhe pse ishte në avantazh, nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Hannoverit. Barazim 1-1 edhe mes Hamburgut dhe Eintracht Frankfurt, ndërsa Schalke shpartalloi 4-0 Hoffenheim falë të papërmbajtshmit Huntelaar, autor i një triplete, por edhe humbës i një penalltie. Tjetër zhgënjim nga Borussia Monchengladbach që nuk po arrin t’i shkëputet rezultateve negative. Skuadra e Lucien Favre u mund 1-2 në shtëpinë e saj nga Augsburg, ndërsa Stuttgarti u mjaftua me një barazim 2-2 përballë Eintracht Braunschweig.

 

Prishtina e nisi me fitore vitin 2014

 

Prishtina e nisi me fitore vitin 2014 në Superligën e Kosovës. Skuadra e Afrim Tovorlanit mposhti në kryeqytet Trepçën me rezultatin e pastër 2-0. Ndeshja nisi mirë për skuadrën vendase, megjithatë pavarsisht iniciativës së ekipit bardhekaltër pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Por në pjesën e dytë gjërat shkuan më mirë për Prishtinën. Në minutën e 63 Isuf Llumnica kaloi vendasit në avantazh. Zhbllokimi I rezultatit I dha moral Prishtinës e cila në minutat në vazhdim kërkoi me ngulm edhe golin e dytë.

Gjithsesi për të parë dyfishimin e vendasve duhej pritur minuta e 81 kur futbollisti I Prishtinës, Driton Krasniqi realizoi në gol shumë të bukur. Me këtë fitore kryeqytetasit u ngjitën në vendin e dytë të klasifikimit, 7 pikë më pak se Llamkos Kosova e vendit të parë e cila ka edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndërsa Trepça mbetet në vendin e 9-të në kuotën e 18-pikëve. Në takimin tjetër Fushë Kosova arriti një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë pasi mposhti 1-0 Besën e Pejës.

Ne foto:Tifozeria gjate ndeshjes Tirana-Kukesi-3:1/

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: shkelqen Tirana, Sport

PD, Gratë demokrate, zgjodhën protestën më 8 Mars

March 8, 2014 by dgreca

Nga Ilir Vata/-Lidhja Demokratike e Gruas, së bashku me shoqatën e grave të pushuarve nga puna, ndërmarrën sot një protestë para Kryeministrisë,  me moton “kundër spastrimeve politike nga administrata”.Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pasi përshëndeti gratë protestuese, u shpreh se,  “jemi mbledhur në një ditë të shënuar për të protestuar  për padrejtësitë, që qeveria Rama, vazhdon të bëjë ndaj grave”.Më tej, Vokshi, shtoi se “në shtëpitë tona mbretëron frika nga padrejtësitë, që qeveria po u bën shqiptarëve dhe më shumë grave dhe vajzave”.“Janë 2500, gra të hedhura në rrugë, dhe kjo është një histori e trishtë për gratë shqiptare”, tha deputetja demokrate e cila paralajmeroi se lëvizja për të drejtat e grave do të protestojë edhe në ditët në vijim.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 8 Mars, Grate ne proteste, OD

8 marsi, gratë deputete nga trevat shqiptare mblidhen në Kuvendin e Shqipërisë

March 8, 2014 by dgreca

Nga Anila Struga/- Salla e Kuvendit të Shqipërisë çeli dyert këtë të shtunë, më 8 mars për deputetet nga të gjitha trevat shqiptare.Për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë, 8 marsi ka bërë bashkë në parlament ligjvënëset e të gjitha trojeve shqiptare. Punimet e seancës u çelën nga mikëpritësja dhe organizatorja e këtij takimi, kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se sfidat e grave janë të shumta, por asgjë nuk mund të përballohet nëse nuk ka një bashkëpunim konstant mes deputeteve shqiptare.Deputetja Doda theksoi se deputetet shqiptare duhet të nisin një Lëvizje të Përbashkët të Gruas Shqiptare dhe të krijojnë një forum të përhershëm mes grave të trevave shqiptare. “Pabarazinë ne e lindim dhe shpesh e rrisim vetë. Unë kam një vajzë dhe nuk mundem të pranoj që e kam sjellë në një botë të pabarabartë, ku ajo ka më pak shanse se vëllai i vet. Sot ne kemi në dorë të bëjmë diçka, kemi në dorë të nisim një lëvizje të gruas shqiptare dhe të krijojmë një forum të përhershëm mes nesh, në funksion të krijimit të një pozicioni të ri të gruas”, u shpreh Doda.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ndërsa vlerësoi iniciativën e Aleancës së Grave të Parlamentit të Shqipërisë për këtë bashkim, tha se ideali i grave shqiptare është ai i fuqizimit të kombit. Gjatë seancës me gratë deputete nga trevat shqiptare, Tahiri tha se fuqizimi i kombit dhe i grave janë dy procese që duhet të shkojnë paralelisht. “Të dashura deputete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, gra nga Lugina e Preshevës e Malit të Zi, në emër të qeverisë së Kosovës, ju uroj gëzuar 8 marsin”, tha Tahiri.
“Sot po e shënojmë 8 Marsin me arritje të rëndësishme por kaq nuk është e mjaftueshme, ka shumë punë për të bërë, që gratë shqiptare të zënë vendin e merituar. Sot jemi në shekullin e 21, ndërsa mentaliteti mashkullor mbetet i shekullit të kaluar. Përpjekjet tona dhanë rezultate, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë atë demokraci që duhet të vlejë njësoj për të dyja gjinitë dhe në radhë të parë në vendimarrje. Ideali jonë mbetet ai i fuqizimit të kombit tonë. Në këtë kthesë historike gratë luajtën një rol të rëndësishëm për kombin. Të bëhemi shembull se si bashkohen jo vetëm kombi, por shoqëritë nën sistemin e vlerave, në arsim, politikë, shkencë e fushat e tjera”, tha ajo.

Deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, Kosovës , Maqedonisë aktivitet për 8 Marsin në Kuvend. Foto:Albert Myftaraj

Nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Suzana Salihu, në fjalën e saj e vlerësoi takimin e grave parlamentare të trevave shqiptare si historik, sepse për herë të parë, tha ajo, në Tiranë, në Kuvendin e Shqipërisë, sot me 8 mars jemi mbledhur deputetet shqiptare.
“Gruaja shqiptare edhe në kohët më të vështira jo vetëm ka qenë pjesë e proceseve, por edhe prijëse e tyre”, deklaroi Salihi.. Sipas saj, gruaja shqiptare kudo të jetë ka çfarë t’i dhurojë shoqërisë, por edhe Europës.
Sfida më e madhe e femrës shqiptare, theksoi Salihi, është që edhe më tutje të ruajë vlera familjare, të ruajë e kultivojë vlerat kulturore.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në fjalën e saj tha se “shumëkush e percepton këtë ditë si ditën e kërkesës dikush si të festës, dikush si të revoltës me të drejtë dhe disa si të mos harresës, por të gjitha bashkë pavarësisht nga këndvështrimi e quajmë këtë ditë Ditën e Gruas”.

“Kur flas për dhunën shpesh herë ajo e padukshmja dhe ajo e sofistikuara është më e keqja dhe më e vështira për të luftuar, sepse shpeshherë ajo fshihet pas buzëkuqit ose mbas justifikimesh në emër të barazisë . Për fat të keq kjo ndodh rëndom edhe në nivelet e politikës, por unë mund t’ju them me plot besim se ka akoma në këtë vend burra dhe gra që për fat të mirë e mendojnë                   ndryshe e mendojnë ndryshe”, nënvizoi Kodheli.

Ministrja Kodheli u shpreh se “në qeverisjen e sotme numri i zonjave është më i larti në historinë 100 vjecare të Republikës së Shqipërisë. Diskutimi im është një thirrje për të ndryshuar gjërat, por ato mund të ndryshohen nëse ne do të jemi të gjitha së bashku, ndryshe e kemi luftën të humbur pa e filluar akoma”.

“Unë jam besimplotë se ne do ta fitojmë këtë betejë shekulli që ka ardhur, që është shekulli i grave në të gjitha trevat shqiptare”, përfundoi Kodheli

 

Filed Under: Featured Tagged With: * Marsi, mblodhi grate, ne Kuvend

KANADAJA NDALON HYRJEN NE TERRITORIN E SAJ TE SHKAKTAREVE TE KRIZES UKRAINASE

March 8, 2014 by dgreca

Moska: Thirrjet evropiane për dialog me Kievin shkaktojnë buzëqeshje/

Kanadaja njoftoi dje se ”kishte vendosur ndalimin e hyrjes në territorin e saj për përgjegjësit e krizës në Ukrainë”.”Kanadaja ka vendosur ndalimin e hyrjes në territorin e saj për të gjithë personat të konsideruar përgjegjës për krizën ukrainase”, deklaroi kryeministri kanadez, Stephen Harper, i cili theksoi se qeveria e Kanadasë nuk do ta njohë si të ligjshëm rezultatin e referendumit të zhvilluar në Krime, përmes të cilit kërkohet ribashkimi i gadishullit ukrainas me Rusinë.

Moska: Thirrjet evropiane për dialog me Kievin shkaktojnë buzëqeshje

Për Moskën, thirrjet evropiane për dialog me Kievin, me ndërmjetësimin e fuqive të mëdha perëndimore ”shkaktojnë buzëqeshje”, duke e konsideruar “të ezauruar” besueshmërinë e tyre, pas fatit të shënuar nga dokumenti i nënshkruar nga Janukoviç në Kiev, më 21 shkurt, dekaroi pak më parë Dmitri Peshkov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.
“Është për t’u habitur jashtë mase që aktualisht nga Evropa i drejtohen thirrje Rusisë për të zhvilluar tratativa me personazhet e Kievit që vetëkonsiderohen pushteti i Ukrainës me ndërmjetësimin e fuqive të mëdha perëndimore, ndaj e gjithë kjo nuk mund të shkaktojë veçse një buzëqeshje sepse vetë besueshmëria te to është ezauruar pasi fati u përcaktua nga dokumenti i nënshkruar nga Janukoviç në Kiev, më 21 shkurt”, u shpreh Peshkov gjatë një transmetimi televiziv.

Filed Under: Featured Tagged With: Kanada Ukraine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 711
  • 712
  • 713
  • 714
  • 715
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT