Moska: Thirrjet evropiane për dialog me Kievin shkaktojnë buzëqeshje/
Kanadaja njoftoi dje se ”kishte vendosur ndalimin e hyrjes në territorin e saj për përgjegjësit e krizës në Ukrainë”.”Kanadaja ka vendosur ndalimin e hyrjes në territorin e saj për të gjithë personat të konsideruar përgjegjës për krizën ukrainase”, deklaroi kryeministri kanadez, Stephen Harper, i cili theksoi se qeveria e Kanadasë nuk do ta njohë si të ligjshëm rezultatin e referendumit të zhvilluar në Krime, përmes të cilit kërkohet ribashkimi i gadishullit ukrainas me Rusinë.
Moska: Thirrjet evropiane për dialog me Kievin shkaktojnë buzëqeshje
Për Moskën, thirrjet evropiane për dialog me Kievin, me ndërmjetësimin e fuqive të mëdha perëndimore ”shkaktojnë buzëqeshje”, duke e konsideruar “të ezauruar” besueshmërinë e tyre, pas fatit të shënuar nga dokumenti i nënshkruar nga Janukoviç në Kiev, më 21 shkurt, dekaroi pak më parë Dmitri Peshkov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.
“Është për t’u habitur jashtë mase që aktualisht nga Evropa i drejtohen thirrje Rusisë për të zhvilluar tratativa me personazhet e Kievit që vetëkonsiderohen pushteti i Ukrainës me ndërmjetësimin e fuqive të mëdha perëndimore, ndaj e gjithë kjo nuk mund të shkaktojë veçse një buzëqeshje sepse vetë besueshmëria te to është ezauruar pasi fati u përcaktua nga dokumenti i nënshkruar nga Janukoviç në Kiev, më 21 shkurt”, u shpreh Peshkov gjatë një transmetimi televiziv.