• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një portret për Mërkur Buan

October 6, 2021 by s p

Luan Rama

Ishte dita e parë që u ngrit nga ai lëngim i gjatë prej dy muajsh. Drita e bardhë dhe e ngrohtë e diellit e grishën të shikonte tutje qytetin, kambanat e kishave dhe kupolën e katedrales së Trevizos. Nga kisha pranë dëgjohej korri. Mbahej meshë. Këndohej kënga e Virgjëreshës Shën Maria. Tani plaga i ishte mbyllur plotësisht dhe e ndjeu sërish fuqinë e parë edhe pse tashmë nuk ishte ai djali i ri që shkonte si stuhija në betejat e mëdha, me shtizën e tij të zgjatur përpara. Doktori që kishte ardhur në mbrëmje ia kishte hequr fashat e fundit dhe në shpatull kishte mbetur vetëm shenja e shpatës që e kishte goditur, në një ngjyrë të errët kafe, ku shquhej ende gjaku i mpiksur. «Tani mund ta mbash kështu. Plaga është mbyllur», i kishte thënë ai dhe ishte tërhequr duke i bërë një reverancë të thellë.

Papritur ordonanca e tij stradiote iu afrua me një letër në dorë.

– C’është?

– Një letër nga mjeshtri Loto.

– Ah, piktori, – qeshi lehtë ai duke hapur letrën dhe nisi të lexojë.

– Më kërkon që të hënën të shkoj në atelier. Tabloja duhet mbaruar patjetër.

Kishin kaluar nëntë muaj që mjeshtri e kishte filluar atë tablo, por lufta bëri që Mërkuri ti ndërpriste seancat me mjeshtrin dhe të shkonte drejt betejës nën flamurin e Republikës. Nuk ishte koha për të pozuar në atelier. Miku i tij kondotiere Françesko dalla Rovera ishte në prag të një sulmi dhe duhej ta ndihmonte para bedenave të Bergamos. 

Qëndroi një çast pa lëvizur. Pastaj iu afrua dritares dhe treti shikimin në horizont. Tashmë Trevizo i dukej si atdheu i tij. Iu shfaqën imazhet e betejës së fundit… Fitimtarë, bashkë me Françesko-n, dukën e Urbinit, ishin nisur pastaj drejt Venecies. Signoria ishte në festë. Lajmin e fitores e kishin dëgjuar të gjithë venecianët. Atë ditë, në takim me Këshillin e të Dhjetëve, Mërkuri u kishte kërkuar që trupën e tij stradiote ta paguanin më shumë për trimëritë e sakrificat e mëdha që bënin. 10 dukate në vit ishin fare pak për jetën e një stradioti. Mërkuri ua kishte kërkuar me forcë dhe ata i kishin thënë se do ta mendonin. Vallë do ta shtonin pagën e tyre?

Jashtë kishte ende diell kur një shi i imët filloi të binte duke shkëlqyer në ajër me ato pikëla të shndritshme.

– Po me shapelën ç’bëhet? – iu kthye ai ordonancës.

– Në fund janë Princi im. Pllaka e mermerit që kishte mbetur më së fundi është gdhendur.

Mërkuri mendoi një çast.

– Nesër do ishte mirë ta shohim. Shapela duhet mbaruar sa më shpejt se nuk i dihet. Lufta mund të na thërresë përsëri në beteja të tjera.

Stradioti eci pak nëpër dhomë dhe ndaloi përsëri dritares ku tutje shquhej vetëm kupola e lartë e katedrales së qytetit. Një javë më parë kishte marrë një letër nga miku i tij duka i Urbinit, besniku i dikurshëm Papa Xhulio i Dytë. E ftonte të vizitonte dukatin e tij dhe tê prehej disa ditê e njëkohêsisht i lëvdonte Bokalin, kunatin e tij që udhëhiqte trupat stradiote në shërbim të dukës. 

Kur mbrëmja ra dhe okra e diellit që shndriste mbi ujrat e kanalit u shua, shërbyesja Prisila hyri ngadalë e shoqëruar nga një vajzë e bukur e shtatlartë, me ca flokë që i binin gjer në supe. Ajo hije, Mërkurit iu duk si të ishte një shtajzovalle. Ato kaluan anash dhe bënë nga dhoma e tij e gjumit. Ishte një ezmere me një fytyrë ovale, disi enigmatike që sapo ndeshi shikimin e princit, uli sytë. Mërkuri qeshi me vete. Këtë natë nuk ia kishte ngenë prostitutës së bukur. Jo, duhej të mendonte për trupën e tij dhe të shihte nëse ishin paguar gjithë stradiotët që kishte nën vete. Kaq muaj në lëngatë nuk kishte mundur të përpiqej për stradiotët e tij dhe lidhjet që duhej të mbante me kondotierët dhe senatorët e Venedikut. Pas pak, Prisila doli dhe vështroi nga Mërkuri, i cili ndërkohë e ndaloi:

– Për sonte nuk është nevoja Prisila… le të vijë nesër në mbrëmje.

Prisila shtangu një çast, buzëqeshi me vete, tundi kokën para të zotit dhe u kthye sërish për të marrë prostitutën e bukur, veshur në velur. Ato u shfaqën përsëri dhe kaluan anash murit të veshur me mëndafshet veneciane në ngjyrë okër e mavi. Megjithatë Mërkuri i qeshi bukuroshes së re dhe ky vështrim, asaj ia hoqi hutimin e çastit.

Mërkuri kishte kohë që nuk e kishte shijuar kënaqësinë e trupit femëror. Pas vdekjes së gruas së tij, Marias, betejat ndoqën njëra-tjetrën gjersa u plagos, për çka lëngoi një kohë të gjatë. Iu shfaq menjëherë trupi i bëshëm i Marias, me gjinjtë e bardhë e të mbushur që e gëzonte aq shumë sa herë kthehej nga lufta. Kujtoi këmbët e saj të fuqishme si të një madone romane dhe dehjen e madhe në shtrat. Por ah, tani Maria nuk jetonte më. “Gruaja ime e mjerë», pëshpëriti me vete.

Që kur kishte shkuar në Lombardi nuk ishte kthyer më të shihte shapelën e vogël që kishte kërkuar të ngrihej në varrin e gruas së tij Maria Bokali kishte vdekur dy vjet më parë. E kishte dashur shumë por Zoti nuk arriti ta mbrojë dhe vdekja e mori. Më shumë se njëzet vite i kishin kaluar bashkë. Iu kujtuan Bokalët, miqtë e tij të armëve kur ditën e martesës e sollën në kishën ortodokse Chiesa degli Greci, ku mblidheshin shpesh shqiptarët e Greqisë dhe ndonjë stradiot grek. Një dasëm e paharruar për stradiotët me këngët e tyre të vjetra të Albanisë dhe ritet ortodokse.Ashtu si stradiotët e familjes Bua edhe Bokalët, buzikët, ata të familjes Maneshi etj, ishin po aq të famshëm. Pas largimit nga Nafplio, babai i tij kishte qenë bashkë me Bokalët në ishullin e Zakintos, fortesës së fundi veneciane, ku brenda në fortesën mesjetare kishin luftuar heroikisht për ti mbojtur banorët. Disa vite kishin rezistuar atje deri sa më në fundi ishin detyruar të largoheshin me ardhjen e flotës turke.

Të nesërmen, kur la pallatin e Sinjorisë, dhjetë kalorës stradiotë e shoqëruan për të shkuar drejt kishës San Biagio. Troku i kuajve mbi kalldrëm bënte që njerëzit të shikonin nga ata që shkonin. Venecianët i vështronin me admirim këta stradiotë me kapelet e tyre me majë e që ishin kthyer në një lloj legjende që prej tridhjetë vjetësh duke i dhënë Republikës Serenisima të Venedikut aq shumë fitore, herë në luftë me Sforzat e Milanos, e herë me zviceranët, pizianët apo gjenovezët. Kur iu afruan kishës ndaluan dhe ata zbritën nga kuajt. Mërkuri priu drejt portës së madhe dhe të lartë prej druri, në atë ndërtesë me stil gotik të ndërtuar shekuj më parë. Sapo hyri, peshkopi doli menjëherë ta shoqëronte drejt shapelës. Mërkuri ecte pa folur, ngadalë, duke menduar gjithnjë për vdekjen e papritur të gruas së tij të dashur. Iu kujtua ajo natë, kur në shtratin e shtëpisë, Maria e shikonte me ata sy të trishtë që i luteshin:

– Mërkur i dashur, mos shko, prit sa të shërohem… Kam frikë. Nuk dua që kur të kthehesh të më gjesh të vdekur.

Mërkuri i kishte vendosur dorën në ballë, ishte përkulur dhe i kishte puthur sytë.

– C’thua kështu Maria. Doktori më premtoi se gjithçka do të shkojë mirë dhe shumë shpejt do të ngrihesh nga shtrati.

– Të lutem Mërkur, mos shko… pritmë!

– Maria ime e shtrenjtë. Dhe unë do të doja të mos ikja, por stradiotët e mi po presin. Në Rovena kondotieri venecian më pret bashkë me ushtrinë e tij dhe kam dhënë fjalën se do të shkoj. Këtu do të lë Prodanon dhe ai do të bëjë gjithçka që ti kërkosh ti. Nuk do vonohem. Beteja do të jetë e shpejtë.

Ai e vështroi gjatë në sy dhe pikasi dëshpërimin e saj të thellë. Ajo e dinte se kur Mërkuri kur jepte fjalën asgjë nuk mund t’ia kthente fjalën mbrapsht. Pastaj ishte tërhequr duke e lënë me shërbëtoren e saj intime, Prisila. Mbante vesh dhe dëgjonte kalërimin e kuajve që u larguan me shpejtësi nga shtëpia drejt qendrës së qytetit. Gjithë atë natë Mërkuri kishte nxituar drejt Rovenës bashkë me dyqind stradiotët e tij që e ndiqnin. Përpara kishte nisur nipin e tij me katër kalorës të tjerë. Ishte një natë e bukur me një hënë të plotë. Por lufta kishte zgjatur me ditë. Rovena ende nuk ishte çliruar. Të nesërmen, që pa aguar, dikush kishte ardhur me shpejtësi nga Treviso dhe kishte ndalur në çadrën e tij. Përreth stradiotët flinin mbi tokë, bashkë me kuajt, të gatshëm për tu ngritur çdo çast në luftë.

Maria kishte vdekur. Për Mërkurin ishte një lajm i kobshëm. Për më tepër të birin, Flavion, nuk e kishte aty. Ai kishte tre vjet që s’ishte kthyer nga Insbruku i Gjermanisë ku i shërbente perandorit. Me të dëgjuar lajmin, Mërkuri u nxi në fytyrë. U mbyll në vetmi dhe vetëm në mbrëmje doli nga çadra. Menjëherë dha urdhër të ngjiteshin mbi kuaj dhe si i tërbuar kishte sulmuar mbi qytet. Të nesërmen në agim spanjollët e shpartalluar u detyruan ta lënë Rovenën e pushtuar.

Varri i Marias tashmë ishte në këmbët e tij. Vallë e ndjente se i kishte ardhur pranë? Mërkuri donte që varrin t’ia zbuluronte dhe të ngrinte një shapelë të bukur. Madje dhe ai do të donte të varrohej atje një ditë, në atë kishë, e vetmja kishë për ortodoksët në veriun e gadishullit.

Nga mesi i pasdites priti një nga trimat e tij të familjes Bua. Po shikonte nga dritarja kur dëgjoi trokun e kalit të tij. Zgjati kokën dhe e vështroi me kërshëri atë djalosh me shtat të lartë që vinte krenar mbi kalë, me armët ngjeshur. Kapelja e gjatë stradiote e bënte akoma më të hijshëm. Iu kujtua vetja e tij kur për herë të parë, bashkë me 800 stradiotë të Moresë dhe të brigjeve shqiptare zbarkuan nga anija veneciane në portin e Venedikut, në bregun nga dukej shumë afër Pallati i Dozhëve. Zbrisnin në një botë tjetër, plot hire dhe velure, duke ndjekur Bokalin që bashkë me kondotierin Kantarini do ti çonin drejt pallatit të dozhit. Ishte hera e parë që shikonte Duomon i magjepsur nga madhështia e saj. Venedikasit e shikonin të habitur atë mori kalorësisht me kuajt dhe armët e tyre që vazhdonin të zbrisnin. Ishin ndryshe nga të tjerët dhe ndryshonin nga venecianët, fjorentinasit, milanezët. Të gjithë të shkathët, thatimë, të sprovuar, atletë të vërtetë dhe çuditërisht bjondë, ndryshe nga grekët. Bënin jetë spartane dhe flinin bashkë me kuajt, aleatët e tyre besnikë. Ndjeheshin të gëzuar, pasi për Republikën Serenisima kishin ardhur kohë të vështira dhe Venediku kishte nevojë për luftëtarë të rinj, për më tepër stradiotë që në beteja e kishin treguar se ishin luftëtarë të tmerrshëm.

Ndërkohë ordonanca e tij futi pinjollin e Buajve. Vinte ti sillte lajme nga Bergamo. Mërkuri e përqafoi dhe i tregoi të ulej në poltronin përballë tij. Ordonanca solli takëmet e verës dhe u shërbeu. Ata ngritën gotat dhe i kthyen. Gjatë një ore, Mërkur Bua i dha instruksionet e fundit. Po kështu dhe një letër për dozhin në Venedik dhe një tjetër për Këshillin e të Dhjetëve. Me sa dukej, nën presionin e flotës veneciane turqit mesa dukej donin të tërhiqeshin së shpejti nga Korfuzi. Kishin me dhjetra vite që e mbanin të pushtuar, por Korfuzi ishte një pozicion strategjik për venecianët dhe dominimet veneciane përgjatë Adriatikut. Mërkuri donte të bënte një inkursion drejt Moresë dhe me galerat veneciane të merrte me vete 2000 stradiotë të sulmonte drejt Nafplios, Zantes e pastaj në portet e tjera të Moresë. Për më tepër ai i njihte mirë pozicionet nga ku mund të sulmoheshin forcat turke, se si mund ta merrte kështjellën e Argos… dhe aq më mirë atë të Nafplios, ku ishte rritur me familjen e tij. Kishte muaj që mendonte për një inkursion të tillë por së pari donte të siguronte stradiotët e tij për paga më të larta. Dhe për këtë Senati venecian duhej ta zgjidhte qesen për ta pasi si gjithnjë në ballë të luftës, gjatë tri dekadave, shumë prej tyre kishin rënë në beteja. Në Breshia ishin vrarë Gjergj Buziku dhe vëllai i tij Domeniko, të tjerë kishin rënë në Fornova, Cremona, në Bergamo; kishin rënë gjithashtu Teodor Frasino, Paolo Albaneze e shumë stradiotë të tjerë. Mërkuri shpresonte që ky sulm do të zgjonte mjaft shpresa tek shqiptarët dhe grekët që të ngriheshin në luftë edhe pse të pushtuar tashmë nga Perandoria osmane. Atje, vetëm malet ishin të lira si dhe brigjet e Himarës në bregun jonian.

Kur pinjolli Bua iku, Mërkuri u vesh dhe u bë gati të shkonte në atelierin e mjeshtrit. Poshtë i nxorrën kalin e tij të bardhë dhe hipi. Dy stradiotë e shoqëruan në rrugën që të çonte tek mjeshtri Loto. Pasi kaloi Via dei Santi, «Rrugën e shenjtëve», mori në të djathtë dhe pas njëqind metrave u ndal para një porte të madhe druri. Porta ishte hapur dhe ai hyri në oborr i pasuar nga stradiotët e tij. Në sallën e madhe, në të djathtë, e gjeti Loton me penelin në dorë dhe me beretën e tij jeshile që nuk e hiqte nga koka dhe kur pikturonte.

– Gëzohem që u shoh plot shëndet zoti Bua! – griti duart i gëzuar mjeshtri Loto.

Mërkuri e përshëndeti dhe i rrahu supet. I hodhi një sy atelierit ku shquheshin tablo të ndryshme, korniza, kovat me bojë, një kosh me një tufë penelash si dhe një tryezë me veglat e tjera të punës.

Puna me tablonë ishte ndërprerë që dimrin e kaluar, meqë Republika Serenissima e thirri me ngut të ndihmonte ushtrinë venedikase në betejën e gjatë kundër spanjollëve. Megjithatë mjeshtri kishte përparuar në tablonë tij. Tashmë portreti i Buas shquhej bukur dhe stradiotiBua e pëlqeu që me shikimin e parë edhe pse sfondi i tablosë nuk kishte mbaruar.

– Më duhet të punoj edhe një seancë për të verifikuar disa nuanca të portretit, – tha mjeshtri dhe për këtë do doja të uleshit në poltron që të mundet ta mbarojmë. Kuptohet që për sfondin, do të vendos një pamje të largët të Trevizos…

Bua miratoi me kokë dhe iu afrua edhe më kavaletit duke qëndruar ballë portretit të tij. E pikasi menjëherë që mjeshtri ia kishte hequr rrudhat e para që ishin shfaqur në fytyrën e tij. Pra shëmbëlltyra e tij iu duk më e re dhe më me energji si shumë vite më parë. Sytë i shndrisnin. Veshjen, piktori ia kishte bërë në një velur kafeje dhe në mes i kishte vendosur një rrrip veluri që zakonisht ai e vinte kur shkonte në Pallatin e Dozhëve. Dora e djathtë ishte mbështetur në një komodinë pranë ku dukej dora me unazat dhe një kafkë e vogël. Po kjo kafkë pse kaq e vogël, mendoi Bua, vallë në kujtim të Marias apo të birit të vdekur vite më parë? Po në duar, pse dy unaza? Po, ishte unaza e martesës me Marien, po kjo tjetra?

Mjeshtri e kuptoi shqetësimin e tij dhe i tha:

– Kjo tjetra është për martesën tuaj me sinjorinën Elisabeta të Alvise Balbit. Me këtë rast në dorën tuaj duhej shtuar dhe unaza saj si simbol i lidhjes tuaj të fundit.

Bua ktheu kokën dhe e vështroi me mëdyshje, duke pyetur veten nëse ishte e nevojshme apo jo. Por shpejt buzëqeshi. Mjeshtri e kuptoi që e aprovoi këtë. E megjithatë, dhimbja për Marian pulsonte ende thellë shpirtit të tij.

– Uluni Princi im. Nuk do tu mbaj gjatë.

Mërkuri u ul në poltronin e madh e të drunjtë dhe mjeshtri filloi të lyejë penelat në paletën e tij të ngjyrave. Një heshtje e madhe ra përreth. Bua vështroi tutje një portret tjetër të sapo përfunduar. Mjeshtri e pikasi dhe shtoi:

– Eshtë portreti i arkitektit të Mestres, zotit Filipino.

Ishte një portret disi i veçantë dhe që në një fare mënyre të dy portretet, i tij dhe i arkitektit, kishin diçka të përbashkët që ai nuk mund ta kuptonte se përse. Ndoshta i njëjti stil në krijimin e portretit, edhe pse arkitekti i Mestres ishte në këmbë. Por tonet e ngjyrave ishin po ato e po kështu dhe dritë-hijet e portretit.

Mjeshtri vështroi nga ai sikur të kërkonte diçka në tiparet e tij. Pastaj u përkul nga telajo që kishte vendosur në atë kavalet të rëndë ngjyer në një ngjyrë kafeje të errët. Bua vështronte mjeshtrin që hera-herës ngrinte sytë nga ai dhe pastaj vazhdonte. Anash tij ishte tabela e ngjyrave, me tutje një grumbull gurësh por që në të vërtetë ishin ngjyra të ngurta, të cilat thërrmoheshin, bluheshin dhe ktheheshin në një lloj pluhuri me të cilin bashkohej e verdha e vezëve si dhe një lloj vaji, i cili gjithçka e bënte të lëngëshme dhe viskoze. Ishin pigmente me të cilat punonte mjeshtri, mes të cilëve «indigo blu», një lënde që prodhohej nga një pemë në Indi, ngjyra «turkuazë», një lloj guri që bluhej dhe që vinte nga Turqia, «lapis-lazuli» me një blu kobalti nga Afganistani, ngjyra «garance» nga një lloj bime, e verdha veneciane, siç e quanin, e purpura apo e kuqja «kramoisi» që përzihej me pak të zezë. Mjeshri vazhdonte në heshtje dhe ai vështroi tutje tablotë e tjera të ekspozuara aty-këtu në sallonin e madh. Njëra nga ato iu duk e çuditëshme pasi ishte portreti i një argjendari me tri pamje të fytyrës, njëra në mes, përballë, dhe dy profilet majtas e djathtas anash tij. Nënqeshi lehtë. I pëlqente ky mjeshtër që vazhdonte të punonte në heshtje. Vështroi sërish nga tabloja. I shëmbëlleu si portreti i dukës së Urbinos, mikut të tij Francesco della Rovera, të cilin e kishte pikturuar një nga piktorët më të mëdhenj të kohës, Tiziano. Atë pikturë e kishte parë në kështjellën e Urbinos dhe ishte ajo që e kishte nxitur të bënte dhe ai një portret. “Në djall të venë paratë, i kishte thënë vetes. Kështu të paktën do të lë kujtim shëmbëlltyrën time!” Francesco ishte i veshur me pazmore në sallonin e tij, por ai nuk i kishte qef pazmoret. E dinte se nuk mund të luftonte ngjeshur me to. Forca e vërtetë e stradiotit, ishte kurajo, zgjuarsia dhe fuqia e tij.

– Kur mund ta përfundoni tablonë? – e pyeti papritur.

– Shpresoj në fund të javës. Do tu njoftoj që të dërgoni njerëz të vine ta marrin.

Atë drekë e kaloi në bujtinën e “Dy virgjëreshave”, një bujtinë e vogël buzë njërit prej kanaleve me ujë që shkonte për nga bazilika. Madje bujtina kishte dhe një ballkon të vogël, me një tryezë ku mund të haje dhe të kundroje njëkohësisht një pjesë të qytetit. Me gjithë këto kanale plot gjelbërim, Trevizon e quanin njëkohësisht dhe Venecia e vogël. Në fakt kjo bujtinë ishte bujtina e preferuar e tij pasi ishte një vend i paqtë ku mund të mendoje apo të bisedoje veçmas me fisnikët e qytetit.

Një tufë pëllumbeshash erdhën rrotull aty pranë dhe pastaj u ngritën lart në qiell. Bua vështronte një gondol që shkonte tutje me një fisnik dhe gruan e tijdhe ndjeu diçka të çuditëshme brenda tij. Pas dy javësh do të martohej dhe pas ceremonisë në katedralen e qytetit Elisabeta do të vinte në shtëpinë e tij. Që prej dy vitesh, të birin, Flavion, nuk e kishte takuar më. Tre muaj më parë, tek lëngonte në shtrat, mori një pusullë nga ai dhe e gëzua që ishte i kënaqur në Insbruk në pallatin madhështor të ish perandorit Maksimilian të perandorisë romano-gjermanike. Tashmë kishte mbetur vetëm me nipat e tij dhe miqtë e afërt të familjes së madhe Bokali. Elisabeta vërtet i pëlqente: e re, shtatlartë e krenare si pinjolle e familjes fisnike Balbi të San Xhulianos, ajo ishte dhe e bukur me ato kaçurrelat e gjata që i binin mbi supe. Edhe pse pesëmbëdhjetë vjet më i madh se ajo, kjo diferencë moshe ishte zhdukur sapo ishin takuar për herë të parë kur ata u takuan në Venecie në praninë e atit të saj, Alvise Balbi. E ndjente që kjo grua do ta gëzonte dhe do ti jepte një tjetër trashëgimtar, një pinjoll pauses të Pirros që do ta vazhdonte më tej famën e familjes Bua.

Një javë më vonë kur shkoi në atelierin e Lotos për séancën e fundin tabloja I pëlqeu akoma më shumë. Mërkuri nuk jetonte shumë me të kaluarën e tij, por ai portret, tek e shikonte, i kujtoi shumë nga luftrat dhe stradiotët e tij të rënë në beteja. C’kohë tronditëse! Rrugë përmes stuhisë, prita, sulme të befasishme, bastisjet e fshatrave armike, pushtime kështjellash, rrethime. Emri i tij ishte bërë i frikshëm për kundërshtarët e Republikës së Venedikut. Kujtoi një çast hyrjen fitimtare në Milano bashkë me 400 luftëtarët e tij në krah të mbretit francez Louis II dhe spektaklin e madh të garave kalorsiake atje ku kishte rënë në sy të mbretit dhe guvernatorit të ri. Gjithë rinia e tij ishte vetëm luftë: luftë në Fornova, në Padova ku mori dy plagë në trup, lufta gjigande në Marignano, ku bashkë me konduktorin Bartolomeo d’Alviano i sollën fitoren mbretit francez François I më 1915 kudër zviceranëve, beteja ku kapi rob komandantin spanjoll Alfonso Carjaval. Po kështu lufta në Creazzo kundër 4000 spanjollëve duke shpëtuar nga vdekja proveditorin venecian Niccolo Vendrammi, për çka senati i Republikës i dha titullin “Gentiloumo venezziano”.

Ishte e djelë dhe dita e Shën Gjergjit, e shenjtit të tyre që festohej në gjithë Albaninë kur doli nga mesha e të djelës kushtuar shenjtit të tyre. Popi e kishte përcjellë deri në oborrin e kishës duke e falenderuar për ndihmën që u kishte dhënë me dhuratën e fundit prej 200 dukatesh. Pastaj i hipi kalit dhe i shoqëruar nga rojet e tij stradiote u drejtua për nga shtëpia. Që në mëngjes kishte dërguar ordonancën të merrte tablonë në atelierin e Lotos dhe e dinte se do ta gjente në sallonin e tij. Dhe vërtet, kur hyri, Prisila dhe ordonanca po vendosnin tablonë në faqen e murit, ku i kishte porositur.

Ato natë Bua thirri sekretarin e tij dhe nisi tu shkruante letra kapitenëve stradiotë që shërbenin nëpër zonën e Ventos apo të Lombardisë, në principatat dhe markezatet gjithnjë në luftë me njëra-tjetrën. Duhej ti bashkonte që të vinin me të për të çliruar dominimet e dikurshme të Moresë. Të parëve që u shkroi ishte princi Konstantin Arianiti që ishte një nga figurat e kalorësisë dhe diplomacisë europiane, i cili pritej gjithë nderime jo vetëm në rezidencën e dozhit por dhe në oborrin e Sforzave apo në oborrin e mbretit të Francës që e kishte dekoruar me një dekoratë të lartë. Pastaj i shkroi nipit të tij, Alesio Bua dhe Gjergj Bokalit, vëllait të Maries së gjorë. Arianiti ishte njeriu më me peshë dhe veten e kishte treguar kur mbreti francez Charles VIII kishte zbritur të merrte kurorën e mbretërisë së Napolit dhe kur ishte gati që me ndihmën e Arianitit dhe të peshkopit shqiptar Martino në Durrës të zbarkonte në Vlorë, ku do të niste kryqëzatën e tij drejt perandorisë, duke pushtuar Albaninë dhe Greqinë dhe vazhduar më pas rrugën drejt Konstantinopojës. Alesio Bua, ishte shquar në shumë beteja në trevat e gadishullit dhe vitet e fundit kishte luftuar në Mestre, Veneto. Po kështu duhej të njoftonte dhe stradiotët e tjerë të famshëm Clemente Stani, stradiotin me emrin Scanderbego, Reneshin dhe Filippo Albanezen me vëllezërit e tij. Proveditori Andrea Gritti i çmonte lart vlerat luftarake të Filippo Albanezes që kishte luftuar në Bergamo, Creazzo, Friuli e në rrethimin e Veronës. 

Po afrohej mesnata dhe letrat e shkruara ishin gati në tavolinë për të nesërmen Ktheu sytë dhe vështroi nga tabloja që qëndronte në heshtje nën dritën e zbehtë të shandanit në gjysmerrësirë. Kishte diçka mistike në të. U ngrit nga tavolina dhe për hrë të fundit vështroi nga dritarja Trevizon. I lodhur, shkoi të shtrihej. Kishte shpresë se të gjithë stradiotët do të bashkoheshin me të që të bashkoheshin tê gjithë së bashku për të luftuar për çlirimin e Moresë, të ndihmuar nga anijet e Venedikut dhe mbase edhe nga Franca e Vatikani. Shumë shpejt, që ditët e para, heshtja e disa prej krerëve stradiotë që kishin trupa prej 200-300 stradiotësh secili, nuk i pëlqeu. Vallë nuk donin më të ktheheshin dhe të çlironin tokat e dikurshme dhe varret e gjyshërve të tyre? Vetëm nga disa të afërt mori përgjigje se ishin të gatshëm. Ishin ata të familjes Bua e Bokali, por ata ishin të paktë. 

Krerët stradiotë e kishin të vështirë të bashkoheshin, pasi mes tyre shtrohej pyetja se kush do ti udhëhiqte. E vështirë të pranonin dikë mbi krye, qoftë dhe më i lavdishmi i tyre, Merkur Bua Shpata. Menjëherë iu kujtua ajo ditë kur 20 vjet më parë disa nga krerët stradiotë i kishte thirrur dozhi i Venedikut për të krijuar një trupë të përhershme, por kur kishte ardhur çasti dhe u thanë se si konduktor kishin caktuar Buan, ata ishin tërhequr duke thënë se po të ishte një konduktor vendikas ishin dakort të bashkoheshin, por jo Bua. Kjo ngjarje e kishte ftohur me disa nga stradiotët por me vite, ndër beteja, ata i lanë xhelozitë dhe armiqësitë mes tyre. Duke kujtuar këtë, Bua tani u kishte propozuar që e rëndësishme ishte të bashkoheshin, ndërsa zgjedhja e konduktorit le të bëhej nga një zgjedhje mes krerëve, në një diskutim të lirë. Por për këtë ata hezitonin. E megjithatë Bua shpresonte. Para se të vdiste ati i tij në More ku ishin rrethuar nga dyndja e parë e osmanëve, ai i kishte premtuar se do të vinte dhe të çlironte tokat e tyre. Fytyra e të atit gjithnjë e më shumë i shfaqej në ëndërr, i cili i kërkonte të vinte sa më shpejt me stradiotët e tij…

Kishte kaluar dhe një javë tjetër kur një mbrëmje, Prisila i kishte mbushur me ujë të nxehtë govatën e drunjtë, një lloj fuçie me dru arre, kur dikur ishte Maria që e lante dhe e fërkonte. Por tani ajo nuk ishte më. Të nesërmen duhej të shkonte për dasmën e tij në San Giugliano. U afrua ngadalë nga govata duke menduar nëse kishte bërë mirë që kishte pranuar të martohej. Më së shumti e kishte shtyrë miku i tij, kapiten Serra, por dhe atij i kishte pëlqyer, edhe pse e dinte se përsëri do të shkonte në luftë dhe se asnjëherë nuk e kishte të sigurtë nëse do të kthehej gjallë nga lufta. E megjithatë ai kthehej gjithnjë sikur shënjti i tij Shën Gjergji ta mbronte nga gjithë armiqtë e tij. Vinte mbi kalë, fitimtar, me shtizën e tij të ngritur lart dhe flamurin e stradiotit, edhe pse ndodhte që ndonjëherë ta sillnin të plagosur. 

Atë natë u xhvesh dhe ngadalë u fut në ujin e nxehtë që nxirrte avull. Filloi të prekë trupin e tij por gjithnjë plagët e aq shumë luftrave i kujtonin menjëherë të kaluarën, betejat, qytezat, kështjellat e mbrojtura apo të sulmuara. Në shumë vende të trupit, në kofshë, në duar, në supe, në ije, ishin stigmatet e plagëve të dikurshme. Cdo plagë ishte një luftë, një histori. Preku ngadalë kërcirin dhe iu kujtuan ato vite kur luftonte në Mortara, Pavia dhe Vigevano. Në një nga betejat, pas luftës në Novara, ku kishte ndihmuar markezin Federico Sforca të Milanos, papritur kishte rënë nga kali. Po, ishte diçka që nuk e priste, pasi kali nuk kishte arritur ta kapërcente një gropë të madhe dhe ishin rrëzuar që të dy. Kali e kishte zënë sipër dhe kërciri i ishte thyer. Ishte një kalorës i njohur skocez, i quajtur Dunkan që erdhi dhe e kapi. Robin Bua e dërguan menjëherë tek duka i Mantovës. I kujtohej fare mirë kur e kishin çuar të lidhur dhe e kishin hedhur në qelitë e errta dhe të lagështa të dukatit. Por nuk qëndroi gjatë, pasi një javë më vonë, duka kërkoi t’ia sillnin në sallonin e tij. E çuan të lidhur me hekura dhe e ulën në një karrige përballë tij. Po, e mbante mend atë çast, kur duka i kishte thënë me zërin e tij të shtruar: “Ti je një stradiot i rrallë dhe ne e njohim famën tuaj. Ju nuk jeni si të tjerët që mund ti vrasim dhe ti mbajmë nëpër qeli. Për kokën tuaj Serenissima ka afruar një shumë të madhe por unë nuk i dua paratë dhe s’dua të kem të bëj me armiqtë e mi. Ti nuk je si ata.» Bua e kishte parë drejt e në sy dhe me zërin e tij burrëror i ishte përgjigjur: «Zotëri, kështu është lufta. Nuk mund të fitosh gjithnjë. Por nëse më lironi, unë nuk do të jem më armiku juaj dhe nuk do tu luftoj.” Duka e kishte vështruar gjatë robin e tij të madhërishëm dhe u bëri shenjë ushtarëve ta lironin. Buas ia hoqën hekurat dhe ai u ngrit në këmbë. «Nëse më jepni fjalën, atëherë unë mund tu liroj! – kishte thënë duka. «Një stradiot kurrë nuk e kthen fjalën e tij», – i ishte përgjegjur ai… Akoma i kujtoheshin sytë e vegjël të dukës që shkëlqyen nga një dritë e çuditëshme apo nga një gëzim i fshehur që nuk donte ta tregonte. Duart e tyre u shtrënguan. Në oborrin e pallatit dukal, Buas i kishin sjellë kalin e tij të luftës dhe e përshëndetën. Që nga ajo ngjarje ata mbetën miq mes tyre. Ishte koha kur bashkëpunonte me gjeneralin francez Tremoille në Roccasecca ku fitorja e tyre ishte e madhe por e përgjakshme. Pas kësaj, francezët dhe vetë mbreti i kishin dhënë titullin “Kont i Roccasecca”-s. Konti Bua kishte tashmë flamurin e tij me shqiponjën e zezë dykrenore dhe një kurorëm bretërore mbi krye si dhe incialen e familjes Bua. Po kështu, veç shqiponjës, në emblemën e tij u vendos kryqi, një kurorë me katër koka luanësh si dhe një dorë që kishte kapur në grushtin e tij katër gjarpërinj.

Më së fundi afroi dita e martesës së Buas çka do të ishte madhështore. Vjehri i tij Alvise kishte ftuar rreth 100 fisnikë, mes të cilëve senatorë, ligjvënës, noterë, funksionarë të Republikës dhe disa nga figurat e shquara kalorsiake që mbërritën me kuajt e tyre të zbukuruar, ku shquheshin dhe emblemat e tyre kalorsiake. Dasma u zhvillua në pallatin e tij në Santo Giugliano. Pas dasmës, ku vera shkoi lumë dhe ishin shtruar shumë fazanë të pjekur dhe qingja, Bua, bashkë me disa nga miqtë e tij të afërt fisnikë dhe njëzetë stradiotë të armatosur që e shoqëronin me kuaj, vonë u kthyen për në Trevizo. Bua nuk kishte dashur të bënte ceremoni martesore në shtëpinë e tij por thjesht të shkonte të nesërmen në kishën ortodokse që popi ti kurorëzonte. Nuk donte të cënonte kujtimin e Marisë së tij të shtrenjtë dhe emrin e Bokalëve. Me Elisabetën mbërritën aty afër mesnatës. Zbritën nga pajtoni i zbukuruar si zakonisht për dasma dhe bënë nga ndërtesa rrethuar me mure të lartë. Disa nga fisnikët zunë dhomat e miqve ndërsa stradiotët zunë vend në bujtinën pranë ku kishin dhe kuajt. Tek ngjiteshin drejt sallonit, Elisabeta e shikonte me bisht të syrit dhe ndjente një lloj adhurimi për të, ndoshta se ai fliste rrallë dhe nuk mburrej me lavdinë e madhe të tij. Papritur ndaloi një cast meqë pikasi tablonë e tij varur nëm ur. Mbeti e habitur dhe sytë i ndaluan pastaj në dorën e tij me dy unaza. E kuptoi dhe vështroi nga heroi i saj duke u ngjeshur pranë tij. 

Dhoma e tyre ishte gati dhe Prisila kishte përgatitur gjithçka duke vendosur dhe një shportë me fruta në krah të shtratit si dhe një legen me ujë dhe peshqirë mëndafshi. E dinte që të sapomartuarit do të shijonin natën e parë të martesës. Ndërkohë që ajo po xhvishej, Bua shkoi të shuajë qirinjtë dhe ashtu, nën dritën e hënës që binte nga dritarja, vështroi trupin e kolmë të saj me një buzëqeshje të lehtë. Sigurisht i pëlqeu ajo krijesë e bukur me atë lëkurë të shndritëshme. Dhe ashtu në errësirë, pas saj, dhe ai hyri në shtratin e tyre.

Dy ditë më pas dy kalorës erdhën dhe i sollën një letër nga dozhi i Republikës. Kur i pa në hyrjen e oborrit, pyeti veten se përse vallë dozhi nuk e kishte thirrur në pallatin e Sinjorisë dhe kjo nuk i pëlqeu. Zbriti në sallonin e poshtmë, përshëndeti kalorësit dhe mori zarfin. E hapi, i hodhi sytë një çast dhe pasi falenderoi kalorësit u ngjit lart. Që kur i pa ata tek hynin në oborr e parandjeu se do të kishte një përgjigje jo të mirë. U ul në kolltukun e tij dhe filloi ta lexonte letrën përsëri. Dozhi e njoftonte se bashkë me Këshillin e të Dhjetëve kishin vendosur që mos ta mbështesnin në misionin e tij drejt Moresë meqë arkat e Republikës ishin bosh dhe nuk mund të dërgonin flotën e tyre dhe as të financonin stradiotët shqiptarë. E kuptoi se gjithë kjo nuk ishte çështje parash, pasi Republika ishte shumë e pasur dhe shumë e fuqishme. Ishte fjala vetëm për 2000 stradiotë që do të zbarkonin në brigjet e Moresë. «Jo, mërmëriti me vete, – Venediku nuk do të hyjë në luftë me sulltanin dhe se tashmë humbjen e territoreve veneciane në More, Kretë, Famagusta e gjetkë i konsideron si një histori që nuk mund ti ktheheshin më. Ajo çka ishte e rëndësishme për Venedikun ishte që flota turke e kishte lënë tashmë Korfuzin. Kjo u mjaftonte.

Bua u ngrit dhe iu afrua dritares duke hedhur sytë mbi qytet. Kujtonte kështjellat e Nafplios, Argos, Modonit, etj, ato kështjella që pothuaj gjysmë shekulli pas pushtimit të Greqisë, ata ishin detyruar ti braktisnin dhe të iknin përmes detit duke marrë rrugën drejt Venedikut. Një zemërim i brendshëm e kapi me Republikën që aq shumë i kishte shërbyer ngado që e kishin kërkuar, pa menduar se mund të vritej. Ishte i sigurtë se po ti shtinte në dorë kështjellat e dikurshme veneciane me stradiotët e tij, asnjë fuqi s’do ishte e mundur t’ia merrte përsëri. Për këtë mund ti kërkonte dhe mbretit francez, François I, të cilin, bashkë me kondotierin e famshëm Bartalomeo d’Aviano e kishte ndihmuar në betejën e Marignanos pothuaj dhjetë vjet më parë dhe mbreti e dinte se po mos të kishin qenë ata që të vinin në momentin e fundit kur po thyhej, ai s’do ta kishte fituar kurrë atë betejë vendimtare kundër zviceranëve. Megjithatë Bua shpresonte. E dinte se Shën Gjergji gjithnjë do ti ishte në krah…

Filed Under: Featured Tagged With: Luan Rama

GJERGJ FISHTA-MOSKUPTIME DHE KEQKUPTIME

October 6, 2021 by s p

Në 150 vjetorin e lindjes

Frano Kulli

            Përdorimi i ledhatuar e me mjeshtrí i shqipes, në korpusin e veprës letrare e publicistike të Gjergj Fishtës, komunikimi me lexuesin e vet, ndalet përdhunshëm pa kaluar 5 vite nga ndarja e tij këso jete, në dhjetorin e 1940-ës. Gjithë ajo pasuri gjuhësore e përdorur aty, por edhe me plot prurje të reja prej tij, të panjohura e të palëvruara deri atëherë, u ngurtësua; ju vù një rrasë e rëndë varri, aq e rëndësa ç’peshon një gjysë shekulli.

            Duke mos u përdorë, ajo nuk lëvizi e nuk gjalloi, por në mënyrë sfidante ndaj forcës ndaluese e dhunës për leximin e veprës, ndërkaq ajo ishte e “hipotekuar” aty nëshkrimtarínë e tij. Por edhe në mbamendjen e padëmtuar të lexuesve të saj, e mbamendësit e panumërt oral, të cilët mund të recitonin deri mijëra vargje përmendësh, nga “Lahuta…”prej kah kishte edhe burimin gjuha e tij, si pasuri e madhe e paluajtëshme.

      “Në veprën madhore të Fishtës, do tëshkruante Eqrem Çabej, është pra njësia shqiptare, shpeshherë e panjohur, e cila ndrit së poshtmi më çdo anë. Atëhere nuk duhet t’ia marrim poetit për të keq, por duhet t’ia dimë përkundrazi për të mirë, që mori e përvetësoi gjithë të thjeshtën, të moçmen, të paprishurën atje ku e gjeti të ruajtur më mirë dhe që e ngriti në sferën e poezisë… Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar te njësia më e madhe e kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe ia mbrin te Abdyl Frashëri në Lidhjen e Prizrenit.”[1]

      Sado u pengua…, dikur vonë, fort vonë, i erdhi radha të hiqej ajo “rrasa e randë” e mbylljes së dhunëshme; vepra e Fishtës do të ribotohej e plotë, por tashma me ngërçin e madh të moskuptimit për shkakun a pretekstin e vjetërsisë së gjuhës së saj.Këtu buron nevoja që ajo kishte për spjegime të shumë e shumë fjalëve e shprehjeve, për të mënjanuar moskuptimet prej së vërteti tëatyre të dalave jashtë përdorimit tashma; në të folmen e nëtëshkruarën, po se po. Sidomos, të keqkuptimit të frazeologjisë aq të begatë të Fishtës.Vlera kulmore të tij këto, që e kishin kurorëzuar POET KOMBËTAR, qysh në gjallje, në bashkëkohësinë e vet. Gjë që vetëm njëherë dhe vetëm me Fishtën ka ndodhë në historinë e letërsisë shqipe.

            Rrekja për mbushamendjen e moskuptimit për shkak të gjuhës.    Shkaqe dhe pretekste:

            Nëse me të vërtetë duhet ta pranonim vështirësi në kuptimin e gjuhës së Fishtës dhe të kërkonim një shkak, a më saktë ta konsideronim të tillë një ankesë që vjen prej s’andejmi, shkaku do të qe diku ndërmjet:pasurisë leksikore të autorit dhe “varfërisë” leksikore të lexuesit të tij të sotëm.           Shkëputja e gjatë shkrimtar-lexues padyshim që e ka krijuar një përthyerje, në mos në kuptimin, në shijimin e veprës së Fishtës.

            Fishta është autori me fjalëformimin më të pasur ndër autorët shqiptarë. Nga më shumë se 10000 leksema e terma të spjeguara dhe të paraqitura në një fjalor që këto ditë del nga shtypi, (përgatitur: Frano Kulli) dominant është numri i fjalëve të krijuara prej tij; si fjalëformim i vetë autorit. Në veprën e një poeti mjeshtër dhe kaq të lëmuar të letërsisë shqipe të traditës si liriku i pashoq Ndre Mjeda, numrohen 5671 fjalë. Kaq është numri i saktë i fjalëve të “Fjalorit të plotë të nxjerrun nga shkrimet e Mjedës”[2], hartuar e përgatitur nga studiuesi Kolë Ashta qysh në vitin e largët 1964, i pabotuar, që ndodhet në arkivin e Akademisë Albanalogjike të Shqipërisë.

            Kjo ndarja ndërmjet pasurisë leksikore kaq të madhe të poetëve tanë mjeshtra dhe varfërimit të leksikut të lexuesit, prej mospërdorimit të thesarit të tyre, ka qenë dhe është një dëm,vështirë i rikuperueshëm. Ka ndodhë fenomeni i një letargjie të gjatë, i një gjumi vdekatar në këtë rast, nëse gjuhën dhe procesin e leximit nëpërmjet saj i marrim si një organizëm të gjallë. Me shumicën e letërsisë së autorëve të veriut ka ndodhë kështu, janë anatemuar vetëm e vetëm që letërsia e tyre të mos të mund të vijonte konkordancën (pajtimin)me shpirtin e lexuesit të vet, duke e konsideruar si akt pengues për rregjimin politik të kohës, për shkak të ideve të papërputhëshme dhe veprës së tyre shkrimore. Po me Fishtën kjo ka ndodhë më hatashëm se me të gjithë…E megjithatë, pas një arsyetimi e hulumtimi të thelluar arrihet në pohimin se në moskuptimin e Fishtës për shkak të gjuhës, pretekstet i dominojnë shkaqet:

            Fishtën ende nuk e duan poet ata që rëndom e barazojnë me “Lahuta e Malcis’ “Nuk e duan poet ata që thonë, qoftë edhe nën zë se Fishta është vetëm “Lahuta”. Edhe pse ajo është kryevepra e tij. “Lahuta …” nuk është Fishta. Fishta poet është shumë më shumë se “Lahuta…”. Na vjen në ndihmë të këtij pohimi, posë dhe tw tjerwve, prap liriku i shquar Lasgush Poradeci:“Vajta ta shoh rishtas në 1937, në Shkodër…Në librin tim të falur i kisha shkruar pjesën e njëqindtë nga ç’desha:”Njeriut të Zotit, meditans e militans, Burrit shqiptar përfaqësonjës, më të madhit epik të shekullit.”[3]Kurse në një analizë që bën mbi lirikën e Fishtës e quan poetin koleg ” shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar” dhe vazhdon: “Ky është, si të thesha monopolariteti gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t’i thesha më dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i Kombit…”[4].

            Është shfaqë edhe synimi shvleftësues, në ndonjë analizë stilistikore, po krejt të sipërfaqëshme, buruar prej ndjesive të xhelozisë, më shumë se prej arsyeve të tjera, besojmë. Arti i Fishtës është përçmuar si folklorizant. Duke i vënë përballë vargun e lirë e modernitetin e tij tek Migjeni; duke krahasuar të pakrahasueshmet. E duke mënjanuar faktin që vetë Fishta nuk qe aspak përjashtues por veçse vlersues e inkurajues për talentet e shkrimtarisë së kohës së vet. Sidomos për më të rinjtë. E jo veç i Koliqit, bie fjala, por edhe i Migjenit. Ai e  çmonte  “djaloshi i talentuem”, kur ndër biseda me të, bashkëvllazën françeskanë i shfaqnin mospranim për idetë a poezitëe tij e madje  e cytnin duke i thënë: :”Pader, duhet me ju pergjegjë këtij Migjenit..”. E poeti pati dhënë atëherë këtë përgjigje për bashkëvllaznit:“Lenie rahat djalin e Gjushit [Gjergjit] se asht  ende i ri. “, pohojnë bashkëkohës se u thoshte Fishta për të.[5]

            Fishten nuk e duan dramaturg…

            Fishtën e citojnë dhe e përmendin rrallë si dramaturg. Ani pse ai është autor i 40 dramave e melodramave, të shkruara a të përshtatura. Me shkrimtarinë e vet në gjininë dramaturgjike(që kryesisht është e shkruar në vargje), por dhe me vënien në skenë, thuajse të shumicës së veprave të këtij zhanrri, Fishta u shenjua vetëdijshëm si themeluesi i teatri shqiptar. Dhe ndërmend të vjen e të rivjen autografi që Lasgushi i shkruan në librin dhuratë: meditans e militans[ëndërrimtar dhe luftarak].

            Veprimi i tij për teatrin zë fill që më 1902. Asokohe, salloni në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, ku ishte edhe “rezidenca krijuese e shkrimtarísë së Fishtës” u kthye edhe ndër sallat e para në atë qytet e më përtej, sallë shfaqjesh ku filloi të kumtohej shqip.(Pak më vonë, me 1919, në Gjuhadol, në oborrin e shkollës fretnore u ndërtua një sallë tjetër[6], një sallë me 300 ndenjëse për spektatorë)Dhe vetëm shqip. Këtë pati kurajë ta bënte Gjergj Fishta, i cili, edhe kur përdorimi i shqipes ende qe i ndaluar nga Perandoria Osmane e futi atë si gjuhë mësimi në shkollat françeskane (liceun françeskan “Illyricum” dhe në shkollën e motrave stigmatine) kur ishte drejtor i këtyre shkollave. Studiuesi Tonin Çobani[7] na kumton se: ” Aty [në sallonin e fretënve] mendohet se u shfaqën dy skeçet origjinale të Fishtës (“Autori, Shtypshkronjësi” dhe   “Përpara derës së Parrizit”), komeditë “Mjek përdhuni“(1905)  dhe “I ligu për mend” (1908), të dyja sipas Molierit, si dhe dy pjesë origjinale me karakter didaktik: “Gjuha e Mësimit” (1907) dhe “Nevoja e mësimit” (1907). Kurse Faik Konica, në esenë e tij të gjatë “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës juglindore shkruan:”At Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm”[8] edhe pse në Europë e përtej, në fakt ai qe i njohur prej “Lahutës…” kryesisht dhe prej veprimit të tij , sidomos diplomatik…

            Fishtën nuk e duan satirik, kur thonë se “Gomari i Babatasit” (1923) e kishte shkruar me mllef. Atë, poemën e gjatë(3880 vargje, siç shënon autori)me satirë shpartalluese për burokracinë e kalbur të shtetit të sapolindur shqiptar. E shijueshme dhe milituese (militans) edhe sot, gati njëqind vjet më mbas.Që ende “tremb” e trand fort, sa atëherë kur u shkrua. Me forcën fshikulluese të verbit të zgjedhur po dhe me aftësinë kreative, të fuqishme, po edhe elegante polemizuese.

            “Siç është vërejtur, “Gomari i Babatasit dhe “Visku i Babatasit”, janë shenja të larta emancipimi mendor e shoqëror të shqiptarëve, të cilët nuk na kanë lënë, për fat të mirë pa dëshmi dinjiteti për të përballuar të vërtetën. Në këtë pikpamje, kjo vepër mund të krahasohet, siç është krahasuar me “Udhëtimet e Guiliverit” tek anglezët, me “Shpirtrat e vdekur” tek rusët, me “Gjermania-një përrallë dimri” te gjermanët etj.-shkruan studiuesi Stefan Çapaliku.[9]

            Edhe tani, para dy vjetësh, kur u vu në skenë “Gomari i Babatasit”, në Shkodër salla e teatrit qe plot për disa netë, po nga zyrat u patën shigjetuar me turivarje…

            Fishtën e duan me patjetër profashist, proitalian e gati antishqiptar. Atë, hartuesin e fjalimit brilant në organizatën e kombeve:“Shqiptarët e të drejtat e tyne”, kryetarin e komisionit të alfabetit në kongresin e Manastirit, ku u konsakrua(shenjtërua) alfabeti i gjuhës shqipe.Të vetmin ndër shqiptarët e shquar që e shërbei çeshtjen kombëtare shqiptare, me të gjitha mënyrat e mjetet e mundshme, këtu, në Shqipëri. E jo mërguar. “Me aq zavalle[halle, telashe] krejet/sa me t’u ba me dalun fejet, siç ai vetë thotë e shkruan.

            Nasho Jorgaqi, njëri prej tyre, shkruan[10]: Për fat të keq, kleri katolik shqiptar, që trashëgoi një traditë të shkëlqyer në historinë tonë kombëtare, në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u gjend me ato forca që u hodhën në luftë kundër pushtuesve fashistë. Përkundrazi, kleri katolik, në një mënyrë a në një tjetër, i hapi rrugën pushtimit italian, e mirëpriti ushtrinë agresore, duke i cilësuar legjionet e saj “pëllumba të Krishtit”, e mbështeti “rendin e ri fashist” dhe u vu në rolin e bashkëpunëtorit të tij… Dhe në qendër të arsyetimeve, për të përmbushur idenë e paracaktuar, vihet Fishta: “Fishta, dashur pa dashur, flirtoi dhe u kthye ose u përdor si ithtar i pushtuesve”. Në të vërtetë, asnjë personalitet shqiptar i kulturës, rezident i përhershëm në truallin ku lindi, nuk ka marrë nderime e vlerësime të pafundme superiore sa At Gjergj Fishta, në gjallje të vet, i rrethuar me lavdi si askush deri atëherë në Shqipëri. Njëri syresh, Luigi Federzoni, shkrimtar, publicist dhe politikan i rëndësishëm i kohës,[Ministër i fashizmit] pas vdekjes së Fishtës shkruan: Në të [Fishten] kemi pa se gjallonte e rrahte zemra e shpirti i kombit fisnik shqiptar me të gjitha bukuritë e miteve origjinale, të traditave mistike e kalorse, të dokeve besnike të vjetërsisë, të ndjenjave heroike. Secili nesh ka kuptue se Gjergj Fishta kishte me të vërtetë lartësinë e Poetit Kombëtar. Tashti e dijmë se vepra ka për të mbetë në mende e në nderim të shqiptarëve[11].

E kush do të ishte më i interesuar se ai t’ia njihte Fishtës “meriten” e të qenit fashist ?

            Kurse gazeta e parë e Italisë “Corriere della sera”[12], me 31 dhjetor 1940, lajmin e vdekjes së Fishtës, poetit kombëtar shqiptar (Il poeta nazionale albanese) e përcjell me një artikull të gjatë, ku ndër të tjera shkruan:…Mbasi u ba nji ndër eksponentët kryesorë të Shqipnisë së ringjallun, ai mori pjesë në Konferencën e Paqës në Paris dhe ma vonë u emnue deputet dhe zevendës-kryetar i parlamentit. Në shenj mirënjohje, si mik i sinqertë i Italisë, për meritat e tij ndaj vendit të vet dhe për vlerat e botimeve të tij, u ftue në majin e shkuem me marrë pjesë në Akademinë Mbretnore të Italisë…Dhe aspak e askund edhe këtu nuk përbashkohen Fishta me … fashist.

Ndërsa, italiani Enrico Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se, prej disa të rinjve shkodranë kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: Jo për tjetër, por sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes.[13]

Ndërkohë, Lasgush Poradeci[14] ka shkruar se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij, thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit: “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por, fundi i fundit, dhe kombi ka të drejtë mbi mua”, duke e përqasur kështu me Amanetin e Dante Aligherit: “del resto, anche la nazione ha dei diritti su di me”.

I mosmirëkuptuar edhe prej eprorëve të vet

Dashunia për Atdhenë këtu në Shqipni, po ishte nji faj, nji mëkat, nji delikt [krim]…dhe kjo kufomë e shkretë na dëshmon ne si ndëshkohet faji i atdhedashunisë”- janë dy rreshta të shkëputur nga fjalimi që vetë Fishta mban në varrimin e Avni Rrustemit. [15] Një fjalim , i cili edhe për rrethanat  e momentin kur u mbajt, pati jehonë të madhe. Me pranim e pëlqim po edhe me kundërshtí të forta. Madje pati qortime serioze prej “të vetëve”. Vetë Ministri i Përgjithshëm i Urdhërit Françeskan në Romë, Padre Benardino Klumper OFM, në letrën dërguar Provinçialit tëFretëve në Shkodër, At Pal Dodaj, me 2 qershor 1924[16], shkruan: “…Rregulltarët tanë [françeskanë] merren me politikë e kanë mbërrijt deri aty sa të mburrin të riun që ka vra Esat Pashën në Paris, qoftë në revistën “Hylli i Dritës”, si dhe duke e lavdërue në publik, mes popullit…Nëqoftëse nuk do ta ndreqin shpejt, Kongrecacioni i shejtë i Propagandës do të marrë masa të randa, si me ndalimin e botimit të revistës, si dhe ndëshkimin shembullor të rregulltarëve…” Dhe fjala është për Gjergj Fishten, kuptohet. Qortimi mbështetet në qëndrimin kategorik që Kisha  dhe feja ka mbi vrasjen. Arsyeshëm deri këtu.Mjafton të kujtojmë Urdhnin e 5-të (Mos vrit) të dhjetë Urdhnimeve (Dekalogut). Në përputhje me të është e ndaluar vrasja, madje edhe vetvrasja, pse jeta nuk është e jona , është e Zotit.

            Mirëpo Fishta, me parimsinë që e karakterizon i përgjigjet Kongregatës së Propagandës Fide, pra eprorëve të vet me një letër-përgjigje, me dhjetë pika. Në thelb ai mbron gjithë veprën e françeskanëve shqiptarë në dobi të atdheut e të kombit  dhe thekson se ajo , asnjëherë nuk ka qenë përkundër parimeve të fesë e të Kishës. Edhe, për vrasjen në fjalë ai është konseguent në argumentin e vet. Sipas studiuesit Kolec Çefa: Ajo vrasje, sido e paligjëshme nga morali i fesë, ka vrarë faje të tjera në kokë të Esatit [që kishte tradhëtuar interesat e kombit] dhe ka qenë e dobishme për të mirë të popullit tonë. Shkurt, ajo vrasje, mendon poeti, do të sjellë punë të dobishme për të gjithë popullin e atdheun tonë.”

            Keqkuptimet, si interpretim jashtë kontekstit:

Ka pasë një keqkuptimin shpartallues në dëm të autorit dhe të veprës, që ka vijuar gjatë me dekada, shkëputja nga konteksti logjik dhe satirik i poezisë Methamorfphosis, (1907) i  strofës:

Ta dijë Shqypnija

Pra, e sheklli mbarë,

Se mâ mbas sodit

Unë s’jam Shqyptar…

E shkëputur kështu dhe e injektuar, tek “njeriu i ri” i kohës së rregjimit, si element propagandistik, që shkonte i sinkronizuar me gjithë urdinë propagandistike në rroposjen e Fishtës, ajo shkëputje ka shërbyer si “argumenti” i “tradhëtisë së madhe” të Fishtës përgjatë gjithë kohëterrit gjysëshekullor që e shoqëroi autorin dhe veprën në diktaturë. Se, mjafton të bashkëlidhim fillin e poemthit satirik nga strofa e parë:

Qe besa, or burra

Nuk di kah t’çajë,

Mbasi do t’thirret

Sot derri dajë…

Me anmiq t’Shqipnisë

Unë, pa u frigue,

mjaft jam, i mjeri,

kacagjelue.

Pse kam pasë thanë

deri sivjet:

Lum ai qi shkrihet

Per Atme t’vet.

Edhe kam pritë,

Mbas k’tij mendimi,

Trimnisht për atme

Çfarëdo ndëshkimi….[17]

Rrëzohet kështu ajo “kështjella e ndërtuar mbi rërë”, që banalisht realizohet me shkëputjen kontekstuale, logjike e satirike  mbi të cilën është ndërtuar poemthi.

Në përmbyllje, një tjetër theks për t’u shënuar: keqkuptimi dhe moskuptimi ende vazhdon. Në të tjera forma e mënyra më të stërholluara. Kryesisht me harresë e shpërfillje. Prej kritikës, prej shkrimtarëve, prej shkollave, prej mediumeve…e prej zyrave po se po.


[1]Tonin Çobani, Ndue Ballabani:”Gjergj Fishta-vite, vende, vepra”, fq.332

[2] Kolë Ashta, “Fjalor i plotë i nxjerrun nga shkrimet e Mjedës”, dorëshkrim.

[3]Tomorri i vogël: vjeti i II i datës 1 kallnor 1943

[4]Gjergj Fishta:Shkëndija, numër përkujtimuer, (L.Poradeci artikulli:”Gjergj Fishta lirik)1941, fq.24

[5]Pohim i dëgjuar  prej meje nga At Shtjefen Pistulli(1922-2008), ish nxënës në Liceun Illyricum, 1930-1938

[6]Lec Shllaku, Maskat shkodrane-Kur lindej teatri, fq.60

[7] Tonin Çobani, Ndue Ballabani:”Teatri i Gjergj Fishtës”, fq.132

[8]Faik Konica:”Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës juglindore”, Tiranë 2006, fq.83

[9]Stefan Çapaliku: nga “Fishta satirik”, Pasthënia e “Gjergj Fishta-vepra 8, Satira” , fq.211

[10]“A flirtoi Gjergj Fishta me pushtuesit fashistë”, gazeta Dita, 2 tetor 2016

[11]“Gjergj Fishta” numër përkujtimuer, botuar nën kujdesin e revistës “Shkëndija”, Tiranë 1941, fq.6.

[12]“Corriere della sera”, 31 dhjetor 1940

[13]Enrico Grassi, “Giorgio Fishta, spirito di fiamma e di luce-fryma e flakës dhe e dritës ” në Gjergj Fishta,botim përkujtimuer, nën kujdesin e Shkëndisë, vepër e cituar, f.101.

[14]Lasgush Poradeci, Vepra 2, Onufri, Tiranë, 1999, f.68

[15]Gjergj Fishta, vepra 10, botime Fishta, Lezhë 2012,Fjalimi mbi varr të Avni Rrustemit, fq.250

[16]Kolec Çefa, “Nëpër gjurmët e Fishtës”, fq.11

[17] “Methamorphosis”, Gjergj Fishta vepra 10, fq.35

Filed Under: Featured Tagged With: Frano Kulli

Fundi i pafundësisë, truri i njeriut dhe Covid-19

October 5, 2021 by s p

Hazbi M.Shehu

Truri I njeriut ka prodhuar te mirat dhe te keqijat,qe kane ndodhur ne jeten njerezore,nga [Bibla.Kurani.etj.,te lidhura me Profetet,drejtuesit apo Apostujt e shenjte perkates predikojne boten e qenieve te gjalla dhe boten e pertejshme te supozuar dhe te pranuar ne mendjen e tyre[parajsen].

Ateistet pranojne vetem materien primare dhe i kundervihen te gjitha besimeve fetare. Te shprehura ne veprat e tyre,te udhehequra nga Marksizmi[Marksi,Engelsi,etj.].

Idet apo mendimet e njerezve gjeniale duke filluar nga lashtesia[Aristoteli,Sokrates,etj.\e deri ne ditet e sotme[Ajnshtajni.etj.]i kane sherbyer nje jete me te mire njerzore,por ato gjithashtu kane shkaktuar grindje,vrasje,luftra boterore dhe zhdukjen apo cfarrosjen massive te qenieve te gjalla.,etj. 

Gjithshka e permendur me siper dhe cdo gje ,qe do te prodhoi apo krijoi mendja e njeriut ne te ardhmen lidhet me trurin e njeriut.Atehere del pyetje: Cfar eshte ky burim i gjitheshkaje ne planetin tone,i quajtur truri i  njerezor?!

Pergjigja:Nje cope mishi special i materies.

Ne se kete cope mishi special i materies dota nxjerrim nga guacka e kokes njeriut dhe ta leme jasht ne natyre, ai dote dekompozohet sic do materie;si rrjedhoj i veprimit te forcave te jashteme mbi te.Ndersa  Brenda guackes ne koken e njeriut, ky cope mishi organizon dhe drejton gjithe njerezimin dhe boten per rrethe tij.Truri i njeriut nen veprimin e forcave te brendeshme[fusha e gravitacionit ose e rendeses,fusha elektromanjetike dhe ajo shpirterore]organizon dhe drejton pjeset e trupit vet njeriut dhe I kundervihet me sukses[sipas aftesive te vecanta te cdo njeriu] forcave te jashteme te natyres.[libri i fillip Frankut per Ajnshtajnin  faqe 223].

Ne fazen fillestare te krijimit te qenies njerezore potenciali i trurit 

[fusha e rendeses dhe ajo elektromanjetike ka qene i dobet dhe kane krijuar levizje te dobta te qelizave trunore.Si rrjedhoj ne ate periudhe njeriu nga paaftesia shpjeguese ka pranuar misteret e natyres sipas besimeve fetare.Fusha e rendeses dhe ajo elektromanjetike per cdo njeri te vecante gjate jetes njerezore dobesohen. Me zhvillimin e njerezimit fusha e rendeses dhe ajo elektromagnetike forcohen ne pergjithesi dhe i jmpuls levizjeve te qelizave 

trunore.Ato behen me active dhe nnjeriu fillon ti shpjegoi me mire fenomenet e natyres.[Me gjithe kete zhvillim relativisht te mire te njeriut ne saj te levizjeve te qelizave te trurit tij,sot jemi para dilemma njerzore: Nje pjese e njerezve shprehen,se kjo eshte jeta,ndersa pjesa tjeter thote,se mbass vdekjes fillon jeta e vertete.Mos u cuditni kur dhe sot shkencetare te medhenj,qe kane arritur k dhene ne ulmin e zbulimeve ne shkencen e fizikes i dorezohen te panjohures.I tille eshte mesazhi i Ajnshtajnit dhene ne Filadelfia[Sh.B.A.]:”Gjeja me e pakuptueshme ne bote eshte se bota eshte e pakuptueshme”.[libri me titulla”Ajnshtajni” te autorit Filip Frank.]Pra si perfundim Ajnshtajni i dorezohet te panjohures,te cilen nuk e zgjidhi d.m. th. nuk arriti te gjej:”Fundin e pafundesis”.

Del pyetje:Ky eshte fundi i pafundesis te shkences njerezor?!

Jeta ka treguar se truri i qenieve te gjalla eshte ne zhvillim!

Gjate plakjes cdo qenie e gjalle humb ne peshe e si rrjedhoj fusha e rendeses dobesohet.Levizjet e qelizave zvoglohen dhe si pasoj fusha elektromanjetike per cdo qenie te gjalle dobesohet.Ky dobesim i fushave eshte rrjedhoj i veprimit te forcave te jashteme[gravitacioni i tokes ndryshimi i klimes ,grindjet dhe goditjet njerezore,luftrat,etj.si pasoj e egoizmit njerezor.Ky eshte rezultat I analizes te procesit

Jetesor te nje qenie te gjalle[ose te nje njeriu te vecante],qe shpjegon lindjen,zhvillimin dhe shuarjen e njeriut si rrjedhoj dhe te trurit.Kjo eshte analiza per nje qenie te gjalle ose per nje njeri,po cdodhe me njerezimin?!Faktet e deri tanishem tregojne se njerezimi rritet dhe zhvillohet.Gjithashtu mendimet dhe idet shkencore njerezore zhvillohen dhe rinohen.Njerezit ne komitetin primitive hanin ato qe gjenin ose

 takonin ne natyre.D.M.Th.natyra i ushqente dhe i drejtonte qeniet e gjalla[kuptohet dhe njeriun].Sot eshte qenia e gjalle[kryesisht njeriu],qe e drejton dhe transformon natyren.Dikur numeronin me gishte;sot perdorin kompjuterat.Dikur luftonin me grushta ndersa sot perdoren raketa dhe bomba me hidrogjen.Keto jane shpikur nga njeriu per te shprehur egoizmin ne komandim.Pra egoizmi eshte pjella e te mirave dhe te keqijave te kesaj jete njerezore.Egoizmi lind me njeriun dhe vdes me vdekjen e tij.

Natyra eshte burimi i te gjitha te mirave[ushqimit,bukurivr,etj.],qe i sherbejne qenieve te gjalla.Deshira personale per ti pasur keto te mira lind egoizmin tek qeniet e gjalla.Njeriu kerkon te jete i pari,qe ti perdore keto te mira per vehten e tij.

Deri me sot njeriu komandonte qeniet e gjalla,por dalja ne skene e nje mikrobi misterioz:Covid-19 ,po tregon se nuk eshte njeriu mbret i qenipeve te gjalla per deri sa nuk eshte ne gjendje ta vrasi apo ta zhduki kete mikrob,qe po vret njerezimin?!Shkenca njerezore akoma nuk e di se ceshte ky mikrob viruz i padukshem dhe misterioz.?!

Nese mikrobi virus covid-19 eshte krijuar si rrjedhoj i zhvillimit te qenieve te gjalla;atehere duhet pranuar sekjo qenie e gjalle mikrobi eshte mbreti i qenieve te gjalla.?!Dhe mos valle po zevendeson luften e trete boterore?!Por,nese do vertetohet se covid-19 eshte krijuar nga njeriu n elaborator ;ateher truri i njeriut vazhdon te mbetet mbreti i qenieve te gjalla.?!, 

Truri i njeriut sic do materie fushen e pemban fushen e rendeses[gravitacionit] dhe ate te 

elektromanjetike[Ajnshtajn faqe223 te libri me autor Filip Frank].Materia nuk ka qetesi,por levizje tepanderprershme,te perhershme absolute.Ajo leviz rrethe vehtes dhe rrethe trupave te tjere,kjo dote ishte levizja e jashteme e saj.[p.sh. toka leviz rrethe vehtes,rrethe Diellit dhe sebashku me te rrethe trupave te tjere qiellore].Me levizje te brendeshme do te kuptojme levizjen e qelizave ne saj te vepimit te fushes rendeses dhe asaj manjetike duke e transformuar materien[dhe trurin]ne nje forme tjeter te saj.[p.sh. me levizje te brendeshme te tokes kuptojme zberthimin e elementeve radioaktiv ne saj te veprimit te fushes rendeses dhe asaj elektromanjetike duke e transformuar nga gjendja e ngurte net e lenget dhe formimin e lavave vullkanike.I njejti process ndodhe dhe me njerezimin.Konkretisht ekzistenca e disa besimeve fetare gjate gjithe zhvillimit kohes ne perplasje ka sjelle zhvillimin e njerezimit

PERFUNDIME.

Truri si materie speciale pervec fushes se rendese dhe asaj elektromanjetike zoteron edhe fushen e tensionit shpirteror.!.

Gjendja absolute e materies eshte levizja e vazhdueshme ose levizja e panderprere e saj

Ligji i gjendjes absolute televizjes te panderprere e materies ne univers[planeteve,yjeve,etj.]shkakton levizje te brendeshme te tyre, zberthimin e elementeve radioactive dhe transformimin e gjendjes se ngurte ne te lenget dhe te gazrave,qe cojne ne shkaterrimin dhe transformimin e tyre te coptuar ne pjese te ndryshme.Keshtu lindin yje dhe planete te rinje..

Kjo levizje e panderprershme e materies vepron dhe mbi qeniet e gjalle duke shkaktuar atyre levizje te brendeshme,te cilat lindin difekte apo semundje ne trupat e tyre,qe cojne deri ne vdekje.

Ky ligje i gjendjes te levizjes absolute te materies mban ne ekujliber te gjitha format e materies ne Univers.

Ne qeniet e gjalla levizja e brendeshme e cdo trupi shprehet me gjendjen 

shpirterore te tij;ndersa ne trupat e ngurte,si toka etj. shprehet me zberthimin e elementeve radioaktve ne brendesi te tyre.

Historikisht truri j njeriut ka qene ne lufte te vazhdueshme me keqeberesit te mikrobeve viruse vdekjepruse dhe pavaresisht veshtersive ai ka fituar mbi ta;keshtu do te ndodhi dhe me coid-19 dhe bishtat e saj,sepse askush nuk mund ta ndali zhvillimin e jetes njerezore.Kjo bazohet ne faktin se fusha e rendeses,

manjetke dhe ajo shpirterore ne drejtim te pergjithshem jane gjithmon ne zhvillim dhe si pasoj detyrojne dhe trurin te jete ne zhvillim aktiv.Mjafton ti hedhesh nje sy zhvillimit njerezor nga komuniteti primitive e deri sot.

Hazbi M.Shehu

New York   

Shtator/2021

Filed Under: Featured

Ligjvënësit amerikanë i bëjnë thirrje Presidentit Biden të angazhohet për zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi

October 5, 2021 by s p

VOA

Grupi i Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan u bëri të hënën thirrje Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që të dyfishojnë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi si edhe i kërkuan administratës të shtojë angazhimin për një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve.

Kërkesa e bërë përmes një letre dërguar zotit Biden dhe zotit Blinken, vjen si rezultat i atij që ligjvënësit e quajnë përshkallëzimin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Javën e fundit u shfaq një situatë shqetësuese si rezultat i një mobilizimi ushtarak në kufi, duke kërcënuar stabilitetin e pasigurt në rajonin e Ballkanit. Duke pasur parasysh forcën joproporcionale të forcave të armatosura të Serbisë, ne ju bëjmë thirrje që të ripërtërini angazhimin e Shteteve të Bashkuara për t’u siguruar që aleati ynë Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur”, thuhet në letrën e ligjvënësve amerikanë.

Ata shtojnë se të dielën, tensionet u përshkallëzuan kur avionët luftarakë serbë fluturuan pranë kufirit Kosovë-Serbi.

Duke iu referuar zbatimit për reciprocitetin e targave, grupi për çështjet shqiptare, që ka si bashkëkryetarë anëtarët e Kongresit Ritchie Torres the Jim Hines, thotë se masa e Kosovës u mor pas dhjetë vjetësh që Serbia e ka ndërmarë këtë veprim.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur se që nga 20 shtatori, makinat që hynin nga Serbia në Kosovë, duhet të merrnin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohej në Serbi me makinat nga Kosova. Ajo dërgoi atje njësitë e posaçme për të siguruar zbatimin e vendimit.

“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, Serbia ka refuzuar ta njohë Kosovën si një komb të pavarur. Kjo reflektohet në një marrëveshje, në të cilën Serbia lejoi vetëm automjetet që shfaqnin targa me “KS” (Kosovë) dhe refuzoi hyrjen në automjetet që tregonin targa me “RKS” (Republika e Kosovës)”, thuhet në letrën e ligjvënësve.

Pas vendosjes së kësaj mase, tensionet përfshinë veriun e Kosovës pasi serbët lokalë dhe Beogradi reaguan me zemërim. Protestuesit serbë vendosën barrikada në rrugë, duke bllokuar dy pikëkalime kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërsa Beogradi ngriti shkallën e gatishmërisë ushtarake.

Forcat policore dhe ushtarake serbe u mobilizuan përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

“Shumica, nëse jo të gjitha pajisjet ushtarake serbe të përdorura u siguruan nga Rusia, aleati më i ngushtë i Serbisë. Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, vizitoi kufirin më 26 shtator 2021, së bashku me ministrin serb të mbrojtjes Nebojša Stefanović dhe shefin e shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsilović, çka shihet si një përligjie dhe mbështetje e mëtejshme e taktikave të Serbisë”, thuhet në letër.

Më 30 shtator, palët arritën në Bruksel një marrëveshje trepikëshe, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pika e parë e së cilës parashihte atë që edhe ndodhi gjatë të shtunës– largimin e barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare.

Nga mëngjesi i së hënës, shenjat shtetërore të targave të makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, mbulohen me letër ngjitëse, duke shënuar edhe fillimin e zbatimit të pikës së dytë të marrëveshjes së javës së kaluar.

“Ne jemi të inkurajuar nga marrëveshja e përkohshme për parandaloni një shpërthim tjetër, por kërkojmë që ju dhe Administrata juaj të bëni gjithçka që mundeni për të mbështetur përpjekjet që mund të çojnë në një paqe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e anëtarëve të Kongresit.

Ata nënvizojnë se Serbia ka kërkuar vazhdimisht të minojë legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe bëjnë thirrje që Shtetet e Bashkuara “duhet të vazhdojnë të qëndrojnë me aleatin tonë Kosovën”.

“Ne ju bëjmë thirrje që të dënoni përshkallëzimin e fundit të tensioneve dhe mobilizimin ushtarak serb, si dhe inkurajojmë administratën tuaj që të bashkohet me partnerët tanë në BE dhe NATO, për të mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe përfundimtare”, vazhdon letra.

Përveç bashkëkryetarëve të grupit të çështjeve shqiptare Torres dhe Himes, letra është nënshkruar edhe nga anëtarët e këtij grupi: Elissa Slotkin, Joe Courtney, Mondair Jones, Carolyn B. Maloney dhe James P. McGovern.

Filed Under: Featured Tagged With: Biden, USA

NJË NGJARJE NË HISTORINË E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE QË SHPESH ANASHKALOHET 

October 4, 2021 by s p

                                                 Nga Frank Shkreli
See the source image

Nuk jam i sigurt, nëse ky anashkalim ndodh me qëllim, ose jo, apo mund të jetë karakteristikë e disa personave të asaj sindromës, sipas të cilës — “unë jam fillimi dhe mbarimi i kësaj historie” – askush dhe asgjë tjetër nuk është pjesë e saj. Në këtë 30-vjetor të rievdnosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri e kam fjalën për vizitën e parë të delegacionit prej 4 vetash të Departmentit të Shtetit në mars/prill, 1991, në Shqipëri, që rrallë e shkurt mund të përmendet aty këtu, me një fjali ose dy.  Ose injorohet me qëllim ose anashkalohet me pa dashje.  Por është e vërtetë se me urdhër të Departmentit të Shtetit, një javë pas nenshkrimit të Memorandumit, 15 mars, 1991 në Washington – si hapi fillestar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona– delegacioni i parë diplomatik amerikan ka mbërrijtur në Tiranë me objektivin kryesor, “për të zgjëruar kontaktet me qeverinë dhe popullin shqiptar, si edhe për të filluar përgatitjet për hapjen e misjonit diplomatik”.  Po ve këte në dukje këtë çeshtje sepse, pothuaj, çdo referencë zyrtare që shoh dhe lexoj në lidhje me marrëdhpniet dypalëshe, përmendet nënshkrimi i memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe hapja “zyrtare” e ambasadës së SHBA-ve disa muaj më vonë, por anashkalohet krejtësisht vizita e parë diplomataike amerikane në Tiranë – gjatë të cilës, vërtetë,  është bërë një punë mjaft e madhe para-pregaditore, për hapjen zyrtare të ambasadës amerikane më vonë atë vit, në vjeshtë të 1991. 

Nuk ka dyshim se Ambasadori i parë i SHBA-ve në Tiranë, Z. Bill Ryerson dhe diplomati Chris Hill — të cilët kam pas nderin t’i njoh dhe në dy tre raste të jem në një tavolinë me ta përballë zyrtarëve shqiptarë, sidomos me Amb. Hill — kanë meritat e tyre të mëdha për punën e tyre, në rrethanat absolutisht jo normale politike dhe ekonomike që mbretononin në atë kohë në Shqipëri.  Këta dy diplomatë si rradhë të tjerë të tjerë pas tyre, e kishin kutpuar shumë mirë të kaluarën tragjike nepër të cilën ka kaluar Shqipëria gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe ishin njohës të krimeve barbare të komunizmit shqiptar kundër dhjetra mijëra viktimave të pafajshme të atij regjimi. Ata luajtën një rol me rëndësi në këtë mes, por edhe komuniteti shqiptarao-amerikan me të cilët ata ishin në kontak, ka luajtur gjithashtu një rol tepër me rëndësi – një fakt ky të cilit iu refuar edhe diplomati lartë amerikan, Z. Raymond Seitz gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit.

Nënshkrimi i dokumentit me 15 Mars, 1991 në Washington për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike amerikano-shqiptare — pas një ndërprerjeje prej pothuaj një gjysëm shekulli — ishte një rast historik për të dy kombet, veçanërisht për komunitetin shqiptaro-amerikan cili kishte pritur me dekada për agimin e asaj dite dhe për hapjen e Shqipërisë që do tu jepte atyre mundësinë për tu takuar me të afërmit e tyre në Atdhe, nga të cilët i kishte ndarë regjimi komunist për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Zoti Raymond G. H. Seitz, nënshkruesi i Memorandumit për palën amerikane, është shprehur, me atë rast se, “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona e kanë fillimin në agimin e këtij shekulli kur Presidenti Uodrou Uilson i dha shtetit te ri shqiptar përkrahjen e Amerikës.  Kjo lidhje nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanë me origjinë shqiptare, disa prej të cilëve janë sot në këte dhomë, e të cilët ishin në kontakt me Atdheun gjatë gjithë këtyre viteve…”, ka thënë ndër të tjera diplomati i lartë amerikan. 

 Gjatë atij fjalimi, ai ka paralajmëruar gjithashtu nisjen e shpejt – pa humbur kohë siç e pat cilësuar ai — të një delegacioni diplomatik për në Shqipëri, duke thënë se, “Shtetet e Bashkuara shpresojnë që me Shqipërinë të fillojnë marrëdhënie ndërtuese dhe produktive në baza të interesit të përbashkët. Ne kemi në plan, që mbrenda një kohe të shkurtër të dërgojmë një delegacion në Shqipëri për të zgjëruar kontaktet me qeverinë dhe popullin shqiptar, si edhe për të filluar përgatitjet për hapjen e misjonit diplomatik…”, ka theksuar me atë rast Ndihmës Sekretari i Shtetit, Raymond Seitz.  

Ndër këto vite e dekada, vizitës së delegacionit të parë amerikan në Shqipëri, por as rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan nuk i është dhënë kredia që meritojnë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.  Por, vet diplomati i lartë amerikan gjatë fjalimit me atë rast, 30-vjetë më parë ishte i vetdijshëm pë rolin e shqiptaro-amerikanëve, ndërsa ai i ka shprehur falënderimet e tija komunitetit shqiptaro-amerikan për kontributin që ka dhënë gjatë dekadave, për realizimin e atij momenti në histori – vizitës zyrtare diplomatike në Shqipëri dhe rivendosjes së marrëdhënive diplomatike midis dy vendeve.  “…Unë dëshiroj që të falënderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e kësaj dite.  Ndër këta, sot në këte dhomë, janë shumë amerikanë me origjinë shqiptare të cilët kanë kontribuar jashtzakonisht shumë, me kohë e përpjekje, për të vendosur marrëdhënie të reja midis dy vendeve tona”, ka përfunduar fjalimin e tij, Z. Seitz.

Për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në promovimin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare gjatë izolimit të vet-imponuar të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, kam shkruar disa herë, por edhe burime të tjera si dhe autorë tjerë shqiptaro-amerikanë i kanë dokumentuar përpjekjet e diasporës shqiptare në Amerikë — në pritje të një dite më të mirë për marrëdhëniet midis dy popujve tanë, e që u realizua, më në fund, me 15 mars, 1991. Ja një nga ato shkrime modeste, sa për informacion– Frank Shkreli/ Roli i diasporës në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane | Gazeta Telegraf

Prandaj, qëllimi i këtij artikulli modest sot, para se të skadojë edhe 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, dëshiroj të kujtoj tre diplomatë amerikanë, ndër më të mirët diplomatë me të cilët gjatë viteve kam pasë fatin, nderin dhe pri-vilegjin të njihem e të punoja me ta si pjesë e delegacionit të parë amerikan në Shqipëri në mars/prill 1991.  Për të cilët edhe sot — pas 30-vitesh — ruaj konsideratën më të thellë, kujtimet dhe respektin më të madh për ata përfaqësues të denjë të Amerikës, si njerëz të mirë, por mbi të gjitha, si diplomatë të shkëlqyer në shërbim të Atdheut tonë të adaptuar.  Gjatë asaj vizite, ata ishin të pa komprometueshëm në mbrojtje dhe në promovimin e vlerave të këtij vendi të madh, që e quajmë Amerikë dhe të vetdijshëm të kaluarës komuniste të atij vendi – ndrëkohë që trashëgimia e tmershme e atij regjimi shihej qartë kudo në vitin 1991.  Respekt për punën e tyre që ata kryen – tre dekada më parë – në rolin e delegacionit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shkeli për herë të parë në tokën e Shqipërisë në pothuaj 50-vjetë, pas dëbimit të diplomatëve amerikanë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, në mbarim të Luftës së dytë Botërore.  Këta diplomatë të nderuar – tani në pension — nuk duhet të harrohen për kontributin që kanë dhënë, sidomos nga kolegët e tyre sot në Shërbimin Diplomatik të Amerikës, qofshin ata në Ambasadën Amerikane në Tiranë, qoftë në Washington.  As për ata ajo periudhë nuk ishte aspak e lehtë në Tiranë, as për diplomatët amerikanë por as për shqiptarët vendas të cilëve u kishte ardhur shpirti në fyt nga një diktaturë komuniste, nga më të egrat në botë, e që e shikonin arritjen e amerikanëve si një ditë shprese për liri.  Unë e di, se isha me ta, sfidat dhe problemet ishin pothuaj të pakapërcyeshme.  Delegacioni përbëhej nga këta 4 veta. Ata ishin: Kryetari i delegacionit Amb. David Swartz, diplomati Richard Mueller, Susan Sutton, shefja e Zyrës që kujdesej për Shqipërinë, të gjithë këta diplomatë të karierrës me përvojë të gjatë dhe autori i këtij shkrimi përkujtimor.

Vizita e parë nga Departmenti i Shtetit në Shqipëri, 30-vjetë më parë ishte një ngjarje historike që kishte tërhequr edhe interesimin dhe vëmendjen e mediave amerikane në atë kohë. Njëra prej tyre, gazeta Nju Jork Tajms gjatë qendrimit të delegacionit të parë amerikan në Shqipëri në mars/prill 1991, kishte dërguar në Tiranë korrespondentin e saj për Evropën dhe Ballkanin, Z. Dejvid Binder, i cili dërgonte, pothuaj çdo ditë nga Shqipëria një korrespondencë për gazetën më të njohur amerikane, duke informuar lexuesit amerikanë veprimtarinë e delegacionit dhe për zhvillimet dramatike të atyre ditëve në Shqipërinë komuniste hermetike, për një vend për të cilin lexuesit amerikanë kishin pak ose aspak dijeni.  Në një prej korrespondencave të tija nga Tirana, gazetari Dejvid Binder shkruante:

“Më 15 mars, Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, vetëm dy javë përpara zgjedhjeve pluraliste të autorizuara nga udhëheqja jo stabile komuniste e Presidentit Ramiz Alia.  Z. Muller, specialist i çështjeve të Evropës Lindore, u nis me tre zyrtarë të tjerë anëtarë të delegacionit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të përgatitur rrugën për rihapjen e ambasadës amerikane në rrugën “Labinoti”.  Italianët ende nuk e kanë dorëzuar ndërtesën dhe një ambasador i ri amerikan ende nuk është emëruar, megjithëse David Swartz, zyrtari i Departamentit të Shtetit, me origjinë nga Çikago, që drejton grupin diplomatik amerikan me zotin Muller, është përmendur si një kandidat i mundshëm për ambasador në Tiranë”, shkruante gazeta Nju Jork Tajms. 

“Gjatë qendrimit këtu në Shqipëri”, raportonte Nju Jork Tajms një ditë të marsit 1991, “Grupi i parë diplomatik amerikan ka udhëtuar anembanë këtij vendi prej 3.5 milion banorësh, duke takuar shqiptarë të zakonshëm dhe zyrtarë të lartë.  Të mërkurën mbrëma, delegacioni i parë amerikan organizoi një pritje modeste në hotel Dajti — i ndërtuar nga autoritetet e pushtimit Italian — për rreth 100 shqiptarë, amerikanë dhe diplomatë të huaj”, të akredituar në kryeqytetin shqiptar, të ftuar nga delegacioni i parë diplomatik amerikan në Shqipërinë ende të sunduar nga regjimi komunist.  Në atë pritje, shkruante Dejvid Binder në gazetën Nju Jork Tajms, ishin të pranishëm edhe 4 anëtarë të delegacionit të Komisionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë, i kryesuar nga ish-Senatori Dennis DeConcini, demokrat nga shteti Arizona, pjesë e të cilit ishte edhe kolegu im në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj, në atë kohë shef i Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i SHBA që ka vizituar Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit imponuar nga regjimi i Enver Hoxhës. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar e janë rritur, me batica dhe zbatica nga koha në kohë, varësisht gjendjes së brendshme politike të Shqipërisë, kryesisht si rrjedhim i konflikteve dhe mosmarrëveshjeve midis dy partive kryesore të vendit, si dhe për mungesë të rendit ligjor dhe të korrupsionit masiv që ka përfshirë, aktualisht, nivelet më të larta të qeverisë dhe të shoqërisë shqiptare, në përgjithësi. Megjithë vërejtjet dhe kritikat midis miqve, për pothuaj 30-vjet “post-komunizëm”, Kombi shqiptar nuk ka as nuk besoj se do të ketë mik më të madh se Amerikën. Kjo është treguar herë pas here nga Washingtoni, madje edhe gjatë periudhës izolacioniste të Enver Hoxhës, ndërkohë që Washingtoni gjithmonë ka shprehur respektin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse jo për regjimin komunist të asaj kohe. 

Është normale që midis miqësh të ketë periudha ftohjeje në marrëdhëniet e tyre. Kjo ndodh edhe me aleatët, historikisht, më të ngushtë të Amerikës. Në rastin e Shqipërisë, pa dyshim se, “çështja Berisha” e kohëve të fundit, nëse mund ta quajmë ashtu, përbën ftohjen më serioze në marrëdhëniet e këtyre tre dekadave, midis dy vendeve tona. Nuk pretendoj të dijë se cilat janë meritat e kësaj çeshtjeje, por mos dëgjoni zërat e atyre që predikojnë se “çeshtja Berisha” nuk i ka prekur dhe nuk do i afektojë marrëdhëniet midis dy vendeve, tani as në të ardhmen. Presim përfundimin e kësaj çeshtjeje, por cilido të jetë përfundimi, mos tradhëtoni veten as të tjerët, se kjo “çeshtje” i ka dëmtuar rëndë këto marrëdhënie, shpresoj se jo në mënyrë të riparueshme, por shohim . 

I lutem të Madhit Zot që personat dhe institucionet përkatëse që janë përgjegjëse për situatën e krijuar të dinë mirë se ç’janë duke bërë dhe të kenë faktet dhe të vërtetën në anën e tyre. Prandaj është e rëndësishme që kjo gjëndje e krijuar në marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-amerikane të sqarohet sa më parë për publikun shqiptar dhe mundësisht të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, në interes të shqiptarëve dhe për hir të marrëdhënieve afatgjata midis dy kombeve tona. Varësiht se si do përfundojë kjo situatë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një person ose me një parti politike, por kemi të bejmë me mundësinë e krijimit të një destabiliteti politik. Një skenar i tillë nuk i shërben interesit të askujt në Ballkan. Interesave të Kombit shqiptar, jo se jo, por as interesave të Shteteve të Bashkuara, pasi ato nuk kanë mik më të ngusht në atë pjesë të botës, strategjikisht dhe historikisht, e rëndësishme për Washingtonin. Të gjithë atyre që po merren me këtë çeshtje u bëjë thirrje, në këtë 30-vjetor të hapjes zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë:  Ulëjani hovin retorikës së ashpër dhe inatçore, nga të gjitha palët e përziera në “çeshtjen Berisha”: Mesazhi im është:  COOLER HEADS MUST PREVAIL!

Frank Shkreli

David Swartz

Ish-Ambasadori David Swartz, Kryetari i Delegacionit të Departamentit të Shtetit që për herë të parë (ç’prej vitit 1946) shkeli në tokën shqiptare, Mars/Prill, 1991, menjëherë pas nënshkrimit në Washington të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Pjesëtarë të të tjerë të delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri — Nga e djathta, Susan Sutton, përgjegjëse për Shqipërinë në Departamentin e Shtetit–në mes zyrtarja MM që iu bashkua delegacionit ditët e fundit të qëndrimit tonë në Tiranë, për tu marrë me disa çeshtje administrative — dhe autori. Mungon fotoja e diplomatit të karrierës Riçard Mueller.

Dr. Elez Biberaj me autorin e këtij shkrimi përujtimor dhe me gazetarin/analistin e gazetës Nju Jork Times Dejvid Binder në një seminar të Qendrës Woodrow Wilson në Washington (circa 1985), ndër të parat për gjëndjen e atëhershme në Kosovë

A picture containing text, person, person

Description automatically generated

Dejvid Binder, korrespondent i gazetës Nju Jork Tajms, njëri prej gazetarëve të njohur amerikanë dhe njohës i çeshtjeve ballkanike raportonte nga Tirana gjatë asaj kohe, për të njoftuar lexuesit amerikanë për “ndryshimin e madh” që po ndodhte në Shqipëri ato ditë.

Gazeta “Rilindja Demokratike” (nr. 23 e ditës së shtunë, 23 mars,1991) e Partisë Demokratike të Shqipërisë (e sa po formuar si parti opozitare në atë kohë) – ka qenë e vetmja gazetë që ka njoftuar arritjen e delegacionit tonë në Tiranë. Media e regjimit nuk njoftoi fillimisht arritjen e delegacionit të parë diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, deri pothuaj dy javë më vonë — vetëm kur u takuam (me një mungesë të madhe dëshire për tu takuar me të) me Xhelil Gjonin anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së.

Karta me vulë me yllin komunist, lëshuar autorit të këtij shkrimi si vezhgues i zgjedhjeve të para pluraliste 31/mars, ’91 në Shqipëri, zgjedhje të cilat — ndryshe nga grupet evropiane — delegacioni dhe organizatat vezhguese amerikane si, Instituti Republikan Ndërkombëtar nuk i njohën ato zgjedhje si të lira dhe të drejta. Megjithse ato u mbajtën nën ligjet komuniste jo demokratike të kohës, sot disa mund t’i konsideronin ato si më të lira se zgjedhjet e fundit “demokratike” parlamentare në Shqipëri, 30-vjet më vonë. Profesor Rexhep Meidani ishte Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mars të ’91.  Disa vite më vonë, Presidenti Meidani gjatë një vizite zyrtare në Washington – kujtuam ngjarjet e mars/prillit 1991 ndaloi për një vizitë në Zërin e Amerikës (prill, 1999).

 Presidenti Meidani në zyrën e autorit në Washington – kujtuam ngjarjet e mars/prillit 1991 në Shqipëri dhe rivendosjen e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri

              The President of Albania Rexhep Meidani (L) is gre : News Photo Presidenti  Shqipërisë, Rexhep Meidani pritet nga Presidenti Bill Klinton dhe Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s Javier Solana ku ishin të ftuar për darkë pune në Shtëpinë e Bardhë vendet anëtare të NATO-s dhe të Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, (24 prill, 1999)

Roli i ish-Ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Z. Muhamet Kaplani ishte jetik, për të mos thenë i pazevëndsueshëm, gjatë atyre ditëve para nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, 30-vjetë më parë. Komuniteti shqiptaro-amerikan ngulte kembë që në ceremoninë e nënshkrimit në Washington të merrnin pjesë edhe dy liderët e atëhershëm të Partisë Demokratike, pasi përfaqsues të komunitetit refuzonin që rivendosja e marrëdhënieve me mikun historik të Kombit shqiptar dhe me vendin më antikomunist në botë, të mos bëhej vetëm me përfaqsues të regjimit komunist, i cili një shekull më parë i kishte ndërprerë këto marrëdhënie. Argumenti i tyre ishte që në ceremoni të përfshiheshin edhe grupe të tjera siç ishte Partia Demokratike e posa themeluar, me liderët e saj Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko. Diplomatët e regjimit komunist të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork e kundërshtonin pjesëmarrjen e përfaqsuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë në ceremoninë e Stejt Departmentit. Ishte masa e fundit dëshpëruese e përfaqsuesve të një regjimi kriminal komunist që si masë të fundit donin të vononin, që të mos themi të sabotonin një proces historik që ata nuk kishin më mundësi ta ndalonin.  Roli i Misionit të Shqipërisë pranë OKB-së ishte shumë negativ në atë kohë, për të mos thenë armiqësor. Por ka qenë, Ministri i Jashtëm Kapllani që ndërhyri. Berisha e Pashko erdhën në Washisngton dhe morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Respektet e mia për ish-Ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani!

Frank Shkreli

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT