• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nevzat Halili: JU TREGOJ PËRSE IU RIKTHEVA SKENËS POLITIKE

February 5, 2014 by dgreca

Një nga liderët e parë të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Nevzat Halili përmes këtij prononcimi shpërndarë mediave jep arsyet e rikthimit të tij në skenën politike, duke qenë pjesë e nismës së PPD-në, ku ai mban postin e kryetarit të Kuvendit të Përgjithshëm:Jam rikthyer në politikë me partinë amë, pas analizës së situatës që po përjetojmë në këtë vend, sidomos gjendjen e vështirë të shqiptarëve. Jam rikthyer edhe pas shumë debateve dhe diskutimeve me miqtë dhe bashkëpunëtor të mi në politikë, për dekada të tëra.

PPD është partia e parë parlamentare e shqiptarëve në Ballkan dhe ne kemi qenë një subjekt që ka pasur kuadro të dalluara dhe që ka dhënë kontribut të madh kombëtar, moral dhe me dinjitet për çështjen e shqiptarëve në Maqedoni, edhe atë krejtësisht në rrethana të tjera, jo sikur sot. Ne si subjekt mbarëkombëtar kemi dhënë kontributin tonë për përkrahjen dhe ndihmën për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ne dimë të bëjmë politik dhe të mbrojmë vlerat tona me njerëz të përgaditur, të cilët kanë njohur gjuhën e politikës, duke krijuar edhe miqësi në shumë institucione ndërkombëtare.  Pa mëdyshje mund të them se kam hasur një citat të një libri ku thuhet se “çështja shqiptare ka ngelur aty ku e la Nevzat Halili”, dhe këtë mesazh mund ta analizojnë edhe sot të gjithë shqiptarët.

Ne jemi rikthyer me seriozitet për të bërë PPD-në. Jemi zgjedhur një kryesi e përkohshme ku Abdylhadi Vejseli u zgjodh kryetar, dhe unë kryetar i Kuvendit të Përgjithshëm. Ne jemi udhëheqës të përkohshëm deri në konferencën e re që do ta mbajmë së shpejti, ku do të zgjidhen organet e reja partiake.  Bëj thirrje që të na bashkëngjiten sepse një nga garancat e kësaj nisme jam unë bashkë me bashkëpunëtorët e mi që jemi pjesë e nismës për të lëvizur gjërat përpara me PPD-në.

Ka një nismë tjetër, që pretendohet se ata janë bartësit, por unë them se është e drejtë e tyre se çfarë duan të bëjnë dhe çka pretendojnë, por Arben Rusi mund të jetë një njëri i mirë, por ai nuk ka dhënë asgjë për këtë parti.  Ata kanë hile dhe se në kuvendin e tyre shihet se ishin 20 veta, derisa ne jemi një nismë serioze me mbi 700 pjesëmarrës në kuvendin e riaktivizimit dhe me përkrahje shumë të gjerë.

Unë apeloj që të rikthehen të gjithë ata që kanë mëdyshje sa i përket PPD-së. Ne si parti do të jemi të hapur për të gjithë ata që i kanë dyert e mbyllura tek partitë e tjera, apo që nuk i krijohet mundësia për të lëvizur gjërat përpara. PPD ka qenë e dëshmuar me intelektualët e saj dhe për frymën intelektuale, në një kohë kur ka pasur një numër të vogël të intelektualëve të saj. Ne sot kemi njerëz dhe intelektual në numër të madh dhe ata duhet të jenë pjesë e jona, të japin kontributin e tyre. Por edhe të gjithë shqiptarët, pavarësisht sferave të tjera të na japin mbështetje, sepse ne jemi motori lëvizës i çështjes së shqiptarëve.

Nuk kemi synim akuza dhe konflikte të skajshme me partitë e tjera politike, por të bashkëveprojmë për interesa të rëndësishme, të debatojmë dhe të shprehim e njohim të mirat e secilit.
Programi ynë do të bazohet në çështje dhe pika që do të avancojnë çështjen shqiptare, përmes një ridefinimi politik dhe të një programi të qartë.
PPD ka qenë parti e parë politike që në arenën ndërkombëtare kanë dal me termin komb – shtetformues, edhe angazhimet e para kanë qenë që shqiptarët ë të jenë komb shtetformues. Duhet të ketë forma të reja të organizimit kushtetues. Ne sot nuk jemi komb – shtetformues. Për këtë këtyre ditëve në Parlamentin Evropian u shtrua çështja e dygjuhësisë.

E dij se ka interes edhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe se çka ne mendojmë ?  Marrëveshja e Ohrit është dokument ndërkombëtar dhe ne e mbështesim atë, pasi që për të ka kontribut ndërkombëtar, kjo çështje ka bërë diçka dhe ka avancuar. Por kjo marrëveshje nuk ka zgjidhur çështjen. Ajo i ka lënë zvarrë dhe të hapura për shkak të një rezistence apo skenarëve politike dhe institucionale nga pala maqedonase. Kësaj situate i shtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike që janë në një stad të krizës dhe rrënimit të mëtejmë, në rast se nuk ndërmerren masa preventive.  Duhet lëvizur me seriozitet çështjet në këtë vend për të dalë nga kjo rrugë e rrezikshme dhe pa kthim. Unë apelojë që të gjithë  shqiptarët të rikthehen tek PPD-ja, të lëmë pas të këqijat dhe të ecim përpara.(Illyria News)

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ja pse po rikthehem, ne skenen politike, Nevzat Halili

TE DIELEN:Koncert-GJURMËVE TË NËNË TEREZËS “Lutje për Paqe në Botë”

February 5, 2014 by dgreca

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” – Albania

në bashkëpunim me: Kishen”Zoja e Shkodrës NY – USA” & Misionin Françeskan, Tuz – Mali i Zi; Shkollën Shqipe në Bronx – NY, USA;“Ansambli Muzikor i fëmijve të shkollës Shqipe ne Bronx”

Organizojnë:

Koncert:GJURMËVE TË NËNË TEREZËS

“Lutje për Paqe në Botë”

Të ftuar Special:

Imzot Zef Gashi, Arkipeshkvi i Tivarit – Montenegro

Leonardo Voci, Art Manaxher – Albania

Pater Pashko Gojçaj -MALESIA

Our Lady Of Shkodra, Hartsdale NY 10530

Phone: (914) 761 3523

Location 361 West

Zoja e Shkodres NY

Ditën e dielë, me datë 9 Shkurt 2014

Ora 13:00 (Pas Meshës)

Në Kishën Zoja e Shkodrës në NY

Zoja e Shkodrës NY – USA

Misionin Françeskan, Tuz – Mali i Zi

Shkollën Shqipe në Bronx – NY, USA

“Ansambli Muzikor i fëmijve të shkollës”

Filed Under: Featured

Bujar Qamili, ikona e muzikës popullore

February 5, 2014 by dgreca

Ne Foto:Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, ka nderuar me Urdhrin Mjeshter i Madh, interpretuesin e shquar te kenges popullore/

Nga Ermira Babamusta/

Qyteti i Shkodrës është një qendër mjaft e rëndësishme kulturore dhe muzikore e Shqipërisë, e cila paraqet ndër shekuj lashtësinë e traditave artistike shqiptare, me folkorin muzikor, këngëtarët, valltarët, instrumentet dhe veshjet tradicionale. Artisti i madh Bujar Qamili “Mjeshtri i Madh i Artit” nëpërmjet krijimtarisë së tij artistike ka pasuruar më tej artin shqiptar, në veçanti folklorin muzikor me këngë popullore. Mjeshtri i madh i la gjurmët e tij në potpurinë shkodrane, muzikën e Shqipërisë të mesme, të jugut si dhe të trevave të tjera, duke përcjellur para popullit dhe botës vlerat e bukura të muzikës popullore. Figura e shquar e muzikës popullore shqiptare, Bujar Qamili ka marrë pjesë si figurë kryesore në festivale folklorike lokale dhe kombëtare. Në vitin 1974 Bujar Qamili për herë të parë u ngrit në skenë para publikut shqiptar në koncertin e fëmijëve në Shkodër. Veprimtarinë e tij e vazhdoi në koncerte rinore në Shkodër dhe festivale të ndryshme. Deri më sot ka kënduar muzikën e bukur popollore shqiptare në vendlindje dhe në shumë vende të botës.

Gjatë karrierës së tij të larmishme Bujar Qamili mbetet për të gjithë shqiptarët ikona më e dashur e muzikës popullore, i cili është vlerësuar me disa çmime si: “Këngëtar i Urdhërit, Naim Frashëri i Artë”, “Mjeshtri i Madh” nga presidenti i Republikës së Shqipërsië, çmim të parë në festivalet me emër si Festivali i Këngës Shkodrane, Maratona e Këngës Popullore Shqiptare, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore Shqiptare në Elbasan, çmimin e publikut në Folk Univers, fitues i Diskut të Artë të Këngës Popullore Shiqptare, etj.

Shqipëria krenohet me veprat e pakrahasueshme dhe interpretimet e përsosura të të madhit Bujar Qamili si pjesë e kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Melodia e bukur shkodrane dhe veprimtaria krijuese e Bujar Qamilit do mbeten gjithmonë në kujtesën e qytetarëve shkodran dhe popullit shqiptar. Për Europën dhe botën muzika popullore shqiptare dhe traditat artistike të saj mbeten një pasuri e çmuar etnologjike, që hedh dritë mbi gjurmët e lashtësisë.

Intervistë me Mjeshtrin e Madh të Artit, Bujar Qamili

Bisedoi: Ermira Babamusta

Kënga shkodrane është një mjeshtëri popullore që pasqyron qytetërimin, traditat dhe artin e popullit shkodran. Cilat kanë qenë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë pasuruar folklorin muzikor?

Bujar Qamili: Kënga popullore shkodrane është një thesar tepër i çmuar jo vetem për Shkodrën po për gjithë Shqipërinë. Është më se e vërtetë që populli shkodran bashkëjeton me kangën. Fëmija i porsalindur nuk qan por këndon.

Faktikisht ka kohë që në qytetin e Shkodrës nuk bahet asnjë festival ose koncert me kangë popullore shkodrane dhe për këtë kan faj institucionet në Shkodër që nuk i bjen në mend a ka kun kangë popullore.

Si mendoni se ka ndryshuar muzika shkodrane ndër vite?

Bujar Qamili:  Megjithatë është populli ai që nuk e harron këtë perlë. Po me tranzicion që kemi kalu edhe mund të ketë mbet pak mbrapa por jemi ne këngëtarët popullor që kemi dal nga një brez shum i dashur i kësaj kënge si Bik Ndoja, Shyqyri Alushi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Ibrahim Tukici, etj etj që i kemi qëndru besnik kësaj kënge dhe amanetin e të parëve tanë do qojmë deri sa të kemi frymë dhe za.

Keni në zemër potpuri shkodrane, këngë të Muzikës së Mesme dhe të Kosovës. Si mund ta përshkruani traditën artistike shqiptare?

Bujar Qamili:  Ajo që më bën të ndjehem shumë mirë dhe rehat ështe kënga e bukur shkodrane po duke pas parasysh se Zoti më ka dhanë dhuratë zërin. Unë kam kënduar edhe trevave të ndryshme si Shqipëria e Mesme dhe ato të Kosovës pa lënë jashtë repertorit tim edhe këngën e jugut.

Kohët e fundit kam pas bashkëpunim me këngëtarë kosovar tepër të suksesshëm si Shkelzen Jetishi me një duet ku tek Zhurma Shov fituam qmimin e parë. E vaqanta e kësaj kënge ishte se tre ponentetë të kangës ishin shkodran, si autori i tekstit Ramazan Qeka, kompozitori Zaim Merkulaj dhe orkestruesi Rolan Guli.

Kena një traditë të shkëlqyer ku ansablet tona e kanë treguar vedin para botës se ne jemi dikushi.

Muzika ka qenë pjesë e pandarë e jetës tuaj. Që nga prezantimi i parë në skenë në vitin 1974, në koncerte rinore si dhe në festivalet e mirënjohura në Shkodër, Elbasan etj, keni shfaqur talentin në muzikën popullore. Cili interpretim ose festival ju ka lënë më shumë mbresa në Shqipëri?

Bujar Qamili:  Po është e vertetë që muzika është pjesë e jetës time. Unë jam rritur me të dhe sidomos me kangën e bukur shkodrane. Po që nga ky vit ku unë kam hypur në skenë për herë të parë dhe kam vazhduar dri në këto momente kam mar pjesë shumë në koncerte rinore dhe festivale ku në Elbasan jam fitues i këngës populklore mbarë kombëtare, fitues i maratonës së kangës popullore, fitues i shumë qmimeve të organizuara nga RTSH, fitues i Folk Univers, i dekuruar nga Presidenti i Republikes me urdhërin Naim Frasheri i arteë dhe Mjeshter i Madh si dhe mirnjohja e qytetit të Shkodrës.

Mbresat më të forta i kam pas kur kam konkuruar gjithmonë për kangën popullore dhe gjithmonë në festivale. Koncerti që më ka lënë përshtypje ishte ky i fundit në prill 2013 recital në Pallatin e Kongreseve me 2500 spektator.  Jashtë vendit ku kam shku si në Sh.B.A., në Nju Jork Nju Xhersi, Detroit, Cikago, Filadelfia, Boston, Las Vegas, Florida, Ohio, Dallas si dhe në Australi në Melborn Sidnej, Adelajde, Brizban, Pertha, Kambera si dhe në Angli, Itali, Gjermani, Luksemburg, Belgjikë, Francë, Danimarkë, Kroaci, si dhe në Ulqin, Maqedoni dhe në të gjithë Kosovën jam pritur si një këngëtar me vlera shqiptare.

Më të preferuarat janë të gjithë sidomos ato shkodrane por ka fillim dhe nuk ka fund.

Cili është projekti juaj i fundit që po merreni aktualisht?

Bujar Qamili:   Po pregaditem për një recital në Shkodër ku do të dominojë kanga e bukur shkodrane ku do të kem të ftuar edhe miqtë e mi këngëtar nga Kosova.

Me cilin produksion po bashkëpunoni? 

Bujar Qamili:   Me të gjitha produksionet kam bashkëpunim të mirë qofshi ata të Shqipërisë ose të Kosovës, të cilet i falenderoj për kujdesin që tregojnë për mu.

 Cilat kanë qenë aktivitet tuaja kryesore të muzikës për 2013?

Bujar Qamili:   Aktiviteti më i rëndësishën i imi ka qenë në vitin 2013 ku në Pallatin e Kongreseve unë së bashku me të ftuarit e mi si nga Shkodra, Tirana, Kosova e Vlora, një trup që përbëhej prej 38 vetesh ishin të pranishën në koncert. Koncerti zgjati më shumë se 3 orë. Ishte me të vërtetë një spektakël madhështor.

Ku do e kaloni festën e pavarësisë të Kosovës? Mesazhi juaj me këtë rast?

Bujar Qamili:   Në radhë të parë unë i uroj të gjithë shqiptarëve ku do që janë që festën e pavarsisë të Kosoves të gjithë së bashku ta festojm si një ditë e shumë pritur nga të gjithë siq thuhet dhe te kënga ‘xhamadani vija vija asht Kosova dhe është Shqipëria’. Besoj se në këtë festë do jem i pranishëm në Kosoë.

Më lejo që me këtë rast edhe ty Ermira të uroj t’ja kalosh sa më mirë.  

 

 

Filed Under: Featured

“REVOLUCIONI IDEOLOGJIK KULTUROR” DHE FEJA…

February 5, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë/

Nga Fritz RADOVANI/

I njihni këtë objekt fetar? – Besoj, se po! Duhet ta keni lexue se cilit shekull i perket! Kur i asht dhanë urdhni kandidatit të K.Q. të PPSh, “shokut” Fadil Ymeri në Vaun e Dejës, per me hjedhë n’ erë me dinamit Kishen ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti e Donika, ka qarkullue një “barceletë”, se “shoku” Enver “nuk ka dijtë gja fare” se do të rrenohet!

Po këte, a e besoni ju lexues të nderuem?.. E pra, edhe këte e ka shkrue një nga “dr…prof…” që thonë, se ishte edhe “akademik”. Kur e kam ndigjue po të kishe ndonjë gradë edhe unë, do ta kishe vertetue se “ashtu asht kenë”! I shkreti Enver, “sa shumë gjëra i ngarkojnë të gjorit!” thonë “ata”… që e kanë njohë afer…

Po këte tjetren a e dini ju? Urdhni per me shkatrrue të gjitha Kishat Katolike në Shqipni, nuk kishte nevojë me u persëritë per sejcilen Kishë, ashtusi, edhe urdhni “mos me prishë asnjë xhami, pa dijenin e Enverit, nuk kishte nevojë me u persëritë, mbasi qeveria shqiptare duhet t’ ishte e “kujdesëshme” në lidhje me mardhanjet me Turqinë!

Kështu, “gabimi” kje i vartësëve, që per qejfin e tyne anadollak prishen një nga Kishat ma të vjetra Monumentale, dhe ruejtën një Xhami të pushtuesëve turq, sa me i tregue atyne që vijnë në Tiranë, se “merrni vesh me ké keni punë!”…

Po “drejtuesit” e besimeve të ndryshme a u pajtuen me këte “Revolucion”, dhe cili kje qendrimi i tyne? Kedo me pyetë u pergjegjë: “Të gjithë u persekutuen njëlloj!”

Edhe né që e jetuem atë “Revolucion” duhet me e besue këte “gënjeshter”, se nuk po them “rrênë”, mbasi “rrênat” perditë po hahen me bukë nga i shkreti Popull !

Mbas fjalimit programatik të Enver Hoxhës, me 6 Shkurt 1967, në muejn Mars t’ atij viti, filloi “demaskimi i Klerit Katolik Shqiptar” me At Gegë Lumaj, në Institutin Pedagogjik të Shkodres, nen kujdesin e anadollakut boshnjak Ramiz Alia, nga Xhemal Dini e Musa Kraja, pranë komitetit partisë së rrethit Shkoder, ku përgatiteshin edhe të gjitha diskutimet per sejcilin “servil” që do të fliste nder këto mbledhje. Mbas At Gegës, u vazhdue me Don Mark Hasin, At Pjeter Meshkallen…Imz. Ernesto Çoben, që ishte edhe drejtues i Klerit të gjithë Shqipnisë…U vazhdue me pushkatimet e shfarosjet:

  1. 1.       Imz. Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)Vdes në sigurimin e shtetit Tiranë…
  2. 2.      Don Zef Bici (19 Maji 1919 – Pushkatue me 10 Maji 1968).
  3. 3.      Don Mark Dushi (19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968) Pushkatue.
  4. 4.      Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969) Pushkatue.
  5. 5.      Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971) Pushkatue.
  6. 6.      Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Pushkatue.
  7. 7.      Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Pushkatue.
  8. 8.      Don Prekë Nikçi (1921 – 15 Mars 1974) Mbytet në fabriken e çimentos           në Krujë.
  9. 9.      Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Vdes në kampin e Ballshit.
  10. 10.   Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Helmatiset nga sigurimi…
  11. 11.    Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Vdes në burgun e Tiranës.
  12. 12.   Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Vdes në kampin e Zejmenit.
  13. 13.   Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) Vritet në ShBA, nga sigurimi…
  14. 14.   Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Vdes në kampin e Sarandës…

***

Gjenocidi komunist në Shqipni, ka vra dhe zhdukë vetem nga viti 1967 – 1989 të gjithë Klerikët Katolik Shqiptar të siperpermendun…

 

Janë arrestue, torturue, dënue, janë internue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë edhe këta Klerit Katolik Shqiptar, të perfshimë në këte Gjenocid të ashtuquejtun “Revolucion Ideologjik e Kultural”, vetem mbas vitit 1967:

  1. 1.       At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg.
  2. 2.      Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim.
  3. 3.      Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim.
  4. 4.      At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim.
  5. 5.      Don Simon Jubani, 26 vjetë burg.
  6. 6.      At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.
  7. 7.      At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si pasuesit…
  8. 8.      Don Frano Illija.
  9. 9.      Don Ndoc Sahatçija.
  10. 10.   Don Nikollë Troshani.
  11. 11.    Don Zef Simoni.
  12. 12.   Don Kolec Toni.
  13. 13.   Don Ndré Krroqi.
  14. 14.   At Anton Luli.
  15. 15.   Don Ndoc Ndoja.
  16. 16.   Don Gjergj Simoni.
  17. 17.   Don Marjan Arta.
  18. 18.   Fratel Gasper Jubani.
  19. 19.   At Ferdinand Pali.
  20. 20.  At Aleks Baqli.
  21. 21.   At Leon Kabashi.
  22. 22.  Don Martin Trushi.
  23. 23.  Don Nikollë Pergjini interrnohet.
  24. 24.  Asht burgosë At Llazar Popi i Shkodres Popoviq, bashkë me vllaun Markon.

At Llazar Popi vdiq i burgosun në senatoriumin Tiranë, me 1 Dhjetor 1972.

Emnat e Klerikëve të Besimeve tjera ti shenojnë “historianët” e tyne.

***

■ Mbas vitit 1967, janë prishë e janë tretë të gjithë Eshtnat e Vorrezave të Kishave të    Shqipnisë, tue fillue nga Katedralia qind e sa vjeçare e Shkodres.

■ Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike.

■ As ky terror me vrasje e shfarosje…endè nuk quhet Gjenocid !?..

 

Melbourne, Shkurt 2014.

Filed Under: Featured Tagged With: 70 vjetori, dhe feja, Fritz radovani, kulturor, revolucioni ideologjik

Presidenti Nishani zhvillon takime nё Senatin dhe Kongresin Amerikan

February 5, 2014 by dgreca

Ne Foto: Presidenti Nishani gjate takimit me Senatorin Chris Murphy/

Nё fillim tё ditës së dytё tё qëndrimit nё Washington D.C., Presidenti Nishani u takua me Senatorin Chris Murphy, Kryetar i Nёnkomitetit tё Marrёdhёnieve me Jashtё pёr Çёshtjet Evropiane nё Senatin Amerikan.

Presidenti Nishani vlerësoi lart dhe memirёnjohje ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen e pakursyer tё Shteteve tё Bashkuara dhe Senatit Amerikan pёr Shqipёrinё në fusha të rëndësishme ku janë drejtuar edhe reformat e vendit, për forcimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së institucioneve, si dhe zhvillimit të ekonomisë, anëtarёsimin eendit tё NATO, pavarёsimin e Kosovёs dhe zgjerimin e hapёsirёs demokratike nё vendet e rajonit ku jetojnё shqiptarёt, dhe shprehu bindjen në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.

Presidenti vuri nё dukje se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për vendin tonë, SHBA është aleati dhe partneri ynë strategjik dhe theksoi, veçanërisht, angazhimin tonё dhe vendosmërinё për t’i çuar përpara duke përballuar sfida tё pёrbashkёta si vende partnere nё NATO dhe duke qëndruar pёrkrah SHBA nё luftёn globale kundёr terrorizmit ndёrkombёtar.

Presidenti tha, mё tej, se Shqipëria evropiane ёshtё e vetmja mënyrë për t`i ofruar dhe garantuar qytetarëve tanë evropianë një jetë me standarde evropiane dhe vuri nё dukje se, në këtë synim tonin strategjik, Shtetet e Bashkuara janë pranë nesh me mbështetjen e reformave, me veprime diplomatike dhe me këshilla miqësore.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria e meritonte statusin bazuar në arritjet, vullnetin e shprehur për kontributin në paqen e stabilitetin rajonal, si edhe do të ishte një nxitje e inkurajim për vazhdimësinë e mëtejshme të reformave dhe shtoi se ne mirëpresim një vendim pozitiv të Këshillit në qershor 2014 ndёrsa Shqipëria po vazhdon reformat e kërkuara, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformimin e drejtësisë, bazuar në parimin e profesionalizmit, transparencës, pavarësisë nga politika dhe grupet e interesit.

Senatori Murphy shprehu kёnaqёsinё pёr mbёshtetjen e Shqipёrisё ndaj prioriteteve tё Shteteve tё Bashkuara si dhe pёr rolin e saj nё rajon, ndёrsa e siguroi Presidentin se Shtetet e Bashkuara do tё vazhdojnё tё jenё avokate e Shqipёrisё pёr integrimin evropian dhe do tё jenё pёrkrah saj nё kapёrcimin e sfidave gjithnjё e mё serioze tё kёtij procesi.

Nё takimet e veçanta me Senatorin e Oklahomёs, Jim Inhofe dhe Kongresmenin e  Kalifornisё, Dana Rohrabacher biseda u pёrqendrua nё marrёdhёniet e shkёlqyera ndёrmjet Shqipёrisё dhe SHBA-së, mbёshtetjen amerikane për reformat dhe integrimin euroatlantik tё vendit tonё, nё angazhimin e pёrbashkёt nё luftёn kundёr terrorizmit ndёrkombёtar, qasjen rajonale tё Shqipёrisё bazuar nё marrёdhёniet e fqinjёsisё sё mirё, mirëkuptimin dhe bashkёpunimin ndёrmjet vendeve tё Ballkanit Perёndimor, me synimin e pёrbashkёt integrimin euroatlantik, nё rolin e Kosovёs si faktor stabiliteti dhe nё vendosmёrinё e Shqipёrisё pёr tё arritur anëtarёsimin nё BE, njё objektiv strategjik dhe prioritar, çёshtje pёr tё cilat bashkёbiseduesit ndanё vlerësime të njёjta.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Chris Murphy, krongresmene, presidenti Nishani, takim me senatore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 748
  • 749
  • 750
  • 751
  • 752
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT