• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

URIME PER 70 VJETORIN E LINDJES PROFESORESHE MJAFTIME DUSHALLARI

February 12, 2021 by dgreca

Sikur të mos ishte kërkesa e djalit tuaj për një  fjalim të  shkurtër sot nuk do t’i kishim mësuar shprehjet pikante të Nënë Behares dhe mencurinë e saj. E pranoj se vitet japin një lloj njësije matëse të moshës, por mendoj se ju keni treguesë të tjerë kohorë. Si studente juaja në Fakultetin Filologjik, unë e konsideroj veten një lloj trashëgimtare të veprës suaj. Dhe nëse mund të numërohen studentët dhe nxënësit e disa brezave të edukuar nga ju, mosha juaj është mijëra vjecare dhe e pamatshme me kritere konvencionale. Titulli Profesor nuk e ka bërë askënd të tillë. Nuk janë titujt akademik por zotësia juaj profesionale dhe dhuntia e natyrshme ligjëruese që janë cilësitë tuaja të rralla.

Me mirënjohje të pafund, uroj të gëzoni shumë e shumë përvjetorë të tjerë!

Rafaela Prifti

Mund te lexoni: Gazeta Dielli Dalip Greca Seminari Shkencor Arsimor mbajtur ne Vater maj 2018

VATRA PRITI MESUESIT E SHKOLLAVE SHQIPE

Filed Under: Komunitet Tagged With: 70 vjetori, Prof. Mjaftime Dushollari, Rafaela Prifti, urime

70-VJETORI I DEKLARATËS UNIVERSALE MBI TË DREJTAT E NJERIUT

June 20, 2018 by dgreca

2 Franku

Nga Frank Shkreli/

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënon çdo vit më 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, ditë kjo e cila kujton datën kur Asamblea e Përgjithshme e OKB-ës ka miratuar në vitin 1948 Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, duke shpallur se parimet e kësaj deklarate janë “Standarde të përbashkëta për t’u realizuar nga të gjithë popujt dhe nga të gjitha kombet.”  Kjo deklaratë në tërësi, ndoshta si asnjë marrveshje tjetër ndërkombëtare, potencon se të gjithë njerëzit pa dallim, kanë lindur të lirë, në dinjitet, me të drejta dhe liri të barabarta — një ide kjo që në sipërfaqe duket e thjesht, por është radikale në kuptimin dhe zbatimin e saj.  Ky vit pra, shënon 70-vjetorin e kësaj deklarate të miratuar nga Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 Dhjetor, 1948, në Paris.  Gjatë këtij përvjetori, OKB-ja po shqyrton ndikimin e këtij dokument të rëndësishëm në historinë njerëzore dhe në jetën e përditëshme të njerëzve, anë e mbanë botës.

Sipas OKB-ës, lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shënuar përparime të dukshme gjatë 70-viteve të kaluara, por, fatkeqsisht, abuzimet me të të drejtat e njeriut vazhdojnë me një ritëm të vazhdueshëm, anë e mbanë botës.  Prandaj, ky përvjetor i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, është një rast i mirë, jo vetëm për të lartësuar sukeseset e arritura, por edhe për t’u angazhuar rishtas ndaj respektimit dhe zbatimit të parimeve të përmbledhura në 30 artikujt e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Ashtu siç thuhet në parathënien e këtij dokumenti, “Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqës në botë”.

Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut na jep të drejtë, secilit prej nesh, jo vetëm që të mbrojmë të drejtat tona njerëzore, por edhe të drejtat e të tjerëve. Si  një frymëzim për të mbështetur të drejtat e njeriut për veten dhe për të tjerët, ju sjellim më poshtë, në këtë 70-vjetor, Deklaratën e plotë Universale mbi të Drejtat e Njeriut, si një dokument i gjallë, sa universal për nga hapësira, aq edhe i rëndësishëm për çdo individ dhe shoqëri – njëkohësisht, sipas OKB-ës, edhe dokumenti më i përkëthyer në botë, në më shumë se 500-gjuhë të ndryshme.

deklarataunivZonja Eleanor Roosevelt (bashkshortja e ish-Presidenti Franklin D. Roosevelt),njëkohsisht edhe kryetarja e Komisionit që përpiloi dokumentin në fjalë, mban pllakatën e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut–UN Photo (1949).Ashtu si gjatë viteve, OKB-eja u ka bërë thirrje të gjithë popujve dhe shteteve anëtare të mbajnë përgjegjëse qeveritë e tyre për zbatimin e këtyre të drejtave, jo vetëm në këtë 70-vjetor të miratimit të Deklaratës, por edhe në përvjetore të tjera, për të gjithë njerëzit pa dallim dhe për 365 ditët e vitit.  Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe parimet që kanë udhëhequr këtë organizatë gjatë më shumë se një gjysëm shekulli, ç’prej miratimit të saj më 10 dhjetor, 1948 — diskrediton tiranitë e sotëme dhe ato të shekullit të kaluar që i kanë shkelur brutalisht këto të të drejta, si komunizmin dhe fashizmin, si dhe diskriminimet, krimet dhe abuzimin e këtyre të drejtave ndaj personave ose grupe personash, sepse vetëm e vetëm, nuk pajtoheshin me këto ideologji.

Bota shqiptare, fatkeqsisht nuk dallohet shumë për kujtimin e përvjetorëve të tillë të datave ndërkombëtare në mbështetje të drejtave të njeriut. Por, nëqoftëse autoritetet, si në Shqipëri ashtu edhe në Republikën e Kosovës, përfillin thirrjen e OKB-ës për të shënuar, jo vetëm këtë përvjetor, por edhe për të promovuar çdo ditë të vitit këto të drejta bazë të njeriut “për të gjithë dhe përgjithmonë” dhe pa dallim – atëherë, ky përvjetor duhet të shikohet jo vetëm nga realiteti i sotëm, por edhe nga një perspektivë historike e së kaluarës.Fryma e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duhet të frymëzojë në këtë 70-vjetor të miratimit të saj, promovimin e këtyre të drejtave sot, por duhet të shërbejë edhe si një rast për të kujtuar gjithashtu shkeljet dhe dhunën serioze ndaj këtyre të drejtave bazë të njeriut ndaj mijëra viktimave shqiptare të regjimeve shtypëse komuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, ashtuqë të pakën viktimat që janë ende gjallë, më në fund, pas vuajtjeve të shumta, ta ndjejnë veten se janë pjesë e pandarë e shoqërisë shqiptare dhe se të pakën tani 30-vjet pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës, të gëzojnë të drejta të barabarta, dinjitet dhe liri të plotë për veten dhe për familjet e tyre, në krahasim me të tjerët, ashtu siç bëhet thirrje në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut.Trajtimi dhe ndriçimi i këtyre krimeve ndaj këtyre viktimave dhe i shkeljeve të   drejtave të njeriut do të çonte drejtë një shoqërie më të hapur dhe më normale, në pajtim me vetveten dhe me të tjerët. Mos trajtimi dhe mos zbardhja e kësaj historie tragjike gjysëm shekullore për shoqërinë shqiptare vazhdon ta mbajë atë në një ngërç konfliktesh politike dhe ekonomike deri në ditët e sotëme.  Është e nevojshme që trajtimi i krimeve të regjimit komunist dhe krimet kundër shqiptarëve në trojet e veta në përgjithësi — nga pikëpamja e shkeljes së të drejtave bazë të njeriut — të konsiderohet brënda kontekstit të këtyre parimeve dhe të drejtave universale të Deklaratës mbi të Drejtat e Njeriut. Një gjë e tillë do t’i shërbente jo vetëm të vërtetës historike, por edhe lartësimit të nderit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.  Le të jetë ky një angazhim nga të gjithë pa dallim — në këtë 70-vjetor të miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut.

Sepse, siç është shprehur edhe Eleanor Roosvelt, “Në fund të fundit, ku fillon zbatimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut? Në vende të vogëla dhe në hapësirën ku jetojmë, e të cilat mund të jenë aq të vogëla sa që nuk mund të dallohen as në ndonjë hartë të botës. Nëqoftse këto të drejta nuk kanë ndonjë domethënje dhe rëndësi atje ku jetojmë, atëherë ato nuk kanë rëndësi askund tjetër.  Pa një angazhim të përbashkët të qytetarëve, në mbështetje dhe në mbrojtje të këtyre të drejtave njerëzore aty në rrethin ku jetojnë ata, atëherë presim më kot që këto të drejta universale të njeriut të zbatohen në botën më të gjërë”,ka theksuar Eleanor Roosevelt.

 

***
Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, tekstin e plotë të së cilës po e botojme në faqet që vijojnë. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

1 deklarata70

      DEKLARATA E PËRGJITHSHME MBI TË DREJTAT E NJERIUT 

                                                             HYRJE

Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqës në botë; mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë;

mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi:

Nenet e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut

Neni 1. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.

Neni 2. Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

Neni 3. Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.

Neni 4. Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

Neni 5. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.

Neni 6. Gjithkush ka të drejtë që t’i njihet kudo personaliteti juridik.

Neni 7. Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji. Të gjithë kanë të drejtën për t’u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Neni 8. Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

Neni 9. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

Neni 10. Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

Neni 11. Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajsia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet.

Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. Gjithashtu nuk mund të vendoset një dënim më i rëndë nga ai që ka qenë zbatuar në kohën kur është kryer vepra penale.

Neni 12. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

Neni 13. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti.

Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

Neni 14. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në vende të tjera azil nga ndjekjet. Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast se ndiqet për krime jopolitike ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie.

Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.

Neni 16. Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi.

Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

Neni 17. Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në bashkësi me të tjerët. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

Neni 18. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

Neni 19. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Neni 20. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.

Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

Neni 21. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqsuesve të zgjedhur lirisht.

Gjithkush ka njëlloj të drejtë të hyjë në shërbimet publike në vendin e vet.

Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Neni 22. Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.

Neni 23. Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë. Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në mënyrë që t’i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror.

Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë dhe të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta.

Neni 24. Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.

Neni 25. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t’i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.

Neni 26. Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t’u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.

Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në rradhë të parë prindërit.

Neni 27. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.

Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

Neni 28. Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.

Neni 29. Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të cilën është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij. Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshëm i të drejtave dhe lirive të të tjerëve e që të plotësohen kërkesat e drejta të moralit, rendit publik dhe mirëqenies së përgjithshme në shoqërinë demokratike. (3)Këto të drejta dhe liri nuk mund të zbatohen në asnjë rast kundër qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara.

Neni 30. Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë. (Burimi: Marrë nga United Nations Department of Public Information, NY)

 

Filed Under: Histori Tagged With: 70 vjetori, Frank shkreli, I DEKLARATËS UNIVERSALE MBI, te drejtat e Njeriut

70 VJETORI I PUSHKATIMIT TË AT ANTON HARAPIT O.F.M.

February 18, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/

AT ANTON HARAPI O.F.M.(1888 – 1946)/

20 SHKURT 1946 – 2016…/

■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

■Më falni se po e persëris: “…duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Kjo bisedë u zhvillue me 20 Shkurt 1946…

■Me 4 Mars 1946, zbatohet porosia e ambasadorit Titos në Tiranë, pra pushkatohet edhe At Gjon Shllaku O.F.M., me grupin e organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”…

■Me 15 Nandor 1946, Kuvendi i Françeskanëve në Shkoder kthehet në qender torturash të hetuesisë së Klerit Katolik Shqiptar, ku masakrohen mbi 700 Shqiptarë të burgosun…

■Françeskanët e Shqipnisë të kryesuem nga Provinçiali At Mati Prennushi O.F.M., janë “çerdhja”e Klerit Katolik Atdhetar, që “duhen shkatrrue me kulm e temel në Shkoder!”

Ata mbushen 26 hetuesi dhe burgje të qytetit të Shkodres ku torturohej dhe masakrohej inteligjenca, rinia dhe qytetaria shkodrane me atdhetarët e maleve e fushave perrreth.

***

■Po, Rregjenti i Shtetit Shqiptar At Anton Harapi, kush ishte?!

Po thërras malin e t’gjimojë,

Lugu i Cemit n’gjamë t’ushtojë,

Zana e Sukës, t’madhe t’vajtojë,

e Deçiqi – i kjosha true!

T’dahet katrash, t’kjajë me mue,

n ’fund e n’maje lè t’ lëkundet,
t’kjajë mbi tý-o sa ku t’mundet.
Oj e mjera nanë për tý! Hêj… Hêj…

                        At Anton Harapi – “Andrra e Pretashit”

DOSJA  1068:

■At Antoni asht le në Shirokë pranë Shkodres me 5 Janar 1888. Ka krye studimet në Salzburg, e mandej Schwaz e Villach të Tirolit të Austrisë, dhe vijoi studimet teologjike në Romë. Kur u kthye ishte profesor filozofije e teologjije, predikatar, publicist, shkrimtar, politikan… dhe në vitin 1943 Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, kur Rregjenti Lef Nosi kerkonte nga Eprorët e Klerit që At Antoni me marrë pjesë në Rregjencen Shqiptare.

■Per formimin e Tij Don Kolec Prennushi shkruen në “Hylli i Dritës”, në vitin 1936:

“… mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillët disa janë kryevepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojnë gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem.”

■Rregjenti Lef Nosi thonte: “Nguli kambë për qenjen e Tij në Këshillin e Regjencës, se vetem mirë do t’i sjellin Shqipnisë!”

■AT ANTON HARAPI E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE (1943), “ME KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!”

Disa mendime të At Antonit:

■“Po të mos u xeni besë fjalëve të mija, ja tek e keni veprën teme për peng sigurie!” 
■“Çdo ndërtese i vehen themelet në dhè! Edhe në vorr në hijshim, duhet të jemi gurët e themelit të asaj binaje që sot e quejmë Shqipni!”

■“Me gjak të vet e shuguroi elterin e Atdheut, katoliku, ortodoksi e muhamedani: Gjeçovi e Gurakuqi, Topulli e Curri, Gërmenji e Negovani, nuk kanë ndryshim, por janë në nji mendim e në një vendim, në vepër e në vdekje. Ata e vulosen me gjak çfarë qenë; na mbetët ne ta vulosim çfarë jena”!”           

■“Nuk shpëton jo, sot, as Xhamia pa Kishë, as Kisha pa Xhami, por as njena e as tjetra pa Shqipni! Me gjak e dasi jena ngopë! Kena pa e provue edhe se çka asht kthetra e huej dhe e kena prekë se një popull i përçamë asht i gjykuem me mbarue! Të ngrihemi pra në kambë! Për një Zot të vërtetë e për një Shqipni të lumtun – na jena vllazen!

A sëbashku e të pështuem a të ndamë e të mbaruem!”

■“Shqipnia u fitue me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqë dhe Drejtsi do të fitohet!”         

***■Rregjenti Cafo Beg Ulqini thonte: “Shërbimi i At Antonit për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton! At Anton Harapi asht kenë nji e nuk bahen dy!”

■At Antoni refuzoi largimin nga Shqipnia para vitit 1944 dhe mbas, kur Rregjenti Cafo Beg Ulqini i propozoi të shkonte në një streh të Tij nga Tokat e Malit të Zi, nder shpella, At Antoni u pergjegj: “Kam punue per Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret! Bashkatdhetarët e dijnë se kurrë nuk i tradhëtova, me ta vuejta, për ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do t’ vdes!”

■20 SHKURT 1946…

■Drejtë bregut të lumit Lana… Tiranë, 20 shkurt 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë… “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëri prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha:

Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:

“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”…

Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.

■“Shpirtin Zotit, trupin Tokës”… Pikrisht asaj Tokë Amtare, për të cilën u ba flij…

■VETEM DOSJET TREGOJNË KUJT I KANË SHERBYE DHE I SHERBEJNË TRADHTARËT E ATDHEUT!

* Melbourne, Shkurt 2016. Pjesa e II- Vazhdon Pjesa e III…

Filed Under: Histori Tagged With: 70 vjetori, Fritz radovani, I PUSHKATIMIT, TË AT ANTON HARAPIT O.F.M.

Perkujtohet 70-vjetori i Masakrës së Tivarit(1945-2015)

April 1, 2015 by dgreca

Nga Dr.Nail Draga/*
Përkujtojmë një ngjarje tragjike e cila njihet me emrin Masakra e Tivarit, e cila ka ndodhur para 70-të viteve, pikërisht me 1 prill të vitit 1945. Ishte kjo tragjedia e shqiptarëve nga Kosova, e cila ishte planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave të kohës dhe e realizuar sipas një skenari të përgatitur më parë për qellim hakmarrje ndaj shqiptarëve.
Ne lidhje me numrin e të vrarëve varësisht prej burimeve ka të dhëna të ndryshme e ai numër sillet nga 1560 e deri në 4000 vetë! Mobilizimi i shqiptarëve nga disa vise të Kosovës si regrutë në aradhat partizane ishte bërë gjoja me moton për të ndjekur armikun përfundimisht nga territori i ish-Jugosllavisë.
Edhe pse ne popull dihej për ketë tragjedi dhe përshperitej për numrin e të vrarëve, saktësisht pak kush dinte të dhëna të sakta, sepse arkivat për shqiptarët ishin nen embargo, apo edhe dokumentat gjegjëse ka mundësi që janë zhdukur nga ato të cilët kanë realizuar ketë masakër.
Por, edhe pas shtatëdhjetë vjetëve kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar sa duhet nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë ishte e pa preferueshme dhe me pasoja për autorët.
Por, vetëm pas dështimit të sistemit monist dhe vendosjes së pluralizmit nga viti 1990 e më pas, opinioni i gjërë filloi të njihej ne detaje për ketë masakër, e ate duke iu falenderuar dëshmitarëve autentik të cilët kishin shpetuar nga kjo kasaphane e përmasave naziste e bërë nga pjesëtarët e aradhave partizane jugosllave gjoja “nacional-çlirimtare”.
Dhe janë këto individ të cilët e përjetuan personalisht ketë masakër të cilët kanë dhënë kujtimet e tyre për ketë kalvar të shqiptarëve nga mobilizimi i tyre në Kosovë dhe rrugëtimi ne relacionin Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar. Janë ata pjesëtarë të gjashtë eshaloneve ushtarake, të cilët kishin tretmanin e robërve e jo pjesëtarëve të njësive të rregullta ushtarake.
Qellimi i largimit të tyre nga Kosova ishte i planifikuar sepse serbet e kishin më të lehtë të vendosnin pushtetin e ushtarak, duke bërë riokupimin e Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore, pa përfillur premtimet e parimeve të Kartës së Atlantikut.
Veprimet vrastare në mjediset e Monopolit të duhanit në Tivar të realizuar nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze ia kanë kaluar nazistëve gjermanë, sepse të vrarët nuk janë varrosur por janë deportuar në vende të ndryshme për të humbur gjurmet e krimit, ku edhe sot varret mungojnë!!
Por, ne këtë regji shfarosëse ka pasur raste qe individ të ndryshëm të shpetojnë dhe të ikin ne drejtime të ndryshme, por edhe aty nëse janë zbuluar janë likuidur, sepse të gjithë shqiptarët janë cilësuar si armiq, nga pushteti ushtarak. Megjithate ka raste të veçanta që kosovarët janë strehuar e mbajtur nga familje shqiptare duke iu shpetuar jetën, si ne Tivar, Anë të Malit dhe Krajë, ku për raste të tilla egzistojnë dëshmi autentike.
Nuk ka dilemë se për këtë masakër përgjegjësia bie mbi pushtetin e kohës në Mal të Zi, por edhe ate të Shqipërisë. Sepse si te lejohet që të kalojnë nepër territorin e Shqipërisë eshalone të tëra qytetarësh kosovarë të përcjellur nga ushtarakët serbo-malazez gjoja për të marrë pjesë ne ndjekjen përfundimtare të armikut në Istër e Slloveni, kur Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund në këtë regjion nga nëntori i vitit 1944!.
Në lidhje me ketë ngjarje tragjike Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në vitin 2013, ka organizuar një sesion shkencor dhe është vizituar vendi i krimit ku jemi edhe ne sot. Por, duhet bërë çmos që në ketë vend të ngrihet një memorial i shkruar ne tre gjuhë kushtuar kësaj ngjarje tragjike. Një memorial i tillë duhet të jetë monument i kujtesës, për të kaluarën, tashmën dhe të ardhmën për të njohtuar opinionin e gjërë mbi ketë masakër që ka ndodhur në qytetin e Tivarit. Në rrethana të reja kur tash Kosova është shtet i pavarur i takon qeverisë së saj të inicojë një çështje të tillë me pushtetin në Malin e Zi.
Nuk ka dilemë se masakra e vitit 1945 nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi pushtetin aktual në Mal të Zi, por angazhimi ne drejtim të ndriçimit të saj do të ishte ne favor te rrethanave të reja shoqërore e politike, duke dënuar krimet e komunizmit të asaj kohe në ketë mjedis.
Nderim dhe kujtim i përjetshëm për viktimat e kësaj masakre!
Ju faleminderit
*(Fjala e mbajtur më rastin e 70-vjetorit të Masakrës së Tivarit në Tivar më 1 prill 2015)

Filed Under: Histori Tagged With: 70 vjetori, DR. NAIL DRAGA, i masakres, se Tivarit

KUSH MA VRAU BABANE ?

October 6, 2014 by dgreca

Ç`farë nuk duhet të harrojmë në këtë 70 vjetor?/
Nga Inxhinjer Agron Hasan DELIAJ/Nju Xhersi/
Gjatë kthimit në atdhe për pushimeve, më ra në dorë edhe vepra e z. Enver Lepenica “Parti komuniste, apo Parti terroriste?”. Është një vepër me dokumenta të Ballit Kombëtar të nxjerra nga arkivat e vendit tonë. Si hyrje autori ka preferuar të zgjedhë gjykime të Prof. dr. Beqir Metës, akademist, Prof. dr. Muharrem Dezhgiut dhe kryetarit të Ballit Kombëtar Mid`hat Frashëri, janë gjykime për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht për rolin e Ballit Kombëtar në atë periudhë.
Libri të fut në mendime të thella pasi pasqyron krime të përbindëshme të kryera nga banda terroriste e komunistëve shqiptar të udhëhequr nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo etj.
Pas botimit të kësaj vepra lexuesi shqiptar do të ketë në dorë jo vetëm dokumenta të Partisë Komuniste por edhe dokumentat e Ballit Kombëtar dhe ashtu siç thotë me të drejtë autori: këtë libër ia lë për gjykim brezit të ri dhe veçanërisht intelektualëve të rinj.
Këto dokuemnta që zënë afro 600 faqe më bënë edhe mua të mendoj e reflektoj thellë për atë kohë të zezë, se përse komunistët e Smokthinës me emrin Bako, Mevlan, Shanaj, Hybro Gaba dhe banda e tyre ma vranë babanë, për ç`farë fai?
***
Familja ime, Deliaj është autoktone në krahinën e Smokthinës. I pari Deli Ahmeti i ka rrënjët në fshatin Matogjin, në një shtëpi karakteristike, me portë me qemer të rrethuara me mure guri. Të tilla shtëpi në Smokthinë ishin të rralla në atë kohë, ishte ajo e Zaçe Xhelos në Ramice ajo e Musaraj në Matogjin. Thuhet se kur ustallarët i mbaruan shtëpit, Deliu u dha nga një grusht flori sejcilit, si shpërblim të punes së mirë.
Osmeni, djali i Deliut, iku nga fshati dhe ndertoi një shtepi dy katëshe në pronat e tija, jasht fshatit. Ai me bashkëshorten Hamite Ago nga Rromësi, lindi katër djem: Hasani, Hyseni, Ahmeti dhe Aliko, dhe pesë vajza: Hatje,Trëndafile, Hatika, Samine dhe Zela.
Të pes vajzat u martuan në familje fisnike dhe me emër të mirë në krahinë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u pozicionuan kundër ideve komuniste si Ago Agaj, Sinan Leskaj, Bektash Zotaj, Xhezo Canaj dhe Bexhet Osmenaj.
Po kështu, familja ime u bë bazë e përpjekjeve për liri. Në shtëpinë tonë gjenin bukë e strehë si Fronti Nacionalçlirimtar ashtu edhe Balli Kombëtar. Familja ime ka pritur dhe perciell nga Balli dhe nga partizanët. Në janar të vitit 1943, xhaxhai im, Ahmet Deliaj, doli partizan dhe luftoi me armë në dorë deri në çlirimin e vendit duke mbetur edhe invalid.
Po si u shpërblye nga terroristët e kuq kjo familje?
Në krahinën e Smokthinës ekzistonte një çetë që e udhëhiqnin terrorista komunist si Bako Dervishaj, Mevlan Dervishaj, Hybro Gaba, Osmën Shanaj nga Sevasteri etj. Disa familje Smokthinjote të trembur dhe për t`i shpëtuar ndëshkimit nga operacioni gjerman ikën nga fshati dhe shkuan në Vlorë, në Risili e në vende të tjera. Ndër to edhe familja ime në prill të vitit 1944, u nis për në Vlorë.
Duke dalë nga fshati ndalëm në lagjen Hysaj, nën shtëpit e kriminelve Dervishjaj, sepse qëllonte një mitraloz, plumbat binin si breshe afro dhjetë hapa para nesh, pra nuk mund të bënim asnjë hap përpara. Ndërsa babai po mundohej të kuptonte se ç`farë po ndodhte dëgjoi një zë që thërriste: Ndalo aty dhe hajde lart!
E mbaj ment si tani atë ditë të zezë, se isha 6 vjec. Edhe tani me buçasen veshët nga ai tmerr i plumbave, dhe nga ai zë kobsjellës. Kuajt e ngarkuar me placka u trembën, shpëtuan nga kapistra dhe u turrën posht shkurreve.
Ne të gjithë u strukem në rrëzë të përralleve. I lebetitur, e kapa baban fort për xhakete. Ai më fërkoj kokën dhe më tha: mos u tremb! Kjo ishte përkëdhelja e fundit që mora nga babai. Ndërkohë, zëri që nuk e dinim nga vinte përsëritej vazhdimisht, në emër të babait: Hajde lart!
Babai në se do të kishte ndonjë faj përsipër e kishte të lehtë të ia mbathte pyllit, posht nga Parika, kështu i thonë një lagje të Mesaplikut, por i vetedishem se s`kishte bërë asnjë të keqe, përveç të mirave, vajti me këmbët e tij tek kriminelet komunist: Mevlan dhe Bako Dervishaj, fshatarët tanë.
Sipas dëshmive të të ndierit Mete Zogu nga fshati Bashaj, sepse edhe ai ishte kapur nga terroristet komunist, babanë tim e kane torturuar duke e rrahur me dru, aq sa i kane thyer edhe duart.
Babai është munduar të merrej vesh me ta duke u thënë: Ç`kini me mua, ç`fare u kam bere? Por ata i kanë thënë se ti je bërë streha e reaksionarëve të Ballit Kombëtar: Ago Agaj, Sinan Leskaj, Jahja Meçaj, dajua im, etj.
E pushkatuan në vend. Siç thotë dëshmitari Mete Zogu, Bako Dervishaj edhe pasi babai është shtrirë për tokë nga tortura dhe plumbat e ka qelluar me pistolet ne koke. Kufomën e xhveshën dhe teshat ja muarën.
Kjo është e verteta ose tragjedia e familjes që unë biri tij dhe gjith familja e vuajtëm gjith jetën tonë deri në vitin 1990. Sot, bijt e etrëve gjakatarë, trillojnë e mashtrojne se gjoja babai paska marrë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar në dy luftime me partizanër që janë bërë në Velç.
Babanë e vranë në lulen e rinis në moshën 33 vjeçare. Ja lanë gruan të ve me katër jetim më e madhja 11 vjec. Xhaxhai im Aliko Deliaj, e kërkonte vëllanë, ku humbi! Këta bandit nuk i treguan të vërtetën dhe as vendin ku e kishin pushkatuar.
Xhaxhai i mjere, e kerkoj natë e ditë dhe mundi ta gjej vetëm pas një jave, në vendin e quajtur Maja e Ferrës, atje ku e kishin pushkatuar. Si sot i mbaj mend klithmat me zë të fort të xhaxhait kur qante: “O vella dereziu!”, klithma që prunë gjëmen në shtëpinë tonë.
Nga ai zë i përvajshëm, nëna u droth e tëra dhe më shtërngonte mua në gji. U hap kuja në pragun e Delije. Vajtën e muarën kufomën e babajt, qe nuk gezoj por i la femjët jetim. E varrosen të nesërmen. Hoxh, mulla Sulua, që ka larë kufomën e babait dhe ajo nëna ime e gjorë, e dinë se sa plumba kishin derdhur komunistët mbi trupin e tij.
Nëna ime si trimëresh nuk u përkul, perballoj shumë peripeci nga diktarura e Bakos dhe Mevlanit, dhe kriminelëve të tjerë komunist të Smokthinës, por kurre nuk ju nenshtrua.
Në votimet e vitit 1945 nëna së bashku me motrën Saminenë e hodhën votën në kutinë e zezë, siç i thoshin në atë kohë d.m.th. kundër Partisë Komuniste.
Nuk mjaftoi vrasja e babait, por nënës nuk i dhanë triskën e frontit, ose për ta kuptuar rinia e sotme e shpallën armike populli!
Në shtëpinë tonë nuk na vinte njeri, sepse kështu ishte në atë kohë armiku i popullit duhet izoluar dhe të mos i shkelë njeri në shtëpi as për të mirë dhe as për të keq. Vetëm dajua dhe hallat na vinin se dhe ata ishin “armiq të popullit”, si ne. Nëna punonte pa u prejtur asnjë ditë për të rritur fëmjët bonjak. Ka punuar si burrë edhe me pendën e qeve. Nëna ishte arsim dashëse, me shume sakrifica na arsimoj dhe, donte me çdo kusht që të iknim nga fshati në Vlorë e të shpëtonim nga komunistët e pa shpirt të Smokthinës.
Nëna u mundua shumë, për të marrë një vërtetim nga fshati që unë të ndiqja një kurs një vjeçar për gjeollog. Falë ndihmës së kryetarit të keshillit të fshatit Bashaj, Besho Iliazit, munda ta kryej atë kurs dhe më von të rregjistrohem në arsimin e lartë, pa shkëputje nga puna, në Fier për inxhinjer gjeolog.
Ne vitin 1974, Partia Terroriste me firmën e Ramo Tares, Bekim Pipës dhe Aliko Hoxhës, (babai i të cilit u vet var në degë të perrallit), udhëheqës të asaj partie famë keqe më pren të drejtën për të ushtruar profesionin e inxhinjerit për të cilën ishja diplomuar. Të pa ngopur me gjakun e babait që pushkatuan pa gjyq, mua me shpunë punëtor në puset e naftës, motrat punëtore në ullishte, kushririn Skeder Deliaj punëtor në frutore etj.
Djeme e xhaxhait, Alikos, mbarun arsimin e mesmen me mesatare note 10 dhe nuk u dhanë të drejtë studimi.
Xhahxanë tjetër, Ahmetin, që kishte qënë partizan, dhe më pas oficer, e çmobilizuan dhe i prenë pensionin e invaliditetit.
Partia terroriste e Bako Dervishit dhe e Mevlan Dervishit të pa ngopur me gjakun e babait, me persekucionin e xhaxhallarëve vazhdoj luften dhe me femijët tanë: vajza ime mbaroj arsimin e mesmen me mesatare 10 dhe nuk i dhanë të drejt studimi për arsye se kishte gjyshin të pushkatuar!!!
* * *
Lira e vërtetë që erdhi me Partinë Demokratike dhe përmbysjen e atij regjimi çnjerzor na gjeti si familje në vijën e parë të luftës për liri dhe demokraci. Ne dhamë shembullin e nëpunësve ne vizion europian.
Ne prill te vitit 1992, me emërun drejtor të Ndërmarrjes Kerkimit në Vlore. Reformat që realizova nuk prekën fshatarët e mi me gjithëse ishin komunist dhe kishin mbajtur ndaj meje një qëndrim armiqësor. Mane Bullën e mbajta ne profesionin e tij, Bako Jahaj, ish anëtar plenumi Komitetit të Partisë e mbajta në punë, po kështu Dalip Hasanin nga Velça, etj. Me këto veprime nderova vendin ku kam ler dhe familjen time fisnike dhe nuk u mora me biografi ashtu siç kishin bërë këta komunist që unë i mbajtja në punë.
Une gjithëmon kam dhënë kontributin tim modest për përparimin e Vlorës sonë të dashur, ne strukturat e Partise Demokratike, duke mbajtur poste të ndryshme drejtuese: si sekretar seksioni, kryetar i qendrës votimit, delegat ne konferencen Partis etj.
Erdhi viti famkeq 1997 , viti i trazirave, ku bijtë u munduan si etrit të merrin me grykën e pushkës pushtetin që ua kishin marrë ballisto – zogistët. U përsërit dhe një her vëllavrasja, terrori, dhe pabesia e bijëve.
Filloi terrori ndaj fëmijëve tanë: Vajzës, nëpunëse në prefekturë i bënë presion me armë të dorëzonte çelësat… Përpara këtij terrori si të etërve u detyruam te iknim në Tirane, për të shpëtuar jetën e fëmijëve. Lam vendin ku kishim lere dhe rritur te terrorizuar nga bandat terroriste komuniste.
Pavarësisht nga terrori ushtruar edhe në Tiranë u aktivizuam familjarisht në strukturat e Partisë Demokratike deri në fitoren e sajë në vitin e bekuar 2005. Pas kësaj fitorje i gëzuar se vendi do të ecte në udhën e lirisë dhe demokracisë, emigrova në Shtetet e Bekuara të Amerikës siç thoshin të parët tanë për atë vend.
* * *
Kur Bako Dervishi me suiten tashmë të rënë nga vakti nga poshtrimi që u bëri diktatori u muar me historinë e Smokthines së bashku më suiten qe i vinte nga mbrapa: ish spiunë dhe bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Historinë vazhduan ta falsifikojnë sipas mësimeve të kriminelëve Enver Hoxha e Hysni Kapo. Njerës pa dinjitet, shkruanin vetem per familjen Dervishaj, se ajo qënka familje që ka bërë luftën, që ka ndërtuar socializmin etj., dokrra si keto.
Per familjet atdhetare nacjonaliste dhe të persekutuar politik, vetem harresë, sharje dhe përbuzje të turpshme, kështu p.sh. në gazetën “Borba”, ose “Zëri i Popullit” më 25 nëntor1995, komunistët kriminelë të Smokthinës, spiunë të Sigurimit të Shtetit, botuan një artikull sipas të cilit Balli Kombëtar paska djegur, paska masakruar dhe e paska grabitur pasurine e smokthinjotëve!!! Harruan këta banditë të pa skrupullt se ishin ata që i muarën fshatarit tokën, bagëtinë dhe në fund edhe pulat e kotecit, duk e shndërruar fshatarin tonë kryelartë në një skllav të kohëve moderne.
Burrat smokthinjotë iu përgjigjën menjëherë këtyre spiunëve, këtyre barbarëve të ditëve tonë, përgjigje që po e botoj krahas këtij shkrimi, duke denoncuar krimet dhe bëmat çnjerzore të etërve të tyre.
Është krim dhe fatkeqësi për vlonjatët që një rrugë në lagjen Skele, ku kalojne ujrëat e zeza, ka emrin e kriminelit Mevlan Dervishaj, po kështu edhe një rrugë në Tiuranë, ku tregëtohen vjetërsira, ka emrin e kriminelit tjetër Bako Dervishaj. Nuk e di se ç`far kontributi kanë dhënë këto mostra, përveç krimeve çnjerzore ndaj vëllezërve dhe fshatarëve të tyre.
* * *
Është e pa falshme që në qeverinë e “Rilindjes” së Edi Ramës postet kyçe i kanë bijtë e etërve që mbytën Shqipërinë në gjak dhe lor mjerimi. Kështu mund të rilindë vetëm diktatura e moderauar dhe jo demokracia e Shqipëria.
Me këtë rast u bëj thirrje fëmijëve të tyre, nipërve dhe mbesave të lexojnë veprën e z. Enver Lepenicës etj., për të njohur fytyrën e vërtetë çnjerzore të etërve të tyre.
Këta atdhetarë kan shkruar historine e vërtetë të dhunës, terrorit dhe krimit të etërve tuaj, mbi bazën e dokumentave. Kjo është histori, jo ajo që bënë baballarët apo gjyshërit tuaj.

KRIMET ÇNJERZORË TË BANDËS SË KUQE TË MEVLAN E BAKO DERVISHAJ NË SMOKTHINË.
Përgjigje gazetës “Zëri i Popullit” datë 25 nëntor 1995

Komunistët janë kriminel të lindur, ata nuk ndryshojnë.

1. Maj 1943. Deklaratë e Hasan Alimerkos, i plotfuqishëm i Partisë Komuniste në Mallakastër:
“Tu hidhet bexinë në shtëpi, duke i djegur edhe fëmijët, vëllezër e ç`kanë në shtëpi, që kështu të marrën tmerr të gjith ata që kanë ndërmend të bëjnë ndonjë diçka kontra Partis…
Jemi në merak na shkruani, përse ngjau gjith kjo fatkeqësi. V.F.L.P. Të fala Hasani”.
(AQSH, F.18/AP, V. 1943, D. 29, f. 8)

2. Maj 2007. Deklaratë e kryetarit të Partisë Komuniste Shqiptare.
Pas 54 vjetësh nga krimineli Hasan Alimerko, në vitin 2007, Hysni Milloshi, pyetjes se kush janë armiqtë e popullit në ditët e sotme i jep këtë përgjigje :
“Ata që kanë drejtuar Shqipërinë pas vdekjes se Enver Hoxhës: Presidentët , kryeministrat, ministrant, deputetët, dhe fansat e tyre. Të gjith këta. Të gjithë.
Mënyra më e mirë për t’i zhdukur nga faqja e dheut qentë rrugaç do të ishtë sikur ndonjë lab t’i piqte në hell këta monstra dhe t’ua hidhte qenëve të rrugës. Duhet të gordhin të tërë.”
(Gazeta “ndryshe”, Tiranë, dt. 25.5.2007)
* * *
Smokthina është një krahinë e vogël në juglindje të Vlorës dhe përbëhet nga 4 fshatra: Ramica, Matogjini, Bashaj dhe Mesapliku. Që nga viti 1943, me urdhër të Dushan Mugoshës, banda terroriste e Hysni Kapos me dorën gjakatare të Mevlan Darvishaj dhe Bako Dervishaj, po nga kjo krahinë, ushtroi terror në këto katër fshatra të vegjël:
– Pushkatoi pa gjyq 24 fshatarë,
– Vdiqën në burgje nga torturat, mungesa e ushqimit dhe barnave 5 vetë,
– Zhdukën pa nam e nishan Gani Zykën nga Matogjini,
– Vuajtën pa faj në burgjet komuniste për motive politike 26 vetë,
– U arratisën jashtë shtetit për të shpëtuar kokën 23 vetë.
– Shumë familje vuajtën internimin në kampet e përqëndrimit komunist, të ngritur në kohë paqie, që ishin më të tmerrshëm se kampet nazi-fashiste, ndërmjet tyre tre gra: Zelë Meçorrapaj, Ismete Meçorrapaj dhe Fiqirete Meçorrapaj, nga viti 1945 deri më 1990-tën.

Ne, fshatarë të Smokthinës, që nënshkruajmë më poshtë, denoncojmë publikisht kriminelët terrorist komunist.
Denoncojmë botërisht terrorin dhe krimet e kryera në luftën vëllavrasëse gjatë viteve 1943 – 1944 nga komunisti Mevlan Dervishaj, komandant i një çete partizane dhe nipi tij Bako Dervishaj, të dy nga Ramica të cilët kanë vrarë me dorën e tyre, ose janë vrarë në prani të tyre.
Ne i akuzojmë për pushkatimin pa gjyq të:
1. Mahil Shabanit plak 70 vjeç, ish kryetari i parë i Këshillit Nacionalçlirimtar, të cilin e kanë masakruar barbarisht me thika, në tetor të vitit 1943, në vendin e quajtur Përroi i Percës, në të dalë të fshatit Matogjin.
2. Lesko Deromemaj, u masakrua me thika së bashku me Mahil Shabanin, deri sa u doli shpirti!
3.Hasan Deliun nga Matagjoni, në prill të vitit 1944, sipas dëshmitarëve që jetojnë, ende sot, e kanë masakruar me thika dhe rrahur me dru. Trupi i tij u gjet nga i vëllai në një rrëke në vendin e quajtur Maja e Ferrave.
4. Dalan Kokën nga Matogjini, e kanë vrarë brenda në spital në Tiranë ku ishte duke u mjekuar nga plagët që kish marrë në luftën me nazistët në Prezë të Tiranës.
5. Ismail Birçaj nga Ramica e arrestuan në një shtëpi të fshatit ku ish si mik dhe e pushkatuan në oborrin e xhamisë së fshatit.
6. Safet Birçaj, u pushkatua së bashku me Ismailin, të cilin e kishte kushëri, ndërsa po kthehej nga Vlora me një trastë me bukë!
7. Qani Liçaj nga Ramica, pasi e torturuan e pushkatuan në afërsi të fshatit.
8. Nexhip Agaj nga Ramica e nxjerrin me forcë nga shtëpia dhe e pushkatojnë.
9. Sako Deromemaj nga Mesapliku e pushaktuan në një rrugë të fshatit.
10. Hasan Muçohasani nga Mesapliku e pushkatuan pranë shtëpisë së tij.
11. Halim Derri nga Bashaj e pushkatuan pranë shtëpisë së tij në fshatin Mekat.
12. Neim Meçorrapaj nga Mesapliku i cili ishte sakat dhe i paralizuar. E nxorrën zvarrë në oborrin e shtëpisë e pushkatuan përpara gruas e fëmijëve dhe i vunë zjarrin shtëpisë brenda së cilës u dogj edhe një fëmijë 4 vjeçar.
13. Jaup Koçiu nga Mesapliku e kanë marrë nga shtëpia dhe e kanë pushkatuar në Boder.
14. Murat Sullaj, nga Mesapliku, u pushkatua së bashku me Jaup Koçiun në Boder.
15. Sulo Alushi nga Mesapliku e pushkatojnë në Matohasanaj
16. Mustafa Alushi nga Mesapliku e pushkatojnë së bashku me Sulo Alushin në Matohasanaj.
17. Veledin Kocaqi u pushkatua në Drashovicë në çezëm ndërsa ishte duke pirë ujë.
18. Fejzo Ruka nga Ramica u vra në pritë.
19. Istref Meçorrapaj 18 vjeç nga Mesapliku e vranë në pritë dhe e xhveshën lakuriq duke i marrë të gjitha rrobat e trupit dhe orën e dorës.
20. Hysni Jaupaj u vra në pritë
21. Malo Z. Lelaj u vra në pritë, ditën që u inagurua Çeta e Smokthinës “ Zigur Lelo”, po atë ditë komunistët dogjën edhe shtëpitë e Xhemil Meços, udhëheqës i Ballit Kombëtar.
22. Xhemil Ruka u vra në pritë
23. Refit Hyseni u vra në pritë
24. Petref Agaj, u dënua me vdekje më 1949 dhe u deklarua pushkatimi i tij, por në burgjet
komuniste ai ka qenë i gjallë deri në vitin 1960, pastaj humbi çdo e dhënë për të.
* * *
Shumë njerëz kishin planifikuar për të vrarë Mevlan Dervishi, Bako Dervishi, Dane Mehmeti e banda e tyre territoriste, por që ata për fatin e tyre u shpëtuan plumbave të pabesë të komunistëve të Smokthinës, si:
– Bego Veshi i cili u shpëtua nga e kunata duke e futur në sepeten e nusërisë.
– Hysni Hyso Prronaj dhe Alush Manxhar Agaj u arrestuan nga komunistët terorist tek kullosnin bagëtinë u mbyllën në katuan e shtëpisë të EminVejko Muçaj. E zonja e shtëpisë Tatua natën u hapi derën e katoit dhe ata u arratisën.
– Ali Balaj nga Matogjini u vu para skuadrës së pushkatimit, por revolta e bashkëfshatarëve i shpëtoi jetën.
– Maze Merkën e morën forcërisht partizan dhe ai u arratis. Komunistët pushkatuan dajon e tij Hasan Hamzo sepse kish ndihmuar nipin.
E me shembuj të tillë mund të vazhdonin gjatë …
* * *
Të gjithë janë vrarë nga bashkëfshatarët e tyre, Mevlan e Bako Dervishi arbritrarisht pa gjyq, për mëritë, cmira apo motive të dobëta dhe për hakmarrje, apo bindjet antikomuniste të viktimave.
Për të justifikuar krimet praktikuan shpifje, falsifikime, mashtrimin e prapaskenat. Ata, në kurriz të viktimave të tyre u bënë pashallarët e vendit.
Gjatë viteve të diktaturës enveriste, si karrieristë arritën në poste të larta dhe u vunë këmbën në fyt e u zunë frymën smokthinjotëve. Ata i shpallën luftë humanizmit, dhe fitoi shtypja e terrori fizik e psikologjik.
Duke qenë të pangopur dekada të tëra, kur bënë ç’deshën, ata përsëri vazhdojnë të njëjtin avaz, duke shpifur e zhgaravitur me shkrimet e tyre në “Zërin e Popullit”. Ata ngacmojnë pa u ngacmuar, ndezin përsëri urat në vend që të heshtin.
Mevlani e Bakoja këta sadistë, personifikim i ligësisë së rracës njerëzore, mbi të cilët rëndon turpi dhe mallkimi i grave shamizeza, nënave smokthinjote edhe sot vazhdojnë avazin e tyre të vjetër: Përdoren për elektorat. Ata jetojnë, me ëndërra për aventura gjakatare.
Është në nderin dhe interesin e kombit që t’u pritet dora e zezë dhe gjuha e nepërkës e të mbërthehen në shtyllën e turpit Mevlanët e Bakot, që të marrë frymë lirisht Shqipëria, për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga e kaluara e saj katran.

(Për më gjerë lexo: Edison Musaraj “Smokthina dhe Smokthinjotët” Vlorë 2006, f. 84 -86,
dhe gazetën “Balli i Kombit”, dt. 29.2.1996, f.6)

Jaho Leskaj
Agron Deliaj
Feti Rexhepi
Hamit Meçorrapaj
Qerem Leskaj
Fadil Meço
Bardhosh Derri
Edison Musaraj
Brahim Birçaj
Namik Manxhari
Çerçiz Sulaj
Zija Meço
Kaiser Deromemaj
Merko Liçaj
Kujtim Meço etj.

Filed Under: Analiza Tagged With: 70 vjetori, Agron Hasan deliaj, Enver Lepenica, Kush ma vrau babane

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT