• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REÇAKU-KUJTESA JONE KOMBETARE

January 15, 2018 by dgreca

Kosovë-19 vjetori i masakres së Reçakut/1 Thaci perulet-Në 19 vjetorin e masakres së Reçakut homazhe dhe akademi përkujtimore. Në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë. Ambasadori amerikan William Walker, në atë kohë kur ishte shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit/1 Walker

REÇAK, 15 Janar 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Me homazhet që kanë nisur në mëngjes në Kompleksin Përkujtimor dhe me një akademi në mesditë, u kujtua sot në 19 vjetor masakra në Reçak.

1 Lulet ne mes

Homeazhe në Kompleksin  Përkujtimor të Reçakut bënë  dhe folën në akademi presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronatin e të cilit u mbajt akademia përkujtimore, kryeministri Ramush Haradinaj,  kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.1 ramushi RecakNë Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë. Ambasadori amerikan William Walker, në atë kohë kur ishte shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit. Ambasadorit amerikan Walker, në praninë e tij, para një viti iu zbulua shtatorja në fshatin Reçak dhe iu nda një pllakat-falënderimi e mirënjohje e përgjithmonëshme, i pritur në ambiente familjare nga kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli. Ambasadori amerikan Walker edhe sot ishte në Reçak shumë i mirëpritur.

1 Reçaku salle

Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën më shumë se 12 mijë shqiptarë, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

PRESIDENTI THAÇI: REÇAKU ZGJOI NDËRGJEGJEN E BOTËS

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, dhe më pas mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut.Në fjalën e tij, presidenti Thaçi, tha se para 19 viteve Reçaku u bë emër i njohur në tërë botën dhe hyri në historinë moderne të Kosovës si fakt dhe simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot.I pari i vendit tha se më 15 janar 1999 formacione policore dhe ushtarake serbe kryen vrasje  të rënda mbi popullsinë e paarmatosur.“Në Reçak u vërtetua edhe më mirë politika serbe e terrorit sistematik, e gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit, që mori përmasa të mëdha në vitet 1998 dhe 1999”, duket shtuar më tej se “Mëngjesi i 15 janarit 1999, ishte i rëndë jo vetëm për Reçakun, por për tërë Kosovën”, theksoi presidenti Thaçi.

Presidenti tha se Reçaku me sakrificën e tij e zgjoi ndërgjegjen e botës demokratike.

“Emërtimi i krimit me emrin e vërtetë nga miku i Kosovës, ambasadori Uiliam Uollker ishte një akt sensibilizues i çështjes së Kosovës”, tha Thaçi duke shtuar se sakrifica e Reçakut e përshpejtoi vënien në lëvizje të diplomacisë ndërkombëtare.Kreu i shtetit tha se për herë të parë në historinë e Kosovës, u organizua një konferencë ndërkombëtare në Rambuje, ku pala shqiptare ishte e barabartë në tryezë. Kështu sipas tij, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndërkombëtarizua maksimalisht.“Nga kjo Konferencë doli dokumenti politik i cili i hapi rrugë intervenimit të NATO-s, për të mbrojtur popullatën e Kosovës”, duke theksuar se deri te këto zhvillime pozitive ne favor të Kosovës nuk do të arrihej pa mundin dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë, pa sakrificën e Reçakut.I pari i vendit tha se nuk do t’i harrojmë as krimet që regjimi serb i ka bërë në Kosovë, për të cilat një ditë do të japë përgjegjësi.Presidenti theksoi se Kosova u çlirua dhe hapi kapitujt e ri të jetës së lirë. “Së shpejti do të kremtojmë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Brenda kësaj dekade janë shënuar të arritura të jashtëzakonshme në procesin e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të pavarësisë”, pohoi ai.Ai tha se Kosova është tregim i suksesshëm i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe përkrahjes ndërkombëtare.“Jemi bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, shtet demokratik, ku çdo qytetar është i barabartë, pa dallim etnie, kulture apo religjioni”, duke theksuar se ndërtimi i përditshëm i një Kosove të re, të përparuar, të lirë dhe demokratike, që ishte edhe amaneti të rënëve për liri, çdo herë e më shumë po bëhet realitet.Presidenti Thaçi theksoi se miqësinë e ndërtuar me miqtë dhe aleatët tanë, në kohë të vështira dhe në ditët e mira,  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e BE-së, e ruajmë dhe e kultivojmë si vlerë të përhershme.“Kosova dhe qytetarët tanë kanë një orientim të qartë, integrimet euroatlantike. Në këtë rrugë askush nuk mund të na ndalë”, pohoi ai, duke shtuar më tej se vonesa mund të ketë, por ne nuk kemi rrugë tjetër.“Do të jemi në lartësi të përgjegjësive institucionale që sa më parë ta heqim izolimin për qytetarët tanë. Ne vetë mund t’i ndryshojmë gjërat për të mire”, pohoi ai.Në fund, presidenti Thaçi tha si shoqëri, të punojmë bashkë që në këtë vit jubile, Kosova ta forcojë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e vet shtetëror.

1 Thaci 1KRYEMINISTRI HARADINAJ: RRUGA E LIRISË NUK KA QENË E LEHTË1 Kryem Haradinaj

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vuri kurora lulesh në Kompleksin Memorial dhe mori pjesë në Akademinë Përkujtimore që u organizua nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 19 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve në këtë akademi, familjarëve të të vrarëve dhe personaliteteve të jetës politike e akademike, tha se këtë ditë e ndan dhe e kujton me shumë respekt.

“Kur jam këtu, e di që jam në Krushë, që jam në Meje, që jam çdo kund në Kosovë. Rruga jonë e lirisë nuk ka qenë e lehtë. Deri në liri kemi shumë dhimbje, shumë vuajtje, shumë flijime, njëkohësisht edhe rruga jonë për shtetin e Kosovës nuk është e lehtë, por nëse besojmë në të drejtën tonë ja dalim dhe do t’i mbetemi çdoherë besnik të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme!”, tha kryeministri Haradinaj.Në këtë Akademi Përkujtimore para të pranishmëve foli edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ambasadori William Walker, dhe Xhavit Jashari në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK. Në fund me një kronologji të pranishmëve iu drejtua Fehmi Mujota,  ndërsa në emër të fshatit Reçak, të pranishmit i falënderoi kryetari i fshatit, Adem Ramadani.

VESELI: VARRET E REÇAKUT PRESIN DREJTËSI1 Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, për të kujtuar viktimat e njërës prej masakrave më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.Pas homazheve, Kryeparlamentari Veseli, duke folur në Akademinë Përkujtimore, ka thënë se janari është muaji i rënieve të mëdha, i dhimbjeve të mëdha.“Është muaji i Reçakut, fshatit të martirizuar për lirinë e Kosovës. Sot bëhen 19 vjet nga dita e kobshme e 15 janarit të vitit 1999. Vitet po kalojnë, por kujtimi dhe përmasa e asaj dite nuk do të harrohen kurrë. Sot, ne jemi shtet i pavarur dhe sovran. Pas 1 muaji, festojmë 10 vjetorin e pavarësisë, por një gjë duhet ta kemi parasysh: Beteja e Reçakut ende nuk ka përfunduar. Kjo është beteja e drejtësisë për Reçakun. Kjo është beteja për të vërtetën e Reçakut”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.

Kreu i legjislativit ka theksuar se varret e Reçakut presin drejtësi.

“Ata që urdhëruan dhe ekzekutuan krimin mbi Reçak ende janë të lirë. Ky është turp për drejtësinë ndërkombëtare”, është shprehur Veseli.Kryeparlamentari Veseli ka shtuar se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare pa u vendosur drejtësia për Reçakun, si dhe për masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës.“Nuk ka drejtësi ndërkombëtare aty ku synohet të vendoset barazimi në mes agresorit dhe viktimës. Nuk ka drejtësi aty ku tentohet të vendoset barazimi në mes një ushtrie gjenocidale dhe një lëvizje çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet unike në pastërtinë e kauzës dhe luftës së saj. Çdo përpjekje që përmes Gjykatave të deformohet karakteri i saj, paraqet një sfidë të madhe për të gjithë ne. Tanimë para nesh kemi një sfidë të pashmangshme, por të tejkalueshme. Sfida e Gjykatës Speciale është një betejë që duhet ta fitojmë, sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë”, ka deklaruar Kryeparlamentari Veseli.

Ai, po ashtu, ka thënë se masakrat serbe do të dënohen. “Masakrat serbe mbi njerëzit tonë do të dënohen, së bashku me këtë edhe kryesit dhe urdhëruesit e tyre do të dalin para drejtësisë. Shteti i Kosovës, institucionet gjegjëse, nuk do të lënë veprim pa ndërmarrë që t’i shkohet deri në fund holokaustit kundër shqiptarëve”, ka thënë Veseli.

MASAKRA E REÇAKUT, DISA NGA RAPORTIMET PARA 19 VITEVE:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-15.ata.html

[05] Serb forces attack Shtimje areas

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb police and army forces had started early on Friday an offensive against Recak village, Shtimje area.Sources of the Council for the Human Rights said that heavy artillery was bombing the village while Serb infantry was attacking Albanian villages.

There are no reports on the consequences of the attack but the population is fleeing the area. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[12] Rugova urges deployment of NATO forces to calm situation

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the situation in Kosova was worse, dangerous and tragic and deployment of NATO troops would calm it.Rugova condemned the attempted assassination of the chief of the Kosova Information Office Enver Maloku calling it an attempt against the independent institutions of Kosova. He added that a “new climate of violence with unclear killings” was created in Kosova.

He called “dramatic” the presence of the Serbian army in Prishtina and blocking of access to Prishtina by Serb armed groups.

Rugova hailed the intervention of the OSCE chairman -in-office Knut Vollebaek and chief of the OSCE mission there William Walker and his staff in calming the worse situation created during the week.

But “the deployment of NATO troops in Kosova will calm the situation and guarantee safety for citizens and that part of Europe and world,” Rugova said. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-16.ata.html

[22] 80 Albanians killed, massacred in Shtimje

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that some 60 to 80 Albanians were killed and massacred by Serb forces in Recak village, according to sources of the Kosova Democratic League in Shtimje.

Most of them were women, old men and children. They were killed while trying to flee the attack and found dead out of the village. Killed and massacred people were also found in houses with 24 persons killed in a room.

Eight out of all killed and massacred in Recak are KLA members. LDK sources in Shtimje said that there were no reports on casualties in Mollopolc and Petrove villages, which were the targets of the attack of large Serb military, police and paramilitary forces.Sources said that identification of those killed and massacred was continuing. /lh/ak/

[24] Kosova leader urges NATO immediate intervention

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the president of Kosova Ibrahim Rugova urged on Saturday an urgent intervention of NATO forces in compliance with the decision on immediate activation of the alliance.Rugova said that an energetic and decisive international intervention could stop the Serb military and police machine and create preliminaries for a political solution to the Kosova issue. Rugova made the statement after yesterday’s massacres of Serb forces in Shtimje region.He strongly denounced the massacre of the Albanian population and said that the heavy attack of Serb forces against the Shtimje region was undertaken while the international factors were engaged in finding a political solution to the Kosova issue.The attack against the civilian population was a flagrant opposition to these efforts, Rugova said in his statement.He urged international energetic intervention in Kosova in today’s meetings with an extensive delegation of the Foreign commission of the Norwegian parliament and Swiss ambassador to Belgrade Pol Vilfi.Many political parties and organisations condemned the massive execution of Albanians in villages of Shtimje and asked for urgent deployment of NATO forces in Kosova. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[26] Kosova president declares mourning day

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Kosova president Ibrahim Rugova declared Sunday a day of mourning in Kosova.Sources of the presidency said that “following the massacres of dozens of Albanians in the commune of Shtimje by Serb military and police forces, the president of the Republic of Kosova declares Sunday, January 17, 1998 a mourning day in Kosova to honour the victims.” lh/ak/

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-17.ata.html

[01] Massacres in Recak – monstrous crime against innocent people

TIRANA, Jan 16 (ATA) – Albanian Foreign Ministry condemned on Saturday the latest massacre in Recak, Shtimje, of Kosova, with over 40 innocent Albanians mostly women, children old men, executed by the Serb military forces.The Ministry said in its statement that this new act of fascist type committed by the grand Serb chauvinism units represented not only a monstrous crime against innocent people who were asking for their freedom and rights but it also was a crime against humanity as well as a worse challenge against the international community.Massacres in Recak showed once again that Belgrade regime was increasingly engulfing in a deep crisis. It was committing the most monstrous crimes and was experimenting fascist methods of massive extermination against Albanians in Kosova, the statement said.The new crime of the Serb chauvinism was at the same time a great challenge against international organisations which were engaged in finding a peaceful solution to the conflict in Kosova.

The statement said that this act showed that the regime of Milosevic (Slobodan, president Yugoslavia) had never been and would not be for a peaceful solution to conflicts and that this regime was a product of the most aggressive nationalism which lived in mid of continuous generation of conflicts.

The Albanian Foreign Ministry urged the international community, international institutions, government of the United States and those of the European Union to immediately intervene to stop the massive exterminating campaign against Albanians in Kosova and find a right solution as soon as possible to this bloody conflict. /dast/ak/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, i masakres, Kosovë-19 vjetori, së Reçakut

Perkujtohet 70-vjetori i Masakrës së Tivarit(1945-2015)

April 1, 2015 by dgreca

Nga Dr.Nail Draga/*
Përkujtojmë një ngjarje tragjike e cila njihet me emrin Masakra e Tivarit, e cila ka ndodhur para 70-të viteve, pikërisht me 1 prill të vitit 1945. Ishte kjo tragjedia e shqiptarëve nga Kosova, e cila ishte planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave të kohës dhe e realizuar sipas një skenari të përgatitur më parë për qellim hakmarrje ndaj shqiptarëve.
Ne lidhje me numrin e të vrarëve varësisht prej burimeve ka të dhëna të ndryshme e ai numër sillet nga 1560 e deri në 4000 vetë! Mobilizimi i shqiptarëve nga disa vise të Kosovës si regrutë në aradhat partizane ishte bërë gjoja me moton për të ndjekur armikun përfundimisht nga territori i ish-Jugosllavisë.
Edhe pse ne popull dihej për ketë tragjedi dhe përshperitej për numrin e të vrarëve, saktësisht pak kush dinte të dhëna të sakta, sepse arkivat për shqiptarët ishin nen embargo, apo edhe dokumentat gjegjëse ka mundësi që janë zhdukur nga ato të cilët kanë realizuar ketë masakër.
Por, edhe pas shtatëdhjetë vjetëve kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar sa duhet nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë ishte e pa preferueshme dhe me pasoja për autorët.
Por, vetëm pas dështimit të sistemit monist dhe vendosjes së pluralizmit nga viti 1990 e më pas, opinioni i gjërë filloi të njihej ne detaje për ketë masakër, e ate duke iu falenderuar dëshmitarëve autentik të cilët kishin shpetuar nga kjo kasaphane e përmasave naziste e bërë nga pjesëtarët e aradhave partizane jugosllave gjoja “nacional-çlirimtare”.
Dhe janë këto individ të cilët e përjetuan personalisht ketë masakër të cilët kanë dhënë kujtimet e tyre për ketë kalvar të shqiptarëve nga mobilizimi i tyre në Kosovë dhe rrugëtimi ne relacionin Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar. Janë ata pjesëtarë të gjashtë eshaloneve ushtarake, të cilët kishin tretmanin e robërve e jo pjesëtarëve të njësive të rregullta ushtarake.
Qellimi i largimit të tyre nga Kosova ishte i planifikuar sepse serbet e kishin më të lehtë të vendosnin pushtetin e ushtarak, duke bërë riokupimin e Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore, pa përfillur premtimet e parimeve të Kartës së Atlantikut.
Veprimet vrastare në mjediset e Monopolit të duhanit në Tivar të realizuar nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze ia kanë kaluar nazistëve gjermanë, sepse të vrarët nuk janë varrosur por janë deportuar në vende të ndryshme për të humbur gjurmet e krimit, ku edhe sot varret mungojnë!!
Por, ne këtë regji shfarosëse ka pasur raste qe individ të ndryshëm të shpetojnë dhe të ikin ne drejtime të ndryshme, por edhe aty nëse janë zbuluar janë likuidur, sepse të gjithë shqiptarët janë cilësuar si armiq, nga pushteti ushtarak. Megjithate ka raste të veçanta që kosovarët janë strehuar e mbajtur nga familje shqiptare duke iu shpetuar jetën, si ne Tivar, Anë të Malit dhe Krajë, ku për raste të tilla egzistojnë dëshmi autentike.
Nuk ka dilemë se për këtë masakër përgjegjësia bie mbi pushtetin e kohës në Mal të Zi, por edhe ate të Shqipërisë. Sepse si te lejohet që të kalojnë nepër territorin e Shqipërisë eshalone të tëra qytetarësh kosovarë të përcjellur nga ushtarakët serbo-malazez gjoja për të marrë pjesë ne ndjekjen përfundimtare të armikut në Istër e Slloveni, kur Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund në këtë regjion nga nëntori i vitit 1944!.
Në lidhje me ketë ngjarje tragjike Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në vitin 2013, ka organizuar një sesion shkencor dhe është vizituar vendi i krimit ku jemi edhe ne sot. Por, duhet bërë çmos që në ketë vend të ngrihet një memorial i shkruar ne tre gjuhë kushtuar kësaj ngjarje tragjike. Një memorial i tillë duhet të jetë monument i kujtesës, për të kaluarën, tashmën dhe të ardhmën për të njohtuar opinionin e gjërë mbi ketë masakër që ka ndodhur në qytetin e Tivarit. Në rrethana të reja kur tash Kosova është shtet i pavarur i takon qeverisë së saj të inicojë një çështje të tillë me pushtetin në Malin e Zi.
Nuk ka dilemë se masakra e vitit 1945 nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi pushtetin aktual në Mal të Zi, por angazhimi ne drejtim të ndriçimit të saj do të ishte ne favor te rrethanave të reja shoqërore e politike, duke dënuar krimet e komunizmit të asaj kohe në ketë mjedis.
Nderim dhe kujtim i përjetshëm për viktimat e kësaj masakre!
Ju faleminderit
*(Fjala e mbajtur më rastin e 70-vjetorit të Masakrës së Tivarit në Tivar më 1 prill 2015)

Filed Under: Histori Tagged With: 70 vjetori, DR. NAIL DRAGA, i masakres, se Tivarit

Artikujt e fundit

  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT