• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

2500 persona në oqean festuan Vitin e Ri në spektaklin e akullit në New York

January 2, 2014 by dgreca

New York, 1 janari u festua edhe në oqean duke u larë në këtë të ftohtë polar/

Nga Beqir SINA, Brooklyn NY/

ROCKAWAY PARK BROOKLYN NYC: – Amerika është vendi i çudirave ; këtë e tregon edhe mënyra se si festohet këtu Viti i Ri. Në New York organizohet spektakli më madhështor në botë, në Pasadena të Kalifornisë, kur e gjithë bota e festojnë në mesnatë në mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit, në mes borës dhe të ftohtit, Pasadena e feston me parada me lule dhe trandafila si në Pranver.

Perjashtim bën edhe New Yorku me mënyrën që ka zgjedhur të festojë 1 janarin duke mos perjashtur  edhe mënyrat e ashtuquajtura “Ekstreme”, pra duke e festuar në oqean duke u larë dhe zhytyr në ujë edhe në këtë të ftohtë polar.

Në Brooklyn New York, dje më 1 janar 2014 bregdetin lindor të oqeanit Atlantik në temperatura ekstreme të ftohta, ishin rreth 2500 persona që bënë not dhe u zhyten në oqean në një traditë të këtillë që bëhet për ç’do vit në ditën e parë të çdo Viti të Ri.

Kështu ka ndodhur edhe dje  përgjatë bregdetit të qytetit të Bruklinit, në Rockaway Beach dhe Coney Island, dhe Long Island kur më shumë se 2500 veta i bën ballë temperaturat e ftohta – dhe të baticës të ulët – për të festuar një Vit të Ri “Ekstrem” duke notuar dhe u zhutyr në Oqeanin Atlantik .
Ngjarja më e madhe u zhvillua në Coney Island, ngjarje e cila si zakonisht tërheq me mijëra njujorkez, që sëbashku dalin në bregun e Oqeanit në zonën e quajtur Rockaway Beach. Aty grupe familjarësh u mblodhën në breg të bënin notë në 1 Janar 2014 me një zhytje në ujin e oqeanit të akullt e të ftohtë, duke festuat Vitin e Ri 2014 .
Temperatura e ajrit ishte rreth 30 degree – gradë, minus 1 gradë celcius në breg , dhe uji i oqeanit ishte rreth 19 degree pra minus 5 gradë celcius , sipas oqeanografikeve të Qendrës Kombëtare të të Dhënave .
Këtë mënyrë të të festuarit të ardhjes së Vitit të Ri e merr përsipër një Grup i cili thirret “Polar Bears in Coney Island – Arinjët Polar të Coney Island ” të cilët janë duke grumbulluar rreth tyre njerëzit “ekstremë” për dekada, por që janë shtuar shumë 20 vjetët e fundit , me organizator Tommy Pulkoski , një 58 vjeçar, i cili thot se tradita na ndihmon të festojmë edhe me ekstreme të këtilla vitin e ri .
“Është gjallëruese , ” tha Puloski. ” të fillosh Vitin e Ri në ujë të oqeanit në akull dhe të ftohtë . ”
Ai sqaroi se kjo ngjarje ka filluar në Coney Island me dekada por Grupi ynë e filloi qysh në vitin 1999 me vetëm me 10 fqinjët e tanë , që për çdo vit numëri i grupit është duke u rritur .

Në vitet në vazhdim ne kemi për t’u bërë më shumë se 200 apo 300 anëtarë “ekstrem” , tha ai duke qenë krenar për traditën e tij të vogël – të cilin ai tha se është më autentike me atë të klubit më të famshëm Polar Bear në Brooklyn e cila ka më shumë se një shekull që është mbajtur në këtë bregdet.

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Festa e Vitit te Ri, ne akull, New York

NDËRROI JETË SHKRIMTARI RIZA LAHI

January 1, 2014 by dgreca

Në prag të Vitit të Ri, në Tiranë, ka ndërruar jetë nga një goditje në zemër shkrimtari Riza Lahi. Ishte vetëm 63 vjec.Riza Lahi ka lindur në Shkodër në 16. 01. 1950. Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE – së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Lahi është anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve. Ai la pas 35 vepra letrare.

Redaksia e Diellit ngushëllon familjen Lahi për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Filed Under: Featured Tagged With: nderroi jete, Riza Lahi

Parada e 125-të e “Turit të trëndafilave” në Pasadena të Kalifornisë

January 1, 2014 by dgreca

Nga BEQIR SINA, New York/

PASADENA – KALIFORNIA : Viti i Ri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ka evaluar shume. Ne disa shtete federale ketu si ne asnje vend te botes, Viti i Ri pritet dhe festohet me ceremoni te veçanta. Çdo gje kulmon ne Pasadena – Kaliforni ku zhvillohet edhe Parada e Trandafilave – ose Parada e Luleve.Turma te medha njerezish ne qytetin Pasadena – Kaliforni dolen ne diten e pare te vitit te Ri per te pare Paraden e Trendafilave, nje parade e pervitshme, kjo me karrocat e terhequara nga kuaj dhe tribunat levizese te mbuluara me lule, marshimin e bandave frymore, dhe te grupeve folklorike dhe ekipeve sportive te shkollave te qytetit.

Ne parade moren pjese grupe orkestrale nga universtietet e Kalifornisë, nje platforme levizese nga qyteti i Meksikes, komuniteti Japonez, Kinez, Rusë, Venzuela, Kolumbia, Italia, Britania e Madhe, Franca, Hollanda e tjera, si dhe kercimtarë me kostume tradicionale te rajoneve.

Parada e 125të, e Trandafilave  paraqitur nga superkompania Honda është zhvilluar me temën ” Dreams Come True  – Endrra bëhet Realitet  “. Kjo temë është një kujtesë se jo vetëm që është e mundur për të arritur me sa duket të paarritshëmen përmes një fokusi të jashtëzakonshëm , me përpjekje , dhe një besim në probabilitetin e suksesit , por se ëndrra tashmë është bërë realitet . Thotë organizatori i kësaj parade spektakolare duke shtuar se :” Gjatë gjithë historisë njerëzore , ne kemi arritur “të pamundurën “, duke besuar në fuqinë e ëndrrave tona .
Rose Parade 2014 kësaj rradhe ishte zgjedhur për të tregura se si njerëzimi përball një bote të ëndrrave që kanë ardhur duke u bërë në vërtetë , kan arritur deri tek ne si rezultat i imagjinatës , pasionit , kreativitetit, dhe punës së vështirë . Ata janë të njohur në triumfin e vogël të një fëmije që fiton ekselentën e saj të parë në drejtshkrim , ose një ekip shkencëtarësh të cilët mund të na çojnë deri në hënë . Sido që të jetë ëndrra , të mëdha apo të vogla , intime apo të përbashkët , janë ëndrrat, janë historitë e jetës sonë .
” Dreams Come True ” është edhe një një festë më shumë se qindra vjeçare e përvjetorit të 125- të paradës së Trandafilave dhe 100 vjetori i garave të futbollit në- Rose Bowl Game, shembulli spektakolarë të përvojave, ku ëndrra u bëhet realitet . Loja , më e mirë në formë madhështore konkurruese , dhe paradë , në majën e shprehjes së imagjinative artistike në realizimin e gjithandej të paradës dhe mundësinë për për të festuar në rrugë si në verë kur dy të tretat e botës janë mbuluar nga bora dhe të ftohiti – janë me të vërtetë vendet ku “Dreams Come True – Endrrat vijnë e bëhen Realitet .

Turneu i Trandafilave 2014 Grand Marshall Vin Scully

Komentatori sportiv me famë Vin Scully , një ikonë në historinë sportive amerikane dhe ” zëri i fuqishëm i skuadrës Los Agelos ishte zgjedhur të mbante fashon e Paradës së 125 të Trandafilave. Në përzgjedhjen Scullysit , Presidenti i Tournament Roses, Scott Jenkins tha se përtej accolades të panumërta të transmetuesit , kjo është përulësia e tij dhe ndershëmëria që janë më mbresëlënëse .
Scully kohët e fundit njoftoi se ai do të kthehet në dhomën e transmetimit të skuadrës së futbollit amerikan Dodger për një sezon të paparë, sezonin e 65-të në vitin 2014. Ai e filloi karrierën e tij të transmetimit në baseballin profesionale në vitin 1950 , me Brooklyn Dodgers . Ai u pranua në Baseball Hall of Fame në vitin 1982 .

Edhe këtë vitë paradën në të dy anët e rrugës e kan ndjekur dhjetëra-mijëra spektatorë, që kanë qendruar për orë të tëra përgjatë itenerarit të caktuar prej gati 10 kilometrash në Pasadena të Kalifornisë në SHBA, ku kaluan pjesëmarrësit e paradës se 125-të të Pardës së quajtur “Turneu i trendafilave”.

Tematika e ndjekur këtë vit ka qenë ” Dreams Come True  – Endrra bëhet Realitet  “, dhe ka frymëzuar një grup të madh njerëzish, të cilët kishin zbukuruar makinat gjigante me lule dhe plot sende të tjera të çuditshme si, trena gjigand, anije me vela, kështjella të mbuluara me lule, disqe fluturuese, dinosaur, elfenat, mjelma, delfinë, pinguinë apo qen dhe lloj lloj objeketsh imagjinare me ngjyra dhe llule të freskta. Disa prej këtyre mjeteve lëvizëse janë mbuluar me më shumë së 200 mijë lule secila.

Përgatitjet për Pardën e Trandafileve në Pasadena të Kalifornisë zgjasin gati një vit po ato kanë intensifukuar punën e tyre në verë dhe kanë arritur kulmin në ditët para marshimit madhështor, kur është bërë edhe dekorimi. Si çdo vit një grup shumë i madh vullnetarësh janë marrë me sistemimin e mbi 100 mjeteve gjigante, disa prej të cilave kanë peshuar deri në 65 ton.

Në rolin e “Marshallit të Madh”, si thamë më lart u përzgjodh një figurë me famë nga bota e sportit e cila ishte zgjidhur të mbajë fashën Grand Marshall apo i “Marshalli i Madhi” i Parades së 125të të Trandafilave,, komentatori sportiv me famë Vin Scully , një ikonë në historinë sportive amerikane dhe ” zëri i fuqishëm i skuadrës Los Agelos.

Numri i pjesëmarrësve sidoqoftë këtë vit ka qenë edhe më i madh, kjo edhe për shkak të këtij përvjetori, e cila ka nxitur shumë prej qyteteve të marrin pjesë në marshim. Parada e turneut të Trendafilave është një event tepër i rëndësishëm, dhe u mbajt për herë të parë në Nju Jork në vitin 1890. Për një kohë të gjatë ka qenë simbol i shpresës për vitin e ri.

Pasadena – Kaliforni  Parada e Trandafilave – ose Parada e Luleve – Viti i Ri kalifornian

Kjo Parade mbahet çdo vit qe nga viti 1890, ku njerezit dalin ne rruge dhe parakalojne me uniforma sportive dhe veshje folklorike, e ushtarake shoqeruar nga bandat frymore muzikore, dhe karrocat e terhequra me kuaj e makinat e vjetra antike.  Rose Parade eshte nje feste qe shenon ardhjen e Vitit te Ri, e cila ka ardhur duke u rritur nga nje institucion vendor, siç eshte Bashkia e Pasadens.

Kjo feste qe mbahet me 1 Janar, eshte nje ceremoni kombetare, qe eshte shume e barabarte me prag renie te Topit te Vitit te Ri, ne Times Square Nju Jork. Me 1 janar 2014,  Rose Parade ose Parada e Trandafilave kete vit eshte sponsorizuar nga firma e automobilave Honda.

Motoja e saj kete vit tha Bashkia e Pasadenes ka qene “Ednrra bëhet Realitet”, ajo thane organizatoret e saj kete vit, premtoi me shume performance edhe me shume se zakonisht pjesmarrje te grupeve te ndryshme.

Ne Paraden e Trandafilave edhe kesaj rradhe mbreteroje parakalimi i karrocave plot me trandafila qe eshte quajtur 100 Rose Queen, Evanne Friedmann. Pas saj erdhi se bashku me nje grup te zyrtarve te Bashklise edhe Grand Marshali dhe liderit nga feja per ta bekuar paraden.

Spektakolare gjithandej ishte shperndarja e luleve me te bukura te rruzullit, hedhja gjate parakalimit te luleve,  petaleve, dhe farat dhe rrenjet, qe banoret sipas tradites t’i mbjellin ne kopshtetet dhe lulishtet e tyre

Ne Bulevardin Kolorado bandat muzikore jane vleresuar me çmime marshimi dhe njesite karrocave te terhequara prej kuajve, te zbukuruar me simbolet amerikane, do te benin nje marshin  te jashtezakonshm, duke u shoqeruar nga brohoritje dhe duartrokitje nga banoret qe qendrojne gjate ne dy anet e rruges.

Ndryshe nga çdo parade tjeter, kete here edhe banoret u ftuan te parakalojne duke vallezuar neper ruuget e Pasadenes . Si zakonisht  Parada filloi ne Ellis Street dhe Orange Grove Bulevardi, pastaj ngadale perparoi duke parakaluar te gjitha grupet  deri ne Bulevardin Kolorado

Ererat 5.5, eshte nje milje rruge e zgjedhur per marrshim deri tek kthesa qe vejn ne veri te Bulevardit Sierra Madre, ku eshte edhe stadiumi i futbollit me 90 mije vende, dhe qe ka te njejtin emer me festen –  Rose Bowl Stadium. Ketu eshte sheshi, ku behet mbyllja e parades se luleve – Rose Parade ose Parada e Trandafilave, ne rrugen Villa Avenue. Parada per çdo vit fillon ne oren 8:00 te mengjesit me kohen lokale dhe perfundon deri ne oret e vona te pasdites.

Cdo vit ajo transmetohet në kanalet më të rëndësishme televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në shumë vende të tjera të botës. Deri më sot , nga Turneu i Fondacionit Roses jan dhënë mbi 2 milion dollarë për projekte të ndryshme dhe programet në mbi 130 organizata .

 

Filed Under: Featured

Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 janar?

January 1, 2014 by dgreca

Me 2 Janara 1946 në Shqipëri: Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste  shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë./

Nga Astrit LULUSHI*/

366 – Një numër i madh forcash të fisit Alemanni kalojnë lumin e ngrirë Rhein duke pushtuar territore të perandorisë romake. Alemanni (Alamani) ishin një konfederatë fisesh gjermanike në pjesën e sipërme të lumit Rhein. Përmendur së pari nga Romakët në vitin 213, Alemanni kishin filluar të përhapeshin që në vitet 260, duke u shtrirë nga kufijtë e Ilirisë ose në Zvicrën veriore, dhe çuan në ato rajone gjuhën gjermane që flitet edhe sot. Në vitin 496, trojet Alemanni u pushtuan nga udhëheqësi frank, Klovis dhe u përfshinë në zotërimet e tij. Trashëgimia e Alemannit mbijeton në emrat e Gjermanisë në disa gjuhë. Sipas Asinius Quadratus (cituar në mesin e shekullit të 6-të nga historiani Bizantin Agathias) emri Alemani do të thotë “të gjithë bashkë”, çka i bën ata një grup shumë-fisesh gjermanike. Kjo etimologji është pranuar si prejardhje standarde e termit. Straboni, një murg i manastirit Shën Gall në shekullin e 9, duke diskutuar mbi banorët e Zvicrës dhe rajonet përreth që flasin gjermanisht, thotë se vetëm të huajt i thërrasin Alemanni, sepse veten ata e quajnë Suebi, “të bashkuar”.

1492 – Ripushtimi i Emiratit të Granadës: Fortesa e fundit e mbajtur nga Morët në Spanjë, dorëzohet. Një ndihmë e vetme dhe e kufizuar erdhi nga osmanët në Afrikën e Veriut, por pa efekt. Nëpërmjet Traktatit të Granadës, popullsive myslimane dhe hebraike u jepeshin garanci për mbrojtje dhe të drejta, por këto nuk u respektuan. Kjo çoi në kryengritje në vitin 1500 e cila u shtyp shpejt; një konflikt shumë më i përhapur 1568 – 1571 çoi në dëbimin e pothuajse të gjithë Morëve nga ish-emirati dhe nga rajone e tjera të Spanjës. Rënia e Granadës së shpejti do të pasohej nga një valë zgjerimi spanjoll në Afrikën e Veriut, duke filluar me pushtimin e Melillas në bregun e Marokut më 1497. Granada ende e feston 2 janarin si ditën e çlirimit.

1788 – SHBA: Xhorxhia bëhet shteti i katërt që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Provinca e Xhorxhias ishte një nga trembëdhjetë kolonitë që ngriti krye kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan duke nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë 1776. Në fillim të vitit 1861, Xhorxhia iu bashkëngjit Konfederatës dhe u bë fushë-betejë kryesore e Luftës Civile. Një nga betejat u zhvillua në Atlanta në vitin 1864, e cila rezultoi me djegie vrasje dhe shkatërrime ndërsa forcat e Unionit nën komandën e gjeneralit Sherman vërshuan nga Atlanta në Savanah. Mbi 18 mijë ushtarë të Xhorxhias u vranë. Në vitin 1870, pas rindërtimit, Xhorxhia u bë shteti i fundit i rikthyer në Bashkim. Filmi “Shkoi bashkë me erën” përshkruan këto ngjarje në Xhorxhia gjatë luftës civile.

1946 – Shqipëri: Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste  shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.

Mendim i ditës
“Qeveri e mirë është ajo që qeveris më pak.”
Henry David Thoreau

  • Kortezi: Zeri i Amerikes

Filed Under: Featured Tagged With: 2 janar, Astrit Lulushi, cfare ndodhi

Nje veprimtari per grate ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara

January 1, 2014 by dgreca

Nga Mimoza Dajci/

Muaji qe lame pas shenoi arritje edhe per organizatat jo qeveritare te grave qe veprojne ne SHBA e ne te gjithe rruzullin tokesor. Edhe pse ne shume vende ka patur dhune ne familje e shoqeri te ushtruar mbi te, perseri ka patur nje civlizim e proteste te tyre, cfare tregon se zeri i gruas ne familje e shoqeri eshte i domosdoshem.

Per tu njohur me te rejat e fundit e ketyre zhvillimeve ne rajon e me gjere Organizata e Kombeve te Bashkuara zhvilloi ne New York nje takim me organizatat jo qeveritare te grave ne SHBA e vendeve te ndryshme te botes. Ne panelin e ngritur me kete rast u pasqyrua jeta e gruas ne Kine, Austri , Meksike e Afganistan e disa vende te tjera qe kerkojne akoma nje vemendje me te madhe nga OKB.

Edhe pse kjo ishte nje konference e rendesishme mbi gruan, shije te hidhur la mos prezantimi i levizjes feministe ne Kine nga nje femer , por nga nje perfaqesues i diplomacise kineze ne SHBA.

Ai mes te tjerave tha se grate e vajzat ne Kine kane nje sfere me te larte zhvillimi ne krahasim me meshkujt, dhe arritjet e tyre jane me te suksesshme se sa burrat. Menyra se si ai paraqiti aspektin femeror te takimitj ilinte per te desheruar, pasi aty mungonte zeri e prania e gruas kineze, fakte keto qe flasin qarte mbi diferencimin e madh  gjinor qe ndodh ne Kine midis gruas dhe burrit.

Gjithashtu ne kete konference pati prezantime edhe nga organizatat e reja te grave qe veprojne vullnetarisht per ngritjen e ndergjegjesimin e tyre kudo qe ato punojne e jetojne. U fol per rolin  e gruas ne shoqeri, politike  e vendimarje si dhe u ndalua tek vendimet e konferences se Pekinit, te cilat jane aktuale edhe sot persa i perket zhvilimit te gruas ne bote. Gruaja u tha ne kete takim luan jo vetem nje rol kyc ne familje edhe ne edukimin e femijeve por eshte edne nje ze i fuqishem per paqen e demokracine ne bote. Duke qene se kalendari shenonte festat e fundvitit aty u shtrua nje koktej, ku grate mes tyre e bredhit te gjelber takuan gotat e shkembyen kontaktet. E pranishme ne kete konference ishte edhe Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Shprese & Paqe.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Mimoza Dajci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 777
  • 778
  • 779
  • 780
  • 781
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT