Ministria e Brendshme, duke e konsideruar akt të pastër terrorist njofton se është vendosur lëndë eksplozive në këmbën e një shtylle të tensionit të lartë, të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë./
Media nga Tirana percolli nje lajm te vecante, nje akt terrorist: Ndërsa gjithë shqiptarët përgatiteshin të festonin ndërrimin e viteve, në Shqipëri është shënuar akti i parë terrorist që shoqërohet me mesazhe të qarta të lëna në vendngjarje nga autorët e ngjarjes. Ministria e Brendshme, duke e konsideruar akt të pastër terrorist njofton se është vendosur lëndë eksplozive në këmbën e një shtylle të tensionit të lartë, të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë.
Ngjarja ka ndodhur në ditën e fundit të vitit që lamë pas, rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Nderlalaj në Milot, ku është dëmtuar me eksploziv shtylla e linjes së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë.
Nga shpërthimi me lëndë eksplozive është këputur njëra këmbë e shtyllës në lartesinë 10 metra nga toka. Ndërkohë në këmbën tjetër të kësaje shtylle, në lartësi 10 metra nga toka është gjetur një sasi prej 16 kallëpe tritoli me peshë prej 6.4 kilogramë, në të cilën ishte vendosur një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës.
Kanë qenë ekspertët xhenierë që kanë bërë ç’aktivizimin e eksplozivit të pashpërthyer. Provat e administruar në vendngjarje, janë dërguar për eksperim në Drejtorinë e Policisë Shkencore.
Ky akt ka qenë i shoqëruar me mesazhe të qarta. Në njërën nga këmbët e shtyllës policia ka gjetur dy kartona, njëri me mbishkrimin NAFTA dhe tjetri me mbishkrimin TAKSAT, të cilat ishin të ngjitura me ngjitese natriban në shtyllë.
Kjo ngjarje e rëndë dhe e para e këtij lloji në vendin tonë ka angazhuar policinë dhe strukturat e tjera hetimore për zbardhjen e plotë të dinamikës së aktit terrorist si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorët.