• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJASHTË TEMA QË KËRKOJNË AUTORIN-Ç’NUK DIHET PËR FAIK KONICËN?

December 26, 2013 by dgreca

RAMIZ KELMENDI PËR FAIK KONICËN- Kontribut për biografinë e Faik Konicës/*

Objektivat: gazeta zyrtare turke “Ikdam” e vitit 1901 (dekreti i sulltanit për dënimin me vdekje: “për shkak të ikjes dhe për shkak të shkrimeve me përmbajtje armiqësore kundër Turqisë”, dhe raporti nr. 6090 i datës 13 gusht 1901 i Legatës së Turqisë, në të cilën shkruhet “se kryeredaktori i gazetës revolucionare “Albania”, që botohet në Bruksel, është dënuar me vdekje”)./

Ç’NUK DIHET PËR FAIKUN?

Përse Faiku nuk foli kurrë për vëllezërit dhe motrat e veta, ndonëse mburrej për prejardhjen e tij familjare? Përse biografët e tij të derisotëm dhe sidomos faikistët heshtin, nuk kthejnë vëmendjen dhe as “prekin” jetën intime e familjare të Faik Konicës? Përse dyshohet se ai u martua; a pati grua a jo Faiku? A është Henriku, i lindur më 1897 në Francë, djali i Faikut? Ç’dimë për tre vëllezërit dhe dy motrat e Faikut? Si ndodhi që mbesa e tij, bija e motrës, të martohet në Pejë? E kujt ishte mbesa që mori mirënjohjen nga dora e Sali Berishës ditën e kthimit të eshtrave të Faikut në Tiranë? Ç’e lidhte Faikun me Apolinerin? Ç’ portret i bëri Ernest Koliqi Faik Konicës në “Shejzat”?

Mbi 150 emra – për Faikun

Më shumë se pothuaj për asnjë shkrimtar tonë të “harruar” e të anatemuar, nga ata rreth njëqind sa njihen e dihen ta kenë pasur këtë “fat” në kohën e diktaturës, madje-madje edhe më shumë se për cilindo nga Katërshja më e “rilindur”, më e rikujtuar, më e rivlerësuar, më e rehabilituar dhe më e riçmuar, e madje edhe e tejçmuar e kohëve më të reja – ajo Katërshja më e nderuar: Fishta-Konica-Koliqi-Camaj, u shkrua, pa asnjë dyshim, për Faik Konicën. Hiq biografët dhe ata studiuesit e tij gati-gati të specializuar, tashmë të njohur, të deklaruar dhe të mbiquajtur si faikistë, ndër të cilët s’ke si të mos kujtosh Q. M. Panaritin, Sabri Hamitin, Luan Starovën, Abdullah Karjagdiun, Nasho Jorgaqin, dhe tashti më së fundi Jup Kastratin me monografinë e tij deri sot më voluminoze për jetën dhe veprën e tij, që u botua në Nju-Jork dhe u vu në qarkullim pikërisht këto ditë, prirë nga ajo parathënie e gjatë e Rexhep Qosjes, janë mbi 150 autorë, shqiptarë dhe të huaj, që në një mënyrë a një tjetër, kthyen vëmendjen, shkruan dhe folën për Faik Konicën, për këtë figurë vërtet nga më interesantet dhe, do të thoja, edhe më “provokueset” dhe më “intrigueset” në letrat shqipe.

Do të shkruajnë për të Aleks Buda dhe Asdreni, Bedri Pejani, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) dhe Dhimitër S. Shuteriqi, Eqrem Çabej dhe Ernest Koliqi, Fan S. Noli dhe Filip Shiroka, Ismail Kadare, Kristo Floqi dhe Kristo Frashëri, Mahir Domi, Martin Camaj dhe Mihal Grameno, Mithat Frashëri (Lumo Skëndo) dhe Mustafa Merlika Kruja, Namik Resuli dhe Nonda Bulka, Rexhep Qosja dhe Apolineri – shkrimtari i madh frëng e europian, një miku i tij mbase më i ngushtë në jetë, mandej Edit Durham, mikesha e madhe e kombit tonë; së cilës vijojmë t’i kemi borxh, Holger Pederseni dhe Maksimilian Lamberci, dy nga albanologët më të njohur; Stjuart Mani, Gaetano Petrotta, Fulvio Kordinjano etj.

Ndryshe nga aq të tjerë që prej motesh “prehen” në varreza të vendeve të huaja dhe pothuaj as i vete kujt në mend t’i kthejnë dhe t’i rivarrosin në Atdheun e tyre për të cilin shkrinë tërë jetën (të kujtojmë vetëm disa nga ata më të njohurit dhe të motive të këtij qindvjeçari, si: Jani Vreton, që vdiq më 1900 në Athinë; Sami Frashërin, që vdiq më 1904 në Stamboll; Mithat Frashërin (Lumo Skëndon) që vdiq (ose u vra) më 1949 në Nju-Jork; Mustafa Merlika Krujën (Shpend Bardhin), që vidq më 1958 në Niagara (SHBA); Fan S. Nolin, që vdiq më 1965 në Fort Launderdale të Floridës (SHBA), dhe eshtrat e të cilit vijojnë të jenë në varrezat e Bostonit; Ernest Koliqin, që vdiq më 1975 në Romë, Martin Camajn, që vdiq më 1992 në Lenggries të Bavarisë (Gjermani), etj. Faik Konica, edhe pse me 53 vjet vonesë, u kthye në Atdhe dhe u rivarros me nderimet më të mëdha, duke realizuar kështu dëshirën e tij të fundit dhe amanetin e lënë testament.

“Xhevahire” dhe “fjalë kazanash”U shkrua dhe u fol aq shumë për Faikun. U botuan aq libra me shkrime origjinale dhe të përkthyera të Faikut. U bë edhe ndonjë libër i tërë për Faikun. U hartua monografia për Faikun, sigurisht më e madhja deri sot e shkruar për jetën dhe veprën e një shkrimtari shqiptar.

Megjithatë, a e njohim sa duhet Faikun? A ia njohim sa duhet veprën, gjithë ç’shkroi shqip e në gjuhë të huaja, jo vetëm në atë famëmadhen revistën e tij “Albania”, por edhe në aq fletore e të përkohshme të tjera? Sa e njohim jetën e tij familjare, në mënyrë të veçantë atë intime? Kush di të thotë diç më tepër për jetën që bëri në Bruksel, në Uashington a në Boston? Si shpjegohet që një intelektual yni i njohur, pasi i ra në dorë rastësisht dhe e lexoi vëllimin e parë me vepra të Faikut, botuar nën përkujdesjen e Nasho Jorgaqit dhe Xhevat Lloshit, deklaroi plot habi dhe keqardhje edhe më të madhe, po i ngazëllyer, se nuk e paskësh njohur dhe as besuaka se e njihkemi sa duhet, deri sot, këtë shkrimat kaq të veçantë të letërsisë shqiptare?

Është shumë i madh, sidoqoftë, numri i pyetjeve që dalin vetvetiu, dashur e padashur, le pastaj po të jesh i shtyrë nga ndonji kërshëri e veçantë të panjohurash, enigmash dhe çështjesh që kanë të bëjnë me veprën e Faikut dhe, në mënyrë të veçantë me disa nga aspektet e jetës dhe të veprimtarisë së tij, politike, shoqërore, kulturore, familjare dhe intime.

Ka të ngjarë, se ky autor yni, një nga më “efant gate”, për të mos thënë, ndoshta akoma me më të drejtë, dhe me një taman “enfant terrible” i letrave shqipe, bën pjesë në radhën e atyre shkrimtarëve të cilët, sa më shumë që t’i lexosh, aq më shumë i do dhe aq më shumë lakmon të lexosh nga ata dhe për ata.

I interesuar prej vitesh sidomos për atë më veçantën e natyrës së tij prej njeriu e krijuesi, për Faikun polemist, për raportet dhe komunikimet e ndërsjellta që pati me sa “fytyra dhe turinj” në letrat tona dhe të huaja, autori i këtyre rreshtave atëherë bëri mbi 100 faqe tekst, në fillim në fejtonin e botuar në të përditshmen “Rilindja” e pastaj edhe në librin e fundit të veprave të tij të plota, me titull: “Faiku kundër të gjithëve, të gjithë kundër Faikut”. E paralajmëroi Faikun ante portas, zuri ngoje gicat e para të tij, shënoi xuxibocërit dhe doçërit, preku polemikat me gazetat italiane, ndaloi në ca letra fyese kundër tij, tregoi kush ishin kundërshtarët e tij, çfarë ndodh kur “hazdisen” harbutët dhe kur e nguc gjarprin me krande, ç’raporte mbajti me Ismail Qemalin, Asdrenin e Nolin, sis hpërtheu përmes aq dredhish e intrigash që iu bënë në gjallje të vet.

Tek kërkoi e gërmoi polemikat shqiptare nëpër gazeta e revista, nëpër të përkohshme e libra, nëpër histori e monografi, nëpër jetëshkrime e kujtime, ai e gjeti edhe Asdrenin polemist, e njohu edhe Nolin si të tillë, u bind se edhe Luigji paskësh polemizuar jo më pak, edhe Pasko Vasha ca më pak, se një alamet polemike paskësh pasur edhe Çajupi, jo më të vogël Mjeda, i pakursyer dhe i pamatur paska qenë edhe Gramenoja kur shkroi polemika, paskësh polemizuar mjaft edhe Fishta, edhe Bulka, edhe Xhuvani, edhe Hil Mosi, edhe Kuteli, edhe Maloki…Mirëpo, vetëm njërin e gjeti ai në kushedi sa gazeta e revista dhe në mbi dhjetë vëllime të ndryshëm: Faik Konicën.

Aq i pranishëm gjetkë, aq i zënë ngoje kudo, vend e pa vend, aq i trumpetuar, aq i ngritur lart si rrallëkush dhe i përbaltur thuaj si askush, kontraverz, tekanjoz, i skajmë, i rrëmbyer i pamatur, i pakursyer, gjaknxhetë e çmos tjetër, stilisti më i mirë i letrave tona. Faik Konica – sipas një si rregulli se njerëzit e mëdhenj gjithmonë kanë miq po, akoma më shumë, edhe armiq të shumtë e të mëdhenj – u pagëzua gjithsesi nga të tjerët, por edhe aiu ua ktheu njësoj, në mos dyfish, të gjithëve pa përjashtim.

I thanë: shkrimtari më i urrejtur në letërsinë shqipe, njeri me karakter të veçantë, nga më të rrallët në bixaritë e veta, gjaknxehtë, pa fre, gjuhë fare etc., etc.

Po edhe Faiku ua ktheu me resto, me “xhevahire” dhe “fjalë kazanash”. Gazetave të tyre u tha: recka. Ndonjërës nag ato madje, akoma më shumë se kaq, edhe: reckë e qelbur. Shumicën e kundërshtarëve të vet i pagëzoi: zuzarë. Ndo-njërin, ndërkaq, për ta pagërë e ndragur: zuzar i ndyrë, apo edhe: i paturpshmi zuzar. Ca i quajti edhe xuxibocër. Ca të tjerë, jo po: doçër. Pastaj: mvaranikë të kutrebuer (?), ngordhanikë, xuxubocë të poshtër e të ndyrë, doçër prej të ha; vjedharakë të çkëlqyer, mararonarë të ndryrë, zuzarë pa turp, shkolla të qelbura të çizmes italiane, karagjozë, kurva, harbutë të poshtër, zaptienj, maca të egra me dy faqe, tradhtorë, shpifarakë, vrasës vullgarë e prapa kurrizit, hypokritë, kanibalë, ndyrravecët, sharlatanë, rrufjanë e simos tjetër.

Njerit i tha: “Laje më parë kokën që të shporren morrat e kalli edhe këmbët dy herë ditën në acide phenique që të mos bien erë”. Tjetrit i tha: “Pfthu! Njeri pa turp e pa nderë!”

Të tretit: “Egërsirë e vërtetë e lindur veç për të çpifur e për të vjedhur”! Të katërtit: “Veshgjatë si lopatë”. Të pestit: “Ham-ham-ham-ham! Hau-hau-hau-hau! Uaau-uaau-uaaaaaau! Ngrr-ngrr…U tërbua…Sillni ujë të ftohtë se mos na kafshojnë! Shpejt ujë!” Dikujt iu drejtua: “A më lëpin këpucët të të jap pesë franga?”, “Kodosh i Tunës”. “Me karakter njeriut të lindur mes kurvash”, “të mperizoj (urrej) e pështyj”, “Inspektor i shtrateve…që fut hundët te gjërat e ndyra…dhe peshon copët e turpshme të botës”…

Na bëhet sikur dimë gjithçka do ditur për Faikun. Ç’nuk dihet për të megjithatë?

Sa vëllezër dhe motra pati Faiku?

Kush ishte familja e tij?

Dhe ja: gjyshi! Gjyshi i Faikut. Gjyshi i tij, Muhamet be Konica, I perkëdhelur edhe si “Shishko”, do të martohet me një grua nga bejlerët e Villes Frashëri dhe do të lerë një vajzë e një djalë.

 Dhe, ja, filli! Ajo fija e gjeneaologjisë faikiane!

Emri i djalit: Shahin be.

Shahin be Konica: i ati i Faik Konicës.

Nuk të çudit pak edhe tek Faik Konica ai fenomeni aq i përhapur në letrat tona; të flitet dhe po të flitet fare për te (se mos ka pak emra krijuesish, sidomos nga këta të ditëve tona, për të cilët as nuk dimë as ku lindën, as kur linden, le pastaj, si duken?) , jeta më e ngushtë familjare, e në veçanti jeta t’i themi “private”, jeta intime, në veçanti ajo sentimentale, erotike, dashurore, si të ishte me taman “tabu” nga ata më të mëdhenjtë, “harrohet”, heshtet, nuk “preket” nuk shkruhet.

Ndërkohë që, në mjedise të tjera shkruhen studime, bëhen simpoziume, mbrohen doktorantura, botohen me dhjetëra libra, pikërisht me të tillë “objektiv”, e jo rrallë qoftë edhe vetëm për ndonjë aspect të veçantë kësodore.

Për Faikun, me ç’tham, na duket sikur tashmë dime gjithçka, të paktën në ato suaza të atij ligji të pashkruar që gjithandej vijon të ketë pushtet.

Po një që, si autor i këtij fejtoni, i cili prej kohësh e ka “deformitet” dhe “sëmundje zanati” kërshërinë, margjinosjen dhe në mënyrë të veçantë “çapitjen mes rreshtave”, e a div allë gjithë ç’do t’i interesonte të dinte për jetën e Faikut? Qoftë edhe jo atë jetën e tij më intime, për të cilën ende paskëshim “konsiderata”, sepse, heu, nuk u dashka nxjerrë nga mendja edhe sot, në prag të qindvjeçarit të 21-të, se në ç’mjedis jetojmë dhe ç’individë e milet “midehollë”, të “ndijshëm” e të “prekshëm” kemi ende? Tjetër është bota e civilizuar, thonë ata, e tjetër jemi ne shqiptarët.

 

Por një që, si autor i këtij fejtoni, të cilit pas gati 65 vjetësh, i qëlloi të mësonte se në Pejë, në vendlindjen e tij, në “kojshillëk”, e madje-madje edhe nënë e një miku të njohur (sidomos në vitet 45-46, kur bënë bashkë ca muaj në “fllad”), jetoi si Pejane dhe si nuse e Pejës, jo më pak se pesëdhjetë e shtatë vjet, – e mbesa e Faik Konicës; e di se do të duhej të dinted he ku mund të gjejë diç më tepër për motrat e vëllezërit e Faikut?

 

Hiq autobiografinë e Faikut (në veten e tretë!) të shkruar në vitin 1922, më kot do të humbasë kohë të gjejë, ca më tepër ndër shkrimet e atyre mbi 150 autorëve që na lanë ndonjë punim për Faikun. Nuk gjeti, dhe ka gjasë, as nuk ka.

 

 

 

 

Shenja e karakterit të veçantë të Faikut (gjenaologjia)

 

Me të parën “të dhënë të kësaj natyre, na e dha, pra në vetë në “Autobiografi e Faik Konicës” (1922). Duke folur për prejardhjen familjare të tij, gjithandej në veten e tretë, ai që në kaptinën e parë të Autobiografisë, në kaptinën “Familja e tij”, do të bëjë atë që nuk e bëri gati-gati asnjë biograf a faikist deri sot: do të shkruajë për shtëpinë ku lindi (“jo vetëm një nga më të vjetrat e Shqipërisë dhe të Epirit, po edhe nga më të nderuarat për të shkuarën e saj të pastër”), për një të veçantë të saj (“e ëma e Ali Pashë Tepelenës ishte prej kësaj familjeje”), për prejardhjen prej dere bejlerësh të vjetër të Konicës (“Më pas Veliu, i ati i Ali Pashës, si mbeti i ve, mori një grua të dytë, të quajtur Hanko, të bijën e Zejnel beut, një nga më të fuqishmit bejlerë të Konicës, derë pashallarësh deshqendante e Kastriotëve”), për zbritjen e tij nga Kastriotët (“këtë traditë për zbritjen nga Kastriotët e përmendin edhe shumë autorë të tjerë”); për “modestinë” tashmë të njohur të tij (“Dhe merret me mend me ç’bujë dhe me ç’enthuziazmë do ta kishin përdorur shumë shqiptarë të tjerë sikur të ishin ndodhur në vend të tij. Po është shenjë për të vënë re e karakterit të veçantë e Faikut që këtë traditë, në vend që ta pranojë me gëzim, e kundërshton”); për “damarin” e tij (“Kur ka rastisur t’i thotë ndonjë mik se pa dyshim do të kesh një damar nga të Kastriotëve, Faiku ka qeshur dhe është përgjigjur me ftohtësi: S’besoj aspak. Një stërgjyshi im, i quajtur Mehmet Pasha, i cili rronte në kohë të dëgjuar, dhe nuk është çudi që, pas pak brezash, populli ta ketë përzier me SKëndërbenë”); për derën e Zjenelbejllive (“Dhe që ahere dera e bejlerëve të vjetër të Konicës njihet si dera e Zejnelbejllive”); për Zejnel beun (“Zejnel beu, nga martesa e tij me të motrën e Kurt pasha Beratit, pati një bij dhe një bir. E bija u martua me Veli bej Tepelenën dhe lindi Alinë. I biri pati dy djem, Ismail benë dhe Sylejman benë”), për llagapin “Konica” (“Emrin e qytetit kjo familje e ka përdorur si llagap që nga kohët më të vjetra”); për stërnipërit e Ismail bej Konicës (“Stërnipat e tij sot janë një dajlë 19 vjeç i quajtur Zenel dhe dy vajza”); për villain e Ismail be Konicës, Sylejmanin (“Sylejman be Konica u martua me një zonjë nga bejlerët e Plasës ngaqë ishte i shëndoshë dhe rrumbullak, i ati dhe e ëma e quanin për ta perkëdhelur “shishko”), ashtu siç do të mbiquhet here-herë edhe vetë: Faik Shishko beu Konica.

 

Kush ishin “dy çupa dhe katër djem”?

 

Po të përjashtohej ndonjë e rrallë që, edhe ai i referohet vetëm këtij burimi dhe jo më shumë nga ç’na la Faiku, zor të gjendet edhe një tjetër “gurrë” për të njohur ca më nga afër motrat dhe vëllezërit Konica.

 

Atë me sa dimë, të vetmen njohuri dhe burim për këtë interesimin tone aktualisht – temën e këtij fejtoni: e mbesa e faik Konicës 57 vjet në Pejë! – e kemi në ata katër rreshta në vijim të Autobiografisë” së tij, tek thotë:

 

“Shahin be Konica, prej martesës së tij me një zonjë nga bejlerët e Delvinës, pati dy çupa dhe katër djem, ndër të cilët njëri ishte Faiku (nënvizoi R. K.).

 

Po më shumë se kaq? Hiç.

 

Si quhen motrat, ç’emra mbanin vëllezërit (me përjashtim të njërit, më të njohurit pas Faikut!), ku jetuan, si jetuan, a umartuan, ç’fëmijë lanë, patën apo jo nipa e mbesa…? Hiç.

 

Do të gjejmë, po ca më tutje, ta ketë zënë ngoje të ëmën, shkarazi, pa ia përmendur kurrë emrin, dhe vetëm në kontekst të t’et, duke rrahur gjoks me të pse kish vazhduar një traditë të vjetër familjare të përkrahjes së elementit të krishterë (“Tre vjet më parë, kur vdiq e ëma e Faikut…nënvizimi im! – pasi u mësua vdekje e zonjës, menjëher u mbyllën të gjithë dyqanet e të krishterëve për shenjë zie”) edhe pse e kish prishur një zakon që paskësh mbretëruar në Konicë dhe gjetkë: të mos binin këmbanat e kishës! Për vdekjen e nënës së Faikut, kambanat e kishës – me lejen e t’et – ranë! Në një tjetër shkrim dhe në një letër private do ta përmendë, prapë pa emër, një çikë më shumë edhe do të shprehë ndjenjaa të pikëllimit më të thellë kur merr lajmin për vdekjen e saj në vitin 1919, tek ish 43 vjeçar.

 

Kush janë pra, dy çupat, dy motrat, dhe katër djemtë, katër vëllezërit Konica, fëmijë të Shahin beut dhe nënës që nuk ia dimë emrin, pos që thuhet të ketë qenë nga bejlerët e Delvinës?

 

Njëri nga ata “katër djem”, siç e pohoi edhe vetë, ishte: Faiku. Një tjetër nga ata “katër djem”, vëlla i Faikut, edhe ai po thuaj shumë pak i njohur sidomos në brezin e ri dhe akoma më pak i zënë ngoje si vëlla i tij, qe – Mehmeti. Po dy vëllezërit e tjerë, që kurrë s’u përmendën fare në asnji shkrim deri sot, e madje as nga Faiku, i cili nuk na la asnjë shënim, jo vetëm për ata, por as edhe për Mehmetin.

Dy motrat e veta, ndërkaq, po ashtu pa na thënë emrat, ai edhe i “piketon” paksa: “Kur isha nëntë vjeç – thotë Faiku për veti, në veten e tretë – shkoi me të motrën, burri i së cilës ish officer, në Shkodër! Të jetë ky, vallë filli nga lidhet Peja, përmes Shkodrës me Konicën? Të jetë kjo, vallë, ajo lidhja që vihet midis pejanes konicase dhe Faikut? Të dalë s’andejmi, vallë, zanafilla që provokoi këtë fejton dhe këta rreshta? A është kjo mbesa e Faikut, vallë, që bëri 57 vjet si pejane, pikërisht bija e motrës me të cilën shkoi në Shkodër, kur ishte vetëm nëntë vjeç?

Si arriti të martohet nga Konica në Pejë? Me kë u martua? Sa fëmijë pati? Ç’thonë bijtë e saj? Është gjallë ende, a jo? Ç’kujtime la? Si dukej? Si vishej? Si fliste? Ç’thoshte për katër dajot, po në veçanti për dajkon Faik?

Po motra tjetër?

Jam Pejan, kam lindur në Konicë

Takimi me stërnipin

Nga gjithë ato të veçanta që e shquajnë, Peja ka për pejanët dhe një veçori ndoshta më pejanën e me pejanqen, ka një pikëpjekje a vendpjekje, një “universe” a një “universitet” miniature, ka si një rreth, një si mjedis, diç si klub, një “senat” të vogël, do të thosha, me traditë tashmë shumëvjeçare: një rrojtore. Një berberhane. Rrojtoren a berberhanen e Jusuf Haxhiut mu në qendër të Pejës, përballë shtëpisë së madhe të mallrave. Aty, në atë bankën e vogël para dyqanit, më të vjetrit të ulur, e ata një çikë më të “rinj” në këmbë, takohen edhe sot, prej aq motesh më parë (edhe kur ish në Zallë), një dorë pejanësh nga më të njohurit dhe më të shquarit, profesori Mahir Muhaxheri, stomatologu Shemsedin Agolli (i ndjerë), arkitekti Qemal Nallbani, profesori Gëzim Basha, Xhevdet Malushi, Zija Belegu e ndonjë tjetër nga të “rinjtë” dhe Muharrem Miki Pasha e Hamza Begolli nga më të vjetrit. Në gjallje të vet, sa herë shkonte në Pejë, po sidomos viteve të fundit të jetës, nuk mungoi kurrë as akademiku Ali Hadri. Para kësaj rrojtoreje, “Te Jusufi”, takova njeriun që kërkoja për një dëshmi krejt tjetër për tjetër nga ç’më doli atë ditë mesmaji: më të vjetrin mësues të gjallë shqiptar në Pejë sot (bëri jo më pak se 55 vjet mësuesi!) , tetëdhjet e tre vjeçarin Hamza Begolli. E kërkova të më fliste ç’kish mbajtur mend, sa e njihte dhe çfarë mund të më tregonte, ndonjë hollësi, për një të bashkëburgosurin e tij dhe ish-profesorin tim të shqipes, Kolë Parubin, që u dënua me vdekje dhe u pushkatua nga fundi i vitit 1946 në Prizren.

-Asgjë, – ma preu shkurt. – Asgjë më shumë nga ‘di edhe ti për të, – shtoi pas pak.

Dhe përnjëherë ajo më e papritura, më e befasishmja dhe thuaj fare e pabesueshmja, një “colpo di scena”, si do të thoshin italianët:

– A e di ti se unë kam lindur, në Konicë?

– Ku?!

– Në Konicën e Faik Konicës!?

– Po, po…Mu në Konicën e Faik Konicës.

Unë e pashë jo me pak habi. Kisha rreth 60 vjet që e njihja si bashkëvendas, si pejan, dhe prej derës së bejlerëve të Pejës. E dija se kish ndonji vit që kish shkelur të tetëdhjetat. E shikova me ngulm, me mospërfillje të “zbulimit” që më bëri, duke e “shpjeguar” këtë të dhënë me moshën e tij ashtu të shtyrë dhe gjithë ç’mund të dalë nga memorja e plakur dhe ndoshta edhe e fishkur.

– Po dyshon? – më pyeti.

– Jo, jo… bëra unë me gjysmë zëri e me gjysmë goje, duke shikuar gjithë ata që kisha përreth në pritje që, në një mënyrë a në një tjetër, ose të ma pohoni, ose të ma mohonin këtë thënie të tij, meqë e njihnin dhe e kishin pothuaj përditë aty.

– Jam stërnip i Konicëve unë! – tha, ai, pa më lënë të mirrja ca veten dhe të flakja mosbesimin dhe dyshimet se e kish me taman, apo po fliste jerm, i “harruar” dhe i “ngatërruar” një çikë.

– Po tallesh me mua, Hamza bej? Po luan teatro?

– Me gjithë mend e kam, – më tha me seriozitet prej plaku dinjitoz dhe mendjekthjellët. Po ta them: unë kam lindur në Konicë dhe jam stërnip i Faik Konicës!

Ja, pikërisht këtu dhe në këtë dialog rasti zuri fill ky shkrim për mbesën e Konicës, për bijën e njërës nga dy motrat e tij, e cila para 82 vjetësh erdhi në Pejë, u bë nuse e pejanit, u martua, i kaloi 57 vjet në Pejë, lindi tre djem dhe një vajzë, nga të cilët njërin, Hamzën – në Konicë…

Cila është mbesa e Faikut?

Mjaftoi kaq. Mora më të parat shënime, për ndonjë orë me radhë, aty për aty, në bankën e vogël para rrojtores “Te Jusufi” dhe në praninë e pesë a gjashtë “senatorëve” të saj.

“Testova” ata, familjarët e mi dhe jo pak nga të njohurit e mi dhe të tij. Vajta edhe dy herë të tjera në Pejë me këtë të njëjtin “objektiv”. I shkova Hamza Begollit edhe në shtëpi. E nxora edhe një herë, fare padrejtësisht dhe pa arsye, në “riprovim”, i shtyrë nga dëshira të provoja gjithë ç’më kish pohuar më parë, me theks të veçantë në emra, data dhe ndonjë hollësi. Bisedova edhe me anëtarë të familjes së tij (dy bijat, Verën dhe Virxhinien). Konsultova edhe dy grate e dy djemve të tij, si dhe njërin nipat e saj, Petritin. Më ndihmoi jo pak edhe Mithat Begolli.

Ja ç’më doli.

Doli, e pakontestueshme, se e ëma e Hamza Begollit vinte “nga lart”, që nga Konica, dhe ishte e bija e njërës nga motrat e Faikut.

Doli, e pakontestueshme, se – në saje të rrethanave çuditësisht të lidhura mes ndër vete, për të cilat do të flitet më poshtë – Ajo erdhi dhe u martua në Pejë.

Doli, e pakontestueshme, se kushdo e ka njohur nga rrethi familjar, nga miqtë dhe farefisi, nga fqinjët dhe, përgjithësisht, pejanët, në mos e ka ditur prejardhjen e saj të mirëfilltë dhe lidhjen aq të ngushtë me Faik Konicën dhe, përgjithësisht, familjen Konica, e ka vënë re atë më të veçantën dhe më të jopejanqen e saj: të folurit. Të gjithë thoshin dhe e pohojnë edhe sot se ajo, nëna e Hamzës, kishte një të folur “më të hollë”, tjetër nga të tjerët dhe se vinte, sigurisht, nga “matanë kufini”. Dhe se, të paktën Hamzën, të gjithë e “ngucnin” se i ka dajët – me fustanella.

Doli, po ashtu e pakontestueshme, se njërin nga tre djemtë, pikërisht bashkëbiseduesin tonë, e lindi, çop se po në Konicë, por akoma më shumë se kaq, në – kishë!

Ç’mbeti të dimë?

Mbetet shumë: emri i motrës së Faikut, emri i bijës së saj (i nënës së Hamzës), si ndodhi që erdhi në Pejë dhe u martua pikërisht me babanë e Hamzës, çfarë di stërnipi për katër vëllezërit dhe dy motrat Konica, si quheshin, ç’jetë bënë, ku dhe si shkuan motin?

Nuk ka dyshim, sado nuk gjeta kurrfarë burimi tjetër të cilit do t’i referohesha dhe ta mbështetja, se njëra nga dy motrat e Faik Konicës ka qenë me emrin – Xhevë. Kjo është, them, me siguri, me të cilën Faiku nëntë vjeç erdhi nga Konica në Shkodër, sepse aty, prej disa kohësh, i ishte transferuar i shoqi, oficer i perandorisë osmane. Po të kemi parasysh ditëlindjen e Faikut (5 mars 1876) dhe moshën e kish kur mori këtë më të parën rrugë të tij në jetë, nga aq ecejake të pareshtura nëpër botë, ku do të jetojë dhe do të vdes dhe, pos në vitin shkollor 1885-1886, kurrë më nuk do të kthehet në vendlindje, në Konicë; kjo do të duhej të ketë ndodhur në vitin 1885. (Faiku, me sa duket, ngatërron datat e shkuarjes së tij me të motrën në Shkodër: në kujtimet e tij që i botoi me 1900 thotë ta ketë bërë këtë më 1883, ndërsa në “Autobiografinë” e tij, jo po “kur ish nëntë vjeç”, d.m.th. më 1885).

Ajo më e padyshimta, ndërkaq është emri i bijës së Xhevës, i bijës së motrës së Faikut: Xhevahire.

Emri i motrës së dytë mbetet, gjithandej, i panjohur.

Nusja nga Konica në Pejë

Sakaq u perhaps lajmi nëpër Pejë se malazeztë, pos që plaçkisnin, syrgjynosnin e vrisnin shqiptarët, atë më të keqen që bënin ishte se grave shtatzëna ua nxirrnin fëmijët nga barku. Baba im, duke pasur frikë nga kjo meqë, nëna ishte shtatzënë, më kish mua në bark, bën ç’bën dhe vendos ta largojë nënën time, Xhevahiren, nga Peja dh eta dërgojë te dajët e saj në Konicë, ku do të ishte më e sigurt.

Përse Faiku nuk foli kurrë për vëllezërit dhe për motrat e veta, ndonëse mburrej me prejardhjen e tij familjare? Përse biografët e tij të derisotëm dhe sidomos faikistët heshtin, nuk kthejnë vëmendjen dhe as “prekin” jetën intime e familjare të Faik Konicës? Përse dyshohet a u martua, a pati grua a jo Faiku? A është Henriku, i lindur më 1897 në Francë, djali i Faikut? Si ndodhi që mbesa e tij, bija e motrës, të martohet në Pejë? E kujt ishte mbesa që mori mirënjohjen nga dora e Sali Berishës ditën e kthimit të eshtrave të Faikut në Tiranë? Ç’e lidhte Faikun me Apolinerin? Ç’portret i bëri Ernest Koliqi në “Shejzat”?

Relacioni Pejë – Konicë

– Unë u linda në Konicë më 1 prill 1912, tregon sot Hamza Begolli, – sado thonë edhe të kem lindur edhe më 1913. Nuk jam i sigurt për vitin, po për vendin jam më se i sigurt dhe nuk ka snjë dyshim, për të mos e harruar kurrë, e pagëzuan – Xhevahire!

Kush e pagëzoi Xhevahiren? Faiku?

– Jo, jo Faiku. Faiku atë kohë nuk ish në Konicë. E pagëzuan vëllezërit e tjerë…

Cilët? Sa vëllezër Konica ishin? Ua di emrat?

– Po, si s’ua di! Shain be Konica, babai i tyre, pati katër djem: të parin dhe më të madhin Mehmetin, të dytin Rrustemin, të tretin dhe më të njohurin Faikun, dhe të katërtin Hilmiun.

Po motrave?

– I di vetëm kësaj, pra, nënës së nënës sime, gjyshes: Xheve. Nuk më kujtohet, s’e mbaj në mend emrin e motrës tjetër të Konicëve. Edhe ime ëmë sikur nuk më kish folur shpesh për të.

A e di Hamza se motra e dytë ka jetuar në Stamboll dhe se ke ajo Faiku vajti për vizitë? (Jup Kastrati: “Pak më vonë, shkoi me pasaportë bullgare tek e motra në Stamboll”!).

– Edhe e di, po nuk jam gjithaq i sigurt. Nuk më kujtohet…

Me motrën në Shkodër

Jup Kastrati, në monografinë e tij për Faikun, na jep këtë vit kur u transferua në Shkodër burri i motrës (nuk ka emër as motra, as burri), oficer në ushtrinë turke: 1883. dhe konstaton vetëm kaq: “Atëherë Konica jetoi tek e motra. Gjatë vitit shkollor 1884-1885 ndoqi mësimet në Kolegjin Sevarian të Jezuitëve”.

Për kohën që qëndroi tek e motra në Shkodër, tek Xheveja e martuar për oficerin e nënushtrisë turke, për fëmijërinë e vet, për ditët pas shkollimit fillestar në vendlindje dhe për mësimet që ndoqi në Shkodër, ca kujtime na la edhe vetë Faiku, kur më 15 prill 1900 tek ish 25 – vjeç, rikujtoi vitet 1883-85;

“Më 1883 më rastisi që vajta në Shkodër me disa prindër, të cilët më çuan në shkollën e Jezuitëve. Mjegulla e kohës s’ma ka hequr ende larg kujtesës atë rrugë të ngushtë e të shtremtë që, duke filluar tek ajo udhë e gjerë që shkon te Kopështi i Kombit (Milet Bahçe), mbaron në shkollë të Jezuitëve. Shkollë e gjerë dhe e ajrosur tej e tej, me oborre të mëdha e me lodra, ku rinia shqiptare mëson të jeton një jetë më të butë, më të urtë e më vëllazërore. Mësimet, italisht, latinisht, frëngjisht e gjermanisht, jipen prej Etërve Jezuitë, me atë dije që as armiqtë e tyre s’ua mohojnë.

Artet e bukura, si muzika e piktura, si dhe fesat e shpeshta, e lehtësojnë trishtimin e mësimeve të rënda. Javë për javë, djemtë dalin e shëtisin në fusha, e janë jashtë mbi blerime: zakoni i mire që ua bën mendjen të gëzuar e të shëndoshë për të filluar mësimet e javës. Me këto dhe me të tjera, kjo shkollë mbahet në një shkallë të lartë, e gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës, munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë të barazohet me to”.

Do të kthehet Faiku paskëtaj, vetëm për një vit ndoshta, në vendlindje dhe, s’andejmi, do të vazhdojë odiseada e tij mbi pesëdhjetë vjeçare nëpër të katër anët e botës: nga Konica, pas Shkodrës, në Stamboll (qe vetëm 12 vjeç kur vizitoi Abdyl Frashërin), nga Stambolli në Francë (për të studiuar me para të veta), nga Franca në Bruksel dhe nga Brukseli në Londër (për të nxjerrë “Albaninë”), nga Londra (hiq “ekskursionet” në Atdhe, në Bukuresht, në Athinë, në Triestë etj.), në korrik të vitit 1909, do të shkojë në Korfus (“për t’u takuar me prindërit e tij”) dhe më 9 tetor do arrijë në Boston. Aty, në Boston të Amerikës, pas 60 vjetësh, do ta mbyllë jetën dhe jo më pak se 53 vjet do të “pushojë” në varrezat e atij qyteti, afër-afër, vetëm ndonjë metër larg varrit të Nolit. Eshtrat do t’i kthehen në Atdhe në maj të vitit 1995.

Nimani e Xhevahireja (I)

Për mbesën e Faikut, nënën e vet, Hamza Begolli ka mjaft ç’të tregojë. Atij i kujtohen fjalët e saj dhe shumëçka që ka të bëjë me të dhe me “dajot” e me “dakjot” e saj:

-“Kam qenë e re, fëmijë, e rritur pa nënë. Vëllezërit më kanë shikuar më shumë mua, se fëmijët e vet. kanë bërë be në kokën time”, mbaj mend të më fliste nëna. Më ka treguar edhe si më lindi në Kishën e Konicës, pasi e dërgoi babai im me përcjellës Osman Ademajn – Oskën dhe një gjellbërëse, se s’ia mbaj mend emrin: “Kur kaluan kufirin, kah Ohri, e paguan me dukatë, lajmëruan në Konicë dajot se po vjen Xhevahireja. Atje, në fshat, më nxorën një kalë të bardhë. Unë që në fëmijëri kisha mësuar të ngisja dhe të hipja kuajt. Kali, azgan, s’e ndalte kush. Unë iu qasa, ashtu si dija dhe, në çast, kërceva mbi te”.

Po tjetër? Po më?

– Po ja. Ikur nga malazeztë, nëna, shtatzënë, vete ke dajallarët e saj, po pa vonuar shumë shfaqet rreziku që ta arrestojnë, apo edhe ta therin grekët! Vete dhe strehohet në kishë. Grekët vinë dhe aty, duan ta marrin. Arkimanderiti ndërhyn, “mos e mbysni”, bërtet. Nëna, e veshur allafranga dhe me greqishten e saj që e fliste aq mirë, i largoi dhe shpëtoi. Mua nuk më besohet, nëna nuk ma ka pohuar ndonjëherë katërcipërisht, po seç kam një bindje se më ka lindur pikërisht në ato ditë, tek ikte nga grekët, dhe mu në Kishë të Konicës! Ndodhi kjo më 1 prill 1912, në orën 5 të mëngjesit.

Po si ndodhi që të takohen, të njihen dhe të martohen Nimani dhe Xhevahireja? Nimani në Pejë, e Xhevahireja – në Konicë? Ishte kjo pyetje që më cyste kërshërinë më të madhe ta mirrja vesh dhe ta zgjidhja, ndonëse Hamza, sit a pandehte këtë gjë krejt të njohur, as e çonte fjalën andej.

– Si u takuan? Si u njohën? Ja po ta them. Më duhet, që ta kuptosh më mirë, t’i kthehem pak gjenalogjisë sonë. Ke dëgjuar për tim gjysh, për Halil Pashën?

– Jo.

– Po për dy djemtë e tij, dy djemtë e Halil Pashës?

– Babai im ka qenë Nimani, ndërsa axha Allani. Fëmijë të Allanit kanë qenë Hilmiu, Qerimi, Xhevati, Rifati dhe Kahremani. Baba im, Nimani, gruan e vet të parë e ka pasur nga Quranollët e Pejës dhe me të lindi katër djemtë: Sefedinin, Hasimin, Manushin dhe Qemalin…

Katërmbëdhjetë vjeç Nuse

Nimani e Xhevahireja (2)

Do të vijë, pra, Xhevahireja nga Konica në Pejë, do të martohet me Niman Begollin dhe do të bëjë rreth 60 vjet jetë në këtë qytet. I shoqi, Nimani, do të vdesë qysh në vitin 1929, pas ndonja 17-18 vjetësh jete bashkëshortore, duke e lënë të vejë shumë herët me katër djem nga gruaja e pare dhe me tre djem dhe një vajzë, që do t’i lindë vetë. Djemtë: Saniu, Hamza dhe Gjergjizi. Vajza Pakizja.

– Pa dale, dale, Hamza beg, se m’i more mendt me gjithë këta emra! Edhe nuk po i kap dot, dhe, sikur ende nuk po m’i përgjigjesh pyetjes kryesore që dua ta marr vesh. Më thuaj, të lutem, më në fund, shkurt: si u takua dhe si u martua babai yt me nënën tënde, mbesën e Faik Konicës. Më fol për Nimanin dhe Xhevahiren.

Ai stepi për një çast.

– Po janë të lidhura këto. Pa këto nuk do t’i kuptosh fare. Se. po s’të thashë që im atë ka pasur edhe një grua para nënës sime, nuk mund të dalë te pyetje që po më bën dhe së cilës vazhdimisht, me gjithçka që të tregova, po i përgjigjem në njëfarë mënyre. Dëgjo: I vdiq babës sim, Nimanit, gruaja e parë, ajo që kish qenë nga Quranollët e Pejës, dhe e la me katër djem…

– E kuptova. La Sefedin Begun, Hasim Begun, Manush Begun dhe Qemal Begun. Të Sefedinit janë Adili dhe Faruk Begolli, apo jo?

– Po.

– Dhe pastaj do martohet me nënën tënde, me gruan e vet të dytë…

– Pikërisht. Por si? Babai i nënës ka qenë nga Tivari dhe oficer i lartë i Turqisë. Kishte gradë gjenerali. Në Bullgari ka qenë komandant divizioni ndëshkues. Nga Bullgaria e transferojnë në Maqedoni e mandej në Greqi. Merr vesh se vëllezërit Konica, derë e madhe dhe e njohur bejlerësh, kishin një motër për martesë, me emrin Xheve. E kërkon, ia japin dhe martohen. Pas pak e transferojnë në Shkodër. Aty i lind një vajzë, por i vdes gruaja. Vajzën e mbetur pa nënë dhe me babën oficer e marrin vëllezërit në Konicë ta rrisin dhe ta edukojnë, si të thashë, në shenjë kujtimi e dashurie për motrën e vdekur, e pagëzuan Xhevahire. Ajo vajzë, pra, Xhevahireja, është nëna ime…

E qartë.

– Dhe ja tashti si u njohtën Nimani e Xhevahireja: babai im dhe nëna ime. motra e atij oficeri të ushtrisë turke, motra e Ismail Hakiut, motra e babait të nënës sime, ka qenë e martuar te Zatriqët në Pejë. Kur mori vesh ajo se Niman Begollit, babës sim i ka vdekur gruaja, menjëherë i ra në mend, iu kujtua Xhevahireja në Konicë, bija e vëllait të saj, ndaj vendosi të ndërhynte dh eta martonte me të, t’ia jepte për grua.

Tashti e kuptova, më në fund lidhjen Pejë dhe Konicë! Do të bëhet “sebep”, siç i thonë, halla, motra e t’et, që Xhevahireja të vinte nga Konica aq e largët dhe të martohej në Pejë! Jo: shans i rrallë dhe derë e mirë, prej bejlerësh të Konicës ai rast i mirë dhe derë në zë, prej bejlerësh të Pejës.

Nimani e Xhevahireja (3)

Dhe kështu, pa u mbushur ndoshta as dhjetë vjet nga botimi i veprës së njohur të Çajupit, “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”, në Pejë do të “shkruhet” një vepër e re, një histori mu si ajo: Katërmbëdhjetë vejç nuse!

Sepse, Xhevahireja, kur e sollën në Pejë – me ndihmën dhe ndërmjetësimin e hallës së vet të martuar te zatriqët – nuk kish asnjë ditë më shumë se katërmbëdhjetë vjeç.

– Mund ta marrësh me mend, vazhdoi Hamza Begolli. – Ajo katërmbëdhjetë vejç, e im atë rreth gjashtëdhjetë dhe me jo më pak se katër djem, nga të cilët më i vogli 4 vjeç, tjetri 7 vjeç, kurse dy të tjerët bukur të rritur!

E shoqja e Hamzës, Shyhreti, motër e Ismet Shaqirit, – siç tregoi e bija, Virxhinia – mban mend edhe sot si ia ka përshkruar vjehrra takimin e saj të parë me të shoqin, Niman Begollin: “Kur hyra në dhomë, pothuaj fëmijë, 14 vjeç, dridhesha e tëra. Kisha turp të madh, e dija për çfarë më kishin sjellë në Pejë dhe përse gjendesha aty: sepse do të më martonin. Do bëhesha nuse. Katërmbëdhjetë vjeç nuse! Në atë dhomë duhej të njihja dhe të shihja për herë të parë tim shoq, burrin tim. Po ç’më panë sytë? Më panë: katër djem, dy ca të vegjël, dy më të mëdhenj dhe – një plak! Unë pandehja të ish ndonjëri nga djemtë im shoq, ndaj dhe, me shumë turp, pothuaj pa ngritur kokën, vidhja me sy çdonjërin veç e veç: të jetë ky imi? Jo, është i vogël. Po ai tjetri? Jo, moj jo, po edhe ay i vogël është. Do jetë, thaçë, ay i treti…Ose ay i katërti.Njëri nga ata të dy do të jetë im shoq, doemos, mendoja. Kurrë s’do më kish vajtur mendja se halla ime do më zgjidhte për burrë – plakun! Dhe, që thua tinë, ata të katër djemtë e tija, njëri pas tjetrit zunë të dilnin jashtë. Lëshuan dhomën dhe, do ti, më lane mua fmijën vetëm për vetëm me plakun. Ja, kështu u njohëm dhe u martuam ne të dy, moj bija ime. Unë, Xhevahireja nga Konica, dhe tim shoq, Nimani nga Peja…”

Do t’i lindë Xhevahireja konicase edhe dy djem të tjerë, të dy të pagëzuar me emrin Halil, por që të dy do t’i vdesin. Dhe do të bëjë jo m pak se 42 vjet jetë prej veshuje dhe do të vdesë po në Pejë, para 24 vjetësh, në vitin 1971.

“Orksurnas”! “Predemos”

– Nëna më fliste shpesh për Konicën, i kujtohet edhe sot Hamzës. – Më fliste për veshjen e atjeshme kombëtare, për doke e për zakone shqiptare të atij qyteti. Për opingat me tufa. Më kujtohet se më kish treguar sesi mos i brente teja, i fusnin fustanellat në vaj ulliri e mandej i linin të tereshin.

Kur dilnin në mal, për të luftuar me grekët i vishnin.

M’interesoi të dija a e fliste e ëma greqishten dhe a e “psoniste” edhe në Pejë? A kish mbajtur mend ndonjë fjalë të saj greke?

– E dinte për mrekulli greqishten. Në ato fillimet e veta deshi madje të ma mësonte edhe mua. Mirëpo, seç kish baba im një si inat dhe jo vetëm që nuk e lejonte të ma mësonte këtë gjuhë mua e fëmijëve të vet të tjerë, por ia kishin ndaluar rreptësisht edhe ta fliste vetë fare atë gjuhë. E kam dëgjuuar me veshët e mi sesi e qortonte dhe i kërcënohej: “Po të pashë që m’i mëson fëmijët greqisht, apo po të dëgjoja që flet edhe vetë në atë gjuhë – jashtë!” Kështu i thoshte.

Po ndonjë fjalë a ndonjë shprehje greke, sidoqoftë, do t’i ketë shpëtuar ndonjëherë.

– Mbaj mend, po, fjalë “psomi” (bukë) dhe “nero” (ujë). Mirëpo më kujtohet mire se sa herë teshnim, ajo na thoshte “Oksurnas”. Ç’janë këto fjalë edhe vetë s’e di, po ma thotë mendja që duhet të kenë kuptimin “Shëndet” dhe “Shëndet paç!”. Ndoshta, nuk jam i sigurt. Mirëpo, e mbaj mend mire se mu kështu më duhej t’ia ktheja nënës, kur teshtija dhe ajo më thoshte “Okusirnas”.

Me kohë, nusja katërmbëdhjetë vjeçare nga Konica do bëhet me tamam pejane, do të adaptohet me mjedisin dhe, po të mos ish e folura e saj aq e parëndomtë për veshin e vendasve e sidomos të shoqeve dhe ndonjë fjalë e shprehje greke që i shpëtonte sporadikisht, me asgjë tjetër nuk veçohej nga gratë e tjera. Mësoi shpejt të qëndisë dhe u bë e njohur me qëndismat e saj. Dinte edhe të qepte, kishte maqinën e vet qepëse.

Takimi me Mehmet Konicën në Tiranë

 Dy dajkot e Xhevahiresë

Ajo vajza që pamë në satelitin shqiptar ditën kur u kthyen eshtrat e Faikut në Tiranë dhe që mori një mirënjohje nga dora e Sali Berishës ishte e mbesa e tij, e Mehmet Konicës. Një nga vajzat e dy bijave të tij që u martuan dhe jetuan në Itali. Nëna nuk më lejoi se sot do të isha në Amerikë. U kthyem në Pejë. U regjistrova në gjimnaz të Pejës. Isha sigurisht nxënësi më I vjetër në të. mandej Ramiz Sadiku, Nexhdet Basha, Esad Mekuli që erdhi më vonë…

 Hamza Begollit nuk i kujtohet sot, saktësisht , deri as viti, le pastaj dita e muaji, kur ai bashkë me 16 pejanë të tjerë, të gjithë të rinj atëbotë vendosën të linin vendlindjen, të iknin nga “Jugosllavia e vjetër” dhe të shkonin në Shqipëri. Sipas mendimit tone, po të lidhen ca “fije” të rrëfimit të tij, do të ketë ndodhur kjo nga mbarimi i vitit 1931 ose nga fillimi i vitit 1932, d.m.th. në kohën kur nuk ish më shumë se rreth 20 vjeç.

– Vendosëm të iknim nga Shqipëria, – tha. Ishim gjithsej 17 vetë. Mbaj mend të ketë qenë me mua Nazmi Belegu, Shyqri Belegu, Shaban Berisha dhe…këta po… të tjerët? Kujt i kujtohen sot, pas mbi 60 vjet? Vëllain e madh, Samiun e kisha atëherë në Shqipëri. Ai ishte nënoficer në xhenio të Tiranës. (Ti e di se e kanë pushkatuar në Rugovë, e vrau Bogolub Radiqi më 1952). Atëherë janë takuar me Beiqr Kastratin dhe Xhevat Shkrelin, dy mësuesit që do të kthehen në Pejë në ditët e para të viteve 40, në “kohën e Shqipnisë së Madhe”. Vëllai kish vetëm një dhomë, ndaj unë u vendosa te Qerim Begolli, bir i axhës Asllan. (E kanë vrarë edhe këtë më 1945 në Mal të Zi). E kam pasur deri vonë një fotografi të tij: Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe Qerim Begolli.

Dhe do të jetë ky Qerimi, ai do të takoj Hamzën me njërin nga dajot e s’ëmës: me Rrustem Konicën. Ishte i moshuar, pensionist. I erdhi në shtëpi dhe gëzimi i tij qe i papërshkrueshëm se po shihte të nipin e së motrës. Të diel për të diel u takua me të. Pa vonuar shumë i tregoi se në Tiranë jetonte dhe ish me “poste të larta” në qeveri, madje edhe këshilltar i Zogut, vëllai i madh, Mehmet Konica.

– Një të diel më tha daja Rrustem: “Hamza, vishu mirë se sot do shkojm ke im vëlla për vizitë. Ta njohësh edhe atë!” – shkuan në shtëpi të Mehmet Konicës. E kish aty ku ish varri i Cana Begut, te Xhamia, ballaballë me pallatin mbretëror. Ish një burrë i gjatë. Kish sy të mprehtë. Pa një qime të zezë në flokë, e flokët kaçurrel. I thotë Rrustemi vëllait të vet të madh – Mehmeti ishte më i madhi, mandej Faiku, mandej Hilmiu – I thotë: E di kë të solla?” “Jo.” “Të solla të birin e Xhevahiresë!” U habit Mehmeti: “Cilës Xhevahire?! Nuk di të kemi pasur ndonjë Xhevahire në familje.” Atëherë ia shpjegoi Rrustemi: “Është nipi i motrës sime ore, nipi i Xhevos”. Më shikoi. “Ja që edhe i ngjaka ca”, tha Mehmeti. U ngrit në këmbë, më përqafoi dhe, i emocionuar, i shkuan lotët. U ul. Më mori në prehër.

Do ta vizitojë bashkë me dajon Rrusten pa le edhe sa herë. Mehmet Konica, thotë, ishte njeri me culture, fliste disa gjuhë të huaja, si frëngjishten, italishten, greqishten, turqishten, dhe sa i kujtohet edhe gjermanishten. Një ditë, Mehmet Konica do ta befasojë Hamzanë shumë. Do t’i thotë se ka biseduar me Faikun në Amerikë dhe të dy kishin vendosur që Hamza të shkonte ke ai në Boston. Më pastaj do t’ia bëjë pasaportën shqiptare, do t’ia nxjerrë vizën amerikane, do t’ia sigurojë paratë për rrugë, por do të jetë e ëma ajo që nuk do ta lejojë largimin e të birit për te Faiku në Boston.

Në vitin 1933 edhe Xhevahireja vajti ked y djemtë e saj në Tiranë, të shihte Saniun dhe Hamzanë. U takua me “dakjon” Rrustem a madje, bashkë me të, edhe me “dakjon” e madh, Mehmetin. Një takim që do penë të veçantë për ta përshkruar.

Tragon Hamza: Mehmeti ka pasur vetëm dy vajza dhe të dyja u martuan me oficerë italianë.

Vëllai i Faik Konicës në Pejë

Një surprizë: vëllai i Faik Konicës në Pejë!

Një kuriozitet i pashënuar deri sot: Peja ka të ngjarë të ketë marrë dhe një kontakt të drejtpërdrejtë me njërin nga katër vëllazërit Konica!

Hamza sot nuk e mba mend aq e më 1937 apo më 1938, por e di mirë se qëndroi bukur do ditë në shtëpi të tyre, derisa e dëbuan xhandarët, Rrustem Konicën, “dakjo” Rrustemin. Gëzimi i nënës Xhevahire dhe i fëmijëve qe i pafund.

Rrustemin ajo e kishte parë katër vjet përpara në Tiranë. Edhe Mehmetin. “Dajkon” Faik në Boston, dhe “dajkon” Hilmi në Stamboll, nuk i kish takuar as parë kurrë. Me këtë të fundit mbase mbante edhe njëfarë correspondence. E dinte të kish qenë një kohë të gjatë drejtor i postë – telegrafeve atje. Do të jetë ky takimi i fundit me të, sepse Mehmet Konicën, bashkë me të birin e vetëm, do t’i pushkatojë sistemi i ri komunist…Faiku do të vdesë më 1942…Për fundin e Mehmetit dhe të Hilmiut nuk ka njohuri as Hamza…

Një për Faikun, një faikiane

Në mbyllje të këtij fejtoni dhe para gjashtë temave që kërkojnë autorin, meqë gjithë ç’u shkrua deri tash ka një “fërgim” a shkas të mirëfilltë kryekreje pati Faiku, s’ka sesi të mos shkëpusim për kërshëri edhe ndonjë “reference”: një portret për Faikun dhe një “paraqitje” faikiane:

Portretin për Faikun e bëri Ernest Koliqi në revistën e tij “Shejzat” qysh më 1967:

“I thjeshtë e i hollë, i lëvizun e i qartë…herë plot andje e gaz, herë plot sarkazëm e maraz, këtu i urtë e i kthjellët, aty papritmas idhnak e sulmues…nji natyrë buzëhollë, e pakënaqun, grindavec së cilës i u shtonte një paqëndrueshmëni e çmeritëshme në mendime dhe nji prirje idhnake qi shpërthente me mujshti (prepotencë) të pafreshme tue kapërcye çdo cak jo vetëm t’arsyes e t’urtis por edhe të dejzis e të njerzis. Në polemika, i prente drut shkurt…

Përdorte në shkrim thanje smakulotash. S’barte qymën, nuk duronte të prekej as me popull. Ndyeskeq ke s’ve, i kërcejshin dreqni për ma të voglin kundërshtim…Por mos u veni vesh pezmatimit të tij: rrebet i vijnë e i shkojnë…”

Ja edhe një faikiane, e dalë pas “pritjes” që iu bë nga disa keqdashës revistës së tij, sigurisht më të mirë të gjithë kohës dhe, për rrjedhojë, edhe ndonjë “thënie sonkulotash”:

“Dua ta marr shpatën, t’u çanj kokën gomarëve, dhe në vend të trurit, të këllas këtë: ç’është liria? Të mos kisha nisur fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kohën time t’u mësonj gomarëve ç’është liria. Dy muaj janë që u nis kjo punë, dhe që tani jam i lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shes pleh njeriu se të nisje punë për Shqiptarët. Jan nj’a 50 Shqiptarë që kuptojnë ç’është liria. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë? Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes … (e shkruan fjalën rrumbullak!) në vend që të mbanj të përkohshmen: më mirë të shesë m… njeriu, se të shkrojë për Shqiptarët!”

Gjashtë tema që kërkojnë autorin

Pirandelo dhe Faiku

Gjashtë persona të Pirandelos kërkuan prej motesh një autor. Dhe vijojnë gjithandej ta kërkojnë. Gjashtë tema faikiane dhe faikiste kërkojn sidomos sot (më se) një autor.

Tema e parë: përse Faiku nuk foli kurrë për vëllezërit dhe motrat e veta, ndonëse rrahte gjoks me prejardhjen e tij familjare? Objektivat: një debolesë të veçantë shprehu (vetëm? për vdekjen e nënës, më 1919 sa gjendej në Romë (“Më vjen keq për nënën t’ime, për plakën e mierë që ka dhjetë vjetë që po më prêt kot me lotë e hidhërime, e qi ndofta kurrë më s’më ka për të parë…”)

Dhe një dëshmi nga miku i tij se, sapo dëgjoi lajmin për vdekjen e s’ëmës, aq u prek sa nuk doli plot një javë nga hoteli. Me Mehmetin edhe u pa ndonjëherë. Të dy qenë edhe misionarë e anëtarë delegacionesh për çështje kombëtare dhe për mbrojtjen e Shqipërisë etnike në më se një “kancelari” të botës. Ç’ka thënë ndonjë gjë për Mehmetin? Përse, pas dy motarve – njërës në Shkodër (Xhevos) dhe tjetrës në Stamboll (?) – nuk la (apo ka lënë?) ndonjë gjurmë për RRustemin në Tiranë dhe për Hilmiun në Turqi?

Tema e dytë: përse biografët e tij të derisotëm dhe sidomos faikistët heshtin, nuk kthejnë vëmendjen dhe as “prekin” jetën familjare të Faik Konicës? Objektivat: prejardhja (deri?) kastriotiane, gjyshi, gjyshja, baba, nëna, motrat dhe vëllezërit (“dy çupa dhe katër djem”). Motra në Shkodër, Xheva, me dy bijat e saj që tash i mësuam, Xhevahirenë, të martuar në Pejë, dhe Xhemilen, të martuar në Shkodër. (Hamza Begolli: “Xhemileja, motra e nënës, ishte e madhe, kurpulente dhe – diktatore. Të katër djemtë detyroheshin t’i binin në gjunj dhe t’ia puthnin dorën. Ishte e martuar për një hoxhë. Hoxhë Milla i thoshin. Jetonte në Shkodër. Edhe sot ia di shtëpinë. E kam vizituar. Dy javë kam qëndruar në shtëpi të saj. Kam qenë edhe një here tjetër te ajo”).

Motra në Stamboll: si quhet? Sa jetoi? U martua? Pati fëmijë?

Vëllezërit: Mehmeti, Rrustemi dhe Hilmiu.

Mehmet Konica: më 1913 kryeson delegacionin zyrtar, në emër të qeverisë, vajti në Londër “që të mbronte tërësinë tokësore shqiptare” e kundër vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve (Londër, 12 dhjetor 1912-22 mars 1913) që la jashtë kufijve etnikë Kosovën dhe Çamërinë. Këtij delegacioni iu bashkua, pos Faikut, edhe Noli. Në dhjetor të vitit 1918 vjen nga Roma në Shqipëri “për të formuar një këshill, një organ, I cili do të kishte kryesisht karakterin e një delegacioni për të shprehur dëshirat e kombit shqiptar në Konferencën e Paqes. Në këtë këshill bënte pjesë edhe Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja etj. Në janar të vitit 1920, në Kongresin kombëtar të Lushnjes, në qeverinë kombëtare shqiptare, të kryesuar nga Sylejman Delvina, minister i punëve të jashtme u zgjodh Mehmet Konica, Sotir Peci – i arsimit, Hoxha Kadriu – i drejtësisë, Ahmet Zogu – i punëve të brendshme.

Kjo konference caktoi edhe delegacionin për Konferencën e Paqes: Mehmet Konica, Mihal Turtulli dhe Imzot Bumçi. Mehmeti zgjidhte për shumë vjet edhe këshilltar i mbretit Zog (për herë të fundit i përmendet emri në “Historinë e popullit shqiptar” II, të ketë mbajtur një fjalim më 6 prill 1939 në Tiranë)… Jeta në Romë…Dy vajzat në Itali…Mbesat…Njëra në maj 1995 në Tiranë… Ditët e mbrama të Mehmetit?… Vdekja: ku? Kur?…

Rrustemi: pensionist në Tiranë. Djali i vetëm me të cilin do të pushkatohet. Jeta (dhe puna) në Tiranë. Po më shumë se kaq?

Jeta intime e Faikut

Tema e tretë: përse biografët e tij të derisotëm dhe sidomos faikistët heshtin, nuk kthejnë vëmendjen dhe as “prekin” jetën intime, sentimentale, erotike, dashurore të Faik Konicës. Objektivat: pyetje a pati ai ndonjë të dashur, me emër e mbiemër? (Burimet arkivore të Brukselit: “Gjatë kohës kur jetonte në Francë, kishte njohur një grua të quajtur Sophie Annette Hygo” … në Londër: “Bija e Marie-Forbes Rodhna para një kohe ishte njohur me Konicën” dhe “është duke u përgatitur të shkojë për të jetuar me të dashurin e vet. Apolineri: “Ky shqiptar kishte një mikeshë angleze që e bënte të vuante…Modi kalonte jetën e saj ashtu e zhveshur në apartamentin e mikut tim”. Jup Kastrati: “Megjithse mund të ketë pasë kaluar shumë marrëdhënie dashurie…”; pyetja 2 – a ka pasur grua, a u martua a jo ndonjëherë? (Apolineri: “Në Londër kalova edhe ca kohë te Faik beg Konica, i cili ishte martuar (nënvizoi – R. K.) dhe banonte në Chingford”; Jup Kastrati: “Faiku nuk u martua asnjëherë, ndonëse poeti francez Gijom Apolineri, kur e njohu në Londër më 1903, thotë se ishte martuar dhe banonte në Chingford” ) ; pyetje 3 – a pati fëmijë?

(Arkivat e Brukselit: “Gjatë kohës kur jetonte në Francë kishte njohur një grua të quajtur Sophie Annette Hygon me të cilën më 1897 kishte një djalë me emrin Henrik”! Ç’dimë për Henrikun 98 vjet pas lindjes: sa jetoi, la fëmijë, ka nipa e mbesa?

Tema e katërt: ç’e lidhte Faikun me Apolinerin? A janë vetm letrare, artistike, raportet e ndërsjellta aq të ngushta dhe aq miqësore e dashamirëse mes tyre? Objektivat: tregimi i Apolinerit, kushtuar Faik Konicës, “L’Albanais” (Shqiptari) – përkthyer nga Luan Rama, personazhi i Kanurit (Konicës) dhe “karakteri shqiptar i Kanurit”, këtij burri në dukje “si edhe të gjithë shqiptarët e tjerë, ndërmjet të cilëve shquhen burra të hijshëm”, në romanin e tij “La venue assise” (Gruaja e ulur).

Dënimet me vdekje dhe instiktet vetëvrasëse

Tema e pestë: a është e vërtetë se Turqia dhe deri vetë sulltani e dënoi Faik Konicën me vdekje?

Disa referenca për sa më sipër bëri edhe Isak Shema në shkrimin e tij “Të dhëna të reja lidhur me botimin e revistës “Albania” në Bruksel (1897-1902)”, në “Gjurmime Albanologjike” më 1975.

Tema e gashtë: a provoi ndonjëherë dhe a mos pati prirje a instikte për vetëvrasje Faik Konica? Objektivat: më i pari, Apolineri në tregimin e tij “Shqiptari”, në këtë shkrimin kryekëput kushtuar mikut të vet Faik Konicës (“Një ditë miku im më tha: “duhet të iki nga bota. Nesër do ta vras veten” – nënvizoi R. K.) e mandej edhe në romanin e tij “Gruaja e ulur” (“Në dukje ka qenë si edhe të gjithë shqiptarët e tjerë, ndërmjet të cilëve shquhen burra të hijshëm, por të predisponuar për vetvrasje” – nënvizimi R.K.)

Pas tij edhe Pashk Bardhi në shkrimin për Faik Konicën në “Hylli i Dritës” të vitit 1942, në njërën nga letrat që merrte nga ai: (“Kam një plagë… e ajo është vobeksia…Më vien keq për popullin shqiptar që s’më ka nonji faj! Pra, a duhet ta vras veten, a të përpiqem të fitoj jetën em nj’anë në dhe të huaj?” – nënvizoi R. K.)

Gjashtë tema, që kërkojnë edhe sot, sidomos sot, autorin.

Gjashtë pyetje, përkrah aq të tjerash politike, shoqërore, kulturore, letrare, artistike etj. që presin edhe sot, sidomos sot, përgjigje…

 Rilindja, 23 qershor 1995 – 31 qershor 1995

* RAMIZ KELMENDI PËR FAIK KONICËN

Xhemail Peci

Fragment nga vëllimi i IV-ët (Ramiz Kelmendi dhe Porosia e Tij e Madhe) i monografisë studimore për Ramiz Kelmendin

 

 

 

Filed Under: Featured

Zyrtarizohet gjuha greke në Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare

December 26, 2013 by dgreca

Ne Foto: Automjeti i kishes shqiptare ne gjuhen/

Shkruan: Arben LLALLA/

Në shkrimet e mia të fundit kam denoncuar me fakte për aktivitetin antishqiptar të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Gerasimos Janullatos i cili po greqizon kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Unë po sjell sot foton e automjetit të kishës ortodokse shqiptare e cila mban gjuhën greke si gjuhë të parë zyrtare, por edhe në gjuhën shqipe fjala shqipe ORTODOKSE është greqizuar në ORTHODHOKSE. Siç shihet kisha jonë e themeluar nga Fan Noli tashmë është gjunjëzuar në Shqipëri, kjo fal tolerancës së politikanëve shqiptar sahanlëpirës. Në gazetën BOTA SOT është botuar një shkrim ku denoncohet mbajtja e meshës në Tiranë në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe ku ndër të tjera thuhet: “Por sot ne zemer te Tiranes ne diten e Krishlindjeve kryepeshkopi grek Jonullatos mbajti meshen ne gjuhen greke, ku te pranishem ishin edhe zyrtare te larte mes tyre dhe kryeministri Rama. Te gjitha mediat e anashkaluan perdorimin e nje gjuhe tjeter gjate meshes, gjithashtu sot ortodokset shqiptare treguan dhe nje here se parapelqejne nenshtrimin dhe heshtjen kur Jonullatos mban meshen ne gjuhen Greke ne zemer te Tiranes!”

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: arben llalla, Gjuha greke, ne kishen orthodokse

MARK GJONAJ, PARTY PER KRISHTLINDJE

December 25, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

Fotot: Aleks Nilaj/

Eshtë për traditë në familjen Gjonaj, që për çdo vit të festojnë Krishtlindjet jo vetëm me pjesëtarët e familjes, por edhe me kolegët e punës e rrethit të tyre shoqëror.

“Që kur kemi ardhur në Amerikë – thotë e ëma e Assemblyman Mark Gjonaj, Znj. Roza Gjonaj – i kemi festuar Krishtlindjet. Si fillim si familje, më pas çdo vit duke e zgjeruar rrethin me shoqërinë tonë e të fëmijëve.”

Në City Island buzë oqeanit e Long Island Sound ndodhet “Lighthouse” Restorant. Në këtë ambjent të këndshëm e komod u takuan shqiptarë e të huaj e shkëmbyen urimet me njëri-tjetrin për festën e Krishtlindjeve. Mysafirët i priste djali i parë i shtëpisë Z. Mark Gjonaj me bashkëshorten Roberta. Ata janë njerëz të dashur e mikëpritës që rrallë të vjen rasti të takosh në këtë botë të ftohtë si uji i vetë oqeanit. Familjarisht janë të tillë, të dashur e njerëz me zemër të madhe, duke filluar me të ndjerin, të atin e Markut, Zef, të ëmën Roza, Elza motra e Markut, Paul vëllai i Markut, e kështu me rradhë me nipër e me mbesa.

Darka, një menu e pasur me ushqime deti dhe tradicionale shqiptare, si dhe pije të shumë llojshme, servirej në mënyrë të kulturuar nga personeli i restorantit. Sa mirë, të gjithë njerëzit dukeshin të gëzuar, e me një dashamirësi që i karakterizonte në mënyrën se si të përshëndesnin e gjatë bisedës me ta. Qenka shumë mirë kështu, sikur të kishim sa më shumë festa të Krishtlindjeve, sepse na bën më humanë, më të dashur e më të sjellshëm me të gjithë. Sa mirë do të ishte të kishim sa më shumë festa që të kishim më shumë begati, lumturi e bamirësi nga gjithë njerëzimi.

Një derë e hapur për të gjithë kjo e familjes Gjonaj, për të festuar së bashku Krishtlindjet, që e ka historikun e saj qysh me mbërritjen e tyre në SHBA. Mikpritje bujare që ndodh vetëm tek njerëzit shpirtgjerë.

Prindët e kësaj familje kanë trashëguar tek fëmijët jo vetëm pasionin e punës, por edhe dashurinë njerëzore. Çdo vit ata ndihmojnë me ushqime të vobektit, i qëndrojnë pranë një hallexhiu dhe sakrifikojnë kohën e tyre për bamirësi.

Marku, Elza dhe Paul përveç punës së tyre të palodhur e përpjekjeve shumë-vjeçare arritën të kenë punë e biznes të suksesshëm, e të kenë rreth tyre njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Shumë politikanë, përfaqësues të klerit, artit, bisnesit e fushave të ndryshme të jetës kishin ardhur këtë mbrëmje tek darka që familja Gjonaj kishte shtruar për festën e Krishtlindjeve.

Qindra njerëz të ardhur jo vetëm nga New York-u, por edhe shtetet fqinjë trokisnin gotat me familjen Gjonaj, me të njohur e të panjohur – pjesëmarrës në këtë sofër bujare..Të gjithë veshur me shije apo nën ngjyrat që simbolizon kjo festë tradicionale. Tërhiqte veçanërisht vëmendjen tek vajzat e gratë ngjyra e kuqe dhe e gjelbërt, por edhe tavolinat e shtruara pastër e zbukuruar me qirinj të ndezur të ftonin për të shijuar ushqimet e ngrohta dhe verarët e ndryshne. Hijeshi të rrallë merrte restoranti nën xhamat e qelqtë, që reflektonin mbi ujë, e të dukej sikur lundroje mbi oqean të akullt. Tingujt e muzikës shqiptare dhe amerikane luajtura nga DJ Cheeky Star e DJ JRhaps dëgjoheshin deri matanë bregut tjetër në Orchard Beach, rrguë që ndan City Island me plazhin e që të çon për tek “Lighthouse” Restorant.  E veçanta e kësaj mbrëmje ishte edhe pjesëmarrja e rinisë shqiptare, djem e vajza të reja, studentë e të diplomuar nëpër universitetet më prestigjoze të SHBA, për të cilët krenohen jo vetëm familjet e tyre por i gjithë kombi ynë.

Pjesëmarrësit u përshëndetën nga Assemblyman Z. Mark Gjonaj, i cili në urim e sipër përmendi edhe të atin e tij, të ndjerin Zef Gjonaj. Ndër të tjera ai tha: “Se ky është viti i parë i Krishtlindjeve që po i festonin pa praninë e babait të tyre të dashur”. Ndërsa Famulltari i Kishës St. Lucy në Bronx, Dom Nikolin Përgjini mbajti lutjen e rastit.

Gëzim e hare, trokitje gotash, sikurse trokëllima e drerëve të slitës të Santa Claus që fluturon  nëpër botë, në mot të keq e me dëborë për të shpërndarë mesazhin e paqes, mirësisë e begatisë. Mbrëmja e Krishtlindjeve në “Lighthouse” Restorant pranë familjes Gjonaj vazhdoi deri vonë duke lenë mbresa të jashtëzakonshme.

New York

25 Dhjetor 2013

Filed Under: Featured Tagged With: Mark Gjonaj, Party per krishtlindje

Edon Molla determined to succeed as a basketball player

December 25, 2013 by dgreca

By: Ermira Babamusta, New York/

Albanian-American basketball star Edon Molla was born on March 1994 in Ulqin, Montenegro. His family moved to New York when he was an infant. Playing basketball has been an early dream of his; he started playing basketball when he was 5years old. Edon Molla won two New Jersey State Championships, two Tournaments of Champions Titles, and two U.S.A. National Championships. He also served as Team Captain senior year of high school at St Anthony High School. In 2012 Edon Molla was selected to the New Jersey All Stars Team that played against Connecticut (CT vs. NJ All Stars Game). Edon Molla and his team were honored by the Governor of New Jersey Chris Christie for their first national championship and the New York Yankees at Yankee Stadium for winning their second national championship, back to back national titles.

Currently Edon is a Division I College basketball player for St. Francis College in New York. He is striving to become the best college basketball player he can be while remaining focused on his academics. His life-long dream is to have a future professional career in the NBA or Europe and to one day represent the Albanian National Team.

Early Life: Dedicated to the sport

Born on March 1994 in Ulqin, Montenegro to Albanian parents, father Xhavit Molla (sports teacher) and mother Merita Xharra (economist). Edon’s father Xhavit was born in Ulqin and at age 14 moved to Gjakova, Kosovo to attend high school, then at age 18 moved to the capital, Prishtina to pursue higher education at the University of Prishtina. His mother, Merita Xharra, was born in the historic city of Prizren, Kosovo. In the summer of 1989 his parents got married and a few years later before the war in Kosovo broke, they moved to America to purse a better life, when Edon was only a baby along with his brother, Admir Molla. Even though Edon moved to the United States as a baby he speaks fluent Albanian and is proud of his Albanian heritage.

“My dad showed me how difficult it is to come as an immigrant to this country and how hard you have to work to succeed. I am grateful for that I had the opportunity to prosper. Being respectful and proper is the key to success. My parents showed me how important culture is and to never forget where you come from. I am proud to be Albanian and have an appreciation for my heritage. It is inspiring to hear stories of successful Albanians like Lorik Cana, who plays for Lazio in Italy. He chose to play for the Albanian National Team and turned down countries like Switzerland and France, both teams are better than Albania but Cana wanted to be a role model for a younger generation of Albanians to give back to Albania and Albanians and help develop a better image for the country which is something I respect greatly”.

“Here in New York people view Albanians as tough kids, who fear nothing. My Coach Glenn Braica tells me Albanians are tough. I play with a little chip on my shoulder knowing that Albanians are viewed as Spartan like kids, without knowing the hardships they go through. I want to show that Albanians can prosper and that Albanians can succeed. I want to be one of those Albanians that kids look up to as a role model.”

Edon Molla began playing basketball when he was 5 years old at a park near his Brooklyn home. At the park he was always one of the better players even amongst kids twice his age. He was simply born to excel on the basketball court.

“I am thankful to my parents and my brother for their wonderful love and support over the years. My family always loved sports. My dad played soccer in Europe. However I chose to play basketball instead. Growing up in New York City basketball is the most popular sport. I love the game of basketball. I would play with my friends and my brother, who is four years older than me. I learned how to play when I was only five playing against kids twice my age or older.”

Edon Molla is deeply passionate about basketball, a passion that started at a very young age, playing at the park near his neighborhood, with his brother Admir. Instead of growing up a typical kid, watching cartoons, playing videogames Edon and his brother would practice and play for hours. At the age 5 Edon was already playing against 17-year-old opponents, learning how to become a great player. All signs were pointing towards a great career ahead of him.

“My brother is my biggest fan. He goes through everything with me. At 12 o’clock at night instead of going out we will be shooting in the park or the gym. When I was a kid I would play videogames, he would throw the remote against the wall and say let’s go practice, don’t be a slacker and you have to work hard. When we were young he told me a quote by John Lennon, ‘A dream you dream alone is only a dream. A dream you dream together is reality.’ My brother showed me that we are all in this together as a family. Whatever we do is always going to be together. If we work hard together, we will succeed together. I am very proud of my brother. He is very hard working and I look up to him. He currently attends NYU, one of the top academic schools in the world, working hard to succeed in life.”

At 8 years old, Edon joined his first team, St Columba, where he played until he was 13 years old. By the age of 10 he was playing on the 13-year-old team. When he was 13 years old he led St. Columba to the New York City championship game in which they lost. Although they lost he had gotten the attention of many high school coaches in New York and New Jersey. Edon Molla also appeared on his first newspaper article at the age of 13.

“My mom knew my passion for basketball and she took me to try out for St. Columba, a youth team in order to play organized basketball and get out of the park and not be around kids who may be a bad influence on me. At first I hated it. I wanted to play with my friends at the park. Eventually I learned to play with the team, the context that comes with team work. I played at St. Columba for about 6 years. I really enjoyed playing against better competition and St Columba gave me an opportunity to play against great completion at a young age. My main motivation was to get better and to beat older and more developed players. Competing with older players motivated me to get better when I was a younger.”

“I learned a lot from my parents as well. They showed me if you want to succeed you have got to work harder than everyone else. My mom would take me practices and game using trains and buses. My mother doesn’t drive but to my mother that was no excuse to miss or show up late to a game or practice. We would show up to the game before the gym even opened. So I learned the importance of being on time and work hard.”

Since early on, his parents instilled into him to always be positive, a strong work ethic, good manners and respect for others is the key to success on and off the basketball court.

“For me education comes first and athletics comes second. Growing up, my dad made sure that academics came first. I had to maintain a 90 average or higher then I could play basketball.”

Basketball star on the rise: High School Basketball St. Anthony’s

Edon Molla has played in some of the most prestigious leagues and tournaments in the country including: Hoop Group Elite Camps, Five Star Camp, Nike IS8 League, Nike West 4th League, Rumble in the Bronx Tournament, Naismith Hall of Fame Tournament, Dan Finn Classic, Boast Mobile SNY Invitational Tournament, etc. His basketball prowess wasn’t limited to New York and New Jersey. Since the 6th grade he has traveled across the country and played in tournament, camps and games in over 30 states.

“Since sixth grade I had to miss many family events since I was always traveling around the country. I have been very dedicated to basketball and my teams.”

In 2009 Edon Molla decided to attend St. Anthony High School in Jersey City, New Jersey. St. Anthony high school is considered the greatest high school basketball team in American history and is the most prestigious and most successful. In the past 40 years under legendary head coach Bob Hurley St. Anthony has won 27 state titles more than any other school in U.S. history, 13 tournaments of champions, and four consensus national championships and enjoyed seven undefeated seasons. In 2010 Coach Bob Hurley was inducted into the World Basketball Hall of Fame.

“Coach Bob Hurley set the bar high for me. He always pushed me to work harder and be better. He is one of the greatest coaches of all-time and is a legend. He trained us how to first be good people and secondly how to be good at basketball.

Determined to reach his dream and become the best basketball player he could be, Edon would wake up at 5:00 am every day, travel across state lines from his home in Brooklyn New York to Jersey City New Jersey to attend St Anthony’s. In order to get to school he took the B82 bus to the Q train, to the 2 train, to Fulton St, where he picked up the PATH train. He took the PATH train to Newport, then after about a half-mile walk, he finally arrived at St. Anthony High School. He was also on the honor roll student with 96 percent average in high school.

“The main thing that kept me going was my determination to become the best basketball player I could be. Every day at 5 am I would wake up just to go to school, a trip that took me 2 hours. Having to go there every day and knowing that school is in a different state made me mentally stronger. I knew attending St Anthony’s would be worth it to be coached by one of the greatest coaches ever and to play against every day in practice with the best competition in the country, with  players like Kyle Anderson, who is currently at UCLA, Myles Mack at Rutgers, and so many other players at the division one college level who have potential to play professional in the NBA or Europe. It was tremendous to have the opportunity to play with and against these guys.”

While Edon was at St Anthony High School they had tremendous success, the team won back to back New Jersey State Championships, back to back tournament of champions titles and back to back National Championships, champions of the United States of America. In four years of high school Edon’s overall record was 127-5 and 66-0 in the last two years, the school had an 83 game winning streak. Edon last year at St Anthony high school was named the Captain of the Team, a great honor and title to be given by legendary coach Bob Hurley.

“It was an honor to play for Coach Hurley; he was the greatest teacher I have ever encountered. Coach Hurley was very demanding; he did not lower his expectations for anyone. That is why I wanted to attend St. Anthony.”

In 2011 Edon Molla and his teammates were honored by The Governor of New Jersey Chris Christie for their first national championship and by the New York Yankees at Yankee Stadium for winning second national championship, back to back national titles. Also the team was on several TV shows such as CBS 60 Minutes ABC 2020 and TLC Cake Boss, and a book “Chasing Perfect” by Daniel Pasner.

College Career: St. Francis College

In 2013 Edon Molla joined St. Francis College to pursue double major in Business & Public Relations. Currently Edon Molla is a Division I College basketball player for St Francis College. Division one is the premier division for college athletics, where the best high school players are chosen to play college basketball. St. Francis has a promising team. This is his first year at St Francis they have a record of 9-5, recently beating the University of Miami.

“College has been a tough adjustment. The players are bigger and the game is faster but we have a good team and we work hard. We won against Miami, Oakland and few other good teams. I think there is an opportunity to win the conference championship this year and hopefully we can make the NCAA tournament. The team is in good hands with Coach Glenn Braica. Coach Braica is a great mentor, very dedicated to the team and getting the best out of us on a daily basis at practice.”

Edon’s favorite athletes are Kobe Bryant and Lorik Cana. He enjoys watching NBA other college basketball games and Albanian sports, including the Albanian National Football team and Kosove basketball league, especially teams such as Trepca, Peja, Sigal Prishtina and Bashkimi. His dream is to become a professional basketball player in the NBA, or in Europe. Edon hopes to one day represent Albania and Kosove on a National Basketball team.

“There is a great quote from Gandhi. First they ignore you, then they laugh at you, then they fight you, then you win. At first they ignored and laughed because I was too young to play with the older kids. Then they wanted to fight me because I was showing them on the basketball court. And eventually I started winning. I believe that anything is possible. If you work hard enough you can achieve anything in life”.

“National pride and giving back is important to me. I look up to athletes who give back to their community or country they come from, I have tremendous respect for athletes who go back to play for their national team and represent their country. In the future I can see myself playing for the Albanian National Basketball team and trying to inspire Albanian kids to pursue a basketball dream,” said Edon Molla.

Filed Under: Featured Tagged With: basketball player, Edon Molla, Ermira Babamusta

Mbrëmje për tubim fondesh nga Fondacioni Plavë Guci në New York

December 25, 2013 by dgreca

Fondacioni Plavë Guci (FPG) është një organizatë me bazë jo-fitimprurëse i dedikuar për avokim për shqiptarët e Plavë Gucis dhe mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar, për të ndihmuar mbajtur dhe forcuar marrëdhëniet kulturore dhe komunikimet në komunitetin tonë në SHBA.

* Mori pjese edhe minsitri i Diaspores ne Qeverine e Kosoves, Ibrahim Makolli, i shoqeruar nga Drejtori i Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, z.Naim Dedushaj, deputeja Time Kadrijaj Deputete e Republikës së Kosovës nga Partia e Ramush Hardinaj – AAK

BEQIR SINA, New York/

White Plains NY : Kremtimet e festave të fundvitit janë të  dritshme në Komunitetin Shqiptar në New York! Është e njëjta kohë që në fund të vitit megjithëse për herë të parë – edhe për Fondacionin Plava dhe Gucia për të bërë mbrëmje vjetore në prag të  Krisht -lindjeve dhe Viti të Ri. Kjo mbrëmje festive u mbajt në lokalin luksoz Benjamin Steakhouse me pronar Benjamin Prelvukaj – në Hartsdale – White Plains, New York.

Në këtë mbrëmje morën pjes mysafir të ftuar dhe njerëz të suksesëshmë nga treva e Palvë Gucisë të suksesëshëm në jetën Amerikane dhe në komunitetin shqiptarë. Të ftuar specialë në këttë mbrëmje  ishin Ministri i Diasporës, zoti Ibrahim Makolli, Drejtori i Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, z.Naim Dedushaj, deputeja Time Kadrijaj Deputete e Republikës së Kosovës nga Partia e Ramush Hardinaj – AAK

“Kjo është si një dhuratë e jonë – që në Komunitet organizohet për për çdo vit, ndërsa për Fondacionin Palvë e Guci për her të parë, tha kryetari i kësaj shoqate z Easd Gjonabalj – koha për të kremtuar festat e fundvitit së bashku me familjet tona” tha ai.

Mëtej kreu i FPG, përshëndeti të pranishmit për pjesmarrje dhe në fjalën e rastit ndër të tjera theksoj: “Të nderuar zonja dhe zotëri e di që në mnifestimet e shoqatës ton jeni mesuar që të shifni me qindra e qindra pjesmarrës andaj me siguri që sonte ju dukemi pak, por sonte të nderuar miq, shokë, dashamirës, dhe bashkëkombas e bashkvëndasit tanë, kemi tubuar botën e biznesit nga treva e jon e më gjerë. Shoqata e jon, nënvizojë zoti Gjonbalaj me aktivitetin tonë përkrah mbeshtet inciativa të ndryshme këtu në diasporë dhe në vendlindje, ne në fakt jemi një familje e madhe e Plave Gucisë në SHBA.”

Në fund të fjalës së tij kryetari i shoqatës zoti Easd Gjonbalaj apeloj tek të gjithë anëtarët e këtij fodnacioni që edhe më shumë të përkrahet Fondacioni Plave Guci, sepse tha ai “duke përkrahur shoqatën tonë, ne  ndihmojmë Plavë Gucin në qendresën e saj për të ruajtur qenjen ton shqiptare nga asimilimi dhe lëshimi i trojve stërgjyshore.”

Udhëheqësi i kësaj mbrëmje Alber Gjonbalaj në fillim të fjalës së vet tha se unë do të doja të falënderoj të gjithë ju që u bashkuat me ne sonte për të festuar këtë mbrëmje vjetore Gala në Benjamin Steakhouse. Por shtoi ai se unë do të doja të falënderoj edhe ata që nuk mund të ishin këtu sonte , por e bën kontributin e tyre për “ondacionin Plavë Guci .
Albert Gjonbalaj theksoj se fondet e mbledhura në këtë ngjarje do të përdoren për të siguruar mbështetje financiare për projekte të veçanta dhe programeve që ne parashikojmë në rritjen e fondeve tona gjatë viteve të ardhshme . Ne mirëpresim mbështetjen tuaj ,për të qendruar krah për krah ndaj përpjekjeve tona, tha ai
Fondacioni Plavë Guci ( PGF ) është një organizatë me bazë në New York jofitimprurëse dedikuar ndaj advokimit të shqiptarëve të Plavë Guci – mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar për të ndihmuar të mbajtur dhe forcuar marrëdhëniet në komunitetin tonë, nënvizojë udhëheqsi i kësaj mbrëmje . Duke shtuar se ky fondacion vazhdimisht do të organizojnë ngjarje të tilla , dhe sponsorizojnë projekte të ndryshme dhe programe që ndihmojnë në misionin tonë .
“Nisma më e fundit e Fondacionit Plavë Guci, u shpreh Alber Gjonbalaj,  filloi për të mbledhur fonde për 47 studentët e Plavë Guci që ndjekin arsimin e lartë e tyre në Evropë . Fondet e mbledhura janë shpërndarë për të gjithë studentët së bashku me një kontribut 250 dollarë i cili do të vijë duke u rritur për studentë nga Fondacioni Plavë Guci.

Gjatë fjalës së tij Gjonbalaj përmendi edhe disa nga ngjarjet vjetore që organizonë Fondacioni Plavë Guci. “Kemi dy Pikniqe vjetore në verë që janë shumë të suksesshëm me një numër të madh të pjesëmarrësve – të cilat përfshijnë organizimin e shumë ngjarjeve kulturore e sportive, vallëzim , dhe shumë më tepër – duke krijuar për të gjithë ne një mjedis të pasur dhe të kontribuojmë në komunitetin e tonë.

Ne gjithashtu kemi organizuar darkën vjetore, të pavarësisë së Shqipërisë që rezultojnë me një pjesë-marrje shumë të lartë të bashkëvendasve tanë, mysafirëve dhe dashamirëve tanë – duke e bërë atë një pjesë të përhershme e kulturës sonë në komunitetin tonë .
“Fondacioni Plavë Guci, ka theksuar udhëheqësi i kësaj mbrëmje Alber Gjonbalaj, ka nevojë për mbështetjen e atyre që janë të gatshëm për të kontribuar financiarisht ose ndryshe për të forcuar dhe të mbështetur misionin tonë . FPG-ja ka projekte të ndryshme dhe programet që ne duam për të realizuar në të ardhmen e afërt , por ne kemi nevojë për mbështetjen financiare të komunitetit tonë” tha Albert Gjonbalaj. .
Alberia Hajdergjonaj këngëtare i kësaj ngjarje, së bashku me DJ Sammy dhe Tanin në Kayboard  tha se ngjarja ruan e kultivon muzikën tonë të komunitetit, duke reflektuar në qytetin e New Yorkut vlerat e trashëgimisë sonë. Hajdergjonaj, është një këngëtareetnike shqiptare nga Kosova, tash në Amerikë, e cila është një nga këngëtaret më të njohura në komunitetin tonë

 

Filed Under: Featured Tagged With: mbledhje fondesh, Plave-Guci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 783
  • 784
  • 785
  • 786
  • 787
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT